❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër.

Raportet pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga stuhia tashmĂ« po vijnĂ« nga shumĂ« vende. Disa mijĂ«ra pĂ«rdorues tĂ« kompanisĂ« “Elektro Ljubljana” mbetĂ«n pa energji elektrike. Agjencia e Mjedisit ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim portokalli pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit, raporton Index.hr.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, pasdite, pjesa perëndimore e Sllovenisë, përgjatë kufirit me Italinë, u prek nga një stuhi më e fortë që po lëviz drejt lindjes së vendit.

Index raporton se gjatë pasdites, një stuhi më e fortë preku zonën e Bovacit dhe Kobaridit, dhe më pas u zhvendos drejt Kranjit dhe Kamnikut. Një lexues nga Horjul raportoi se era rrëzoi çatinë e një shtëpie të vjetër.

Për shkak të pemëve të rrëzuara në rrugë, trafiku është i vështirësuar në autostradat për në Dolenjska dhe Primorska, si dhe në rrugët anësore jugore dhe perëndimore të Lubjanës , njoftoi Qendra e Informacionit për Trafikun, e cila u bëri thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e motit.

NĂ« zonĂ«n e LubjanĂ«s, mĂ« shumĂ« se 6,000 pĂ«rdorues tĂ« Elektro Ljubljana mbetĂ«n pa energji elektrike – kryesisht nĂ« zonat Horjul, Polhov Gradec, DomĆŸale, Litija dhe Grosuplje.

Humbja nĂ« zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do tĂ« ‘lĂ«shoj’ postin

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra, pavarësisht rezultatit të pafavorshëm.

Zgjedhjet e zhvilluara të dielën u mbajtën në një klimë të shtuar pakënaqësie publike, të nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe tensionet në rritje në marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« votimit, kryeministri Ishiba pranoi se rezultati ishte “i ashpĂ«r” dhe “i rĂ«ndĂ«â€, por nĂ«nvizoi se qeveria e tij do tĂ« vijojĂ« punĂ«n pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kushteve ekonomike dhe avancimin e negociatave tregtare.

Koalicioni i përbërë nga Partia Liberale Demokratike (LDP) dhe partnerja e saj, Komeito, kishte nevojë për të paktën 50 mandate për të ruajtur shumicën në dhomën me 248 vende. Në fund të procesit zgjedhor, arriti të siguronte vetëm 47 vende.

Ndërkohë, Partia Demokratike Kushtetuese, opozita kryesore, fitoi 22 mandate, duke u renditur si forca e dytë më e madhe politike në këto zgjedhje.

Në këtë proces u votua për gjysmën e vendeve në Dhomën e Lartë, anëtarët e së cilës zgjidhen për mandate gjashtëvjeçare. Humbja e fundit për koalicionin qeverisës vjen pas një tjetër disfate të rëndësishme në vitin e kaluar, kur humbi kontrollin edhe në Dhomën e Ulët, gjë që pritet të ndikojë ndjeshëm në axhendën legjislative të qeverisë.

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Rreth 167 qytetarĂ« kanĂ« aplikuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e administratĂ«s sĂ« bashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s deri mĂ« sot, 21 korrik, pas vendeve tĂ« reja qĂ« u hapĂ«n me dorĂ«heqjet masive. Kryetari i BashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s Benet Beci e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur numrin e aplikimeve pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, ku njofton qytetarĂ«t se afati i fundit Ă«shtĂ« data 25 korrik.

“Bashkia ShkodĂ«r fton tĂ« gjithĂ« ata qĂ« duan tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« komunitetit, tĂ« sjellin eksperiencĂ«n, energjinĂ« dhe idetĂ« e tyre pĂ«r zhvillimin e qytetit dhe tĂ« gjithĂ« territorit tĂ« saj”, shton Beci, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« interesuar qĂ« tĂ« dĂ«rgojnĂ« CV-tĂ« e tyre nĂ« emailin zyrtar tĂ« bashkisĂ«.

Ai shton se: “Bashkia e hapur pĂ«r profesionistĂ«t dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e duan ShkodrĂ«n.”

Pozicionet janë të hapura për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës, punonjës të Policisë Bashkiake dhe shumë profile të tjera.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama i inkurajoi të interesuarit që të aplikojnë për pozicionet drejtuese në bashkitë e vendit, si pjesë e një procesi të ri që ai ka nisur për fuqizimin e administratës vendore. Sipas tij, synimi i gjithë kësaj është për të sjellë prurje të reja dhe për të ngritur cilësinë e qeverisjes vendore./tvklan.al

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë.

Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla.

“NjĂ« punonjĂ«s i zyrĂ«s qendrore tĂ« NABU-s [ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« UkrainĂ«s kundĂ«r Korrupsionit] Ă«shtĂ« arrestuar”, tha shĂ«rbimi i sigurisĂ«, SBU.

“Ai ka punuar nĂ« njĂ«sinĂ« mĂ« elite, D-2 dhe ka spiunuar pĂ«r shĂ«rbimet e posaçme ruse”, u tha nĂ« njoftim, ku nuk u publikua emri i zyrtarit tĂ« arrestuar.

Më herët, SBU-ja kreu bastisje në zyrat e NABU-s dhe në zyrën e prokurorëve të specializuar kundër korrupsionit.

NABU njoftoi se po zhvillon njĂ« “rishikim tĂ« brendshĂ«m” dhe po “heton bazĂ«n ligjore tĂ« veprimeve tĂ« ndĂ«rmarra, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e forcĂ«s ndaj njĂ« punonjĂ«si”.

Kjo byro shtoi se mĂ« parĂ« kishte kryer njĂ« hetim sĂ« bashku me SBU-nĂ«, i cili nuk kishte gjetur “asnjĂ« provĂ«â€ pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur akuzat kundĂ«r tij.

