Një vështrim mbi sfidat, mundësitë dhe modelet europiane për ruajtjen e Alpeve Shqiptare dhe parqeve tona kombëtare.
Â
Nga Gjergj Kota
Maja të larta që prekin qiellin, lugina të gjelbra plot lumenj kristalorë dhe ajër i pastër malor që të mbush mushkëritë. Kjo është skena që të shfaqet teksa zbardh agimi në zemër të Alpeve Shqiptare.
Një udhëtar i hershëm ngrihet pranë një bujtine tradicionale në Theth, Valbonë apo Lëpushë, dëgjon zhurmën e lumit apo një ujëvare në largësi dhe shikon retë teksa shpërndahen mbi majat përreth.
Në atë moment magjik, përjeton madhështinë e natyrës shqiptare, sikurse shumë vizitorë që vijnë nga gjithë bota për të eksploruar parqet tona kombëtare.
Por pas kësaj tabloje piktoreske, fshihen sfida të mëdha: si të menaxhojmë e mbrojmë këto thesare natyrore?
Më poshtë është një vështrim mbi këto sfida dhe zgjidhjet e mundshme, duke u fokusuar te Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë si shembull për mbarë sistemin e parqeve kombëtare në vend.
Â
Pasuritë natyrore dhe gjendja aktuale e parqeve
Shqipëria, megjithëse një vend i vogël, është e pasur me biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe rreth një të pestën e territorit e ka nën mbrojtje si zona të mbrojtura.
Aktualisht janë 12 parqe kombëtare (tokësore dhe detare) që mbulojnë rreth 313,950 hektarë, afërsisht 11% të territorit. Këto përfshijnë që nga bukuritë alpine si Alpet e Veriut e deri tek ekosistemet unike bregdetare si Divjaka-Karavastaja apo Butrinti.
Parqet kombëtare luajnë një rol kyç jo vetëm në ruajtjen e natyrës, por edhe në ekonomitë lokale. Ato furnizojnë komunitetet me ujë të pijshëm, materiale drusore, kullota, madje ofrojnë potencial të madh për eko-turizëm dhe agroturizëm rural.
Për shembull, Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, ku përfshihet Valbona, Thethi dhe zonat përreth, vizitohet mesatarisht nga rreth 120 mijë deri në 150 mijë turistë në vit, me një tendencë në rritje gjatë viteve të fundit.
Kjo rritje tregon popullaritetin gjithnjë e më të madh të Alpeve Shqiptare si destinacion kryesor për turizmin natyror dhe aventurën malore.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vlerave, dhe përpjekjeve të deritanishme për përmirësime, gjendja në terren lë ende për të dëshiruar. Shumë parqe vuajnë nga laku institucional, investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, staf apo promocion.
Në male ende hasen gjurmë të abuzimit mjedisor, si prerje të paligjshme pyjesh, depozitim mbeturinash në lumenj, projekte hidroenergjetike të debatueshme, si dhe ndërtime të pakontrolluara dhe jashtë çdo fizionomie tradicionale alpine, të cilat rrezikojnë autenticitetin kulturor dhe peizazhin natyror.
Zonat e mbrojtura malore shpesh kanĂ« qenĂ« âtĂ« lĂ«na nĂ« harresĂ« totaleâ nga pushteti lokal e qendror, dhe po rikthehet vĂ«mendja pĂ«r tâi ringjallur ato.
Parku KombĂ«tar âAlpet e ShqipĂ«risĂ«â Ă«shtĂ« njĂ« shembull domethĂ«nĂ«s ku pĂ«rpjekjet e fundit synojnĂ« pikĂ«risht kĂ«tĂ« rikthim tĂ« vĂ«mendjes dhe integrimin e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.
Â

Harta e zonave tĂ« mbrojtura natyrore nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rfshirĂ« parqet kombĂ«tare, zonat qendrore dhe ato me pĂ«rdorim tradicional, sipas kategorizimit funksional tĂ« legjislacionit shqiptar. Burimi: ASIG â Agjencia ShtetĂ«rore e Informacionit GjeohapĂ«sinor.
Â
Rasti i Parkut KombĂ«tar âAlpet e ShqipĂ«risĂ«â
Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, i shpallur në janar 2022 me Vendim të Këshillit të Ministrave, është sot krenaria e rrjetit të parqeve shqiptare.
Ai bashkoi në një të vetëm disa zona ikonike: Parkun e mëparshëm të Thethit, Parkun e Luginës së Valbonës dhe Rezervatin Natyror të Luginës së Gashit, duke krijuar parkun më të madh në Shqipëri me rreth 82,844 hektarë sipërfaqe.
