❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

Më në fund është zyrtare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvirës, Ardon Jashari, është lojtar më i ri i Milanit.

“AC Milan njofton blerjen e pĂ«rhershme tĂ« Ardon Jasharit nga Club Brugge“, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« nga kuqezinjtĂ«, teksa janĂ« publikuar edhe imazhet e Jasharit qĂ« hedh firmĂ«n mbi kontratĂ«.

“Mesfushori zviceran ka nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« deri mĂ« 30 qershor 2030. I lindur nĂ« Cham (ZvicĂ«r) mĂ« 30 korrik 2002, Ardon erdhi nga akademia e tĂ« rinjve nĂ« FC Luzern, ku bĂ«ri debutimin e tij me ekipin e parĂ« nĂ« korrik 2020, duke bĂ«rĂ« 102 paraqitje dhe duke shĂ«nuar nĂ«ntĂ« gola. NĂ« verĂ«n e vitit 2024, ai u transferua nĂ« Club Brugge, ku bĂ«ri 52 paraqitje dhe katĂ«r gola, duke fituar KupĂ«n e BelgjikĂ«s. Jashari ka katĂ«r ndeshje pĂ«r ekipin kombĂ«tar tĂ« ZvicrĂ«s, ku bĂ«ri debutimin e tij nĂ« shtator 2022. Ardon Jashari do tĂ« veshĂ« fanellĂ«n me numrin 30 pĂ«r RossonerĂ«t“, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Pasi mbĂ«rriti nĂ« Linate tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, Jashari shkoi nĂ« klinikĂ«n “La Madonnina” herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar vizitave tĂ« zakonshme mjekĂ«sore. MĂ« pas ai iu nĂ«nshtrua njĂ« testi fizik nĂ« Centro Ambrosiano dhe nĂ«nshkroi kontratĂ«n e tij nĂ« Casa Milan.

MegjithatĂ«, pĂ«r shkak tĂ« kufizimeve kohore, Jashari nuk do t’i bashkohet shokĂ«ve tĂ« tij tĂ« rinj tĂ« ekipit nĂ« Milanello deri tĂ« enjten, ku do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« seancĂ«n e tij tĂ« parĂ« stĂ«rvitore tĂ« kuqezinjve nĂ«n drejtimin e trajnerit Allegri.

MarrĂ«veshja mĂ« nĂ« fund u realizua tĂ« martĂ«n, kur Milani dhe Club Brugge arritĂ«n akordin duke mbyllur me sukses “telenovelĂ«n” e merkatos sĂ« verĂ«s. Klubi belg do tĂ« marrë  34 milionĂ« euro menjĂ«herĂ«, plus 4.5 milionĂ« euro bonuse.

Jashari do të marrë 2.5 milionë euro plus bonuse në sezon. Marrëveshja për mesfushorin është një transferim rekord, pasi asnjë klub belg nuk ka fituar ndonjëherë kaq shumë në merakto nga shitja e një futbollisti.

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

Rreth një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, përfaqësues të ambasadës së SHBA në Shqipëri, janë takuar me deputetët e rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

NĂ« njĂ« postim nĂ« faqen zyrtare tĂ« ambasadĂ«s nĂ« “Facebook”, theksohet se kĂ«to takime kishin pĂ«r qĂ«llim tĂ« kuptonin mĂ« mirĂ« shqetĂ«simet dhe prioritetet e komuniteteve qĂ« secili deputet pĂ«rfaqĂ«son.

“Ne presim me kĂ«naqĂ«si tĂ« punojmĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« zgjedhur nga i gjithĂ« spektri politik pĂ«r tĂ« vijuar partneritetin tonĂ« tĂ« ngushtĂ« me ShqipĂ«rinĂ«,” shkruhet nĂ« postim.

Postimi i plotë i Ambasadës:

“SĂ« fundmi, personeli i AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara u takua me anĂ«tarĂ« tĂ« sapozgjedhur tĂ« Kuvendit pĂ«r tĂ« kuptuar shqetĂ«simet e komuniteteve tĂ« tyre dhe pĂ«rparĂ«sitĂ« nĂ« prag tĂ« fillimit tĂ« mandatit. Ne presim me kĂ«naqĂ«si tĂ« punojmĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« zgjedhur nga i gjithĂ« spektri politik pĂ«r tĂ« vijuar partneritetin tonĂ« tĂ« ngushtĂ« me ShqipĂ«rinĂ«â€.

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

“Demat e kuq” bĂ«hen me trajner tĂ« ri pas largimit tĂ« papritur tĂ« SkĂ«nder GegĂ«s,

Mladen Milinkoviç është trajneri i ri i Partizanit. Të kuqtë kanë bërë prezantimin e teknikut në ambientet e klubit ditën e sotme (6 gusht).

Milinkoviç do të pasojë në stol Skënder Gegën, i cili u largua pas eliminimit në Conference League.

Trajneri serb kthehet në Superiore pasi drejtoi Luftëtarin, që u rendit në vendin e katërt në sezonin 2016-2017 dhe më pas për disa muaj Kukësin.

Ekipi i fundit i Milinkoviç ishte Buduçnost i Podgoricës në Malin e Zi, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar në Europë dhe Azi.

Zjarr nĂ« Finiq, evakuohen banorĂ«t nĂ« zonat e ÇerkovicĂ«s dhe Dhivrit

NjĂ« vatĂ«r zjarri Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« zonat e ÇerkovicĂ«s dhe Dhivrit, nĂ« bashkinĂ« Finiq.

