❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tjetër rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.

Po ashtu e dyshuara L. Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte policinë. Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga  të afërmit që jetojnë në Greqi.

Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.

Teksa burimet i thanë Top Channel se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri./Tch

The post 200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik first appeared on JavaNews.al.

AKU s’ështĂ« pezulluar, por nuk bĂ«n dot mĂ« aksione ‘blic’! Brenda vitit do tĂ« shkrihet bashkĂ« me 2 drejtori tĂ« tjera

“Duhet tĂ« pezullohet veprimtaria e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Ushqimit”, ishte kjo kĂ«rkesa e bĂ«rĂ« nga kryeministri Edi Rama mĂ« 2 korrik 2025 pĂ«r ministren e bujqĂ«sisë Anila Denaj.

Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report Tv se nuk është pezulluar gjithë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por i është hequr e drejta për të bërë kontrolle që nuk janë të programuara që në nisje të vitit.

Praktikisht nëse ka indicie për abuzim, AKU i ndalohet të veprojë pa marrë më parë aprovim nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa çdo inspektim i planifikuar do të vijojë të kryhet siç është bërë deri më tani.

“Nuk ekziston njĂ« pezullim i pĂ«rgjithshĂ«m i punĂ«s sĂ« AKU-sĂ«, por Ă«shtĂ« vendosur pezullim i inspektimeve tĂ« paplanifikuara, nĂ« pritje tĂ« ristrukturimeve dhe pĂ«rshtatjeve tĂ« nevojshme sipas ligjit tĂ« ri. Inspektimet e planifikuara dhe tĂ« miratuara nga titullari i AKU-sĂ« po kryhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe nĂ« pĂ«rputhje me planet operacionale tĂ« miratuara”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«.

Vjet AKU ka bërë në terren 25 mijë kontrolle të planifikuara dhe më shumë se 6700 të tjera të paprogramuara në bazë risku. Por rritja e kontrolleve dhe të paparashikuara nga inspektorët e AKU-së, ka shtuar ankesat nga subjektet private.

“Vendimi pĂ«r pezullimin e inspektimeve tĂ« paplanifikuara Ă«shtĂ« marrĂ« duke marrĂ« parasysh rritjen e ndjeshme tĂ« ankesave nga subjekte tĂ« ndryshme pĂ«r qasjen dhe sjelljen e inspektorĂ«ve, mungesĂ«n e planeve operacionale tĂ« argumentuara si dhe pĂ«rgatitjet e nevojshme pĂ«r implementimin e Ligjit nr. 99/2024”, thotĂ« ministria.

Ministria sqaron po ashtu se po punohet për të adresuar rastet e mundshme abuzive gjatë kryerjes së inspektimit dhe për këtë arsye është ngritur grupi i punës që përfshin edhe ekspertizën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që do të sigurojë vlerësim profesional të inspektorëve.

“Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural Ă«shtĂ« nĂ« proces tĂ« hartimit tĂ« njĂ« plani pune tĂ« detajuar pĂ«r vijimin e procedurave dhe marrjen e vendimeve tĂ« mĂ«tejshme nĂ« funksion tĂ« realizimit tĂ« reformĂ«s sĂ« inspektoratit”, vijon mĂ« tej pĂ«rgjigja.

Por, të gjitha këto masa janë të përkohshme, derisa të zbatohet plotësisht reforma e inspektorateve për të cilën ende nuk ka përfunduar plotësimi i akteve nënligjore, që parashikon shkrirjen jo vetëm të AKU por edhe të dy institucioneve të tjera në fushën e bujqësisë: Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, si dhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve. Të treja këto institucione do të ristrukturohen duke i kaluar të gjitha funksionet dhe kompetencat e inspektoratit në një strukturë të vetme qendrore./Shqiptarja

The post AKU s’ështĂ« pezulluar, por nuk bĂ«n dot mĂ« aksione ‘blic’! Brenda vitit do tĂ« shkrihet bashkĂ« me 2 drejtori tĂ« tjera first appeared on JavaNews.al.

Izraeli godet Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask. Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve. Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:

“Goditjet e rĂ«nda kanĂ« nisur”, duke shoqĂ«ruar videon me njĂ« mesazh paralajmĂ«rues ndaj regjimit sirian.

Ai deklaroi mĂ« herĂ«t se paralajmĂ«rimet ndaj Damaskut kanĂ« pĂ«rfunduar dhe se tanimĂ« kanĂ« nisur goditjet “tĂ« dhimbshme”. Izraeli, sipas tij, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbrojĂ« komunitetin e DruzĂ«ve nĂ« Siri dhe se ushtria izraelite do tĂ« veprojĂ« nĂ« jug tĂ« vendit, konkretisht nĂ« provincĂ«n Suweida, derisa tĂ«rheqja e plotĂ« e forcave siriane tĂ« pĂ«rfundojĂ«.

“Drejtuar vĂ«llezĂ«rve tanĂ« druzĂ« nĂ« Izrael: mund tĂ« mbĂ«shteteni tek Forcat e Armatosura Izraelite pĂ«r tĂ« mbrojtur vĂ«llezĂ«rit tuaj nĂ« Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unĂ«, si MinistĂ«r i Mbrojtjes, kemi dhĂ«nĂ« fjalĂ«n – dhe do ta mbajmĂ«,” deklaroi mĂ« tej Katz.

Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë. Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.

The post Izraeli godet Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes, raportohet për të vdekur dhe të plagosur first appeared on JavaNews.al.

Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro

Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve tĂ« DVP DurrĂ«s arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin M. L., 67 vjeç, banues nĂ« Patos, pasi nĂ« PKK Port DurrĂ«s, nĂ« hyrje, gjatĂ« kontrollit nĂ« automjetin e tij, shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n dhe sekuestruan njĂ« sasi lĂ«nde tĂ« dyshuar narkotike kokainĂ«, shishe me verĂ« dhe 12 200 euro qĂ« ai nuk e kishte deklaruar”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit, i sekuestrohen mijëra euro first appeared on JavaNews.al.

Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi blutë i gjetën në makinën që po udhëtonte një depozitë rezervë me një sasi nafte pa dokumentin përkatës.

64-vjeçari u kap në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet edhe për doganierin pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r kĂ«tĂ« rast, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin I. M., 64 vjeç, banues nĂ« Pogradec, pĂ«r veprĂ«n penale “Kontrabanda me mallra pĂ«r tĂ« cilat paguhet akcizĂ« ose me pezullim tĂ« plotĂ« apo tĂ« pjesshĂ«m nga detyrimet doganore ose tĂ« akcizĂ«s”;

-referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r shtetasin V. B., 56 vjeç, banues nĂ« Pogradec, me detyrĂ« doganier nĂ« PKK QafĂ« ThanĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll nĂ« automjetin e shtetasit I. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 64-vjeçari në Qafë Thanë! Nën hetim doganieri first appeared on JavaNews.al.

