Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër

By: Besnik
27 June 2025 at 20:35

Ish-futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka, ka surprizuar me të ardhmen e tij pas largimit nga FC Basel, duke u prezantuar së fundmi si trajner-lojtar i skuadrës shqiptare Dardania Basel.

34-vjeçari do të drejtojë dhe njëkohësisht do të luajë për ekipin që administrohet nga pronarë shqiptarë në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohet se Xhaka do të ketë në krah ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

“Prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër,” thuhet në njoftimin e klubit.

Njoftimi i plotë i FC Dardania Basel:

“Të nderuar antarë dhe sportdashës të klubit FC Dardania, mirë se vjen, legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi një – dhe sot jemi më të fortë me ty!”

— FC Dardania Basel

LEXONI GJITHASHTU:

The post Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër appeared first on Euronews Albania.

Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

23 June 2025 at 13:56

Kosova ka rritur përpjekjet për të bindur një nga talentet më premtuese të mesfushës zvicerane, Leon Avdullahun.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është angazhuar personalisht për ta afruar 21-vjeçarin, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij për Basel dhe tani ka bërë hapin e madh drejt Bundesligës me TSG Hoffenheim.

Në Zvicër tashmë janë të vetëdijshëm për rrezikun e humbjes së një lojtari me potencial të jashtëzakonshëm. Avdullahu ka qenë pjesë e kombëtareve zinxhir të Zvicrës që nga grupmoshat U15 dhe konsiderohet si një prej mesfushorëve më premtues të brezit të tij.

Mediumi zviceran ‘Blick’ ka raportuar se te Zvicra duhet të kenë kujdes, pasi Kosova mund ta marrë një nga mesfushorët më premtues në shtetin helvetik.

“Kambanat e alarmit duhet të bien për trajnerin e ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin. Kosova është e interesuar për një nga talentet më premtuese të mesfushës zvicerane dhe aktualisht po bën përparime të konsiderueshme. Fotografia që qarkullon ngjan me një moment nënshkrimi kontrate. Në të shihen Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe Leon Avdullahu, dirigjenti i mesfushës së Bazelit që fitoi dy tituj sezonin e kaluar. Të dy shikojnë drejt kamerës. Ademi i ka vendosur krahun mbi shpatullën e 21-vjeçarit dhe buzëqesh në mënyrë djallëzore, sikur të kishte realizuar një “grusht shteti”. Sikur ish-lojtari i Baselit dhe tashmë profesionisti i TSG-së të kishte vendosur të luante për Kosovën”, shkruan Blick.

“Por nuk është kështu. Sepse në janar, Avdullahu kishte deklaruar se nuk kishte marrë asnjë kontakt nga Kosova. Tani, me transferimin e tij në Bundesligë te Hoffenheim, ai papritur është vënë në radarin e presidentit të federatës. “Një kafe në Basel me yllin e futbollit Leon Avdullahu. Urime për fitimin e titullit me FC Basel dhe për transferimin te TSG”, shkroi Ademi në mbishkrimin e fotos”.

“Që nga U15, Avdullahu ka përfaqësuar Zvicrën. A do të japin rezultat përpjekjet e 63-vjeçarit Ademi? Një gjë është e qartë: Avdullahu, gjyshi i të cilit dikur jetonte në Zvicër, është një vendas i vërtetë i Solothurnit dhe ndihet më së shumti në shtëpi në Gerlafingen, një komunitet me 6,000 banorë në rrethin Wasseramt”.

“Ai ka luajtur për Zvicrën që nga niveli U15 dhe duket se është vetëm çështje kohe para se të marrë thirrjen e parë në ekipin kombëtar të të rriturve. Kushdo që flet me zyrtarët e Shoqatës Zvicerane të Futbollit (SFV) e kupton respektin që gëzon Avdullahu brenda federatës. Zvicra është e pozicionuar mirë në mesfushën qendrore, me Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin që kryejnë rol të rëndësishëm. Por një lojtar si Avdullahu, me 71 paraqitje zyrtare në mesfushë në këtë moshë të re dhe i renditur ndër katër mesfushorët më të mirë U21 në botë, nuk ka arsye të ketë frikë nga konkurrenca”.

“Vetë Avdullahu nuk është duke menduar aktualisht se për cilën skuadër kombëtare do të luajë. Fokusi i tij është te TSG Hoffenheim, që nis përgatitjet për sezonin e ri më 4 korrik. Ai shihet si një lojtar kyç në planet e trajnerit Christian Ilzer”, shkruan Blick. /Telegrafi/

The post Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues appeared first on Telegrafi.

Granit Xhaka pritet të largohet nga Leverkuseni, a e zbuloi klubin ku po transferohet në ceremoninë lamtumirëse të Taulantit?

4 June 2025 at 16:40

Granit Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni, sipas Goal.com.

Në një ceremoni të kohëve të fundit që shënoi daljen në pension të vëllait të tij Taulant Xhaka, mesfushori 32-vjeçar u tha tifozëve të Bazelit se një Xhaka u largua, por një tjetër po vije.

