❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi

NĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« tonĂ«, sikur jemi mĂ«suar qĂ« andej nga Vlora edhe kĂ«rcet sherri, edhe kĂ«rcet koburja, edhe vritet ndokush – si me dashje.

Po Pogradeci
?

Kam shkuar dhe shkoj me qejf nĂ« Pogradec. Qytet me frymĂ« tĂ« butĂ«, me njĂ« klimĂ« qĂ« tĂ« shpon mushkĂ«ritĂ« me freski tĂ« shĂ«ndetshme, qĂ« duket si i bekuar nga Zoti. Aty, nĂ« ditĂ«t e verĂ«s, mbĂ«shtillesh me njĂ« shall tĂ« hollĂ« nĂ« vend tĂ« jorganit tĂ« dimrit. Klima – njĂ« fllad i bekuar qĂ« tĂ« jep shĂ«ndet.

Qyteti tĂ« flet me zĂ« tĂ« ulĂ«t dhe tĂ« mirĂ«, si mik i vjetĂ«r qĂ« s’tĂ« mban hatĂ«r pse mungove gjatĂ«. Ajri i pastĂ«r, liqeni qĂ« rrĂ«zĂ«llin si pasqyrĂ« e njĂ« bote tĂ« pĂ«rkorĂ«, njerĂ«z tĂ« qeshur, tĂ« qetĂ«, qĂ« tĂ« ofrojnĂ« kafet e mĂ«ngjesit me njĂ« mikpritje tĂ« natyrshme – jo me ngut e hile. TĂ« qeshur e mikpritĂ«s sa s’ka mĂ«.

Liqeni – ai pasqyrĂ« blu i qetĂ«sisĂ« ballkanike – tĂ« fton tĂ« harrosh hallet dhe tĂ« pĂ«rtypĂ«sh qetĂ«sisht njĂ« koran tĂ« pjekur, me njĂ« gotĂ« verĂ« nga treva qĂ« s’tĂ« tradhton kurrĂ«.

Pra, ç’tĂ« mungon nĂ« Pogradec? AsgjĂ« – do tĂ« thoshte dikush qĂ« nuk e ka parĂ« qytetin nĂ« vitet e fundit.

Ky është Pogradeci.

Por mund të themi: Ky ka qenë Pogradeci.

Sepse ka nja tre behare, – qĂ« ashtu si nĂ« pĂ«rrallĂ«, – edhe andej ndodhin bĂ«ma. KĂ«rcet sherri, kĂ«rcet grushti. Por ndodh qĂ« edhe vriten njerĂ«z.

– “PogradecarĂ«t kĂ«shtu
?!” ThagmĂ« e madhe. Do pĂ«rmbyset bota, me siguri.

Mos ka të bëjë kjo me ngrohjen globale? Se duket se ajo po na merr në qafë të gjithëve


Sepse koha ka filluar tĂ« trazojĂ« edhe kĂ«tĂ« qytet tĂ« heshtur. Nuk po flas pĂ«r erĂ«ra nga Mali i ThatĂ« apo ndonjĂ« rritje tĂ« lagĂ«shtisĂ« mbi liqen. Po flas pĂ«r njĂ« nxehtĂ«si tjetĂ«r, qĂ« s’vjen prej diellit. NjĂ« tension i padukshĂ«m, por i ndjeshĂ«m. Sepse nĂ« vitet e fundit, nga ky qytet kanĂ« ardhur lajme qĂ« tĂ« lĂ«nĂ« pa fjalĂ«: krime tĂ« rĂ«nda, ngjarje makabre, veprime qĂ« s’i pĂ«rshtaten aspak fizionomisĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« Pogradecit.

Sezoni veror rezulton të ketë sjellë incidente të ndjeshme brenda ambientit social: vrasje tragjike dhe thikëzime në ambiente publike, që shkundin strukturën e zakonshme të komunitetit.

PĂ«r sĂ« fundmi u dha lajmi se “nĂ« qytetin e Pogradecit, njĂ« grua 52-vjeçare humbi jetĂ«n si pasojĂ« e zjarrit qĂ« pĂ«rfshiu banesĂ«n e saj”. Por hetimet e para dolĂ«n nĂ« pĂ«rfundimin se gruaja nuk kishte vdekur nga asfiksia, sepse ishte vrarĂ« mĂ« parĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« banesa nuk ishte pĂ«rfshirĂ« nga ndonjĂ« shkĂ«ndijĂ« elektrike, por njĂ« mik i viktimĂ«s i kishte vĂ«nĂ« flakĂ«n pas vrasjes, me qĂ«llim qĂ« tĂ« humbte gjurmĂ«t.

E ku nuk i vete mendja njeriut.

Një vit më parë, më 10 gusht 2024, Egli Proga, 42 vjeç, u sulmua dhe u vra gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në barin ku punonte. Kjo ngjarje pati një jehonë të madhe mediatike,

E të flasim për burrin 49 vjeç, që në shtator 2024 vrau me sqepar bashkëshorten e tij, po 49 vjeç.

Pogradecar ky? Me sqepar në dorë sikur do priste dru në pyll?

-Po ku e paske fshehur gjithë këtë xhepane Mato evlati?

Ndërsa më 25 gusht 2023, një i ri 22-vjeçar u arrestua pasi kishte goditur me thikë një tjetër 24-vjeçar gjatë një konflikti banal në një bar në lagjen Nr. 1 të qytetit.

Bravo djema


Dhe pyetja lind vetvetiu: A janë vërtet pogradecarë këta që i bëjnë këto krime?

E kjo tĂ« kujton njĂ« batutĂ« emblemĂ« tĂ« kinemasĂ« shqiptare, atĂ« qĂ« thotĂ« Pandi Raidhi si aktor tek filmi “Shtigje Lufte”:

“TĂ« jetĂ« katandisur dhe Shabani ynĂ« kĂ«shtu?”

Apo është sjellë në këtë qytet një frymë tjetër, më e egër, më e shpejtë, më e ngatërruar?

A mos Ă«shtĂ« shfaqur ndonjĂ« “bir i nxehtĂ«sisĂ«â€, qĂ« s’e njeh klimĂ«n dhe as kodin e qetĂ«sisĂ« qĂ« mbante ky vend prej dekadash?

