Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit.
Institucioni i Avokatit tĂ« Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janĂ« nĂ« listĂ«n e kĂ«tyre institucioneve, tĂ« cilĂ«s pritet tâi shtohet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Kuvendi është përgjegjës për emërimet e drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, komisioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe mbikëqyrjen e punës së tyre.
Për shkak të mospajtimeve politike të subjekteve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin që nga 15 prilli e deri më tash.
Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.
Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, thotë se një numër i madh i institucioneve dhe agjencive që varen nga emërimet nga Kuvendi, mbeten peng i moskonstituimit të tij.
âE vendos nĂ« dyshim dhe nĂ« njĂ« situatĂ« tepĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ« funksionimin demokratik tĂ« krejt institucioneve nĂ« KosovĂ«. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, pasojat direkte tĂ« kĂ«saj papĂ«rgjegjĂ«sie politike dhe institucionale i bart qytetari i KosovĂ«sâ, thekson Qelaj.
Në Institucionin e Avokatit të Popullit, katër zëvendësavokatëve u ka përfunduar mandati më 14 qershor. Ndërkaq, vetë Avokatit i përfundon mandati në muajin shtator.
Megjithëse ligjërisht ata e vazhdojnë punën e tyre deri në emërimet e reja nga Kuvendi, Qelaj shton se pasojat janë të pashmangshme në funksionimin e institucionit, në aspektin e planifikimit, dërgimit të rekomandimeve te institucionet tjera, si dhe në punët e përditshme.
AKP-ja së shpejti në listën e subjekteve me funksionalitet të kufizuar
Institucioni i Avokatit të Popullit është vetëm njëri nga institucionet që funksionon me mungesë të anëtarëve me mandat të rregullt.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në fillim të korrikut, publikoi një raport, në të cilin listoi 17 institucione, agjenci, komisione e borde që funksionojnë me mungesa, por edhe që janë krejtësisht jofunksionale.
IKD-ja e bĂ«n pĂ«rgjegjĂ«s kryesor pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« shumicĂ«n parlamentare tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« kaluar, e cila, sipas kĂ«tij instituti, ândonĂ«se kishte fuqinĂ« pĂ«r tâi realizuar kĂ«to emĂ«rime, zgjodhi tĂ« mos veprojĂ«, duke lĂ«nĂ« pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjoreâ.
âKjo situatĂ« çon nĂ« vonesa nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve publike, ndĂ«rprerje tĂ« mbikĂ«qyrjes institucionale dhe dobĂ«sim tĂ« llogaridhĂ«nies nĂ« sektorĂ«t mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«tâ, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« raportin e IKD-sĂ«.
Ky institut bëri thirrje për konstituimin e menjëhershëm dhe pa vonesa të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është në mesin e institucioneve, të cilat pritet të hyjnë në fazën e funksionimit me mungesë.
Mentor Hyseni, kryesues i Bordit të AKP-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda katër vjetësh, 80 për qind të aseteve të saj janë kategorizuar për transformim në interes publik.
Planifikimet aktuale janë që edhe 5 për qind e aseteve të përgatiten për transformim në interesin publik, por Bordi i kësaj agjencie, që nga 6 gushti do të mbetet pa gjashtë anëtarë, të cilëve u përfundon mandati.
Pa emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi, sipas tij, kuorumi për vendimmarrje do të mungojë dhe puna do të ngecë.
âNĂ« kĂ«tĂ« 5 pĂ«rqindĂ«shin e aseteve, neve na pengon [mos]konstituimi i Kuvendit. UnĂ« jam kryesues i Bordit dhe i kam edhe dy vjet [mandat], bashkĂ« me kryesuesin e Komitetit tĂ« auditimit, por nuk kemi kuorum pĂ«r tâi shtyrĂ« kĂ«to proceseâ, thekson Hyseni.
Ai shton se megjithatë, puna në përgatitjen e lëndëve do të vazhdojë. Por, për finalizimin e tyre, duhet pritur emërimet e reja në bordin e agjencisë.
