❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport të luhet edhe mes robotëve.

Ekipet e robotëve nga Kina dhe vende të tjera po stërviten për Lojërat e para Botërore të Robotëve Humanoide, të cilat janë planifikuar të zhvillohen midis 14 dhe 17 gushtit në Pekin.

Tridhjetë ekipe robotësh nga vende si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Gjermania dhe Portugalia janë regjistruar për të luajtur në garën e futbollit.

Të pajisur me sensorë vizualë të përparuar, robotët janë në gjendje të identifikojnë topin dhe të vrapojnë në fushë me shkathtësi.

Ata janĂ« gjithashtu tĂ« projektuar pĂ«r t’u ngritur vetĂ« pasi rrĂ«zohen.

Kina po rrit përpjekjet për të zhvilluar robotë humanoide të mundësuar nga inteligjenca artificiale, duke përdorur garat sportive si maratona, boksi dhe futbolli si një fushë prove në botën reale.

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Policia shprehet se shtetasi F. Ll wshtë gjetur nw rruge pa shenja jete.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i bllokojĂ« merkaton TiranĂ«s dhe SkĂ«nderbeut.

Me vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës, atyre u ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj, me nga tre dritare të bllokuara për secilin rast në të cilin nuk kanë zbatuar vendimet e dhëna nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

Ndërkohë, është paralajmëruar edhe klubi i Dinamos, që nuk ka shlyer detyrimet ndaj ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Corrado Sachone.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.08.2025:

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.

Zyra e Kryeministrit i pĂ«rcolli mesazhin Shefit tĂ« Shtabit: “NĂ«se kjo nuk ju pĂ«rshtatet, atĂ«herĂ« duhet tĂ« jepni dorĂ«heqjen.”

Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje.

Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën palestineze.

Hamasi publikoi gjithashtu video gjatë fundjavës, duke treguar pengje të dobësuar dhe duke pretenduar se ata po vdisnin urie si pasojë e urisë së përhapur në Rripin e Gazës.

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

Richard Grenell, i Dërguari për Misione Speciale i SHBA, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi.

Konkretisht, Grenell, i cili gjithashtu mban dhe detyrĂ«n e drejtorit ekzekutiv tĂ« qendrĂ«s “Kennedy”, po shijon plazhet nĂ« SarandĂ«, ku dhe Ă«shtĂ« takuar me gazetarin Blendi Fevziu.

Richard Grenell e ka vizituar disa herë Shqipërinë edhe për shkak të detyrave që ai ka mbajtur në administratën amerikane.

Në mandatin e parë si president të Donald Trump, Grenell u emërua si i dërguari special për bisedimet Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Richard Grenell është një njohës i mirë i klimës së politikës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të cilat shpesh ka mbajtur edhe qendrimet e tij.

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

Një aksident tragjik ndodhi në Itali në autostradën mes Arezzos dhe Firences, ku një kamion u përplas me një ambulancë dhe automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes, 3 persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave italiane automjetet kishin ndaluar në momentin e aksidentit, për shkak të bllokimit të trafikut.Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk pati kohë të frenonte dhe goditi automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke përfshirë një kamion tjetër, një rulotë, një autobus turistik dhe një ambulancë.

Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar dhe përplasja vrau tre personat që ndodheshin në të: pacientin, si dhe dy ndihmës mjekët që ishin në pjesën e pasme të automjetit.

Nga 15 të plagosurit njëri është dërguar në gjendje kritike në spital, katër kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa pjesa tjetër kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas dëshmitareve që ndodheshin në vendngjarje, ambulanca u shtyp nga përplasja më pas shpërthyen flakët. Disa shoferë arritën ta shuanin zjarrin para se të përhapej, teksa autostrada mbeti e mbyllur për disa orë.

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit.

Institucioni i Avokatit tĂ« Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janĂ« nĂ« listĂ«n e kĂ«tyre institucioneve, tĂ« cilĂ«s pritet t’i shtohet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Kuvendi është përgjegjës për emërimet e drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, komisioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe mbikëqyrjen e punës së tyre.

Për shkak të mospajtimeve politike të subjekteve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila doli nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin që nga 15 prilli e deri më tash.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, thotë se një numër i madh i institucioneve dhe agjencive që varen nga emërimet nga Kuvendi, mbeten peng i moskonstituimit të tij.

