Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Amorim zbulon transferimet që i dëshiron te Man United

Manchester United po fokusohet në nënshkrimin e lojtarëve me përvojë në Ligën Premier, në vend të atyre ende të papjekur për nivelin e ekipit të parë – konfirmoi trajneri Ruben Amorim në një konferencë për shtyp.

“Na duhet përvojë”, deklaroi ai. “Matheus (Cunha) është ende i ri, por ka përvojë. E sheh çdo fundjavë – ai po bën gjëra kundër lojtarëve me të cilët do të përballemi. Kjo është e vlefshme kur zgjedh lojtarët që të duhen”.

Ai shtoi se ky ka qenë një drejtim që klubi ka ndjekur edhe këtë sezon.

“Kjo ishte një politikë që u përpoqëm ta përdorim këtë sezon, kështu që mund të them po. Nuk është vetëm përvoja – ata kanë edhe karakteristikat që na duhen, por fokusohemi te lojtarët që mund të përballojnë presionin”, shtoi portugezi.

Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, të cilët kanë luajtur për disa sezone në Ligën Premier, tashmë janë transferuar në Old Trafford.

Në kërkim të një sulmuesi të ri qendror (nr. 9), United është lidhur me emra të konfirmuar si Ollie Watkins, por ende mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë ta sigurojnë një nënshkrim të tillë gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

The post Amorim zbulon transferimet që i dëshiron te Man United appeared first on Telegrafi.

Eksperti i gjuhës trupore deshifron se çfarë ndjeu vërtet Rashford gjatë pyetjes për Man Utd në prezantimin te Barcelona

Kalimi i Marcus Rashford në formë huazimi te Barcelona ka bërë bujë në media, por gjatë prezantimit zyrtar, vëmendjen nuk e tërhoqën vetëm fjalët e tij – ishte gjuha e trupit ajo që foli më shumë.

Kur u pyet për ish-klubin e tij, Manchester United, Rashford u përgjigj shkurt: “Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Man Utd”.

Megjithatë, eksperti i gjuhës së trupit, Darren Stanton, vlerëson se 27-vjeçari po përpiqej të fshihte emocione më të thella.

“Gjëja kryesore që vërehet është se Rashford ndryshoi pozicionin e syve dhe nisi të shikonte poshtë dhe djathtas – kjo tregon se po i qasej ndjenjave të tij të brendshme”, shpjegoi Stanton.

“Sytë e tij u hapën dukshëm më shumë, një tregues i stresit. Ai gjithashtu bëri ngritje të dyfishta të supit – një shenjë klasike që sugjeron mospërputhje mes ndjenjave të vërteta dhe asaj që shprehet me fjalë”.

Sipas ekspertit, Rashford tregoi edhe sinjale të tjera të tensionit, përfshirë gëlltitje të shpeshta dhe lëpirje të buzëve – të dyja shenja të zakonshme të stresit të lartë.

“Ai nuk po gënjen”, shtoi Stanton, “por është e qartë se nuk ndihej rehat të fliste për këtë temë”. /Telegrafi/

The post Eksperti i gjuhës trupore deshifron se çfarë ndjeu vërtet Rashford gjatë pyetjes për Man Utd në prezantimin te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Newcastle shkakton tronditje me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund të mos jetë aq e lehtë sa ai mendon. 

Isak është një nga emrat më të kërkuar në Ligën Premier dhe ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me një kalim te Liverpool, ndërsa Newcastle ka luftuar për të mbajtur yllin e tyre. 

Dukej se Liverpool do të lëvizte për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por Neëcastle thuhet se refuzoi interesimin e tyre, çka bëri që kampionët anglezë të nënshkruajnë me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt për një shumë fillestare prej 69 milionë eurosh, që mund të arrijë deri në 79 milionë. 

Ekitike shihej si një alternativë ndaj Isak, mirëpo tashmë Isak i ka kërkuar Newcastle që të shqyrtojë mundësinë e një transferimi dhe si pasojë është lënë jashtë skuadrës që do të marrë pjesë në turneun përgatitor në Singapor dhe Korenë e Jugut. 

Liverpool tashmë ka shpenzuar më shumë se 250 milionë euro këtë verë për të përforcuar skuadrën e Arne Slot në mbrojtje të titullit, duke nënshkruar me Ekitike, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong. 

Nëse ata do të rikthenin interesin për Isak, shpenzimet e tyre mund të kalonin shifrën e 400 milionë eurove, sipas një raporti të The Athletic. 