“Ik shpejt se jemi policia”/ Babai i Renis DobrĂ«s tregon se çfarĂ« i thanĂ« vrasĂ«sit kushĂ«ririt pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe


Baba i Renis DobrĂ«s, Rifat Dobra, foli sot nĂ« emisionin “Me ZemĂ«r tĂ« Hapur” nĂ« News 24 tĂ« moderatores Evis Ahmeti pĂ«r vrasjen tragjike tĂ« djalit tĂ« tij, i cili u rrĂ«mbye dhe u vra mbrĂ«mjen e 8 korrikut.

Rifati tregoi detaje nga mbrëmja e vrasjes së të birit.

Ai tha se ishte nipi i tij që e vuri në dyshime nëse Renisit i ka ndodhur diçka e keqe ose jo.

Sipas Rifatit, nipi i tij pa makinën e Renisit dhe një makinë tjetër që po e ndiqte nga pas viktimën rreth orës 22:00.

Pasi e pa ai iu afrua personave, tĂ« cilĂ«t i thanĂ« “Ik shpejt se jemi policia”. Pas kĂ«saj nipi distancohet dhe merr nĂ« telefon babanĂ« e Renisit duke i thĂ«nĂ« se Renisin e kapi policia.

Kaq u desh që Rifati të shkojë në komisariat e të pyes për të birin, me policinë që i tha se nuk kishte arrestuar asnjë person me emrin Renis Dobra.

Rifat Dobra: DitĂ«n e martĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit folĂ«m nĂ« orĂ«n 21:36 minuta. MĂ« tha babai jam t’u u nis pĂ«r shtĂ«pi. Kishte qenĂ« nĂ« qytetin e Burrelit. 5 kilometra Ă«shtĂ« distanca nga qyteti te shtĂ«pia jonĂ«.

Nipi im mĂ« telefonoi nĂ« orĂ«n 22 e 2 ose e 3 minuta dhe mĂ« tha daj ku je. MĂ« tha shpejt se ka kap Renin policia. Edhe unĂ« menjĂ«herĂ« kam dal dhe jam nis drejt Burrelit, se e kanĂ« kap policia dhe u paraqita te dega dhe aty thashĂ« mĂ« keni kap Renin, çunin me makinĂ«. A ka ardh kĂ«tu? Jo tha, s’kam njeri kĂ«tu. Edhe mĂ« tha mua merr 129. I mora dhe mĂ« thanĂ« prit.

Nipi e kishte parĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« fundit rreth orĂ«s 22 Renisin dhe personat qĂ« e kishin monitoruar dhe e ndiqnin. Nipi ka pa makinĂ«n time
Personat qĂ« po e ndiqnin Renisin i thanĂ« janĂ« policia. I kishin thĂ«nĂ« largohu se jemi policia “ish shpejt se jemi policia”.

The post “Ik shpejt se jemi policia”/ Babai i Renis DobrĂ«s tregon se çfarĂ« i thanĂ« vrasĂ«sit kushĂ«ririt pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe
 first appeared on JavaNews.al.

Shkarkohen drejtorët e bashkive në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor.
Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë. Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.
Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

The post Shkarkohen drejtorët e bashkive në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi: Rritje e performancës së administratës first appeared on JavaNews.al.

Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimi nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s, Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

The post Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë first appeared on JavaNews.al.

Zbardhja e emrave të 4 autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, babai i viktimës: Nuk i njoh! Ja për çfarë ra në burg në Gjermani djali im

Babai i Renis DobrĂ«s ka rrĂ«fyer se nuk i njeh 4 autorĂ«t e dyshuar tĂ« vrasjes sĂ« djalit tĂ« tij, Petrit Çakrri, Fatjon, Kristi dhe AleksandĂ«r Bushgjokaj (3 vĂ«llezĂ«r).

NĂ« emisionin “Me zemĂ«r tĂ« hapur” tĂ« moderatores Evis Ahmeti, Rifat Dobra tregoi se emrat e tyre i ka dĂ«gjuar nĂ« media.

Ai theksoi se djali i tij ka nĂ« burg nĂ« Gjermani pasi ka thyer ekspuls, duke shtuar se “nuk e di me çfarĂ« merrej atje”.

 “AutorĂ«t nuk i njoh mĂ« parĂ«, emrat e tyre i kam dĂ«gjuar vetĂ«m nga mediat. Jo, fare.

Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim, si ditët e zakonshme. Nga Gjermania kishte një vit e pak muaj që ishte kthyer.

Ai nuk kishte shqetësime, lëvizte vetëm, me makinë, pa makinë. Bënte rrugën edhe në këmbë, vinte tek shtëpia. Nuk ruhej.

Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls, 20 ditë që i ka rënë të qëndrojë jashtë.

Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin. Nuk e dimë me çfarë merrej djali në Gjermani.

Nuk besoj qĂ« ngjarja ka ndodhur pĂ«r shkak tĂ« ndonjĂ« konflikti qĂ« ka ndodhur nĂ« shtetin gjerman. Nuk kam asnjĂ« dyshim çfarĂ« mund tĂ« ketĂ« ndodhur pasi nuk kam parĂ« asgjĂ« tĂ« dyshimtĂ« tek djali”, tha ai.

The post Zbardhja e emrave të 4 autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, babai i viktimës: Nuk i njoh! Ja për çfarë ra në burg në Gjermani djali im first appeared on JavaNews.al.

“MĂ«sonte” turistĂ«t si tĂ« hidhnin mbeturinat nĂ« tokĂ«, pĂ«rfundon nĂ« polici Kozak Braçi

TikTokeri i famshëm Kozak Braçi, është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit, pasi u kap në një video duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ku ai ndodhej si pasagjer.

Videoja, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ngriti reagime të shumta dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë. Pas verifikimeve, u konstatua se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë.

NĂ« video, ai dĂ«gjohet teksa thotĂ« “In Albania, no problem”, duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« shembull tĂ« turpshĂ«m pĂ«r flakjen e mbeturinave.

Pas identifikimit, Braçi, u shoqërua në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

The post “MĂ«sonte” turistĂ«t si tĂ« hidhnin mbeturinat nĂ« tokĂ«, pĂ«rfundon nĂ« polici Kozak Braçi first appeared on JavaNews.al.

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushimet tuaja?

PĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra, Mesdheu ka qenĂ« duke ju propozuar tĂ« njĂ«jtat destinacione tĂ« arta, por tashmĂ« tĂ« vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos apo Ibiza,  vendet ku jahtet janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha se flota lokale e peshkimit dhe fatura pĂ«r njĂ« drekĂ« buzĂ« detit mund tĂ« financojĂ« edhe njĂ« vresht modest ballkanik.

