Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nis gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës, Ola Xama: Dosje mjaft e dobët!

By: M C
30 June 2025 at 21:50

Ka nisur gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës edhe pse seanca e parë u shty për shkak të arsyeve proceduriale.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” n MCN TV, shpjegoi akuzat ndaj Berishës, duke deklaruar se kjo dosje i duket e dobët dhe se ka afera të tjera gjatë qeverisjes Berisha, që do të meritonin të përfundonin në gjykatë.

“Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë nga familja e gjyshit dhe është favorizuar nga Berisha, në atë kohë kryeministër, përmes përfitimit të një prone, që sipas dokumentave, prona ka qenë e familjes së tij, por është favorizuar me disa vendime nga qeveria. Për të shpallur terrenin tokë ku mund të ndërtohej, por gjithashtu duke futur procedurën e pagesës me bono privatizimi, duke përfituar tokë ku më pas është bërë investitor dhe është ndërtuar një kompleks me 19 pallate. Ka përfituar para që i konsideron produkte të veprës penale. Për këto para prokuroria pretedon se Berishës i janë mbuluar disa shërbime shëndetësore, pushime dhe për fondacionin e zonjës Liri Berisha. Po kështu edhe fatura për shpenzime gjyqësore për heqjen e non-gratës në Britaninë e Madhe apo procesin në Francë ndaj ish Sekretarit Blinken.

SPAK e akuzon zotin Berisha se ka krijuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimin të Pronave, ndër të tjera për të ndihuar edhe dhëndrin e tij për ti dhënë tokën, pork jo është pak qesharake sepse ka qindra mijëra familje që kanë përfituar pronën prej kësaj.

Pjesa e dytë, se ku dyshohet se ka ndihmuar, është në lidhje me nisjen e një VKM, që lejon pagesën me bono privatizimi, duke i ulur vlerën reale. Ka ndryshuar edhe ligjin për sportet. I është bërë presion edhe një gjenerali për të liruar një pjesë të pronës, sepse në atë kohë ka patur një konflikt. Është ndryshuar edhe statusi i pronës.

Nuk ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nëse kemi shuma të mëdha, ka shumë ligje me porosi, afera, e me rradhë, edhe për oligarkë gjatë qeverisjes Berisha, por jo në këtë çështje”, deklaroi Xama.

The post Nis gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës, Ola Xama: Dosje mjaft e dobët! appeared first on Albeu.com.

“Të vdekurit pranë plehrave”/ Xama: Inceneratori fantazmë shkakton kaos në Landfillin e Sharrës

By: Elva
24 June 2025 at 17:42

Gazetarja Ola Xama ka folur sërish për problemin serioz në Landfillin e Sharrës, ku plehrat janë grumbulluar pranë varrezave dhe nuk ka incenerator funksional. Në një postim në rrjetet sociale, Xama shkruan se të vdekurit po varrosen pranë grumbujve të plehrave, ku sipas qeverisë duhej të kishte incenerator për djegien e mbetjeve. Ajo thotë se […]

The post “Të vdekurit pranë plehrave”/ Xama: Inceneratori fantazmë shkakton kaos në Landfillin e Sharrës appeared first on BoldNews.al.

Arroganca e zonjës Ristani dhe dëshira e zyrtarëve për një gazetari pa standarde

By: V K
8 June 2025 at 14:34

Nga; Ola Xama

12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të mediave ndërkombëtare ishte një video që tregonte se kryeministri i Anglisë David Cameron harroi në pub vajzën e tij 8-vjeçare.

Të gjitha mediat, përfshi dhe televizionin publik BBC News e raportoi si lajm, duke zbatuar të gjitha standardet mediatike.

Video mbulonte imazhet dalluese të vajzës, tregonte ngjarjen dhe itinerarin si ndodhi dhe merrte ekspertë të cilët jepnin statistika sa të shpeshta ishin këto raste mes prindërve.

Në fund ishte kontaktuar dhe çifti Cameron të cilët thanë “se u ndjemë të lehtësuar që e gjetëm e që kjo mund t’i ndodhë kujtdo”.

Paralelisht një debat shumë i madh u shtrua për diskutim: A mundet që një fëmijë 8-vjeçar të vihet për 1 muaj në qendër të raportimeve vetëm se babai i saj është kryeministër?