Raporti thekson se Newcastle do të pranojë të hyjë në bisedime për sulmuesin 25-vjeçar vetëm nëse ofertat fillojnë nga 150 milionë euro, çka do ta bënte atë menjëherë futbollistin e tretë më të shtrenjtë në histori pas Neymar dhe Kylian Mbappe. 

Gjithashtu thuhet se tarifat e agjentëve mund të shtojnë mbi 20 milionë euro në kostot totale për klubin blerës, pa përmendur pagat që mund të arrijnë në 300 mijë euro në javë./Telegrafi/

The post Newcastle shkakton tronditje me çmimin e kërkuar për Alexander Isak appeared first on Telegrafi.

Bayern Munichu befason me objektivin e ri, synon yllin e Man Utd

Bayern Munichu thuhet se është i interesuar të transferojë Alejandro Garnachon nga Manchester Unitedi këtë verë.

Sipas Rob Dawson të ESPN, Bayern Munich i është drejtuar Unitedin për të shqyrtuar një marrëveshje të mundshme për Garnachon.

Ndërsa United nuk po shtyn në mënyrë aktive për një shitje, ata janë të hapur për të dëgjuar oferta realiste për anësorin argjentinas.

Megjithatë, kuptohet që Garnacho preferon të qëndrojë në Ligën Premier nëse largohet nga Old Trafford.

Argjentinasi pati vështirësi të imponohej nën drejtimin e Ruben Amorim sezonin e kaluar, duke shkaktuar një mori bisedimesh për t’u larguar.

Por, oferta e Bayernit do të thotë se të gjitha opsionet mbeten në tryezë ndërsa ata vlerësojnë ofertën dhe vendosin se çfarë do të bëjnë më pas. /Telegrafi/

The post Bayern Munichu befason me objektivin e ri, synon yllin e Man Utd appeared first on Telegrafi.

Juventusi refuzon ofertën e madhe të Chelseat për Kenan Yildiz

Juventusi thuhet se e ka refuzuar përpjekjen e Chelseat për të nënshkruar me talentin 20-vjeçar turk, Kenan Yildiz.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi londinez mbërriti së fundmi në Itali me një ofertë konkrete dhe bujare për sulmuesin e krahut – midis 65 dhe 68 milionë euro.

Shtytja e transferimit u udhëhoq personalisht nga trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, një admirues i hershëm i Yildiz që nga koha e tij te Bayern Munich.

Megjithatë, Juventusi e bëri shpejt të qartë se ylli turk nuk është në shitje. Pavarësisht se mban marrëdhënie të mira me Chelsean, udhëheqja e klubit thuhet se nuk donte të humbiste kohën e homologëve të tyre dhe deklaroi qartë qëndrimin e saj: Kenan Yildiz nuk është në treg.

Në muajin qershor, si Barcelona ashtu edhe Bayern Munich morën përgjigje të ngjashme, megjithëse interesi i tyre ishte më pak agresiv.

Juventusi tashmë po punon për një kontratë të re për Yildizin. Edhe pse marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe është zgjatur më pak se një vit më parë, klubi planifikon një tjetër zgjatje.

Këtë herë Bianconerët duan ta rinovojnë deri në vitin 2030 – me një rritje page që e çon atë në nivelin e lojtarëve më të paguar të ekipit. Paga e re vjetore e pritur është të paktën 4 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/

The post Juventusi refuzon ofertën e madhe të Chelseat për Kenan Yildiz appeared first on Telegrafi.

Shpjegohet pse Liverpooli mund ta përballojë transferimin e Alexander Isakut

Pavarësisht se ka shpenzuar pothuajse 300 milionë euro këtë verë, Liverpool mbetet në pozitë të favorshme financiare për të ndjekur transferimin e sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak, për një shumë rreth 150 milionë euro – falë planifikimit të zgjuar financiar dhe të ardhurave të fuqishme të klubit.

Hapësira brenda rregullave të PSR (Profit and Sustainability Rules)

Gjatë tre viteve të fundit, Liverpool ka regjistruar një tepricë neto prej 55 milionë euro sipas rregullores PSR. Kur kësaj i shtohen 115 milionë euro humbje të lejuara, klubi ka një hapësirë veprimi prej 160 milionë euro. Me parashikime për një fitim shtesë prej 55 milionë euro për sezonin 2024–25, shpenzimi financiar i klubit kalon 200 milionë euro.

