❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.

Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

“Sot Ă«shtĂ« operuar nga ajri dhe nga toka me katĂ«r helikopterĂ« dhe 34 forca zjarrfikĂ«se, tĂ« pyjores dhe presim tĂ« nisim prapĂ« herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes nĂ« orĂ«n 5:30 me ndihma shtesĂ« nga forcat e armatosura ku priten tĂ« vijnĂ« mbi 40 forca tĂ« armatosura”, tha Dredha.

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit, janë arrestuar 95 persona për lidhje të dyshuara me terrorizmin. Ajo që shqetëson më tepër është rritja e rasteve të të rinjve, shpesh adoleshentë, që radikalizohen, kryesisht përmes internetit.

Pjesa më e madhe e të ndaluarve, në rreth 50 operacione të kryera që nga fillimi i vitit, janë arrestuar brenda territorit spanjoll. një e treta vetëm në Katalonjë, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar jashtë vendit në bashkëpunim me policitë e shteteve të tjera, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Brendshme.

Ky fenomen po ndiqet me vëmendje të shtuar nga shërbimet e inteligjencës dhe antiterrorizmit, sidomos për shkak të rritjes së numrit të të rinjve të përfshirë. Ekspertët e lidhin këtë prirje me radikalizimin në internet, i cili është shtuar pas pandemisë, me përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste në rrjetet sociale të përdorura nga të rinjtë.

Operacionet janĂ« zhvilluar nĂ« 12 nga 17 komunitetet autonome tĂ« SpanjĂ«s dhe nĂ« qytetin autonom Melilla, nĂ« Marok. NĂ« to janĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe katĂ«r gra, pĂ«rfshirĂ« dy motra tĂ« arrestuara nĂ« Madrid, tĂ« cilat drejtonin njĂ« lloj “akademie xhihadiste” online pĂ«r indoktrinimin e grave myslimane.

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

Një studim i ri thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po e përshpejton procesin e plakjes te njerëzi, me pasoja që mund të jenë të krahasueshme me dëmet që shkaktojnë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dieta e dobët apo mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat ekstreme, që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata në shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Derisa ishte tashmë e ditur se valët e të nxehtit shkaktojnë rritje të menjëhershme të vdekjeve të parakohshme, siç ishte rasti me thuajse 600 vdekje të lidhura me një valë të nxehti në Angli, kjo është një nga analizat e para që shqyrton ndikimin afatgjatë.

Në një studim që përfshiu 25,000 persona në Tajvan për 15 vite, studiuesit krahasuan ekspozimin e tyre ndaj valëve të të nxehtit me moshën biologjike, një tregues i shëndetit të përgjithshëm.

U zbulua se moshimi biologjik rritej me rreth 9 ditë për ata që përjetonin 4 ditë më shumë me temperatura ekstreme brenda një periudhe dyvjeçare. Ndërkohë, punëtorët të cilët kalojnë më shumë kohë jashtë kishin një rritje të moshës biologjike prej 33 ditësh.

Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse këto shifra mund të duken të vogla, ato mbulojnë vetëm një periudhë dyvjeçare. Ndikimi gjatë gjithë jetës mund të jetë shumë më i madh. Rritja e moshës biologjike është gjithashtu një tregues i fortë i rrezikut për vdekshmëri të hershme.

“Ekspozimi ndaj valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« periudha tĂ« gjata mund tĂ« ketĂ« pasoja shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda se sa kemi raportuar,” tha Dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, qĂ« drejtoi kĂ«rkimin. “Dhe pĂ«r shkak se kĂ«to valĂ« janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta dhe zgjasin mĂ« shumĂ«, ndikimet nĂ« shĂ«ndet mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen edhe mĂ« tej.”

Profesori Paul Beggs nga Universiteti Macquarie nĂ« Australi shtoi: “TĂ« gjithĂ« kemi pĂ«rjetuar valĂ« tĂ« nxehti dhe kemi menduar se ia kemi hedhur pa pasoja – por ky studim tregon se kĂ«to valĂ« nĂ« fakt ndikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si plaket trupi ynĂ«.”

Ai gjithashtu përmendi një zbulim tjetër tronditës nga viti 2024, ku u gjet se ekspozimi ndaj të nxehtit në fëmijëri dëmton zhvillimin e trurit. Të dyja gjetjet tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë negativisht në çdo moshë dhe ndikimi mund të jetë i përhershëm.

