Reading view

“Nëse nuk të “bekon” Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD. “Mulizimi” duhet luftuar”, Kuçana flet për përplasjen me Berishën

✇Albeu
By: M C

Ish-kandidatja për deputete e PD-së dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV përplasjen që pati me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Kuçana tha se kishte paraqitur një rezolutë, e cila, sipas saj, nuk u mor në shqyrtim nga drejtuesit e mbledhjes.

“Unë i kërkova kryetares së Këshillit Kombëtar të më jepte fjalën për të paraqitur rezolutën, që më pas t’u kalonte anëtarëve për votim. Ajo kishte vetëm rol rregullator, por refuzoi ta lexonte, edhe pse e kisha depozituar 24 orë më parë.

Rezoluta përmbante tre propozime kryesore.

Pika e parë kishte të bënte me hapjen e Partisë Demokratike dhe dëgjimin e zërit të protestuesve. E dyta ishte ngritja e një fronti intelektual dhe një fronti studentor, jo domosdoshmërisht me anëtarë të PD-së. Pika e tretë ishte ‘çmulizimi’ i Partisë Demokratike.

“Mulizimi’ është një fenomen që duhet luftuar. Është një model pa meritokraci, ku është krijuar një grup servilësh dhe, nëse nuk të ‘bekon’ Flamur Noka, nuk bën dot karrierë në Partinë Demokratike.

Nuk kam asgjë personale me zotin Noka. Por në aspektin politik, mendoj se ai e ka përmbushur misionin e tij dhe duhet të kishte ndjekur shembullin e Edi Palokës.

Partia Demokratike ka nevojë për reflektim pas zgjedhjeve dhe për t’u afruar më shumë me protestën qytetare.

PD duhet të dëgjojë zërin e sheshit dhe të reflektojë ndaj protestës. Ajo që po ndodh nuk është ripërtëritje, por riciklim”- tha Kuçana.

The post “Nëse nuk të “bekon” Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD. “Mulizimi” duhet luftuar”, Kuçana flet për përplasjen me Berishën appeared first on Albeu.com.

  •  

Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shans të japë dorëheqjen qeveria!

✇Albeu
By: M C

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në NCN TV, deklaroi se nuk ka asnjë shans që qeveria të dorëhiqet.

Ylli Rakipi: Orë ka ndonjë shans të japë dorëheqjen qeveria?

Blendi Klosi: Asnjë shans. Zëro shans. Ka nevojë për reflektim në raste të tilla. PS ka ndryshuar, është dimensioni më i fortë i ndryshimit.

Ylli Rakpi: Pra dorëheqje gjallë në botë jo?

Blendi Klosi: Nuk ka asnjë arsye të ketë dorëheqje të Partisë Socialiste.

The post Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shans të japë dorëheqjen qeveria! appeared first on Albeu.com.

  •  

Meriton Mjekiqi uron të birin për ditëlindje me fjalë emocionuese, ja postimi i tij

✇Albeu
By: M C

Meriton Mjekiqi, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke shprehur urime për ditëlindjen e djalit të tij.

Raporti i tij me djalin ka qenë i ndërlikuar dhe i mbushur me pengesa, duke e bërë këtë urim edhe më të veçantë.

Meriton ka folur hapur për vështirësitë që ka hasur në përpjekjet për ta takuar djalin e tij, një situatë që ka prekur shumë fansa dhe ndjekës të tij.

Me rastin e ditëlindjes së tij, ai ka ndarë dy fotografi të bukura, të realizuara vite më parë, duke e shoqëruar këtë moment me një mesazh të ngrohtë: “Urime djali jem, u bofsh 100 vjet. Të don babushi.”

The post Meriton Mjekiqi uron të birin për ditëlindje me fjalë emocionuese, ja postimi i tij appeared first on Albeu.com.

  •  

Ish-deputeti demokrat rrëfen prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Garën e hapën qëllimisht vetëm për të larguar Luçiano Boçin si nënkryetar

✇Albeu
By: M C

Ish-deputeti demokrat Muslim Murrizi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike, ku u rikonfirmua Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Në një postim në Facebook, Murrizi shkruan se në Partinë Demokratike ka njerëz që janë të gatshëm të bëhen “kllounë” vetëm për t’i bërë qejfin kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas tij, e vetmja garë që u hap qëllimisht ishte ajo mes Belind Këlliçit dhe Luçiano Boçit, pasi synimi ishte largimi i këtij të fundit nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike.