Mos vallĂ« po e paguajmĂ« edhe ne – nĂ« Pogradec – faturĂ«n e ngrohjes globale? Jo vetĂ«m nĂ« temperaturĂ«, por nĂ« karakter, nĂ« moral, nĂ« sjellje. Sepse nxehtĂ«sia e klimĂ«s, siç duket, po e shkrin edhe akullin e qetĂ«sisĂ« qytetare, duke nxjerrĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe njĂ« nervozizĂ«m tĂ« pazakontĂ«.

Dikur, njĂ« “Shaban” i urtĂ«, me shall nĂ« qafĂ«, kapele stofi nĂ« kokĂ« dhe gotĂ«n e rakisĂ« nĂ« dorĂ«, e mbyllte çdo bisedĂ« me shprehjen:

“KĂ«tu te ne nuk ndodhin gjĂ«ra tĂ« rĂ«nda, se liqeni i qetĂ«son tĂ« gjithĂ«.”

Po sot, “Shabani” ndoshta s’ështĂ« mĂ«. Apo ndoshta Ă«shtĂ« aty, por s’e dĂ«gjon njeri. Sepse sot, zĂ«rat e lartĂ«, prirjet e dhunshme, nevojat qĂ« bĂ«rtasin dhe zgjidhjet qĂ« mungojnĂ«, kanĂ« mbĂ«rritur edhe nĂ« kĂ«tĂ« skaj tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku dikur jeta rridhte si ujĂ« liqeni.

Pogradeci s’ka faj. Ndoshta as banorĂ«t e tij. Por duket se ka diçka qĂ« po fermentohet nĂ« heshtje – njĂ« ndryshim qĂ« vjen pa bujĂ«, por qĂ« tĂ« trazon stomakun dhe shpirtin.

KĂ«to ishin disa nga rastet kryesore tĂ« pĂ«rfshira nĂ« raportet publike gjatĂ« verave tĂ« fundit nĂ« Pogradec – ngjarje qĂ« sjellin dyshime serioze mbi ndĂ«rtimin e imazhit tĂ« njĂ« qyteti tĂ« qetĂ« dhe mikpritĂ«s.

Na shastisi Pogradeci.

Dhe ndoshta do tĂ« na duhet tĂ« mĂ«sohemi me kĂ«tĂ« klimĂ« tĂ« re: jo vetĂ«m atĂ« qĂ« na djeg nĂ« verĂ«, por edhe atĂ« qĂ« po na shkrin pĂ«rbrenda – ngadalĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padukshme, por tĂ« sigurt.

NĂ« fund tĂ« fundit, edhe liqenet janĂ« tĂ« qetĂ« pĂ«r vite me radhë  derisa ndodh njĂ« pĂ«rmbysje e papritur nĂ« thellĂ«si.

Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë shtesë në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024, sipas vlerësimit më gjithëpërfshirës të ndikimit të fushatës së imunizimit në shëndetin publik global.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë në Milano dhe Universiteti Stanford (Kaliforni), vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar gjithsej 14.8 milionë vite jetë në të gjithë botën (një vit jetë i shpëtuar për çdo 900 doza vaksine të administruara).

Edhe pas pĂ«rfundimit “zyrtar” tĂ« pandemisĂ«

Vlerësimi i botuar në revistën shkencore JAMA Health Forum nuk është vlerësimi i parë i viteve të jetës së shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 , të cilat na kanë nxjerrë nga pandemia. Por ajo që e bën interesante punën e re është periudha kohore që mbulon : nga fundi i vitit 2020 , fillimi i fushatave të vaksinimit, deri në tetor 2024. Prandaj, shumë përtej 5 majit 2023, datës zyrtare të zgjedhur nga OBSH-ja për përfundimin e emergjencës shëndetësore të COVID-19 .

NdĂ«rsa virusi kishte shkaktuar afĂ«rsisht 20 milionĂ« vdekje nĂ« nivel global nĂ« tre vitet e mĂ«parshme (megjithĂ«se realiteti mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r), SARS-CoV-2 vazhdoi tĂ« qarkullonte dhe tĂ« dĂ«mtonte veçanĂ«risht mĂ« tĂ« prekshmit. Studimi i ri shpjegon se si vaksinat kanĂ« vazhduar – dhe vazhdojnĂ« – tĂ« na mbrojnĂ«.

Kush ka përfituar më shumë nga vaksinat?

Vaksinat kundër SARS-CoV-2 kanë parandaluar mbi 2.5 milion vdekje, një për çdo 5,400 doza të administruara. 82% e jetëve të shpëtuara ishin midis njerëzve të vaksinuar para se të përballeshin me virusin; 57% e jetëve të shpëtuara ndodhën gjatë periudhës së variantit Omicron (2022); 90% e vdekjeve të shmangura ishin midis njerëzve mbi 60 vjeç .

Shkencëtarët arritën në këto përfundime duke studiuar statistikisht se kush, midis atyre që u infektuan me COVID, e morën këtë para ose pas vaksinimit, kur dhe nën cilin variant ndodhi dhe sa vdiqën (dhe në çfarë moshe). Këto të dhëna u krahasuan me vlerësimet se sa njerëz do të kishin vdekur nga virusi në mungesë të vaksinave.

Shtatëdhjetë e gjashtë përqind e totalit të viteve të jetës së shpëtuar ishin midis njerëzve mbi 60 vjeç, por banorët e moshuar të azileve të pleqve kontribuan vetëm 2% të numrit të përgjithshëm të viteve të shpëtuara. Fëmijët dhe adoleshentët përbënin 0.01% të jetëve të shpëtuara, dhe të rriturit e rinj të moshës 20 deri në 29 vjeç përbënin 0.07%./Përshtati në shqip nga Focus.it, E.T

Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

NdonĂ«se ishte parashikuar tĂ« ndodhte sot, pĂ«rfundimi i hetimit tĂ« SPAK, do t’i njoftohet tĂ« hĂ«nĂ« ish- presidentit, Ilir Meta.

Shtyrja e këtij veprimi është kërkuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të një udhëtimi të tij jashtë vendit.

NdĂ«rkohĂ«, sot nĂ« mesditĂ«, pritet tĂ« paraqiten nĂ« SPAK, Monika Kryemadhi dhe nĂ«na e saj, Fatime Kryemadhi, pĂ«r t’u njohur me pĂ«rfundimin e hetimit./kb

Pse shumë shqiptarë adhurojnë dhunën?