Studimi u botua në revistën Nature Climate Change dhe mat përmes analizave mjekësore të ndryshme  si tensioni i gjakut, niveli i kolesterolit, inflamacioni, funksionet e mushkërive, mëlçisë dhe veshkave për të përcaktuar moshën biologjike të individëve.

Valët e të nxehtit nuk janë thjesht të pakëndshme por ato mund të jenë plakje e padukshme që po na ndodh të gjithëve, dita-ditës.

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

Disa njësi të Gardës Kombëtare që patrullojnë në Washington kanë filluar të mbajnë armë në një intensifikim të vendosjes ushtarake të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në kryeqytetin e SHBA-së.

Anëtarë të Gardës Kombëtare të Karolinës së Jugut u panë atje me pistoleta në këllëf të dielën, shkruajnë mediat e huaja. Zhvillimi vjen pasi Trump vendosi qindra trupa në qytetin e qeverisur nga demokratët si pjesë e asaj që ai e quajti një goditje kundër krimit.

Fillimisht, presidenti i SHBA-së thirri 800 anëtarë të Gardës Kombëtare të Distriktit të Kolumbias, përpara se gjashtë shtete të udhëhequra nga republikanët të dërgonin më shumë trupa në kryeqytet.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth lëshoi një direktivë që urdhëronte Gardën Kombëtare të fillonte të mbante armë ndërsa ishte në patrullim në kryeqytet.

Disa njësi tani janë të armatosura me pistoleta dhe të tjera me pushkë, sipas një zyrtari të departamentit të mbrojtjes i cili foli në kushte anonimiteti. Mendohet se ata që punojnë në administratë ose transport ka të ngjarë të mbeten të paarmatosur.

NjĂ« deklaratĂ« nga grupi i pĂ«rbashkĂ«t i punĂ«s qĂ« kontrollon policimin nĂ« Washington tha se patrullat filluan tĂ« mbanin armĂ« tĂ« dielĂ«n. Sipas tij, pĂ«rdorimi i armĂ«ve nga ana e tyre duhet tĂ« jetĂ« “njĂ« mjet i fundit dhe vetĂ«m nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nimi tĂ« menjĂ«hershĂ«m me vdekje ose lĂ«ndim serioz trupor”. Trump vendosi mijĂ«ra trupa nĂ« Uashington dy javĂ« mĂ« parĂ«, duke shkaktuar protesta sporadike nga banorĂ«t vendas.

Ai po shqyrton zgjerimin e vendosjeve nĂ« qytete tĂ« tjera tĂ« udhĂ«hequra nga DemokratĂ«t, si Baltimore, Çikago dhe Nju Jork.

“Mendoj se Çikago do tĂ« jetĂ« i radhĂ«s”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« tĂ« premten, duke shtuar se Nju Jorku mund tĂ« ndjekĂ« mĂ« pas. Komentet e tij kanĂ« shkaktuar reagime tĂ« forta nga udhĂ«heqĂ«sit demokratĂ« nĂ« tĂ« dy shtetet.

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Vatrat e izoluara plotësisht raportohen:

  1. Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës
  2. Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe
  3. Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
  4. Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
  5. Në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë.
  6. Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë.

Trump pas sulmit izraelit nĂ« spitalin nĂ« Gaza: Duhet t’i japim fund kĂ«tij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Trump mes të tjerash tha se nuk ishte më herët në dijeni të këtij sulmi.

“Nuk jam i kĂ«naqur me kĂ«tĂ«. Nuk dua ta shoh”, u ka thĂ«nĂ« Trump gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, duhet t’i japim fund atij
makthi”, shtoi mĂ« tej Trump.

Siç kemi raportuar sot, tĂ« paktĂ«n 20 persona janĂ« vrarĂ« nĂ« njĂ« sulm ndaj Spitalit Nasser – pĂ«rfshirĂ« pesĂ« gazetarĂ«.

Ky është episodi më i fundit në një luftë që ka qenë një nga konfliktet më vdekjeprurëse për gazetarët.

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar Ă«shtĂ« nĂ« zi pas ndarjes nga jeta tĂ« njĂ« prej figurave tĂ« tij mĂ« emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i TiranĂ«s dhe njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« respektuar tĂ« viteve ’60–’70, Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 81-vjeçare.

Tafaj ka qenë pjesë e një brezi të artë të bardhebluve, me të cilët ka fituar tri herë titullin kampion të Shqipërisë. Me paraqitjet e tij të sigurta dhe vendimtare, ai ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në sukseset e klubit të kryeqytetit, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve.