“Pas largimit të Luçiano Boçit, tani nga RITHEMELIMI ka ngelur vetëm Berisha dhe Muli”, thekson ai në postimin e tij.

Po ashtu, ish-deputeti shkruan se “përfundoi me sukses misioni i shndërrimit të RITHEMELIMIT në RIKTHIM, si dora e tretë e PD-së së Bashës”.

Në fund, ai i cilëson zgjedhjet në Partinë Demokratike jo si “ripërtëritje”, por si “ripërtypje”.

Postimi i plotë i Murrizit:

Bela e madhe me PD

Kur nuk mer vota dhe humber zgjedhjet te heq neni Lulit kur je i votuar ne popull dhe mer vota te heq neni Mulit

Dje ndodhi siç e kisha thene para 3 ditesh qe kanidat “ rival” perball atyre qe ishin piketuar per tu “ zgjedhur” dolen “ vullnetar” klloun politik qe ofrohen per tu perdorur vetem qe ti bejne qejfin komandantit

Dyshoj shum se nje pjes e garuesve formal edhe mund te mos e ken votuar emrin e tyre

E vetmja gare dje por edhe ajo e qellimshme per te hequr si nenkryetar Luçianon ishte ajo midis Luçiano Boçit dhe Belind Kelliçit per nje nga 3 nenkryetaret e PD

Them nga 3 nenkryetaret se per Garzin dhe Gjekmarkajn qe i ka emeruar Berisha si mender nen kryetar qysh ne 2023 pa u votuar dhe vazhdon ti quaj nenkryetar pa u votuar as ma ndjen e as i pjerdh kushdo qe ka sado pak dinjitet e rrespekt per veten nisur nga ajo qe thot statuti i PD

I ka qejf Berisha apo i mban nga halli ose e kan detyruar ata qe mund ti duan le ti mbaj Berisha edhe ne preher po deshi se mbase do kenaqen me shum se sa postet qe mbajne prej 3 vitesh njeri kryetar grupi dhe tjetri nenkryetar i kuvendit

Pas largimit te Luçiano Boçit tani nga RITHEMELIMI ka ngelur vetem Berisha dhe Muli

Te gjith te tjeret u larguan dhe u zevendesuan me ata qe ishin me Bashen, qe perjashtuan Berishen qe than po erdhi Berisha do ikim nga politika qe ishin pro Amerikon te thekur dhe qe rrahen me 8 janar 2022 DEMOKRATET ne selin e PD

Dje u perfundua me sukses misioni i shnderrimit te RITHEMELIMIT ne RIKTHIM i dores se trete te PD se Bashes ne doren e pare te PD se rithemeluar

Ajo qe kerkojne ta shesin si Riperteritje nuk eshte asgje me shum se sa RIPERTYPJE e asaj çfar kane thene per njeri tjetrin nga shtatori 2021 deri ne dhjetor 2023

Tani te presim shtatorin per te nis “ revolucionin” por jo te Flamingove por te Flamengove

Ne 11 maj 2025 PD kishte 160 kanidat ne listen e hapur ne te gjith Shqiperin dhe sejcili mori VOTA nga QYTETARET sipas vleresimit te Qytetareve jo preferences se Kryetarit

Dhe kur PD nuk vlereson ata qe vleresuan Qytetaret me vote por kerkon te promovoj ata qe jan votuar me pak vetem se kerkojn ti ken si ushtar 3-4 dallkauk e servil te peshtire qe i lepihen Berishes dhe kan kapur prej fyti PD ateher çdo hipokrizi e demagogji se kemi bere riperteritje apo kemi ekipin me te mire qe kemi patur ndonjeher me kujton slloganet komuniste qe jemi shkemb graniti

Berisha i gjenerates A ben “ mire” qe mburret se ka bere ekip me gjeneraten Z por problemi qendron se Berishes ja kan rekomanduar gjeneraten Z gjenerata K ,B dhe Q qe e rrethon se me bindje e them qe me shum se sa gjysmen e te zgjedhurve as i njeh e as e di se çfar jan

Gjithsesi koha do te tregoj se sa vler politike do te ken tek Qytetaret ekipi i ri i riperteritjes me plot individ anonim politik dhe pothuajse kontribut ZERO ne PD

Deri ne zgjedhje eshte “ stervitje”

Ndeshja eshte tek VOTA

TE TJERAT JANE DENGLA QE NUK I HA ASKUSH ME PAS 16 VITESH NE OPOZIT

The post Ish-deputeti demokrat rrëfen prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Garën e hapën qëllimisht vetëm për të larguar Luçiano Boçin si nënkryetar appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 16 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret duhet te mos nxitohen për te krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë. Merkuri do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua beje me te qarta mendimet. Gjendja do stabilizohet shpejt.

