Reading view

Nuk ndalen qytetarët, paradite para Kuvendit, pasdite poshtë Kryeministrisë, mbyllet protesta në ditën e 54-të

✇Albeu
By: M C

Protestuesit nuk ndalen. Paraditen e së enjtes, ata u mblodhën përpara Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje të shumta mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ku disa nga protestuesit u arrestuan nga policia.

Edhe pasditen e sotme qytetarët u mblodhën sërish pranë Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre kundër qeverisjes së vendit dhe problematikave që i shqetësojnë duke mos lënë pa përmendur edhe thirrjet për lirimin e qytetarëve që u arrestuan në protestën e paradites.

Ata thanë se protestuesit nuk kanë bërë asgjë për t’u ndaluar dhe se duhen liruar menjëherë.

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, sikundër është bërë e përnatshme, duke thirrur “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion”.

The post Nuk ndalen qytetarët, paradite para Kuvendit, pasdite poshtë Kryeministrisë, mbyllet protesta në ditën e 54-të appeared first on Albeu.com.

  •  

‘The Odyssey’ dominon kinematë globale, Christopher Nolan shënon rekord me 264 milionë dollarë

✇Albeu
By: M C

Filmi i ri i regjisorit të njohur Christopher Nolan, “The Odyssey”, ka nisur me një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.

Filmi ka shënuar debutimin më të madh ndërkombëtar në karrierën e Nolan, duke tejkaluar pritshmëritë e industrisë së kinemasë. Vetëm në Amerikën e Veriut, produksioni siguroi 124.5 milionë dollarë, duke u renditur ndër hapjet më të suksesshme të vitit 2026.

Suksesi i “The Odyssey” vlerësohet edhe më i veçantë për shkak të faktit se filmi është një përshtatje e një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë antike, ndërsa ka klasifikimin R, që kufizon një pjesë të audiencës së re.

Projekti ka kaluar gjithashtu debutimin fillestar të “Oppenheimer”, një tjetër film i Nolan që në fund arriti të grumbullojë rreth 975 milionë dollarë në arkëtimet globale.

Me një buxhet të raportuar rreth 250 milionë dollarë, “The Odyssey” është edhe filmi i parë artistik i realizuar tërësisht me kamera IMAX, një zgjedhje që regjisori e ka përdorur për të sjellë një përvojë më madhështore vizuale.

Analistët e industrisë parashikojnë se filmi ka potencialin të kalojë shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale, ndërsa pritet të mbetet ndër prodhimet më të shikuara edhe në javët e ardhshme.

The post ‘The Odyssey’ dominon kinematë globale, Christopher Nolan shënon rekord me 264 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

  •  

Mbahet protesta e radhës në Tiranë, qytetarët thirrje policisë: Lironi djemtë dhe vajzat që keni arrestuar

✇Albeu
By: M C

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 54-t, ku qytetarët fillimisht u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës janë bërë thirrje për lirimin e protestuesve që u arrestuan gjatë tubimit të mbajtur paraditen e sotme para Parlamentit.

“Policia duhet t’u shërbejë qytetarëve. Lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndalojë, megjithëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar. I bëj thirrje edhe një herë që t’i lirojë brenda ditës së sotme”, tha një qytetar gjatë protestës.

Pas fjalimeve që do të mbahen pranë Kryeministrisë, qytetarët, si çdo mbrëmje, do të vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave.

The post Mbahet protesta e radhës në Tiranë, qytetarët thirrje policisë: Lironi djemtë dhe vajzat që keni arrestuar appeared first on Albeu.com.

  •  

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

✇Albeu
By: M C

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot ditën e 54-të të revoltës së tyre, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm kërkesave dhe kanë zgjedhur të mos bëjnë negociata me to.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim, rrëzimin e klasës së vjetër poltike dhe një ‘Shqipëri të Re’.

The post Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 23 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë dhe me shume gjase do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre. Ne planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik te përballeni me vështirësi te mëdha me vone.