Përveç Tiranës, Bujar Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës dhe dëshmuar cilësitë e tij në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar.

Me ndarjen e tij nga jeta, futbolli ynë humb jo vetëm një ish-lojtar të shquar, por edhe një simbol të përkushtimit dhe pasionit për sportin. Kujtimi i Bujar Tafajt do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar dhe në zemrat e sportdashësve.

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, Turqia: Një tjetër krim lufte

Zyra e komunikimit presidencial e TurqisĂ« e quajti sulmin e sotĂ«m izraelit nĂ« Spitalin Nasser nĂ« Gaza, “njĂ« sulm ndaj lirisĂ« sĂ« shtypit dhe njĂ« tjetĂ«r krim lufte”.

Sipas mediave të huaja, të paktën 20 persona kanë vdekur në sulm, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, përfshirë pesë të tjerë të lidhur me agjenci si Reuters, AP dhe Al Jazeera.

“Izraeli, i cili vazhdon mizoritĂ« e tij pa marrĂ« parasysh asnjĂ« parim humanitar apo ligjor, Ă«shtĂ« nĂ«n iluzionin se mund tĂ« parandalojĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s pĂ«rmes sulmeve tĂ« tij sistematike ndaj gazetarĂ«ve”, tha Burhanettin Duran, kreu i drejtorisĂ« sĂ« komunikimit, nĂ« njĂ« postim nĂ« mediat sociale.

Duran shtoi: “ËshtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« ndĂ«rgjegje, bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare dhe organizatat, tĂ« ngrenĂ« zĂ«rin mĂ« fort dhe ta ndalojnĂ« kĂ«tĂ« gjenocid, i cili do tĂ« shkruhet si njĂ« faqe e errĂ«t nĂ« historinĂ« njerĂ«zore, sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur.”

Pa babanë që i vrau nënën, flet vajza: Ai e tërhoqi nga flokët dhe e goditi me thikë

Vrasja brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë.

Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek Mega duke treguar të gjithë dinamikën.

Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj.

18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin.pande

Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.

Pyetje: Nuk janë grindur më parë?

Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.

Pyetje: Ishe aty?

Vajza: Po. NĂ«na ime bĂ«rtiste ‘ndihmĂ« ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. PashĂ« gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikĂ« dhe ajo po bĂ«rtiste, edhe kur e tĂ«rhoqi nga flokĂ«t dhe e hodhi pĂ«rtokĂ«. Ata ishin nĂ« dhomĂ«, po bĂ«rtisnin. Nuk i kushtova shumĂ« vĂ«mendje, po flija. Pastaj mami filloi tĂ« thoshte ‘Do tĂ« mĂ« vrasĂ«sh’? Pastaj filloi tĂ« vraponte. Ishim unĂ« dhe vĂ«llai im, ai Ă«shtĂ« 13 vjeç. Nuk di çfarĂ« tĂ« them. Ishte e papritur. Nuk di çfarĂ« tĂ« mendoj. U grindĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« dhe mami i tha ‘mĂ« mirĂ« tĂ« ndahemi’. Ai iku njĂ«herĂ« pĂ«r dy ditĂ«, nuk e nxorri jashtĂ« mami, iku vetĂ« dhe pastaj u kthye dy ditĂ« mĂ« vonĂ« dhe na thoshte mĂ« vjen, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh mĂ«.

Pyetje: A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?

Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.

Pyetje: A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?

Vajza: Po, po.

40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i tij, por i një burri tjetër.

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.

Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë.

54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%.

E ndĂ«rsa tĂ« huajt me leje qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri dominojnĂ« nga shtetasit e KosovĂ«s, ItalisĂ« dhe TurqisĂ«, rritje tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r t’u pajisur me leje nĂ« vendin tonĂ« vijnĂ« edhe Azia, Amerika dhe Afrika.

Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme me krahun e punës të shtetasve të huaj.

Krahasuar me vitin 2023, shtetasit nga Amerika dhe Afrika kanë shënuar rritje me 23.4%, ndërsa ata nga Azia rritje me 20%. Ajo që bie në sy është fakti se kërkesat për leje qëndrimi po rriten në vendin tonë.

Afro 62% e të huajve forcë pune në Shqipëri janë meshkuj, kundrejt 38% që janë femra.

Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, 600 mijë persona të evakuuar

Një tajfun i fuqishëm goditi provincat bregdetare të Vietnamit, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu që rrëzuan pemë dhe shkatërruan çatitë e shtëpive.

Shkollat dhe aeroportet janë mbyllur, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre përpara se tajfuni Kajiki të mbërrinte në provincën bregdetare Ha Tinh, pasditen e së hënës.

Një banor i evakuuar nga provinca Nghe An tregoi se uji përmbyti gjithçka përreth, duke e përshkuar situatën si tmerrshme.

Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend.

Qendra meteorologjike e Vietnamit ka paralajmëruar për rrezik përmbytjesh të menjëhershme dhe rrëshqitjesh dheu, ndërsa 400 komuna në gjashtë provinca janë vënë në alarm.

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC duhet t’i hiqen licensat, janĂ« tĂ« njĂ«anshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato tĂ« njĂ«anshme dhe njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r demokracinĂ«. Presidenti deklaroi se kĂ«tyre televizioneve duhet qĂ« t’i hiqen licencat.

“Ato duhet t’i humbasin licencat pĂ«r mbulimin jo tĂ« saktĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ«. Gazetaria e shtrembĂ«r nuk duhet tĂ« shpĂ«rblehet, duhet tĂ« ndĂ«rpritet’, tha ai.

Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Trump sulmon mediat televizive ose kĂ«rcĂ«non t’u heqĂ« licencat.

Vitin e kaluar, Trump zgjidhi njĂ« padi pĂ«r shpifje kundĂ«r ABC pĂ«r 15 milionĂ« dollarĂ«, dhe ai ishte i famshĂ«m pĂ«r prezantimin e emisionit “The Apprentice” nĂ« NBC pĂ«rpara se tĂ« hynte nĂ« botĂ«n e politikĂ«s./Foxnews

Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink

Qasja e Ukrainës në shërbimin e internetit satelitor Starlink, mund të bllokohet për shkak të vetos së presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki në një projektligj për ndihmë për refugjatët, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak të hënën, teksa konflikti mes Qeverisë dhe kreut të shtetit sa shkon e thellohet.

Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë.

Presidenti polak, Nawrocki i ka vĂ«nĂ« veton projektligjit pĂ«r vazhdim tĂ« ndihmĂ«s financiare pĂ«r refugjatĂ«t ukrainas dhe i ka bĂ«rĂ« tĂ« ditura planet pĂ«r t’ua kufizuar atyre qasjen nĂ« kujdes shĂ«ndetĂ«sor dhe pĂ«rfitime pĂ«r fĂ«mijĂ«.

Megjithatë, zëvendëskryeministri polak, Krzystof Gawkowski, ka thënë se legjislacioni përfshin edhe bazën ligjore për ofrim të Starlinkut në Ukrainë.

“KĂ«tu merr fund interneti nga Starlinku tĂ« cilin e paguan Polonia pĂ«r UkrainĂ«n, teksa pĂ«rballet me luftĂ«â€, ka shkruar ai nĂ« X – dikur Twitter.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Gawkowskit ka thĂ«nĂ« se vetoja e Nawrockit nĂ«nkupton se prej 1 tetorit nuk do tĂ« ketĂ« bazĂ« ligjore pĂ«r t’i kryer pagesat pĂ«r Starlink.

Zëdhënësi i Nawrockit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se baza ligjore për Starlinkun mund të rikthehet nëse parlamenti e miraton një projektligj të propozuar nga presidenti deri në fund të muajit.

Polonia është njëra prej mbështetëseve më të mëdha të Ukrainës, prej nisjes së pushtimit rus më 2022.

Si Qeveria e qendrĂ«s, e kryeministrit, Donald Tusk, ashtu edhe Nawrocki, nacionalist konservator, pajtohen pĂ«r nevojĂ«n e ofrimit tĂ« ndihmĂ«s pĂ«r UkrainĂ«n qĂ« t’i bĂ«jĂ« ballĂ« pushtimit rus, ndonĂ«se disa polakĂ« janĂ« me dy mendje nĂ«se duhet ofruar ndihmĂ« pĂ«r 1.5 milion ukrainasit qĂ« tani jetojnĂ« nĂ« Poloni.

Nawrocki ka bĂ«rĂ« fushatĂ« kĂ«tĂ« vit me bindjen se “polakĂ«t duhet tĂ« jenĂ« prioritet” dhe ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« kufizohen tĂ« drejtat e tĂ« huajve nĂ« Poloni.

