Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi ku shprehet se është finalizim i një pune dyvjeçare.
âQeveria Shqiptare sot miratoi StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« Turizmit 2030, pas njĂ« procesi gati 2-vjeçar hulumtimesh, studimesh dhe konsultimesh, ndĂ«rsa kjo strategji vendos objektiva tĂ« qartĂ« dhe tĂ« matshĂ«m pĂ«r rritjen e tĂ« ardhurave nga turizmit deri nĂ« vitin 2030, shoqĂ«ruar me rritje tĂ« kapaciteteve akomoduese dhe pĂ«rmirĂ«sim tĂ« standardeve, ndarjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« gjashtĂ« rajone turistike dhe detyra tĂ« reja pĂ«r agjencitĂ« shtetĂ«rore qĂ« lidhen me industrinĂ« e turizmitâ, njofton Kumbaro.
Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.
Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 projekton gjithashtu krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.
âSot mirĂ«njohje pĂ«r tĂ« gjithĂ« stafin e MinistrisĂ« sĂ« Turizmit dhe Mjedisit, pĂ«r ata dhjetĂ«ra specialistĂ« qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« hartimin e kĂ«saj strategjie dhe sigurisht pĂ«r partnerĂ«t tanĂ« tĂ« GIZ qĂ« japin njĂ« kontribut tĂ« çmuar nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«mâ, shprehet Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.