Demi

Dite shume e favorizuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mundoheni te dy t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit ne mënyrë qe te ndiheni sa me mire. Beqaret ka mundësi te kenë dashuri me shikim te pare nëse nuk refuzojnë te dalin e te argëtohen neper vende publike. Financat do i menaxhoni me shume maturi e përkujdes prandaj gjendja nuk do ketë aspak probleme.

Binjaket

Marrëdhënia ne çift do jete shume e me e ngrohte gjate kësaj dite. Do jeni te dy ne humor dhe te gatshëm te hidhni çdo lloj hapi qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj çmendurie sepse gabimet mund te peshojnë shume ne te ardhmen. Ne planin financiar do jeni shume te organizuar dhe gjendja do vije duke u stabilizuar pak nga pak.

Gaforrja

Nëse e shihni qe marrëdhënia ne çift nuk është me si me pare, mundohuni te gjeni arsyet dhe te merrni masa për ta stabilizuar situatën. Te dy keni nevoje për me shume emocione dhe kënaqësi. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë për momentin. Financat nuk do jene aspak te mira. Shmangni çdo lloj investimi qe e keni pasur ndërmend.

Luani

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur dhe as qe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te abuzoni me shpenzimet sepse gjendja mund te përkeqësohet menjëherë.

Virgjeresha

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet mjaft gjate gjithë kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe dhe do presin gjë gjithçka te ndodhe atëherë kur te jete programuar. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Peshorja

Kombinimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite prandaj edhe jeta ne çift do ece ashtu si e kishit ëndërruar. Shfrytëzoni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret ka rrezik te përballen me disa probleme ne pune dhe nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do mundoheni me aq sa te mundeni për te ndryshuar gjendjen, por nuk do ja dilni dot.

Akrepi

Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses.

Shigjetari

Priten ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me pozitivizëm dhe do qeshni gjate gjithë kohës. Gëzimi do mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Beqaret do fiksohen pas te shkuarës dhe do vuajnë ndërkohë qe do humbasin plot mundësi te mira. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Tregoheni akoma me te kujdesshëm.

Bricjapi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Beni thjesht atë qe ndjeni. Beqaret do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do ju besojnë te gjitha premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Me financat duhet te merreni me shume se disa kohe me pare. Vetëm kjo gjë mund t’iu nxjerre nga situata delikate ne te cilën jeni zhytur koke e këmbë.

Ujori

Dite e bekuar nga yjet kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do mateni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk pritet ndonjë gjë e befasishme.

Peshqit

Te dashuruarit do kalojnë një dite pozitive dhe te mbushur me emocione. Do ndiheni te bekuar dhe do merrni edhe vendime me rëndësi te madhe. Do keni takime te njëpasnjëshme sot ju beqaret dhe për një person do ju fiksohet keq. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume përkujdes e maturi. Nuk është koha për te kryer investime te tejskajshme.

The post Horoskopi 23 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion appeared first on Albeu.com.

  •  

Emina Çunmulaj i bën dedikim të veçantë bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ndihem me fat që jam pranë teje

✇Albeu
By: M C

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, sipërmarrësin iraniano-amerikan Sam Nazarian, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Çunmulaj i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri dhe mirënjohje partnerit të saj.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, ka shkruar modelja.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian janë prej vitesh bashkë dhe kanë tre fëmijë.

The post Emina Çunmulaj i bën dedikim të veçantë bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ndihem me fat që jam pranë teje appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk do arrini dot as te ruani qetësinë para disa problemeve qe do iu dalin. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat e disa miqve sepse ata duan me te mirën për ta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me vigjilente. Vetëm kështu situata do filloje te përmirësohet.

Demi

Dite shume pozitive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Secili do mundohet t’ia plotësojë dëshirat personit qe ka ne krah. Beqaret ka rrezik te tregohen shume te pavendosur prandaj do humbasin edhe disa mundësi interesante qe do iu jepen. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Ne disa momente madje do ju duket sikur nuk do mund te dilni dot nga situata delikate.

Binjaket

Mos e vini ne rrezik sot jetën tuaj ne çift sepse do pendoheni tej mase me vone. Mundohuni te jetoni momentin dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do kenë as sot dashuri me shikim te pare, prandaj do ju duhet te presin edhe disa kohe. Buxhetin do e keni ne dore ju. Po vepruat ashtu si duhet dhe po nuk kryet shpenzime përtej limitit gjendja do jete e qëndrueshme.