Por, njohĂ«sit e udhĂ«timeve, ata qĂ« pĂ«shpĂ«ritin emra nĂ« darka dhe fshehurazi, dĂ«shirojnĂ« qĂ« ju tĂ« mos i ndiqni kĂ«shillat e tyre, pasi ata kanĂ« rrethuar njĂ« emĂ«r tĂ« ri dhe ai emĂ«r Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria, shkruan Jordi Lippe-McGraw pĂ«r prestigjiozen ”Forbes”.

”Po, ShqipĂ«ria”, shkruan ai.

E vendosur midis GreqisĂ« dhe Malit tĂ« Zi, me njĂ« vijĂ« bregdetare tĂ« pĂ«rshkuar nga deti Jon, ShqipĂ«ria ka qenĂ« pĂ«r vite me radhĂ« ”kushĂ«rira” e harruar e Klubit tĂ« Adriatikut. E lĂ«nĂ« nĂ« hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Evropa PerĂ«ndimore dhe e mbyllur prej kohĂ«sh nga njĂ« regjim i zymtĂ« komunist, ajo mbeti njĂ« vend i bardhĂ« nĂ« hartĂ«n e Mesdheut.

Pra, ja çfarĂ« ndodh me ShqipĂ«rinĂ« – Ă«shtĂ« pjesa e Mesdheut qĂ« vĂ«shtirĂ« se i ka kushtuar vĂ«mendje dikush, dhe pikĂ«risht kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« interesante tani. NĂ« bregdetin jugor, keni RivierĂ«n Shqiptare. Ai shtrihet pĂ«rgjatĂ« Jonit, me shkĂ«mbinj dhe plazhe me guralecĂ« qĂ«, sinqerisht, nuk do tĂ« dukeshin tĂ« çuditshme nĂ« Greqi apo Itali. Por, atmosfera Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e ndryshme. Nuk ka ende resorte masive apo klube plazhi me shkĂ«lqim  dhe çmimet janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta.

NĂ« plazhin e PalasĂ«s, pĂ«r shembull, tani keni ”Green Coast Hotel”, njĂ« hotel i ri me pesĂ« yje qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e koleksionit ”MGallery”. Pamja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ« – tone tĂ« buta, dysheme guri, njĂ« spa e vogĂ«l dhe seanca joge pranĂ« detit. Madje ka edhe parashutizĂ«m mbi shkĂ«mbinj, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« tĂ« tregon se sa shpejt ky bregdet po shndĂ«rrohet nga sekreti i udhĂ«tarĂ«ve me çanta shpine nĂ« njĂ« destinacion tĂ« shndritshĂ«m. NjĂ« ditĂ« pini njĂ« kafe tĂ« ftohtĂ« tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« shtĂ«pi nĂ« njĂ« tavolinĂ« plastike nĂ« plazh; ditĂ«n tjetĂ«r, pini njĂ« koktej nĂ« njĂ« bar hoteli duke parĂ« diellin tĂ« perĂ«ndojĂ« pas shkĂ«mbinjve.

Por, vetëm pak kilometra në jug, gjërat duken shumë të njëjta me ato që kanë qenë prej vitesh.

DhĂ«rmiu Ă«shtĂ« njĂ« ndalesĂ« popullore, e njohur pĂ«r plazhin e tij me guralecĂ« dhe baret qĂ« mbushen nĂ« verĂ« me muzikĂ« dhe kokteje. Ka edhe hotele tĂ« vogla kĂ«tu — vende familjare ku merrni njĂ« dhomĂ« pa spa ose pishinĂ«, por me njĂ« plazh disa hapa larg dhe ndoshta njĂ« lokal poshtĂ« qĂ« shĂ«rben peshk tĂ« pjekur nĂ« skarĂ« dhe birrĂ« tĂ« ftohtĂ«. ËshtĂ« lloji i vendit ku do tĂ« shihni familje shqiptare, disa udhĂ«tarĂ« evropianĂ« me çanta shpine dhe, gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, valĂ«n e parĂ« tĂ« udhĂ«tarĂ«ve kureshtarĂ« nga mĂ« larg.

Jala është një tjetër plazh që tërheq turmën e të rinjve, veçanërisht kur zhvillohen festivalet e muzikës verore. Por, nëse kërkoni diçka më të qetë, vazhdoni. Gjipeja është e fshehur midis shkëmbinjve, një gji që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë. Nuk ka hotel, as rrugë, as shezlongë me qira të rreshtuara në rërë. Ndoshta ndonjë shilarëse të varur mes pemëve, ndoshta një bar i vogël plazhi që punon me gjenerator, ndoshta asgjë fare.

Ajo qĂ« e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« tĂ« ndihet ndryshe — tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin — Ă«shtĂ« ajo qĂ« mungon. AsnjĂ« hotel gjigant. AsnjĂ« shezlong qĂ« kushton 80 euro. AsnjĂ« turmĂ« qĂ« tĂ« shtyn pranĂ« rrĂ«nojave. ËshtĂ« ende pak e papĂ«rpunuar: rrugĂ«t nuk janĂ« tĂ« mira, autobusĂ«t vonohen, ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« tĂ«rhiqesh kur planet nuk funksionojnĂ«.

Por, Ă«shtĂ« gjithashtu bujare – pjata tĂ« mĂ«dha me mish ose peshk tĂ« pjekur nĂ« skarĂ«, verĂ« vendase dhe njerĂ«z qĂ« kĂ«mbĂ«ngulin qĂ« tĂ« provosh rakinĂ« e tyre tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« shtĂ«pi, pavarĂ«sisht nĂ«se mendon se mund ta pĂ«rballosh apo jo. Mund tĂ« ecĂ«sh nĂ« njĂ« plazh qĂ« duket si diçka e nxjerrĂ« nga njĂ« revistĂ« udhĂ«timesh dhe tĂ« gjesh veten pothuajse vetĂ«m, pĂ«rveç disa vendasve qĂ« notojnĂ«.

Megjithatë, ndryshimi po vjen me shpejtësi.

Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i VlorĂ«s do tĂ« hapet sĂ« shpejti, gjĂ« qĂ« do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« udhĂ«tarĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Klubet e plazhit tashmĂ« po shfaqen nĂ« Riviera dhe markat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« hoteleve po fillojnĂ« tĂ« shikojnĂ« vijĂ«n bregdetare. Pra, nĂ«se jeni kuriozĂ« pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« Mesdheut qĂ« ende ndihet si njĂ« zbulim – me pĂ«rzierjen e saj tĂ« qyteteve osmane, maleve tĂ« egra dhe vijĂ«s bregdetare qĂ« nuk Ă«shtĂ« gĂ«lltitur nga zhvillimi – ShqipĂ«ria ia vlen tĂ« shkosh tani.

