Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën.
QĂ« nga fillimi i vitit, zjarret dogjĂ«n 227.000 hektarĂ« tokĂ« â mĂ« shumĂ« se dyfishin e mesatares pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« gjatĂ« dy dekadave tĂ« fundit, sipas Sistemit Evropian tĂ« Informacionit pĂ«r Zjarret nĂ« Pyje (EFFIS).
Megjithëse kjo shifër është shumë mbi mesataren, nuk është rekordi më i lartë në regjistrimet e EFFIS-it, që datojnë nga viti 2002.
Evropa pĂ«rjetoi sezonet mĂ« tĂ« kĂ«qija tĂ« zjarreve nĂ« vitet 2003 dhe 2017, kur ato dogjĂ«n mbi 1.100.000 hektarĂ« nĂ« secilin prej kĂ«tyre dy viteve â njĂ« sipĂ«rfaqe kjo e barabartĂ« me ishullin e XhamajkĂ«s.
Nuk dihet ende nëse 2025-a do të jetë një vit i rekordeve, pasi kjo varet nga mënyra se si do të zhvillohet sezoni i zjarreve në muajt në vijim.
Numri i zjarreve nĂ« EvropĂ« u rrit ndjeshĂ«m kĂ«tĂ« vit â me 1.118 zjarre tĂ« regjistruara deri mĂ« 8 korrik, krahasuar me 716 nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, sipas EFFIS-it.
Vala e nxehtësisë në Evropë këtë muaj nxiti zjarre në rajonin e Mesdheut, përfshirë Sirinë, ku ato dogjën më shumë se 3% të mbulesës pyjore të vendit, sipas OKB-së.
Në ishujt grekë të Evias dhe Kretës, zjarret detyruan mijëra njerëz të evakuohen.
Megjithatë, shkencëtarët që i monitorojnë ato, thonë se zjarret në rajonin e Mesdheut ishin relativisht të izoluara, pavarësisht dëmeve që shkaktuan.
Ăka i nxit zjarret?
Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut, e bëjnë atë shumë të rrezikuar nga zjarret në natyrë.
Pasi fillojnë, bimësia e thatë dhe era e fortë në rajon bëjnë që zjarret të përhapen shpejt dhe të dalin jashtë kontrollit.
Këtë rrezik e rrisin edhe ndryshimet klimatike, duke krijuar kushte më të nxehta dhe më të thata.
Në vendet që kufizohen me detin Mesdhe, kjo ndikoi që sezoni i zjarreve të niste më herët viteve të fundit, të thyheshin rekorde për intensitetin e zjarreve dhe të digjej më shumë tokë.
Emetimet e gazrave serrë, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, e ngrohën planetin për rreth 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale.
Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Evropa u ngroh dy herë më shumë sesa mesatarja globale që nga vitet 1980.
Ngrohja e tillë bën që gjatë valëve të nxehtësisë, temperaturat të rriten më shumë. Dhe, për shkak të ndryshimeve klimatike, këto valë të nxehtësisë janë më të shpeshta.
KĂ«tĂ« e konfirmoi edhe Paneli NdĂ«rqeveritar pĂ«r Ndryshimet Klimatike â njĂ« panel global i shkencĂ«tarĂ«ve i Kombeve tĂ« Bashkuara.
Pjesa tjetër e verës
Vendet janë duke u përgatitur për zjarre më të mëdha.
Sipas EFFIS-it, temperatura më të ngrohta se mesatarja parashikohen në të gjithë Evropën gjatë gushtit, që do të thotë se rreziku i zjarreve do të mbetet i lartë në shumë pjesë të Evropës jugore dhe lindore.
Ndërsa në Evropën jugore priten reshje normale, pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë më e thatë se zakonisht në gusht, duke rritur kështu rrezikun e zjarreve edhe në rajone të tjera.
Qeveritë po përpiqen të përshtaten.
Greqia mobilizoi kĂ«tĂ« vit njĂ« numĂ«r rekord prej 18.000 zjarrfikĂ«sish dhe ndryshoi taktikat dhe patrullat e saj, pĂ«r tâi zbuluar zjarret mĂ« herĂ«t dhe pĂ«r tâi kufizuar dĂ«met.
Faktorët tjerë që rrisin rrezikun e zjarreve, përfshijnë menaxhimin e pyjeve.
Në zonat rurale të vendeve si Spanja, ku popullsia po zvogëlohet për shkak të largimit drejt qyteteve, ka më pak njerëz që merren me pastrimin e bimësisë.
Kjo bën që materiali djegës të grumbullohet, duke krijuar kushte më të favorshme për zjarret.
OKB-ja kërkoi nga qeveritë që të investojnë më shumë në parandalimin e zjarreve, në vend se të përqendrohen kryesisht te reagimi pas shpërthimit të tyre.
OKB-ja paralajmëroi, gjithashtu, se ndryshimet klimatike pritet të rrisin numrin e zjarreve të rënda në botë deri në 14% deri në fund të kësaj dekade.
Sipas OKB-së, parandalimi i zjarreve mund të përfshijë djegiet e kontrolluara para sezonit të verës, për të pastruar materialin që nxit zjarret, si dhe rikthimin e zonave të lagështa dhe moçaleve./REL
The post Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë? first appeared on JavaNews.al.