Gaforrja

Venusi do ju mbështesë fort gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarve dhe do iu japë ide fantastike sesi te arrini atje ku dëshironi. Beqaret do jene te fiksuar vetëm pas një personi dhe ne këtë mënyrë do refuzojnë çdo ftese tjetër qe do marrin. Çështjet e financave fatmirësisht do jene edhe me te mira nga sa ju e kishit menduar. Do mund te kryeni edhe disa shpenzime me tepër se zakonisht.

Luani

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale sot dhe gjerat do ju ecin me se miri. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka shume e veçante. Beqaret do ndihen me shume se kurrë gati për te filluar një histori dashurie serioze. Mundësitë nuk do mungojnë aspak. Me financat duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni edhe pse tundimi do jete i madh.

Virgjeresha

Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret do jene shume te gatshëm për te bere çmenduri vetëm qe te mos mbeten vetëm. Duke filluar nga mesdita do ketë ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do gjendeni përballë shume problemeve te cilat me shume vështirësi do i zgjidhni.

Peshorja

Divergjencat do jene te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift. Shpesh do gjendeni edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Kujdes! Beqaret me mire te qëndrojnë me miqtë e te argëtohen me ta sot sepse mundësitë për takime nuk do jene ashtu si i prisnin. Me financat tregohuni te arsyeshëm edhe sikur gjendja te jete e mire. Asnjëherë nuk jemi te mbrojtur nga te papriturat.

Akrepi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe do jeni ne humor gjithë kohës. Beqaret duhet t’iu thonë jo disa personave qe do kërkojnë vetëm aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sa te mundni ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Ju e keni ne dore fatin e jetës suaj.

Shigjetari

Përfitoni sa te mundni sot nga prania e partnerit tuaj dhe shprehini pa fund ndjenjat. Keni për ta pare qe gjerat do ecin edhe me mire. Beqaret do jene te turpshëm dhe ne me te shumtën e kohës do mbyllen ne vetvete. Ne këtë mënyrë do humbasin mundësi te shkëlqyera te cilat do mund t’iu ndryshonin jetën. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak. Gjithçka do ece si duhet.

Bricjapi

Dite paksa problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te debatoni ashpër me partnerin lidhur me disa çështje delikate dhe nuk do mund te gjeni dot një zgjidhje. Beqaret do jene gati te lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Me financat asgjë nuk do ece si e kishit programuar. Vetëm ndihma e familjareve do ju nxjerre nga telashet.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë ditës se sotme. Do merreni vesh me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Prisni edhe disa kohe sepse asgjë nuk mund te behet me inat. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe vetëm qe ta stabilizoni sa me shpejt gjendjen ne te cilën ndodheni.

Peshqit

Ka rrezik qe dita te jete shume e tensionuar sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do debatoni fort me partnerin sidomos për disa tema për te cilat edhe ne te shkuarën nuk keni rende dakord. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Ne planin financiar gjerat do ecin mire. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do ju drejtojnë ne rrugën e duhur.

The post Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet në udhëheqje pasqyrojnë konfliktin e thellë mbi strategjinë e luftës përballë pushtimit rus.

Mediat shkruajnë se Fedorov mbrojti investimin në teknologji dhe sisteme pa pilot, ndërsa Sirsky ndoqi metodat tradicionale ushtarake të komandës. Shefi i ri i Forcave të Armatosura të Ukrainës është gjenerali Mykhailo Drapati, i cili ka përvojë në përdorimin e sistemeve moderne të armëve.

Rivendosja e udhëheqjes ushtarake është një rrezik politik për Zelensky mes presionit të vazhdueshëm rus në front. Për Volodymyr Zelensky, ky është një bast politik veçanërisht me rrezik të lartë, pasi suksesi ose dështimi i udhëheqjes së re ushtarake do të ndikojë jo vetëm në rrjedhën e operacioneve, por edhe në stabilitetin e brendshëm politik të Ukrainës.