Përfitimet nga amortizimi i transferimeve

Pagesat e transferimeve ndahen gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Një marrëveshje prej 120 milionë paund për Isak, e shpërndarë në 5 vite, do të rëndonte vetëm 30 milionë euro në vit në bilancet financiare, duke lënë hapësirë për investime të tjera.

Të ardhura të forta dhe shitje lojtarësh

Të ardhurat e Liverpool sezonin e kaluar kapën shifrën mbi 700 milionë paund, të ndikuara nga marrëveshjet për fanellat, sponsorizimet komerciale dhe të ardhurat nga ndeshjet.

Shitjet e lojtarëve si Caoimhin Kelleher (22 milionë euro) dhe Jarell Quansah (35 milionë euro) kanë ndikuar menjëherë në përmirësimin e bilancit financiar, duke forcuar edhe më tej pozicionin e klubit ndaj PSR.

Linjë kredie fleksibile

Një linjë kredie prej 350 milionë euro i ofron klubit fleksibilitet në afatet e pagesave dhe lehtëson përputhjen me rregulloret, pasi konsiderohet si fonde të siguruara.

Strategjia e kujdesshme e shpenzimeve, të ardhurat e qëndrueshme dhe hapësira financiare brenda rregullave i japin Liverpoolit fleksibilitet të plotë për të realizuar një transferim të madh si ai i Alexander Isak, pa rrezikuar shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare. /Telegrafi/

The post Shpjegohet pse Liverpooli mund ta përballojë transferimin e Alexander Isakut appeared first on Telegrafi.

Alex Iwobit i ndalohet të postojë foto për Fulhamin në Snapchat pasi aksidentalisht publikoi formacionin e ekipit

Mesfushori i Fulhamit, Alex Iwobi, ka zbuluar se i është kërkuar të ndalojë së shpërndari përmbajtje “prapa skenave” në Snapchat, pas shqetësimeve të ngritura nga ekipi mediatik i klubit.

Lojtari 29-vjeçar i kombëtares së Nigerisë ishte bërë i njohur nga tifozët për ndarjen e pamjeve nga brenda dhomës së zhveshjes, duke postuar shpesh video nga seancat stërvitore dhe nga dita e ndeshjeve.

Megjithatë, Iwobi së fundmi u ka treguar ndjekësve të tij se aktiviteti i tij në Snapchat është vënë nën shqyrtim nga klubi.

Në një video të publikuar, ai shpjegoi: “Për ata që pyesin veten pse nuk po postoj më fotografi BTS në dhomën e zhveshjes: një person nga ekipi i medias më tha se nuk kam kapur gjërat e duhura. Prandaj, nuk do të ketë më BTS”.

Ai shtoi: “Më kanë thënë gjithashtu se mund të gjobitem nëse vazhdoj ta bëj këtë… Po përpiqen të ndalojnë ‘snap-in’ në dhomën tonë të zhveshjes”.

Ndërsa tifozët e kanë shijuar përmbajtjen e tij të sinqertë, Iwobi theksoi se tani duhet të “respektojë rregullat” dhe të ndalojë së postuari nga brenda hapësirave të ekipit.

Kujtojmë se ai më herët ka qenë në qendër të vëmendjes për publikimin aksidental të zgjatjes së kontratës së Tom Cairney, përpara se klubi ta kishte njoftuar zyrtarisht. /Telegrafi/

The post Alex Iwobit i ndalohet të postojë foto për Fulhamin në Snapchat pasi aksidentalisht publikoi formacionin e ekipit appeared first on Telegrafi.

Ratcliffe u shpall ‘luftë të hapur’ tifozëve të Man United

Manchester United po shqyrton mundësinë që të vendosë një tarifë deri në 4,700 euro për tifozët – vetëm për të fituar të drejtën për të blerë një biletë sezonale në stadiumin e ri të planifikuar.

Sipas raportimeve të Mail Sport, një propozim shumë i diskutueshëm për të futur të ashtuquajturën “Licencë Personale e Vendit” (PSL) – një sistem i zakonshëm në SHBA, por i papërdorur deri më tani në Ligën Premier – është paraqitur tifozëve nga kompania konsulente amerikane CSL International.

Zyrtarët e United kanë sqaruar se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar dhe se projekti është ende në fazën eksploruese. Megjithatë, nëse implementohet, kjo do të detyronte tifozët të paguanin mijëra euro paraprakisht, përpara se të blinin biletën e tyre sezonale çdo vit.

