Nga Eurovizioni ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula. Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se…
Në një mbrëmje që përçoi emocione, kujtesë kulturore dhe energji bashkëkohore, edicioni i 13-të i festivalit FemArt filloi me një performancë që kapërceu kufijtë e një koncerti tradicional.
Shkodra Elektronike, pas paraqitjes dinjitoze në Eurovision 2025, ndaloi mbrëmë në Prishtinë për të dhuruar një perofmancë të jashtëzakonshme që erdhi si një udhëtim i thellë estetik e muzikor ku trashëgimia muzikore shqiptare u përkthye në një gjuhë të re, atë të muzikës elektronike, shkruan KultPlus.
Të veçantë në paraqitje e në këndim, Shkodra Elektronike ngjalli emocione që e kapluan publikun që nga tingulli i parë, në koncertin që erdhi si një simbiozë mes muzikës së vjetër shkodrane dhe asaj elektronike.
“Po të jemi bashkë ne të dy”, “Turtulleshë” dhe “Vaj si kenka ba dynjaja” nuk u interpretuan, por u përjetuan si fragmente të identitetit shqiptar, por të risjellë në stilin e veçantë të Shkodrës Elektronike.
Momenti kulmor i mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Zjerm”, tashmë e kthyer në një himn të muzikës së vjetër me ritme të reja, që i tejkalon brezat dhe kohën. Salla u ndez në një valë të përbashkët emocionesh, duke e bërë këtë performancë të paharrueshme.
Më pas, me këngët “Askund” dhe “E lirë”, Shkodra Elektronike krijoi një udhëtim emocional përmes nostalgjisë dhe muzikës moderne. Çdo tingull, çdo varg, u prit me entuziazëm nga një publik që nuk e ndali duartrokitjen dhe vallëzimin nën tingujt e muzikës elektronike.
Ndërkaq, si një surprizë për publikun prishtinas, Shkodra Elektronike solli për herë të parë këngën “Stuhi”, një krijim i ri që u mirëprit me entuziazëm dhe e tregoi fuqinë krijuese të grupit.
E krejt në fund, nën kërkesat e pandërprera të publikut, koncerti u mbyll me një rikthim të “Zjerm”, që përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mbrëmje të paharrueshme.
Pas koncertit ku i dha publikut një eksperiencë të paharrueshme, për KultPlus foli këngëtarja Beatriçe Gjergji, e cila shprehet e lumtur për koncertin, e sidomos për mirëpritjen që merr gjithmonë nga publiku i Prishtinës.
“Një gjë fantastike që ka ndodhur sonte është që djemtë dhe vajzat që ishin në publik, nuk kanë këndu vetëm këngën ‘Zjerm’ por kanë kënduar edhe këngë që kanë dalë edhe para disa javës dhe kjo gjë fantastike. E kjo mbështetje na ka dhënë forcë qysh në momentin e parë, është e domosdoshme për njerëzit si ne që hipim në skenë, sepse pa njerëz nuk jemi askushi, e me publikun e Kosovës ndjehemi më të fortë dhe kemi një krah më të fortë”, u shpreh Gjergji për KultPlus.
Po ashtu, pas koncertit foli edhe pjesëtari tjetër i Shkodrës Elektronike, Kolë Laca, i cili u shpreh se gjithmonë, publiku i Prishtinës i ka pritur akoma më mirë se sa që e kanë imagjinuar.
“Publiku kosovar gjithmonë na ka surprizuar për të mirë. Gjithmonë ka qenë akoma më mirë se sa që e kemi imagjinuar. Edhe sonte ishte e njëjta gjë, një dashuri, një dhuratë që nuk do të harrojmë. Sot kemi dhënë edhe disa këngë që nuk janë të publikuara, por që do t’i publikojmë në fund të vitit. Është emocionale se si e mirëpriti gjithë publiku koncertin e sotëm”, theksoi Laca për KultPlus.
Ndërkaq, pas kësaj hapje, për KultPlus foli edhe drejtoresha e FemArt, Zana Hoxha, e cila konsideron këtë koncert si një hapje spektakolare dhe një muzikë që i ngjason konceptit të festivalit.