“Një Xhaka po largohet, një tjetër do të kthehet së shpejti”, ka thënë Graniti në ceremoninë lamtumirëse të Taulantit.

Media raporton se një transferim tashmë është duke u diskutuar, megjithëse jo me klubin zviceran.

Ekipet e përfshira në bisedime nuk janë zbuluar. Kontrata aktuale e Xhakës është e vlefshme deri në vitin 2028.

“Ne jemi të përkushtuar fuqimisht për të vazhduar bashkëpunimin tonë me Granitin”, deklaroi drejtori sportiv i Bayer, Simon Rolfes, në një intervistë me Kicker.

Sezonin e kaluar, Xhaka bëri 50 paraqitje për klubin, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë shtatë asiste. /Telegrafi/

The post Granit Xhaka pritet të largohet nga Leverkuseni, a e zbuloi klubin ku po transferohet në ceremoninë lamtumirëse të Taulantit? appeared first on Telegrafi.

Baseli shpallet kampion i Kupës së Zvicrës – Xherdan Shaqiri lojtari i ndeshjes

By: S SH
1 June 2025 at 20:33

Baseli është shpallur fitues i Kupës së Zvicrës, pasi në finale kanë mposhtur ekipin e kategorisë së tretë FC Biel-Bienne 1986 me rezultat 4-1.

Vendimtar në këtë triumf të madh të gjigantit zviceran ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.

Shaqiri kontribuoi në këtë takim duke shënuar golin që i dha epërsinë Baselit në minutën e 67-të për 2-1.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Shaqiri u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.7.

33-vjeçari pati dy goditje në drejtim të portës, dy driblime të suksesshme si dhe një shans të madh për gol të krijuar.

Ai gjithashtu kompletoi 45 pasime si dhe pati tre topa të gjatë të kompletuar.

❤️🏆 𝑪𝑼𝑷𝑺𝑰𝑬𝑮𝑬𝑹 𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓 🏆💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/6vQtYD246t

— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 1, 2025

Kjo ishte hera e parë për Baselin që shpallet kampion i Kupës pas plotë gjashtë vitesh, teksa për herë të fundit e kishin fituar gjatë sezonit 2018/2019.

Në këtë ndeshje për Baselin u aktivizuan gjithashtu edhe dyshja Albian Ajeti dhe Leon Avdullahu, ndërsa Yll Avdyli ishte në bankën rezervë tek ekipi kundërshtar./Telegrafi/

The post Baseli shpallet kampion i Kupës së Zvicrës – Xherdan Shaqiri lojtari i ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Historia mes Inter, “Aldo, Giovanni e Giacomo” e depresionit: ja çfarë bën sot Sforza

By: user 2
28 May 2025 at 17:47

Shumë nga ata që kanë lindur në vitet ’90 e kujtojnë emrin e tij falë një skene të famshme nga filmi “Tre uomini e una gamba” i Aldo, Giovanni dhe Giacomo: bëhet fjalë për italo-zviceranin Ciriaco Sforza. Pas një karriere mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, vetëm për një sezon, sot është rikthyer në atdhe ku është trajner futbolli.

Etapat e karrierës së tij

Por në të vërtetë, përpara se të bëhej një kult gjeneracional për një skenë komike, Sforza ishte tashmë i njohur në botën e futbollit. I konsideruar nga shumë si një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të tij, karriera e tij megjithatë nuk arriti kurrë të përmbushte plotësisht pritshmëritë.

I lindur në Zvicër nga prindër me origjinë nga Avellino, hapat e parë në futboll i bëri me Aarau, për të kaluar më pas te Grasshoppers, një nga klubet më prestigjioze të vendit. Debutoi në kategorinë më të lartë zvicerane vetëm 16 vjeç, duke treguar menjëherë aftësi teknike jashtëzakonisht të veçanta.

Në moshën 23-vjeçare mbërriti në Bundesligë, te Kaiserslautern, për dy sezone, përpara se të bënte hapin e madh te klubi më i titulluar në Gjermani: Bayern Munchen. Pas një viti në Bavari, në vitin 1996 u rikthye në Itali, i blerë nga Interi i drejtuar nga Roy Hodgson, një admirues i madh i tij. Por ajo që duhej të ishte pagëzimi përfundimtar, u shndërrua në një sezon nën pritshmëri. Në sezonin e tij të vetëm me Inter regjistroi 40 paraqitje dhe 4 gola, duke e mbyllur vitin me shije të hidhur për shkak të humbjes në finalen e Kupës UEFA kundër Schalke 04.

Pas eksperiencës zikaltër u rikthye në Gjermani, sërish mes Kaiserslautern dhe Bayern, por aty nisi edhe rënia e karrierës së tij. Ajo që e shpëtoi nga harresa totale ishte Kombëtarja e Zvicrës, ku arriti shpesh të gjente vazhdimësi dhe një rol protagonisti.

Jeta e tij sot

Pasi i vari këpucët në gozhdë, Sforza vendosi të qëndrojë në botën e futbollit duke nisur karrierën si trajner në Zvicër, duke drejtuar gjithashtu Thun, Grasshoppers dhe klubin prestigjioz Basel.