Parku shtrihet nga skajet e Vermoshit në veri, deri në Valbonë dhe luginën e lumit të Gashit në lindje, duke përfshirë dhe zemrën e Alpeve.
Këtu gjenden majat më të larta e më spektakolare të vendit, përfshirë majën e Jezercës (2,694 m) që mbizotëron horizontin. Relievi karstik me shpella të thella, liqenet akullnajore piktoreske, pyjet e ahut dhe haloreve, si dhe fauna e pasur me arinj, rrëqebuj, dhi të egra e shqiponja, e bëjnë këtë park një thesar të vërtetë natyror.
Â

Harta funksionale e Parkut KombĂ«tar âAlpet e ShqipĂ«risĂ«â, ku paraqiten zonat qendrore tĂ« mbrojtura, ato tĂ« pĂ«rdorimit tradicional dhe zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, si dhe emĂ«rtimi i zonĂ«s sĂ« mbrojtur sipas ndarjes ligjore. Ky park Ă«shtĂ« njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« vend dhe pĂ«rfshin zona si Valbona, Thethi, Vermoshi, Curraj i EpĂ«rm dhe Lugina e ShalĂ«s. Burimi: ASIG â Agjencia ShtetĂ«rore e Informacionit GjeohapĂ«sinor.
Â
Por a mjafton shpallja me ligj që ky thesar të ruhet? Realiteti na tregon se sfidat janë të shumta. Numri i vizitorëve në Alpe është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Shtigjet tashmĂ« tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht si âPeaks Of The Balkansâ, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu shtegun popullor ValbonĂ« â Theth, tashmĂ« tĂ«rheqin mijĂ«ra dashamirĂ«s tĂ« ecjeve malore vendas e tĂ« huaj nĂ« çdo sezon.
Kjo rritje e fluksit turistik, ndonëse lajm i mirë për ekonominë lokale, ka vënë në pah mungesat infrastrukturore e menaxheriale.
Gjatë një ecjeje tipike në park, vizitori i vëmendshëm mund të vërejë tabelat e rralla informuese (dhe shpesh të vjetruara), mungesën e koshave të plehrave apo të stacioneve Ranger në terren.
BanorĂ«t vendas kanĂ« filluar tâi rikthehen zonĂ«s pas dekadash emigrimi, duke hapur bujtina e biznese turistike, por edhe ata shpesh ankohen se institucionet publike nuk po ecin me tĂ« njĂ«jtin hap pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar shĂ«rbimet bazĂ« nĂ« park.
Â

Pamje mahnitĂ«se e majave madhĂ«shtore nĂ« zemĂ«r tĂ« Parkut KombĂ«tar âAlpet e ShqipĂ«risĂ«â â njĂ« peizazh alpin qĂ« fsheh pas bukurisĂ« sĂ« tij sfida tĂ« shumta menaxheriale. Foto Autori.
Â
Sfidat kryesore: Nga tarifat te siguria në terren
Mungesa e tarifimit dhe e të ardhurave
Shumica e parqeve tona kombëtare nuk aplikojnë asnjë tarifë hyrjeje për vizitorët, ndryshe nga shumë vende ku parku siguron fonde vetjake nga biletat ose nga taksat e qëndrimit në akomodime. Për rrjedhojë, administratat e parqeve në Shqipëri varen pothuajse tërësisht nga buxheti shtetëror (i cili shpesh është i kufizuar) ose nga projekte donatorësh.
Kohët e fundit ka pasur përpjekje për vendosjen e biletave modeste në disa parqe, si p.sh. në Parkun e Divjakë-Karavastasë ku u tentua një biletë 50 lekë për këmbësorë dhe 150 lekë për automjete.
Ky hap u argumentua nga Ministria e Turizmit si mjet për të siguruar të ardhura që do të shkojnë për pastrimin, mirëmbajtjen dhe investimet në park.
Megjithatë, reagimi i komunitetit lokal ishte i ashpër: banorët e Divjakës protestuan duke e parë pagesën si barrë, sidomos pasi e vetmja rrugë drejt plazhit kalon brenda parkut. Në fund, ministria sqaroi se banorët lokalë do të përjashtoheshin nga tarifa dhe se ajo do të zbatohej vetëm për turistët.
Kjo situatĂ« tregon sesa e ndjeshme Ă«shtĂ« çështja e tarifimit â nga njĂ«ra anĂ« nevoja pĂ«r fonde, nga ana tjetĂ«r shqetĂ«simi i komunitetit. PĂ«r parqet malore si Alpet, ende nuk ka njĂ« skemĂ« tarifimi; vizitorĂ«t nĂ« Theth, ValbonĂ« apo LĂ«pushĂ« hyjnĂ« e dalin lirisht.