The post Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

  •  

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

✇Albeu
By: M C

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. Pas më shumë se një dekade në muzikë, këngëtarja thotë se sot ndihet më e pjekur, më e qartë dhe mbi të gjitha më e lumtur me veten.

Nga vajza vetëm 14-vjeçare që u bë e njohur për publikun përmes “X Factor”, deri tek artistja që sot thotë se ka arritur në “versionin e saj ultimat”, Xhesika ka kaluar nëpër një rrugëtim me suksese, sfida dhe momente të vështira personale.

Në një intervistë për “Bordo”, këngëtarja ka folur hapur për karrierën, familjen, humbjen e prindërve, transformimin e saj fizik, por edhe për dashurinë dhe partnerin që ka në krah.

Duke folur për fillimet në muzikë, Xhesika tregon se pasioni i saj është ushqyer që në fëmijëri nga familja. Prindërit besuan tek talenti i saj dhe e mbështetën që në momentin kur, në moshën 12-vjeçare, nisi kursin e kitarës. Më pas erdhi pjesëmarrja në “X Factor”, ku ajo arriti të renditej e treta mes mijëra konkurrentëve.

Sot, pas rreth 15 vitesh eksperiencë, Xhesika pranon se ka ndryshuar shumë.

“Sidomos dy vitet e fundit kam pësuar një katarsis. Ndihem në më të mirën time, në versionin tim ultimat”, shprehet ajo, duke shtuar se Xhesika 14-vjeçare e kohës së “X Factor” do të ishte krenare për gruan që është sot.

Një ndryshim që ka tërhequr vëmendjen është edhe transformimi i saj fizik. Këngëtarja tregon se edhe kur peshonte 96 kilogramë ndihej e lumtur me veten dhe nuk e kishte konsideruar pamjen si problem. Vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës, sipas saj, lidhej më shumë me shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes sesa me aspektin estetik.

Ajo tregon se një rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe partneri i saj, i cili kujdeset shumë për veten dhe e motivon edhe atë të bëjë të njëjtën gjë.

Por pikërisht kur flet për partnerin, Xhesika zbulon edhe një detaj që nuk e kishte treguar më parë publikisht. Dyshja janë njohur në rrjetet sociale.

“U njohëm në rrjetet sociale dhe është hera e parë që e them. Ai ishte mashkulli i parë që i ktheva përgjigje sportivisht në Instagram”, rrëfen këngëtarja.

Madje, që në takimet e para, ajo kishte ndier se kishte gjetur personin e duhur.

“Për herën e parë që e kam përqafuar, kam shkuar te babi dhe i thashë: Kam gjetur njeriun e jetës”, tregon Xhesika.

Këngëtarja nuk i kursen fjalët e dashurisë për partnerin, duke treguar se marrëdhënia e tyre është një nga gjërat që e bën më të lumtur sot. Dyshja kanë folur gjithashtu për të ardhmen dhe ëndërrojnë krijimin e një familjeje së bashku.

“Duam të ndërtojmë atë folenë tonë të bukur me maçokët tanë, me qenusha, me beba”, shprehet ajo, duke treguar se të dy janë shumë familjarë dhe e presin me entuziazëm atë që do t’u sjellë e ardhmja.

Mes momenteve më të bukura të jetës, Xhesika veçon pikërisht njohjen me partnerin. Ndërsa periudhat më të dhimbshme kanë qenë humbjet e prindërve të saj: të nënës gjashtë vite më parë dhe të babait në shkurt.

Pavarësisht dhimbjeve dhe sfidave, artistja thotë se sot është në një fazë të mirë të jetës, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Për verën, Xhesika nuk ka ndërmend të pushojë. Ajo dëshiron të jetë sa më pranë publikut përmes koncerteve dhe muzikës së saj, ndërsa zbulon se në të ardhmen mund të vijë edhe një projekt i veçantë i realizuar së bashku me partnerin, i cili gjithashtu shkruan.

“Shkruajmë të dy, çdo gjë e kemi në sintoni edhe në muzikë”, përfundon ajo.