Sa gjatë do të qëndrojë kështu kjo është ende nuk dihet

The post ”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushimet tuaja? first appeared on JavaNews.al.

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania.

“ËshtĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit dhe mund tĂ« denoncohet pranĂ« institucioneve pĂ«rkatĂ«se e sanksionohet deri nĂ« heqjen e liçencĂ«s”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisĂ« u shpreh se tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r asistencĂ« nĂ« pĂ«rdorimin e platformĂ«s e-Albania pĂ«r shĂ«rbime tĂ« caktuara mund t’i drejtohen nĂ« çdo qytet zyrave tĂ« bashkive, si dhe njĂ«sive administrative pĂ«rkatĂ«se, pĂ«r tĂ« marrĂ« shĂ«rbimin e kĂ«rkuar falas.

“TĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r asistencĂ« nĂ« pĂ«rdorimin e platformĂ«s e-Albania pĂ«r shĂ«rbime tĂ« caktuara, mund t’i drejtohen nĂ« çdo qytet zyrave tĂ« bashkive, si dhe njĂ«sive administrative pĂ«rkatĂ«se, pĂ«r tĂ« marrĂ« shĂ«rbimin e kĂ«rkuar, FALAS

Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrĂ« tjetĂ«r) qĂ« kĂ«rkon pagesĂ« pĂ«r shĂ«rbime tĂ« ofruara nga e-Albania Ă«shtĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit dhe mund tĂ« denoncohet pranĂ« institucioneve pĂ«rkatĂ«se e sanksionohet deri nĂ« heqjen e liçencĂ«s”, shkruan Rama nĂ« facebook.

The post Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania first appeared on JavaNews.al.

Nga super raketat për Kievin te sanksionet për Rusinë, si i ndryshoi Trump qëndrimet për luftën në Ukrainë

Pas njoftimit tĂ« madh tĂ« Trump-it pĂ«r shitjen e armĂ«ve europianĂ«ve pĂ«r Kievin dhe pĂ«r ultimatumit ndaj Putinit, nuk mungojnĂ« dyshimet dhe pasiguritĂ«, sidomos nĂ« lidhje me planin afatgjatĂ«. Europa Ă«shtĂ« e kĂ«naqur me kĂ«tĂ« ndryshim qĂ«ndrimi pĂ«r armĂ«t, edhe pse nuk beson nĂ« efektshmĂ«rinĂ« e kĂ«rcĂ«nimit me “taksat dhe sanksionet” qĂ« do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi pas plot 50 ditĂ«sh.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, edhe pse Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, duke folur nga Zyra Ovale krah Trump-it, e quajti “tĂ« vetĂ«kuptueshme” kĂ«rkesĂ«n e presidentit amerikan qĂ« europianĂ«t tĂ« paguajnĂ« pĂ«r armĂ«t, PĂ«rfaqĂ«suesja e LartĂ« pĂ«r PolitikĂ«n e Jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, deklaroi dje: “E mirĂ«presim njoftimin e presidentit Donald Trump pĂ«r dĂ«rgimin e mĂ« shumĂ« armĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, megjithĂ«se do tĂ« donim qĂ« SHBA tĂ« ndante barrĂ«n me ne”.

NjĂ« tjetĂ«r çështje Ă«shtĂ« se çfarĂ« lloj armĂ«sh do tĂ« dĂ«rgohen. Prej ditĂ«sh qarkullojnĂ« zĂ«ra pĂ«r mundĂ«sinĂ« e dĂ«rgimit edhe tĂ« raketave me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, por si Trump ashtu edhe Rutte u shprehĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paqartĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n pĂ«r pĂ«rmbajtjen e “paketĂ«s”, pĂ«rveç pĂ«rmendjes sĂ« sistemeve mbrojtĂ«se Patriot.

Burime anonime tĂ« cituara nga gazetat thonĂ« se Trump do tĂ« dĂ«rgojĂ« edhe armĂ« ofensive: nĂ« veçanti, raketa tĂ« tjera tĂ« tipit ATACMS (Army Tactical Missile System), me lejen pĂ«r t’u pĂ«rdorur nga ukrainasit nĂ« rrezen e plotĂ« deri nĂ« 300 kilometra nĂ« territorin rus (nuk arrijnĂ« nĂ« qytetet MoskĂ« e ShĂ«n Petersburg, por mund tĂ« godasin baza e depo armĂ«sh nĂ« thellĂ«si). PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Ukraina ka kĂ«rkuar — por ende nuk ka marrĂ« — raketat JASSM (Joint Air-to-Surface Standoff Missiles), tĂ« cilat kanĂ« rreze mĂ« tĂ« gjatĂ« se ATACMS dhe mund tĂ« lĂ«shohen nga avionĂ«t luftarakĂ« F16 (qĂ« tashmĂ« janĂ« ofruar nga europianĂ«t pĂ«r Kievin).

Por dje presidenti amerikan deklaroi se për momentin nuk ka ndërmend të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi, edhe pse nuk e përjashtoi këtë mundësi në të ardhmen. E megjithatë, ishte vetë ai që ngjalli shpresa tek Zelensky, duke e pyetur, më 4 korrik, nëse ishte në gjendje të godiste Moskën dhe Shën Petersburgun. Tani Shtëpia e Bardhë thotë se ishte thjesht një pyetje e zakonshme.

I dĂ«rguari i Trump në NATO, Matt Whitaker, thekson se prioritet janĂ« sistemet mbrojtĂ«se — PatriotĂ«t qĂ« mund tĂ« kapin raketat balistike ruse — dhe shpresohet qĂ« ato tĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim nga rezervat europiane, ndĂ«rsa vetĂ« europianĂ«t janĂ« nĂ« pritje tĂ« furnizimeve tĂ« reja nga Amerika. Edhe vetĂ« ukrainasit i konsiderojnĂ« PatriotĂ«t si nevojĂ«n mĂ« urgjente: ata kanĂ« aktualisht 8 njĂ«si, prej tĂ« cilave dy nuk funksionojnĂ«, dhe shumĂ« qytete janĂ« tĂ« pambrojtura nga sulmet ajrore ruse.

Por tĂ« gjithĂ« ekspertĂ«t theksojnĂ« se, pĂ«rveç PatriotĂ«ve (qĂ« duhen sa mĂ« shpejt), janĂ« tĂ« domosdoshme edhe armĂ« qĂ« u mundĂ«sojnĂ« ukrainasve tĂ« “marrin iniciativĂ«n” nĂ« fushĂ«betejĂ«: “MĂ« shumĂ« armĂ« ofensive pĂ«r tĂ« goditur objektivat pas vijĂ«s sĂ« frontit — shkruhej dje nĂ« editorialin e Washington Post —. Kjo Ă«shtĂ« zona ku administrata Biden ka vepruar shumĂ« ngadalĂ« dhe me shumĂ« hezitim, gjithmonĂ« nga frika se sulmet mĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejta ndaj RusisĂ« do tĂ« shkaktonin njĂ« konflikt rajonal mĂ« tĂ« gjerĂ« me njĂ« fuqi bĂ«rthamore”.