Përveç futbollit, Ciriaco Sforza ka qenë gjithashtu ndër të parët që ka thyer heshtjen mbi një temë delikate si depresioni, duke rrëfyer publikisht përvojën e tij. Fjalët e tij ndihmuan në hapjen e një debati të rëndësishëm mbi një çrregullim që me kalimin e kohës ka prekur gjithnjë e më shumë futbollistë, duke dhënë një mesazh force dhe afërsie për të gjithë ata që vuajnë nga kjo: “Po, njëzet apo edhe vetëm dhjetë vite më parë konsiderohej një turp. Asgjë më e gabuar. Kur isha trajner i Grasshoppers, vendosa të ndalem për gati dy vite. Kisha frikë. Nga dështimi, nga jeta, nga mundësia për të vdekur nga një infarkt për shkak të presionit. Sot, në moshën 54-vjeçare, jam një njeri më i fortë. Dhe ëndërroj Interin. Skena e filmit? Jam krenar për të.”

The post Historia mes Inter, “Aldo, Giovanni e Giacomo” e depresionit: ja çfarë bën sot Sforza appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Spektakël në stadium, Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit

By: admin
24 May 2025 at 22:54

Në moshën 34 vjeçare, numri 34 i FC Basel tërhiqet. Taulant Xhaka drejton FCB në fushë si kapiten në ndeshjen e fundit të vitit dhe, siç duhet, zëvendësohet pas 34 minutash. Rreth një orë para fillimit të lojës, Xhaka merr duartrokitjet që meriton.

Stafi i skuadrës dhe shokët e tij janë rreshtuar për hyrjen e Taulantit. Tifozëria i ka kushtuar një koreografi spektakolare. Me shkronja të mëdha shkruan “Tauli”.

Në stadium janë të pranishëm dhe emra si Breel Embolo, Beni Huggel, Valentin Stocker dhe Marco Streller. Të gjithë përqafohen sërish me Xhakën në mes të fushës në St. Jakob-Park. Edhe vëllai, Graniti ka ardhur dhe menjëherë lëshon bombën: “Një Xhaka po ikën, por së shpejti tjetri kthehet”.

Taulant Xhaka i bie shkurt sepse në të kundërt bëhet “shumë emocional”, siç thotë ai vetë. E mbyll fjalimin e tij me: “Mund të shikohem në pasqyrë dhe të them: ‘Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë’.

The post FOTO/ Spektakël në stadium, Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit appeared first on Albeu.com.

“Një Xhakë largohet, një tjetër do të vijë”, fundi dhe premtimi i ri në Basel – Taulant Xhaka pensionohet nga futbolli

24 May 2025 at 21:47

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe nostalgji në Bazel, ku Taulant Xhaka i dha fund karrierës së tij si futbollist aktiv pas plot 407 paraqitjesh me fanellën e kuqebluve.

Në sfidën e fundit të tij, Baseli triumfoi bindshëm 4-0 ndaj Luzernit, por rezultati kaloi në plan të dytë përballë ndjesive që solli lamtumira e një ikone.

Para fillimit të ndeshjes, 34-vjeçari u përshëndet nga tifozët, bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit. “Kanë qenë vite të jashtëzakonshme. Sot jap gjithçka për herë të fundit si lojtar i Baselit,” u shpreh Xhaka i përlotur.

Në minutën e 34-të, në nderim të numrit të fanellës së tij, ai u zëvendësua për herë të fundit, mes duartrokitjeve dhe një koreografie mbresëlënëse nga tribuna, që përshkruante rrugëtimin e tij me klubin.

Fitorja e Baselit u hap me golin e Albian Ajetit – që zyrtarisht ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028. Më pas festës iu bashkuan edhe Philipp Otele, Anton Kade (me asistim nga Xherdan Shaqiri) dhe Benie Traore.

 

Granit Xhaka has announced his intention to play again for FC Basel one day. At his brother’s farewell at St. Jakob-Park today:

“One Xhaka leaves, another will come back.” 🔥 pic.twitter.com/UZhWe9M5bO

— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) May 24, 2025

Xhaka largohet si një nga figurat më të suksesshme të klubit – me shtatë tituj kampioni dhe katër Kupa të Zvicrës në vitrinën personale, ndërsa më 2 qershor do të kërkojë edhe të pestën, në finalen ndaj Bielit.

Në tribunë ishte edhe vëllai i tij, Granit Xhaka. Mes emocioneve, ai la të hapur mundësinë për t’u bashkuar me klubin që e rriti vëllain e tij të madh.

“Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejt këtu!”, ka thënë Graniti me një buzëqeshje domethënëse.

Një fund i denjë për një karrierë të ndërtuar me përkushtim, dhe ndoshta, një fillim i ri për një tjetër kapitull në historinë e familjes Xhaka me Baselin. /Telegrafi/

The post “Një Xhakë largohet, një tjetër do të vijë”, fundi dhe premtimi i ri në Basel – Taulant Xhaka pensionohet nga futbolli appeared first on Telegrafi.