Kjo është pozitive për aksesin publik, por një mundësi e humbur për të gjeneruar të ardhura që do të përmirësonin shërbimet (p.sh. mirëmbajtjen e shtigjeve, qendrave informative etj.).
NjĂ« ironi qĂ« nuk kalon pa u vĂ«nĂ« re Ă«shtĂ« se pĂ«r tĂ« vizituar Liqenet e JezercĂ«s, tĂ« ndodhura brenda territorit shqiptar, nĂ«pĂ«rmjet shtigjeve nga Parku KombĂ«tar âProkletijeâ nĂ« Mal tĂ« Zi, njĂ« qytetar shqiptar duhet tĂ« paguajĂ« 3 euro pĂ«r person, ndĂ«rsa nuk paguan asgjĂ« kur i afrohet prej brenda vendit.
Ky kontrast tregon sesa shumĂ« mbetet ende pĂ«r tâu bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« sistem funksional tarifimi, nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane, por edhe tĂ« ndjeshĂ«m ndaj komunitetit lokal.
Â
Infrastrukturë dhe mirëmbajtje e pamjaftueshme
Një nga ankesat kryesore të vizitorëve aventurierë në parqet shqiptare është sinjalistika e kufizuar turistike. Shpesh mungojnë tabela orientuese nëpër udhëkryqe rrugësh rurale ose në hyrje të shtigjeve malore, çka e bën të vështirë gjetjen e destinacioneve pa një guidë lokale.
Shumica e monumenteve natyrore nuk kanë tabela informuese, ose në rastin më të mirë, tabelat janë tejet të amortizuara.
Edhe aty ku janë shënuar disa shtigje malore me shenja standarde (p.sh. me bojë në shkëmbinj), mungojnë tabelat në fillim të shtigjeve apo hartat orientuese, duke e lënë vizitorin të pasigurt për drejtimin.
Kjo situatë bie në sy sidomos krahasuar me vendet fqinje: në Mal të Zi apo Kosovë, sapo hyn në një park kombëtar, gjen tabela të mëdha me hartën e zonës dhe rregullat.
Për fat, organizatat dhe komunitetet lokale janë përpjekur të mbushin disi boshllëkun, për shembull, klube të alpinizmit dhe donatorë si GIZ kanë financuar shenjimin e disa shtigjeve të rinj në Alpe vitet e fundit, por një rrjet i plotë sinjalistike modern dhe i standardizuar ende nuk është vendosur.
Pjesë e infrastrukturës së munguar janë edhe qendrat e vizitorëve dhe pikat Ranger.
Aktualisht, Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë nuk ka një qendër unike turistike dhe informative të vetë parkut, që të shërbejë si pikë qendrore orientimi për vizitorët, informim mjedisor, planifikim rrugëtimesh apo edukim publik.
NĂ« Theth dhe ValbonĂ« funksionojnĂ« zyra tĂ« vogla tĂ« administratĂ«s lokale tĂ« zonave tĂ« mbrojtura (AdZM), tĂ« cilat bĂ«jnĂ« çâĂ«shtĂ« e mundur nĂ« kushtet ekzistuese, por shpesh kanĂ« staf tĂ« kufizuar dhe mungesĂ« logjistike.
Po ashtu, janë ngritur disa pika informative nga subjekte private që operojnë në turizëm, por këto në pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë të mbyllura, ose ofrojnë informacion të pjesshëm.
NĂ« tĂ« gjithĂ« Alpet Shqiptare janĂ« vetĂ«m disa roja mjedisorĂ« qĂ« patrullojnĂ« hapĂ«sirĂ«n gjigante prej mbi 80 mijĂ« hektarĂ«sh â njĂ« detyrĂ« pothuajse e pamundur fizikisht.
Pasojat e kësaj mungese kapaciteti duken qartë: shtigje që dëmtohen nga erozioni dhe nuk riparohen, mungesë e shtigjeve të reja, zona pikniku ose vëzhgimi që nuk ekzistojnë ose janë lënë pas dore, dhe probleme të vazhdueshme me grumbullimin e mbetjeve.
NĂ« sezonin veror, sidomos pas fundjavave tĂ« ngarkuara, nĂ«pĂ«r vendet e kampimit apo buzĂ« rrugĂ«ve tĂ« Thethit dhe ValbonĂ«s vĂ«rehen shpesh mbeturina tĂ« lĂ«na nga vizitorĂ«t (kryesisht vendas), ndĂ«rsa nuk ka staf tĂ« mjaftueshĂ«m, as kosha tĂ« mjaftueshĂ«m e as mjete pastrimi pĂ«r tâi larguar nĂ« kohĂ«.