“Nuk e kam ndryshuar mendimin dhe synoj pĂ«rmbushjen e obligimeve tĂ« mia, dhe besoj qĂ« ndihma duhet t’iu ofrohet vetĂ«m ukrainasve qĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« punuar nĂ« Poloni, dhe e njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r kujdes shĂ«ndetĂ«sor”, u ka thĂ«nĂ« ai gazetarĂ«ve.

Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi.

RefugjatĂ«t ukrainas nĂ« Poloni kanĂ« tĂ« drejtĂ« t’i marrin 219 dollarĂ« pĂ«r njĂ« fĂ«mijĂ«, nĂ«se fĂ«mijĂ«t shkojnĂ« nĂ« shkollat polake.

Edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian kanë propozuar së fundmi zvogëlimin e përfitimeve për ukrainasit.

NĂ« Poloni, presidenti mund t’i propozojĂ« projektligjet dhe tĂ« pĂ«rdorĂ« veton ndaj legjislacioneve qeveritare.

NgjashĂ«m, edhe Qeveria mund t’i bllokojĂ« propozimet e presidentit./ REL

Zbulohet plantacioni më i madh i marijuanës në Mal të Zi, dy të arrestuar

Policia ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës në Mal të Zi deri më tani, me afërsisht 13,100 fidanë, në Tërnovo pranë Tivarit.

Thuhet se plantacioni i marijuanĂ«s u gjet dhe u neutralizua si pjesĂ« e operacionit kompleks “Trnovo” dhe se dy tĂ« dyshuar nga Bari dhe Zeta u arrestuan nĂ« operacion.

Sipas njoftimit për media, plantacioni ishte i pajisur me sisteme ujitjeje, kultivimi dhe sigurie fizike e teknike, gjë që tregon një nivel të lartë organizimi, ka shkruar MINA.

“Si pjesĂ« e kĂ«tij operacioni, me tĂ« mbĂ«rritur nĂ« vendngjarje, u arrestuan ZM (40) nga Zeta dhe DP (65) nga Tivari”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp.

Njoftimi për media i policisë shton se po ndërmerren aktivitete të mëtejshme për të identifikuar dhe përpunuar personat e lidhur me kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të marijuanës.

Afrika në shënjestër të Kremlinit, zbulohet grupi mercenar nën kontrollin e Putinit

Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, i njohur për kryengritjen e dështuar kundër Moskës dhe akuzuar për abuzime të rënda ndaj civilëve në Afrikë, po tërhiqet nga kontinenti, duke ia lënë vendin një force të re paramilitare: Africa Corps.

EkspertĂ«t thonĂ« se ky Ă«shtĂ« njĂ« “riemĂ«rtim strategjik” i RusisĂ«, e cila kĂ«rkon tĂ« ruajĂ« ndikimin nĂ« AfrikĂ« por kĂ«tĂ« herĂ« nĂ«n kontroll tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« shtetĂ«ror.

Ndryshe nga Wagner, Africa Corps operon nën Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe përfshin komandantë elitë nga ushtria ruse, por gjithashtu ka rekrutuar edhe ish-luftëtarë të Wagner.

Forca e re është tashmë aktive në disa shtete të Sahelit, si Mali, Nigeri dhe Burkina Faso, ku po zhvillon operacione të përbashkëta me ushtritë vendase kundër grupeve rebele dhe islamiste.

NĂ« RepublikĂ«n e AfrikĂ«s Qendrore – ku Wagner ka qenĂ« dominues prej vitit 2018, veçanĂ«risht pas largimit tĂ« trupave franceze – autoritetet janĂ« sinjalizuar nga Moska qĂ« tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« mercenarĂ«t me Africa Corps.

Ky tranzicion pason vdekjen e liderit tĂ« Wagner, Yevgeny Prigozhin, nĂ« gusht 2023, vetĂ«m dy muaj pas rebelimit tĂ« tij kundĂ«r udhĂ«heqjes ushtarake ruse. Me imazhin e Wagner tĂ« njollosur, Kremlini kĂ«rkon tĂ« “institucionalizojĂ«â€ praninĂ« e tij ushtarake nĂ« AfrikĂ«, duke shmangur rrezikun ligjor dhe reputacional qĂ« sollĂ«n abuzimet e raportuara tĂ« mercenarĂ«ve.