The post Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram appeared first on Albeu.com.

  •  

Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit

✇Albeu
By: M C

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat për strategjinë e administratës Trump në luftën me Irani dhe pritet të kërkojnë fonde shtesë.

Pentagoni po kërkon rreth 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e operacioneve dhe për të rimbushur rezervat e armëve që janë reduktuar. Armëpushimi midis Uashingtonit dhe Teheranit u rrëzua më 8 korrik, duke rezultuar në rifillimin e armiqësive dhe humbje të reja për forcat amerikane.

Një sulm iranian në një bazë amerikane në Jordani ka shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve amerikanë, ndërsa një tjetër është zhdukur. Ishte sulmi i katërt në pesë ditë kundër forcave amerikane në rajon.

Mediat shkruajnë se sulmet tregojnë se Irani ka ende rezerva të konsiderueshme raketash dhe ka përmirësuar aftësinë e tij për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore të SHBA-së. Në të njëjtën kohë, dhjetëra personel ushtarak u plagosën dhe helikopterët u dëmtuan.

Qeveria amerikane po konsideron zgjerimin e sulmeve në objektet bërthamore nëntokësore, urat dhe infrastrukturën energjetike të Iranit, gjë që pritet të ngrejë pyetje në Kongres në lidhje me ligjshmërinë e operacioneve.

Rihapja e ngushticës së Hormuzit mbetet një çështje qendrore. Mbyllja e tyre ka shkaktuar një rritje të re të çmimeve të karburantit, ndërsa është e paqartë nëse SHBA mund të rivendosë lundrimin e lirë pa vendosjen e forcave tokësore.

The post Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

  •  

Parlamenti francez miraton projektligjin për të ndaluar aksesin e fëmijëve në platformat e mediave sociale

✇Albeu
By: M C

Parlamenti francez ka miratuar përfundimisht një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç. Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton legjislacionin për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Mediat shkruajnë se masa do të hyjë në fuqi për llogaritë e reja nga 1 shtatori, ndërsa për ato ekzistuese do të zbatohet nga 1 janari 2027. Përgjegjësia për verifikimin e moshës së përdoruesve bie mbi platformat, pa penalitete për të miturit ose prindërit e tyre.

Ligji synon të mbrojë shëndetin mendor të adoleshentëve, duke përjashtuar veprat dixhitale arsimore dhe enciklopeditë online nga ndalimi.

The post Parlamenti francez miraton projektligjin për të ndaluar aksesin e fëmijëve në platformat e mediave sociale appeared first on Albeu.com.

  •  

Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit

✇Albeu
By: M C

Reperja Cardi B së fundmi ka krahasuar veten me “Britney Spears e hip-hopit” përsa i përket jetës së saj si një personazh i famshëm.

“Unë jam vërtet Britney Spears e hip-hopit.

I kam shumë qejf këta të famshëm, sikur e di kush se çfarë po bëjnë, të gjitha ato gjëra të këqija. Askush nuk raporton për këtë. Sepse askujt nuk i intereson”,shkroi ajo në një Instastory.

Me këtë postim Cardi B shprehu zhgënjimin e saj pse ishte në qendër të vëmendjes së tabloidëve.

Spears ndërkohë me paparacët dhe tabloidët e viteve 2000, ndiqej për çdo lëvizje të saj dhe më vonë dokumentuan problemet e saj me shëndetin mendor.

Cardi B nga ana tjetër po përflitet për marrëdhënien me portierin nigerian të futbollit Maduka Okoye.

The post Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit appeared first on Albeu.com.

  •  

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar kur ajo ishte vetëm 19-vjeç

✇Albeu
By: M C

Sharon Stone ka folur për një lidhje që nisi kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe ndërkohë partneri i saj në atë kohë ishte 38 vjeç.

Ajo nuk e zbuloi figurën e tij përveçse shtoi rolin e tij të rëndësishëm në jetën e saj. Duke qenë se ai ishte stilist Sharon Stone theksoi se përmes tij njohu njerëz nga bota e modës.

Dëshira e saj për aktrim u kthye në arsyen që diskutimi për një martesë të mundshme mos të finalizohej.