Përse nuk ishin subjekt i raportimeve të ngjashme mijëra fëmijë që u ka ndodhur e njëjta gjë? Përse duhet të rrezikohen trauma psikologjike te një minoren dhe të cënohej privatësia se si një familje kalon pasditen e saj?

Këto pyetje u rrëzuan me të tjera pyetje: A përbën interes për publikun fakti që kryeministri harron në pub fëmijën e tij?

A kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm në qeverisje, kur ai është i tillë në jetën familjare?

Kjo ngjarje mu kujtua nga ajo që po ndodh orët e fundit me investigimin që transmetoi dje emisioni Piranjat. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, bashkëshorti dhe fëmija e saj, përdorin 3 automjete dhe 3 shoferë të paguar me paratë publike për nevoja personale. E vënë përballë këtij fakti, në vend që të kërkojë ndjesë apo të japë një sqarim njerëzor mbi rrethanat familjare që e kanë detyruar të bëjë këtë abuzim, znj. Ristani nis të fyejë gazetarin!

Asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, asnjë përgjegjësi-përkundrazi, bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre.

Edhe pas transmetimit të emisionit nuk kishte reflektim, por kërcënim për hetime penale se i është përndjekur dhe cënuar jeta private e fëmijës.

Nëse znj. Ristani do të ishte e shqetësuar për fëmijën, nuk do të përdorte atë gjuhë përpara kamerave se do të ç’eduktonte fillimisht fëmijën e saj.

Nëse do të ishte vërtet e shqetësuar për të, nuk do t’i mësonte se si vidhet dhe abuzohet me fondet e shtetit që minoren.

Por tema këtu nuk është morali që tenton të na komunikojë ajo, e as morali që duhet t’i bëjmë ne një nëne, qoftë dhe kur është kryetare bashkie.

Pika kryesore këtu është se me fondet publike fëmija i saj shoqërohet në shkollë, bashkëshorti në punë dhe vetë ajo në palestër.

Pra logjika e kësaj familje është që fëmijës nuk ka përse t’i shkelet privatësia se mamaja e tij ka post publik, por mund të përfitojë nga benefitet e pushtetit dhe t’i falet çdo abuzim sepse është minoren!

Me sa pashë, Piranjat kishin zbatuar çdo standard etike. Çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta, ishin pyetur të dyja palët, znj.

Ristani dhe bashkëshorti dhe ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës. Personalisht po të isha në vend të znj. Ristani në deklaratë do të nxisja këto standarde gazetarie.

Çështja është se zyrtarët këtu te ne nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde, pushteti e kontrollon më mirë.

Në vitet 50’ në Angli, stafi i kryeministrit Clement Attlee e tregonte si anekdodë kur pyetej se cila ishte frika më e madhe e tij, “Gazetat në mëngjes- thonin”.

Ndaj ky është dallimi mes medias së lirë dhe asaj të kapur: kur media është e lirë të rrëzon nga pushteti, e kur kapet të mban. Kush del nga kjo radhë sulmohet me çdo formë, ndonjëherë drejtpërdrejt nga pushteti e ndonjëherë duke përdorur vetë gazetarët.

The post Arroganca e zonjës Ristani dhe dëshira e zyrtarëve për një gazetari pa standarde appeared first on Albeu.com.

Ola Xama: A mund të mbrohet vajza e saj me gjuhën që përdor shefja e bashkisë

By: user 2
7 June 2025 at 13:26

12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të mediave ndërkombëtare ishte një video që tregonte se kryeministri i Anglisë David Cameron harroi në pub vajzën e tij 8-vjeçare.

Të gjitha mediat, përfshi dhe televizionin publik BBC News e raportoi si lajm, duke zbatuar të gjitha standardet mediatike. Video mbulonte imazhet dalluese të vajzës, tregonte ngjarjen dhe itinerarin si ndodhi dhe merrte ekspertë të cilët jepnin stastika sa të shpeshta ishin këto raste mes prindërve. Në fund ishte kontaktuar dhe çifti Cameron të cilët tahnë “se ndjemë të lehtësuar që e gjetëm e që kjo mund t’i ndodhë kujtdo”.

