Reading view

EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion appeared first on Albeu.com.

  •  

Emina Çunmulaj i bën dedikim të veçantë bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ndihem me fat që jam pranë teje

✇Albeu
By: M C

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, sipërmarrësin iraniano-amerikan Sam Nazarian, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Çunmulaj i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri dhe mirënjohje partnerit të saj.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, ka shkruar modelja.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian janë prej vitesh bashkë dhe kanë tre fëmijë.

The post Emina Çunmulaj i bën dedikim të veçantë bashkëshortit: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ndihem me fat që jam pranë teje appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk do arrini dot as te ruani qetësinë para disa problemeve qe do iu dalin. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat e disa miqve sepse ata duan me te mirën për ta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me vigjilente. Vetëm kështu situata do filloje te përmirësohet.

Demi

Dite shume pozitive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Secili do mundohet t’ia plotësojë dëshirat personit qe ka ne krah. Beqaret ka rrezik te tregohen shume te pavendosur prandaj do humbasin edhe disa mundësi interesante qe do iu jepen. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Ne disa momente madje do ju duket sikur nuk do mund te dilni dot nga situata delikate.

Binjaket

Mos e vini ne rrezik sot jetën tuaj ne çift sepse do pendoheni tej mase me vone. Mundohuni te jetoni momentin dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do kenë as sot dashuri me shikim te pare, prandaj do ju duhet te presin edhe disa kohe. Buxhetin do e keni ne dore ju. Po vepruat ashtu si duhet dhe po nuk kryet shpenzime përtej limitit gjendja do jete e qëndrueshme.

Gaforrja

Venusi do ju mbështesë fort gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarve dhe do iu japë ide fantastike sesi te arrini atje ku dëshironi. Beqaret do jene te fiksuar vetëm pas një personi dhe ne këtë mënyrë do refuzojnë çdo ftese tjetër qe do marrin. Çështjet e financave fatmirësisht do jene edhe me te mira nga sa ju e kishit menduar. Do mund te kryeni edhe disa shpenzime me tepër se zakonisht.

Luani

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale sot dhe gjerat do ju ecin me se miri. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka shume e veçante. Beqaret do ndihen me shume se kurrë gati për te filluar një histori dashurie serioze. Mundësitë nuk do mungojnë aspak. Me financat duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni edhe pse tundimi do jete i madh.

Virgjeresha

Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret do jene shume te gatshëm për te bere çmenduri vetëm qe te mos mbeten vetëm. Duke filluar nga mesdita do ketë ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do gjendeni përballë shume problemeve te cilat me shume vështirësi do i zgjidhni.

Peshorja

Divergjencat do jene te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift. Shpesh do gjendeni edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Kujdes! Beqaret me mire te qëndrojnë me miqtë e te argëtohen me ta sot sepse mundësitë për takime nuk do jene ashtu si i prisnin. Me financat tregohuni te arsyeshëm edhe sikur gjendja te jete e mire. Asnjëherë nuk jemi te mbrojtur nga te papriturat.

Akrepi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe do jeni ne humor gjithë kohës. Beqaret duhet t’iu thonë jo disa personave qe do kërkojnë vetëm aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sa te mundni ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Ju e keni ne dore fatin e jetës suaj.

Shigjetari

Përfitoni sa te mundni sot nga prania e partnerit tuaj dhe shprehini pa fund ndjenjat. Keni për ta pare qe gjerat do ecin edhe me mire. Beqaret do jene te turpshëm dhe ne me te shumtën e kohës do mbyllen ne vetvete. Ne këtë mënyrë do humbasin mundësi te shkëlqyera te cilat do mund t’iu ndryshonin jetën. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak. Gjithçka do ece si duhet.

Bricjapi

Dite paksa problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te debatoni ashpër me partnerin lidhur me disa çështje delikate dhe nuk do mund te gjeni dot një zgjidhje. Beqaret do jene gati te lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Me financat asgjë nuk do ece si e kishit programuar. Vetëm ndihma e familjareve do ju nxjerre nga telashet.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë ditës se sotme. Do merreni vesh me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Prisni edhe disa kohe sepse asgjë nuk mund te behet me inat. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe vetëm qe ta stabilizoni sa me shpejt gjendjen ne te cilën ndodheni.

Peshqit

Ka rrezik qe dita te jete shume e tensionuar sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do debatoni fort me partnerin sidomos për disa tema për te cilat edhe ne te shkuarën nuk keni rende dakord. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Ne planin financiar gjerat do ecin mire. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do ju drejtojnë ne rrugën e duhur.

The post Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

  •  

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet në udhëheqje pasqyrojnë konfliktin e thellë mbi strategjinë e luftës përballë pushtimit rus.

Mediat shkruajnë se Fedorov mbrojti investimin në teknologji dhe sisteme pa pilot, ndërsa Sirsky ndoqi metodat tradicionale ushtarake të komandës. Shefi i ri i Forcave të Armatosura të Ukrainës është gjenerali Mykhailo Drapati, i cili ka përvojë në përdorimin e sistemeve moderne të armëve.

Rivendosja e udhëheqjes ushtarake është një rrezik politik për Zelensky mes presionit të vazhdueshëm rus në front. Për Volodymyr Zelensky, ky është një bast politik veçanërisht me rrezik të lartë, pasi suksesi ose dështimi i udhëheqjes së re ushtarake do të ndikojë jo vetëm në rrjedhën e operacioneve, por edhe në stabilitetin e brendshëm politik të Ukrainës.