“E vendos nĂ« dyshim dhe nĂ« njĂ« situatĂ« tepĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ« funksionimin demokratik tĂ« krejt institucioneve nĂ« KosovĂ«. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, pasojat direkte tĂ« kĂ«saj papĂ«rgjegjĂ«sie politike dhe institucionale i bart qytetari i KosovĂ«s”, thekson Qelaj.

Në Institucionin e Avokatit të Popullit, katër zëvendësavokatëve u ka përfunduar mandati më 14 qershor. Ndërkaq, vetë Avokatit i përfundon mandati në muajin shtator.

Megjithëse ligjërisht ata e vazhdojnë punën e tyre deri në emërimet e reja nga Kuvendi, Qelaj shton se pasojat janë të pashmangshme në funksionimin e institucionit, në aspektin e planifikimit, dërgimit të rekomandimeve te institucionet tjera, si dhe në punët e përditshme.

AKP-ja së shpejti në listën e subjekteve me funksionalitet të kufizuar

Institucioni i Avokatit të Popullit është vetëm njëri nga institucionet që funksionon me mungesë të anëtarëve me mandat të rregullt.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në fillim të korrikut, publikoi një raport, në të cilin listoi 17 institucione, agjenci, komisione e borde që funksionojnë me mungesa, por edhe që janë krejtësisht jofunksionale.

IKD-ja e bĂ«n pĂ«rgjegjĂ«s kryesor pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« shumicĂ«n parlamentare tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« kaluar, e cila, sipas kĂ«tij instituti, “ndonĂ«se kishte fuqinĂ« pĂ«r t’i realizuar kĂ«to emĂ«rime, zgjodhi tĂ« mos veprojĂ«, duke lĂ«nĂ« pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjore”.

“Kjo situatĂ« çon nĂ« vonesa nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve publike, ndĂ«rprerje tĂ« mbikĂ«qyrjes institucionale dhe dobĂ«sim tĂ« llogaridhĂ«nies nĂ« sektorĂ«t mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« raportin e IKD-sĂ«.

Ky institut bëri thirrje për konstituimin e menjëhershëm dhe pa vonesa të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është në mesin e institucioneve, të cilat pritet të hyjnë në fazën e funksionimit me mungesë.

Mentor Hyseni, kryesues i Bordit të AKP-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda katër vjetësh, 80 për qind të aseteve të saj janë kategorizuar për transformim në interes publik.

Planifikimet aktuale janë që edhe 5 për qind e aseteve të përgatiten për transformim në interesin publik, por Bordi i kësaj agjencie, që nga 6 gushti do të mbetet pa gjashtë anëtarë, të cilëve u përfundon mandati.

Pa emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi, sipas tij, kuorumi për vendimmarrje do të mungojë dhe puna do të ngecë.

“NĂ« kĂ«tĂ« 5 pĂ«rqindĂ«shin e aseteve, neve na pengon [mos]konstituimi i Kuvendit. UnĂ« jam kryesues i Bordit dhe i kam edhe dy vjet [mandat], bashkĂ« me kryesuesin e Komitetit tĂ« auditimit, por nuk kemi kuorum pĂ«r t’i shtyrĂ« kĂ«to procese”, thekson Hyseni.

Ai shton se megjithatë, puna në përgatitjen e lëndëve do të vazhdojë. Por, për finalizimin e tyre, duhet pritur emërimet e reja në bordin e agjencisë.

Jofunksionaliteti i institucioneve “prek interesin e qytetarĂ«ve”

PamundĂ«sia pĂ«r tĂ« nisur procesin e emĂ«rimeve nĂ« institucionet dhe agjencitĂ« e pavarura dhe ato qĂ« janĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrje tĂ« Kuvendit, pĂ«r shkak tĂ« moskonstituimit tĂ« legjislativit, do t’i mbajĂ« ato pjesĂ«risht funksionale ose jofunksionale fare, deri nĂ« fund tĂ« vitit, vlerĂ«sojnĂ« nga Instituti pĂ«r Hulumtime tĂ« Avancuara – GAP.

Bekim Salihu nga ky institut, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se konstituimi i Kuvendit ende nuk duket nĂ« horizont, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mĂ« pas t’u qaset emĂ«rimeve nĂ« institucione dhe agjenci tĂ« pavarura.