Jofunksionaliteti i institucioneve âprek interesin e qytetarĂ«veâ
PamundĂ«sia pĂ«r tĂ« nisur procesin e emĂ«rimeve nĂ« institucionet dhe agjencitĂ« e pavarura dhe ato qĂ« janĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrje tĂ« Kuvendit, pĂ«r shkak tĂ« moskonstituimit tĂ« legjislativit, do tâi mbajĂ« ato pjesĂ«risht funksionale ose jofunksionale fare, deri nĂ« fund tĂ« vitit, vlerĂ«sojnĂ« nga Instituti pĂ«r Hulumtime tĂ« Avancuara â GAP.
Bekim Salihu nga ky institut, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se konstituimi i Kuvendit ende nuk duket nĂ« horizont, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mĂ« pas tâu qaset emĂ«rimeve nĂ« institucione dhe agjenci tĂ« pavarura.
Pasojat apo efektet e mundshme, sipas tij, do të jenë të drejtpërdrejta te qytetarët, për shkak se këto institucione ofrojnë shërbime që ndërlidhen me interesat e qytetarëve.
âPĂ«r shembull: Organi Shqyrtues i Prokurimit, nĂ« momentin qĂ« mbetet jofunksional, e qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« i tillĂ«, atĂ«herĂ« nĂ«nkupton qĂ« tĂ« gjitha kontratat qĂ« janĂ« lidhur nĂ« fushĂ«n e investimeve kapitale, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me qytete, me lagje, me fshatra, me vendbanime, lokalitete etj., tĂ« gjitha kĂ«to kontrata mbesin tĂ« bllokuaraâ, thotĂ« Salihu.
Ai shton se kontratat e tilla nuk mund të ekzekutohen nga autoriteti kontraktues, qoftë nga komuna apo instancat tjera.
Efektet e moskonstituimit të Kuvendit, siç thekson Salihu, përveç që po cenojnë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve, buxhetin për to, janë duke ekspozuar mundësinë e cenimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, ai e sheh edhe jofunksionalitetin e Komisionit të Pavarur të Mediave, për shkak të mungesës së pesë anëtarëve të bordit të tij, mbetet jofunksional.
âĂshtĂ« njĂ« organ shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve nga cenimet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga media tĂ« caktuara, por edhe pĂ«r mbrojtjen e mediave nga vetĂ« pronarĂ«t dhe bartĂ«sit e kĂ«tyre subjekteveâ, thekson Salihu.
DitĂ« mĂ« parĂ«, organizatat qĂ« merren me tĂ« drejtat e gazetarĂ«ve, por edhe institucione tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, kanĂ« ngritur shqetĂ«simin se punĂ«torĂ«t e transmetuesit publik â Radio Televizionit tĂ« KosovĂ«s â do tĂ« mbesin pa paga pĂ«r muajin korrik.
âVetĂ« puna e kĂ«tij institucioni rrezikohet pĂ«r shkak tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe mungesĂ«s sĂ« themelimit tĂ« Komisionit parlamentar pĂ«r buxhetâ, ka paralajmĂ«ruar transmetuesi publik, mĂ« 24 korrik.
ShqetĂ«simet lidhur me situatĂ«n financiare tĂ« transmetuesit publik i ka shprehur edhe Avokati i Popullit, Qelaj, i cili thotĂ« se ky transmetues duhet tĂ« mbetet i pavarur dhe tĂ« funksionojĂ« pa ndĂ«rprerje â edhe nĂ« kohĂ« krizash politike e institucionale.
Qelaj thekson se me situata të ngjashme mund të përballen edhe institucione të tjera, të pavarura apo edhe të mbikëqyrura nga Kuvendi, për shkak të moskonstituimit të tij.
âUnĂ« e kam parĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, jo vetĂ«m problematike nĂ« raport me funksionimin kushtetues tĂ« institucioneve, por edhe si njĂ« rast kur cenohet i tĂ«rĂ« funksionimi demokratik nĂ« vendâ, thekson Qelaj.
Nga Instituti GAP vlerësojnë se gjasat që Kuvendi i Kosovës të konstituohet së shpejti janë të pasigurta, ndërkohë që edhe në rast se kjo ndodh shpejt, emërimet në bordet e institucioneve dhe agjencive, si dhe miratimi i tyre nga Kuvendi, marrin kohë për disa muaj.
Kosova, sipas GAP-it, jo vetëm që rrezikon të futet në vitin 2026 me një listë prej rreth 20 institucionesh dhe agjencish që funksionojnë me mungesa ose që nuk funksionojnë fare, por lista pritet të zgjerohet edhe më shumë./REL