Megjithatë, ndikimi i Wagner në kontinent mbetet i diskutueshëm. Organizata akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë ekzekutime jashtëgjyqësore, ndërsa në Mali dhe CAR është kritikuar se ka përfituar nga burime minerare në këmbim të shërbimeve ushtarake. BE dhe OKB kanë kërkuar hetime të pavarura për krimet e supozuara.

Sipas analistĂ«ve, ndryshimi i emrit nuk nĂ«nkupton domosdoshmĂ«risht ndryshim tĂ« metodave. “Mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« pĂ«rpjekje e MoskĂ«s pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« paprekur funksionet e Wagner, por nĂ«n njĂ« etiketĂ« mĂ« tĂ« pranueshme ndĂ«rkombĂ«tarisht”, shprehet HĂ©ni Nsaibia nga ACLED.

Ndërkohë, situata e sigurisë në Sahel vazhdon të përkeqësohet. OKB paralajmëron se aktiviteti terrorist është rritur në shkallë, sofistikim dhe bashkëpunim me krimin e organizuar transnacional, ndërsa qeveritë vendase nuk kanë kapacitet për ta përballuar të vetme këtë krizë.

Mbart disa viruse, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke arritur në Evropën Qendrore. Insekti, i cili ka qenë prej kohësh i pranishëm në vendin tonë, mbart disa viruse që mund të transmetohen te njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të tilla si Zika, chikungunya dhe dengue.

NjĂ« studim i botuar sĂ« fundmi nĂ« “Global Change Biology” sugjeron se temperaturat nĂ« rritje po pĂ«rshpejtojnĂ« pĂ«rhapjen e saj mĂ« nĂ« veri dhe se brenda dhjetĂ« vjetĂ«sh mushkonja tigĂ«r mund tĂ« arrijĂ« nĂ« FrancĂ«n veriore dhe prej andej nĂ« LondĂ«r.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit përdorën modele klimatike dhe mjedisore për të monitoruar zgjerimin e A. albopictus në të gjithë Evropën. Rezultatet tregojnë se në 18 vjet, mushkonja ka trefishuar shkallën e zgjerimit të saj në Francë, nga një lëvizje vjetore prej afërsisht 6.5 km në vitin 2006 në afërsisht 13 km në vitin 2024.

Ky zgjerim i papritur ka të ngjarë të jetë për shkak të kushteve më të favorshme klimatike në zonat më veriore, ku temperaturat po bëhen më të buta. Përveç Evropës Jugore, e cila ka qenë prej kohësh një habitat ideal për këtë insekt, brenda pak vitesh mund ta shohim edhe mushkonjën tigër në qytete si Strasburgu, Vjena, Londra dhe Frankfurti.

Sipas studiuesve, shpërthimet e fundit të dengues në Evropë mund të jenë tregues i një trendi më të gjerë. Rastet janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, nga pak mbi 500,000 në vitin 2000 në 14.6 milionë në vitin 2024. Ky zbulim është në përputhje me rezultatet e një studimi tjetër të publikuar majin e kaluar, i cili analizoi 35 vjet shpërthime të dengues dhe chikungunya dhe gjeti një rritje të konsiderueshme të shpërthimeve evropiane, të nxitura nga përhapja e mushkonjës tigër në Kontinentin e Vjetër.

Mourinho pranë rikthimit në Premier League

Jose Mourinho mund të jetë gati për një rikthim surprizë në Premier League. Sipas mediave britanike, trajneri portugez, aktualisht në krye të Fenerbahçes, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Nottingham Forest.

Klubi anglez, pavarësisht kualifikimit për në Europa League sezonin e kaluar dhe një debutimi me fitore këtë sezon, duket se është në prag të ndarjes me trajnerin aktual Nuno Espírito Santo. Arsyeja? Kritikat e hapura të portugezit për merkaton verore dhe vonesat në përgatitjet e skuadrës.

“Kam pasur gjithmonĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« me presidentin Evangelos Marinakis dhe flisnim çdo ditĂ«, por kohĂ«t e fundit gjĂ«rat nuk kanĂ« shkuar mirĂ«. Jam i shqetĂ«suar pĂ«r sezonin”, tha Nuno, duke konfirmuar tensionet me drejtuesit.

Shkarkimi i tij pritet të ndodhë brenda pak ditësh, ndërsa Mourinho raportohet se ka dhënë pëlqimin e tij për të marrë drejtimin e skuadrës nga Stambolli në Nottingham. Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të ishte eksperienca e katërt e Mourinhos në Premier League pas Chelsea-t (në dy periudha),  Manchester United dhe Tottenham.