Sipas këtij modeli, që përdoret shpesh në SHBA për të ndihmuar në financimin e stadiumeve të reja, tifozët që paguajnë për një PSL do të kenë të drejtën e refuzimit të parë për ulësen e tyre për 30 vitet e ardhshme. Por, nëse nuk e blejnë biletën sezonale në një sezon të caktuar, ata automatikisht e humbasin këtë të drejtë.

Pas ardhjes së bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe dhe grupit të tij INEOS, United ka prezantuar konceptin për një stadium të ri me kapacitet 100,000 vende, të dizajnuar nga arkitekti i njohur Lord Norman Foster. Stadiumi do të ndërtohet pranë Old Trafford dhe synon të jetë një ndër më modernët në botë.

Kostoja e ndërtimit të stadiumit pritet të kalojë 2.35 miliardë euro. Klubi është duke kërkuar mbështetje financiare nga qeveria për infrastrukturën përreth, por ka bërë të ditur se vetë do të sigurojë fondet për ndërtimin e vetë stadiumit. /Telegrafi/

The post Ratcliffe u shpall ‘luftë të hapur’ tifozëve të Man United appeared first on Telegrafi.

Plani sekret i Liverpoolit për të transferuar Alexander Isakun

Pavarësisht transferimit të Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, Liverpooli vazhdon të kërkojë përforcime cilësore për repartin ofensiv.

Një nga emrat që mbetet fort në radarin e “The Reds” është Alexander Isak. Sulmuesi suedez, i cili shënoi 27 gola sezonin e kaluar, është vënë në qendër të vëmendjes pas mungesës së tij në turneun parasezonal të Newcastle United në Azi.

Klubi anglez raportoi një shqetësim në kofshë si arsye zyrtare për mungesën e tij, por prapa skenave, duket se situata është më e komplikuar. Isak nuk u përfshi në skuadrën që udhëtoi për t’u përballur me Arsenalin, Tottenhamin dhe ekipin All-Star të K-League, gjë që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

Liverpooli ka bërë një lëvizje të parë joformale javën e kaluar dhe po e ndjek nga afër situatën, duke shpresuar që ajo të zhvillohet në favorin e tyre.

Megjithatë, Newcastle United mbetet i vendosur: Isak nuk është në shitje. “Magpies” e vlerësojnë sulmuesin me 165 milionë euro dhe theksojnë se kanë avantazhin, pasi lojtari ka edhe tri vite të mbetura në kontratë. Bisedimet për një rinovim të mundshëm kanë ngecur, çka e ka përkeqësuar edhe më tej situatën.

Sipas “Sky Sports”, nuk është bërë ende asnjë kërkesë zyrtare për transferim nga ana e Isakut, por raportohet se ai është i zhgënjyer që Newcastle nuk i dha mundësinë të bisedonte me Liverpoolin më herët gjatë verës.

Aktualisht, gjithçka duket e qetë, por kjo mund të ndryshojë shpejt. Liverpooli shpreson që Isak të ndërmarrë hapin vendimtar dhe të kërkojë zyrtarisht largimin. Një lëvizje e tillë mund të hapë rrugën për transferimin.

Trajneri Arne Slot po ndërton një skuadër konkurruese, me synimin për të rikthyer Ligën e Kampionëve në “Anfield” dhe për të luftuar për titullin në Ligën Premier. Nënshkrimi i Alexander Isak, pas Ekitike, do të ishte një deklaratë e qartë e ambicieve të Liverpoolit në këtë merkato. /Telegrafi/

The post Plani sekret i Liverpoolit për të transferuar Alexander Isakun appeared first on Telegrafi.

Alexander Isak njofton Newcastle me dëshirën e largimit

Ylli suedez, Alexander Isak thuhet se është i interesuar të largohet nga Newcastle United këtë afat kalimtar të verës.

Sipas Daily Mail, Isak i ka thënë Newcastle se do të donte të shqyrtonte mundësinë e largimit nga klubi këtë verë.

Sulmuesi suedez është lënë jashtë skuadrës së “Magpies” për turneun parasezonal në Azi.

Zyrtarisht thuhet se Isak është jashtë fushave për shkak të një “dëmtimi të vogël në kofshë”.

Kontrata aktuale e Isakut me Newastle skadon pas tre sezonesh. Klubi do të donte shumë të ulej me të dhe të diskutonte një zgjatje të kontratës, por ai nuk është gati të angazhohet me ta në këtë pikë.

Hierarkia e klubit është në dijeni të qëllimit të Isakut për të eksploruar mundësi të tjera, me Liverpoolin që vazhdon të ruajë interesin për 25-vjeçarin.