Pasojat apo efektet e mundshme, sipas tij, do të jenë të drejtpërdrejta te qytetarët, për shkak se këto institucione ofrojnë shërbime që ndërlidhen me interesat e qytetarëve.

“PĂ«r shembull: Organi Shqyrtues i Prokurimit, nĂ« momentin qĂ« mbetet jofunksional, e qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« i tillĂ«, atĂ«herĂ« nĂ«nkupton qĂ« tĂ« gjitha kontratat qĂ« janĂ« lidhur nĂ« fushĂ«n e investimeve kapitale, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me qytete, me lagje, me fshatra, me vendbanime, lokalitete etj., tĂ« gjitha kĂ«to kontrata mbesin tĂ« bllokuara”, thotĂ« Salihu.

Ai shton se kontratat e tilla nuk mund të ekzekutohen nga autoriteti kontraktues, qoftë nga komuna apo instancat tjera.

Efektet e moskonstituimit të Kuvendit, siç thekson Salihu, përveç që po cenojnë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve, buxhetin për to, janë duke ekspozuar mundësinë e cenimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, ai e sheh edhe jofunksionalitetin e Komisionit të Pavarur të Mediave, për shkak të mungesës së pesë anëtarëve të bordit të tij, mbetet jofunksional.

“ËshtĂ« njĂ« organ shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve nga cenimet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga media tĂ« caktuara, por edhe pĂ«r mbrojtjen e mediave nga vetĂ« pronarĂ«t dhe bartĂ«sit e kĂ«tyre subjekteve”, thekson Salihu.

DitĂ« mĂ« parĂ«, organizatat qĂ« merren me tĂ« drejtat e gazetarĂ«ve, por edhe institucione tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, kanĂ« ngritur shqetĂ«simin se punĂ«torĂ«t e transmetuesit publik – Radio Televizionit tĂ« KosovĂ«s – do tĂ« mbesin pa paga pĂ«r muajin korrik.

“VetĂ« puna e kĂ«tij institucioni rrezikohet pĂ«r shkak tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe mungesĂ«s sĂ« themelimit tĂ« Komisionit parlamentar pĂ«r buxhet”, ka paralajmĂ«ruar transmetuesi publik, mĂ« 24 korrik.

ShqetĂ«simet lidhur me situatĂ«n financiare tĂ« transmetuesit publik i ka shprehur edhe Avokati i Popullit, Qelaj, i cili thotĂ« se ky transmetues duhet tĂ« mbetet i pavarur dhe tĂ« funksionojĂ« pa ndĂ«rprerje – edhe nĂ« kohĂ« krizash politike e institucionale.

Qelaj thekson se me situata të ngjashme mund të përballen edhe institucione të tjera, të pavarura apo edhe të mbikëqyrura nga Kuvendi, për shkak të moskonstituimit të tij.

“UnĂ« e kam parĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, jo vetĂ«m problematike nĂ« raport me funksionimin kushtetues tĂ« institucioneve, por edhe si njĂ« rast kur cenohet i tĂ«rĂ« funksionimi demokratik nĂ« vend”, thekson Qelaj.

Nga Instituti GAP vlerësojnë se gjasat që Kuvendi i Kosovës të konstituohet së shpejti janë të pasigurta, ndërkohë që edhe në rast se kjo ndodh shpejt, emërimet në bordet e institucioneve dhe agjencive, si dhe miratimi i tyre nga Kuvendi, marrin kohë për disa muaj.

Kosova, sipas GAP-it, jo vetëm që rrezikon të futet në vitin 2026 me një listë prej rreth 20 institucionesh dhe agjencish që funksionojnë me mungesa ose që nuk funksionojnë fare, por lista pritet të zgjerohet edhe më shumë./REL

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

Donald Trump kĂ«rcĂ«noi sot se do tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m tarifat qĂ« planifikon tĂ« vendosĂ« pĂ«r produktet e importuara nĂ« Shtetet e Bashkuara nga India, duke e akuzuar vendin se blen “sasi tĂ« mĂ«dha nafte ruse”.