“Nuk ka prova qĂ« zyrtari nĂ« fjalĂ« tĂ« ketĂ« qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitete kundĂ«r shtetit”, deklaroi NABU.

SBU-ja, ndërkohë, ka pretenduar se i dyshuari ka dërguar informacione të klasifikuara te një zëvendësshef i sigurisë së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 dhe tani jeton në Rusi.

Një video e publikuar nga SBU-ja tregon persona të armatosur me uniforma kamuflazhi duke e nxjerrë të dyshuarin me forcë nga një veturë, duke e shtyrë përtokë dhe duke e prangosur.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 15 vjet burg.

NABU u krijua pas revolucionit proevropian të vitit 2014, si pjesë e reformave që synonin ta afronin Kievin me Evropën, në një kohë kur vendi po përballej me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje.

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardiak që pësoi pas hyrjes në det.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.

 

“Beautiful Destinations” promovon ShqipĂ«rinĂ«

Rrjetet sociale po shërbejnë si një mundësi e jashtëzakonshme promovimi për vendin tonë. Me video të shkurtra, ritmike dhe me pamje spektakolare nga destinacionet më unike që ka Shqipëria, në pak kohë merret një informacion që mund të ndikojë në planet e turistëve për ta vendosur vendin tonë në hartën e udhëtimeve.

“Beautiful Destinations”, njĂ« rrjet i njohur informimi dhe promovimi nĂ« Instagram dhe njĂ« nga platformat qĂ« krijon dhe shpĂ«rndan videot mĂ« tĂ« bukura, ka pasur njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« tek ajo çfarĂ« ofron ShqipĂ«ria.

Video që ka marrë mijëra pëlqime, komente pozitive dhe shpërndarje virale ka nisur me plazhet, malet, ushqimin, mikpritjen, vendet historike dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Në pak sekonda përdoruesit e gjerë të rrjetit online kanë marrë një informacion të dobishëm se çfarë duhet të vizitojnë kur në planin e tyre të afërt, të zbresin në tokën e shqiponjave.

Klan News

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në Mitrovicë të Veriut.

“NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« relevante policore, pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ«sinĂ« e specializuar pĂ«r trajtimin e mjeteve shpĂ«rthyese. GjatĂ« kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armĂ« tĂ« llojit zolla [raketahedhĂ«s krahu], prodhim serb”, u tha nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Sipas saj, armĂ«t janĂ« sekuestruar dhe mĂ« pas Prokurori i Shtetit ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit pĂ«r veprĂ«n penale “mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai fajĂ«soi SerbinĂ« se pĂ«rveç se nuk distancohet nga kĂ«to armĂ« tĂ« prodhimit serb “dhe veprimet nĂ« veri tĂ« vendit”, por “pĂ«r vite me radhĂ« i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me tĂ« vetmin qĂ«llim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

Sveçla shtoi se pavarësisht shteti është i vendosur të çmontojë çdo prani kriminale apo potencialisht terroriste në Kosovë.

“Çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« po e kthejmĂ« rendin nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« territorit dhe, bashkĂ« me tĂ«, edhe investimet dhe zhvillimin pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pa dallim”, shkroi ai nĂ« Facebook.

Autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve./REL

Ballkani përballet me zjarre

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re e të nxehtët ka goditur rajonin e Ballkanit.

Shtatë zjarre të mëdha janë raportuar në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë Celsius të martën, thanë autoritetet.

Pesë zjarre janë jashtë kontrollit në Shqipëri, ku temperaturat të hënën ishin nga 37 deri në 41 gradë Celsius.

Në Kroaci, një zjarr afër qytetit turistik Sibhik ka shpërthyer dhe dhjetëra ekspertë të emergjencave civile dhe gjashtë avionë janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Disa nga vatrat e zjarreve nĂ« Kroaci janĂ« aktive qĂ« disa ditĂ«, teksa kryetarĂ«t e komunave janĂ« ankuar se nuk kanĂ« burime tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’i luftuar zjarret.

Kosova po ashtu përballet me temperatura të larta, sikurse edhe Serbia.

Ndërkaq, veriu i Bosnje e Hercegovinës pritet të përballet me temperatura deri në 40 gradë Celsius./rel

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se shërbimet zjarrfikëse me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri kanë arritur të fikin zjarrin në Belsh që rrezikonte zonat e banuara.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se në zonë do të vijojnë qëndrimin forcat e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e plotë të terrenit për të shmangur rindezjen e ndonjë vatre të fshehur.

Po ashtu, Ministria theksoi se pas thirrjes pĂ«r ndihmĂ«, Italia ka dĂ«rguar dy avionĂ« zjarrfikĂ«s tĂ« tipit Canadair, tĂ« cilĂ«t po operojnĂ« aktualisht nĂ« zonĂ«n e “Liqenit tĂ« Luleve”, brenda Parkut KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s, ndĂ«rsa Greqia ka angazhuar dy avionĂ« Canadair nĂ« pĂ«rballimin e zjarrit nĂ« Dukat tĂ« VlorĂ«s

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

NdĂ«rkohĂ«, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pranĂ« Mekanizmit tĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« Bashkimit Europian, Italia ka ardhur nĂ« ndihmĂ« me trupa dhe dy avionĂ« zjarrfikĂ«s tĂ« tipit Canadair, tĂ« cilĂ«t po operojnĂ« nĂ« zonĂ«n e quajtur “Liqeni i Luleve”, nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s. Kjo ndĂ«rhyrje synon tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« shuarjen e vatrave aktive nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« lartĂ« natyrore. Po pĂ«rmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi nĂ« ndihmĂ« me dy avionĂ« Canadair nĂ« vatrĂ«n e zjarrit nĂ« Dukat, VlorĂ«.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

 

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

Kina ka filluar ndërtimin e një dige tjetër masive në Tibet. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kryeministri Li Qiang njoftoi fillimin e projektit me një ceremoni simbolike në Nyingchi, në jug të rajonit autonom, pranë kufirit me Indinë.