Ka raportime kontradiktore në lidhje me çmimin e kërkuar nga Newcastle, por çdo transferim do të bëhej më i shtrenjti në historinë e Ligës Premier. /Telegrafi/

The post Alexander Isak njofton Newcastle me dëshirën e largimit appeared first on Telegrafi.

Man Utd hap bisedimet për transferimin e super sulmuesit të Ligës Premier

Manchester United thuhet se ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Ollie Watkins.

Djajtë e Kuq janë të etur të forcojnë opsionet e tyre sulmuese pas një sezoni të dobët 2024/25, por çdo marrëveshje mund të varet së pari nga shitja e lojtarëve.

Sipas talkSPORT, Unitedi ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Watkins.

29-vjeçari, shënoi 16 gola dhe dha tetë asistime sezonin e kaluar, por pati minuta të reduktuara pas mbërritjes së Marcus Rashford në formë huazimi në Villa Park.

Villa e vlerëson lojtarin e kombëtares angleze me 60 milionë funte dhe ka shprehur interes për sulmuesin anësor të United, Alejandro Garnacho.

Sulmuesit aktualë të United, Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee, shënuan vetëm katër dhe tre gola në ligë, ndërsa klubi përfundoi i 15-ti sezonin e kaluar.

Pavarësisht se shpenzoi mbi 125 milionë funte këtë verë, Unitedi vazhdon të kërkojë një lojtar të provuar si ‘9-sh’ përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

The post Man Utd hap bisedimet për transferimin e super sulmuesit të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

Real Madridi e do me çdo kusht Rodrin, gati oferta e lartë për City

Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë funtesh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, fitues i Topit të Artë, raporton The Sun.

Klubi spanjoll e sheh 29-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Toni Kroosin, boshllëku i të cilit ende ndjehet në mesfushën e “Los Blancos”.

Rodri ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2027, por deri më tani ka hezituar të pranojë një zgjatje të saj.

Kjo ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm, veçanërisht pasi verën e ardhshme ai do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës.

City ndodhet përballë një vendimi të rëndësishëm: ta rinovojë tani kontratën ose të konsiderojë shitjen për të shmangur rënien e vlerës së tij në treg më vonë.

Raportimet e fundit nga Anglia dhe Spanja thonë se klubi anglez po punon për ta mbajtur Rodrin, por Real Madridi është i gatshëm të përfitojë nga çdo pasiguri.

Gjigantët e La Ligës nuk do të synojnë një tjetër mesfushor nëse nuk arrijnë Rodrin, të cilin e shohin si përzierjen perfekte të lidershipit, mbrojtjes dhe vizionit në fushë. /Telegrafi/

The post Real Madridi e do me çdo kusht Rodrin, gati oferta e lartë për City appeared first on Telegrafi.

Rio Ngumoha dëshiron të arrijë një gjë që as Steven Gerrard nuk e arriti te Liverpooli

Sensacioni adoleshent i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka shprehur me guxim ambicien e tij për të fituar Topin e Artë – një arritje që as legjenda Steven Gerrard nuk e realizoi kurrë.

16-vjeçari iu bashkua klubit nga akademia e Chelseat verën e kaluar dhe ka bërë emër shpejt si një nga talentet më premtues të gjeneratës së re te “The Reds”.

Ngumoha shkroi histori në janar, kur u bë lojtari më i ri që ka startuar në një ndeshje të ekipit të parë për Liverpoolin, duke luajtur në një fitore në FA Cup kundër Accrington Stanley.

Pavarësisht moshës së tij, anësori i ri shfaq vetëbesim dhe synime të larta.

Gjatë një episodi të emisionit Inside The Academy, Ngumoha deklaroi: “Unë vërtet besoj se mund ta fitoj Topin e Artë një ditë. Dua të mbahem mend si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë”.

Ndërsa Steven Gerrard mbetet një ikonë e pavdekshme për klubin, ai nuk arriti kurrë të fitojë çmimin më të lartë individual në futboll.

Nëse Ngumoha realizon ëndrrën e tij, ai do të bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001. /Telegrafi/

The post Rio Ngumoha dëshiron të arrijë një gjë që as Steven Gerrard nuk e arriti te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Atletico Madrid synon një transferim tronditës për yllin e Liverpoolit

Atletico Madridi po përgatitet për një epokë të re në repartin ofensiv, teksa largimi i Angel Correas duket i pashmangshëm. Raportet sugjerojnë se sulmuesi argjentinas është shumë pranë një transferimi në Meksikë, me marrëveshjen që thuhet se është në fazat përfundimtare.