Aksione vullnetare pĂ«r pastrimin e shtigjeve, kryesisht nĂ« fillim tĂ« sezonit turistik veror â si p.sh. ai i organizuar kĂ«tĂ« vit nga Shoqata e UdhĂ«rrĂ«fyesve MalorĂ« ShqiptarĂ« â pĂ«rmirĂ«sojnĂ« disi situatĂ«n, por nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« njĂ« sistem tĂ« strukturuar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m mirĂ«mbajtjeje.
Â
Siguria dhe shërbimi i kërkim-shpëtimit
Vetë natyra malore e parqeve si Alpet mbart rreziqe reale: terrene të thepisura, mot që ndryshon papritur, dhe zona të thella pa sinjal telefonik.
Në vendet me traditë alpine, ekzistojnë shërbime të mirorganizuara shpëtimi malor që ndërhyjnë në mënyrë të specializuar kur alpinistët apo turistët hasin rrezik.
Në Shqipëri, ky shërbim është ende në hapat e parë. Nuk ka një njësi të posaçme shtetërore të kërkim-shpëtimit malor, të pajisur dhe me personel të trajnuar me kohë të plotë të vendosur brenda parqeve kombëtare.
Deri mĂ« tani, ky shĂ«rbim mbulohet kryesisht nga âShĂ«rbimi i KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor tĂ« ShqipĂ«risĂ«â, njĂ« strukturĂ« vullnetare pranĂ« FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Alpinizmit, si dhe nga Shoqata Speleologjike Shqiptare, e cila kryen edhe kjo shĂ«rbim tĂ« shpĂ«timit alpin dhe speleologjik nĂ« mĂ«nyrĂ« krejtĂ«sisht vullnetare.
NĂ« raste emergjente, zakonisht Policia e Shtetit, forcat zjarrfikĂ«se, shpesh kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« nga kĂ«to shoqata, si dhe nga vullnetarĂ« vendas. NĂ« disa raste, Ă«shtĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« edhe nga organizata fqinje, si p.sh. âShĂ«rbimi i KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor i KosovĂ«sâ.
Në situatat më kritike, ndërhyrja e Forcave të Armatosura ka qenë e domosdoshme dhe një ndihmë e madhe, duke siguruar logjistikë, mbështetje njerëzore dhe transport në terrene të vështira.
ShumĂ« ngjarje e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«: turistĂ« tĂ« huaj kanĂ« humbur jetĂ«n duke rrĂ«shqitur nĂ« akull teksa kalojnĂ« sidomos nĂ« shtegun ValbonĂ« â Theth; pĂ«r evakuimin e trupave, policia shqiptare kĂ«rkon ndihmĂ«n e kĂ«tyre shoqatave, ndĂ«rsa dhe alpinistĂ« lokalĂ« dhe guida malore i bashkohen edhe ata vullnetarisht kĂ«tyre operacioneve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit.
Këto raste tregojnë se pa ndihmën e këtyre klubeve, si dhe nga vullnetarët, kapacitetet tona zyrtare janë të kufizuara. Koordinimi ndërkufitar është pozitive, por idealja do të ishte që brenda vetë parqeve tona duhet të funksionojnë ekuipazhe të trajnuara për kërkim-shpëtim malor me prani fizike në terren, të gatshme për ndërhyrje të shpejtë.
Po ashtu, rrjeti i rojtarĂ«ve nga komuniteti alpin lokal, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani operojnĂ« vullnetarisht, duhet tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« strukturuar â me kontrata tĂ« pjesshme ose tĂ« pĂ«rkohshme â pĂ«r tĂ« reaguar menjĂ«herĂ« derisa tĂ« mbĂ«rrijnĂ« forcat e specializuara.
Â
Kush kujdeset për parqet?
Menaxhimi i parqeve kombĂ«tare nuk i ështĂ« lĂ«nĂ« rastĂ«sisĂ« â ai Ă«shtĂ« i pĂ«rcaktuar me ligj dhe i deleguar tek institucione specifike.
Ligji pĂ«r Zonat e Mbrojtura i klasifikon parqet kombĂ«tare si kategori II (sipas IUCN) â zona tĂ« gjera ku ruajtja e ekosistemeve harmonizohet me rekreacionin e vizitorĂ«ve.
Politikat kombëtare për parqet formulohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, por përgjegjësia e drejtpërdrejtë e administrimit i takon Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). AKZM-ja u krijua relativisht vonë, në vitin 2015, pikërisht për të unifikuar menaxhimin e gjithë rrjetit të zonave të mbrojtura në vend.
Kjo agjenci sot mbikëqyr 21% të territorit (përfshirë dhe zona që pritet të shpallen si NATURA 2000 në kuadër të integrimit europian) dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të këtij rrjeti deri në 25% të territorit në vitet e ardhshme.