“India jo vetĂ«m qĂ« blen sasi tĂ« mĂ«dha nafte ruse, por mĂ« pas, pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« naftĂ«s qĂ« blen, e shet nĂ« Tregun e Hapur pĂ«r njĂ« fitim tĂ« madh. Ata nuk interesohen se sa njerĂ«z nĂ« UkrainĂ« po vriten nga makineria ruse e luftĂ«s”, shkroi Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

“PĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj, unĂ« do tĂ« rris ndjeshĂ«m tarifat qĂ« India u paguan Shteteve tĂ« Bashkuara”, vazhdoi presidenti amerikan. Ai nuk hyri nĂ« detaje rreth shifrave tĂ« sakta.

Trump tha javën e kaluar se do të vendoste një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India dhe shtoi se ekonomia e pestë më e madhe në botë do të përballet gjithashtu me një dënim të paspecifikuar, por nuk dha detaje.

Gjatë fundjavës, dy burime qeveritare indiane i thanë Reuters se India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të Trump.

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Ivo Sanader, ish-Kryeministri i KroacisĂ« nĂ« periudhĂ«n 2003–2009, Ă«shtĂ« liruar me kusht nga burgu, pas njĂ« vendimi tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Sisakut.

Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 18 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sanader vuajti 11 vite burgim, duke i mbetur edhe 7 vite të tjera e 15 ditë burg. Për dënimin e mbetur, ish-Kryeministri kroat do të duhet të mbajë kontakt të rregullt me Zyrën e Shërbimit të Provës në Zagreb deri më 15 Gusht 2032.

Gjykata vlerĂ«soi se Sanader kishte plotĂ«suar kushtet pĂ«r t’u liruar para pĂ«rfundimit tĂ« plotĂ« tĂ« dĂ«nimit.

Megjithatë, ai ishte parë më herët në publik në Zagreb dhe Kutina, pasi kishte përfituar edhe më parë dalje të përkohshme nga burgu.

Avokati i tij, Çedo Prodanoviç, shprehu habinĂ« pĂ«r vendimin, duke thĂ«nĂ« se nuk ishte informuar pĂ«r seancĂ«n qĂ« u mbajt nĂ« gjykatĂ«.

“Nuk kam marrĂ« asnjĂ« njoftim dhe kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« dĂ«gjoj pĂ«r kĂ«tĂ«â€, deklaroi ai pĂ«r gazetĂ«n Jutarnji List.

72-vjeçari Sanader u dënua në vitin 2012 me shtatë vite burg për kanalizimin e fondeve nga ndërmarrje shtetërore drejt një fondi të paligjshëm të partisë së tij, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), si dhe për mosdeklarimin e donacioneve në financat e partisë.

Më pas, ai u dënua me gjashtë vite të tjera për marrje ryshfeti në shumën e 2.3 milionë eurove nga biznesmeni Stjepan Fioliç, lidhur me shitjen e një ndërtese, si dhe për dorëzimin e kontrollit të kompanisë shtetërore të naftës INA, në favor të një kompanie hungareze, në këmbim të një ryshfeti prej 10 milionë eurosh.

Mandati i tij si Kryeministër i Kroacisë u shoqërua nga një sërë skandalesh financiare, por ai njihet gjithashtu për qetësimin e krahut të djathtë brenda HDZ-së dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me pakicën serbe në Kroaci.

Sanader dha dorëheqjen papritur nga posti i Kryeministrit në vitin 2009, por arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë kurrë të qarta.

Kërkonin ndihma ushqimore, 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite

33 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihma ushqimore në Gaza, sipas spitaleve të zonës.

Dëshmitarë raportuan se u përballën me breshëri plumbash teksa turma të uritura po i afroheshin pikave të ndarjes së ndihmave.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një punonjës i saj u vra kur forcat izraelite granatuan zyrën e tyre.

Dy spitale në jug dhe qendër të Gazës raportuan se kanë pranuar trupa të vrarësh përgjatë rrugëve që çojnë drejt pikave të ndihmës të mbështetura nga Izraeli, përfshirë 11 të vrarë në zonën Teina, teksa po përpiqeshin të arrinin një pikë shpërndarjeje në Khan Younis.

Tre dëshmitarë palestinezë thanë për Associated Press se panë ushtarë që hapnin zjarr përgjatë këtyre rrugëve, të cilat ndodhen në zona ushtarake.