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

16 May 2025 at 12:22

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka është sanksionuar me një ndeshje pezullim, një gjobë me para dhe shërbim ndaj komunitetit në dobi të futbollit për sjelljen dhe komentet e tij të papërshtatshme gjatë festimeve të titullit të FC Basel në Barfüsserplatz.

Xhaka filloi një këngë urrejtjeje, ku ndër tjerash thuhej “Vdekje dhe urrejtje për FCZ”, gjatë festës së titullit me tifozët e Baselit, duke bërë që ai të hyj në procedurë për dënime.

Sot (e premte), Liga Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se ka marrë tashmë vendim, ku Xhaka është dënuar me pezullim, gjoba dhe shërbim ndaj komunitetit.

“Të hënën, Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) hapi procedura disiplinore kundër Taulant Xhakës pasi lojtari i FC Basel 1893 bëri komente përçmuese për klubet e tjera përmes mikrofonit gjatë festimeve spontane të kampionatit në Barfüsserplatz të dielën në mbrëmje”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Në vendimin e tij, Presidenti i Komitetit Disiplinor, duke vepruar si gjyqtar i vetëm, vendosi një sanksion të trefishtë ndaj mesfushorit të Bazelit: një pezullim me një ndeshje, i cili hyn në fuqi menjëherë nëse FC Basel heq dorë zyrtarisht nga e drejta e tij për apelim, një gjobë prej 7,500 frangash dhe 18 orë shërbim për komunitetin në dobi të futbollit. Kjo duhet të bëhet brenda gjashtë muajve në konsultim me zyrën e SFL-së”, mbyllet njoftimi i SFL-së.

 

ℹ Sperre, Busse und gemeinnützige Tätigkeit für Taulant Xhaka ℹhttps://t.co/UZCoEaRfK4
. . . . .
ℹ Une triple sanction contre Taulant Xhaka ℹhttps://t.co/BqsE1y5VqT pic.twitter.com/c8ouEEZNvW

— Swiss Football League (@News_SFL) May 16, 2025

Përveç kërkimfaljeve të paraqitura, gjyqtari i vetëm mori parasysh edhe daljen e paralajmëruar në pension të Taulant Xhakës në vendimin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, gjyqtari theksoi:

“Dënimi duhet të kombinohet me një gjobë më të lartë dhe detyrimin për të kryer punë bamirësie në dobi të futbollit. Kjo është për të kompensuar ndikimin negativ që sjellja e tij pati në publik”, ka thënë gjyqtari.

Ndalimi me një ndeshje do ta përjashtoj Xhakën nga ndeshja e kësaj fundjave në udhëtim te Young Boys, por jo edhe nga ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi ndaj Luzernit, aty ku mesfushori shqiptar do t’i japë lamtumirën futbollit.

Ndryshe, një ankesë kundër këtij vendimi mund të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Ligës Zvicerane të Futbollit brenda pesë ditëve. /Telegrafi/

The post Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit, festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion

By: admin
13 May 2025 at 15:50

Bazeli u rikthye te titulli i kampionit në Zvicër pas shtatë viteve pritje. Për gjigantin zviceran ky ishte titulli i 21-të në histori të klubit, ndërsa meritat më të mëdha padyshim shkojnë për Xherdan Shaqirin i cili realizoi 18 gola dhe dhuroi 20 asiste. Festa ka qenë e jashtëzakonshme me tifozët teksa të gjithë brohorisnin emrin e tij. (VIDEO)

Pas kësaj arritje, Shaqiri ka folur për 20min.ch duke shfaqur emocionet për titullin e kampionit, derisa tha se për titullin është rikthyer.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie dhe qëllime të qarta. Kur u largova nga Bazeli, klubi gjithmonë luftonte për tituj. Nuk do ta kisha menduar se do të ndodhte që në vitin e parë, por kjo e bën gjithçka edhe më të bukur. Tani kemi ende një shans për të fituar dy trofe”, vazhdoi tutje Shaqiri.

Bazel ka tri ndeshje të mbetura përpara finales së Kupës së Zvicrës më 1 qershor kundër FC Biel. /panoramasport

The post VIDEO/ Tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit, festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion appeared first on Albeu.com.

Dy foto që tregojnë se si ndryshoi historia e Basel – një monument për Xherdan Shaqirin, i cili në tri ndeshjet e fundit ndjek rekordet

13 May 2025 at 09:58

“I thashë në stadium: ‘Do të ndërtoj një monument për ty'”, deklaroi David Degen, CEO i Basel, gjatë festës krejtësisht të çmendur për titullin kampion, para disa dhjetëra mijëra tifozë festuan yjet e tyre.

Fjalët lavdëruese të Degenit ishin për Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye verën e kaluar si shpëtimtari i madh – dhe i rezistoi presionit, duke e dërguar Baselin drejt lavdisë.

19 gusht 2024, ishte dita e madhe kur Xherdan Shaqir u prezantua para fansave, dhe që atëherë superylli i FC Basel ka dhënë rezultate të shkëlqyera – ku në 31 ndeshje ai ishte prezent në 38 gola. Shaqiri shënoi 18 gola dhe dha dhuroi 20 asistime.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie, me qëllime. Kur u largova nga FC Basel, klubi luante gjithmonë për tituj. Qëllimi im i madh ishte ta sillja trofeun përsëri në shtëpi”, deklaroi Shaqiri.