Si funksionon AKZM në terren? Agjencia ka ngritur Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në çdo qark, të cilat kujdesen për zonat e mbrojtura brenda atij rajoni.
Për shembull, Parku i Alpeve bie nën juridiksionin e AdZM Shkodër (për pjesën Shkodër/Malësi e Madhe) dhe AdZM Kukës (për pjesën Tropojë).
KĂ«to administrata punĂ«sojnĂ« specialistĂ« mjedisi dhe roje (inspektorĂ«) qĂ« patrullojnĂ«, monitorojnĂ« dhe zbatojnĂ« rregulloret nĂ« park. Ligji parashikon njĂ« sĂ«rĂ« rregulloresh qĂ« duhet tâu komunikohen vizitorĂ«ve: ndalimin e gjuetisĂ« dhe peshkimit pa leje, kufizimin e prerjes sĂ« drurĂ«ve, mosndĂ«rtimin pa leje, mosndotjen e mjedisit etj.
NĂ« teori, shkeljet nĂ« park kombĂ«tar pĂ«rbĂ«jnë âkrim mjedisorâ dhe ndiqen penalisht. NĂ« praktikĂ«, zbatimi mbetet sfidues pĂ«r shkak tĂ« stafit tĂ« kufizuar dhe terrenit tĂ« vĂ«shtirĂ«.
Një aktor tjetër i rëndësishëm janë bashkitë lokale. Edhe pse parqet kombëtare administrohen nga qeveria qendrore (AKZM), bashkitë në territorin e të cilave ndodhet parku kanë detyrë të bashkëpunojnë, sidomos për çështje si menaxhimi i mbetjeve urbane, planifikimi i infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, kanalizime) dhe promovimi i turizmit.
Për fat të keq, ka pasur raste kur mungesa e koordinimit midis pushtetit lokal dhe atij qendror ka penguar zgjidhjen e problemeve.
Po kĂ«shtu, ligjet e reja parashikojnĂ« plane menaxhimi pĂ«r çdo park, qĂ« hartohen me konsultim publik dhe synojnĂ« tâi ndajnĂ« qartĂ« detyrat mes institucioneve.
Parku i Alpeve ende nuk ka një plan të tillë final, por puna është duke u zhvilluar me asistencë të partnerëve si GIZ gjermane dhe ekspertë austriakë.
Në gjithë këtë peizazh institucional, komuniteti lokal dhe OJF-të mjedisore luajnë rolin e vet të rëndësishëm.
Banorët e zonave të Alpeve janë kthyer në kujdestarë natyralë të parkut: shumë prej tyre paralajmërojnë autoritetet kur shohin dikë duke prerë pyllin apo duke gjuajtur; disa marrin pjesë në nismat e pastrimit vullnetar; të tjerë janë bërë guida që edukojnë turistët mbi sjelljen e duhur në natyrë.
Organizata si INCA, PPNEA, EcoAlbania etj., kanë qenë zëra kritikë dhe mbështetës në të njëjtën kohë. Kritikë kur parkut i kanoset ndonjë rrezik (si ndërtimi i HEC-eve në Valbonë që u kundërshtua ligjërisht deri në Gjykatë), dhe mbështetës kur ofrojnë trajnime për stafin lokal apo fushata sensibilizuese.
Falë këtyre përpjekjeve të kombinuara, situata ndonëse e vështirë, po lëviz ngadalë drejt përmirësimit.
Â

Â
ĂfarĂ« mĂ«sojmĂ« nga modelet europiane si Austria, Italia dhe Zvicra?
PĂ«r tĂ« kuptuar se si mund tâi bĂ«jmĂ« parqet tona histori suksesi, ia vlen tĂ« hedhim sytĂ« te vendet europiane alpine me traditĂ«.
Â
Austria
Austria bie menjëherë në sy si shembull frymëzues. Ky vend relativisht i vogël alpin ka arritur të shpallë 17 parqe kombëtare dhe ka një model të suksesshëm integrimi të turizmit me ruajtjen e natyrës.
Në praktikë, kjo do të thotë se parqet austriake kanë investuar në infrastrukturë vizitorësh (qendra informacioni moderne, muze natyre, shtigje të mirëmbajtura, guidë profesionale), duke e kthyer natyrën e mbrojtur në atraksion kombëtar e ndërkombëtar, por pa komprometuar mbrojtjen.
Të ardhurat nga turizmi (qoftë direkt përmes biletave muzeore, qoftë indirekt përmes taksave lokale nga bizneset turistike) riinvestohen në park: paguajnë rojet, financojnë programe monitorimi të kafshëve, edukojnë publikun e shkollat etj. Modeli austriak po shërben si udhërrëfyes për vendet e Ballkanit.