Largimi i Correës do të hapte hapësira në sulm dhe klubi madrilen nuk ka humbur kohë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Një nga emrat në listën e ngushtë është Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian është i hapur për një largim nga Liverpooli, dhe Atletico ka shprehur interes serioz. Megjithatë, klubi anglez pritet të kërkojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

Ndërsa 26-vjeçari mbetet një opsion interesant, drejtuesit e Atleticos po shqyrtojnë alternativa më të arsyeshme financiarisht. Me çmimet e transferimeve që po rriten ndjeshëm, klubi po vepron me kujdes, sidomos duke pasur parasysh angazhimet që po ndjek aktualisht për Cristian Romeron dhe Alex Baena.

Sipas “Diario AS”, emri më i fundit që ka hyrë në radarin e Atleticos është Federico Chiesa. Edhe pse Liverpooli e transferoi italianin vetëm verën e kaluar, paraqitjet e tij të pakta kanë bërë që klubi të jetë i hapur për largimin e tij – qoftë edhe përmes një huazimi.

Një marrëveshje e tillë do t’i lejonte Atleticos të përforcohej pa tejkaluar buxhetin, ndërsa Napoli është gjithashtu në garë për të rikthyer Chiesan në Serie A. Megjithatë, madrilenët raportohen të jenë favoritë për momentin.

Nëse transferimi realizohet, ai do të shënonte një kapitull të ri për Chiesan, i cili ka regjistruar 235 paraqitje, 47 gola dhe 43 asistime në Serie A. Që nga transferimi i tij te Liverpooli, 27-vjeçari ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Premier League, pa shënuar apo asistuar, çka tregon se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Arne Slot.

Nga ana tjetër, Liverpooli është i gatshëm të negociojë, pasi ka nevojë për fonde për të financuar një tjetër transferim të madh: Rodrygo-n nga Real Madridi. /Telegrafi/

The post Atletico Madrid synon një transferim tronditës për yllin e Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Ylli i Liverpoolit mahniti Arne Slotin me reagimin e shpejtë në stërvitje

Milos Kerkez po dëshmon cilësitë e tij mbrojtëse jo vetëm në ndeshje, por edhe gjatë seancave stërvitore të Liverpoolit.

Gjatë një stërvitjeje të fundit, lojtarët morën pjesë në një ushtrim intensiv mbrojtës, ku ndërronin vazhdimisht partnerët dhe zhvillonin duele një kundër një.

Ky ushtrim synonte të testonte refleksin, pozicionimin dhe ritmin e tyre.

Në një moment, talenti i ri Rio Ngumoha mori topin dhe u përball me Kerkezin.

Për një çast, dukej sikur mbrojtësi hungarez vonoi në reagim, por pikërisht në sekondat e fundit ai ndërhyri me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke bllokuar gjuajtjen dhe duke i mohuar Ngumohas golin.

Reagimi i trajnerit Arne Slot ishte i menjëhershëm: ai kapi kokën me mosbesim, i impresionuar nga ndërhyrja e Kerkezit, që tregoi instiktin e një mbrojtësi të klasit të lartë. /Telegrafi/

The post Ylli i Liverpoolit mahniti Arne Slotin me reagimin e shpejtë në stërvitje appeared first on Telegrafi.

Chelsea po pret oferta për shitjen e mbrojtësit, Fofana është para tij në hierarki

E ardhmja e Trevoh Chalobah te Chelsea mbetet e pasigurt, pavarësisht rritjes së rolit të tij në ekipin e parë.

Sipas The Athletic, klubi londinez vazhdon të jetë i hapur për oferta për mbrojtësin.

Chalobah ka bërë paraqitje pozitive që nga rikthimi i tij në janar nga huazimi te Crystal Palace, duke qenë titullar edhe në fitoren e Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germain.

Ai gjithashtu debutoi me përfaqësuesen e Anglisë muajin e kaluar, duke forcuar më tej profilin e tij si një mbrojtës premtues në nivel ndërkombëtar.

Megjithatë, pozita e tij në renditjen e skuadrës mbetet e paqëndrueshme, pasi Wesley Fofana pritet të rikthehet si zgjedhje prioritare sapo të jetë plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi në kofshë.

Për këtë arsye, një largim nga Stamford Bridge gjatë kësaj vere nuk përjashtohet, por çdo transferim do të duhet të jetë në përputhje me kërkesat e lojtarit dhe të klubit.