Prej disa orësh, trupat e Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, mbështetur dhe më ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë edhe evakuimin e përkohshëm të banorëve të zonës, për arsye sigurie.

“NjĂ« milion thirrje nĂ« orĂ«â€,The Guardian:Izraeli pĂ«rgjon telefonatat e palestinezĂ«ve

Izraeli po mbĂ«shtetet nĂ« ‘cloud computing-un’ e Microsoft-it pĂ«r mbikĂ«qyrjen masive tĂ« palestinezĂ«ve, zbulon gazeta “The Guardian” nĂ« njĂ« hetim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me revistĂ«n +972 dhe Israeli Local Call.

Raporti fillon nĂ« fund tĂ« vitit 2021, kur njĂ« pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “NjĂ«sisĂ« 8200” tĂ« ushtrisĂ« izraelite, e cila ka aftĂ«si tĂ« mĂ«dha nĂ« sigurinĂ« kibernetike dhe luftĂ«n kibernetike.

Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane.

Takimi u zhvillua nĂ« selinĂ« e Microsoft -it pranĂ« Seattle-it. Komandanti i NjĂ«sisĂ« 8200, Yossi Sariel, siguroi mbĂ«shtetjen e NadellĂ«s pĂ«r njĂ« plan qĂ« do t’i jepte shĂ«rbimit tĂ« tij akses nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« personalizuar dhe tĂ« izoluar brenda platformĂ«s Azure tĂ« Microsoft-it .

Sistemi palestinez i regjistrimit dhe ruajtjes së thirrjeve

Me kapacitetin praktikisht tĂ« pakufizuar tĂ« ‘Azure’, NjĂ«sia 8200 filloi tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« mjet tĂ« ri, shumĂ« ndĂ«rhyrĂ«s, pĂ«r mbikĂ«qyrjen masive. ËshtĂ« njĂ« sistem qĂ« regjistron dhe ruan miliona telefonata palestineze çdo ditĂ« nga Gaza dhe Bregu PerĂ«ndimor.

Sipas raportit hetimor, sistemi i ruajtjes në cloud, i cili u vu në punë në vitin 2022, i lejon Izraelit të regjistrojë dhe të ruajë një vëllim të madh bisedash telefonike çdo ditë për periudha të gjata kohore.

Microsoft pretendon se Nadella nuk ishte nĂ« dijeni tĂ« llojit tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« agjencia izraelite planifikonte tĂ« ruante nĂ« ‘Azure’. MegjithatĂ«, dokumentet dhe intervistat me 11 burime nga Microsoft dhe agjencitĂ« ushtarake izraelite zbulojnĂ« se ‘Azure’ Ă«shtĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« ruajtur arkivin e gjerĂ« tĂ« komunikimeve palestineze. /TheGuardian/

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

Japonia ka regjistruar dy rekorde tĂ« reja tĂ« temperaturave mĂ« tĂ« larta ndonjĂ«herĂ« brenda njĂ« dite, teksa vala pĂ«rvĂ«luese e tĂ« nxehtit po pĂ«rfshin vendin. Sipas AgjencisĂ« Meteorologjike Japoneze, temperaturat arritĂ«n fillimisht nĂ« 41.6°C, pĂ«r t’u rritur mĂ« pas nĂ« 41.8°C, duke vendosur njĂ« rekord tĂ« ri historik pĂ«r vendin.

Temperaturat ekstreme u shënuan të martën në qytetin Isesaki, që ndodhet në prefekturën Gunma në pjesën veriore të rajonit Kanto. Këto vlera e tejkalojnë ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 41.2°C, i cili ishte regjistruar vetëm javën e kaluar në prefekturën Hyogo, në perëndim të Japonisë.

Përpara kësaj vale të fundit të të nxehtit, rekordi më i lartë ishte 41.1°C, i shënuar më parë në vitet 2020 dhe 2018. Agjencia Meteorologjike ka bërë të ditur gjithashtu se muaji i kaluar ka qenë më i nxehti që prej fillimit të matjeve në vitin 1898.

Temperatura mesatare mujore ishte 2.89°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Edhe qyteti turistik i Kyotos është prekur nga vala përvëluese. Javën e kaluar, temperaturat atje arritën në 40°C, për herë të parë që ndonjë prej pikave të matjes, nga më e vjetra që daton në vitin 1880, deri tek më e reja e hapur në 2002 ka regjistruar një vlerë të tillë.

Klima ka ndryshuar dhe vitet e fundit, verat janĂ« mĂ« tĂ« gjata dhe tĂ« nxehta, dimrat mĂ« tĂ« butĂ«, ndĂ«rsa pranvera dhe vjeshta janĂ« çrregulluar plotĂ«sisht. Studimi i fundit i publikuar nĂ« “Progress in Environmental Geography”, thekson se nuk po pĂ«rballemi thjesht me ndryshime, por me lindjen e stinĂ«ve tĂ« reja tĂ« krijuara si pasojĂ« e aktiviteteve tĂ« njeriut.

Autorët propozojnë terma të rinj për të përshkruar këtë epokë të çuditshme klimatike. Sipas tyre e para janë stinët sinkopike; verat po bëhen më të nxehta, dimrat po bëhen më të butë dhe ngjarjet ekstreme po bëhen më të shpeshta.