Nga Shpëtim Luku

Para disa ditĂ«sh ndodhi njĂ« episod dhune qĂ« trazoi opinionin publik dhe qĂ« si zakonisht, nuk mbeti i izoluar vetĂ«m te fakti se njĂ« polic, tashmĂ« i pezulluar, me shokun e tij dhunuan njĂ« kamarier 18-vjeçar, thjesht sepse i kishte sjellĂ« njĂ« shishe ujĂ« tĂ« gabuar. Ngjarja mori pĂ«rmasa tĂ« tjera, pasi pronari i hotelit, njĂ« gazetar lokal sĂ« bashku me 15 persona tĂ« tjerĂ«, miq tĂ« pronarit u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rplasje fizike me tĂ« njĂ«jtĂ«t persona qĂ« dhunuan kamarierin, duke i dĂ«mtuar jo pak ata. Skena u kthye shpejt nĂ« legjendĂ« moderne. NĂ« portale u servir me tituj tĂ« bujshĂ«m: “Pronari dhe gazetari bĂ«jnĂ« pĂ«r spital dhunuesit e tĂ« riut”. Mbi 11 mijĂ« like, rreth 5000 komente vetĂ«m tek njĂ« portal. Me pĂ«rgĂ«zime e kompliente tĂ« tipit: “Bravo”, “BurrĂ« i vĂ«rtetĂ«â€, “KĂ«shtu duhet bĂ«rĂ«â€, “Danoç” etj etj. TĂ« shumtĂ« ishin ata qĂ« e ngritĂ«n nĂ« piedestal Vasil Bedinajn, pronarin e “Rexhina”-s, si njĂ« hero tĂ« qytetit.
Por kjo lavdi e çuditshme qĂ« shqiptarĂ«t i japin dhunĂ«s, na bĂ«n tĂ« ndalemi e tĂ« mendojmĂ«: ÇfarĂ« ka nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pas kĂ«saj dĂ«shire pĂ«r tĂ« pĂ«rgĂ«zuar grushtin, jo fjalĂ«n? PĂ«r tĂ« duartrokitur shkeljen, jo drejtĂ«sinĂ«? PĂ«rse njĂ« akt dhune, edhe kur Ă«shtĂ« i nxitur nga njĂ« padrejtĂ«si, merr kĂ«tĂ« lloj legjitimiteti moral nĂ« sytĂ« e publikut?
NĂ« thelb, kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ndjeshmĂ«ri e momentit, por njĂ« simptomĂ« e thellĂ« sociale. ShqiptarĂ«t nuk janĂ« mĂ« tĂ« dhunshĂ«m se popuj tĂ« tjerĂ«, por ndryshe nga shumĂ« tĂ« tjerĂ«, ata janĂ« mĂ«suar tĂ« jetojnĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« njĂ« sistem ku drejtĂ«sia rrallĂ«herĂ« vjen nĂ« kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme. NĂ« njĂ« vend ku gjykata shihet si e korruptuar, policia si e kapur dhe ligji si njĂ« rrjetĂ« qĂ« kap vetĂ«m tĂ« vegjlit, njeriu i zakonshĂ«m e humb shpresĂ«n se mund tĂ« marrĂ« tĂ« drejtĂ«n nĂ« rrugĂ« institucionale. Dhe nĂ« vend tĂ« saj, kĂ«rkon modele qĂ« “veprojnĂ«â€, qĂ« “ia tregojnĂ« vendin” kujtdo qĂ« abuzon. KĂ«shtu, dhuna merr petkun e drejtĂ«sisĂ«. Dhe dhunuesi, pĂ«r çudi, bĂ«het shpesh i lavdĂ«ruar.
Kjo ndjeshmëri ndaj forcës ka edhe rrënjë të tjera, më të vjetra se tranzicioni shqiptar. Në kulturën tonë tradicionale, për shekuj me radhë, është ushqyer ideja se nderi nuk ruhet me ligj, por me gjak; se burrëria dëshmohet me reagim të menjëhershëm; se heshtja është dobësi, ndërsa zëri i lartë dhe krahu i rëndë janë forcë.
Por kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kulture. ËshtĂ« gjithashtu çështje zbrazĂ«tie sociale. Kur njĂ« shoqĂ«ri nuk ofron as siguri, as drejtĂ«si, as frymĂ«zim pĂ«r qytetari, njerĂ«zit mbushin boshllĂ«kun me tĂ« vetmen gjĂ« qĂ« prodhon emocion tĂ« menjĂ«hershĂ«m: shfaqjet e dhunĂ«s. Media, nga ana tjetĂ«r, e kupton kĂ«tĂ«. Portalet e dinĂ« qĂ« njĂ« video ku dikush qĂ«llon dikĂ« tjetĂ«r do tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« klikime sesa njĂ« reportazh pĂ«r edukimin qytetar. Algoritmet e rrjeteve sociale e dinĂ« qĂ« ndjekĂ«sit reagojnĂ« mĂ« fort ndaj tronditjes sesa ndaj reflektimit. Dhe kĂ«shtu, dhuna bĂ«het e padukshme nĂ« jetĂ«n reale, por tepĂ«r e dukshme nĂ« sferĂ«n publike. Krijohet iluzioni se dhuna Ă«shtĂ« gjithandej dhe, mĂ« keq akoma, se Ă«shtĂ« e pranueshme, madje e nevojshme.
Por ka edhe një arsye tjetër më të thellë. Shqiptarët, në thelb, janë të zhgënjyer, të lodhur e të zemëruar. Kanë parë shumë padrejtësi, shumë pabarazi, shumë arrogancë pa ndëshkim. Në këtë kontekst, edhe një pronar hoteli që reagon me grusht ndaj një ish-polici agresiv, perceptohet si simbolikë e një hakmarrjeje kolektive ndaj abuzuesve me pushtet. Ai nuk është më vetëm individ. Bëhet simbol. Dhe dhuna që ai ushtron, edhe kur është e gabuar, veshet me petkun e një akti të drejtë.
Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse shqiptarĂ«t “adhurojnĂ«â€ dhunĂ«n. Jo se janĂ« tĂ« kĂ«qij, por sepse janĂ« tĂ« etur pĂ«r drejtĂ«si, pĂ«r ndĂ«shkim, pĂ«r hak. Dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« institucioneve qĂ« ua japin kĂ«tĂ«, pĂ«rqafojnĂ« dhunĂ«n si zĂ«vendĂ«sim. Dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« rrezik i madh.
Nëse një shoqëri arrin të duartrokasë grushtin para ligjit, forcën para arsyes, atëherë ky është një problem i madh. Kjo shoqëri ka nevojë për më shumë drejtësi. Dhe për më shumë reflektim mbi atë që po bëhemi, ndërkohë që klikojmë dhe komentojmë me pasion ngjarje që, në një vend normal, do të na turpëronin.