Paralelisht një debat shumë i madh u shtrua për diskutim në media: A mundet që një fëmijë 8-vjeçar të vihet për 1 muaj në qendër të raportimeve në media vetëm se babai i saj është kryeministër? Përse nuk ishin subjekt i raportimeve të ngjashme mijra famijë që u ka ndodhur e njëjta gjë? Përse duhet të rrezikohen trauma psikologjike te një minoren dhe të cënohej privatësia se si një familje kalon pasditen e saj?

Këto pyetje u rrëzuan me të tjera pyetje: A përbën interes për publikun fakti që kryeministri harron në pub fëmijën e tij? A kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm në qeverisje, kur ai është i tillë në jetën familjare?

Kjo ngjarje mu kujtua nga ajo që po ndodh orët e fundit me investigimin që transmetoi një dje emisioni Piranjat. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, bashkëshorti dhe fëmija e saj, përdorin 3 automjete dhe 3 shoferë të paguar me paratë publike për nevoja personale. E vënë përballë këtij fakti, në vend që të kërkojë ndjesë apo të japë një sqarim njerëzor mbi rrethanat familjare që e kanë detyruar të bëjë këtë abuzim, znj. Ristani nis të fyejë gazetarin!

Përplasja Ristani-Pirianjat/ AGSH: Dënojmë gjuhën fyese dhe denigruese

Asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, asnjë përgjegjësi- përkundrazi, bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre. Edhe pas transmetimit të emisionit nuk kishte reflektim, por kërcënim për hetime penale se i është përndjekur dhe cënua jeta private e fëmijës.

Nëse znj. Ristani do të ishte e shqetësuar për fëmijën, nuk do të përdorte atë gjuhë përpara kamerave se do të ç’eduktonte fillimisht fëmijën e saj. Nëse do të ishte vërtet e shqetësuar për të, nuk do t’i mësonte se si vidhet dhe abuzohet me fondet e shtetit që minoren.

Por tema këtu nuk është morali që tenton të na komunikojë ajo, e as morali që duhet t’i bëjmë ne një nëne, qoftë dhe kur është kryetare bashkie. Pika kryesore këtu është se me fondet publike fëmija i saj shoqërohet në shkollë, bashkëshorti në punë dhe vetë ajo në palestër. Pra logjika e kësaj familje është që fëmijës nuk ka përse t’i shkelet privatësia se mamaja e tij ka post publik, por mund të përfitojë nga benefitet e pushtetit dhe t’i falet çdo abuzim sepse është minoren!

Me sa pashë, Piranjat kishin zbatur çdo standard etike. Çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta, ishin pyetur të dyja palët, znj.Ristani dhe bashkëshorti dhe ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës. Personalisht po të isha në vend të znj. Ristani në deklaratë do të nxisja këto standarde gazetarie.

Çështja është se zyrtarët këtu te ne nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde pushteti e kontrollon më mirë. Në vitet 50’ në Angli, stafi i kryeministrit Clement Attlee e tregonte si anekdodë kur pyetej se cila ishte frika më e madhe e tij, “Gazetat në mëngjes-thonin.” Ndaj ky është dallimi mes medias së lirë dhe asaj të kapur: kur media është e lirë të rrëzon nga pushteti, e kur kapet të mban. Kush del nga kjo radhë sulmohet me çdo formë, ndonjëherë drejtpërdrejt nga pushteti e ndonjëherë duke përdorur vetë gazetarët.

Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

The post Ola Xama: A mund të mbrohet vajza e saj me gjuhën që përdor shefja e bashkisë appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë

28 April 2025 at 15:16

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar se për të marrë një shërbim nga institucionet, e kanë sorollatur për ditë të tëra, ka paguar edhe lekë, por ende nuk e ka marrë shërbimin për shkak se mungon firma, pasi drejtori është në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Më konkretisht, përmes një postimi në rrjetet […]

The post Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë appeared first on BoldNews.al.

Xama: SPAK nuk thotë se kush i vodhi 130 mln euro nga inceneratori i Tiranës

By: Oldi
17 April 2025 at 21:39

Gazetarja Ola Xama komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Tiranës. Ajo tha se është hetuar vetëm procedura, edhe pse kjo dosje ka 4 vjet dhe 6 muaj që hetohet dhe Prokuroria nuk është në gjendje të thotë se kush është […]

The post Xama: SPAK nuk thotë se kush i vodhi 130 mln euro nga inceneratori i Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Xama: Koncesioni i pullave fiskale mblodhi 100 milionë euro, çmimi 10 herë më i shtrenjtë se në vendet e BE-së

By: admin
8 April 2025 at 13:18

Gazetarja Ola Xama tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV njërin prej koncesioneve që kanë rënduar buxhetin e shtetit dhe pasuruar privatin.

