Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi?”/ Flamur Noka: Treni bullgar dhe krimi

By: M C
2 June 2025 at 21:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se zgjedhjet ishin farsë dhe të ndikuara nga krimi i organizuar.

Noka përsëriti teorinë e PD, se është përdorur një skemë e quajtur “treni bullgar”, ku vota të plotësuara më parë, janë futur në kuti.

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse deklaruan se e kishin fitoren të sigurtë me kaq shumë problametika që evidentojnë sot, Noka tha se nuk mund të dekurajonin votuesit, ndaj kanë bërë deklarata të tilla.

Biseda:

Ylli Rakipi: Këtu në emisionin tim para zgjedhjeve, thatë që fitoren e keni të sigurtë por PD ka pësuar humbje dramatike, madje më thellë edhe se në 2021 kur ishte Luli Basha. Kush mban përgjegjësi për këtë rezultat?

Flamur Noka: Ylli, e para në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje në 11 maj. Ne në emisionin e fundit para 11 majit, kemi zhvilluar një debat dhe kemi biseduar në lidhje me zgjedhjet. 11 maji nuk ishte zgjedhje, por një farsë e përgatitur dhe e kurdisur me mjaft kujdes dhe ishte një ditë që u finalizua tregu i votës së lirë, identik si në çdo qytet ku ka treg të gjësë së gjallë, Rama kishte instaluar tregun e votës. Opozita nuk mundet kurrë të përballet me tregti të votës, nuk mundet të hyjë në një process ku shitja dhe blerja e votës, shantazhi, krimi, patronazhimi, droga, korrupsoni, gjithë shteti kthehet në shtet elektoral dhe të hyjë opozita aty. Është farsë e përcaktuar nga regjimi.

Ylli Rakipi: Pse nuk e përdorët fjalën farsë para zgjedhjeve, se ju e dinit. Apo nuk e dinit?

Flamur Noka: Kini parasysh, nuk ndodh kurrë, një opozitë që të bëjë deklarata apo prononcimi deklarative, për të dekurajuar zgjedhësit. Jemi po ne që kemi thënë me kohë, që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Që nga 2013.

Ylli Rakipi: Nuk e dinit ju që ishte farsë para zgjedhjeve?

Flamur Noka: Që nga 2013 dhe deri tani, nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira por farsa. Nisi me zgjedhjet lokale të Bashkisë së Korçës.

Ylli Rakipi: Po që nga 2013 ju nuk pranoni asnjë palë zgjedhje. Mos ndoshta meqë ju vjedhin o Flamur 12 vjet, mos duhet të ikni ju? Atëherë qenkeni të paaftë.

Flamur Noka: Nuk tha njeri janë vjedhur, tjetër gjë është farsa. Vjedhja është një nga elementët e farsës. Për këtë farsë, unë po rrija te vota e diasporës dhe po ndiqja numërimin. Ylli, ishin kutitë e para të Beratit, e tmerrshme, 99.9% Partia Socialiste. Jashtë çdo perceptimi.

Ylli Rakipi: Po si u morën këto? Keni ndonjë provë ju?

Flamur Noka: E ndoqët ju përplasjen që ndodhi në Tiranë të re, te zyra e Erion Braçes, ku ikën disa vetë atje? E njëjta situatë u kap edhe në Kashar. E njëjta situatë e kapa edhe unë në njësinë 3. Në të gjithë Shqipërinë, pranë qendrave të votimit, Rilindja kishte ngritur zyra elektorale të pa-branduara, ku hynin qytetarët, merrnin fletën e plotësuara, e fusnin në xhep dhe votonin, kthenin fletën e bardhë po aty. 130 mijë fletë votimi të prodhuara, të hedhura në…

Ylli Rakipi: Kemi prova, se po ka ndodhur kjo duhet arrestuar menjëherë Edi Rama…