Vjen për herë të parë, Sylvinho fton në Kombëtare zbulimin e sezonit të shkuar

Cristian Shpendi ka marrĂ« mĂ« nĂ« fund ftesĂ«n e shumĂ«pritur pĂ«r t’iu bashkuar KombĂ«tares A tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Sulmuesi kuqezi, i cili mĂ« herĂ«t ka qenĂ« pjesĂ« e ekipeve U19 dhe U21, ka bindur trajnerin Sylvinho dhe do tĂ« jetĂ« nĂ« listĂ«n e grumbullimit pĂ«r ndeshjet e shtatorit.

Sipas mediave italiane, te Cesena ka mbërritur ftesa për lojtarin që po shkëlqen prej disa sezonesh fillimisht në Serie C e më pas në Serie B. Shpendi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për dy sfidat e ardhshme, një miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ku Sylvinho mund të eksperimentojë, si dhe ndeshjen vendimtare kundër Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin (9 shtator në Tiranë).

Ftesa për 21-vjeçarin është konsideruar prej kohësh si e merituar, por deri më tani sulmuesi nuk ishte përfshirë në planet e trajnerit brazilian të Shqipërisë. Forma e tij e mirë me Cesenan ka bërë që tekniku të mos e injorojë më një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë të momentit.

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.

Bllokimi i sanksioneve kundër Izraelit në Holandë trondit qeverinë

DorĂ«heqja e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Caspar Veldkamp, ​​partnerĂ«t e koalicionit tĂ« tĂ« cilit bllokuan kĂ«rkesĂ«n e HolandĂ«s pĂ«r tĂ« rritur sanksionet kundĂ«r Izraelit, dhe dorĂ«heqja pasuese e ministrave tĂ« tjerĂ« tĂ« KontratĂ«s sĂ« Re Sociale (NSC) kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah pĂ«rçarjet e thella nĂ« peizazhin politik tĂ« vendit nĂ« lidhje me GazĂ«n.

Kriza qeveritare, e cila shpërtheu pasi dy partnerët e tjerë të koalicionit në qeverinë e përkohshme, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Partia e Lëvizjes së Qytetarëve Fermerë (BBB), bllokuan masat e ashpra kundër Izraelit, po përshpejton procesin e përçarjes në politikën holandeze në lidhje me çështjen palestineze.

Pas dorëheqjes së ministrave të NSC-së, qeveria e përkohshme tani mban vetëm një shumicë prej 21 për qind në Parlament. Ekspertët thonë se Holanda po hyn në një periudhë përçarjeje si në qëndrimin e saj ndaj çështjes palestineze ashtu edhe në ekuilibrin e saj të përgjithshëm politik.

Nassreddin Taibi, njĂ« shkencĂ«tar politik dhe autor i librit “Europe Elects”, i cili hulumton zgjedhjet evropiane, i tha njĂ« gazetari tĂ« Anadolus se kĂ«to dorĂ«heqje tregojnĂ« se presioni publik po rritet gradualisht mbi klasĂ«n politike.

“Sondazhet, madje edhe ato para 7 tetorit (2023), tregojnĂ« se shumica e publikut holandez dĂ«shiron masa dhe sanksione mĂ« tĂ« ashpra kundĂ«r Izraelit, por shumica politike nĂ« parlament mbetet fuqimisht pro-Izraelit”.

CDA dhe NSC ndryshojnë qëndrim, VVD-BBB kundërshtojnë

Taibi theksoi se në muajt e fundit, Partia Krishtere Demokratike (CDA) është zhvendosur nga mbështetja e pakushtëzuar për Izraelin në mbështetjen e sanksioneve kundër Izraelit dhe njohjes së Palestinës.

Ai shtoi: “KĂ«tĂ« javĂ«, pamĂ« NSC tĂ« lĂ«vizĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin drejtim si CDA, por VVD dhe BBB mbeten me vendosmĂ«ri pro-Izrael dhe po bllokojnĂ« njĂ« qĂ«ndrim mĂ« tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r Izraelit dhe sanksioneve”.

Ai tha se justifikimet pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« kĂ«tyre dy partive pĂ«r Izraelin kanĂ« ndryshuar, duke theksuar: “Ata nuk po pĂ«rpiqen mĂ« tĂ« justifikojnĂ« mosveprimin e tyre kundĂ«r Izraelit me pĂ«rrallat e zakonshme dhe tĂ« frikshme rreth tĂ« drejtĂ«s sĂ« Izraelit pĂ«r vetĂ«mbrojtje, por duke thĂ«nĂ«: ‘Holanda mund tĂ« bĂ«jĂ« shumĂ« pak, ne nuk kemi ndikim’”.