“Çmendet” Moti/ ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« ShqipĂ«ri deri nĂ« fundjavĂ«

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sinoptikania e “Meteoalb” Lajda Porja nĂ« njĂ« lidhje direkte, solli dhe parashikimin e motit pĂ«r orĂ«t dhe ditĂ«t nĂ« vijim.

“Jemi nĂ«n ndikimin e situatĂ«s termike duke filluar qĂ« nga dita e diel dhe pasi kaluam ditĂ« me temperatura shumĂ« tĂ« larta, moti ka qenĂ« me temperatura shumĂ« mĂ« tĂ« freskĂ«ta kjo pĂ«r shkak tĂ« njĂ« mase ajri mĂ« tĂ« freskĂ«t qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« EvropĂ«n.

Duke qenë se Ballkani po përjetonte temperatura të larta, kur hyri kjo masë e ftohtë shumë zona në Ballkan u përfshinë në reshje shirash edhe me intensitet të lartë.

Një situatë e tillë ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, kryesisht në veri dhe në Shqipërinë qendrore.

Mbetet edhe sot situata e paqëndrueshme me reshje shiu, por do të jenë shumë më të pakta. Reshjet do të jenë kryesisht në Veri dhe në zonat qendrore, ndërsa Jugu mbetet pa reshje.

Do të ketë një përmirësim të situatës sa i përket ditës së nesërme, ndërkohë dita e enjte do të sjellë sërish reshje, ku sërish në fokus do të jetë veriu dhe pjesa lindore e vendit, duke përfshirë Librazhdin, Elbasanin dhe rrethinat e Tiranës.

Reshjet do t’i kemi prezente tĂ« paktĂ«n deri tĂ« premten. NĂ« fundjavĂ« do tĂ« kemi njĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri tĂ« kushteve dhe njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« dukshĂ«m tĂ« situatĂ«s sĂ« motit”, u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera sinoptikania Lajda Porja./e.t

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n tĂ« hĂ«nĂ«n pasdite nĂ« tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do tĂ« shkurtonte afatin pĂ«r Presidentin rus, Vladimir Putin, pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje paqeje me UkrainĂ«n.

Çmimi i naftĂ«s bruto WTI u rrit me rreth 2.2%, duke arritur nĂ« 66.50 dollarĂ« pĂ«r fuçi, ndĂ«rsa nafta e papĂ«rpunuar Brent u rrit me rreth 2%, duke shkuar nĂ« 69.80 dollarĂ«, qĂ« nga ora 15:00 CEST. Trump i kishte caktuar mĂ« parĂ« Putinit njĂ« afat 50-ditor nĂ« muajin korrik, duke paralajmĂ«ruar se nĂ« rast se Moska nuk do t’i jepte fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, SHBA do tĂ« vendoste njĂ« tarifĂ« prej 100% ndaj RusisĂ«.

“Jam i zhgĂ«njyer nga Presidenti Putin, shumĂ« i zhgĂ«njyer prej tij. KĂ«shtu qĂ« do tĂ« duhet tĂ« rishikojmĂ«, dhe unĂ« do t’i shkurtoj ato 50 ditĂ« qĂ« i dhashĂ«, nĂ« njĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« vogĂ«l,” u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« Skoci tĂ« hĂ«nĂ«n.

“Mendoj se tashmĂ« e di pĂ«rgjigjen, çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«,” shtoi ai, pĂ«rpara takimit me Kryeministrin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Keir Starmer.

Tregjet reagojnë ndaj marrëveshjes BE-SHBA për energjinë

Çmimet e naftĂ«s kishin nisur tĂ« rriteshin edhe mĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s sĂ« hĂ«nĂ«, pas lajmeve pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve tĂ« Bashkuara, tĂ« njoftuar tĂ« dielĂ«n.

Sipas marrëveshjes, BE-ja pranoi të blejë 750 miliardë dollarë produkte energjetike amerikane gjatë tre viteve të ardhshme, përfshirë naftë, gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe energji bërthamore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BE-ja do të përballet me një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të saj pas përfundimit të afatit të tarifave më 1 gusht, në vend të një tarife më të lartë, të kërcënuar prej 30%. Tregjet evropiane të aksioneve gjithashtu reaguan pozitivisht, duke shënuar rritje në orët e para të mëngjesit të së hënës, përpara se të stabilizoheshin në pasdite.

Presionet e Trump ndikojnë në luhatjen e çmimeve

Komentet dhe kërcënimet e Trump për tarifa kanë ndikuar herë pas here në çmimet e naftës gjatë këtij viti, duke i ulur ato për shkak të shqetësimeve për një ngadalësim të mundshëm ekonomik që do të prekte kërkesën globale për energji.

Nga ana tjetër, rreziku gjeopolitik ka nxitur rritjen e çmimeve, sidomos kur investitorët janë ndjerë të shqetësuar për furnizimet. Sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, për shembull, shkaktuan një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në muajin qershor.

OPEC+ dhe Kina në fokusin e tregut

Një takim i komitetit të OPEC+ pritet të mbahet të hënën, ku anëtarët do të diskutojnë politikën e prodhimit për muajin shtator. Si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ashtu edhe Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA) parashikojnë një tepricë të furnizimit me naftë gjatë vitit të ardhshëm, me ofertën që tejkalon ndjeshëm kërkesën.

Pas arritjes së marrëveshjes me BE-në, Uashingtoni ka përqendruar vëmendjen te Kina. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, pritet të takohen të hënën në Stokholm me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Zëvendëskryeministrin He Lifeng.

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord për një armëpushim tarifor 90-ditor, i cili do të përfundojë më 12 gusht. Ka shpresë se të dyja palët do të arrijnë të zgjasin marrëveshjen, ndërsa aktualisht Kina tarifon mallrat amerikane me 10%, dhe SHBA tarifon mallrat kineze me 30%./e.t

ǒfitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të mira edhe për ta. Por çfarë ka arritur PD me ndryshimin e administratës në SHBA dhe me angazhimin e lobistit të Trump në fushatë?

