Në sezonin 2015-16 të NBA-së, vetëm 10 lojtarë arrinin të fitonin më shumë se 20 milionë dollarë në sezon, me Kobe Bryant që kryesonte listën.
Sot, situata është krejt ndryshe: në sezonin 2025-26, 91 lojtarë pritet të fitojnë mbi 20 milionë dollarë.
Nga këta, 61 do të arrijnë 30 milionë, 27 do të fitojnë të paktën 40 milionë, dhe 15, të udhëhequr nga Stephen Curry, do të kalojnë 50 milionë dollarë.
Stephen Curry dhe rekordi i pagës
Stephen Curry do të jetë lojtari më i paguar për sezonin 2025-26, me një pagë prej 59.6 milionë dollarësh, duke qëndruar në krye të listës për dhjetë sezonet e fundit, që nga 2017-18. Kjo shifër tejkalon edhe limitin e pagave që ekzistonte në vitin 2014 (58.6 milionë).
Rritja e pagave është nxitur nga kontratat Supermax, të krijuara në vitin 2017, që i mundësojnë lojtarëve më të mirë të fitojnë deri në 35% të limitit të pagave të ekipit të tyre.

Kontratat më fitimprurëse në histori
Kontratat më të mëdha të nënshkruara deri më tani përfshijnë Jayson Tatum me 314 milionë dollarë për pesë vjet, Jaylen Brown me 304 milionë për pesë vjet, dhe Shai Gilgeous-Alexander me 285 milionë për katër vjet.
Për krahasim, Kobe Bryant arriti të fitonte 328 milionë dollarë gjatë gjithë karrierës së tij.

Paga për një sezon dhe rekordet që vijnë
Devin Booker, që ka rinovuar kontratën me Suns, pritet të marrë 75.4 milionë dollarë në sezonin 2029-30, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander pritet të arrijë 78.9 milionë dollarë vitin pasardhës, ose mesatarisht mbi 963,000 dollarë për ndeshje. NBA po i afrohet gjithnjë e më shumë pagës së parë prej 82 milionë dollarësh për një sezon.
Në NBA, çdo ekip luan 82 ndeshje në sezonin rregullator: 41 ndeshje në shtëpi dhe 41 jashtë. Nëse ekipi kualifikohet për play-off-et, numri i ndeshjeve mund të rritet, varësisht nga sa shumë seri fiton ose humb në secilin rund. Mund të shkojë deri në 100 ndeshje në sezon.

Kandidatët për kontrata Supermax
Në listën e kandidatëve për kontrata të reja Supermax janë Anthony Edwards, Cade Cunningham, Evan Mobley, Jalen Williams, Chet Holmgren, Paolo Banchero dhe Victor Wembanyama.
Kjo tregon se trendi i rritjes së pagave do të vazhdojë, veçanërisht pas kontratës së re televizive, e cila vlen 76 miliardë dollarë për 11 vitet e ardhshme.
Kufiri i pagave pritet të arrijë 154 milionë dollarë këtë sezon dhe mund të rritet deri 10% në vit, duke e afruar mundësinë e nënshkrimit të kontratës së parë prej 100 milionë dollarësh për një sezon. /Telegrafi/
The post NBA po i afrohet kontratës së parë marramendëse – një lojtar do të paguhet një milion dollarësh për ndeshje appeared first on Telegrafi.