PikĂ«risht pas kĂ«rcĂ«nimit me sanksione dytĂ«sore ndaj vendeve qĂ« blejnĂ« gaz dhe naftĂ« ruse, Trump u ka kĂ«rkuar senatorĂ«ve republikanĂ« qĂ« pĂ«r momentin tĂ« ngrijnĂ« njĂ« projektligj qĂ« parashikon sanksione dytĂ«sore deri nĂ« 500%, i mbĂ«shtetur nga 85 prej 100 senatorĂ«ve: kĂ«to sanksione do tĂ« kishin pasoja shkatĂ«rruese, por udhĂ«heqĂ«si i republikanĂ«ve nĂ« Senat, John Thune, shpjegon se “pĂ«r momentin, presidenti dĂ«shiron ta menaxhojĂ« vetĂ« kĂ«tĂ« çështje”.

A Ă«shtĂ« vĂ«rtet gati Trump tĂ« shkojĂ« pĂ«rpara me sanksione dytĂ«sore qĂ« do tĂ« godisnin KinĂ«n dhe IndinĂ« — rivalin kryesor dhe njĂ« aleat kyç i SHBA? Edhe vetĂ« SHBA-tĂ« do tĂ« vuanin, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« çmimit tĂ« naftĂ«s. ShumĂ«kush nuk beson se Trump Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« sakrifikojĂ« kĂ«to marrĂ«dhĂ«nie pĂ«r hir tĂ« UkrainĂ«s.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, me tĂ« dy vendet — KinĂ«n dhe IndinĂ« — janĂ« nĂ« zhvillim negociata pĂ«r taksat doganore dhe, sipas politologut Ian Bremmer, Trump po e kupton se ndodhet nĂ« njĂ« pozitĂ« mĂ« tĂ« dobĂ«t se ç’e mendonte, si nĂ« aspektin politik (nĂ« raport me durimin e opinionit publik), ashtu edhe ekonomik (pĂ«r shkak tĂ« pasojave tĂ« mundshme nga kufizimet kineze pĂ«r mineralet kritike), dhe u ka kĂ«rkuar “skifterĂ«ve” nĂ« administratĂ«n e tij tĂ« ulin pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r periudhĂ«n afatshkurtĂ«r, duke zbutur gjithashtu disa kufizime mbi eksportin e çipave gjysmĂ«pĂ«rçues nĂ« KinĂ«.

A do të arrijnë New Delhi dhe Pekini të reduktojnë varësinë nga Rusia brenda këtyre 50 ditëve? Vështirë, për shkak të kompleksitetit të një operacioni të tillë. A mund të ushtrojë Kina presion mbi Moskën për të ndalur luftën? Nuk është e sigurt që Kina ta dëshirojë këtë: një përfundim i shpejtë i luftës do të rrezikonte të zhvendoste gjithë vëmendjen e SHBA në Indo-Paqësor./Corriere della sera

The post Nga super raketat për Kievin te sanksionet për Rusinë, si i ndryshoi Trump qëndrimet për luftën në Ukrainë first appeared on JavaNews.al.

Modelet takime speciale nĂ« burgje me ‘bosĂ«t’ e krimit, nisin verifikimet

Pas historisë me Laert Haxhiun, në disa media u përfol për të tjera takime speciale me modele të njohura, këtë radhë në burgun e Reçit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla.

Megjithatë, pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Burime për Report Tv nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të kenë lejuar këto takime në shkelje të procedurave, pasi modelet mund të jenë futur duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve apo të afërme të tyre.

Drejtoria e Burgjeve nisi verifikim edhe për takimin special në burgun e Drenovës mes një modeleje nga Kosova, Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu. Disa ditë pas këtij takimi, Haxhiut iu gjet 1 celular, dhe 3 aparate të tjerë anëtarëve të grupit të tij.  Po hetohet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut.

The post Modelet takime speciale nĂ« burgje me ‘bosĂ«t’ e krimit, nisin verifikimet first appeared on JavaNews.al.

Regjistrimi i adresĂ«s sĂ« banimit, vetĂ«m nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike! Si do tĂ« veprohet me tĂ« huajt dhe personat pa shtetĂ«si, ç’ndodh nĂ«se keni mangĂ«si nĂ« dokumentacion

Duke nisur nga dita e djeshme, deklarimi i adresĂ«s sĂ« banimit apo vendqĂ«ndrimit pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ« dhe tĂ« huaj qĂ« ndodhen nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ« bĂ«het vetĂ«m “online”, pĂ«rmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Vendimi i ri i qeverisĂ«, i botuar nĂ« Fletoren Zyrtare, shĂ«non njĂ« tjetĂ«r hap drejt digjitalizimit tĂ« shĂ«rbimeve publike dhe heqjes pĂ«rfundimtare tĂ« procedurave nĂ« sportele. Sipas vendimit, çdo shtetas Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« kryejĂ« deklarimin, ndryshimin apo saktĂ«simin e adresĂ«s pĂ«rmes “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentacionin qĂ« vĂ«rteton marrĂ«dhĂ«nien me banesĂ«n, siç janĂ« aktet e pronĂ«sisĂ«, kontratat e qirasĂ« apo çdo dokument tjetĂ«r ligjor qĂ« provon vendbanimin e deklaruar. PĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« regjistrohen nĂ« njĂ« familje ekzistuese, kĂ«rkesa do tĂ« duhet tĂ« konfirmohet nga kryefamiljari pĂ«rmes tĂ« njĂ«jtit portal.