Analisti Andi Bushati, i ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit” nĂ« MCN TV, deklaroi se Berisha nuk ka qenĂ« ndonjĂ« “trampist” i thekur, por ështĂ« detyruar tĂ« ketĂ« kĂ«tĂ« linjĂ« pĂ«r shkak tĂ« lidhjeve tĂ« forta tĂ« RamĂ«s me administratĂ«n e demokratĂ«ve. Bushati tha se PD ka disa “mini suksese”, kryesisht nĂ« formĂ«n e deklaratave qĂ« kanĂ« ardhur nga SHBA.

“Besoj qĂ« Berisha nuk e kishte dashuri pasioni kĂ«tĂ«, por dashuri interesi. NĂ« dashuri interesi, humbja relativizohet pak. Berisha nuk ka qenĂ« ndonjĂ« trampist i madh, po ta shohĂ«sh ai ka qenĂ« afĂ«r linjĂ«s sĂ« RepublikanĂ«ve tradicionalĂ«. Rrethanat e sollĂ«n tĂ« bĂ«het trampist, sepse kundĂ«rshtari politik nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rfitoi shumĂ« nga administrate demokrate. A ishte kjo njĂ« lĂ«vizje koherente dhe e moralshme? UnĂ« bĂ«j pjesĂ« te ata njerĂ«z qĂ« afishimin pĂ«rkrah trampizmit e quaj njĂ« mĂ«kat dhe mĂ« duket si njĂ« lidhje oportunisti meskin ajo qĂ« bĂ«ri Berisha me Trump. Me koston e njĂ« manovratori politik, gjithsesi arriti disa mini sukseese.

E para pesonale, qĂ« mori deklarata qĂ« non-grata pĂ«r BerishĂ«n ka dĂ«mtuar marrĂ«dhĂ«niet mes dy vendeve, ka qenĂ« e padrejtĂ«, etj, etj. Loboi fuqishĂ«m me Continental Strategy, njĂ« kompani qĂ« janĂ« tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit qĂ« kanĂ« lobuar pĂ«r Trump. I hoqi RamĂ«s dafinat e fitimtarit qĂ« do ia jepnin si nĂ« 2021. U mundua tĂ« amortizojĂ« goditjen qĂ« do tĂ« merrte nga humbja, ky qe avantazhi qĂ« mori Berisha duke veshur kapelen e trampistit”, deklaroi Bushati.

NdĂ«rsa Baton Haxhiu, e quajti BerishĂ«n njĂ« “njeri nĂ« hall”, qĂ« gaboi me marrjen e LaCivita si strategjist i fushatĂ«s.

“Po flasim pĂ«r njĂ« njeri qĂ« ishte nĂ« hall dhe njĂ« njeri nĂ« hall gjen hapĂ«sirĂ« pĂ«r t’u rikthyer nĂ« fitore duke pĂ«rdorur edhe LaCivita, pĂ«rrallĂ«n pĂ«r Trump dhe duke provuar tĂ« manipulojĂ« opinionin publik se ai Ă«shtĂ« shpĂ«timi i ShqipĂ«risĂ«. Ai ishte shpĂ«timi i BerishĂ«s dhe jo i ShqipĂ«risĂ«. Nuk ishte arsye qĂ« do tĂ« fitonte zgjedhjet. NjĂ« i huaj nuk t’i fiton zgjedhjet, njĂ« i huaj mund tĂ« tĂ« rrĂ«zojĂ« vetĂ«m nga pushteti. LaCivita ishte projekt i cili kishte dy rrugĂ«. E para, gĂ«njeshtra se do tĂ« hiqet non-grata dhe e dyta, do tĂ« bindĂ« shqiptarĂ«t qĂ« ky Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i Trump dhe Trump e ka vrarĂ« gjarpĂ«rin Soros dhe kĂ«shtu do tĂ« ndodhĂ« edhe me RamĂ«n.

TĂ« dy rrugĂ«t dĂ«shtuan dhe dĂ«shtimi ishte jo pak i vogĂ«l, spektakolar. U vĂ«rtetua se njĂ« strategjist i huaj nuk ndĂ«rton rrĂ«fimin pĂ«r fitore, nĂ«se nuk e ke idenĂ« e fitores dhe seriozitetin e saj. Nuk e ndĂ«rton rrĂ«fimin brenda vendit nĂ«se nuk ke rrĂ«fim tĂ«ndin. Berisha nuk pati rrĂ«fim, ideologjikisht ishte i mangĂ«t, fyes dhe nĂ« momente tĂ« caktuara nuk kishte ide pĂ«rse e kĂ«rkon pushtetin. Shpresa e madhe e kishtĂ« emrin LaCivita, por pĂ«r mua ai ka qenĂ« dĂ«shtim i madh dhe arsyeja pse nuk duhej thirrur. E kam thĂ«nĂ« nuk Ă«shtĂ« njeriu i duhur, sepse njeriu i duhur Ă«shtĂ« njeriu shqiptar”, tha Haxhiu. /e.t

Trump bĂ«n thirrje pĂ«r ndihmĂ« urgjente nĂ« Gaza: Çdo grimcĂ« ushqimi duhet tĂ« hyjĂ«

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka bĂ«rĂ« njĂ« thirrje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r ndihmĂ« humanitare nĂ« Rripin e GazĂ«s, duke deklaruar se Izraeli duhet tĂ« lejojĂ« hyrjen e “çdo grimce ushqimi” nĂ« kĂ«tĂ« territor tĂ« rrethuar. NĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« shĂ«non njĂ« distancim tĂ« dukshĂ«m nga qĂ«ndrimet e mĂ«parshme, Trump pranoi se situata nĂ« Gaza Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ« dhe pĂ«rshkroi fĂ«mijĂ«t palestinezĂ« si “shumĂ« tĂ« uritur”.

Deklarata e tij u bĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Britani, ku pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ai kritikoi publikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mĂ« herĂ«t kishte mohuar raportimet pĂ«r uri nĂ« Gaza duke i quajtur ato “gĂ«njeshtra tĂ« turpshme”.