Me digën në lumin Yarlung Tsangbo, Kina synon të transportojë sasi të mëdha energjie elektrike në zona të tjera, por edhe të sigurojë energji për rajonin. Sipas të dhënave zyrtare, Pekini vlerëson se ndërtimi i digës, e cila do të përbëhet nga pesë termocentrale, do të kushtojë 1.2 trilion juanë (pothuajse 144 miliardë euro).

Tre herë më e madhe se Diga e Tre Grykave
Partia Komuniste e kishte pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rtimin e digĂ«s nĂ« planin aktual pesĂ«vjeçar. Dhjetorin e kaluar, Pekini mĂ« nĂ« fund i dha dritĂ« tĂ« gjelbĂ«r projektit. Diga pritet tĂ« gjenerojĂ« 300 miliardĂ« kilovat orĂ« energji elektrike nĂ« vit. KĂ«shtu, do tĂ« ketĂ« tre herĂ« mĂ« shumĂ« kapacitet se Diga e famshme e Tre Grykave nĂ« lumin Jance dhe do tĂ« jetĂ« diga mĂ« e madhe nĂ« botĂ«. Kina beson se projekti kontribuon nĂ« qĂ«llimin e saj pĂ«r tĂ« arritur kulmin e emetimeve tĂ« dioksidit tĂ« karbonit deri nĂ« vitin 2030 dhe pĂ«r t’u bĂ«rĂ« neutral ndaj klimĂ«s deri nĂ« vitin 2060.

Megjithatë, ky megaprojekt ngre shqetësime mjedisore për dëmtime serioze të natyrës. Në të kaluarën, ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat shkatërruese ekologjike të një dige kaq gjigante. Për më tepër, zona është e prirur ndaj tërmeteve.

ShqetĂ«sime pĂ«r njĂ« “luftĂ« uji”
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, projekti Ă«shtĂ« shqetĂ«sues pĂ«r IndinĂ« dhe Bangladeshin, vende tĂ« vendosura nĂ« rrjedhĂ«n e poshtme tĂ« Yarlung Tsangpo-sĂ«. Yarlung Tsangpo, i quajtur Brahmaputra nĂ« Indi, Ă«shtĂ« njĂ« nga lumenjtĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« botĂ«, me rreth 3.000 kilometra. Nga Himalajet nĂ« Tibet, ai rrjedh nĂ«pĂ«r Indi dhe Bangladesh, ku derdhet nĂ« Ganges dhe pĂ«rfundimisht nĂ« Gjirin e Bengalit. NĂ«se Kina do tĂ« ndĂ«rtonte digĂ« pĂ«r ujin nĂ« rrjedhat e sipĂ«rme, kjo do tĂ« kishte pasoja pĂ«r vendet fqinje. EkspertĂ«t kanĂ« paralajmĂ«ruar tashmĂ« pĂ«r njĂ« “luftĂ« uji”.

Prandaj, India e ka paralajmëruar Kinën se diga nuk duhet të ndikojë në furnizimin me ujë të vendeve fqinje. Për më tepër, diga ndodhet pranë një zone mbi të cilën Pekini dhe Nju Delhi kanë pretenduar prej kohësh të drejta territoriale. Kina e quan rajonin Zangnan, ndërsa në Indi njihet si Arunachal Pradesh. Mosmarrëveshja për territorin ka çuar në tensione të përsëritura diplomatike midis dy vendeve më të populluara në botë në muajt e fundit./dw

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

Ballkani PerĂ«ndimor – me rreth 20 milionĂ« banorĂ« – rrezikon tĂ« mbetet pa burime informacioni nga mediat qĂ« nuk janĂ« nĂ«n ndikimin e forcave kryesore politike nĂ« shtetet e rajonit.

Goditja fillestare u dha me ndĂ«rprerjen e fondeve nga buxheti i ish-USAID-it, ndĂ«rsa befasia mĂ« e fundit ishte mbyllja e projektit rajonal, Al Jazeera Balkans – i financuar nga Katari.

MĂ« shumĂ« se 200 punonjĂ«s tĂ« kĂ«tij rrjeti mediatik mbetĂ«n pa punĂ«, ndĂ«rsa arsyet konkrete pĂ«r mbylljen, sipas njoftimit tĂ« Al Jazeera-s, lidhen me njĂ« vendim qĂ« Ă«shtĂ« “pjesĂ« e njĂ« strategjie mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r forcimin e pranisĂ« digjitale dhe zgjerimin nĂ« platforma tĂ« reja mediatike”.

USAID-i – Agjencia amerikane pĂ«r Zhvillim NdĂ«rkombĂ«tar, qĂ« dikur mbĂ«shteste shumĂ« media tĂ« pavarura pĂ«rmes granteve – nĂ« praktikĂ« nuk funksionon mĂ«; ZĂ«ri i AmerikĂ«s nuk ka publikuar asgjĂ« qĂ« nga marsi; Radio Evropa e LirĂ« po pĂ«rballet me mungesĂ« fondesh prej katĂ«r muajsh, ndĂ«rsa pronarĂ«t e televizioneve N1 dhe Nova janĂ« nĂ« proces riorganizimi dhe ndryshimesh nĂ« udhĂ«heqje.

KĂ«shilltarja ligjore nĂ« QendrĂ«n Evropiane pĂ«r LirinĂ« e Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, paralajmĂ«ron se pa media tĂ« pavarura, “njerĂ«zit do tĂ« jenĂ« mĂ« pak tĂ« informuar ose tĂ« informuar keq, sepse pĂ«rmbajtja e paverifikuar nga rrjetet sociale dhe burime tĂ« tjera tĂ« pasigurta, do ta mbushĂ« boshllĂ«kun”.