Vendimi parashikon qĂ« tĂ« gjithë anĂ«tarĂ«t e njĂ« familjeje duhet tĂ« kenĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n adresĂ«, e cila duhet tĂ« pĂ«rputhet me sistemin e adresave zyrtare nĂ« fuqi. NjĂ« tjetĂ«r risi Ă«shtĂ« pĂ«rfshirja nĂ« sistem edhe e qytetarĂ«ve qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se tre muaj nĂ« institucione tĂ« vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, paraburgim ose institucione shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r kurim afatgjatĂ«. NĂ« kĂ«to raste, Ă«shtĂ« detyrĂ« e institucioneve pĂ«rkatĂ«se tĂ« njoftojnĂ« zyrĂ«n e gjendjes civile brenda 48 orĂ«ve nga pĂ«rmbushja e afatit. Pas pĂ«rfundimit tĂ« qĂ«ndrimit, njoftimi pĂ«r rikthim nĂ« adresĂ«n e mĂ«parshme duhet tĂ« bĂ«het brenda pesĂ« ditĂ«sh. NĂ« rastet kur zyrat e gjendjes civile konstatojnĂ« mangĂ«si nĂ« dokumentacion apo tĂ« dhĂ«na tĂ« pasakta, qytetarĂ«t njoftohen pĂ«rmes “e-Albania” dhe u jepet njĂ« afat treditor pĂ«r pĂ«rditĂ«simin e informacionit. Por nĂ«se pasaktĂ«sia mund tĂ« korrigjohet pa ndĂ«rhyrjen e qytetarit, ajo do tĂ« bĂ«het automatikisht nga administrata. Vendimi rregullon gjithashtu edhe regjistrimin e shtetasve tĂ« huaj, refugjatĂ«ve dhe personave pa shtetĂ«si. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se kanĂ« detyrimin tĂ« informojnĂ« pĂ«r çdo akt qĂ« krijon, shuan apo ndryshon tĂ« drejtĂ«n pĂ«r vendqĂ«ndrim. NĂ« kĂ«to raste, deklarimi i adresĂ«s do tĂ« kryhet nga zyrat e gjendjes civile nĂ« pĂ«rputhje me ligjin pĂ«r tĂ« huajt.

“VetĂ«deklarimi i adresĂ«s Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m dhe do tĂ« realizohet pĂ«rmes platformĂ«s ‘e-Albania’. Dokumenti i pronĂ«sisĂ«, kontrata e qirasĂ« apo tĂ« tjera dokumente tĂ« ligjshme duhet tĂ« ngarkohen nga qytetari nĂ« sistem”, – thuhet nĂ« tekstin e vendimit tĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare.

Kjo rregullore e re shfuqizon vendimin e mĂ«parshĂ«m tĂ« vitit 2009, duke i hapur rrugĂ« njĂ« mĂ«nyre mĂ« tĂ« thjeshtĂ« dhe moderne tĂ« administrimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« banimit. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ajo synon tĂ« rrisĂ« saktĂ«sinĂ« e regjistrave tĂ« gjendjes civile dhe tĂ« shmangĂ« problematika tĂ« zakonshme, si adresat fiktive apo mungesa e pĂ«rditĂ«simit tĂ« informacionit. Me zbatimin e kĂ«tij vendimi, qytetarĂ«t nuk kanĂ« mĂ« nevojĂ« tĂ« paraqiten fizikisht nĂ« zyrat e gjendjes civile pĂ«r regjistrimin e adresĂ«s. Gjithçka mund tĂ« bĂ«het nga kompjuteri apo telefoni, me kusht qĂ« llogaria personale nĂ« “eAlbania” tĂ« jetĂ« funksionale dhe tĂ« pĂ«rmbajĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« sakta tĂ« kontaktit, si numri i telefonit dhe adresa e emailit.

Qeveria vlerëson se kjo masë jo vetëm do të ulë ndjeshëm fluksin në sportelet publike, por do të rrisë gjithashtu transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve. Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të përditësojnë menjëherë të dhënat e tyre të banimit, pasi këto janë të lidhura ngushtë me ofrimin e një sërë shërbimesh të tjera shtetërore, si arsimi, ndihma ekonomike, zgjedhjet apo shërbimet shëndetësore.

Dokumentet qĂ« duhet tĂ« ngarkohen nga qytetari nĂ« “e-Albania”:

-Dokument pronësie për ata që jetojnë në banesën në pronësi të tyre:

—CertifikatĂ« pronĂ«sie nga ASHK (ishHipoteka).

-Vendim gjykate i formës së prerë, nëse është rasti. -Kontratë qiraje për ata që banojnë me qira:

-Kontratë e noterizuar e qirasë, ku përcaktohet qartë adresa dhe afati i qiradhënies.

-Në disa raste mund të kërkohet edhe një deklaratë nga pronari që konfirmon se lejon banimin e qytetarit në atë adresë.

-Kontratë huadhënie banese/përdorimi për rastet kur banesa jepet për përdorim pa qira:

-Ose deklaratë e thjeshtë me firmë të personit që jep banesën, bashkë me një dokument që vërteton pronësinë e tij.

Çdo dokument tjetĂ«r ligjor qĂ« vĂ«rteton marrĂ«dhĂ«nien me banesĂ«n:

‱ PĂ«r shembull, akt nga bashkia apo komuna, urdhĂ«r sistemimi pĂ«r kategori tĂ« veçanta, dĂ«shmi banimi nga institucionet shtetĂ«rore, etj.

Për regjistrimin në një familje ekzistuese:

-Konfirmimi i kryefamiljarit; kĂ«rkesa pĂ«r t’u regjistruar nĂ« njĂ« familje duhet tĂ« miratohet elektronikisht nga kryefamiljari, brenda sistemit tĂ« “e-Albania”.

Për qytetarët në institucione (burgje, spitale afatgjata):

-Njoftimi institucional bëhet nga institucioni përkatës (burg, paraburgim, spital), brenda 48 orëve nga përmbushja e afatit 3-mujor. Qytetari nuk duhet të dorëzojë dokument.

Për shtetasit e huaj, refugjatë dhe persona pa shtetësi:

-Vendimi i institucionit përkatës që përcakton vendqëndrimin për shembull, nga Drejtoria e Migracionit, UNHCR ose strukturat e Ministrisë së Brendshme.

-Dokument identifikimi të vlefshëm; pasaportë, leje qëndrimi, ose dokument i njohur ndërkombëtarisht.

The post Regjistrimi i adresĂ«s sĂ« banimit, vetĂ«m nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike! Si do tĂ« veprohet me tĂ« huajt dhe personat pa shtetĂ«si, ç’ndodh nĂ«se keni mangĂ«si nĂ« dokumentacion first appeared on JavaNews.al.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes, mbeten në fuqi të gjitha akuzat ndaj Thaçit, Veselit e Kransiqit

Gjykata Speciale nĂ« HagĂ« ka rrĂ«zuar mocionin e mbrojtjes sĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dhe ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi tĂ« gjitha akuzat kundĂ«r tyre.

Avokatët e mbrojtjes kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me ngajrje të ndodhura para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit të 1999. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese, shkruan A2.

Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte e materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura.

“Trupi gjykues vĂ«ren se incidentet dhe ngjarjet qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« kohĂ«n qĂ« kundĂ«rshtohen prej mbrojtjes nuk janĂ« akuza brenda kuptimit tĂ« RregullĂ«s 130”, u shpreh ai. Gjyqtari shtoi se shumĂ« nga faktet nĂ« fjalĂ« lidhen me krime kundĂ«r njerĂ«zimit, pĂ«r tĂ« cilat, ndryshe nga krimet e luftĂ«s, nuk Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« provohet ekzistenca e njĂ« konflikti tĂ« armatosur.