NĂ«n njĂ« presion gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’u angazhuar nĂ« zgjidhjen e krizĂ«s humanitare, Trump e cilĂ«soi Izraelin si “pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« masĂ« tĂ« madhe” pĂ«r situatĂ«n aktuale nĂ« Gaza. Ai u shpreh i shqetĂ«suar pĂ«r raportet qĂ« tregojnĂ« se dhjetĂ«ra palestinezĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n nga uria nĂ« javĂ«t e fundit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sipas Kombeve tĂ« Bashkuara dhe organizatave tĂ« ndihmĂ«s, bllokada izraelite ndaj ndihmave humanitare Ă«shtĂ« shkaku kryesor.

“Po shohim fĂ«mijĂ« tĂ« uritur, qĂ« nuk mund tĂ« jetĂ« simulim. ËshtĂ« uri e vĂ«rtetĂ«,” tha Trump. “Ne i japim ushqim Izraelit. Dua tĂ« sigurohem qĂ« ky ushqim arrin nĂ« Gaza.”

Ai konfirmoi se kishte kĂ«rkuar nga Netanyahu tĂ« ndryshojĂ« qasjen e tij ndaj ndihmĂ«s humanitare, ndĂ«rsa shtoi se SHBA do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« ngritjen e qendrave shpĂ«rndarĂ«se ushqimi “pa barriera”, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r zbatimin e kĂ«tij plani.

Pavarësisht deklaratave politike, realiteti në Gaza mbetet dramatik. Të hënën, të paktën 25 palestinezë, përfshirë katër fëmijë, u vranë pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një turme që po priste ndihma pranë një karvani kamionësh në jug të Gazës. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për incidentin, por autoritetet shëndetësore lokale kanë konfirmuar viktimat.

Sipas agjencive të ndihmës, përpjekjet për të ndalur krizën humanitare janë ende të pamjaftueshme. Martin Penner nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së deklaroi se të gjithë 55 kamionët me ndihma që hynë të hënën në Gaza u plaçkitën nga turmat përpara se të arrinin në depot e destinuara.

NjĂ« tjetĂ«r zyrtar i OKB-sĂ« theksoi se “nuk ka pasur asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim real nĂ« terren” dhe se nuk janĂ« hapur rrugĂ« tĂ« reja pĂ«r transportimin e ndihmave.

Të dhënat më të fundit tregojnë se të hënën u vranë të paktën 78 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe foshnjën e saj, e cila lindi pas vdekjes së nënës, por ndërroi jetë pak më vonë.

Në sfond, Britania po përgatit një plan paqeje në bashkëpunim me Francën dhe Gjermaninë, që pritet të diskutohet në një takim urgjent të kabinetit të kryeministrit Keir Starmer. Mbi 220 deputetë dhe disa ministra britanikë kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të njohë menjëherë shtetin e Palestinës, në përputhje me qëndrimin e paralajmëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Trump, nga ana e tij, e kundërshtoi këtë ide për Shtetet e Bashkuara, por tha se nuk do ta pengonte nëse Britania apo aleatë të tjerë vendosin të njohin shtetin palestinez.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, mbajtur pas një takimi me Starmer në Turnberry të Skocisë, Trump foli edhe për luftën në Ukrainë. Ai shprehu zemërim ndaj presidentit rus Vladimir Putin për sulmet ndaj civilëve dhe paralajmëroi se do të vendosë sanksione të reja ekonomike ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë brenda 10 deri në 12 ditë nëse agresioni nuk ndalet.

“Kur sheh trupa tĂ« pajetĂ« nĂ«pĂ«r rrugĂ« dhe civilĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« azile pleqsh, nuk Ă«shtĂ« kjo mĂ«nyra pĂ«r tĂ« vepruar,” deklaroi presidenti amerikan./e.t

Çështja “Epstein”, Trump kĂ«rkon dĂ«shminĂ« e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar gjykatës në Miami të urdhërojë dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch brenda 15 ditësh në kuadër të padisë për shpifje kundër gazetës Wall Street Journal.

Padia lidhet me një artikull të publikuar më 17 korrik, ku thuhej se emri i Trump ishte në një letër urimi për ditëlindjen e Jeffrey Epstein në vitin 2003. Trump e ka cilësuar këtë letër si të falsifikuar dhe akuzon Wall Street Journal se e publikoi artikullin për të dëmtuar reputacionin e tij.

AvokatĂ«t e Trump deklarojnĂ« se presidenti e kishte paralajmĂ«ruar Murdoch para botimit tĂ« artikullit se letra ishte e rreme, dhe se miliarderi i kishte premtuar se do tĂ« “merrej me kĂ«tĂ« çështje”. Kjo sipas avokatĂ«ve dĂ«shmon pĂ«rfshirjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Murdoch dhe “qĂ«llimin dashakeq” tĂ« botuesve.

Kompania Dow Jones, botuese e gazetës, ka njoftuar më parë se qëndron pas raportimit dhe do të mbrojë fuqishëm çështjen në gjykatë.

Me këtë kërkesë, Trump kërkon që Murdoch të japë dëshmi sa më shpejt, brenda dy javësh, në një çështje që po tërheq vëmendje të madhe mediatike./kb

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një 52-vjeçare në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ« shtetasi I. S., 31 vjeç, banues nĂ« Pogradec, pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”./e.t

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.

Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.

Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tiranë me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024. Tiranë ka 13% të totalit të fondit për mbrojtjen nga zjarri që iu shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar. E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.

Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dhënë për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakushtëzuar. Bashkia e Elbasanit përfitoi për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.

Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia përfitoi 63,6 mln lekë apo 31% më shumë. Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.

Pavarësisht fondeve që u akordohen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali sistemi mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologji moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon kryesisht për rroga, sigurime shoqërore dhe karburant, ndërsa makineritë dhe pajisjet janë të amortizuara.

“Mungon infrastruktura nĂ« terren, nuk ka flotĂ« ajrore, dhe teknologjia pĂ«r zbulimin e hershĂ«m tĂ« zjarreve Ă«shtĂ« pothuajse inekzistente. ShĂ«rbimi pyjor Ă«shtĂ« shpesh i neglizhuar dhe investimet nĂ« korridore sigurie, rrugĂ« ndĂ«rhyrjeje apo stacione uji janĂ« minimale. NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, bashkitĂ« janĂ« tĂ« mbingarkuara dhe tĂ« pafuqishme pĂ«rballĂ« rreziqeve qĂ« vijnĂ« nga zjarret, sidomos nĂ« zonat pyjore e malore”, pohon ai.