“Turizmi dhe ndĂ«rtimi ndihmuan ekonominĂ«â€, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit.

Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë.

“Analiza e informacionit tĂ« disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punĂ«simi dhe pagat kanĂ« vijuar tĂ« rriten, ndĂ«rsa parametrat kryesorĂ« tĂ« stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar tĂ« vendit janĂ« pĂ«rmirĂ«suar mĂ« tej. NĂ« veçanti, inflacioni ka vijuar tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta, duke shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« drejt objektivit nĂ« tremujorin e dytĂ«. Po ashtu, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« qeta dhe kreditimi ka ardhur nĂ« rritje.

Kjo ecuri pasqyron, ndĂ«r tĂ« tjera, edhe kontributin pozitiv tĂ« politikĂ«s sĂ« kujdesshme monetare tĂ« ndjekur nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. PĂ«rqasja jonĂ« konsistente ndaj objektivit ligjor tĂ« stabilitetit tĂ« çmimeve ka gjeneruar kushte monetare tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kontrollin e inflacionit dhe pĂ«r rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« ekonomisĂ«â€, tha Sejko.

Sipas guvernatorit politika monetare ka rezultuar positive dhe për këtë arsye norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin e 2.5%.

“Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« ka pasur njĂ« rol parĂ«sor nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« financimit. LehtĂ«simi i qĂ«ndrimit tĂ« politikĂ«s monetare gjatĂ« katĂ«r tremujorĂ«ve tĂ« fundit ka ulur kostot e financimit tĂ« sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore tĂ« thesarit, i cili shĂ«rben si referencĂ« pĂ«r normat e interesit tĂ« kredive. Paralelisht me tĂ«, normalizimi i pritjeve pĂ«r inflacionin ka ndihmuar nĂ« kontrollin e segmentit afatgjatĂ« tĂ« kurbĂ«s sĂ« normave tĂ« interesit dhe ka nxitur funksionimin normal tĂ« tregjeve financiare. SĂ« fundi, rritja e prezencĂ«s sĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« tregun e brendshĂ«m valutor ka ndihmuar nĂ« absorbimin e presioneve forcuese tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, duke mundĂ«suar njĂ« nivel mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tij”, tha Sejko.

Guvernatori shprehet optimist për vijueshmërinë e ekonomisë teksa sipas tij rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos.

Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës, era po ndihmon flakët, ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, dhe ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.

Për momentin flakët po avancojnë të favorizuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë, ndërsa për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit, pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

India kritikon sanksionet e SHBA: TĂ« padrejta

Qeveria e IndisĂ« ka kritikuar ashpĂ«r sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara pĂ«r importet e naftĂ«s ruse, duke i cilĂ«suar ato “tĂ« padrejta, tĂ« pajustifikuara dhe tĂ« paarsyeshme.”

Reagimi vjen pas vendosjes nga Presidenti Donald Trump të një urdhri ekzekutiv që imponon një taksë shtesë prej 25% për produktet indiane, për shkak të vazhdimit të tregtisë me naftë ruse.

Trump deklaroi se kjo masë kishte për qëllim të ndikonte në çmimet globale të energjisë dhe të ushtronte presion mbi presidentin rus Vladimir Putin për të përfunduar luftën në Ukrainë.

MegjithatĂ«, India ka reaguar duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« vendim si “fatkeqĂ«si” dhe ka theksuar se do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« “tĂ« gjitha veprimet e nevojshme” pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e saj kombĂ«tare.

Qeveria indiane theksoi se importet e saj të naftës janë të bazuara në faktorët e tregut dhe se janë bërë me qëllimin e sigurimit të energjisë për 1.4 miliardë njerëzit e saj.

Ajo përsëriti se politika energjetike e vendit është e orientuar drejt sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme me energji, pa marrë parasysh ndikimet gjeopolitike.

Në këtë mënyrë, India mbetet e vendosur në mbrojtjen e nevojave të saj energjetike dhe ekonomike, pavarësisht presionit nga SHBA.

Video/ Sherr në një plazh në Ukrainë, gratë përleshen mes tyre

Një përleshje shpërtheu mes grave me bikini në Odessa kur, sipas raportimeve, një këngë ruse u luajt nga altoparlantët e një dyqani.

Dëgjimi në publik i këngëve ruse është ndaluar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Në videon e regjistruar nga dëshmitarët okularë, fillimisht shihen dy gra duke i tërhequr flokët njëra-tjetrës, me sherrin që përshkallëzohet me pjesëmarrjen e grave të tjera.

Pjesëmarrëset në përleshje u përpoqën të ndaheshin nga dy burra me rroba banje, të cilët u përpoqën të ndanin grupet kundërshtare.

“Turiste femra u grindĂ«n nĂ« njĂ« plazh nĂ« Odessa pasi u luajt njĂ« kĂ«ngĂ« ruse”, raportoi faqja e internetit ukrainase Strana.

Odessa ka qenë shënjestër e më shumë se 700 sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, me të paktën 131 civilë të vrarë dhe 312 të plagosur.

Incident në një aeroport të Anglisë, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika

Aeroporti i Birminghamit në Anglinë qendrore njoftoi se kishte mbyllur përkohësisht pistën e tij sot pas një incidenti ajror, tha menaxhmenti i aeroportit.

“Pas njĂ« aksidenti ajror, pista Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«rkohĂ«sisht”, shkruhej nĂ« deklaratĂ«n e aeroportit.