Njëri prej tyre, Yousef Abed, përshkroi se ishte vënë nën zjarr të pakontrolluar dhe pa të paktën tre persona të plagosur rëndë në tokë.

“Nuk munda t’i ndihmoja nga tĂ« shtĂ«nat”, ka thĂ«nĂ« ai.

Basketboll/ Thirrje raciste kundër Shqipërisë, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) bën me dije se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste ndaj vendit tonë gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në qytetin e Kumanovës.

“Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes sĂ« ndodhur gjatĂ« ndeshjes kualifikuese pĂ«r FIBA World Cup mes MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe RumanisĂ« nĂ« qytetin e KumanovĂ«s ku u dĂ«gjuan thirrje me pĂ«rmbajtje raciste ndaj ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve ka ndĂ«rmarrĂ« hapa zyrtarĂ« pĂ«r ta adresuar kĂ«tĂ« çështje”, lexohet nĂ« njoftimin e FSHB-sĂ«.

“FSHB ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r zyrtare pranĂ« FIBA World, duke denoncuar ngjarjen dhe kĂ«rkuar qĂ« tĂ« merren masa tĂ« qarta ndaj çdo veprimi qĂ« bie ndesh me frymĂ«n e barazisĂ« dhe respektit qĂ« promovon sporti. Federata thekson se basketbolli duhet tĂ« jetĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r bashkĂ«punim, respekt dhe pĂ«rfaqĂ«sim dinjitoz, larg gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi”, shton njoftimi.

Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike: Iku dhe treni, vazhdojmë

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.

“Iku dhe treni
 vazhdojmĂ«â€, ka shkruar Rama krahas videos sĂ« publikuar.

NjĂ« lokal i ndĂ«rtuar nĂ« trotuarin ku kalojnĂ« kĂ«mbĂ«sorĂ«t Ă«shtĂ« çmontuar nĂ« videon e publikuar. Kreu i qeverisĂ« ka ironizuar ndĂ«rtesĂ«n duke e cilĂ«suar si “tren”.

Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

NjĂ« aksident ka ndodhur kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« aksin  Fier- Levan, nĂ« afĂ«rsi tĂ« “ KthesĂ«s sĂ« Zhupanit” .  NjĂ« automjet  ka humbur kontrollin dhe pĂ«r pasojĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me shtyllĂ«n elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i  cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE , për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

Putin i përgjigjet lëvizjes së nëndetëseve nga Trump, zhvendos 4 bombardues drejt


ShqetĂ«sime tĂ« reja nĂ« lidhje me pĂ«rshkallĂ«zimin bĂ«rthamor midis Shteteve tĂ« Bashkuara dhe RusisĂ« po ngrihen nga zhvendosja e tĂ« paktĂ«n katĂ«r bombarduesve bĂ«rthamorĂ« strategjikĂ« Tupolev Tu-95MS drejt perĂ«ndimit, mĂ« afĂ«r EvropĂ«s, nga Vladimir Putin, sipas informacionit nga shĂ«rbimi hetimor ukrainas “Insider UA”.

Bombarduesit të cilët përdoren shpesh për sulme në Ukrainë, por gjithashtu i përkasin arsenalit bërthamor të Moskës thuhet se janë tashmë të pajisur me raketa, gjë që sipas të njëjtit burim rrit ndjeshëm mundësinë e një sulmi të madh të afërt.

Tu-95MS thuhet se u zhvendosën nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët në bazat Oleny dhe Engels-2 në Rusinë perëndimore vende të braktisura më parë për shkak të frikës nga sulmet ukrainase.

LĂ«vizjet, nĂ«se konfirmohen, vijnĂ« vetĂ«m 24 orĂ« pasi Donald Trump zbuloi se kishte urdhĂ«ruar lĂ«vizjen e dy nĂ«ndetĂ«seve bĂ«rthamore amerikane “mĂ« afĂ«r RusisĂ«â€, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« deklaratave tĂ« Dmitry Medvedev, i cili kĂ«rcĂ«noi me luftĂ« bĂ«rthamore.

