Elvin Luku
Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike.
Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së.
Sikurse do të analizojmë në vijim, drafti i Kodit Penal, godet rëndë lirinë e shprehjes dhe censuron qytetarin, gazetarin dhe median duke kriminalizuar veprime dhe praktika që deri më sot nuk konsideroheshin si të tilla. Ky dokument nuk i parashikon një status të veçantë gazetarit të lirë apo atij të atashuar pranë një medie që administron dhe raporton informacionin për interes publik. Gjithashtu koncepti për median është i vjetër, pasi njehson këtë te fundit me gazetarin, duke harruar se luftën e parë për liri raportimi, reporter e ka brenda redaksisë.
Për të kaluar më në detaje, do të ndalemi ndoshta te neni më abuziv në raport me median e lirë (Neni 515), gazetarinë e pavarur dhe përpjekjen për të censuruar një gazetar të pavarur, por pse jo dhe individë të tjerë opinionbërës, influencer, gazetarin-qytetar, etj., që përpiqen të hedhin dritë dhe në çështje abuzive, shpesh herë nën ombrellën e informacionit sekret, që duhet mbajtur larg opinionit publik.
Neni 515 â Zbulimi i akteve ose i tĂ« dhĂ«nave sekrete tĂ« procedimit penal
1.     Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
2.     Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.
3.     Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Marrëdhëniet që pushtetet e tjera kanë në raport me median tregojnë shumë për nivelin demokratik të një vend dhe në këtë nen, sikurse dhe shumë të tjerë në këtë draft, nuk i njohin asnjë status gazetarit apo dhe medias, ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhe vendimi i fundit i Kushtetueses në rastin Qyno, i njeh gazetarit të drejtën për publikimin e informacionit sekret dhe ruajtjen deri në fund të burimit të tij.
Po tĂ« kthehemi disa dekada pas, nĂ« vitin e largĂ«t 1971, Ă«shtĂ« marrĂ« njĂ« vendim historik mbi tĂ« ashtuquajturĂ«n âPentagon Papersâ, e cila mund tĂ« konsiderohet si çështja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« historinĂ« e medias botĂ«rore dhe gazetarisĂ« investigative qĂ« i hapi rrugĂ« hulumtimeve tĂ« tjera, mes tyre dhe skandalit tĂ« âWatergateâ.
Shkurtimisht, Gjykata Supreme nĂ« SHBA rrezoi tentativat e qeverisĂ« amerikane e cila pĂ«rdori argumentin e âkĂ«rcĂ«nimit te sigurisĂ« kombĂ«tareâ pĂ«r tĂ« ndaluar publikimin e raportit sekret tĂ« Pentagonit mbi luftĂ«n nĂ« Vietnam, nĂ« New York Times dhe Washington Post. NĂ« kĂ«tĂ« dokument tregohej sesi qeveria kishte fshehur pĂ«r shumĂ« vite informacione duke mashtruar Kongresin dhe publikun amerikan. Vendimi i GjykatĂ«s Supreme shĂ«noi njĂ« standard nĂ« SHBA nĂ« tĂ« cilin interesi publik prevalonte mbi sekretin dhe lejoi publikimin e raportit prej mediave.
Po kështu, ka disa procese gjyqësore kur Strasburgu ka argumentuar se Neni 10 i Konventës mbron publikimin e një dokumenti sekret nga ana e gazetarit pasi interesi publik është më i lartë se dokumentet e klasifikuara. (Stoll vs. Switzerland 2007)
Nëse afrohemi në kohë, në rastin e skandalit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e njohur si NSA, në vitin 2013, ndonëse të dhënat që rrodhën ishin të klasifikuara si sekret, qeveria amerikane procedoi penalisht Eduard Snowden si ish-punonjës i Shërbimit Sekret Amerikan dhe askush nuk tentoi të akuzonte mediat dhe gazetarët që publikuan informacionet.
Ka dhe raste të tjera ndërkombëtare, sigurisht, por jurisprudenca jonë është pasuruar edhe me një vendim të këtij vitit të Gjykatës Kushtetuese e cila argumentoi se rëndësia për të mbrojtur burimin e informacionit në rastin e gazetarit Elton Qyno është më e lartë se ajo për ruajtjen e aktit konfidencial.
Ndaj, nuk mundet sot, në vitin 2025, pas gjithë këtyre praktikave botërore dhe vendase, një shtet si Shqipëria aspirante për anëtare në BE, të hartojë një draft të Kodit Penal ku të mos njohi, rëndësinë, statusin dhe të drejtën jo vetëm të gazetarit investigativ, por në kushtet e sotme të zhvillimit të medias edhe reporterëve të lirë, që jo domosdoshmërish janë të lidhur me një media tradicionale, por punojnë për platforma alternative online, apo si gazetarë të pavarur.
Prisni, se nuk ka mbaruar!
Pasi ky nen, tĂ« cilin jo mĂ« kot e cilĂ«suam si abuziv, pasi dĂ«non median apo gazetarin e pavarur qĂ« Ă«shtĂ« regjistruar si person juridik, nĂ« momentin kur ai ka pamjaftueshmĂ«ri financiare pĂ«r tĂ« paguar gjobĂ«n, dĂ«nimi i tij mund tĂ« konvertohet edhe nĂ« mbyllje tĂ« âpersonit juridikâ sipas nenit 123/6 tĂ« kĂ«tij Kodi.