Chalobah vlerësohet me 25 milionë euro, ndërsa paga e tij vjetore është rreth 3 milionë euro, çka e bën një opsion tërheqës për disa klube që kërkojnë përforcime në mbrojtje.

Chelsea synon të rregullojë ekuilibrin në skuadër dhe të gjenerojë fonde për përforcime të reja, ndaj largimi i Chalobah mund të shërbejë si një zgjidhje strategjike në këtë drejtim. /Telegrafi/ 

The post Chelsea po pret oferta për shitjen e mbrojtësit, Fofana është para tij në hierarki appeared first on Telegrafi.

Manchester City përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e madh

Manchester City e ka vënë Diogo Costan në radarin e tyre si kandidatin kryesor për të përforcuar pozicionin e portierit nëse Ederson Moraes largohet nga klubi në javët e ardhshme.

Portieri i Portos, i vlerësuar me 75 milionë euro, është bërë prioritet për ekipin e Pep Guardiolës, të cilët tashmë kanë filluar kontaktet paraprake për të testuar qëndrueshmërinë e marrëveshjes.

Mundësia që Ederson të largohet nga stadiumi Etihad këtë verë po bëhet gjithnjë e më reale, veçanërisht duke pasur parasysh interesin e fortë nga Galatasaray, të cilët janë në kërkim të një portieri të nivelit të lartë pasi fituan ligën turke.

Duke pasur parasysh këtë skenar, menaxhmenti sportiv i Cityt po kërkon të ecë përpara dhe të sigurojë një zëvendësim të besueshëm, dhe Costa duket të jetë një nga portierët më të kërkuar në Evropë për performancat e tij si në Porto ashtu edhe me ekipin kombëtar portugez.

City thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro, një shifër ende nën klauzolën e lirimit, por që mund të jetë bazë për negociata.

Megjithatë, Porto nuk duket i gatshëm ta lërë yllin e tyre të largohet për më pak se shuma e përcaktuar në kontratën e tij, gjë që mund ta detyrojë klubin anglez të rrisë ofertën e tyre nëse duan të mbyllin marrëveshjen.

Me 83 ndeshje pa pësuar gol në gati 200 ndeshje zyrtare, Diogo Costa ka treguar besim në portë, aftësi me këmbët dhe reflekse të shkëlqyera.

Përveç Costas, Manchester City po ndjek edhe emra të tjerë si James Trafford, megjithëse lojtari portugez duket të jetë kandidati më i mundshëm. Në javët e ardhshme, klubi anglez pritet të formalizojë ofertën e tij përfundimtare në një përpjekje për të siguruar një nga portierët më premtues në skenën evropiane. /Telegrafi/

The post Manchester City përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e madh appeared first on Telegrafi.

Trajtimi mizor i Amorim ndaj një lojtari, bindi Gyokeres të mos shkojë te Man United

Viktor Gyokeres vendosi të mos nënshkruajë me Manchester United pasi pa trajtimin brutal që Ruben Amorim i bëri një lojtari në ‘Old Trafford’. 

Gyokeres ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, duke dominuar lajmet dhe spekulimet rreth transferimeve. 

Vlera e tij u rrit ndjeshëm pas një sezoni mbresëlënës me Sporting Lisbonën, ku realizoi 54 gola në 52 ndeshje, pasi kishte shënuar 43 gola në sezonin e tij debutues në elitën portugeze. 

Arsenal konsiderohet si skuadra favorite për ta transferuar sulmuesin, përpara Manchester United dhe Juventusit, me tifozët që besojnë se londinezët kanë dhënë një sinjal gjatë prezantimit të fanellës së re. 

‘Djajtë e Kuq’ kishin shfaqur interes serioz për 27-vjeçarin, ndërsa kërkojnë të sigurojnë një numër 9 të ri për sezonin 2025/2026. 

Megjithatë, duket se Ruben Amorim ka dështuar në përpjekjen e tij për ta bindur Gyokeres, pavarësisht se e kishte trajnuar më parë te Sporting, para se të emërohej te Manchester United. 

Sipas gazetës portugeze Record, Gyokeres mbeti i zhgënjyer nga mënyra se si Amorim e largoi bashkëkombasin e tij, Victor Lindelof. 

Gyokeres dhe Lindelof ndajnë të njëjtin agjent, biznesmenin turk Hasan Çetinkaya, ndërsa mbrojtësi thuhet se kishte dëshirë të vazhdonte karrierën te Manchester United, nëse do t’i ishte ofruar një kontratë e re. 