GjatĂ« vitit 2024, ShqipĂ«ria u pĂ«rball me njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« zjarreve, me mbi 46 mijĂ« hektarĂ« pyje dhe kullota tĂ« djegura sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« raportit tĂ« Institutit tĂ« Bashkive “pĂ«r qeverisjen Vendore. Raport mbi situatĂ«n aktuale 2024”.

Në raport theksohet se pothuajse gjysma e bashkive nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi më pak se një zjarrfikës për 1,500 banorë dhe më pak se një automjet zjarrfikës për 10,000 banorë. Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimit të popullsisë, ndërsa shumë bashki të vogla ndonëse me më shumë personel për frymë, kanë vështirësi infrastrukturore dhe territoriale për ndërhyrje.

“TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se bashkitĂ« e vogla kanĂ« mĂ« shumĂ« zjarrfikĂ«s dhe automjete zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ« sesa bashkitĂ« e mĂ«dha. Kjo mund tĂ« lidhet me shpĂ«rndarjen e popullsisĂ« nĂ« zona rurale, ku distancat janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe infrastruktura rrugore mĂ« e vĂ«shtirĂ«.

Tirana ka numrin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe automjeteve zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ«, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shpjegohet me pĂ«rqendrimin e popullsisĂ« dhe infrastrukturĂ«n mĂ« tĂ« zhvilluar rrugore nĂ« kryeqytet. Mesatarja kombĂ«tare Ă«shtĂ« mĂ« e afĂ«rt me treguesit e bashkive tĂ« mĂ«dha, duke treguar se kĂ«to tĂ« fundit kanĂ« njĂ« ndikim mĂ« tĂ« madh nĂ« pĂ«rllogaritjen e saj”, thuhet nĂ« raport.

Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është i kufizuar dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare rekomandon rritjen e transfertave sektoriale për këtë funksion.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki; krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund ta përdorin për të përballuar situatat kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane./Monitor

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw) Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues. Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku. Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro). Roli i instrumenteve të borxhit është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind. Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%. Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë. Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve. Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

Img 20250728 Wa0014

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ« i bĂ«ri thirrje tĂ« hĂ«nĂ«n bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ndĂ«rmarrĂ« “hapa urgjentĂ«, konkretĂ« dhe tĂ« pakthyeshĂ«m” drejt njĂ« zgjidhjeje me dy shtete, duke paralajmĂ«ruar se situata nĂ« Rripin e GazĂ«s po i çon palestinezĂ«t mĂ« thellĂ« nĂ« dĂ«shpĂ«rim.

“Le tĂ« jemi tĂ« qartĂ«: ShtetĂ«sia pĂ«r palestinezĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« e drejtĂ«, jo njĂ« shpĂ«rblim. Dhe mohimi i shtetĂ«sisĂ« do tĂ« ishte njĂ« dhuratĂ« pĂ«r ekstremistĂ«t kudo”, tha Antonio Guterres nĂ« hapjen e njĂ« konference tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« OKB-sĂ« mbi zgjidhjen paqĂ«sore tĂ« çështjes palestineze, duke paralajmĂ«ruar gjithashtu: “Koha po mbaron. Me çdo ditĂ« qĂ« kalon, besimi po bie. Institucionet dobĂ«sohen. Dhe shpresat shuhen.”


Guterres dĂ«noi thellimin e krizĂ«s nĂ« Gaza, duke thĂ«nĂ« se enklava “ka rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« kaskadĂ« katastrofash”.

“PĂ«rshĂ«ndes hapat e fundit pĂ«r tĂ« ulur kufizimet ndaj ndihmĂ«s humanitare qĂ« shpĂ«ton jetĂ«, por kjo Ă«shtĂ« larg zgjidhjes pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«tij makthi. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r: NjĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe tĂ« pĂ«rhershĂ«m. Lirimin e menjĂ«hershĂ«m dhe pa kushte tĂ« tĂ« gjithĂ« pengjeve. Qasje tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pakufizuar humanitare. KĂ«to nuk janĂ« parakushte pĂ«r paqen. Ato janĂ« themeli i saj”, tha ai.Ai theksoi gjithashtu se “pushtimi i vazhdueshĂ«m i territorit tĂ« pushtuar palestinez, pĂ«rfshirĂ« Jerusalemin Lindor, nga Izraeli Ă«shtĂ« i paligjshĂ«m” dhe theksoi se “duhet tĂ« marrĂ« fund. ËshtĂ« ligj”.

“Nuk ka siguri nĂ« pushtim”, shtoi ai.Duke iu referuar rĂ«nies mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« diplomacisĂ« nĂ« rajon, Guterres tha: “PĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra, diplomacia e Lindjes sĂ« Mesme ka qenĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r proces sesa paqe. FjalĂ«t, fjalimet, deklaratat mund tĂ« mos kenĂ« shumĂ« kuptim pĂ«r ata nĂ« terren. Ata e kanĂ« parĂ« mĂ« parĂ«. Ata e kanĂ« dĂ«gjuar mĂ« parĂ«. NdĂ«rkohĂ«, shkatĂ«rrimi dhe aneksimi buldozerojnĂ« pĂ«rpara.”

Duke paralajmĂ«ruar pĂ«r rrezikun e njĂ« realiteti me njĂ« shtet, ai tha: “NjĂ« realitet me njĂ« shtet ku palestinezĂ«ve u mohohen tĂ« drejtat e barabarta dhe detyrohen tĂ« jetojnĂ« nĂ«n pushtim dhe pabarazi tĂ« pĂ«rhershme? NjĂ« realitet me njĂ« shtet ku palestinezĂ«t dĂ«bohen nga toka e tyre? Kjo nuk Ă«shtĂ« paqe. Kjo nuk Ă«shtĂ« drejtĂ«si. Kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.”

Duke e quajtur zgjidhjen me dy shtete â€œĂ§Ă«shtjen qendrore pĂ«r paqen nĂ« Lindjen e Mesme”, Guterres i kĂ«rkoi Izraelit tĂ« “riangazhohet, qartĂ« dhe pa mĂ«dyshje, pĂ«r zgjidhjen me dy shtete dhe tĂ« ndĂ«rpresĂ« tĂ« gjitha veprimet qĂ« e minojnĂ« atĂ«â€.