Për këtë arsye, edhe nëse argumentet e mbrojtjes do të pranoheshin, ato nuk do të çonin në rrëzimin e ndonjë pike të aktakuzës. Aktakuza e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u dorëzua më 30 shtator 2022 dhe përmban dhjetë pika, ku të akuzuarit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

The post Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes, mbeten në fuqi të gjitha akuzat ndaj Thaçit, Veselit e Kransiqit first appeared on JavaNews.al.

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën.

QĂ« nga fillimi i vitit, zjarret dogjĂ«n 227.000 hektarĂ« tokĂ« – mĂ« shumĂ« se dyfishin e mesatares pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« gjatĂ« dy dekadave tĂ« fundit, sipas Sistemit Evropian tĂ« Informacionit pĂ«r Zjarret nĂ« Pyje (EFFIS).

Megjithëse kjo shifër është shumë mbi mesataren, nuk është rekordi më i lartë në regjistrimet e EFFIS-it, që datojnë nga viti 2002.

Evropa pĂ«rjetoi sezonet mĂ« tĂ« kĂ«qija tĂ« zjarreve nĂ« vitet 2003 dhe 2017, kur ato dogjĂ«n mbi 1.100.000 hektarĂ« nĂ« secilin prej kĂ«tyre dy viteve – njĂ« sipĂ«rfaqe kjo e barabartĂ« me ishullin e XhamajkĂ«s.

Nuk dihet ende nëse 2025-a do të jetë një vit i rekordeve, pasi kjo varet nga mënyra se si do të zhvillohet sezoni i zjarreve në muajt në vijim.

Numri i zjarreve nĂ« EvropĂ« u rrit ndjeshĂ«m kĂ«tĂ« vit – me 1.118 zjarre tĂ« regjistruara deri mĂ« 8 korrik, krahasuar me 716 nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, sipas EFFIS-it.

Vala e nxehtësisë në Evropë këtë muaj nxiti zjarre në rajonin e Mesdheut, përfshirë Sirinë, ku ato dogjën më shumë se 3% të mbulesës pyjore të vendit, sipas OKB-së.

Në ishujt grekë të Evias dhe Kretës, zjarret detyruan mijëra njerëz të evakuohen.

Megjithatë, shkencëtarët që i monitorojnë ato, thonë se zjarret në rajonin e Mesdheut ishin relativisht të izoluara, pavarësisht dëmeve që shkaktuan.

Çka i nxit zjarret?
Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut, e bëjnë atë shumë të rrezikuar nga zjarret në natyrë.

Pasi fillojnë, bimësia e thatë dhe era e fortë në rajon bëjnë që zjarret të përhapen shpejt dhe të dalin jashtë kontrollit.

Këtë rrezik e rrisin edhe ndryshimet klimatike, duke krijuar kushte më të nxehta dhe më të thata.

Në vendet që kufizohen me detin Mesdhe, kjo ndikoi që sezoni i zjarreve të niste më herët viteve të fundit, të thyheshin rekorde për intensitetin e zjarreve dhe të digjej më shumë tokë.

Emetimet e gazrave serrë, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, e ngrohën planetin për rreth 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale.

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Evropa u ngroh dy herë më shumë sesa mesatarja globale që nga vitet 1980.

Ngrohja e tillë bën që gjatë valëve të nxehtësisë, temperaturat të rriten më shumë. Dhe, për shkak të ndryshimeve klimatike, këto valë të nxehtësisë janë më të shpeshta.

KĂ«tĂ« e konfirmoi edhe Paneli NdĂ«rqeveritar pĂ«r Ndryshimet Klimatike – njĂ« panel global i shkencĂ«tarĂ«ve i Kombeve tĂ« Bashkuara.

Pjesa tjetër e verës
Vendet janë duke u përgatitur për zjarre më të mëdha.

Sipas EFFIS-it, temperatura më të ngrohta se mesatarja parashikohen në të gjithë Evropën gjatë gushtit, që do të thotë se rreziku i zjarreve do të mbetet i lartë në shumë pjesë të Evropës jugore dhe lindore.

Ndërsa në Evropën jugore priten reshje normale, pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë më e thatë se zakonisht në gusht, duke rritur kështu rrezikun e zjarreve edhe në rajone të tjera.

Qeveritë po përpiqen të përshtaten.

Greqia mobilizoi kĂ«tĂ« vit njĂ« numĂ«r rekord prej 18.000 zjarrfikĂ«sish dhe ndryshoi taktikat dhe patrullat e saj, pĂ«r t’i zbuluar zjarret mĂ« herĂ«t dhe pĂ«r t’i kufizuar dĂ«met.

Faktorët tjerë që rrisin rrezikun e zjarreve, përfshijnë menaxhimin e pyjeve.

Në zonat rurale të vendeve si Spanja, ku popullsia po zvogëlohet për shkak të largimit drejt qyteteve, ka më pak njerëz që merren me pastrimin e bimësisë.

Kjo bën që materiali djegës të grumbullohet, duke krijuar kushte më të favorshme për zjarret.

OKB-ja kërkoi nga qeveritë që të investojnë më shumë në parandalimin e zjarreve, në vend se të përqendrohen kryesisht te reagimi pas shpërthimit të tyre.

OKB-ja paralajmëroi, gjithashtu, se ndryshimet klimatike pritet të rrisin numrin e zjarreve të rënda në botë deri në 14% deri në fund të kësaj dekade.

Sipas OKB-së, parandalimi i zjarreve mund të përfshijë djegiet e kontrolluara para sezonit të verës, për të pastruar materialin që nxit zjarret, si dhe rikthimin e zonave të lagështa dhe moçaleve./REL

The post Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë? first appeared on JavaNews.al.

Emërohen drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe të Elbasanit, zbardhen emrat

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit.

Kështu, në Burgun e Peqinit është emëruar drejtor Altin Ago. Kujtojmë se ky institucion i vuajtjes së dënimit ka qenë me drejtues të komanduar që prej Prillit 2025, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florenc Doka.

Ndërsa në Burgun e Elbasanit është emëruar drejtor Qazim Hoxha.

Emërimet e reja janë bërë një ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve.

Në lidhje me kontrollet në burgje, Report Tv mëson se janë kontrolle rutinë dhe verifikuese, pas shkrimeve që kanë dalë në media në lidhje me disa takime në Burgun e Reçit, të cilat deri më tani nuk janë verifikuar.

The post Emërohen drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe të Elbasanit, zbardhen emrat first appeared on JavaNews.al.