Çetinkaya gjithashtu thuhet se ishte i zemëruar me trajtimin që Amorim i bëri Lindelof, duke qenë se kishte luajtur një rol kyç në bindjen e Gyokeres për të punuar me trajnerin 40-vjeçar në Lisbonë. 

Sulmuesi suedez zgjodhi t’i bashkohej Sportingut nga Coventry City në verën e vitit 2023, pavarësisht ofertave nga disa klube të Ligës Premier./Telegrafi/

The post Trajtimi mizor i Amorim ndaj një lojtari, bindi Gyokeres të mos shkojë te Man United appeared first on Telegrafi.

Pse Arsenali ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Mosqueras

Arsenali kishte arritur një marrëveshje me Valencian për transferimin e Cristhian Mosqueras pothuajse dhjetë ditë më parë, por zyrtarizimi i tij ende nuk është bërë publik. 

Mbrojtësi 21-vjeçar ka udhëtuar drejt Londrës dhe madje ka dhënë një intervistë mirëseardhjeje. 

Megjithatë, ai nuk është përfshirë në skuadrën e Arsenalit për turneun në Azi, gjë që ka ngritur pikëpyetje rreth një vonese që mbetet ende e paqartë. 

Fillimisht u raportua se mund të kishte pasur një çështje mjekësore që e kishte komplikuar transferimin. 

Sidoqoftë, sipas mediumit Tribuna Deportiva Valencia, disa burime pranë klubit spanjoll këmbëngulin se Mosquera i ka kaluar me sukses testet mjekësore. 

Shkaku i vërtetë i vonesës nuk është bërë i ditur, dhe asnjëra palë nuk ka dhënë detaje apo konfirmime zyrtare për arsyet që po e mbajnë pezull marrëveshjen. 

Pavarësisht pasigurisë, Arsenali mbetet i bindur se transferimi do të finalizohet. 

Mosquera konsiderohet një përforcim strategjik për të ardhmen dhe klubi po ndjek një qasje të kujdesshme në menaxhimin e situatës. 

Me William Saliba dhe Gabriel tashmë të konsoliduar në formacion, 21-vjeçari pritet të integrohet gradualisht në skemat e Mikel Artetës gjatë sezoneve në vijim. 

Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të përmbyllet në ditët e ardhshme./Telegrafi/

The post Pse Arsenali ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Mosqueras appeared first on Telegrafi.

Ylli i Arsenalit thyen heshtjen dhe flet për Gyokeres mes zërave për kalim në Londër

Ylli i Arsenalit, Gabriel, ka ndarë mendimin e tij për Viktor Gyokeres, teksa sulmuesi i Sporting Lisbonës është shumë pranë një transferimi te skuadra londineze. 

Gabriel foli në një intervistë të gjerë për The Athletic para fillimit të sezonit të ri, ku ndër të tjera u prek edhe çështja e përforcimeve që po synon Arsenal, përfshirë dhe afrimin e Gyokeres. 

Duke iu referuar përballjes mes Arsenalit dhe Sportingut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Gabriel tha se ndeshja ndaj Gyokeres ishte një ‘sfidë e madhe’ për të si mbrojtës. 

Megjithatë, braziliani është shprehur entuziast për mundësinë që sulmuesi suedez t’i bashkohet skuadrës dhe theksoi se ai dhe bashkëlojtarët e tij duan që klubi të sjellë lojtarët më të mirë, me synimin që pas tre sezonesh të përfunduara në vendin e dytë, më në fund të fitojnë titullin e parë të Ligës Premier pas 21 vitesh. 

“Në një klub si Arsenali, ajo që duam është të kemi lojtarët më të mirë. Duam të luftojmë për trofe, prandaj na duhen më të mirët”. 

“Kur vijnë lojtarë të rinj, këshilla ime për ta është të përqendrohen dhe të përshtaten sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ne tashmë po punojmë shumë fort”. 

“Mendoj se ata tashmë përshtaten mirë me ne dhe besoj se këtë vit mund të arrijmë gjëra të mëdha”. 

“Kur luajtëm kundër tij (Gyokeres), ishte me të vërtetë një sfidë e vështirë. Tani e dimë që ai është një lojtar i shkëlqyer dhe padyshim që pati një sezon fantastik”, ka thënë Gabriel./Telegrafi/

The post Ylli i Arsenalit thyen heshtjen dhe flet për Gyokeres mes zërave për kalim në Londër appeared first on Telegrafi.

❌