Kështu ka ndodhur me koncesionin e pullave fiskale që u dha gjatë qeverisë Berisha dhe u rrit gjatë qeverive të Ramës, ndërsa çmimi i tyre ka qenë 10 herë më shumë se në BE.

“Kanë qenë 4 kontrata koncesionare në fushën fiksale dhënë nga qeveria Berisha. PS mori angazhimin për t’i hequr. Pullat fiskale ofroheshin nga shteti më parë, por u dha me koncesion dhe çmimi për cigaren, apo verën u katërfishuan. Nga viti 2012 deri në vitin 2023 janë mbledhur rreth 100 milionë euro përmes tarifës që ka vendosur kompania koncesionare nga pullat fiskale, por nuk kemi asnjë analizë se sa është ulur evazioni në fushën e kontrabandës së mallrave me akcizë dhe sa është rritur akciza nga ky koncesion. Ajo që dihet është se qytetarët shqiptarë kanë paguar mallra më të shtrenjtë dhe buxheti i shtetit ka marrë tarifa normale, njëlloj si në kohën kur e kishte shteti dhe fitimi ka shkuar për kompaninë private, rreth 7.4 milionë euro.

Kompania e mori këtë kontratë pa garë në kohën e qeverisë Berisha. Kompania është e regjistruar në Zvicër, ku ka juridiksion që ofron anonimatin e pronarëve.

Me detyrimin për të deklaruar pronarët përfitues janë dy shtetas zvicerianë si përfitues fundorë të kompanisë SICPA. Por duhet të jetë një biznesmen shqiptar, por nuk e kemi të dokumentuar. Qeveria e PS mori angazhimin për të zhbërë 4 koncesionet, por sot ato janë shtyrë në vite dhe janë rritur të ardhurat, kontrata për pullat në 2023 mbaroi por u shty edhe një vit, dhe më pas u mor vendimi që do t’i kthehej shtetit. Tashmë do t’i bëjë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

Tani me një VKM kanë gjetur një kompani në Emiratet e bashkuara Arabe që i ka 51 për qind dhe 49 për qind i ka SICPA që bazën e ka sërish në Zvicër dhe aty del një shqiptar.

Çmimi mesatar në BE ka qenë 3 euro për 1000 pulla fiskale, në Shqipëri ka qenë 22-23 euro në varësi të produktit, pra 10 herë më shumë. Qeveria vendosi të ulë çmimin me 5 euro por sërish, por tani jemi 8 herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së. Këto para për mallrat e akcizës i paguajnë qytetarët shqiptarë. Tani po t’i kishte Shtypëshkronja e Letrave me Vlerë këto para do t’i merrte shteti, por ajo thotë pse t’i marr unë, por po i ndaj me këtë kompaninë private përgjysmë”- tha Xama.

The post Xama: Koncesioni i pullave fiskale mblodhi 100 milionë euro, çmimi 10 herë më i shtrenjtë se në vendet e BE-së appeared first on Albeu.com.

Xama: Koncesioni i pullave fiskale mori 100 mln euro, çmimi 10 herë më i shtrenjtë se në vendet e BE

7 April 2025 at 22:50

Gazetarja Ola Xama tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” njërin prej koncesioneve që kanë rrënuar buxhetin e shtetit, ku qytetarët kanë paguar më shumë, ndërsa paratë i kanë marrë privatët. Kështu ka ndodhur me koncesionin e pullave fiskale që u dha gjatë qeverisë Berisha dhe u rrit gjatë qeverive të Ramës, ndërsa çmimi i tyre ka […]

The post Xama: Koncesioni i pullave fiskale mori 100 mln euro, çmimi 10 herë më i shtrenjtë se në vendet e BE appeared first on BoldNews.al.

Përgjimi i Veliajt/ Xama: Treguan dirigjimin e mediave dhe sulmin ndaj prokurorëve! Bisedat familjare nuk duheshin publikuar

By: M C
7 April 2025 at 23:14

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për përgjimet e Veliajt në qeli.