Demi

Jeta sentimentale do jete ne plan te dyte gjate kësaj dite sepse prioritet do i jepni jetës profesionale. priten edhe projekte te reja mjaft te rëndësishme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga shpenzimet e tejskajshme sepse gjendja nuk duhet shume e favorshme.

Binjaket

Tregohuni te sinqerte sot me atë qe keni ne krah dhe mos i mbani asnjë te fshehte, Kjo do e shtoje besimin e tij tek ju dhe do ua rrite piket. Beqaret do kërkojnë te qëndrojnë serish vetëm dhe as qe do iu shkoje neper mend te joshin dike. Financat ka rrezik te ndërlikohen disi. Mbajini këmbët mbi toke sepse shume shpejt mund te pendoheni nga veprimet e kryera.

Gaforrja

Do keni disa përplasje me partnerin tuaj gjate kësaj dite megjithatë nuk do alarmoheni nga kjo. Pas mesditës klima do filloje dalëngadalë te ngrohet. Beqaret me ne fund do ja arrijnë qëllimit dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha, prandaj do ju duhet patjetër te hiqni dore nga disa shpenzime.

Luani

Çdo gjë do shkoje si duhet sot ne planin sentimental. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni te gjeni mënyrën e duhur për t’i ndrequr. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek dashuria sepse edhe ashtu si janë do ndihen për mrekulli. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do arrini te kryeni transaksione te rëndësishme dhe disa investime te mira.

Virgjeresha

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, por kohet e fundit ju kane dale disa probleme te vogla, mire është te mundoheni t’iu gjeni zgjidhje te shpejte dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Nuk ja vlen te merreni gjate me gjera elementare. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Financat do kenë disa tronditje te vogla.

Peshorja

Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i çoni me tej projektet qe keni nisur me herët dhe here pas here do ndiheni te mërzitur. Beqaret nuk do jene me fat, kështu qe sado ta kërkojnë dashurinë, nuk do mund ta gjejnë dot. Me financat do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara.

Akrepi

Dite mjaft e këndshme kjo e sotmja për personat qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do përjetoni emocione pa fund ne krahët e partnerit. Beqaret me shume gjase do fillojnë një histori dashurie mjaft pasionante. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi sepse do dini t’i menaxhoni mjaft mire te ardhurat.

Shigjetari

Do keni ide shume te mira gjate kësaj dite sesi te bëni jetën tuaj ne çift sa me te bukur dhe harmonike. Gjithçka ka për te shkuar si e kishit ëndërruar. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe jeta ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Ne planin financiar priten goxha vështirësi, kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Bricjapi

Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te duruar dhe here pas here do hapni rruge ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te hedhin hapa te gabuara. Ne planin financiar do ndiheni me te qete. Me shume kujdes dhe maturi do i zgjidhni problemet qe keni pasur.

Ujori

Sot do e ndryshoni sjelljen dhe rutinën e jetës suaj ne çift vetëm e vetëm qe personi qe keni ne krah te ndihet sa me mire te jete e mundur. Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund njëherë e përgjithmonë. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën. Buxhetin do e menaxhoni me shume maturi dhe përkujdes. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshqit

Nëse keni pasur probleme serioze me partnerin gjate kësaj kohe, sot gjerat duket se do fillojnë te përmirësohen. Do jeni me tolerante dhe do i pranoni gabimet qe keni kryer. Beqaret do jene te bekuar nga yjet dhe do e gjejnë personin e ëndrrave. Gjendja e financave do vije duke u përmirësuar fale masave qe keni marre dhe fale ndihmës se familjareve.

The post Horoskopi 16 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

Revolta kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 46-të: Nesër më shumë

✇Albeu
By: M C

Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Tubimi u karakterizua nga një marshim në akset kryesore të kryeqytetit, për t’u rikthyer më pas në pikën e nisjes, ku qytetarët vazhduan qëndresën e tyre. Përgjatë gjithë protestës, atmosfera ka qenë e ndezur me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë.

The post Revolta kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 46-të: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

  •  
❌