Sipas saj, mediat nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin operojnĂ« nĂ« njĂ« mjedis tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« “presione politike, kĂ«rcĂ«nime fizike dhe online, sulme ligjore, vĂ«shtirĂ«si financiare dhe kushte tĂ« kĂ«qija pune”.

“Gazetaria hulumtuese po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e rrallĂ« dhe vetĂ« gazetaria nuk konsiderohet mĂ« njĂ« profesion tĂ«rheqĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« rreziqeve me tĂ« cilat pĂ«rballen gazetarĂ«t”, thotĂ« Kusari.

Si nisi?
Problemet për mediat e pavarura në rajon nisën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, urdhëroi ngrirjen e një pjese të madhe të ndihmës së jashtme amerikane.

Kjo preku edhe USAID-in, i cili, sipas të dhënave të vitit 2023, mbështeste mbi 6.200 gazetarë dhe 707 organizata mediatike në më shumë se 30 vende.

Të dhëna të sakta për numrin e mediave që USAID-i mbështeste në Ballkanin Perëndimor, nuk ka.

Në fillim të korrikut, kjo agjenci u shpërbë dhe, tani e tutje, ndihmën amerikane për vendet e huaja do ta menaxhojë Departamenti amerikan i Shtetit.

“Financimi nga USAID-i u mundĂ«sonte gazetarĂ«ve tĂ« prodhonin raporte tĂ« pavarura dhe tĂ« detajuara, si dhe organizatave mediatike t’u kushtoheshin temave qĂ« mediat e zakonshme kryesisht i neglizhojnĂ«, si tĂ« drejtat e njeriut, çështjet LGBTI dhe komunitetet pakicĂ«â€, thotĂ« Kusari.

Goditja e radhës ndodhi në mars, kur Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që parashikonte reduktime drastike të numrit të punonjësve dhe të fondeve për shtatë agjenci federale, përfshirë Agjencinë amerikane për Mediat Globale (USAGM), e cila, ndër të tjera, mbikëqyr punën e Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë.

Që nga marsi, Zëri i Amerikës nuk transmeton përmbajtje, ndërsa Radio Evropa e Lirë vazhdon të publikojë, por, njëkohësisht, përballet edhe me një proces gjyqësor kundër USAGM-së në Shtetet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë ndërmori masa të rrepta për uljen e shpenzimeve, duke përfshirë dërgimin e disa punonjësve në pushim të detyrueshëm dhe anulimin e kontratave me punonjësit me honorarë.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, drejtuesit e Grupit United, ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« televizionet rajonale N1 dhe Nova, u shkarkuan gjatĂ« qershorit – gjĂ« qĂ« bĂ«ri qĂ« redaktorĂ«t e kĂ«tyre mediave tĂ« shprehin shqetĂ«sime pĂ«r ndikimin e mundshĂ«m politik.

Grupi United operon në: Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Greqi dhe Bullgari.

Pronare e kompanisë është ndërmarrja investuese BS Partners, me seli në Londër, e cila që nga viti 2019 ka blerë shumicën e aksioneve në Grupin United.

Autoritetet në Serbi, me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, prej shumë vitesh kritikojnë mediat që bëjnë pjesë në Grupin United. Në fillim të korrikut, gazetarët e Televizionit N1 morën kërcënime me vdekje në adresë të redaksisë.

Kosova – vendi me lirinĂ« mĂ« tĂ« kufizuar tĂ« mediave
Kusari thotë se përkeqësimi i lirisë së mediave në Kosovë, ka ndodhur kryesisht për shkak të veprimeve të Qeverisë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeveria miratoi njĂ« ligj antikushtetues pĂ«r median, i cili mĂ« vonĂ« u rrĂ«zua nga Gjykata Kushtetuese. GazetarĂ«t, mediat dhe aktivistĂ«t pĂ«rballen me sulme verbale dhe ngacmime tĂ« shĂ«njestruara nga politikanĂ«t, pĂ«rfshirĂ« kryeministrin Albin Kurti”, thotĂ« Kusari.

Ajo shton se nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “pothuajse e pamundur tĂ« fitosh qasje nĂ« dokumente publike”, se transparenca Ă«shtĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t dhe se partia nĂ« pushtet ushtron vazhdimisht presion mbi rregullatorĂ«t dhe bordet e transmetuesve publikĂ«.

Nëse Qeveria në Prishtinë vazhdon në këtë rrugë, sipas saj, Kosova mund të kalojë nga vendi më i mirë për lirinë e mediave në rajon në një nga rastet më shqetësuese të përkeqësimit të saj.

NĂ« raportin mĂ« tĂ« fundit pĂ«r lirinĂ« e mediave tĂ« organizatĂ«s ReporterĂ«t pa Kufij, pĂ«r vitin 2025, Kosova u rendit mĂ« poshtĂ« se tĂ« gjitha vendet e tjera nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor – nĂ« vendin e 99-tĂ«.

Tri pozita mĂ« lart ishte Serbia, dhjetĂ« pozita mĂ« lart ishte Bosnje dhe Hercegovina, ndĂ«rsa mĂ« sĂ« miri nĂ« rajon ishte Mali i Zi – nĂ« vendin e 37-tĂ«.

Pasojat në Bosnje dhe Hercegovinë
Drejtori i Qendrës Mediale në Sarajevë, Boro Kontiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë të parashikohet se si do të duket e ardhmja e mediave në Ballkanin Perëndimor.

Ai beson se për mbijetesën e mediave të pavarura, është e nevojshme që të angazhohet edhe komuniteti mediatik, por edhe shteti.

Mediat, sipas tij, janë një nga shtyllat e shoqërisë demokratike.