Xama tha se këto përgjime treguan kapjen dhe dirigjimin e mediave, por edhe sulmin brutal ndaj prokurorëve.

Gazetarja shtoi se detaje nga jeta familjare e Veliajt nuk duhet të publikoheshin pasi ato nuk kanë asnjë vlerë për hetimin.

“Përgjimet tregojnë fushatën e dirigjuar nga Veliaj kundër prokurorëve të SPAK. Pamë lajme që nxinin personalisht prokurorët, që bënin punën e tyre. Kur një zyrtar është nën hetim, ka të drejtën e tij të ketë fjalën, por jo në denigrim personal duke iu futur në familje një prokurori. Kjo është shumë e gabuar.

SPAK duhet të thotë, nëse këto media që i janë bindur Veliajt e kanë bindje personale, apo janë paguar nga kompania e vëllait të Veliajt, Gogel. Këtë përgjigje të japë SPAK, që po heton. Një tjetër pikë që del, është çështja se si kërkon të ndikojë në KLP, edhe pse KLP nuk e ka bërë, por shprehet që “tregoji atyre kush i ka emëruar”.

Po ashtu si vë në lëvizje Dhomën Kombëtare të Avokatisë që ta mbështesë dhe të nisë hetim disiplinor për prokurorin e çështjes. Kjo kërkesë është bërë. Ai ankohet ndaj Ulsi Manjës dhe kërkon trajtim preferencial. Ministri në këtë rast ka zbatuar ligjin, mbase sepse çështja ka qenë sensitive.

Ajo që nuk jam dakord, është zbulimi i disa bisedave personale, që SPAK është dinjitoz dhe nuk duhet. Bisedat personale, çfarë ka folur me familjarët, nuk duhet të zbulohen për sa kohë nuk përbën asgjë për faktin penal”, tha Xama.

The post Përgjimi i Veliajt/ Xama: Treguan dirigjimin e mediave dhe sulmin ndaj prokurorëve! Bisedat familjare nuk duheshin publikuar appeared first on Albeu.com.

“SPAK nxjerr sekretin hetimor vetë, kur i intereson!”/Xama: Nuk ka transparencë, po intimidohen gazetarët

By: M C
3 April 2025 at 22:14

Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për vjedhjen e informacioneve nga email-et e prokurorëve të SPAK.

Xama tha se ka një mungesë të madhe transparence nga SPAK se çfarë ka ndodhur dhe ngjarja nuk u raportuar fare për tre javë. Ndërkohë, Xama tha se SPAK lejon publikimin e materialeve që përbëjnë sekret hetimor kur i intereson dhe e ruan këtë sekret po kur i intereson vetë, duke marrë “monopolin e të vërtetës”.

“Janë arrestuar dy persona dhe merret vesh që janë arrestuar dy javë më pas. Standardi i njoftimeve, është që brenda 24-48 orë del njoftimi për shtyp nëse ka masë arrest me burg. Ka një njoftim pa akuzë dhe as për çfarë dyshohen këta persona. Çdo gjë e zezë, askush nuk merr vesh asgjë. Kjo lidhet me standartet e reputacionit dhe besueshmërisë.

Shoh edhe një problem tjetër, nëse sistemet e prokurorisë janë kaq të dobëta sa nuk janë ndryshuar password-et, sa herë mund të ketë ndodhur të jenë aksesuar kompjuterat dhe email-et? Sa materiale janë siguruar dhe janë përdorur për të shantazhuar dhe për lojë mafioze?

SPAK merr në dorë edhe monopolin e të vërtetës që vendos se çfarë mund të publikohet dhe çfarë jo. Nëse rrjedhin informacione dhe gazetari vlerëson se ka interes publik, gazetari është i lirë t’i thotë. Shoh intimidim të gazetarëve. Kanë frikë të përmendin se cili është politikani që dyshohet se ka përdorur ata dy persona për të hakeruar.

Sa materiale hetimore të SPAK kanë dalë? Doli dosja e Artan Hoxhës, e shpallën fajtor pa e gjykuar dhe SPAK nuk kishte problem për sekret hetimor. Kjo çështje ku implikohet SPAK, nuk del gjë. Nuk ka monopolin e së vërtets SPAK”, tha Xama.

The post “SPAK nxjerr sekretin hetimor vetë, kur i intereson!”/Xama: Nuk ka transparencë, po intimidohen gazetarët appeared first on Albeu.com.

