AnalizĂ« e La Stampa â pĂ«rshtatur nĂ« shqip
Në skajin më të largët të Evropës, buzë Atlantikut, zhvillohet sot, 27 korrik, takimi mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Donald Trump, një takim që mund të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve transatlantike në epokën e Trump.
Tema kryesore e bisedimeve janë tarifat doganore, shtuar gazi natyror amerikan (LNG) dhe shpenzimet për mbrojtjen. Me një president amerikan që e përdor politikën e tarifave si mjet kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, rezultatet e këtij takimi do të ndikojnë thellë në klimën e marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-ve.
Përtej manovrave paraprake, një luftë tregtare do të ishte e vështirë të bashkëjetonte me aleancën në fushën e sigurisë. Njëra palë duhet të bëjë lëshim! Ose shmanget lufta, ose aleanca kërcënohet seriozisht. Bisedimet e sotme janë kryesisht tregtare, por pasojat janë thellësisht gjeopolitike.
Të dy protagonistët e dinë mirë këtë, ndaj edhe po takohen tani. Von der Leyen ka kërkuar prej muajsh të takohet me Trump-in, i cili deri më tani e ka shmangur.
Takimi i vetëm i shpejtë ka qenë në Romë, në ceremoninë e varrimit të Papës Françesku, falë ndërmjetësimit të Giorgia Melonit. Gjatë dy-tri javëve të fundit, negociatorët amerikanë dhe europianë kanë punuar intensivisht dhe kanë arritur një marrëveshje në parim.
Mungon vetĂ«m miratimi i presidentit, pa tĂ« cilin çdo marrĂ«veshje do tĂ« ishte e pavlefshme. Trump mund ta shpallĂ« atĂ« edhe me njĂ« postim tĂ« shkurtĂ«r nĂ« âTruth Socialâ, siç ka bĂ«rĂ« herĂ« tĂ« tjera, por ka zgjedhur tĂ« takohet personalisht me presidenten e Komisionit. Kjo mund tĂ« jetĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar mĂ« shumĂ«, duke rrezikuar marrĂ«veshjen, ose sepse e konsideron marrĂ«veshjen thelbĂ«sore, pavarĂ«sisht kritikave qĂ« i ka bĂ«rĂ« BE-sĂ«.
PĂ«r Ursula von der Leyen, qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« marrĂ« sa mĂ« shumĂ« nga negociatorĂ«t e saj. Edhe nĂ«se marrĂ«veshja Ă«shtĂ« disi e pabarabartĂ«, Ă«shtĂ« mĂ« e mira qĂ« mund tĂ« arrihet pĂ«r momentin me Shtetet e Bashkuara. Pastaj mbetet pĂ«r tâu parĂ«âŠ
Me Trump tarifat nuk do tĂ« zhduken kurrĂ«, por mund tĂ« ketĂ« njĂ« âarmĂ«pushimâ, ndryshe do tĂ« jetĂ« njĂ« luftĂ« e vazhdueshme. Kjo Ă«shtĂ« gjithsesi mĂ« mirĂ« sesa njĂ« konflikt i hapur, qĂ« do tĂ« dobĂ«sonte dhe ndante BE-nĂ«. NĂ« botĂ«n e sotme, pĂ«r tĂ« mbyllur njĂ« marrĂ«veshje, tĂ« gjithĂ« shkojnĂ« tek Trump. Diplomacia tradicionale âping-pongâ mes Washingtonit dhe Pekinit Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar nga ajo e golfit nĂ« Mar-a-Lago apo Turnberry nĂ« Skoci.
Në tryezën e bisedimeve, përtej tarifave, është shumë më tepër sesa një marrëveshje doganore mes SHBA-ve dhe BE-së.
Përmbajtja e saj, përveç nivelit të pritshëm të tarifës amerikane mbi eksportet evropiane, pritet të jetë rreth 15%, do të jetë e ngushtë dhe e thjeshtë, siç kanë qenë edhe marrëveshjet e shpejta të administratës amerikane me Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Vietnamin, Filipinet, apo Japoninë. Pas marrëveshjes, përgjegjësia për funksionimin do të bjerë mbi ekspertët teknikë. Por pavarësisht rëndësisë së tarifave, vendimtare do të jetë dallimi mes marrëveshjes dhe mosmarrëveshjes, sepse mosmarrëveshja do të ishte një shenjë e fortë mosrespekti nga SHBA-të ndaj BE-së. Në atë rast, lufta tregtare do të ishte e pashmangshme.
Një konflikt tregtar mes Washingtonit dhe Brukselit do të shkatërronte lidhjen strategjike dhe të sigurisë transatlantike. Një ndarje euro-amerikane do të prodhonte dy rrugë të kundërta: njëra do të afronte Evropën me Kinën, e cila, pavarësisht fjalëve të bukura, nuk do të bënte asnjë kompromis në konkurrencë dhe tregti; tjetra do të forconte afrimin e Trump me Putinin, që do të çonte në braktisjen e Ukrainës dhe tërheqjen e SHBA-ve nga siguria evropiane.
Nëse interesat amerikane përqendrohen në hemisferën perëndimore, me fokus edhe marrjen e Groenlandës, dhe në Paqësor për sfidën ndaj Kinës, Europa do të duhet të përballet vetëm me Rusinë, me Ukrainën që paguan çmimin e parë.
Përpjekjet e Volodymyr Zelenskyt për të ruajtur mbështetjen amerikane rrezikojnë të dështojnë nëse BE-ja humbet mbështetjen transatlantike.
Mbajtja e Washingtonit në krahun e Ukrainës, edhe me koston e furnizimit me raketa Patriot, mbetet pika kyçe strategjike dhe gjeopolitike në këtë histori të tarifave, ku Donald Trump tregon se balanca tregtare është po aq e rëndësishme për të sa aleancat strategjike, si në Evropë, ashtu edhe në Azi.
Duke shkuar nĂ« Skoci pĂ«r tĂ« takuar Trump, Ursula von der Leyen i bashkohet njĂ« âpelegrinazhiâ udhĂ«heqĂ«sish qĂ« pranojnĂ« rregullat e lojĂ«s sĂ« tij. Problemi Ă«shtĂ« se sa mĂ« shumĂ« i pranojnĂ«, aq mĂ« shumĂ« Trump i ndryshon sipas dĂ«shirĂ«s.
Nuk është kështu me Vladimir Putinin, Xi Jinpingun, Benjamin Netanyahun, apo Mark Carney-n. Tre vitet e gjysmë të mbetura të presidencës Trump kërkojnë reflektim jo vetëm mbi mënyrën se si mund të përballohet, por edhe si mund të mbahet në kontroll. Por aktualisht, Von der Leyen nuk ka tjetër zgjidhje veçse të përpiqet të sigurojë marrëveshjen për tarifat, jo vetëm për ekonominë, por edhe për sigurinë europiane e të Kievit në veçanti.
The post Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi qĂ« shpĂ«ton apo âfundosâ EuropĂ«n? first appeared on JavaNews.al.