Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump-Putin, beteja për vendin e takimit

Nga Elton METAJ Donald J. Trump dhe Vladimir Putin do të takohen, me shumë gjasë, gjatë javës së ardhshme, në përpjekje për t’i dhënë një zhvillim të rëndësishëm një ndër krizave më të vështira të pasluftës së Dytë Botërore. Presidenti amerikan ka shprehur publikisht dëshirën dhe kërkesën për ndalimin e luftimeve në Ukrainë, ndërsa Presidenti rus është kujdesur të nënvizojë se ka pranuar ftesën…

Source

Radio gjermane DW: Regjimi në Serbi po bie, por nuk dihet kur

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiqit në prag të shembjes apo konsolidimit? Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur…

Source

Të mos e tjetërsojmë paqen!

Nga Arben Ramkaj Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara idenë e krijimit të një entiteti të veçantë për komunitetin bektashi, një organizëm autonom që do të ruante trashëgiminë shpirtërore të këtij besimi. Por edhe pse u reklamua si e tillë, kjo ide shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të forta brenda…

Source

Tronditet Korça, zbulohet një protestues!

Nga Lufti Dervishi Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë. Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

Source

80 vjet nga Konferenca e Potsdamit, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur e njëjtë në rendin botëror?!

Nga Albert Vataj Konferenca e Potsdamit, mbajtur në korrik 1945, ishte një ndër momentet kulmore të shekullit XX, ku udhëheqësit e Fuqive të Mëdha, Joseph Stalin (BRSS), Harry S. Truman (SHBA) dhe Winston Churchill (më pas i zëvendësuar nga Clement Attlee pas zgjedhjeve në Britani), vendosën për fatin e Gjermanisë së mposhtur dhe për hartën politike të pasluftës. Në thelb…

Source

Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë (2014)

Nga av. Gurali Brahimllari Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me sekuestrimin e telefonave celular ngjalli interesim të shtuar, jo vetëm për profesionistët e ligjit por edhe për opinionin publik. Edhe pse nuk u ndal në cilësitë e telefonit celular të sekuestruar, Gjykata, duke evidentuar “sekuestrimin” e mesazheve të shkëmbyera, konkludoi se “..mbrojtja kushtetuese e nenit 36 të…

Source

Pa Edi Ramën në PS, Saliu e ha mazhorancën si ngjalat e Diellës!

Pas fitores historike me 83 deputetë, që nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike në mandatin e saj të tretë të marrë një mandat të katërt, ka filluar një vetkënaqesi në kupolën socialiste. Disa syresh në PS, dhe jo pa emër, shprehen se sa të kemi Saliun përballë, PS-ja fiton prapë e prapë. Duke aluduar deri në një farë mënyre, se edhe sikur të mos jetë Edi Rama, PS-ja fiton përballë Berishës.

Source

Rasti Vlorës nuk është punë rrugaçësh, është sistemi i të fortit

Dy burrecë që fryheshin si gjela përballë një fëmije në punë, janë pamja ekzakte e Shqipërisë prej disa dekadash: Të fortit – përballë të dobëtve Të veshurit me pushtet – përballë hallexhinjve Shteti – përballë qytetarëve Drejtësia – përballë atyre pa para Dhuna – përballë edukatës… Në çdo rast, për dekada me radhë kanë fituar të parët: ata që peshojnë një herë në njërën këmbë…

Source

A e ka gënjyer qeveria franceze Gjykatën e Strazburgut në parashtrimet për çështjen e përgjimeve të EncroChat?

Nga Av. Gurali Brahimllari Në datën 24/09/2024 Gjykata e Strasburgut, duke shqyrtuar ankimet nr.44715/20 dhe nr. 47930/21 të shtetasve angleze A.L si dhe E.J kundër Francës, në lidhje me (pa)ligjshmërinë e përdorimit të të dhënave të platformave të enkriptuara EnchroChat, nuk zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet…

Source

Ajo nuk bërtiti. Ajo shkroi…

Nga Saimir Kadiu: E shikoni këtë grua? Emri i saj ishte Grazia. Grazia Deledda. Ajo u hesht, u tall, u injorua. Faji i saj? Duke qenë se kishte lindur grua. Në një kohë kur shkrimi ishte një privilegj mashkullor, ajo guxoi të mendonte. Ajo guxoi të ëndërronte. Ajo guxoi të krijonte. Dhe ajo pagoi çmimin. E lindur midis shkëmbinjve të ashpër të Nuoros, në një Sardenjë aq të ashpër dhe të…

Source

Krasniqi: Gjithçka në Shqipëri ndërtohet e prishet dhe rindërtohet me marrëveshje mes pushtetit dhe informalitetit!