Lokalet “333” dhe “CR7” mbushin Tiranën/ Denoncon Xama: Ambjente të përshtatura për baste të paligjshme! Kush i menaxhon këto bare?

By: M C
28 March 2025 at 20:54

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar këtë të premte baret dhe lokalet e ngritura në Tiranë, me brandin “CR7” dhe “333”, të cilat në ambientet e tyre kanë një numër të lartë ekranesh, ku ofrojnë shikimin e ndeshjeve sportive.

Në një postim në rrjete sociale, Xama sjell në vëmendje se në vitin 2018 qeveria vendosi të mbyllte të gjitha kategoritë e basteve sportive, teksa nga 1 Prilli i vitit të kaluar, mori vendimin për t’i “legalizuar” sërish, ndërkohë që ky aktivitet sipas Xamës vazhdon të ushtrohet ende në të zezë.

Xama ngre dyshimet se në lokalet me logon “CR7” dhe “333” ushtrohet aktiviteti i vënies së basteve sportive dhe shtron pyetjen se pse Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) nuk ushtrojnë kontrolle në këto ambiente.

Në lidhje me faktin e brandimit të dhjetra lokaleve me të njëjtat logo, “CR7” dhe “333”, gazetarja ngre dhe dyshimet se personat që i menaxhojnë këto ambiente kanë marrë sigurinë se do të marrin licencë për baste sportive.

“Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?” – është pyetja që shtron Xama, ndërkohë që ende nuk dihet se kush i menaxhon këto lokale dhe se kush qëndron pas tyre.

Denoncimi i gazetares Ola Xama:

Në fund të vitit 2018 qeveria mori vendimin për mbylljen totale të kategorisë “baste sportive” të lojrave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore për lejimin e tyre në shkurt të vitit 2024.

Me ndryshimet e reja, bastet sportive do të funksionojnë vetëm online dhe licencat në këtë treg do të miratohen nga Komisioni i Licencave që përbëhet nga 7 antarë, 5 përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe 2 të tjerë nga agjenci publike.

Komisioni i Licencave funksionon pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, por që prej miratimit të ligjit, nuk ka asnjë të dhënë nga kjo agjenci nëse komisioni është ngritur, cilët janë anëtarët dhe cilat janë vendimet e marra.

Ajo që dihet me siguri është se deri më sot nuk është dhënë asnjë licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, pasi AMLF sipas ligjit është e detyruar që procesin e konkurrimit ta shpallë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në 2 gazeta ndërkombëtare. Në Buletinin Publik nuk ka asnjë njoftim të tillë.

Pavarësisht kësaj, prej muajsh në Tiranë po shtohen me një intesitet të lartë disa bare me logon “CR7” ose “333”, të cilat kanë brenda ekrane që ofrojnë të shohin ndeshje sportive dhe që po të kërkosh të vendosësh një bast ta ofrojnë menjëherë.

Pyetja që shtrohet është, nëse e ka vrarë mendjen dikush nga Policia e Shtetit apo AMLF që në këto ambiente mund të ushtrohet veprimtari e paligjshme sepse nuk ka asnjë kompani të licensuar në këtë fushë?

Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?

The post Lokalet “333” dhe “CR7” mbushin Tiranën/ Denoncon Xama: Ambjente të përshtatura për baste të paligjshme! Kush i menaxhon këto bare? appeared first on Albeu.com.

SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, Ola Xama: Xhiro 30 mln euro, arriti sukses të madh pasi u bë i vëllai kryebashkiak

By: M C
27 March 2025 at 21:55

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u verifikuar dhe hetuar nga SPAK.

Xama shpjegoi rritjen e menjëhershme të kompanisë, e cila ka realizuar rreth 30 milionë euro xhiro dhe 4.5 milionë euro fitim, ndërkohë që një prej klientëve të saj kryesor është kompania ONE.

“Kompania ONE është nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt.

SPAK në dosjen hetimore që ka ndaj Erion Veliajt, po heton edhe konfliktin e interesit që mund të ketë mes ONE dhe Gogel dhe dy kontratave publike që ka marrë ONE nga Bashkia e Tiranës, njëra për monitorimin online të trafikut dhe tjetra për fibrat optike. ONE është kompani e regjistruar në Bullgari me pronarë përfitues hungarezë.