Neni 123/6: Në rast pamundësie apo pengese në shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata, me kërkesë të prokurorit, vendos ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit të dënimit. Nëse personi juridik nuk disponon fonde dhe pasuri për shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata mund ta zëvendësojë atë me dënimin e mbarimit të personit juridik.
Pra, publikimi i një dokumenti sekret, që gazetari gjykon se mbart interes te larte publik, mund te sjellë dënim të konvertuar në mbyllje të platformës apo medias në të cilën ai punon.
Dhe duhet mbajtur në vëmendje se një pjesë e konsiderueshme e mediave apo organizatave që lëvrojnë gazetari investigative në Shqipëri, janë kryesisht iniciativa individuale apo grupe gazetarësh, që financohen kryesisht me grante të huaja dhe pak ose aspak fitimprurëse.
Në të njëjtën logjikë censuruese dhe ndëshkuese për gazetarin dhe mediat që publikojnë informacione që lidhen me ngjarje kriminale. Ekspertët e draftit në vend që të kërkojnë përgjegjësinë penale te autoritetet e ngarkuara për ruajtjen e informacioneve, shënjestrojnë median me ndëshkime të rënda financiare deri në mbyllje të saj:
Neni 517 â DhĂ«nia e informacioneve
1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.
3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.
4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Drafti ne fjalĂ« nuk sqaron se çfarĂ« nĂ«nkupton me informacion tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m! A kemi tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«tu me informacionin e klasifikuar si sekret shtetĂ«ror? A kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me informacionin tĂ« klasifikuar si konfidencial? Mos ndoshta ekspertĂ«t me informacion tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ«nkuptojnĂ« aktet hetimore? ĂfarĂ« Ă«shtĂ« informacioni i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r grupin e ekspertĂ«ve?
Deri diku mirëkuptohet publikimi i një informacioni sensitiv në operacione arrestimi në zhvillim e sipër, ndonëse, përsëris nuk është detyra e reporterit ta ruajë këtë sekret. Gjithashtu, si gazetar nuk arrij të kuptoj se çfarë do të thotë të ndalosh raportimin mediatik të një informacioni të rëndësishëm mbi një ngjarje kriminale post factum! Puna e gazetarit nuk është të riprodhojë deklaratat për shtyp të autoriteteve por pikërisht të gjurmojë dhe zbulojë informacionin më të rëndësishëm mbi ngjarjen kriminale të ndodhur.
Nga ana tjetër, kjo dispozitë ndalon informacionin e rëndësishëm për rekordet kriminale. A mund të ndalohet publikimi i rekordeve kriminale, të cilat janë të dhëna publike të evidentuara nga autoritetet? Ta konsiderosh këtë një vepër penale në rastin më të mirë do të cilësohej censurë ndaj lirisë së medias, liri kjo e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë (neni 22), Neni 10 i Konventës por dhe nenin 852 i këtij Kodi, të cilin do e shohim në vijim.
Nenin 852 është në dukje dispozita më favorizuese për gazetarët dhe median. Themi në dukje pasi po ta lexosh me vëmendje përdoret një terminologji që lë shteg për interpretim por dhe për cenimin e ushtrimit të profesionit të gazetarit:
Neni 852 â Shkelje e lirisĂ« sĂ« mendimit dhe shprehjes:
1.     Mohimi ose kufizimi padrejtësisht i lirisë së fjalës dhe shprehjes në publik, lirisë së shtypit apo të komunikimit me mënyra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.
2.     Dënimi shtohet deri në një të tretën e tij kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë kryhet nga kushdo që urdhëron, detyron, kufizon apo padrejtësisht i mohon një gazetari të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë për të regjistruar ose raportuar ngjarje e fakte reale, apo analiza dhe opinione të bazuara në to.
3.     I njëjti dënim sipas paragrafit të dytë të këtij neni zbatohet edhe për këdo që në mënyrë të padrejtë pengon publikimin, shitjen apo shpërndarjen e librave, revistave, gazetave, apo çdo lloj shtypi tjetër, ose prodhimin, shpërndarjen e programeve radio dhe televizive, programeve të lajmeve të agjencive të shtypit, apo lëshimin e përmbajtjeve të tjera mediatike.