Flamur Noka: Po po ta them unë. Janë porositur 3.2 mln fletë votimit. Janë çuar në qendra. Tani mungojnë nga fletët e prodhuara, kur mblidhne mungojnë 130 mijë fletë votimi. Kjo është skema mafioze e trenit bullgar. Pse? Paniku. Ata e ndjenë panikun dhe u vërsulën, u doli çdo gjë prej kontrolli. Pastaj, një mekanizëm tjetër ishte, krimi i organizuar, kartelet, më ndoqët mua në Vlorë? Unë vajta në qendrat e votimit, pasi më informuan që disa persona me precedent kriminalë, me badge të KQZ, po votonin për çdo qytetar. Nipi i kapo bandës kishte rrëmbyer badge të një drejtori dhe vazhdonte votonte për çdo njeri dhe nuk bënte gëk mëk asnjeri. Një guximtar më shkruajti sms. Vajta unë dhe e patë ju debatin aty. Vajta atje dhe më doli përballë Blendi Gonxhja apo Blend Xhabafti? Patë socialistë apo anëtarët e filarmonisë së Vienës? Mediat e qeverisë e thanë sikur Noka bëri luftë me anëtarët e filarmonisë së Vienës dhe jo anëtarët e Xhabaftëve. Ma shpjegon dot?

Ylli Rakipi: Jo këtë nuk ta shpjegoj dot. Këtu e vetmja hekurudhë që funksionon në Shqipëri është treni bullgar që thoni ju…

Baton Haxhiu: Nuk e pranoj dot trenin bullgar me përmasat e 130 mijë.

The post “The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi?”/ Flamur Noka: Treni bullgar dhe krimi appeared first on Albeu.com.

“Bandë që e kishte Veliaj”/ Berisha: Grupi i Xhabaftëve zëvendësoi Rakipin me Gonxhen në Vorë

By: Ardit
26 May 2025 at 21:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se angazhimi maksimal i bandave në Vorë, ku ajo e Xhabaftëve zëvendësoi Oralando Rakipin me Blendi Gonxhen, ku ky i fundit siguroi mbi 5 mijë vota në Vorë. Gjithashtu Berisha u ndal edhe të zyrat klandestine në Tiranë, të cilat siguruar vazhdimin e trenit bullgar, ku votuesit […]

The post “Bandë që e kishte Veliaj”/ Berisha: Grupi i Xhabaftëve zëvendësoi Rakipin me Gonxhen në Vorë appeared first on BoldNews.al.

Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i ‘rrëmben’ vendin Qefalisë, GJylameti dhe Xhaçka me diferencë…

16 May 2025 at 08:37

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1271 kuti votimi nga 1282. Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 11 kutitë e fundit, gara është bërë e fortë mes kandidatëve të PS-së në listën e hapur. Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur. Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 21783 vota. I dyti është deputeti veteran Erion Braçe, i cili ka marrë mbështetjen e 20218 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet ministri Ervin Hoxha me 18742 vota dhe Fatmir Xhafaj me 12428 vota, Ornaldo Rakipi me 9435 vota. Po ashtu Anila Denaj me 8621 vota dhe Blerina Gjylameti 5709, dy kandidate që përfitojnë nga kuotat gjinore. Ndërkohë gara për mandatin e 18 dhe 19 në Qarkun e Tiranës është shumë e fortë mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë me një diferencë prej 35 votash. Gjithashtu “lufta” për një karrige në Kuvend është e ashpër edhe midis Gjylametit dhe Xhaçkës me një diferencë prej 33 votash.

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (21783)
Erion Brace (20218)
Ervin Hoxha (18742)
Fatmir Xhafaj (12428)
Ornaldo Rakipi (9435)
Anila Denaj (8621)
Blerina Gjylameti (5709)
Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (9400)
Toni Gogu (5907)
Olta Xhacka (5676)
Etilda Gjonaj (5119)
Kejsi Elezi (4950)
Plarent Ndreca (4488)
Florian Pullazi (4473)
Pandeli Majko (4322)
Ermonela Felaj (4217)
Mimi Kodheli (3784)
Julinda Dhame (3634)
Eldian Cepeli (3122)
Ylli Shehu (2904)
Klotilda Bushka (2827)
Sofika Lleshi (2815)
Antonela Dedej (2638)
Halit Valteri (2218)
Blendi Sulaj (2103)
Entela Ramosacaj (2039)
Roy Bashaj (2023)
Andi Seferi (1955)
Endrit Braimllari (1872)
Arben Pellumbi (1808)
Edlira Dyrmishaj (1205)
Persida Shkrepa (1167)
Glindxhet Madhi (1090)
Etjen Xhafaj (1055)
Silda Cepe (1007)
Halil Koloshi (960)
Mirgit Vataj (854)

The post Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i ‘rrëmben’ vendin Qefalisë, GJylameti dhe Xhaçka me diferencë… appeared first on Sot News | Lajme.

Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë €

By: Besnik
15 May 2025 at 22:53

Duke folur për incidentin kur kryetari i KZAZ-së u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Orlando Rakipi, në KZAZ-në e Kasharit, gazetari Arion Sulo tha në emisionin “NOW” me Erla Mehillin se, sipas burimeve të konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro pranë kësaj KZAZ-je.

“Nga lajmet e konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro. Nuk bëhet e ditur ende identiteti i personit që ka makinën ku u gjet çanta, është ende i pazbuluar. Kjo ndodh, pasi ka një garë dhe tentohet që të joshen komisionerët”, tha Sulo.

Kujtojmë se në orët e mesditës të së enjtes, një nga vëzhguesit e kandidatit socialist Orlando Rakipi ka goditur kryetarin e KZAZ-së në Kashar për shkak të një debati lidhur me kontestimin e një vote të Partisë Socialiste.

The post Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë € appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja tregon shkaqet, Orlando Rakipi nuk e merr mandatin e deputetit

By: Besnik
15 May 2025 at 22:27

Gjatë emisionit “NOW me Erla Mëhillin”, u publikuan të dhënat më të fundit lidhur me mandatet e deputetëve nga lista e hapur.

Moderatorja Erla Mëhilli njoftoi lajmin e fundit, duke thënë se Xhemal Qefalia ka siguruar mandatin, duke qenë përpara Orlando Rakipit me rreth 500 vota.

Sipas saj, është e vështirë që Rakipi të rikuperojë këtë diferencë, duke lënë të kuptohet se ai do të mbetet jashtë parlamentit.

Mehilli theksoi se Rakipi nuk arriti të sigurojë mandat për shkak të kuotës gjinore, pasi Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti, të cilat futen para tij, përfitojnë për shkak të kësaj kuote.

“Mandatin e merr Xhemal Qefalia, i cili është përpara Orlando Rakipit me rreth 500 vota, dhe është e vështirë që Rakipi të rikuperojë këtë diferencë, duke lënë të kuptohet se ai do të mbetet jashtë parlamentit. Rakipi nuk arrin të sigurojë mandat për shkak të kuotës gjinore, pasi Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti futen para tij falë kësaj kuote”, tha Erla Mëhilli.

Orlando Rakipi

Partia Socialiste – 83 mandate – Qarku Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja – 20,009 vota
Erion Braçe – 17,102 vota
Ervin Hoxha – 16,727 vota
Fatmir Xhafaj – 11,365 vota
Xhemal Qefalia – 8,415 vota
Anila Denaj – 6,647 vota
Blerina Gjylameti – 5,296 vota

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja tregon shkaqet, Orlando Rakipi nuk e merr mandatin e deputetit appeared first on Euronews Albania.

Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

By: user 8
15 May 2025 at 18:45

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

The post Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje appeared first on Lapsi.al.

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

By: Ela
15 May 2025 at 18:08

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht. Ai shprehet se vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste. Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte […]

The post “Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri appeared first on BoldNews.al.

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet në polici

By: user 8
15 May 2025 at 16:18

Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e sotme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, ku vëzhguesi Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit. Numërimi në këtë KZAZ do të fillojë vetëm pasi të akreditohen numëruesit e rinj.

The post Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet në polici appeared first on Lapsi.al.

Dalin pamjet, momenti kur vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin e KZAZ në Tiranë, ndërpritet numërimi i votave

15 May 2025 at 14:45

Dalin pamjet nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit kanë qëlluar me grushte kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.Sic duket edhe nga pamjet situata është mjaft e tensionuar. Në video dëgjohen edhe fjalë ofenduese.

 

The post Dalin pamjet, momenti kur vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin e KZAZ në Tiranë, ndërpritet numërimi i votave appeared first on Sot News | Lajme.

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

By: Ardit
15 May 2025 at 14:21

Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). U raportua se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani […]

The post Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit

14 May 2025 at 19:58

Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj brenda oborrit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan, për t’iu ankuar kryetares së komisionit se kolegët e tij socialistë po monitoronin votuesit nga lokali përtej rrugës. “I filmojnë votuesit me kamera,” u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi […]

The post Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit appeared first on Reporter.al.

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me vdekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

By: V K
6 May 2025 at 08:22

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për premtimin “shëndetësi falas” që ka bërë në 2013, por nuk e ka realizuar ende.