Edhe pse Shaqiri e dha menjëherë rezultatin, ai thotë se nuk e prisite, por tani apetitet janë rritur, pasi Basel e do edhe trofeun e Kupës së Zvicrës.

“Nuk do ta kisha menduar se do të funksiononte në vitin e parë, por kjo është edhe më mirë. Tani kemi shans për dy trofe. Shanset janë shumë të mira”, nënvizoi Shaqa.

 

SHAAAAAAAQQQQQQQQQQQQ#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/zI3wZhvYhN

— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) May 11, 2025

FCB tani ka tre ndeshje të mbetura deri në finalen e kupës më 1 qershor kundër FC Biel. Tri ndeshjet e radhës në kampionat janë me Lausannen, Young Boysin dhe Luzernin. Titulli i kampionatit është i sigurt, por superylli i FC Basel mund të arrijë ende diçka historike.

Pra, Shaqiri tani është pesë pikë larg barazimit të rekordit të të gjitha kohërave të Superligës së Zvicrës në tre ndeshjet e mbetura: Stéphane Chapuisat e vendosi atë në sezonin 2003/04 ndërsa luante për Young Boys.

Ai kishte 43 pikë, me 24 ishin gola dhe 19 asistime. A do ta arrijë këtë Shaqiri? Në formën e tij të mrekullueshme aktuale, ai është i aftë për çdo gjë.

Foto e postuar e festimeve të titullit me 11 maj, tregon se për një periudhë prej nëntë muajsh, gjithçka mund të ndryshojë, por me një emër si Xherdan Shaqiri në skuadër. /Telegrafi/

The post Dy foto që tregojnë se si ndryshoi historia e Basel – një monument për Xherdan Shaqirin, i cili në tri ndeshjet e fundit ndjek rekordet appeared first on Telegrafi.

Shaqiri i lumtur me titullin te Baseli, tani ka objektiv të thyej një rekord të madh

12 May 2025 at 23:54

Baseli është rikthyer te titulli i kampionit në Zvicër pas shtatë viteve pritje.

Për gjigantin zviceran ky ishte titulli i 21-të në histori të klubit, derisa më meritori padyshim që është Xherdan Shaqiri me 18 gola e 20 asistime.

Shaqiri ka folur për 20min.ch duke shfaqur emocionet për titullin e kampionit, derisa tha se për titullin është rikthyer.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie dhe qëllime të qarta. Kur u largova nga FC Basel, klubi gjithmonë luftonte për tituj”.

Ai shtoi se synimi i tij kryesor ishte “ta sillte titullin përsëri në shtëpi”, duke theksuar rëndësinë që kishte për të rikthimi te skuadra ku shkëlqeu në fillimet e karrierës.

Shaqiri pranoi se suksesi erdhi më shpejt se sa e kishte pritur: “Nuk do ta kisha menduar se do të ndodhte që në vitin e parë, por kjo e bën gjithçka edhe më të bukur. Tani kemi ende një shans për të fituar dy trofe”, vazhdoi tutje Shaqiri.

FC Basel ka tri ndeshje të mbetura përpara finales së Kupës së Zvicrës më 1 qershor kundër FC Biel.

Të mërkurën luajnë në udhëtim ndaj Lausanne, më pas përballen me Young Boys dhe në fund presin në shtëpi FC Luzern.

Titulli kampion është siguruar, por Shaqiri dhe skuadra e tij synojnë të shkruajnë histori me dy trofe të fituar.

Përveç kësaj, Shaqiri është pesë pikë (gola/asistime) larg barazimit të rekordit të të gjitha kohërave të Superligës, të vendosur nga Stephane Chapuisat në sezonin 2003/04 me Young Boys.

Nga 43 pikët (gola e asistime) e Chapuisat, 24 ishin gola. Me formën e tij aktuale të shkëlqyer, Shaqiri ka të gjitha mundësitë të thyejë edhe këtë rekord prestigjioz. /Telegrafi/

The post Shaqiri i lumtur me titullin te Baseli, tani ka objektiv të thyej një rekord të madh appeared first on Telegrafi.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike parakalon me kostumografinë e veçantë në tapetin e Bazelit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Bazel të Zvicrës ka nisur ceremonia e hapjes së Eurovision 2025 dhe parada në tapetin e bruztë, një nga momentet më të shumëpritura të këtij aktiviteti.

Ndër parakalimet më të spikatura ka qenë ai i grupit “Shkodra Elektronike”. Beatriçe Gjergji e veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema, solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes paraqitjes së saj krejt të veçantë.

Beatriçe Gjergji solli elemente të bukura, simbole të traditës së vjetër shqiptare, përfshirë dhe sende personale, ruajtur me fanatizëm nga të parët e familjes së saj.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, këtë tematikë sjell kostumografia e prezantuar në Bazel, ku veç fustanit tërhoqi vëmendjen edhe çanta që Beatriçe mbante ndër duar: një kuti ku gjyshja e saj mbante një herë e një kohë të gjitha bizhuteritë e saj.