“ËshtĂ« e pamundur tĂ« bĂ«sh ndonjĂ« gjĂ« nĂ«se nuk ekziston njĂ« komunitet i fortĂ« mediatik, gazetari profesionale, qĂ« Ă«shtĂ« kritike dhe qĂ«, nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, pĂ«rfaqĂ«son zĂ«rin e publikut”, thotĂ« Kontiq.

Ai paralajmëron se edhe ata që gëzohen për situatën, së shpejti do ta kuptojnë se sa e dëmshme është ajo për shoqërinë.

Me zhdukjen e mediave të mëdha të pavarura, humbet edhe komuniteti mediatik, sipas tij.

“Me ekzistencĂ«n e tyre, ju ruani diçka qĂ« nĂ« çdo shoqĂ«ri Ă«shtĂ« normale – qĂ« tĂ« ketĂ« zĂ«ra kritikĂ«, tĂ« ketĂ« hulumtime. Sepse, nĂ« atĂ« rast, askush nuk mund tĂ« bĂ«jĂ« çfarĂ« tĂ« dojĂ«â€, thotĂ« Kontiq.

Kthimi i shtetit në mediat në Serbi
“Shuarja e njĂ« mediumi tĂ« mirĂ« e cilĂ«sor Ă«shtĂ« gjithmonĂ« humbje pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Snjezhana Millivojeviq, profesoreshĂ« nĂ« Fakultetin e Shkencave Politike nĂ« Beograd.

“PĂ«rveç gazetarĂ«ve profesionistĂ« qĂ« mbesin pa punĂ« – çka pĂ«rbĂ«n njĂ« goditje tĂ« posaçme pĂ«r profesionin e gazetarisĂ« kĂ«tu – humbja pĂ«r publikun e gjerĂ« nĂ«nkupton edhe humbje tĂ« njĂ« mediumi qĂ« mbante standarde tĂ« larta profesionale, kishte program tĂ« larmishĂ«m dhe kontribuonte nĂ« pluralizmin mediatik”, shton ajo.

Millivojeviq kujton se mediat rajonale në Ballkan, në përgjithësi, janë themeluar nga pronarë të huaj, por shton se përballja me rezistencë ka qenë e madhe.

“Paralelisht me largimin e pronarĂ«ve tĂ« huaj po ndodh edhe njĂ« lloj rikthimi i shtetit nĂ« media. SĂ« paku nĂ« Serbi kjo Ă«shtĂ« e dukshme, pĂ«rmes Telekomit shtetĂ«ror dhe njĂ« sĂ«rĂ« kanalesh tĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« edhe disa qĂ« paraqiten si media me dimension rajonal”, thotĂ« ajo.

Millivojeviq thekson se presioni i fortĂ« politik ndaj mediave, ka bĂ«rĂ« qĂ« “sektori i ndihmĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r media, praktikisht, tĂ« shpĂ«rbĂ«het para syve tanĂ«â€.

“Mediat qĂ« kanĂ« ambicie serioze pĂ«r tĂ« informuar mbi gjendjen nĂ« rajon, apo pĂ«r tĂ« ngritur standardet profesionale, tani janĂ« lĂ«nĂ« nĂ« mes tĂ« njĂ« presioni tĂ« madh politik nga autoritetet vendore dhe tĂ« njĂ« mospĂ«rfilljeje ose mungese gatishmĂ«rie nga publiku demokratik ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’i ndihmuar”, vlerĂ«son ajo.

Një skenë mediatike dukshëm më ndryshe në Mal të Zi
Ky është një trend shqetësues, thotë për Radion Evropa e Lirë Millka Tadiq Mijoviq, drejtoreshë e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi.

“TĂ« gjitha kĂ«to media kanĂ« pasur rĂ«ndĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme jo vetĂ«m pĂ«r ne nĂ« Mal tĂ« Zi, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« rajonin. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r media me trashĂ«gimi, qĂ« kanĂ« pasur rol dhe rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe edhe gjatĂ« periudhĂ«s mĂ« tĂ« errĂ«t tĂ« viteve ’90”, thotĂ« ajo.

Tadiq Mijoviq thekson se kĂ«to janĂ« media “qĂ« kanĂ« mbajtur njĂ« distancĂ« tĂ« caktuar nga tĂ« gjitha autoritetet nĂ« Ballkan, tĂ« cilat tradicionalisht duan tĂ« kontrollojnĂ« dhe kapin median”.

“KĂ«ta zĂ«ra tĂ« pavarur ishin shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe domethĂ«nĂ«s pĂ«r ne, dhe kam frikĂ« se pas mbylljes sĂ« kĂ«tyre mediave, skena jonĂ« mediatike do tĂ« jetĂ« dukshĂ«m mĂ« ndryshe”, thotĂ« Tadiq Mijoviq.

Ajo paralajmĂ«ron se tani nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor po krijohet hapĂ«sira pĂ«r “udhĂ«heqĂ«sit autoritarĂ« dhe elitat e korruptuara tĂ« biznesit qĂ« t’i kontrollojnĂ« mediat”.

“Nga ana tjetĂ«r, nĂ« ato vende kemi shĂ«rbime publike tĂ« pareformuara dhe shumĂ« media tabloide. Dhe, njĂ« gjĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« rrezik i madh: kemi rrjete sociale, pĂ«rmes tĂ« cilave dezinformimi pĂ«rhapet me shpejtĂ«sinĂ« e dritĂ«s”, pĂ«rfundon Tadiq Mijoviq./rel

Balluku inspekton sportelet pĂ«r e‑Albania nĂ« Patos: Abuzuesit do ndĂ«shkohen


ZĂ«vendĂ«skryeministrja Belinda Balluku, njĂ«herĂ«sh edhe ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, ka inspektuar sot njĂ« nga sportelet e dedikuara pĂ«r asistencĂ« ndaj qytetarĂ«ve nĂ« pĂ«rdorimin e portalit “e-Albania” nĂ« BashkinĂ« e Patosit.