Debati:

Ylli Rakipi: Erdhët në vitin 2013 me premtim për shëndetësi falas. Sipas BB, 60% të shpenzimeve shëndetësore shqiptarët i paguan nga xhepi. Shteti mbuloi vetëm 40%. Pse nuk është realizuar shëndetësia falas? A do ta realizoni në mandatin që pretendoni të shkoni?

Edi Rama: Procesi i transformimit të sistemit shëndetësor ka faza. Do ta marr shifrën, nuk po e kontestoj. Edhe ai hiena nuk kishte falsifikuar gjë, por interpretonte në mënyrë hienore. I fut te gjysma tjetër dhëmbin me helm. Sot, në Shqipëri ka 600 mijë persona, të cilët për arsyet e tyre, nuk kanë mbulim sepse nuk kanë paguar. Për ata bëjmë rimbursim të ilaçeve. Po bëjmë autonominë. Duhet bërë edhe lëvizje në taksim sepse shëndetësinë dikush do ta paguajë.

Ylli Rakipi: Për mandatin e katërt do të jetë shëndetësia falas? Unë përshembull iki jashtë për tu kuruar. Një doktor i njohur këtu thotë shqytyr që e kemi aeroportin afër… Ti ndoshta operohesh këtu dhe mblidhen gjithë mjekët të shohin. Kryeministrin e presin ndryshe.

Edi Rama: Ke bërë ti investigim të spitalit?

Ylli Rakipi: Zbulimi i skandalit te Onkologjiku, ku dërgoheshin në klinika private dhe bëhej biznes me vdekjen, çfarë do ti thuash kësaj?

Edi Rama: Nuk mundet dot që një ngjarje skandaloze… Për këtë arsye ne Onkologjikun po e ribëjmë në partneritet me spitalin e tetë në botë SHIBA e Izraelit. Kemi marrë dhe kemi menaxherë nga Turqia. Kulturën e menaxhimit nuk e kemi shumë të zhvilluar. Ne hodhëm firmën me grupin San Donato për të bërë partneritet strategjik me San Raffaele. Do të kemi qendër spitalore ekselence që do të mbulojë të gjithë shërbimet. Nuk do të ikë njeri jashtë, por do të kurohen në Shqpëri nga i gjithë rajoni.

Ylli Rakipi: Tallesh ti?

Edi Rama: Kemi firmosur ne me grupin San Donato. Ka një eksperiencë në Poloni, kanë marrë spitalet dhe bëjnë menaxhim. Unë po flas për shërbim publik. Ne do të bëjmë partneritet, e kanë bërë në Poloni dhe janë spitale të jashtëzakonshëm. Sjellin mjekë, teknologji, menaxhim. Bëjnë marrëdhënie me shtetin, ku shteti paguan.

The post Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me vdekjen, çfarë do t`i thuash kësaj? appeared first on Albeu.com.

Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

4 May 2025 at 20:16

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2021 në Qarkun e Elbasanit me rezultatin në mandate 8 me 6 dhe me tepricë votash për tetë mandate. Kësaj here, objektivi i tyre i deklaruar është mandati i nëntë, por për ta realizuar këtë do të nevojitet të kthejnë edhe disa mijëra votues të opozitës në anën e […]

The post Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata” appeared first on Reporter.al.

Kacafyten “baballarët” e Reformës në Drejtësi. A po shantazhon Sokol Sadushi, Rakipin e Magjistraturës?

By: Oldi
8 March 2025 at 11:47

Nga Boldnews.al Shprehja që vjen nga historia franceze e shekullit XVII se “Revolucioni ha bijtë e vetë” mund t’i shkoj shumë për shtat një situate, e cila po ndodh tashmë mes “baballarëve” të Reformës në Drejtësi. Individë, të cilët u prezantuan si “Ekspertë të Nivelit të Lartë” për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe që […]

The post Kacafyten “baballarët” e Reformës në Drejtësi. A po shantazhon Sokol Sadushi, Rakipin e Magjistraturës? appeared first on BoldNews.al.