“NĂ«ndetĂ«set tani janĂ« aty ku duhet tĂ« jenĂ«â€, tha presidenti amerikan tĂ« dielĂ«n vonĂ« nĂ« mbrĂ«mje, duke shtuar se i kishte dhĂ«nĂ« Putinit njĂ« ultimatum pĂ«r tĂ« ndaluar zjarrin deri tĂ« premten ose pĂ«r t’u pĂ«rballur me sanksione tĂ« reja tĂ« SHBA-sĂ«.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Moskë të mërkurën për bisedime. Sipas Trump, kërkesa për kontakt erdhi nga vetë regjimi i Putinit.

Kremlini: “Deklarat e Medvedevit nuk shprehin njĂ« qĂ«ndrim zyrtar”

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit u pĂ«rpoq tĂ« distancohej nga deklaratat e Medvedevit, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se “nĂ« Rusi, politika e jashtme pĂ«rcaktohet ekskluzivisht nga presidenti Putin”.

NdĂ«rsa pranoi se ka “zĂ«ra tĂ« vijĂ«s sĂ« ashpĂ«r” si nĂ« Rusi ashtu edhe nĂ« PerĂ«ndim, ai theksoi: “Ne nuk duam tĂ« pĂ«rfshihemi nĂ« njĂ« luftĂ« bĂ«rthamore. Ne jemi jashtĂ«zakonisht tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« çdo deklaratĂ« tĂ« tillĂ«. Rusia mbetet pĂ«rgjegjĂ«se dhe e pĂ«rkushtuar ndaj mospĂ«rhapjes bĂ«rthamore. Nuk mund tĂ« ketĂ« fitues nĂ« njĂ« luftĂ« bĂ«rthamore”.

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

Qeveria ka miratuar vendimin për të lehtësuar përballimin e kostos së strehimit për disa kategori të veçanta, duke ofruar mundësinë e një kredie me interes 0%, e cila do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bĂ«ri tĂ« ditur sot se programi i mbĂ«shtetjes pĂ«rfshin disa kategori tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe njĂ« nga pĂ«rfitimet e kĂ«tij programi Ă«shtĂ« njĂ« grant i menjĂ«hershĂ«m prej 20% tĂ« çmimit tĂ« banesĂ«s, i cili do t’u ofrohet familjeve tĂ« punonjĂ«sve tĂ« rendit qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ« dhe fĂ«mijĂ«ve nĂ« pĂ«rkujdesje tĂ« RepublikĂ«s, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« mbĂ«shtesĂ« ata nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe tĂ« ndihmojĂ« nĂ« lehtĂ«simin e barrĂ«s financiare.

“Mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga ky program familjet e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ«, fĂ«mijĂ«t nĂ« pĂ«rkujdesje tĂ« RepublikĂ«s si dhe familjet qiramarrĂ«se nĂ« ish-prona private. NjĂ« nga pĂ«rfitimet e kĂ«tij programi Ă«shtĂ« njĂ« grant i menjĂ«hershĂ«m prej 20% tĂ« çmimit tĂ« banesĂ«s, i cili do t’u ofrohet familjeve tĂ« punonjĂ«sve tĂ« rendit qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ« dhe fĂ«mijĂ«ve nĂ« pĂ«rkujdesje tĂ« RepublikĂ«s, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« mbĂ«shtesĂ« ata nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe tĂ« ndihmojĂ« nĂ« lehtĂ«simin e barrĂ«s financiare”, tha Gonxhja.

Për ata që duan të aplikojnë për këtë mundësi, procesi është i thjeshtë.

SĂ« pari, ata duhet tĂ« hyjnĂ« nĂ« portalin e-Albania, ku mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« shĂ«rbimin “Aplikim pĂ«r pĂ«rfitim kredie me 0% interes – Enti KombĂ«tar i Banesave”. Pasi tĂ« plotĂ«sojnĂ« formularin elektronik dhe tĂ« ngarkojnĂ« dokumentacionin e kĂ«rkuar, ata mund tĂ« dĂ«rgojnĂ« aplikimin.

Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat të caktuar dhe nuk kërkohet thirrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Zgjedhjet 2023/ SPAK çon për gjykim pesë persona për blerje votash në Rrogozhinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

Limon Shala

Fatmir Thaçi

Florant Saraçi

Engjell Cara

Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n akuzĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale,“Korrupsioni aktiv nĂ« zgjedhje”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” tĂ« Kodit Penal.