Gjatë vizitës së saj, Balluku tha se ky shërbim siguron që çdo qytetar të ketë mundësi të barabartë për të përdorur teknologjitë e reja pa pengesa financiare.

“Ne kishim identifikuar nĂ« terren prej disa kohĂ«sh qĂ« nĂ« disa raste kishte njĂ« shkelje tĂ« plotĂ« me ligjin, nĂ« zyrat e noterisĂ« apo edhe nĂ« zyrat e disa avokatĂ«ve jepej shĂ«rbim pĂ«r e-Albania. NjĂ« shĂ«rbim qĂ« qeveria shqiptare e ofron falas, pensionistĂ«t shkonin dhe paguanin.

Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë gjithë këtë proces dhe ua bëmë me dije gjithë qytetarëve, jo vetëm moshave të treta, por edhe ata qytetarë që nuk kanë akses të mundshëm në pajisjet elektronike që ofrojnë aksesin direk në e-Albania.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« nga shĂ«rbimet digjitale qĂ« administrata shqiptare Ă«shtĂ« shumĂ« krenare qĂ« e ofron prej kaq kohĂ«sh, ku mund tĂ« aksesohen njĂ« sĂ«rĂ« shĂ«rbimesh qĂ« janĂ« tĂ« kĂ«rkuara si certifikatat personale e shumĂ« tĂ« tjera dhe janĂ« falas”, tha zĂ«vendĂ«skryeministrja Belinda Balluku.

GJKKO reagon pas deklaratave tĂ« BerishĂ«s: S’kemi asnjĂ« konflikt institucional

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra jashtë ambienteve të SPAK-ut.

Berisha tha për mediat se drejtuesi i institucionit, Altin Dumani, kishte qenë pranë një përplasjeje fizike me një gjyqtare gjatë një operacioni për sekuestrimin e një kompjuteri.

Përmes një reagim zyrtari, GJKKO sqaron se nuk ka pasur asnjë incident, përplasje apo tension gjatë këtij procesi në ambientet e SPAK.

Reagimi:

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurve Sali Berisha, JamarbĂ«r Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “ShoqĂ«ria Kontakt”, si dhe raportimeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« disa media lidhur me njĂ« konflikt institucional tĂ« supozuar, ndĂ«rmjet Drejtuesit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar z. Altin Dumani dhe njĂ« prej gjyqtareve tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kjo gjykatĂ« sqaron me vendosmĂ«ri dhe qartĂ«si se njĂ« konflikt i tillĂ« nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës.

Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme.

Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kjo gjykatë funksionon si një organ gjyqësor tërësisht i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe ligjore të shtetit të së drejtës.

PavarĂ«sia e gjyqtarĂ«ve Ă«shtĂ« e sanksionuar nĂ« nenin 145 tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, si dhe nĂ« legjislacionin organik pĂ«r sistemin e drejtĂ«sisĂ«, pĂ«rfshirĂ« ligjin nr. 96/2016 “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, ligjin nr. 98/2016 “PĂ«r organizimin e pushtetit gjyqĂ«sor nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe ligjin nr. 115/2016 “PĂ«r organet e qeverisjes sĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike.

Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar një drejtësi të drejtë, të barabartë dhe të pavarur për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Ne do të vijojmë me vendosmëri punën tonë në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, por pa lejuar në asnjë rast që kjo transparencë të kthehet në mjet presioni apo cënimi të integritetit të vendimmarrjes gjyqësore.

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia Kufitare e Morinës ka kapur në tentativë për të hyrë në Shqipëri një 35-vjeçar turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte dĂ«nuar nga autoritetet gjyqĂ«sore turke, me 4 vjet burgim pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja me anĂ« tĂ« mashtrimit duke pĂ«rdorur sisteme elektronike tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave, bankĂ« ose institucion huadhĂ«nĂ«s”.

“ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare nĂ« MorinĂ«, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r goditjen e krimeve kufitare dhe pĂ«r parandalimin e lĂ«vizjes sĂ« shtetasve qĂ« janĂ« nĂ« kĂ«rkim, kanĂ« siguruar informacion pĂ«r njĂ« shtetas nĂ« kĂ«rkim qĂ« po tentonte tĂ« hynte nĂ« ShqipĂ«ri.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, me shërbimet e DVP Kukës, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e Gjykata e LartĂ« pĂ«r Krimet nĂ« Karsikaya, Turqi, e ka dĂ«nuar me 4 vjet burgim, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja me anĂ« tĂ« mashtrimit duke pĂ«rdorur sisteme elektronike tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave, bankĂ« ose institucion huadhĂ«nĂ«s””, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit Kadir Kuçukologu.

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

Rituali i Dollisë është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë pamje dhe skena të dollive të realizuara në filma të ndryshëm shqiptarë.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me Ritin e DollisĂ« Shqiptare, tĂ« shpallur Pasuri KombĂ«tare tĂ« TrashĂ«gimisĂ« Kulturore si njĂ« traditĂ« e lashtĂ« e mikpritjes shqiptare, nga KĂ«shilli KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore Jo Materiale, ju urojmĂ« njĂ« javĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Gonxhja.

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në procesin gjyqësor për shpifje të ngritur nga biznesmenia Vilma Nushi.

Sipas prokurorit të SPAK, deklaratat e Vokshit janë bërë në kuadër të detyrës së saj si deputete dhe nuk përmbajnë elementë të veprës penale të shpifjes.

Pas vendimit, Vokshi ka thënë për gazetarët se e vërteta vonon, por nuk harron.

Më tej, ajo paralajmëroi se denoncimet e saj do të vijojnë.