Â
Zvicra
Edhe pse ka vetëm një park kombëtar zyrtar (Parkun Kombëtar Zviceran në Engadin, shpallur më 1914), Zvicra ka ngritur standardin në ruajtjen strikte të natyrës.
Ky park Ă«shtĂ« kategoria Ia (rezervĂ« strikte) sipas IUCN dhe ka rregulla shumĂ« tĂ« forta: vizitorĂ«t nuk lejohen tĂ« dalin nga 21 shtigjet e shĂ«nuara, nuk lejohen tĂ« ndezin zjarre, tĂ« marrin lule, madje as qentĂ« sâmund tĂ« futen.
Si arrihet zbatimi i këtyre rregullave? Përveç gjobave të kripura, ndërgjegjësimi dhe edukimi publik është përparësi.
NĂ« ZvicĂ«r, çdo turist para se tĂ« hyjĂ« nĂ« park informohet qartĂ« pĂ«r rregullat â qoftĂ« pĂ«rmes tabelave, fletĂ«palosjeve apo aplikacioneve dixhitale. JanĂ« krijuar madje edhe ture me guidĂ« (rreth 6â7 orĂ« ecje me biologĂ« tĂ« parkut) ku, kundrejt njĂ« pagese, vizitorĂ«t marrin njohuri tĂ« thella mbi ekosistemin.
Teknologjia Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« eksperiencĂ«s: njĂ« aplikacion mobil âSwissParkâ ofron harta interaktive offline tĂ« shtigjeve dhe informacion edukativ pĂ«r pikat kryesore, me njĂ« tarifĂ« abonimi vjetore modeste.
Ky kombinim i rregullave të qarta, kontrolleve rigoroze dhe shërbimeve inovative ka bërë që Zvicra të ruajë natyrën e saj alpine në gjendje thuajse të paprekur, ndërkohë që vizitorët vazhdojnë ta shijojnë atë në mënyrë të përgjegjshme.
Â
Italia
FqinjĂ«t tanĂ« pĂ«rtej Adriatikut kanĂ« disa parqe kombĂ«tare alpine tĂ« famshme, si Gran Paradiso apo Stelvio. ĂfarĂ« spikat atje Ă«shtĂ« prania e shtetit brenda parkut: ka prani tĂ« vazhdueshme tĂ« rojeve pyjore dhe personelit edukativ.
NĂ« Parkun Gran Paradiso (i pari park kombĂ«tar italian, krijuar qĂ« nĂ« vitin 1922), ekzistojnĂ« qendra vizitorĂ«sh nĂ« çdo luginĂ« kryesore tĂ« parkut â vetĂ«m nĂ« anĂ«n e Valle dâAosta ka katĂ«r qendra vizitorĂ«sh interaktive ku turistĂ«t marrin informacion mbi shtigjet, florĂ«n, faunĂ«n dhe historinĂ«.
Aty afĂ«r ka një muze tĂ« vogĂ«l, kafene, WC publike dhe staf i gatshĂ«m tâu pĂ«rgjigjet pyetjeve. Gjithashtu, parku ka guida tĂ« licencuara qĂ« ofrojnĂ« ture ditore me pagesĂ«.
Shenjat turistike janĂ« tĂ« kudogjendura: çdo shteg i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« i pajisur me shtylla druri a metali qĂ« tregojnĂ« drejtimin, vĂ«shtirĂ«sinĂ« dhe kohĂ«zgjatjen e ecjes â gjĂ« qĂ« e bĂ«n lĂ«vizjen nĂ« mal shumĂ« mĂ« tĂ« sigurt.
Falë kësaj infrastrukture, vizitorët ndihen të orientuar dhe të mirëpritur, çka shton reputacionin e parkut. Italia gjithashtu ka integruar komunitetet lokale në menaxhim: shumë nga këto qendra vizitorësh operohen nga bashkitë ose bashkëpunime mes parkut dhe komunave, duke siguruar edhe punësim lokal. Për pasojë, banorët ndihen pjesë e parkut dhe jo të përjashtuar prej tij.
Ajo që i dallon fqinjët tanë nuk është natyra më e bukur, por sjellja dhe ndërgjegjësimi ndaj natyrës. Ndryshimi i mentalitetit është po aq i rëndësishëm sa ndërtimi i rrugëve.
Â
ĂfarĂ« mund tĂ« marrim ne nga kĂ«to modele?
Së pari, kuptojmë që investimi në parqe kthehet mbrapsht shumëfish. Një park i mirëmenaxhuar tërheq më shumë vizitorë, që sjellin më shumë të ardhura dhe këto mund të përdoren për mbrojtje akoma më të mirë.