Imazhet e postuara në X tregojnë një aeroplan të vogël me helikë, me helikën e bllokuar, në pistën e aeroportit të shtatë më të ngarkuar të Britanisë.

The Telegraph raportoi se të gjitha nisjet dhe mbërritjet do të vonohen deri në orën 6 pasdite sipas orës lokale.

“KĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« pĂ«r shqetĂ«simin qĂ« kjo do tĂ« shkaktojĂ«. Ne do t’i pĂ«rditĂ«sojmĂ« pasagjerĂ«t qĂ« janĂ« tashmĂ« nĂ« aeroport dhe u rekomandojmĂ« atyre qĂ« udhĂ«tojnĂ« mĂ« vonĂ« sot tĂ« kontrollojnĂ« statusin e fluturimit tĂ« tyre para se tĂ« vijnĂ« nĂ« aeroport. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« lĂ«shojmĂ« pĂ«rditĂ«sime sa herĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur”, thanĂ« autoritetet e aeroportit.

Aeroporti i Birminghamit është aeroporti i shtatë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar dhe i treti më i madh jashtë Londrës, me rreth 11.5 milionë pasagjerë në vitin 2023.

Ai pret afërsisht 30 linja ajrore dhe ofron mbi 130 rrugë direkte dhe më shumë se 450 destinacione me një ndalesë.

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqĂ«ruar nga Drejtoresha e QendrĂ«s Spitalore Rajonale TiranĂ« “Shefqet Ndroqi”, NjĂ«sia KavajĂ«, Silvana Bala inspektoi nga afĂ«r detajet e fundit tĂ« punimeve pĂ«r rikonstruksionin e spitalit nĂ« KavajĂ«, njĂ« investim qĂ« ka mundĂ«suar rehabilitimin tĂ«rĂ«sor tĂ« ambienteve duke sjell standarde tĂ« reja shĂ«rbimi pĂ«r mbi 100 mijĂ« banorĂ« tĂ« KavajĂ«s, RrogozhinĂ«s dhe zonave pĂ«rreth.

Gjatë vizitës në ambientet e rinovuara, ministrja Koçiu theksoi që punimet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit janë drejt përfundimit ku qytetarët do marrin shërbime shëndetësore në kushte dhe ambiente modern.

 “Jemi nĂ« pĂ«rfundim tĂ« punimeve tĂ« spitalit tĂ« KavajĂ«s, qĂ« ka pĂ«r afro njĂ« vit qĂ« Ă«shtĂ« binjakĂ«zuar me spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe shĂ«rben jo vetĂ«m pĂ«r banorĂ«t e BashkisĂ« sĂ« KavajĂ«s dhe BashkisĂ« sĂ« RrogozhinĂ«s, NdĂ«rkohĂ« Ă«shtĂ« edhe njĂ« strukturĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r tĂ« gjithĂ« pushuesit qĂ« vijnĂ« e pushojnĂ« nĂ« vijĂ«n bregdetare nga Golemi nĂ« Spille”, nĂ«nvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u ndal tek përmirësimi i hapësirave që ka përfshirë ky investim ku është bërë i mundur edhe rinovimi tërësor i dy pavioneve, të Maternitetit dhe Pediatrisë.

“ËshtĂ« njĂ« strukturĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme shĂ«ndetĂ«sore qĂ« i kushtuam njĂ« rikonstruksion dhe rehabilitim tĂ« plotĂ« tĂ« katĂ«r kateve, duke krijuar hidroizolimin e tarracĂ«s, rifreskimin dhe rishikimin edhe mĂ«nyrĂ«n se si organizoheshin pavioni i Maternitetit dhe i PediatrisĂ«, por ndĂ«rkohĂ« edhe nyjet hidrosanitare dhe tĂ« gjithĂ« problematikat qĂ« kjo infrastrukturĂ« kishte, me qĂ«llim kryesor pĂ«r ta kthyer nĂ« shĂ«rbim funksional sa mĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, u shpreh mininstrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

Ajo vlerësoi punën e mjekëve për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët afër vendbanimit, një prej prioriteteve kryesore të MSHMS-së.

Gjithashtu, Koçiu vuri theksin te Urgjenca, një ndër shërbimet e rëndësishme në Spitalin e Kavajës, veçanërisht gjatë sezonit veror.

 “Urgjenca Ă«shtĂ« pikĂ« nevralgjike ne Spitalin e KavajĂ«s pĂ«r aq kohĂ« sa pret jo vetĂ«m qytetarĂ«t e KavajĂ«s dhe RrogozhinĂ«s, afro 100 000 banorĂ« tĂ« tĂ« dy bashkive, por i shĂ«rben edhe tĂ« gjithĂ« pushuesve qĂ« vijnĂ« e pushojnĂ« nĂ« bregdetin e Golemit deri nĂ« Spille. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja qĂ« duam tĂ« forcojmĂ« edhe spitalin, jo vetĂ«m infrastrukturĂ«n qĂ« tashmĂ« e kemi nĂ« pĂ«rfundim, por edhe shĂ«rbimin shĂ«ndetĂ«sor me mjekĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« sa mĂ« afĂ«r banorĂ«ve”, nĂ«nvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se një ndër shërbimet e rëndësishme në spitalin e Kavajës është edhe Kabineti i Fizioterapisë, një shërbim për të cilin po punohet për ta shtrirë edhe në të gjitha spitalet rajonale dhe forcuar si shërbim edhe në qendrat shëndetësore.