“Sqarova edhe njĂ«herĂ« duke vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion dokumentacionin zyrtar tĂ« marrĂ« nga unĂ« si deputete, vĂ«rtetova qĂ« çdo thĂ«nie e imja qĂ«ndron dhe ka qenĂ« e vĂ«rtetĂ«. Zonja Nushi nĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar u nervozua pasi pĂ«rmenda faktin e ditur botĂ«risht qĂ« ka qenĂ« sponsore e PS dhe Edi RamĂ«s. U nervozua pĂ«r kĂ«tĂ« fakt. NĂ« fund, gjykata mori vendimin pĂ«r tĂ« mĂ« shpallur tĂ« pafajshme. Kam kryer detyrĂ«n time si deputete, si kryetare e komisionit hetimor. SPAK vĂ«rtetoi faktin se Nushi Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ«n hetime pĂ«r shkak tĂ« denoncimit qĂ« unĂ« kam bĂ«rĂ« para 5 viteve.

BetejĂ«n time do ta vijoj siç e kam bĂ«rĂ« deri mĂ« tani pĂ«r 10 vite me radhĂ«. Do tĂ« vazhdoj tĂ« denoncoj skandalet nĂ« shĂ«ndetĂ«si. Deri nĂ« fund, deri nĂ« zbardhjen e koncesionit tĂ« check-up dhe sterilizimit, do tĂ« depozitoj pranĂ« SPAK dokumente tĂ« tjera. E vĂ«rteta vonon, por nuk harron. NĂ«se beteja Ă«shtĂ« pĂ«r interes publik, nĂ« fund tĂ« ditĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« e fituar”, tha Vokshi.

Kontrollet në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit socialist

Policia e Elbasanit ka arrestuar vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla.

Sipas uniformave blu mësohet se ai është vënë në pranga gjatë kontrolleve të zhvilluara mëngjesin e sotëm, në kuadër të hetimeve të prokurorisë për djegiet e ndodhura në landfillin e Elbasanit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë luftarakë.

“Strukturat pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Elbasan ekzekutuan vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, pĂ«r lejimin e kontrollit nĂ« disa banesa, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal tĂ« vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e tij u gjet njĂ« armĂ« e ftohtĂ«;

-D. H., 35 vjeç, pasi gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e tij u gjet njĂ« sasi municioni luftarak“, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Pengesë për zjarrfikësen, shemben mure rrethuese në Shkodër

Bashkia ShkodĂ«r ka shembur gardhe dhe mure rrethuese qĂ« pengonin hyrjen e mjeteve zjarrfikĂ«se, pranĂ« pallateve tek “KryqĂ«zimi i spitalit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka bërë publike hartën me 41 pikat kritika që janë në evidentuar në qytetin e Shkodrës, të cilat bllokojnë hyrjen në godinë.

“41 pika kritike janĂ« identifikuar nĂ« qytet, ku ndĂ«rtime tĂ« ngritura prej mbi 30 vitesh bllokojnĂ« hyrjen e mjeteve zjarrfikĂ«se.

Sot strukturat e Bashkisë ndërhynë në njërën prej tyre, pranë kryqëzimit të spitaleve, ku jo vetëm që mungonte hapësira për raste emergjente, por edhe banorët hasnin vështirësi në qarkullim.

Paralelisht me lirimin e hapĂ«sirave publike do tĂ« vijojnĂ« ndĂ«rhyrjet edhe nĂ« kĂ«to zona problematike, pĂ«r t’i çliruar dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo rrezik pĂ«r qytetarĂ«t”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci.

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të caktuara për 12 tetor, brenda komunitetit serb po shtohen zërat që kërkojnë bashkim dhe krijim të një platforme të përbashkët veprimi.

Nisma pĂ«r formimin e njĂ« lĂ«vizjeje mĂ« tĂ« gjerĂ« popullore, e cila, siç thuhet, do t’u kundĂ«rvihej politikave aktuale nĂ« PrishtinĂ« dhe Beograd, vjen nga radhĂ«t e aktorĂ«ve opozitarĂ«, qĂ« janĂ« tĂ« pakĂ«naqur me pozitĂ«n e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«.

Kreu i Lëvizjes Popullore Serbe, Millija Bishevac, thotë se ka ardhur koha që lufta politike të zhvillohet në mënyrë të qartë, pa ndarje, frikë apo kalkulime partiake.

Ndërsa, Stefan Velkoviç, nga Partia Demokracia Serbe, thotë se thirrjet e tyre për veprime konkrete në terren, prej kohësh injorohen.

Ai nuk e pĂ«rjashton bashkĂ«punimin me tĂ« tjerĂ«t, pĂ«rveç me zyrtarĂ«t e lartĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, qĂ« ka pĂ«rkrahje nga Beogradi.

Politologu serb, Ognjen Gogiç, vlerëson se tek aktorët opozitarë serbë, nuk ka ende vetëdije të pjekur për bashkim, dhe se Lista Serbe nuk do të rrezikohet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë, ka nisur procesin e aplikimeve për certifikimin e partive dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale, i cili do të zgjasë deri më 13 gusht.

Kujt i drejtohet thirrja për bashkim?

Javën e kaluar, udhëheqësi i Lëvizjes Popullore Serbe, Millija Bishevac, u bëri thirrje aktorëve politikë, studentëve, përfaqësuesve të shoqatave dhe organizatave, bizneseve dhe intelektualëve që ta mbështesin, të tregojnë pjekuri dhe guxim për veprim të përbashkët.

MegjithatĂ«, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, ai shpjegon se kjo ftesĂ« nuk vlen pĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit e ListĂ«s Serbe ose Nenad Rashiçin – ministĂ«r nĂ« QeverinĂ« nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe deputet i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

“Ne mendojmĂ« se kjo politikĂ« qĂ« ka ndjekur Lista Serbe, por edhe [Nenad] Rashiç, i cili Ă«shtĂ« pjesĂ« e institucioneve nĂ« PrishtinĂ«, nuk Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r popullin tonĂ«. Me ta nuk ka hapĂ«sirĂ« pĂ«r dialog. Ata kanĂ« kontribuar nĂ« pĂ«rkeqĂ«simin e gjendjes nĂ« terren”, vlerĂ«son Bishevac.