“Ai do të më kishte martuar, por unë nuk doja të jetoja në Evropë. E dija se do të bëhesha aktore”, pohoi ajo.

Sharon Stone një nga aktoret më të njohura të Hollivudit shtoi se ata kanë qenë së bashku në periudha të ndyshme për 30 vite dhe se ende mbeten miq të mirë.

The post Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar kur ajo ishte vetëm 19-vjeç appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 21 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite mjaft intensive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni çdo gjë vetëm qe te ndiheni sa me mire te jete e mundur. Beqaret nga ana tjetër pritet te kenë vështirësi te shumta për ta bere për vete dike qe pëlqejnë. Mbase do ju duhet te presin edhe pak dite. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Ka mundësi te fitoni ndonjë lotari dhe gjendja do ndryshoje përnjëherë.

Demi

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do ngrohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do keni një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe do e zgjidhni çdo gjë me qetësi. Beqareve do jete Plutoni ai qe do ju sjelle fat me shumice dhe do arrijnë te realizojnë takime mbresëlënëse. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur.

Binjaket

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni për një çast problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta kaloni sa me mire te ardhmen. Beqaret do marrin, por edhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Buxheti nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo lloj shpenzimi qe do kryeni sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Gaforrja

Sot do ndizet drita jeshile për juve qe jeni ne një lidhje kështu qe mund te përfitoni e te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël se bashku. Beqaret do jene shume te paqëndrueshëm dhe as vete nuk do e dine se çfarë do duan te bëjnë. Ne planin financiar tregohuni te vëmendshëm gjate gjithë kohës dhe ulini ne maksimum shpenzimet. Vetëm ne këtë mënyrë situata do stabilizohet.

Luani

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju ece si e kishit menduar dhe mosmarrëveshjet shpesh mund te jene te forta. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë histori dashurie edhe pse mundësitë do jene te shkëlqyera. Gjendja e financave do jete me e trazuar se disa dite me pare. Do ju duhet te kërkoni borxh qe t’ia dilni mbanë.
Virgjeresha

Beqaret do jene ata qe do kenë fat me shumice gjate gjithë kësaj dite, ndërkohë qe te dashuruarit mund te kenë edhe ndonjë konflikt te vogël. Gjithsesi merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar gjera te pamundura. Do e shihni qe do ndiheni me mire. Për te përmirësuar buxhetin mos besoni ne asnjë moment tek lojërat e fatit sepse do humbni me shume nga sa keni menduar.
Peshorja

Tregohuni shume te matur gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah ju te dashuruarit sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te mërzitet për gjene me te vogël. Beqaret do takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me ta histori dashurie emocionuese. Me financat duhet te tregoheni te matur. Po shpenzuat sot pa u menduar, nesër do keni vështirësi te mëdha.

Akrepi

Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur ne jetën tuaj sot dhe do ju duket sikur dielli do rilinde. Beqaret do marrin plot ftesa, por nuk do jene gati te bëjnë zgjedhje. Po vazhduat kështu keni për te mbetur gjithë kohës vetëm. Ne planin financiar fatmirësisht nuk do keni aspak vështirësi e probleme. Përfitoni për te kryer disa shpenzime me shume.

Shigjetari

Dite harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe gjerat do ju ecin si e kishit ëndërruar. Beqaret do takojnë persona simpatike dhe qe kane shume vlera. Nuk duhen humbur për asnjë arsye këto mundësi. Ne planin financiar duhet te tregoheni mjaft diplomate ne mënyrë qe gjendja te mos jete problematike.

Bricjapi

Dite eksplozive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete i veçante dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Mos lini asnjë sekonde pa e shfrytëzuar. Beqaret do bëjnë mire t’ia lënë gjerat kohës sepse vetëm ne atë mënyrë do mund te ndihen te plotësuar. Ne planin financiar do merrni masa strikte ne mënyrë qe gjerat te mos përkeqësohen.

Ujori

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Do i merrni gjerat me pozitivizëm dhe gjithçka do ju ece për mrekulli. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe te zënë me pune kështu qe nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do jeni me te kthjellet dhe do merrni masa për t’i zgjidhur te gjitha problemet qe keni pasur.