Lobi Izraelit, ndikimi i CIDI-t

Lidhur me ndikimin e Izraelit në vendimmarrjen politike në Holandë, Taibi vuri në dukje se VVD, BBB, dhe më parë NSC, CDA, dhe madje edhe Partia Laburiste (PvdA) mbajnë marrëdhënie të mira me Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit të Izraelit (CIDI), lobin më të shquar pro-Izrael të vendit.

Taibi komentoi: “NdonjĂ«herĂ« partitĂ« kapen duke cituar dokumente tĂ« CIDI-t fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« nĂ« fjalimet e tyre parlamentare, gjĂ« qĂ« tregon ndikimin e CIDI-t nĂ« politikĂ«n dhe partitĂ« holandeze”.

Taibi theksoi se pas protestave tĂ« tifozĂ«ve nĂ« Amsterdam, u zbulua se BBB pĂ«rdori njĂ« raport nga Ministria izraelite e DiasporĂ«s qĂ« pretendonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme se Hamasi ishte i pĂ«rfshirĂ«. Ai theksoi se rrĂ«nja e paragjykimeve pro-Izraelit tĂ« shumĂ« partive qĂ«ndron nĂ« “varĂ«sinĂ« e politikĂ«s sĂ« jashtme holandeze nga SHBA-ja”.

Qeveria është bërë jofunksionale

Taibi pĂ«rmendi se refuzimi i VVD-sĂ« dhe BBB-sĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur sanksione mĂ« tĂ« ashpra kundĂ«r Izraelit rezultoi nĂ« largimin e NSC-sĂ« nga qeveria. “Pasi Partia e LirisĂ« (PVV) e ekstremit tĂ« djathtĂ« u largua nga qeveria nĂ« qershor, qeveria e pĂ«rkohshme tani mban vetĂ«m 21 pĂ«r qind tĂ« vendeve nĂ« Parlament”, tha ai.

Ai deklaroi se situata do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet pas zgjedhjeve tĂ« tetorit 2025, duke thĂ«nĂ«: “VVD po humbet me shpejtĂ«si mbĂ«shtetjen nĂ« sondazhe, ndĂ«rsa dy partitĂ« e mbetura tĂ« koalicionit, VVD dhe BBB, duket se po marrin mĂ« pak se 15 pĂ«r qind tĂ« votave. Sinqerisht, Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« kĂ«to parti tĂ« qeverisin vendin nĂ« mĂ«nyrĂ« kuptimplote.”

Mundësia e një qeverie pro-palestineze

Taibi deklaroi se ky kaos mund t’u sjellĂ« dobi partive si CDA, E Majta e GjelbĂ«r (GL) dhe Partia e PunĂ«s (PvdA), tĂ« cilat hynĂ« nĂ« zgjedhjet e mĂ«parshme nĂ« aleancĂ«, pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« parakohshme qĂ« do tĂ« mbahen mĂ« 29 tetor 2025.

Lidhur me mundĂ«sinĂ« e njĂ« qeverie pa VVD-nĂ«, Taibi tha: “NjĂ« koalicion i pĂ«rbĂ«rĂ« nga GL/PvdA, CDA, D66 dhe njĂ« parti e vogĂ«l me prirje tĂ« majtĂ« po i afrohet ngadalĂ« shumicĂ«s nĂ« sondazhe. NĂ«se njĂ« koalicion i tillĂ« fiton shumicĂ«n, kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndryshime themelore nĂ« shumĂ« fusha tĂ« politikave, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« politikĂ« tĂ« jashtme pro-palestineze”.

Taibi vuri në dukje se Holanda, një nga aleatët më të mëdhenj evropianë të Izraelit, mund të bëhet një nga kritikët e tij më të zëshëm dhe se ky ndryshim pro-palestinez do të ishte veçanërisht i theksuar nëse GL/PvdA udhëheq qeverinë e ardhshme.

Pas mosmarrëveshjeve mbi dështimin për të rritur sanksionet kundër Izraelit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) u tërhoq gjithashtu nga qeveria më 22 gusht, dhe VVD dhe BBB vazhdojnë të ruajnë koalicionin.

❌