“Ky konflikt nuk mund tĂ« menaxhohet. Ai duhet tĂ« zgjidhet. Nuk mund tĂ« presim pĂ«r kushte tĂ« pĂ«rsosura. Duhet t’i krijojmĂ« ato. Nuk mund t’i shtyjmĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqe derisa vuajtja tĂ« bĂ«het e padurueshme. Duhet tĂ« veprojmĂ« para se tĂ« jetĂ« tepĂ«r vonĂ«â€, tha ai./E.T

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fiilimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s.

Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë./E.T

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i kĂ«mbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.

Euro do të blihet me 96.7 lekë dhe do të shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103 lekë dhe do të shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 110.6 lekë dhe do të shitet me 112.1 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 60 lekë në blerje dhe me 61.5 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./E.T

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i kĂ«mbimit, 29

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë kryeqytetin kinez, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

“Seria e fundit e stuhive tĂ« dendura ka vrarĂ« 30 persona deri nĂ« mesnatĂ« tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s”, tha agjencia, duke cituar qendrĂ«n e kontrollit tĂ« pĂ«rmbytjeve tĂ« qytetit.

⚠The latest round of heavy #rainstorms has left 30 people dead in #Beijing as of midnight Monday, the Beijing municipal flood control headquarters said Tuesday.#beijingfloods pic.twitter.com/xFjNC6mnuO

— Record GBA (@RecordGBA) July 29, 2025

Aktualisht, “gjithsej 80,322 qytetarĂ« janĂ« zhvendosur” pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbytjeve, raportoi gazeta lokale Beijing Daily nĂ«pĂ«rmjet WeChat .

Media zyrtare raportoi pĂ«r “reshje jashtĂ«zakonisht tĂ« dendura shiu” qĂ« shkaktuan “katastrofa serioze”, duke specifikuar se numri mĂ« i madh i viktimave u regjistrua nĂ« Qarkun Miyun, nĂ« pjesĂ«n verilindore tĂ« BashkisĂ« sĂ« Pekinit.

Rreth dhjetë rrugë u bllokuan, ndërsa mbi 130 fshatra mbetën pa energji elektrike./e.t

Zjarret “rrethojnĂ«â€ TurqinĂ«, gjendje e rĂ«ndĂ« nĂ« Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Shtëllunga tymi e kanë mbuluar provincën malore të Karabukut, që ndodhet në veri të kryeqytetit, Ankara, ndërsa zjarri në një pyll, që po digjej për ditën e gjashtë me radhë, e ka detyruar evakuimin e shumë banorëve të fshatrave përreth.

Në Bursë tre zjarrfikës kanë vdekur të dielën, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga, kanë njoftuar në Ministrinë e Pyjeve të Turqisë.

Rasti ka ndodhur teksa ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar kundër zjarreve, pas evakuimit të më se 3.600 personave nga vendbanimet në provincat jugore të Mersinit dhe Antaljas. Përveç Turqisë, me zjarre janë përballur edhe Greqia dhe Bullgaria.

Vetëm të dielën, në Greqi u raportua për zjarre të mëdha në pothuajse të gjithë vendin, teksa autoritetet kanë evakuuar numër të madh banorësh nga zonat më të goditura, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë./e.t

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21 muajsh lufte.

Operacioni është një shembull i rrallë i një kombi evropian që u bashkohet vendeve të Lindjes së Mesme në dërgimin e ndihmave nga ajri.

Kryeministri Pedro Sanchez, një nga kritikët më të ashpër të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza, tha në një konferencë për shtyp se shpërndarja do të kryhej nga Jordania të premten duke përdorur aeroplanë të forcave ajrore spanjolle.

“Uria nĂ« Gaza Ă«shtĂ« njĂ« turp pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zimin dhe, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ndalimi i saj Ă«shtĂ« njĂ« imperativ moral”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes tha se 12 ton do të shpërndaheshin në një operacion të ngjashëm me një tjetër të kryer në mars 2024, kur Spanja shpërndau 26 ton ushqime.

Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka paralajmĂ«ruar se kequshqyerja nĂ« territorin e pushtuar ka arritur “nivele alarmante” qĂ« kur Izraeli vendosi njĂ« bllokadĂ« totale nĂ« Gaza./e.t

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat e tij teksa ka kritikuar hapur kryebashkiakun e Londrës.

Teksa tregoi për planet e tij për të vizituar Londrën, Trump u shpreh gjithashtu se nuk është aspak fans i kryebashkiakut Sadiq Khan.

“Mendoj se ai ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« tmerrshme. Kryetari i BashkisĂ« sĂ« LondrĂ«s
 njĂ« person i keq,” tha Trump me tone tĂ« ashpra.

Në përpjekje për të zbutur situatën, Starmer ndërhyri duke theksuar se Khan është një mik i tij. Por Trump nuk u tërhoq:

“Mendoj se ai bĂ«ri njĂ« punĂ« tĂ« tmerrshme. Por unĂ« patjetĂ«r do ta vizitoja LondrĂ«n.”

PavarĂ«sisht kritikave ndaj Khan, Trump shprehu vlerĂ«sim pĂ«r vetĂ« kryeministrin Starmer si dhe pĂ«r liderin e PartisĂ« Reformiste, Nigel Farage. “MĂ« pĂ«lqen si Keir ashtu edhe Nigel, edhe pse kanĂ« qĂ«ndrime tĂ« ndryshme politike. TĂ« dy janĂ« njerĂ«z tĂ« mirĂ«,” tha presidenti amerikan. m.p.

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

NjĂ« radhĂ« e gjatĂ« kilometrike e kamionĂ«ve tĂ« tonazhit tĂ« rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« krijuar pasditen e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« aksin Bardhoc–VermicĂ«, nĂ« rrugĂ«n Morinë–KukĂ«s, me drejtim nga ShqipĂ«ria drejt KosovĂ«s.

Kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.

Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostrada dhe rrugë rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse orari i ndalimit ka përfunduar, kamionët vijojnë të presin për të hyrë në Kosovë, kjo për shkak të pamundësisë së autoriteteve doganore të Kosovës për të përballuar fluksin dhe për të përfunduar në kohë procedurat doganore.

Radha e kamionëve nis që nga fshati Bardhoc dhe vijon deri te hyrja e doganës së Vermicës. Sot ishte dita e fundit e kësaj mase, e cila ka qenë në fuqi gjatë 15 ditëve të fundit të muajit korrik. m.p.

❌