“Besoj se tani me rikonstruksionin e godinĂ«s si dhe me dy pavione qĂ« janĂ« kthyer me kushte bashkĂ«kohore, Materniteti dhe Pediatria, por patjetĂ«r edhe shĂ«rbimi i urgjencĂ«s qĂ« nĂ« fakt i ka tĂ« gjitha kushtet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« triazhin ashtu siç duhet, e kthejnĂ« dhe e shndĂ«rrojnĂ« kĂ«tĂ« strukturĂ« spitalore tĂ« domosdoshme, nevralgjike, sigurisht duke konsideruar edhe mbĂ«shtetjen qĂ« japin mjekĂ«t e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi””, pĂ«rfundoi ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv ditën e sotme, duke vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë për mallrat që importohen nga ky shtet.

Vendimi vjen si pasojë e pretendimeve që India, drejtpërdrejt ose tërthorazi, po importon naftë nga Rusia.

Kjo tarifë e re është shtesë prej tarifës ekzistuese prej 25% që ishin shpallur më herët nga Presidenti amerikan.

Ky zhvillim pritet të përkeqësojë më tepër marrëdhëniet SHBA-Indi, në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi pritet të vizitojë Kinën gjatë këtij muaji, për herë të parë pas më shumë se 7 vitesh.

Marrëdhëniet SHBA-Indi po kalojnë një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, pasi bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve kanë dështuar.

Vendimi i fundit i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« u paralajmĂ«rua nga Presidenti Trump qĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n dhe vjen pas vizitĂ«s sĂ« tĂ« dĂ«rguarit tĂ« tij tĂ« lartĂ« diplomatik, Steve Witkoff, nĂ« MoskĂ«, ku u pĂ«rpoq tĂ« bindte RusinĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Presidenti Trump ka paralajmĂ«ruar vendosjen e tarifave mĂ« tĂ« larta ndaj RusisĂ« si dhe sanksione tĂ« tjera ndaj vendeve aleate tĂ« saj, nĂ«se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ndĂ«rmerr hapa konkretĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

U akuzua se i dha informacion Mossad-it, Irani ekzekuton shkencëtarin

Autoritetet iraniane ekzekutuan Rouzbeh Vadi-n, i cili u akuzua për spiunazh për Izraelin dhe rrjedhje informacioni të ndjeshëm në lidhje me një shkencëtar bërthamor iranian të vrarë në një sulm izraelit në qershor, raportoi të martën gazeta Mizan e gjyqësorit iranian.

Vadi punonte nĂ« “njĂ« nga organizatat shtetĂ«rore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme” dhe kishte kryer “krime tĂ« shumta kundĂ«r sigurisĂ« shtetĂ«rore qĂ« shkaktuan prishje tĂ« rendit publik”, thuhet nĂ« raport, teksa nuk ka informacion se ku apo kur u krye ekzekutimi.

Mizan nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth identitetit të shkencëtarit bërthamor, por sipas burimeve të, ai është një zyrtar i lartë në programin bërthamor iranian, vrasja e të cilit iu atribuua nga Teherani shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Ekzekutimet e iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin janë rritur ndjeshëm këtë vit, me të paktën tetë dënime me vdekje të kryera në muajt e fundit .

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi më 30 qershor një zëdhënës i gjyqësorit iranian. Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.

Izraeli nisi luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

Pas pesë raundeve të negociatave tregtare, zyrtarët indianë ishin aq të sigurt se do të siguronin një marrëveshje të favorshme me Shtetet e Bashkuara saqë madje sinjalizuan median se tarifat doganore mund të kufizoheshin në 15%.

Nju Delhi tani ka mbetur me vendosjen surprizë të një tarife dogonare prej 25% mbi mallrat indiane nga e premtja, së bashku me penalitete të paspecifikuara mbi importet e naftës nga Rusia, ndërsa Trump ka mbyllur marrëveshje më të mëdha me Japoninë dhe BE-në, dhe madje i ka ofruar kushte më të mira rivalit të përbetuar Pakistanit.

Intervistat me katër zyrtarë të qeverisë indiane dhe dy zyrtarë të qeverisë amerikane nxorën në dritë detaje të pazbuluara më parë të marrëveshjes së propozuar dhe një rrëfim ekskluziv se si negociatat dështuan pavarësisht marrëveshjeve për shumicën e çështjeve.

Zyrtarët nga të dyja palët thanë se një përzierje e gjykimeve të gabuara politike dhe sinjaleve të humbura prishi marrëveshjen midis ekonomive më të mëdha dhe të pestave më të mëdha në botë, tregtia dypalëshe e të cilave vlen mbi 190 miliardë dollarë.

India besonte se pas vizitave të Ministrit Indian të Tregtisë Piyush Goyal në Uashington dhe të Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance në Delhi, kishte bërë një sërë lëshimesh që kishin për qëllim arritjen e marrëveshjes.

Nju Delhi po ofronte zero tarifa doganore për mallrat industriale që përbënin rreth 40% të eksporteve amerikane në Indi, thanë dy zyrtarë të qeverisë indiane për Reuters.

Pavarësisht presionit të brendshëm, India gjithashtu do të ulë gradualisht tarifat doganore për makinat dhe alkoolin amerikan me kuota dhe do të pranojë kërkesën kryesore të Uashingtonit për importe më të larta të energjisë dhe mbrojtjes nga SHBA-ja, thanë zyrtarët.