Shtetasi ShkĂ«lqim Hoxha akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale“MoskallĂ«zim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Erëra me shpejtësi që tejkalojnë 160 kilometra në orë kanë goditur Britaninë, ndërsa stuhia Floris ka përfshirë vendin, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në udhëtime, mungesë të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, zonat më të goditura ishin Skocia qendrore dhe veriore, ku është lëshuar një paralajmërim portokalli dhe autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e udhëtimit deri në mbrëmje.

NjĂ« paralajmĂ«rim i verdhĂ« u dha njĂ«kohĂ«sisht pĂ«r IrlandĂ«n e Veriut, pjesĂ« tĂ« Uellsit Verior dhe AnglinĂ« Veriore, ku meteorologĂ«t paralajmĂ«ruan pĂ«r “erĂ«ra jashtĂ«zakonisht tĂ« forta dhe potencialisht shkatĂ«rruese”.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Britanik, në Malësitë e Skocisë u regjistruan erëra që arritën deri në 170 kilometra në orë, ndërsa në zonat e populluara ato shkuan deri në 144 kilometra në orë. Shumë udhëtarë në Britani janë përballur me vështirësi, pasi një numër i madh i shërbimeve hekurudhore janë pezulluar. ScotRail ka vendosur një kufi shpejtësie prej 50 mph në disa nga linjat e saj, për shkak të rrezikut të lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, kompania hekurudhore u bëri thirrje banorëve që jetojnë pranë linjave hekurudhore të sigurojnë mobiljet e kopshtit dhe trampolinat, për të shmangur rrëzimin e tyre në shina. Disa linja në Skoci u dëmtuan nga pemët që ranë mbi to, duke ndërprerë plotësisht trafikun hekurudhor në disa zona.

Shoferët britanikë janë paralajmëruar të tregojnë durim, pasi Ura Forth dhe ura të tjera të rëndësishme janë mbyllur për autobusët me dy kate, automjetet e mëdha, motoçiklistët dhe këmbësorët. Në autostradën A87, disa karvanë u përmbysën për shkak të erërave të forta. Pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugë në Skoci dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Disa ngjarje të planifikuara për ditën e hënë janë anuluar. Më e spikatura është Royal Edinburgh Military Tattoo, e cila u anulua për herë të parë në historinë e saj 75-vjeçare, për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Stuhia Floris Ă«shtĂ« cilĂ«suar si mĂ« e forta qĂ« ka goditur BritaninĂ« gjatĂ« kĂ«tij muaji gusht. Meteorologu i Met Office, Peter Sloss, i tha BBC Radio Scotland se kjo ishte njĂ« situatĂ« “nĂ« territor tĂ« paeksploruar”.

 

Storm floris hits london, uk today#storm #StormFloris #london #unitedkingdom pic.twitter.com/MGIQrlYaLm

— ONE man (@JOSHUA_LORDP) August 3, 2025

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza.

NĂ«se u pĂ«rkisni shenjĂ«s sĂ« Gaforres, VirgjĂ«reshĂ«s, Akrepit, Shigjetarit apo shenjĂ«s sĂ« Peshqve atĂ«herĂ« jeni njĂ« nga “tĂ« favorizuarit e universit”. ShfrytĂ«zoni mundĂ«sitĂ« pĂ«r rritje, komunikim dhe krijim!

Gaforrja
KĂ«tĂ« javĂ« do tĂ« pĂ«rfshiheni nga njĂ« atmosferĂ« ripĂ«rtĂ«ritjeje dhe vendosmĂ«rie. NĂ« vend qĂ« tĂ« kĂ«rkoni vlerĂ«sim tĂ« jashtĂ«m, do tĂ« vini re se vetĂ«besimi juaj forcohet pĂ«rmes fitoreve tĂ« vogla dhe zbulimeve personale. ËshtĂ« koha ideale pĂ«r tĂ« ripĂ«rcaktuar prioritetet dhe pĂ«r tĂ« guxuar tĂ« bĂ«ni njĂ« hapa tĂ« mĂ«tejshĂ«m.

Virgjëresha
Java ju fton t’i besoni procesit, pa u pĂ«rpjekur tĂ« kontrolloni gjithçka. BashkĂ«punimet dhe shkĂ«mbimet e ideve janĂ« veçanĂ«risht tĂ« frytshme. NĂ«se u hapni derĂ«n tĂ« tjerĂ«ve, do tĂ« zbuloni se mbĂ«shtetja Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r nga sa mendonit.