Ădo tĂ« thotĂ« qĂ« njĂ« gazetar âtĂ« ushtrojĂ« me vĂ«rtetĂ«si vullnetin profesional tĂ« lirĂ«â? Si do tĂ« arrijĂ« gjykata qĂ« tĂ« interpretojĂ« nĂ«se njĂ« gazetar ka ushtruar profesionin me vĂ«rtetĂ«si apo pa vĂ«rtetĂ«si? Mos ndoshta duke pĂ«rdorur kĂ«tĂ« terminologji, autorĂ«t e kĂ«tij drafti synojnĂ« qĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« analizĂ«n e pĂ«rmbajtjes sĂ« shkrimit tĂ« gazetarit, sepse, nĂ«se do tĂ« ishte kĂ«shtu, ky nen, nĂ« dukje avantazhues, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« censurĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«. Imagjinoni gjykatĂ«n qĂ« shprehet se gazetari i ka verifikuar si duhet faktet apo jo! Po burimet anonime si do i klasifikojĂ«? Mos do kĂ«rkojnĂ« nga gazetarĂ«t edhe burimet? VetĂ«m terminologjia âme vĂ«rtetĂ«siâ e pĂ«rdorur âhedh nĂ« erĂ«â gjithĂ« nenin dhe nĂ« vend qĂ« tĂ« garantojĂ« lirinĂ« e shprehjes e shkel atĂ« me tĂ« dyja kĂ«mbĂ«t. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye ajo duhet hequr duke u mjaftuar me âushtrimin e vullnetit te lirĂ« profesionalâ.
Nga ana tjetĂ«r, nĂ« tĂ« treja pikat e kĂ«tij neni pĂ«rdoret ndajfolja âpadrejtĂ«sishtâ, e cila nĂ« vetvete bart shumĂ« subjektivitet, ku secila palĂ« pretendon se e drejta Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n e tij. Kam parasysh kĂ«tu me qindra rastet kur gazetarĂ«t e Fiks Fare, tĂ« Stop, Piranjave apo dhe gazetarĂ« freelance janĂ« sulmuar ndĂ«rsa filmonin jashtĂ« rrethimit tĂ« subjekteve private apo kur kryenin xhirime tĂ« gĂ«rryerjes sĂ« lumenjve dhe tĂ« abuzimeve qĂ« kompanitĂ« koncesionare kanĂ« kryer gjatĂ« zbatimit tĂ« njĂ« PPP-je. PunonjĂ«sit e kĂ«tyre kompanive, besonin se ata ishin viktimat real tĂ« njĂ« padrejtĂ«sie qĂ« po u bĂ«nin gazetarĂ«t dhe se ishin nĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre pĂ«r ta larguar kĂ«tĂ« kĂ«rcĂ«nim. Ndaj ky term subjektiv ka nevojĂ« pĂ«r rishikim, ndoshta duke u  zĂ«vendĂ«suar me âi kundraligjshĂ«mâ apo ânĂ« kundĂ«rshtim me ligjinâ.
Sakaq, një tjetër nen që mund të rrezikojë thellësisht hulumtimin gazetaresk me natyrë investiguese është dhe Neni 838. Ky i fundit nuk krijon një balancë mes të drejtës për privatësi dhe lirisë së gazetarit për të përdorur mjetë regjistrimi apo fotografimi si teknika të gazetarisë investigative.
Neni 838 â NdĂ«rhyrje tĂ« padrejta nĂ« jetĂ«n private
1.     Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
2.     Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qëllimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me gjobe ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Cilat janĂ« hapĂ«sirat kur njĂ« person apo njĂ« funksionar publik gĂ«zon ligjĂ«risht privatĂ«si? Ligji pĂ«rmend banesĂ«n e tij personale, por mund tĂ« jetĂ« njĂ« shtĂ«pi pushimi, njĂ« vilĂ« e deklaruar ose jo apo dhe nĂ« automjetin personal. TĂ« mendojmĂ« pĂ«r njĂ« moment sikur ky ligj, me kĂ«to masa ndĂ«shkimore penale tĂ« aplikohej nĂ« SHBA, gazetarĂ«t investigative nuk do tĂ« mund tĂ« kishin zbuluar kurrĂ«skandalin âEpsteinâ, ku miliarderi dhe figura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme politike dhe personazhe VIP pĂ«rfshiheshin nĂ« abuzime seksuale me tĂ« mitura. PĂ«r zbulimin e tij u pĂ«rdorĂ«n regjistrime tĂ« ambienteve private, fotografi dhe dĂ«shmi tĂ« viktimave.
Sikur ky ligj tĂ« aplikohej nĂ« Itali, mediat nuk do tĂ« mund tĂ« zbardhin asnjĂ«herĂ« festat âBunga Bungaâ tĂ« ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, ku pĂ«rdorej pushteti politik nĂ« kĂ«mbim tĂ« favoreve seksuale, nĂ« disa raste edhe me vajza tĂ« minorene. Ky skandal u zbulua me pĂ«rgjime tĂ« brendshme, fotografi, telefonata tĂ« pĂ«rgjuara nga autoritetet por qĂ« u siguruan nga gazetarĂ«t. Pa harruar dhjetĂ«ra materiale investigative te Fiksit, Stopit ndĂ«r vite duke pĂ«rdorur pikĂ«risht kĂ«to teknike pĂ«r ekspozime rastesh korruptive.
Sa më sipër, është me mjaft rëndësi që në këto dispozita, por edhe në nene të tjera të këtij drafti, të evidentohet se nga cenimi i këtyre të drejtave, përjashtohen së kategorizuari si vepra penal punët investiguese kur këto të fundit vërtetojnë se shkelja është kryer për një interes më të gjerë publik, siç mund të jetë aferat korruptive, abuzimi me detyrën apo pushtetin. /MediaLook