Në zemër të qytetit zvicerian është hapur edhe Eurovision Village, që do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 17 maj, me aktivitete, muzikë live dhe transmetime direkte nga skena kryesore.

Ngjarja më e madhe e muzikës europiane po afron me natën e parë që do të jetë nesër më 13 maj ndërsa Shqipëria do të performojë e 12-ta në radhë.  /a.g/

The post “Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike parakalon me kostumografinë e veçantë në tapetin e Bazelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti që i bën të gjitha në fitoren e thellë të Baselit ndaj Luganos

10 May 2025 at 22:22

Baseli e ka shpartalluar Luganon në play-off të Superligës së Zvicrës, duke e mposhtur 5-2 para tifozëve të tyre dhe Xherda Shaqiri ishte edhe njëherë lojtari kyç për liderin.

Pas vetëm tre minutash lojë, Uran Bisilmi e kaloi Luganon në epërsi, por që gëzimi i tij zgjati vetëm dy minuta.

Albian Ajeti i barazoi shifrat, ndërsa më pas shkoi në një nivel tjetër, duke u përjashtuar nga takimi në minutën e 33-të, pas kartonit të dytë të verdhë.

Nga aty, Shaqiri i mori gjërat në duart e tij dhe për dhjetë mintua kompletoi het-trikn.

Në minutën e 48-të, Xherdani kaloi Baselin në epërsi për 2-1, nga një asistim i Metinhos.

Tre minuta më vonë, ylli nga Zhegra e Gjilanit realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Në minutën e 58-të, Shaqiri kompletoi het-trik-un e tij, për rezultatin 4-1.

Leroy shënoi goplin e pestë për Baselin në minutë e 61-të, duke thelluar epërsinë e Baselit në 5-2.

Vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Grgic, që shënoi nga penalltia vetëm tetë minuta më vonë.

Baseli vazhdon si lider me 67 pikë, ndërsa Shaqiri ka shkuar në kuotën e 18 golave dhe 20 asistimeve në këtë sezon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti që i bën të gjitha në fitoren e thellë të Baselit ndaj Luganos appeared first on Telegrafi.

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin pas një sezoni të jashtëzakonshëm

28 April 2025 at 15:37

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Rikthimi te Baseli ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë Shaqiri, pasi është në rrugë ta rikthej këtë skuadër të trofetë.

33-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 33 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë.

Baseli aktualisht po udhëheq kampionatin me 61 pikë, gjashtë më shumë se Servette në vendin e dytë.

Ndërkohë të dielën ata mposhtën edhe Lausannen në gjysmëfinale të Kupës dhe në finale do të përballen me skuadrën e Ligës së Tretë, Biel-Bienne.

Shaqiri ka thënë të dielën për gazetën zvicerane ’20 minuten’ se synon që të fitoj dy trofetë me Baselin këtë edicion.

“Po bëj çdo gjë që të jem i suksesshëm me Baselin. Tani mund të fokusohemi në ligë. Kemi ndeshje të vështirë me Servetten, por me stadiumin plot mund të bëjmë hapin para”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për “20 minuten”.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Në finale të kupës arrihet vetëm me shumë punë. Jemi të gjithë krenarë dhe duam të fitojmë trofeun në Bernë. Do të jetë një ndeshje e madhe në stadium të mbushur. Finalet e Kupës janë gjithnjë të veçanta”, ka deklaruar ylli kosovar. /Telegrafi/

The post Shaqiri synon dy trofetë me Baselin pas një sezoni të jashtëzakonshëm appeared first on Telegrafi.

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

24 April 2025 at 09:59

Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri ka treguar së fundmi se karakteri i tij është i kombinuar mes atij shqiptar dhe zviceran.

Shaqiri ka folur për mediumin ‘blu Sport’ për fëmijërinë e tij të vështirë, luksin e mëvonshëm, popullaritetin dhe ëndrrën e tij më të madhe: të fitojë trofeun me Baselin.

Megjithatë, ajo çfarë na intereson nga kjo intervistë ishte përgjigja e tij në pyetjen se a ka më shumë karakter zviceran apo shqiptar.

“Në fushë, padyshim shqiptari i pasionuar – me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm”.

“Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për mediumin zviceran.

Ndryshe, Shaqiri është duke përjetuar një edicion të përkryer me Baselin, pasi ka 16 gola dhe 18 asistime nga 32 ndeshje. /Telegrafi/

The post “Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij appeared first on Telegrafi.

Nga Gjilani në majat e futbollit: Rrëfimi emocional i Shaqirit për jetën, suksesin dhe identitetin

23 April 2025 at 19:51

Superylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka rrëfyer në një intervistë për “Blue Sport” rrugëtimin e tij jetësor dhe sportiv, nga fëmijëria e vështirë në një fermë pa ngrohje në Zvicër, e deri te ëndrra që dëshiron ta përmbushë – fitimin e titullit me FC Basel si kapiten.