Akrepi
E vërteta, sado e dhimbshme të jetë, të çliron. I drejtohesh vetëanalizës së brendshme dhe kupton se disa marrëdhënie ose perceptime kanë bërë një rreth të plotë. Kjo është koha për sqarim, pastrim të mendjes që hapin shtigje të reja.

Shigjetari
Entuziazmi dhe zjarri juaj i brendshĂ«m do tĂ« bĂ«hen udhĂ«rrĂ«fyesit tuaj. NĂ« vend qĂ« tĂ« prisni qĂ« rrethanat tĂ« “piqen “, do tĂ« ndjeni dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’i krijuar ato vetĂ«. KĂ«tĂ« javĂ«, fati ju favorizon – veçanĂ«risht kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njohje tĂ« reja.

Peshqit
ËndĂ«rroni shumĂ« dhe tani ato Ă«ndrra po fillojnĂ« tĂ« marrin formĂ«. NĂ«se e keni injoruar intuitĂ«n tuaj, kĂ«tĂ« javĂ« do ta dĂ«gjoni mĂ« qartĂ« se kurrĂ«. Po ju thĂ«rret qĂ« tĂ« vini idetĂ« tuaja nĂ« veprim.

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.

Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.

Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.

Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.

KAS mĂ« 30 korrik vendosi qĂ« mandati i vetĂ«m i fituar nga NSHB nĂ« qarkun TiranĂ« t’i kalonte tĂ« parĂ«s sĂ« listĂ«s sĂ« mbyllur, Ana Dajko.

Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.

Komisioni i Ankesave tha se dorĂ«heqjet nĂ« bllok nga kandidimi apo mandati janĂ« ligjĂ«risht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato tĂ« dorĂ«zuara mĂ« 11 maj nga tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t e listĂ«s sĂ« fiksuar tĂ« Koalicionit “ShqipĂ«ria BĂ«het”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-sĂ« nuk do tĂ« jetĂ« as daja i Endri Shabanit dhe e as kushĂ«rira e Adriatik Lapajt.

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

Momente tmerri pĂ«rjetuan pushuesit nĂ« plazhin e Macarese, nĂ« rajonin e Lacios , pasditen e sĂ« dielĂ«s, mĂ« 3 gusht , kur njĂ« tornado i habiti tĂ« pranishmit, duke “ngritur” çadrat nĂ« ajĂ«r dhe duke shkaktuar panik.

Sipas dĂ«shmitarĂ«ve, moti u pĂ«rkeqĂ«sua papritur dhe njĂ« erĂ« e fortĂ« pĂ«rfshiu plazhin, duke hedhur çadrat dhe shezlongjet. Pushuesit filluan tĂ« vraponin nĂ« panik pĂ«r t’u mbrojtur, ndĂ«rsa stafi i plazhit u pĂ«rpoq tĂ« rivendoste rendin.

“Moti u pĂ«rkeqĂ«sua papritur dhe filloi tĂ« frynte shumĂ« erĂ«. Çadrat u hodhĂ«n nĂ« ajĂ«r”, tha pĂ«r Adnkronos njĂ« punonjĂ«s nĂ« njĂ« dyqan plazhi nĂ« zonĂ«. “Zgjati disa minuta, por njerĂ«zit ishin tĂ« frikĂ«suar dhe vrapuan pĂ«r t’u fshehur. U afrova te rojet e plazhit pĂ«r t’i ndihmuar tĂ« mbyllnin çadrat dhe tĂ« çonin banorĂ«t nĂ« njĂ« vend tĂ« sigurt. Pati panik, por pĂ«r fat tĂ« mirĂ« askush nuk u lĂ«ndua. Pak mĂ« vonĂ«, gjithçka u kthye nĂ« normalitet”.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për sezonin dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.

đŸŒȘ Tromba d’aria nella spiaggia romana đŸŒȘ

Nel pomeriggio di domenica 3 agosto, una tromba d’aria ha colpito il litorale di Maccarese, sollevando gli ombrelloni e costringendo i bagnanti alla fuga.#Maccarese #Maltempo #Spiaggia #Estate #Roma #Cronaca #Notizie #Fregene pic.twitter.com/FJ2x8JqNrC

— Money.it (@moneypuntoit) August 4, 2025

❌