Peshqit

Dite e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë qe keni dashur do mund t’iu plotësohet kështu qe do ndiheni mjaft mire. Beqaret do fillojnë aventura te shkurtra, por qe do i bëjnë te ndihen për disa kohe mjaft mire. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te tregoheni te pamatur sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë te bëni.

The post Horoskopi 21 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway për zhvillimin e projektit?

✇Albeu
By: M C

Dy vite pasi njoftimit të projektit zyrtar , aktorja Anne Hathaway, e cila luajti në dy filmat e parë rolin e Mia Thermopolis, një adoleshente e zakonshme që zbulon se është princeshë e një vendi të vogël evropian, në një deklaratë foli për ecurinë e filmit.

“Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur. Skenari me të cilin po punonim u desh ta nisnim pothuajse nga e para, duke ndjekur këtë orientim të ri ”, u shpreh aktorja për Princess Diaries 3”.

Megjithatë, ende nuk është caktuar një datë publikimi apo një kalendar xhirimesh, për shkak të shtatëzanisë së aktores Hathaway.

Filmi i parë “The Princess Diaries” u publikua në vitin 2001 dhe shënoi suksesin e madh të Anne Hathaëay në Hollyëood. Tre vjet më vonë u realizua pjesa e dytë, “The Princess Diaries 2: Royal Engagement”, të dy filmat u drejtuan nga regjisori I ndjerë Garry Marshall.

The post Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway për zhvillimin e projektit? appeared first on Albeu.com.

  •  

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

✇Albeu
By: M C

Shtëllunga të mëdha tymi u panë në qiellin e rajonit të Moskës më 20 korrik pasi sulmet me dronë ukrainas goditën një depo nafte dhe objekte logjistike, duke plagosur dhjetë persona. Kievi u zotua se do të përgjigjet ndaj sulmeve vdekjeprurëse ruse që vranë disa persona.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmet ndaj një depoje nafte dhe objekteve logjistike në rajonin e Moskës më 20 korrik, duke shtuar se janë goditur gjithashtu dy cisterna nga “flota në hije” e Rusisë dhe katër anije mallrash, teksa Ukraina lëshoi qindra dronë gjatë natës.

Në javët e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike dhe logjistike ruse, përfshirë edhe sulmin ndaj një depoje të kompanisë Wildberries gjatë fundjavës, ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kompania e shitjeve online, më e madhja në Rusi, tha se pezulloi përkohësisht shërbimet më 20 korrik si masë parandaluese, por i riktheu operacionet pak më vonë.

Ukraina e ka akuzuar Wildberries-in, që shpesh krahasohet me Amazon-in në Rusi, se shet furnizime ushtarake të përdorura nga Rusia për luftë, përfshirë produkte me përdorim të dyfishtë si jelekë antiplumb dhe teknologji për vëzhgim.

“Ne po përgjigjemi, në mënyrë të drejtë, ndaj çdo sulmi rus kundër qyteteve dhe komuniteteve tona”, tha Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar sulmet me dronë ukrainas ndaj rajonit të Moskës. Ai shtoi se “sanksionet tona me rreze të gjatë veprimi kanë dhënë rezultate kundër objekteve logjistike dhe një depoje të naftës”.

Sulmet u kryen pasi një raketë ruse goditi një anije që transportonte misër pranë portit ukrainas të Odesës, kur u vranë dhjetë persona.

Marina ukrainase tha se anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bisaut dhe me ekuipazh nga India dhe Siria, u përfshi nga flakët pasi u godit nga tri raketa lundruese ruse më 19 korrik.

Pas operacioneve të kërkim-shpëtimit të kryera gjatë natës gjetën u tha se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot detar humbën jetën, ndërsa tetë nga 17 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Shefi i njësiteve ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, shkroi në Telegram se forcat e tij kishin goditur shtatë anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, si dhe shtatë objekte energjetike në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Brovdi tha se që nga 1 korriku, operacionet ukrainase kanë goditur 183 anije ruse, 103 objekte energjetike dhe 25 elemente të mbrojtjes ajrore, duke ulur për 75 për qind kapacitetin e kalimit me traget në ngushticën e Kërçit.

Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 20 korrik se Rusia kishte kryer një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës duke përdorur dy raketa ajrore dhe 94 dronë sulmues.

Forcat ruse sulmuan për herë të parë qytetin Pavlorad me bomba të modernizuara ajrore, tha më 20 korrik kreu i administratës rajonale.

Në një tjetër sulm rus me bomba ajrore ndaj Zaporizhjës, guvernatori rajonal Ivan Fedorov raportoi se një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën mëngjesin e 20 korrikut. Si pasojë e sulmit u dëmtuan ndërtesa banimi dhe ndërtesa të tjera./REL

The post Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë appeared first on Albeu.com.

  •  

Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in

✇Albeu
By: M C

Mijëra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar këtë të dielë për ndërprerje në Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Metës. Më shumë se 4,000 raporte ishin paraqitur në Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet që prekin faqet e internetit dhe shërbimet online.

Sipas Downdetector, një program gjurmues i ndërprerjeve të drejtpërdrejta, problemet filluan rreth orës 3:25 të mëngjesit sipas kohës lindore, me mijëra përdorues që raportuan probleme në Shtetet e Bashkuara. Mediat shkruajnë se disa përdorues raportuan gjithashtu probleme me aksesin në Instagram në të njëjtën kohë, pasi të dy rrjetet sociale janë në pronësi të Meta-s.

Një mesazh në rrjetin social shkruante: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

The post Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 19 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite shume e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin sepse jo gjithmonë përsëriten dite te tilla. Beqaret do jene me pasionante se kurrë me pare dhe do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me shume vështirësi. Vetëm ndihme e specialisteve do mund t’iu nxjerre nga situata.

Demi

Jupiteri do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë mundësi te mira për te realizuar takime mbresëlënëse dhe për te filluar histori dashurie emocionuese. Çështjet e financave do jene disi me te mira se me pare. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër sesa zakonisht.

Binjaket

Mos kërkoni ta nxehni për keq atmosferën gjate kësaj dite sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze. Beqaret do kenë një dite normale e pa ndonjë takim mbresëlënës. Merrini gjerat si t’iu vijnë sepse çdo gjë ndodh për ndonjë arsye. Ne planin financiar priten goxha tronditje kështu qe ulni menjëherë te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni shpenzime paksa me te mëdha.

Luani

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete tejet e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e keni menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Këto jave do jene te gjitha shume te trazuara.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ja kaloni mire ne praninë e partnerit dhe nuk priten aspak probleme apo vështirësi. Beqaret duhet te maten disa here para sete pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si ju i mendoni. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Peshorja

Edhe pse asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift, ju do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Çdo çast do jete me i veçante se te tjerët. Beqaret do jene te gatshëm për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te ndryshuar sa me shpejt statusin. Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme çka do ju beje te ndiheni me te qete.

Akrepi

Dite e qete për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete tejet harmonike prandaj shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin edhe pak kohe. Te ardhurat do duan me tepër përkujdes ne mënyrë qe te qëndrojnë sa me te palëkundura.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni dhe se sa do shpenzoni. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos bëni çmenduri.

Bricjapi

Dite interesante kjo e sotmja për ata qe janë një lidhje. Shume gjera do jene me ndryshe nga zakonisht dhe patjetër qe emocionet do shumëfishohen. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do tërhiqen nga persona te mëdhenj ne moshe, por qe janë inteligjente dhe te kuptueshëm. Financat do jene te mira, por nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet mund te keni edhe tronditje.

Ujori

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne këtë mënyrë do e hidhni çdo hap me kujdes. Nuk do ketë keqkuptime. Beqaret do realizojnë takime te bukura, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet te bëni akoma me shume kujdes. Ne pak kohe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare dhe kjo do i brengose pa mase. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund te realizoni te gjitha investimet qe kishit menduar me pare.

The post Horoskopi 19 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

✇Albeu
By: M C

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para appeared first on Albeu.com.

  •  
❌