Në këtë rrëfim të sinqertë, ai flet për karakterin e tij, përkushtimin, popullaritetin dhe përvojat e shumta në futbollin ndërkombëtar. 

“Fëmijëria ime më ka formuar shumë. Të gjithë kemi lindur në Kosovë, përveç motrës sime. Ne patëm një fëmijëri të vështirë dhe u rritëm në një shtëpi të vjetër – pa ngrohje të mirë. Kjo pati një ndikim të madh tek unë. Nëse keni shumë gjëra sot, kjo ju ndihmon të qëndroni në tokë”, rrëfen fillimisht Shaqiri. 

I lindur në Gjilan dhe i rritur në Augst të Zvicrës pas zhvendosjes së familjes në vitin 1992, Shaqiri është mishërim i dy kulturave – asaj shqiptare dhe zvicerane. “Në fushë, padyshim jam shqiptari i pasionuar – me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, shprehet ai. 

Shaqiri e kishte ëndërr të luante në stadiumin e Baselit – “Joggeli”. Ai kujton me emocione kohën kur si i ri shiste broshura para ndeshjeve, duke shikuar çdo ndeshje që nga fillimi i viteve 2000. “Të luaja vetë aty ishte një ëndërr e realizuar”, thotë ai. 

Pavarësisht suksesit dhe luksit, Shaqiri thekson se shëndeti është gjëja më e rëndësishme për të. “Luksi është i këndshëm, por për mua shëndeti është më i rëndësishëm. Unë jam një person me këmbë në tokë – si familja ime. Më pëlqen të jetoj afër realitetit”. 

Përfaqësuesi i Zvicrës, me 125 paraqitje dhe 32 gola, është lojtari i vetëm që ka shënuar gola në gjashtë turne të mëdha radhazi – tre Botërorë dhe tre Evropianë. Golat ndaj Serbisë në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 i siguruan një vend të veçantë në zemrat e tifozëve shqiptarë. 

Në aspektin sportiv, ai ka qenë vendimtar për Baselin këtë sezon. Me 14 gola dhe 17 asistime në 29 paraqitje, Shaqiri po udhëheq skuadrën drejt titullit kampion, pas një pritjeje të gjatë që nga viti 2017.

“Ëndrra ime më e madhe dhe qëllimi im është një titull me FC Basel si kapiten,” shprehet ai, ndërsa Baseli tashmë ka siguruar vendin e parë në sezonin e rregullt dhe gjendet në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, ku përballet me Lausannen. 

Shaqiri tregon se edhe sot, në çdo cep të botës ku shkon, njihet nga tifozët. “Kam shënuar një hat-trick kundër Hondurasit, dhe tani më njohin atje. Kjo ndodh shpesh. Kam luajtur në të gjithë botën – njerëzit më njohin,” thotë ai me buzëqeshje. 

Ai kujton se si ka humbur shumë gjatë rrugës së tij, përfshirë edhe daljet me shokët e shkollës, për shkak të ndeshjeve. Por këto sakrifica ia kanë vlejtur, sepse ai ndjek ende ëndrrën për sukses me klubin e zemrës. “Suksesi vjen nga i gjithë ekipi – jo vetëm nga unë. Dua të udhëheq të rinjtë, të jap përvojë dhe të ndikoj pozitivisht në klub. Qëndrueshmëria është çelësi”, deklaroi ai. 

Në fund, i pyetur për ëndrrën më të madhe – ai nuk ngurron: “Po, kjo është ëndrra ime më e madhe dhe qëllimi im – të fitoj një titull me FC Basel si kapiten”.

Ai dhe klubi janë në rrugë të mirë për ta bërë këtë ëndërr realitet. /Telegrafi/  

The post Nga Gjilani në majat e futbollit: Rrëfimi emocional i Shaqirit për jetën, suksesin dhe identitetin appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Xherdan Shaqiri shkëlqen me dopietë, Bazeli hedh hapa të sigurt drejt titullit kampion

By: admin
13 April 2025 at 13:33

Xherdan Shaqiri po kalon një rini të dytë te skuadra e Bazelit. Futbolliti me origjinë shqiptare, nuk ka të ndalur te skuadra kuqeblu, duke u shndërruar në një lider të padiskutueshëm.

33-vjeçari rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme, duke realizuar dopietë në duelin ndaj Zyrihut, ku skuadra e Bazelit triumfoi bindshëm me rezultatin 0-5.

Shaqiri shënoi golin e dytë dhe të tretë për të tijët, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 28 ndeshje. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 14 asiste. Falë këtij triumfi Bazeli është duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion me 58 pikë në 32 javë, plot 7 më shumë se Servete e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.

GOLI I DYTË I SHAQIRIT: VIDEO 

Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

12 April 2025 at 23:37

Baseli mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj Zurichut me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran.

Si shpeshherë këtë sezon, vendimtar për Baselin ishte ylli kosovar Xherdan Shaqiri.

Shaqiri në këtë ndeshje ishte autor i dy golave duke orkestruar kështu fitoren e madhe të ekipit të tij, që ishte shumë e rëndësishme në luftën për titull kampion.