Së dyti, bashkësia lokale duhet përfshirë si partnere. Nëse banorët e Alpeve tona do të shohin përfitime direkte (p.sh. vende pune si guidë, rritje e vlerës së produkteve tradicionale, infrastrukturë e përmirësuar), ata vetë do të bëhen mbrojtësit më të zjarrtë të parkut.
Së treti, edukimi dhe kultura mjedisore janë çelësi që të krijojmë brezin e ri të vizitorëve vendas që i dinë rregullat e sjelljes në park. Kjo do ta bënte punën e stafit të parkut shumë më të lehtë.
Kjo mund të realizohet përmes fushatave publike, futjes së temave mbi natyrën nëpër shkolla, e deri te mesazhet kreative në rrjetet sociale (Shqipëria ka filluar disa fushata të vogla si për shembull për Ditën e Parqeve, Ditën e Maleve, etj., por duhet më shumë në vazhdimësi).
Â
Si mund të kontribuojmë për parqe të qëndrueshme?
 Mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare nuk është detyrë vetëm e qeverisë, por është edhe një përgjegjësi e përbashkët ku secili prej nesh ka një rol.
Po si publiku, komunitetet lokale dhe institucionet mund të japin kontributin e tyre:
Â
Vizitorët dhe publiku i gjerë
Ădo individ qĂ« shkon nĂ« njĂ« park mund tĂ« bĂ«jĂ« minimalisht sjelljen e duhur ekologjike: tĂ« mos hedhĂ« mbeturina, tĂ« respektojĂ« shtigjet e shĂ«nuara dhe zonat e kufizuara, tĂ« mos shqetĂ«sojĂ« kafshĂ«t apo bimĂ«t, tĂ« ndezĂ« zjarre vetĂ«m ku lejohet (ose fare).
Një vizitor i mirë është ai që mban me vete një qese për mbeturinat e veta dhe nëse has plehra të lëna nga të tjerët, i mbledh ato (këtë zakonisht mund ta bëjnë vetëm turistët e huaj).
Një akt i vogël që bën diferencë të madhe për natyrën. Gjithashtu, publiku mund të mbështesë financiarisht parqet duke vizituar qendrat e informacionit, duke blerë suvenire lokale apo duke paguar biletat (nëse tarifat do të vendosen) me mirëkuptim, duke ditur që këto para kthehen në shërbime.
Për ata që kanë pasion natyrën, vullnetarizmi është një rrugë e mirë. Ka nisma për pastrim parqesh, për shenjim shtigjesh me vullnetarë apo për mbjellje pemësh.
Pjesëmarrja në to është kontribut i drejtpërdrejtë. Edhe thjesht ndarja e informacionit dhe eksperiencës pozitive me miqtë në mënyrë që dhe ata të ndërgjegjësohen, luan rol të rëndësishëm.
Â
Komunitetet lokale në zonat e parqeve
BanorĂ«t vendas janĂ« nĂ« fakt rojet e para tĂ« pyllit. Ata mund tĂ« organizohen nĂ« grupe komunitare pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me administratĂ«n e parkut â p.sh. njĂ« grup banorĂ«sh nĂ« Vermosh mund tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r mirĂ«mbajtjen e njĂ« pjese tĂ« shtegut lokal.
Po ashtu, komuniteti mund tĂ« identifikojĂ« dhe raportojĂ« problemet: nĂ«se vĂ«rehet dikush duke prerĂ« dru ilegalisht, njĂ« telefonatĂ« e shpejtĂ« tek autoritetet e parandalon dĂ«min; nĂ«se vĂ«ren mungesĂ« tabelash diku, komuniteti mund tâia bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare parkut qĂ« tâi vendosĂ«.
Një ide interesante nga modelet europiane është turizmi i udhëhequr nga komuniteti: banorët vetë krijojnë paketa turistike (guidë për ecje, qëndrim në familje, ushqim bio lokal, tregim historish dhe legjendash të malit).
Kështu turistët largohen me një përvojë autentike, ndërsa banorët sigurojnë të ardhura dhe e kuptojnë se ruajtja e natyrës është aset ekonomik afatgjatë.
Komunitetet e zonave alpine kanë trashëguar dijen e vjetër për jetesë në harmoni me malin. Për shembull: të korrat tradicionale që nuk e dëmtojnë tokën, kullotjet e balancuara që nuk e degradojnë livadhin, etj.
Këto praktika të vjetra mund të promovohen si pjesë e identitetit të parkut, duke i dhënë atij edhe vlerë kulturore përveç asaj natyrore.