The post Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

  •  

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

✇Albeu
By: M C

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. Pas më shumë se një dekade në muzikë, këngëtarja thotë se sot ndihet më e pjekur, më e qartë dhe mbi të gjitha më e lumtur me veten.

Nga vajza vetëm 14-vjeçare që u bë e njohur për publikun përmes “X Factor”, deri tek artistja që sot thotë se ka arritur në “versionin e saj ultimat”, Xhesika ka kaluar nëpër një rrugëtim me suksese, sfida dhe momente të vështira personale.

Në një intervistë për “Bordo”, këngëtarja ka folur hapur për karrierën, familjen, humbjen e prindërve, transformimin e saj fizik, por edhe për dashurinë dhe partnerin që ka në krah.

Duke folur për fillimet në muzikë, Xhesika tregon se pasioni i saj është ushqyer që në fëmijëri nga familja. Prindërit besuan tek talenti i saj dhe e mbështetën që në momentin kur, në moshën 12-vjeçare, nisi kursin e kitarës. Më pas erdhi pjesëmarrja në “X Factor”, ku ajo arriti të renditej e treta mes mijëra konkurrentëve.

Sot, pas rreth 15 vitesh eksperiencë, Xhesika pranon se ka ndryshuar shumë.

“Sidomos dy vitet e fundit kam pësuar një katarsis. Ndihem në më të mirën time, në versionin tim ultimat”, shprehet ajo, duke shtuar se Xhesika 14-vjeçare e kohës së “X Factor” do të ishte krenare për gruan që është sot.

Një ndryshim që ka tërhequr vëmendjen është edhe transformimi i saj fizik. Këngëtarja tregon se edhe kur peshonte 96 kilogramë ndihej e lumtur me veten dhe nuk e kishte konsideruar pamjen si problem. Vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës, sipas saj, lidhej më shumë me shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes sesa me aspektin estetik.

Ajo tregon se një rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe partneri i saj, i cili kujdeset shumë për veten dhe e motivon edhe atë të bëjë të njëjtën gjë.

Por pikërisht kur flet për partnerin, Xhesika zbulon edhe një detaj që nuk e kishte treguar më parë publikisht. Dyshja janë njohur në rrjetet sociale.

“U njohëm në rrjetet sociale dhe është hera e parë që e them. Ai ishte mashkulli i parë që i ktheva përgjigje sportivisht në Instagram”, rrëfen këngëtarja.

Madje, që në takimet e para, ajo kishte ndier se kishte gjetur personin e duhur.

“Për herën e parë që e kam përqafuar, kam shkuar te babi dhe i thashë: Kam gjetur njeriun e jetës”, tregon Xhesika.

Këngëtarja nuk i kursen fjalët e dashurisë për partnerin, duke treguar se marrëdhënia e tyre është një nga gjërat që e bën më të lumtur sot. Dyshja kanë folur gjithashtu për të ardhmen dhe ëndërrojnë krijimin e një familjeje së bashku.

“Duam të ndërtojmë atë folenë tonë të bukur me maçokët tanë, me qenusha, me beba”, shprehet ajo, duke treguar se të dy janë shumë familjarë dhe e presin me entuziazëm atë që do t’u sjellë e ardhmja.

Mes momenteve më të bukura të jetës, Xhesika veçon pikërisht njohjen me partnerin. Ndërsa periudhat më të dhimbshme kanë qenë humbjet e prindërve të saj: të nënës gjashtë vite më parë dhe të babait në shkurt.

Pavarësisht dhimbjeve dhe sfidave, artistja thotë se sot është në një fazë të mirë të jetës, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Për verën, Xhesika nuk ka ndërmend të pushojë. Ajo dëshiron të jetë sa më pranë publikut përmes koncerteve dhe muzikës së saj, ndërsa zbulon se në të ardhmen mund të vijë edhe një projekt i veçantë i realizuar së bashku me partnerin, i cili gjithashtu shkruan.

“Shkruajmë të dy, çdo gjë e kemi në sintoni edhe në muzikë”, përfundon ajo.

The post Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram appeared first on Albeu.com.

  •  

Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit

✇Albeu
By: M C

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat për strategjinë e administratës Trump në luftën me Irani dhe pritet të kërkojnë fonde shtesë.

Pentagoni po kërkon rreth 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e operacioneve dhe për të rimbushur rezervat e armëve që janë reduktuar. Armëpushimi midis Uashingtonit dhe Teheranit u rrëzua më 8 korrik, duke rezultuar në rifillimin e armiqësive dhe humbje të reja për forcat amerikane.

Një sulm iranian në një bazë amerikane në Jordani ka shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve amerikanë, ndërsa një tjetër është zhdukur. Ishte sulmi i katërt në pesë ditë kundër forcave amerikane në rajon.

Mediat shkruajnë se sulmet tregojnë se Irani ka ende rezerva të konsiderueshme raketash dhe ka përmirësuar aftësinë e tij për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore të SHBA-së. Në të njëjtën kohë, dhjetëra personel ushtarak u plagosën dhe helikopterët u dëmtuan.

Qeveria amerikane po konsideron zgjerimin e sulmeve në objektet bërthamore nëntokësore, urat dhe infrastrukturën energjetike të Iranit, gjë që pritet të ngrejë pyetje në Kongres në lidhje me ligjshmërinë e operacioneve.

Rihapja e ngushticës së Hormuzit mbetet një çështje qendrore. Mbyllja e tyre ka shkaktuar një rritje të re të çmimeve të karburantit, ndërsa është e paqartë nëse SHBA mund të rivendosë lundrimin e lirë pa vendosjen e forcave tokësore.

The post Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

  •  
❌