Na bën përshtypje gjithmonë që historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët dhe rrethin e tyre të afërt.

Gogel në vitin 2011 kishte xhiro modeste vjetore 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro. Më pas, shitet te vëllai i Veliaj, Arbër Veliaj dhe në 2014 shohim rritje të menjëhershme, xhiro mesatare 3 milionë euro. Në vitin e fundit, 2023, xhiro ka shkuar 8 milionë euro.

Në vitin 2022 Arbër Veliaj ka themeluar tjetër kompani Gogel Holding që ofron shërbime për Gogel shpk. Nëse llogarisim xhiron vjetore, arrijnë të ardhura 30 milionë euro dhe fitim 4.5 milionë euro”, tha ndër të tjera Xama.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se kompania e Arbër Veliajt është nën hetim nga SPAK dhe po vijojnë të kryhen verifikime.

“Kompania ONE ka fituar disa tendera në Bashkinë e Tiranës. Janë dy procedura tenderuese, që janë duke u parë për shkak të lidhjes së dyshuar klienteliste. Pra një ka të bëjë me monitorimin e trafikut dhe tjetra me fibrat optike. Është marrëdhënie direkte me Bashkinë e Tiranës.

Kompanitë e Arbër Veliajt janë të gjitha nën hetim. Është dhënë urdhri për marrjen e celularit. Po shihen të gjitha transaksionet që ka patur me të gjithë kompanitë, jo vetëm me ONE, përfshirë me kompanitë e kunatës së tij, Ajola Xoxa, sepse ka patur transaksione dhe marrëdhënie financiare. Po zhvillohet ky hetim dhe duhet parë ecuria. Arbër Veliaj u është nënshtruar të gjithë procedurave ligjore, kontrolli, sekuestrimi e me rradhë, lë të kuptohet se po kontrollohet aktiviteti financiar i tij”, tha ndër të tjera Lala.

The post SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, Ola Xama: Xhiro 30 mln euro, arriti sukses të madh pasi u bë i vëllai kryebashkiak appeared first on Albeu.com.

Xama: SPAK po heton “ONE” për lidhjen me vëllain e Veliajt

By: M C
20 March 2025 at 23:35

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kompani si “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate. Xama tregoi edhe paratë që Veliaj ka dhënë për kompanitë e Xoxës dhe të ëmës së saj.

“Një pjesë e kompanive siç është “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, duke kontrolluar çmimet që kompania “Gogel” ka patur me “ONE” dhe nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate. Marketingu në Shqipëri është një treg që kanalizohet në 4-5 kompani dhe përveç kompanive celulare, të marrësh në portofolin tënd edhe bankat, ato kanë buxhete të mëdha.

Te një kompani sigurimi dhe të “ONE” SPAK ka gjetur që ka patur marrëdhënie kontraktuale që shkojnë në 5 milionë euro, por ka patur edhe tendera që këto kompani kanë fituar nga bashkia e Tiranës, ku autoriteti kontraktor drejtohet nga vëllai i Arbër Veliajt, Erion Veliaj.

Një pjesë e parave që ka arkëtuar kompania Gogel, kanë shkuar te kompanitë e drejtuara nga Ajola Xoxa. Për kompaninë “Partner Law” janë faturuar 100 mijë euro si shërbime fiktive, për qendrën BYLA ka dhënë 20 mijë euro për ava studio të mamasë së Xoxës ka dhënë 74 mijë euro, pra në total 200 mijë euro që Arbër veliaj ka dhënë për Ajola Xoxën.

The post Xama: SPAK po heton “ONE” për lidhjen me vëllain e Veliajt appeared first on Albeu.com.

“U dha Ajolës dhe të ëmës 200 mijë €”, Xama: SPAK po heton “ONE” për lidhjen me vëllain e Veliajt

By: Ela
20 March 2025 at 22:44

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kompani si “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj […]

The post “U dha Ajolës dhe të ëmës 200 mijë €”, Xama: SPAK po heton “ONE” për lidhjen me vëllain e Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 mln euro xhiro, klienti kryesor “One Albania”

13 March 2025 at 22:54

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për procesin ndaj Erion Veliajt dhe përgjimet e tij në paraburgimin e Durrësit. Xama e konsideroi një skandal faktin që Veliaj u ka dhënë urdhër mediave, të sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët dhe se urdhrat e tij janë pasqyruar në media madje edhe […]

The post Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 mln euro xhiro, klienti kryesor “One Albania” appeared first on BoldNews.al.