Â
Institucionet dhe politikëbërësit
SĂ« fundi, topi Ă«shtĂ« padyshim nĂ« fushĂ«n e institucioneve shtetĂ«rore. ĂfarĂ« duhet bĂ«rĂ« ndryshe nga lart? Para sĂ« gjithash, nevojitet njĂ« buxhet mĂ« i madh, i qĂ«ndrueshĂ«m dhe me destinacion tĂ« qartĂ« pĂ«r zonat e mbrojtura.
Por më shumë se kaq: Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një strukture të re menaxhuese për parqet kombëtare, e aftë të funksionojë me vetadministrim dhe autonomi të pjesshme financiare.
Kjo do të thotë që vetë parqet të mund të mbledhin të ardhura nëpërmjet tarifave të hyrjes, kontributeve nga akomodimet, apo shërbimeve të tjera turistike, ndërkohë që plotësohen nga financimet e projekteve të qeverisë qendrore dhe vendore, si dhe nga fondet e huaja dhe partnerët ndërkombëtarë.
Një strukturë e tillë duhet të integrojë në mënyrë funksionale rojet mjedisorë, pylltarët, njësi të kërkim-shpëtimit malor dhe stafe teknike, duke i lidhur në mënyrë të qartë me komunitetin lokal dhe me rrjetin e institucioneve ligjzbatuese.
Modeli i njĂ« âShĂ«rbimi tĂ« Parkutâ tĂ« bashkuar, me njĂ« njĂ«si Rangers tĂ« trajnuar sipas standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, do tĂ« mund tĂ« shĂ«rbente si strukturĂ« bĂ«rthamĂ« pĂ«r patrullimin, orientimin e vizitorĂ«ve dhe ndĂ«rhyrjen nĂ« emergjenca.
Partneritetet publike-private janë gjithashtu një pjesë kyçe e suksesit: një operator telefonik mund të instalojë antena për mbulimin me sinjal të zonave të thella në këmbim të promovimit si garant i sigurisë; kompani karburantesh mund të sponsorizojnë pajisje për zjarrfikësit malorë; ndërsa kompani të turizmit të qëndrueshëm mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e shtigjeve apo sinjalistikës.
Në të njëjtën kohë, duhet garantuar një bashkëpunim real me institucionet ligjzbatuese, nga policia dhe inspektoratet, te bashkitë, për të ndaluar prerjet ilegale, ndërtimet pa leje dhe ndotjen.
Vetëm kështu, parqet tona do të jenë të mbrojtura, funksionale dhe të dobishme për të gjithë.
Në këtë strukturë të re menaxhimi, është jetike që çdo park të ketë një plan të qartë dhe të zbatuar menaxhimi, ku të përcaktohen qartë zonat me mbrojtje të rreptë, hapësirat e lejuara për turizëm të qëndrueshëm dhe zonat ku mund të vijojnë aktivitetet tradicionale si kullotat apo pyllëzimi.
Zbatimi i ligjit duhet të jetë i palëkundur: ndërtimet pa leje, gjuetia ilegale dhe ndërhyrjet infrastrukturore të pakontrolluara brenda parqeve duhet të ndalen që në gjenezë.
Ădo projekt i ri (qoftĂ« rrugĂ«, hidrocentral apo resort) duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« sitĂ«n e duhur tĂ« vlerĂ«simit mjedisor dhe tĂ« ndikohet nga standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« mbrojtjes sĂ« natyrĂ«s.
Në një nivel më të gjerë strategjik, institucionet shqiptare duhet të kërkojnë dhe të mirëpresin mbështetjen e partnerëve europianë. Austria, për shembull, ka ndihmuar në hartimin e planeve për Parkun e Sharrit në rajon, dhe mund të japë kontribut edhe për Alpet Shqiptare.
Bashkimi Europian, nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve të tjera të qëndrueshmërisë mjedisore, ofron mundësi reale për të mbështetur projekte në zonat e mbrojtura. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.
Në të ardhmen, parqet kombëtare shqiptare pritet të jenë pjesë e rrjetit europian NATURA 2000, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për ruajtjen e biodiversitetit në të gjithë kontinentin.
Ndaj, përkujdesja për këto zona të mbrojtura nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe një hap i natyrshëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të afërt me Europën.
Alpet Shqiptare kanë gjithçka që u duhet për të qenë një nga historitë e suksesshme të ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Ato rivalizojnë Alpet e Europës për nga bukuria dhe natyra e egër.
Tani Ă«shtĂ« momenti qĂ« tâi afrohemi edhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n si kujdesemi pĂ«r to. Me pĂ«rkushtim, bashkĂ«punim dhe vizion tĂ« qartĂ«, edhe parqet tona mund tĂ« jenĂ« shembull i mirĂ«menaxhimit dhe krenari pĂ«r vendin.
The post Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si tâi ruajmĂ« Parqet KombĂ«tare? appeared first on Revista Monitor.