Për golat dhe paraqitjen e tij gjatë 90 minutave, Shaqiri u vlerësua me notën 8.8 nga Sofascore duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushë.

33-vjeçari pati gjithashtu 30 pasime të kompletuara, dy pasime kyçe dhe katër duele të fituara.

Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në kampionatin zviceran, Shaqiri numëron 13 gola dhe 14 asistime./Telegrafi/

The post Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut appeared first on Telegrafi.

“Ëndërrojmë netët në Ligën e Kampionëve” – Shaqiri flet për ëndrrën e kthimit në garën e madhe me Baselin 

10 April 2025 at 21:40

Xherdan Shaqiri paraqitjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve e kishte më 14 prill 2021, kur u paraqit në çerekfinale ndaj Real Madridit (0-0), ku ai u inkuadrua në minutën e 82-të si lojtar i Liverpoolit. 

Shaqa ka luajtur 36 ndeshje në garën më të famshme në botë për klube, duke shënuar tre gola dhe dhënë shtatë asistime. Por me paraqitjet e fundit te Baseli, ai mund t’i ndyshojë këto shifra dhe mund të ketë ende për të dhënë në Ligën e Kampionëve.  

Sulmuesi anësor e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, fillimisht me Bayern Munich në vitin 2013, ndërsa të dytën me Liverpoolin në vitin 2019.  

Shaqiri që tani po shkëlqen me Baselin, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në fillim të karrierës. Me këtë klub ai fitoi tri tituj kampion (2010, 2011, 2012) dhe dy Kupa të Zvicrës.  

Tani, në moshën 33-vjeçare, ai është rikthyer pikërisht aty ku gjithçka nisi – te Baseli – dhe po shkëlqen sërish. 

Këtë sezon, Shaqiri ka luajtur 27 ndeshje në Superligën e Zvicrës, me 11 gola dhe 14 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt kreut të tabelës.  Pas 31 xhirove, Baseli ka katër pikë më shumë se Servette dhe pesë ndaj Young Boysit. 

“Kemi ende disa pengesa për të kaluar,” ka deklaruar Shaqiri, duke refuzuar të flasë për titullin. Por ëndrrat janë të lejuara – sidomos kur vijnë nga “Messi i Alpeve”.  

“Ne të gjithë ëndërrojmë për netët e Ligës së Kampionëve. Dhe po japim gjithçka për ta bërë realitet”, deklaroi ai për “Blue Sport”. /Telegrafi/  

The post “Ëndërrojmë netët në Ligën e Kampionëve” – Shaqiri flet për ëndrrën e kthimit në garën e madhe me Baselin  appeared first on Telegrafi.

Taulant Xhaka vendos të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit

12 February 2025 at 18:40

Taulant Xhaka ka vendosur që të mos luajë më futboll në përfundim të këtij sezoni. Mesfusori i cili ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi dhe është një nga lojtarët më të dashur të Baselit, ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë pas 13 sezoneve, 10 trofeve të fituar e mbi 400 ndeshjeve të luajtura me kuqeblutë.

Kluvi zviceran njoftoi vendimin e lojtarit në faqen zyrtare.

Xhaka u bë pjesë e Baselit në vitin 2003, në moshën 12 vjeçare. Shtatë vite më vonë, luajti ndeshjen e tij të parë si profesionist. Me Baselin ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij, me përjashtim të 1.5 viteve ku u huazua te Grasshopper, ku fitoi Kupën e Zvicrës.

Xhaka është shpallur gjashtë herë kampion me Baselin, ndërsa e ka ngritur Kupën tri herë të tjera. Me fanellën kuqezi Xhaka luajti në 30 takime, ku ka shënuar edhe 1 gol.

33-vjeçari pati një bisedë me drejtuesit e klubit, ku u kërkoi ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të edicionit. Kontrata e tij përfundonte në verën e vitit 2027.

“Gjithçka që kam përjetuar me këtë klub deri tani ka qenë si një ëndërr, sidomos si një lojtar i Baselit! Do të jem 34-vjeçar në fund të muajit mars dhe nuk ka moment më të mirë për t’u tërhequr, që përkon edhe me numrin që e mbaj në fanellë që i vogël! Baseli është në rrugën e suksesit dhe duam të qëndrojmë kështu. Do të jap gjithçka deri në fund!”, ishte mesazhi i mesfushorit për tifozët.

Drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki tha se Xhaka ka përfaqësuar ngjyrat “kuqeblu” si askush tjetër.

“Fakti që ai vazhdon ta japë më të mirën në stërvitje, ndonëse nuk ka luajtur shumë dhe i gëzohet shumë çdo fitoreje, tregon qartë se ai është i lidhur me klubin dhe suksesin sportiv. E kam respektuar vendimin për pensionimin e tij në verë, në kohën kur klubi është kthyer në këmbët e veta”, tha Stucki.

Klubi i Baselit e falënderoi mesfushorin shqiptaro-zviceran për besnikërinë, përkushtimin dhe mentalitetin fitues.

 

 

❌
❌