“Shumica e mosmarrĂ«veshjeve u zgjidhĂ«n pas raundit tĂ« pestĂ« nĂ« Uashington, duke rritur shpresat pĂ«r njĂ« pĂ«rparim”, tha njĂ« nga zyrtarĂ«t, duke shtuar se negociatorĂ«t besonin se SHBA-tĂ« do tĂ« pranonin ngurrimin e IndisĂ« pĂ«r importet pa taksa tĂ« fermave dhe produkteve tĂ« qumĂ«shtit nga SHBA-tĂ«.

Ishte një llogaritje e gabuar. Trump e pa çështjen ndryshe dhe donte më shumë lëshime.

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« pĂ«rparim nĂ« shumĂ« fronte nĂ« bisedimet me IndinĂ«, por nuk pati kurrĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« cilĂ«n tĂ« ndiheshim mirĂ«â€, tha njĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

“Nuk arritĂ«m kurrĂ« nĂ« atĂ« qĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« plotĂ« – njĂ« marrĂ«veshje qĂ« po kĂ«rkonim.”

Besim i tepërt dhe llogaritje të gabuara

Kryeministri indian Narendra Modi, i cili vizitoi Uashingtonin në shkurt, ra dakord të synojë një marrëveshje deri në vjeshtën e vitit 2025 dhe të dyfishojë tregtinë dypalëshe në 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Për të kapërcyer hendekun tregtar të mallrave prej 47 miliardë dollarësh, India u zotua të blinte deri në 25 miliardë dollarë energji nga SHBA-ja dhe të rriste importet e mbrojtjes.

Por zyrtarĂ«t tani pranojnĂ« se India u bĂ« tepĂ«r e sigurt pasi Trump foli pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje “tĂ« madhe” tĂ« afĂ«rt, duke e marrĂ« atĂ« si njĂ« sinjal se njĂ« marrĂ«veshje e favorshme ishte nĂ« dorĂ«. Nju Delhi mĂ« pas e ashpĂ«rsoi qĂ«ndrimin e tij, veçanĂ«risht nĂ« bujqĂ«si dhe bulmet, dy fusha shumĂ« tĂ« ndjeshme pĂ«r qeverinĂ« indiane.

“Ne jemi njĂ« nga ekonomitĂ« me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe SHBA-tĂ« nuk mund ta injorojnĂ« njĂ« treg prej 1.4 miliardĂ« banorĂ«sh”, tha nĂ« mesin e korrikut njĂ« zyrtar indian i pĂ«rfshirĂ« nĂ« negociata.

Negociatorët madje nxitën për lehtësim nga tarifa mesatare prej 10% e SHBA-së e njoftuar në prill, plus një heqje të detyrimeve të çelikut, aluminit dhe automjeteve.

Më vonë, India i uli pritjet pasi SHBA-të nënshkroi marrëveshje tregtare me partnerë kryesorë, përfshirë Japoninë dhe Bashkimin Evropian, duke shpresuar se mund të siguronte një normë të ngjashme tarifore prej 15% me më pak lëshime.

Kjo ishte e papranueshme për Shtëpinë e Bardhë.

“Trump donte njĂ« njoftim qĂ« tĂ« tĂ«rhiqte vĂ«mendjen e mediave me akses mĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« treg, investime dhe blerje tĂ« mĂ«dha”, tha njĂ« burim me qendĂ«r nĂ« Uashington i njohur me bisedimet.

Një zyrtar indian pranoi se Nju Delhi nuk ishte gati të përballonte ofertën e të tjerëve.

Koreja e Jugut , për shembull, arriti një marrëveshje pak para afatit të 1 gushtit të vendosur nga Trump, duke siguruar një normë prej 15% në vend të 25% duke ofruar 350 miliardë dollarë investime, importe më të larta të energjisë dhe lëshime për orizin dhe mishin e viçit.

Ndërprerje e komunikimit

“NĂ« njĂ« moment, tĂ« dyja palĂ«t ishin shumĂ« afĂ«r nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes”, tha Mark Linscott, njĂ« ish-PĂ«rfaqĂ«sues Tregtar i SHBA-sĂ«.

“Komponenti qĂ« mungonte ishte njĂ« linjĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« komunikimi midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit Modi.”

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e kundërshtoi me forcë këtë, duke vënë në dukje se marrëveshje të tjera ishin zgjidhur pa një ndërhyrje të tillë.

Një zyrtar i qeverisë indiane i përfshirë në bisedime tha se Modi nuk mund të kishte telefonuar, nga frika e një bisede të njëanshme me Trump që mund ta vinte në pozitë të vështirë.

Megjithatë, tre zyrtarët e tjerë indianë thanë se vërejtjet e përsëritura të Trumpit në lidhje me ndërmjetësimin e konfliktit Indi-Pakistan i tensionuan më tej negociatat dhe kontribuan në mosmarrjen e një vendimi përfundimtar nga Modi.

“VĂ«rejtjet e Trump pĂ«r Pakistanin nuk u pritĂ«n mirĂ«â€, tha njĂ«ri prej tyre.

“Idealisht, India duhet ta kishte pranuar rolin e SHBA-sĂ«, duke e bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se vendimi pĂ«rfundimtar ishte i yni.”