Kontroll ‘blic’ nĂ« tĂ« gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet.

Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha.

Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në Elbasan.

The post Kontroll ‘blic’ nĂ« tĂ« gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve first appeared on JavaNews.al.

Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve

NjĂ« vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese nĂ« muajin maj, rrĂ«zonte opozitĂ«n pĂ«r mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotĂ« e tij mĂ« 10 korrik, zbulon se Gjykata, ka korrigjuar vetveten, duke riaktivizuar tĂ« drejtĂ«n e njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve pĂ«r t’iu drejtuar direkt asaj nĂ« rastet e papajtueshmĂ«risĂ« sĂ« mandatit. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, kapĂ«rcehet ngĂ«rçi i krijuar nga shumica socialiste, me rastin e Olta XhaçkĂ«s apo dhe Vullnet Sinajt, kur Parlamenti refuzoi t’i dĂ«rgonte çështjet nĂ« GjykatĂ«.

Sipas vendimit tĂ« fundit, nĂ«se Kuvendi, vendos me votĂ«n e shumicĂ«s tĂ« mos e pĂ«rcjellĂ« çështjen pĂ«r shqyrtim nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, atĂ«herĂ«, 1/5 e deputetĂ«ve (28 deputetĂ«) mund t’i drejtohen drejtpĂ«rdrejt GjykatĂ«s, pĂ«r t’i kĂ«rkuar tĂ« gjykojĂ« rastin nĂ« fjalĂ«.

E drejta e njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« lĂ«vizje GjykatĂ«n Kushtetuese, parashikohet nĂ« nenin 134 tĂ« KushtetutĂ«s. Po ashtu edhe Ligji qĂ« rregullon funksionimin dhe organizimin e kĂ«saj Gjykate, parashikon nĂ« nenin 66 se “pĂ«r shqyrtimin e papajtueshmĂ«risĂ« nĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« deputetĂ«ve, Gjykata Kushtetuese vihet nĂ« lĂ«vizje me kĂ«rkesĂ« tĂ« Kuvendit ose tĂ« njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve”.

Por në vitin 2023, kishte qenë po Gjykata Kushtetuese e cila e kishte nxjerrë jashtë loje, mekanizmin e një të pestës së deputetëve. Ndërsa shqyrtonte kërkesën e 28 deputetëve demokratë, për rastin Xhaçka, ajo e kushtëzonte ushtrimin e kompetencës së vet për shqyrtimin e papajtueshmërisë së një mandati, me kërkesën nga ana e Parlamentit.

NĂ« vendimin e datĂ«s 23 janar 2023, duke e rrĂ«zuar ankimimin e njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve demokratĂ«, Gjykata theksonte se “konstatimi i papajtueshmĂ«risĂ« dhe mbarimit tĂ« mandatit tĂ« deputetit pĂ«r shkelje tĂ« pikĂ«s 3 tĂ« nenit 70 tĂ« KushtetutĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« i pĂ«rket juridiksionit tĂ« GjykatĂ«s, juridiksion ky qĂ« aktivizohet vetĂ«m me kĂ«rkesĂ« tĂ« Kuvendit”.

Pikërisht ky interpretim i atëhershëm i Gjykatës, u kthye në një pengesë më shumë për opozitën, ndërkohë që u përdor nga shumica, në mbrojtje të deputetëve të saj. Shumica refuzoi madje dhe interpretimin e qartë të Komisionit të Venecias, sipas të cilit vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe për parlamentin.

Me vendimin e fundit, Kushtetuesja, ndonëse nuk e njeh si një nga dy rrugët e drejtpërdrejta për ta vënë në lëvizje këtë Gjykatë (siç e parashikon ligji për këtë institucion), e aktivizon megjithatë mekanizmin e tre të pestave, vetëm kur Parlamenti refuzon ta dërgojë rastin në Gjykatë.

PJESË NGA VENDIMI: 

Gjykata thekson se qëllimi i kompetencës kushtetuese për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nënkupton një gjykim në themel prej saj, në të cilin ajo vlerëson nëse veprimet konkrete të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij dhe në përfundim konstaton këtë papajtueshmëri, nëse është rasti. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kushtetutëbërësi ka parashikuar edhe një të dhjetën e deputetëve si subjekt q vë në lëvizje procedurën parlamentare për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së dyshuar të deputetit për shqyrtim në themel në Gjykatë. Në këto kushte, në rastet kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të një të dhjetës së deputetëve ose të Kryetarit të tij, ai (Kuvendi) ka detyrimin kushtetues për të filluar procedurën parlamentare për shqyrtimin e mocionit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatë.

NĂ« rast tĂ« rrĂ«zimit tĂ« mocionit tĂ« njĂ« tĂ« dhjetĂ«s sĂ« deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit ose Kryetarit tĂ« tij, pĂ«r rrjedhojĂ« nĂ« rast tĂ« mosvĂ«nies nĂ« lĂ«vizje tĂ« GjykatĂ«s nga Kuvendi, nĂ« kuptim tĂ« bĂ«rjes efektiv tĂ« kĂ«tij mekanizmi tĂ« kontrollit kushtetues tĂ« parashikuar nga shkronja “e” e pikĂ«s 1 tĂ« nenit 131 tĂ« KushtetutĂ«s, paraqitja e kĂ«rkesĂ«s nga jo mĂ« pak se njĂ« e pesta e deputetĂ«ve, nĂ« kuptim tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« saj sipas shkronjĂ«s “c” tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« nenit 134 tĂ« KushtetutĂ«s, tĂ« reflektuar tashmĂ« edhe nĂ« pĂ«rmbajtjen e pikĂ«s 2 tĂ« nenit 66 tĂ« ligjit nr. 8577/2000, pĂ«rbĂ«n mjetin alternativ pĂ«r vĂ«nien nĂ« lĂ«vizje tĂ« gjykimit kushtetues pĂ«r kontrollin e papajtueshmĂ«risĂ« sĂ« mandatit tĂ« deputetit.

E drejta e një të pestës së deputetëve sipas nenit 66, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 lidhet me vënien në lëvizje të Gjykatës në ato raste kur vetë Kuvendi, pas shqyrtimit të mocionit të Kryetarit të tij ose një të dhjetës së deputetëve, vendos të rrëzojë mocionin në seancë plenare, për rrjedhojë të mos pranojë dërgimin e çështjes në Gjykatë. Vetëm në këtë mënyrë bëhet i  zbatueshëm neni 70, pika 4, i Kushtetutës dhe merr vlerë e drejta e pakicës parlamentare, jo më pak se një të pestës së deputetëve, për të kërkuar nga Gjykata shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

The post Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e njĂ« tĂ« pestĂ«s sĂ« deputetĂ«ve first appeared on JavaNews.al.

❌