Nga Afrim Krasniqi Retrospektivë, 2001. Aksioni për “rivendosjen e ligjit”. Përballë Dajtit, policia dhe IMP po rrëzonin një godinë 4 kate të parkut Rinia (lulishtja përballë). Ishte nga ndërtesat më të mëdha. Midis atyre që po shikonin prishjen dallova edhe pronarin e saj. Ndryshe nga sa e mendoja, dukej i qetë, madje po e shijonte. Mësova se në shkëmbim të prishjes vullnetare i ishin dhënë…

Source

Sokol Sadushi oponencë të fortë profesionale dhe njerëzore draftit të Kodit të Ri Penal: Ky Kod jo si trofe por duhet si premtim për drejtësi të DREJTË!

Nga Sokol Sadushi Prezantimi zyrtar i projekt-kodit të ri Penal është një nismë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, që kërkon reflektim të thellë institucional dhe marrjen e përgjegjësive të përbashkëta. Dua të theksoj se, deri në këtë moment, as unë si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe as komuniteti i profesionistëve nuk jemi njohur me versionin përfundimtar të projektit…

Source

70 vjet burrni që nuk bëri zhurmë, por bëri histori. Ky është Tonin Alia!

Nga Leti Brahaj Ka çaste që nuk i përkasin vetëm një dite, por bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës. Ka festa që nuk maten me orë, por me emocionin që mbetet gjatë edhe pasi hesht muzika. 20 korriku ishte një ditë e tillë, një ndalesë e thellë për të nderuar jo thjesht një përvjetor, por një jetë të jetuar me dinjitet, me rrënjë dhe me dritë. 70 vite jetë nuk janë pak. Janë një libër i tërë…

Source

DW: Dosja “Epstein” po kthehet në problem serioz për Trump

-Botuar në radion gjermane DW- Edhe pse Presidenti i SHBA-së Trump përpiqet ta mbyllë çështjen Epstein, po rritet presioni ndaj administratës së tij për të publikuar të gjitha dosjet mbi abuzuesin seksual dhe rrjetin e tij. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thuhet se është tejet i zemëruar. Një burim pranë Shtëpisë së Bardhë në anonimitet të plotë, tha se kjo është hera e parë që ai e sheh…

Source

Sot dita e Presidentit!

Nga Afrim Krasniqi Dita e Presidentit (Presidents’ Day)? Shqipëria nuk ka ditë, shumica e vendeve europiane nuk kanë ditë të tillë. SHBA po, e hëna e tretë e muajit shkurt. Lidhet me ditëlindjen e ish-Presidentit G.Washington. Presidentët amerikane votohen në nëntor, zgjidhen nga Kolegji në dhjetor dhe marrin detyrën në javën e tretë të muajit janar. Shqipëria? Ne kemi një datë “unifikuese”…

Source

”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës. Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë…

Source

Kronika qorton ministrat e Babos për të rrahurat paq mes njëri-tjetrit

Nga Agron Gjekmarkaj Dje vapë e madhe, të piqej koka si gështenjë në zjarr. E kush ia kishte ngrënë telefonit! Një numër që mbaronte me 50 nuk pushonte së rëni. Nuk ia hapa vetëm pasi shkroi një SMS… “Aman hape, jam Vinushi, ministri i terbietit!” Ç’kam bërë, thashë me vete, se nuk jam as shumë trim si ca të tjerë që të marrin gjak në vetull, zakonisht rri urtë, çoku lëshoj ndonjë romuz…

Source

Majlinda Bregu: Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një standard të ri Europian

Nga Majlinda Bregu Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshura në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt.

Source

Ben Blushi: Duhet të marrim studentë nga Kina, Nigeria, Vietnami

Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. Po sot kjo nuk është më e vërtetë. Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të…

Source

Histori/Kur Azem Hajdari, Spartak Ngjela, Frrok Çupi dhe Edi Rama shpëtuan bllokimin dhe falimentimin e gazetës KOHA JONE

Media shqiptare ka evoluar në këto 34 vite demokraci. Por disa momente epokale të historisë të saj nuk duhen harruar. E ky protoganist mediatik, si përherë, ishte gazeta KOHA JONE. Së pari mbetet në histori themelimi i gazetës me 11 maj 1991 në qytetin e Lezhës, si e para media e lirë në historinë e shtypit të shkruar shqiptar dhe që nga janari 1994 u bë gazeta më e madhe e vendit.

Source

❌