Një zyrtar i lartë i qeverisë indiane ia hodhi fajin gjykimit të dobët për rrëzimin, duke thënë se këshilltarët e lartë indianë e keqmenaxhuan procesin.

“Na mungonte mbĂ«shtetja diplomatike e nevojshme pasi SHBA-tĂ« arritĂ«n marrĂ«veshje mĂ« tĂ« mira me Vietnamin , IndonezinĂ« , JaponinĂ« dhe BE-nĂ«â€, tha zyrtari.

“Tani jemi nĂ« njĂ« krizĂ« qĂ« mund tĂ« ishte shmangur.”

Trump tha tĂ« martĂ«n se do ta rriste tarifĂ«n doganore pĂ«r importet nga India nga norma aktuale prej 25% “nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« tĂ« konsiderueshme” gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« ardhshme dhe pretendoi se blerjet e naftĂ«s ruse nga Nju Delhi po “nxisin luftĂ«n” nĂ« UkrainĂ«.

Bisedimet janë duke vazhduar, me një delegacion amerikan që pritet në Delhi më vonë këtë muaj dhe zyrtarët e qeverisë indiane ende besojnë se marrëveshja mund të shpëtohet nga këtu.

“ËshtĂ« ende e mundur”, tha njĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Qeveria indiane po rishqyrton fushat brenda sektorëve të bujqësisë dhe qumështit ku mund të bëhen lëshime, tha zyrtari i katërt. Për naftën ruse, India mund të zvogëlojë disa blerje në favor të furnizimeve amerikane nëse çmimet përputhen.

“Me shumĂ« mundĂ«si do tĂ« kĂ«rkojĂ« komunikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« midis kryeministrit dhe presidentit”, tha Linscott.

“Tani pĂ«r tani, jemi nĂ« njĂ« situatĂ« ku humbasim çdo gjĂ«. Por ekziston njĂ« potencial i vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tregtare tĂ« favorshme pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t.”/Reuters

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetĂ« zgjidhja, respektojmĂ« Kushtetuesen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj qĂ« duhet tĂ« presim edhe fare pak ditĂ«, do tĂ« na njoftojnĂ« se çfarĂ« kanĂ« menduar se do tĂ« ndodh pas 30 ditĂ«ve. S’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thĂ«nĂ« se e respektojmĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese. ËshtĂ« dĂ«m I madh qĂ« Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti pĂ«r gazetarĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« klinikĂ« tĂ« QKUK-sĂ«.

Në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja i urdhëroi deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, në lidhje me bërjen e Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.

Kosova Ă«shtĂ« zhytur nĂ« njĂ« krizĂ« politike si pasojĂ« e mosthemelit tĂ« institucioneve tĂ« reja pas zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit. DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« 54 pĂ«rpjekje qĂ« nga 15 prilli pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kuvendin e ri – hap i domosdoshĂ«m pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re – pasi asnjĂ«ra parti nuk e fitoi shumicĂ«n pĂ«r tĂ« qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e partisë fituese për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

NĂ« prag tĂ« vendimit tĂ« Kushtetueses, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tĂ« martĂ«n e tĂ«rhoqi kĂ«rkesĂ«n drejtuar nĂ« korrik Kushtetueses pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarim se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar nga gjykata mĂ« herĂ«t pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tĂ«rheqjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj Ă«shtĂ« gjyqtari serb nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, Radomir Llaban. Osmani tha se caktimi i Llabanit si raportues nĂ« shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj, â€œĂ«shtĂ« jo vetĂ«m shqetĂ«sues, por edhe i rrezikshĂ«m” pĂ«r sigurinĂ« dhe rendin kushtetues tĂ« KosovĂ«s.

I pyetur pĂ«r kĂ«tĂ« nga gazetarĂ«t, Kurti tha se presidentja Osmani “nuk ka qenĂ« nĂ« dijeni se ai do tĂ« jetĂ« kryesues i çështjes qĂ« do tĂ« trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Ne qĂ« nga viti 2018 kemi qenĂ« tĂ« informuar pĂ«r gjyqtarin Llabanin, atĂ«herĂ« kur ai pati aplikuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tar i GjykatĂ«s Kushtetuese. Asokohe, Albulena Haxhiu nga partia jonĂ« i pati shkruar letĂ«r zyrĂ«s sĂ« presidentit, mirĂ«po as presidenti i atĂ«hershĂ«m mĂ« 2018 e as kryetarja e atĂ«hershme e GjykatĂ«s Kushtetuese nuk e kanĂ« parĂ« tĂ« arsyeshme tĂ« ndalnin emĂ«rimin e tij”, theksoi ai.

Kurti shtoi se â€œĂ«shtĂ« absurde qĂ« dikush, sipas informacioneve nga institucionet tona tĂ« sigurisĂ«, Ă«shtĂ« me rrezik pĂ«r rendin tonĂ« kushtetues, tĂ« gjykojĂ« tani pĂ«r njĂ« çështje kushtetuese”.

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Kush është Radomir Llaban?

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë. Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet. REL

 

“Dialogu KosovĂ«-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ«..

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të situatës aktuale politike në vend.

Megjithatë, ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është gjallë dhe ende aktiv. Ai pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se ka biseduar lidhur me implementimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen, në një prononcim të shkurtër para mediave, tha se situata politike në Kosovë do të bëjë që gjërat të zgjasin më shumë në procesin e dialogut.

Kosova, edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ende nuk ka formuar institucionet e reja, si pasojë e bllokadës në konstituimin e Kuvendit.