I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO

By: Mirgen
6 March 2025 at 21:34

Gazetari Andi Bushati u largua nga studio e emisionit “Të Pakespozuarit” pas një debati në studio me gazetaret Klodiana Lala dhe Ola Xama. Bushati vendosi të linte studion pas disa ndërprerjesh nga koleget gjatë përgjigjes së tij. Bushati: Kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin. Ky vendim u vonua të zbardhet Lala: Nuk thotë […]

The post I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Fotot nga paparazzi/ Deputeti i PD-së dhe ai i PS-së, një bisedë shkurt për pak hapa rrugë! Çfarë i bashkon dy rivalët politikë

1 February 2025 at 18:18
Dy deputetët që shihni në foto, kanë aq të përbashkëta, sa kanë edhe ndasi. Ornaldo Rakipi u bë pjesë e politikës në katër vitet e fundit, duke marrë një mandat në qarkun e Tiranës. Emri i tij ishte thuajse i panjohur, deri kur mori mandatin. Nga ana tjetër, Dash Sula u rikthye në Parlament, pas

Skandali i Shkollës së Magjistraturës, PD: Arben Rakipi përdori pozitën për përfitime private

By: Ardit
10 January 2025 at 16:58

Pas publikimit në media të skandalit të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Rakipit se po përdor pozitën për përfitime private. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, një deklaratë për mediat, tha se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 ka themeluar […]

The post Skandali i Shkollës së Magjistraturës, PD: Arben Rakipi përdori pozitën për përfitime private appeared first on BoldNews.al.

U arrestua në 2023, Prokuroria e Korçës çon për gjykim falisifikatorin e dokumentave

By: Besnik
26 December 2024 at 12:37

Një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara në Korçë dhe materialet brenda tij u sekuestruan nga policia me 24 korrik të vitit 2023 ndërsa sot Prokuroria e Korçës ka dalë me një njoftim ku thotë se ka dërguar për gjykim shtetasin Artur Rakipi.

Sipas Prokurorisë së Korçës ky person ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës në 2023.

Njoftimi i Prokurorisë së Korçës

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147/1 të vitit 2023, rezultoi se shtetasi A.R. në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprimtari të paligjshme në fushën e falsifikimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, provoi se ky shtetas dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.

Ky shtetas, falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.

Me kërkesë të prokurorisë u kryen edhe veprime simuluese për blerjen e dokumenteve false kundrejt pagesës dhe pas marrjes, dokumentet iu nënshtruan ekspertimit teknik nga ku u vërtetua edhe fakti se ato ishin false.

Nga hetimet rezultoi se pasi kryhej procesi i falsifikimit, dyshohej se këto porosi i dorëzoheshin shtetasit B.D, i cili kryente rolin e ndërmjetësit duke bërë të mundur dhe kontaktin fizik me porositësin si dhe marrjen e pagesës prej tyre. Për këtë shërbim ndërmjetësimi, ky shtetas mbante një pjesë të pagesës ndërsa pjesa tjetër i shkonte falsifikatorit.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën printera, kompjutera, prerëse dokumentash, vula të improvizuara, pasaporta të shteteve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dokumenta të ndryshme të falsifikuara, bojra për printera, etj. Prokuroria sekuestroi vula të shumta në gjuhë të ndryshme, celularë, laptopë, skanera dhe printera e pajisje për stampime e pulla të ndryshme. Po kështu u sekuestruan pasaporta të shumta të shtetasve amerikanë, francezë, grekë, kanadezë, bullgarë, Italianë e shqiptarë, etj të cilat më pas rezultuan të vjedhura ose të humbura dhe përdoreshin si model për të kryer falsifikimin

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në përfundim se shtetasi A.R. ka falsifikuar një sasi të madhe leje drejtimi, leje qëndrimesh të shteteve të ndryshme, certifikata të aftësimit profesional, karta shëndeti për shtete të huaja si dhe një sasi mjaft të madhe letërnjoftimesh e pasaportash shqiptare dhe të shteteve të ndryshme.

Në rastin konkret, rezulton se shtetasi A. R., ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arrestua në 2023, Prokuroria e Korçës çon për gjykim falisifikatorin e dokumentave appeared first on Euronews Albania.

Basha: Te “EuroAtlantikët” kemi kolosë! Batuta e Rakipit: Në Atlantik ka vetëm peshq, jo njerëz

13 December 2024 at 08:48

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë” të cilët do të garojnë në zgjedhje. “Kolosët” e grupit të tij, Basha i përmendi pas batutës së gazetarit Ylli Rakipi, i cili i tha se […]

The post Basha: Te “EuroAtlantikët” kemi kolosë! Batuta e Rakipit: Në Atlantik ka vetëm peshq, jo njerëz appeared first on BoldNews.al.

❌
❌