Ai kritikon Beogradin që, siç thotë, për vite me radhë ka mbështetur vetëm Listën Serbe, e cila, sipas tij, ka qenë e përfshirë në skandale dhe nuk ka sjellë asnjë të mirë për serbët në Kosovë.

PĂ«r institucionet nĂ« PrishtinĂ«, Bishevac thotĂ« se ato nuk interesohen pĂ«r tĂ« drejtat e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, nuk duan dialog dhe zgjidhje paqĂ«sore, por se me veprimet e tyre, “nxisin nacionalizmin” dhe pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«retnike.

Velkoviç: “TĂ« orientohemi te kush Ă«shtĂ« shtylla kryesore e bashkimit”

Partia Demokracia Serbe i ftoi, gjithashtu, qytetarĂ«t, aktorĂ«t shoqĂ«rorĂ« dhe politikĂ«, si dhe palĂ«t e tjera tĂ« interesuara qĂ« t’i bashkohen nĂ« “vazhdimin e luftĂ«s”.

NĂ«nkryetari i kĂ«saj partie, Stefan Velkoviç, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se, gjatĂ« vitit tĂ« fundit, ata i kanĂ« ftuar aktorĂ«t opozitarĂ« pĂ«r bashkim “kundĂ«r represionit” tĂ« autoriteteve tĂ« KosovĂ«s, por se nuk kanĂ« gjetur mirĂ«kuptim.

“Tani nuk shohim hapĂ«sirĂ« pĂ«r ndonjĂ« bashkĂ«punim tĂ« madh, sepse zgjedhjet parlamentare janĂ« mbajtur, dhe ne kemi fituar mĂ« shumĂ« vota si parti opozitare serbe. Ndaj, duhet tĂ« orientohemi te kush Ă«shtĂ« shtylla kryesore e bashkimit”, thotĂ« Velkoviç, duke shtuar se opozitarĂ«t “duhet tĂ« dĂ«shmohen”.

Velkoviç thotë, gjithashtu, se anëtarët e Partisë Demokracia Serbe janë arrestuar disa herë.

Ai thotĂ« se udhĂ«heqĂ«si i tyre, Aleksandar Arsenijeviç, po “persekutohet” dhe se askush nuk ka reaguar.

Arsenijeviç nuk gjendet nĂ« KosovĂ«, pasi Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim, sepse nĂ« pronĂ«n e tij janĂ« gjetur armĂ«, pĂ«r tĂ« cilat ai vetĂ« ka thĂ«nĂ« se “janĂ« kurdisur”.

MĂ« parĂ«, Arsenijeviç dhe disa anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« partisĂ« sĂ« tij janĂ« arrestuar pĂ«r “shqetĂ«sime” ose “shkelje tĂ« rendit publik” – kryesisht kur kanĂ« protestuar kundĂ«r politikanĂ«ve shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s qĂ« kanĂ« vizituar pjesĂ«n veriore tĂ« vendit, tĂ« banuar me shumicĂ« serbe.

“Bashkimi i opozitĂ«s do tĂ« ndodhĂ« vetĂ«m nĂ«se ka pĂ«rfitim politik”

Politikologu Ognjen Gogiç thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët në Kosovë gjenden midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si dhe midis dy sistemeve, dhe është e vështirë për ta që të qëndrojnë jashtë këtij ndikimi.

“Reale Ă«shtĂ«, por nĂ« praktikĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«â€, vlerĂ«son ai.

Ai shton se nĂ« komunitetin serb tĂ« KosovĂ«s, nuk ka shumĂ« aktorĂ« opozitarĂ«, dhe se me shumĂ« mundĂ«si pozitat e kryetarĂ«ve nĂ« dhjetĂ« komunat me shumicĂ« serbe do t’i takojnĂ« sĂ«rish ListĂ«s Serbe.

“NĂ«se nga njĂ«ra anĂ« keni ListĂ«n Serbe, e cila mbĂ«shtetet nga Beogradi, dhe nga ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« Rashiçi, i cili Ă«shtĂ« i lidhur me PrishtinĂ«n, nuk mendoj se ka njĂ« rrugĂ« tĂ« tretĂ« pĂ«r serbĂ«t. NĂ«se ka bashkim, do tĂ« jetĂ« pĂ«r arsye pragmatike, qĂ« tĂ« shpaguhet politikisht”, thotĂ« Gogiç.

Sipas tij, mundësitë për bashkëpunim të opozitës serbe janë të vogla, edhe për faktin se në zgjedhjet lokale është më e lehtë të fitohen mandatet e këshilltarëve në kuvendet komunale.

Megjithatë, Gogiç thekson se zgjedhjet lokale të tetorit janë të rëndësishme për komunitetin serb në veri të Kosovës, sepse përfaqësuesit serbë do të rikthehen në kuadrin institucional, që e kanë braktisur në nëntor të vitit 2022 me iniciativë të Listës Serbe./REL

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 57 vite burg për vëllezërit Duka

Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Mësohet se ndaj të pandehurve, SPAK ka kërkuar masën e dënimit:

Leonard Duka – 32 vjet burgim/ DĂ«nimi tĂ« kryhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« LartĂ«.

Erlis Duka – 25 vjet burgim

Fatmir Hyseni – 32 vite burgim

Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim

Oltjon Loga – 23 vjet burgim

Dritan Agai- 23 vjet burgim

Ata akuzohen pĂ«r “Vrasje me Paramendim”, “ArmĂ«mbajtje pa leje”, “Trafik NarkotikĂ«sh”, vepra kĂ«to tĂ« kryera nĂ« formĂ«n e Grupit tĂ« Strukturuar Kriminal.

❌