Ola Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë që solli Veliaj

By: M C
10 March 2025 at 21:56

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se studio ligjore që po mbron Veliajn është ndër më të shtrenjtat në SHBA dhe e lidhur me presidentin Trump.

Xama tha tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.

“Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasowitz Benson Torres, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasowitz Benson Torres, e udhëhequr nga Mark Kasoviç, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”- tha Xama.

The post Ola Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë që solli Veliaj appeared first on Albeu.com.

I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO

By: Mirgen
6 March 2025 at 21:34

Gazetari Andi Bushati u largua nga studio e emisionit “Të Pakespozuarit” pas një debati në studio me gazetaret Klodiana Lala dhe Ola Xama. Bushati vendosi të linte studion pas disa ndërprerjesh nga koleget gjatë përgjigjes së tij. Bushati: Kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin. Ky vendim u vonua të zbardhet Lala: Nuk thotë […]

The post I ndërprenë fjalën, Andi Bushati largohet nga studio: Me kore histerikesh nuk merrem/VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Veliaj jetonte në vilën e biznesmenit në Qerret/ Xama: SPAK goditi korrupsionin sistemik, skemë vjedhje

By: M C
10 February 2025 at 23:27

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Xama tha se arrestimi i Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur.

“Arrestimin e zotit Veliaj nisur nga hetimi pasuror, e shoh si goditje e korrupsionit sistemik që kishte zënë institucionin e Bashkisë së Tiranës. Po ti shtosh edhe aferat e tjera, tregojnë për strukturë të ngritur për qëllim politik, blerje mediash, blerje votash, për të qëndruar në pushtet dhe për të vjedhur.

Ajo që më bëri përshtypje nga sa kemi mësuar, është se si një institucion i Bashkisë së Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij, i ndihmuar nga të paktën 5 biznesmenë të Shqipërisë. Nga hulumtimet që kam bërë, është kompania Agi Kons e zotit Gentian Sula, që ka marrë 43.6 mln euro kontrata publike që kur ka ardhur Veliaj në pushtet, për ndërtime, rehabilitime.

Meriman Palushi ka marrë disa leje ndërtimi në kryeqytet. Sokol Kryeziu, kompania e tij është themeluar dhe rritur duke fituar tendera publikë gjatë kohës kur ka qenë Veliaj kryetar bashkie.

Ajo që shihet te masa e sigurisë, e dorëzuar në gjykatën e posaçme, mungojnë hetimet për familjarët e tjerë të Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai. Nuk është gjetur deri tani në këtë fazë, konflikt interesi nëse kompania Gogel e Arbër Veliaj, ka qenë në konflikt interesi me vendimet e kryetarit të Bashkisë. Por, SPAK ka arritur të gjejë se ka patur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa dhe gjithashtu ka gjetur një vilë në Qerret, vila ishte e shënuar në emër të Agi Kons dhe jetonte zoti Veliaj dhe familjarë të tij”, tha ndër të tjera Xama.

The post Veliaj jetonte në vilën e biznesmenit në Qerret/ Xama: SPAK goditi korrupsionin sistemik, skemë vjedhje appeared first on Albeu.com.

“Jetonte në vilën e biznesmenit”/ Xama: Agi Kons e Gent Sulës ka marrë 43.6 mln euro tendera nga Veliaj

10 February 2025 at 22:22

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur. Xama u shpreh se Bashkia e Tiranës ishte vënë në funksion të […]

The post “Jetonte në vilën e biznesmenit”/ Xama: Agi Kons e Gent Sulës ka marrë 43.6 mln euro tendera nga Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Ola Xama: Ndërtuesit dridheshin para skuadrës së Mërtirit e Zotos

By: Mirgen
6 February 2025 at 21:39

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet që zhvillohen ndaj Erion Veliajt nga SPAK. Xama tha se hetimet duket se janë zbehur, ndërkohë që për rastin e aferës së inceneratorit, që përfshin aferën me dherat, SPAK nuk ka dashur të shohë provat dhe të hetojë, pasi […]

The post Ola Xama: Ndërtuesit dridheshin para skuadrës së Mërtirit e Zotos appeared first on BoldNews.al.

❌
❌