“Sapo pata njĂ« takim me z. Kurti. E takova presidenten herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes. Jam kĂ«tu si pjesĂ« e diskutimeve tĂ« mandatit tim se si tĂ« zbatohet marrĂ«veshja e Ohrit, situata nĂ« terren. Sigurisht, situata politike kĂ«tu do tĂ« thotĂ« qĂ« gjĂ«rat mund tĂ« zgjasin pak mĂ« shumĂ«. E di kĂ«tĂ«, kĂ«shtu qĂ« ky Ă«shtĂ« njĂ« takim i rregullt dhe jam shumĂ« i lumtur qĂ« jam kĂ«tu sot dhe qĂ« mĂ« pritĂ«n nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« siç mĂ« kanĂ« pritur”, tha ai.

Sorensen po qëndron për vizitë zyrtare të mërkurën në Kosovë. Kjo është vizita e tij e tretë në vend, ndërsa ditë më parë Bashkimi Evropian tha për KosovaPress, se po punojnë me palët drejt një normalizimi të plotë të raporteve Kosovë-Serbi, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Të njëjtit shtuan se mundësia e takimeve të reja trilaterale në Bruksel varet nga gatishmëria e palëve.

Rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi e ka përmendur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar, pas një bisede me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç

Macron ka shkruar në rrjetin social X se Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që mund të dëmtojë procesin e dialogut.

Ndërkaq, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi për shkak të arrestimit në Kosovë të zyrtarit serb, Igor Popoviç, mbi akuzat për nxitje të urrejtjes dhe përçarjeve etnike. Ndërkohë, Serbia ka arrestuar ish-zyrtarin policor, Arbnor Spahiu, në muajin qershor, në lidhje me sulmin terrorist serb në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues./KosovaPress/

 

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këto vendime i mori dje me 5 gusht, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende nuk është zhdukur rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

“Veprimet e Thaçit tregojnĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«ngulje nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« penguar procedurat e DhSK-sĂ« edhe nga brenda QendrĂ«s sĂ« Paraburgimit tĂ« DhSK-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rmes ndikimit tĂ« tij mbi ish-pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« i qĂ«ndrojnĂ« besnikĂ« dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkĂ« tĂ« akuzuarit nĂ« kĂ«tĂ« çështje”, thuhet nĂ« vendim.

Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit. Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë./ Kosovapress

 

“Ua blenĂ« votĂ«n me 100 €”/ Berisha: PensionistĂ«t shqiptarĂ« mĂ« pak tĂ« paguarit nĂ«..

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar situatën e pensionistëve shqiptarë, duke i konsideruarit ata si më pak të paguarit në Europë.

Sipas statistikave të Eurostatit që paraqiti Berisha, pensionistët shqiptarë marrin pensione shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera europiane dhe ato të rajonit. Kreu i PD theksoi se kjo situatë është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit qeveritar.

Berisha e kritikoi gjithashtu shpĂ«rndarjen e 100 eurove nga qeveria si njĂ« “farsĂ« elektorale” pĂ«r tĂ« blerĂ« vota.

Fjala e kreut të PD Sali Berisha

Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë, për 760 mijë pensionistë, për të ndikuar për votën në një kohë kur unë kam sjellë këtu një statistikë të Eurostatit. Dhe kjo statistikë e Eurostatit tregon se pensionistët shqiptarë në të gjithë Europën janë ata që paguhen më pak se të gjithë të tjerët.

Janë ata, të cilët në vlerë nominale mujore paguhen 50 përqind më pak se sa vendi i parafundit, se sa Turqia. Kurse në fuqi blerëse të monedhës, ata janë pothuajse tre herë nën Turqinë. Janë rreth dy herë nën Bosnjen dhe janë mbi dy herë gjer në 6.5 herë nën pensionistët e tjerë.

Pra në qoftë se me fuqi blerëse, nuk po them se me kështu janë 20-30 herë, por po marr fuqinë blerëse se ky është tregues më real, me fuqi blerëse, pensionisti shqiptar është rreth 7 herë nën një pensionist evropian. U ndala te ky grafik për dy arsye.

Për të dënuar politikën çnjerëzore që ndiqet ndaj pensionistëve, një politikë e cila bazohet kryekëput për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar. Mos harroni se këta 760 mijë pensionistë, që siç e shihni në fuqi blerëse marrin 2 deri në 2.5 herë më pak se dy vendet e parafundit, marrin shumë më pak se minimumi jetik i premtuar, i cili do ishte 1.6, por do ishte 2.4, më shumë se sa është sot dhe natyrisht 100 eurot e dhuruara kanë pasur efekt jashtëzakonisht të këta njerëz që marrin një mesatare në muaj prej 133 eurosh. Po të kemi parasysh çmimet, të cilat janë 117 për qind, pra 17 për qind më të larta se mesatarja e BE, i bie që hendeku midis pensionistit shqiptar dhe pensionistit evropian me mesatare pension të jetë edhe shumë herë më i madh.

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

MesditĂ«n e sotme njĂ« minator ka humbur jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident nĂ« subjektin minerar “Jeton Dani” nĂ« BulqizĂ«.

Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi F. Veliu, 60 vjeç, të cilin e zuri poshtë një masiv kromi që u shemb gjatë punës në galeri. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë dhe dërguar në morg, pasi aksidenti ndodhi në një zonë jo shumë të thellë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

❌