“Ishte një hapje spektakolare, e paimagjinueshme, sepse festivalet feministe e kanë atë paragjykimin e vet dhe këtë e kemi thyer sonte, natyrisht me një grup I cili ndan mesazhe shumë të ngjajshme me neve. Jam jashtëzakonisht e lumtur që kemi pasë privilegjin me pasë Shkodrën Elektronike, po edhe me shënu këtë ditë të çlirimit të Prishtinës bashkë me Komunën e Prishtinës dhe me FemArt. Unë jam besimtare e ithtare e madhe e partneriteteve. Nuk besoj në ndasi, besoj në bashkim. Bashkimi dhe diversiteti janë vlerat e FemArt, kështu që sonte kjo natë ishte me të vërtetë ai shembulli më i mirë i diversitetit edhe i bashkëpunimit”, theksoi Hoxha, duke shtuar më tutje, se kjo meritë i përket Shkodrës Elektronike dhe publikut që ishte prezent.
Ndërkaq, për gjashtë ditë me radhë, nga 16 deri më 21 qershor 2025, FemArt do të jetë një hapësirë e shenjtë për krijim, kujdes, dashuri dhe shërim – një festival ku arti nuk është vetëm spektakël, por mjet për të prekur të pathënat, për të gjetur forcë në brishtësi dhe për të imagjinuar liri të reja./KultPlus.com
Në një atmosferë të ngrohtë dhe simbolike, në Odën e Kryeqytetit u mirëprit grupi “Shkodra Elektronike”, krijues të një muzike që tejkalon kufijtë dhe bashkon njerëzit përmes emocioneve të përbashkëta.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për veprën e tyre artistike, grupit iu dhurua figura e “Hyjneshës në Fron”, si simbol i shpirtit krijues dhe identitetit tonë kulturor.
“Me energjinë, origjinalitetin dhe fuqinë e tyre artistike, “Shkodra Elektronike” mbeten frymëzim për të gjithë ata që e shohin artin si formë të përfaqësimit dhe krenarisë kolektive”, thuhet në njoftim./KultPlus.com
Pas suksesit të tyre me këngën “Zjerm” në Eurovision, “Shkodra Elektronike” do të mbajë performancën e parë në Kosovë. Koncerti do të mbahet në AMC Hall, më 16 qershor duke nisur nga ora 20:00.
Edicioni i 13-të i festivalit “FEMART” do të nisë në AMC Hall me magjinë dhe shndritjen e Shkodrës Elektronike.
Nga Eurovisioni në Prishtinë, Shkodra Elektronike, e përbërë nga dyshja unike – Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca – do të sjellin magjinë, sharmin, dhe energjinë e “Zjerm” në Festivalin FEMART, duke festuar njëherësh Ditët e Çlirimit të Prishtinës.
Më 16 qershor do të hapet edicioni i 13-të i festivalit FemArt, nën organizimin e Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përcjell KultPlus.
Këtë vit, hapja e festivalit përkon me Ditët e Çlirimit të Prishtinës.
Në natën hapëse do të performojë ‘Shkodra Elektronike’, grupi që perfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2025.
Ndërkaq, këtë vit FemArt vjen me moton ‘Çliroje mendjen’ dhe do të zgjasë deri më 21 qershor./KultPlus.com
Pas performancës së shkëlqyer që i solli vendin e 8-të në Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi shqiptar Shkodra Elektronike nuk e ka ndërmend të ndalet. Tani ata po përgatitin lansimin e albumit të tyre të shkurtër, një ‘EP’ me titullin “Shndrit”, që përmban nga 3 deri në 6 këngë.
Data e lançimit është caktuar për më 23 maj, ndërsa fansat presin me padurim këtë kapitull të ri në karrierën e grupit. Pas suksesit në skenën ndërkombëtare, vëmendja është e përqendruar tek Beatriçe dhe Kolë, dy anëtarët kryesorë që kanë fituar zemrat e publikut.
Në Eurovision këtë vit, fitorja shkoi për Austrinë me këngën “Wasted Love” të JJ, ndërsa Izraeli dhe Estonia morën vendet e dyta dhe të treta, duke krijuar atmosferë të nxehtë garash. Por shqiptarët, me performancën e tyre energjike, treguan se janë një forcë e re në muzikën bashkëkohore.
Nga Albert Vataj “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”, kanë shkruar në një postim në rrjetet sociale, në reagim e tyre të parë pas mbylljes së siparit në sfidën evropiane të këngës, Shkodra Elektrinike. Tani që na ka dalë dehja e pretendimeve për t’u kurorëzuar fitues mbrëmjen e 17 majit 2025 në Bazel, të “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike, kemi kurajën të shikojmë më…
Shkodra Elektronike, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, së shpejti do të vijë me një album të ri. Këtë e bëri të ditur për emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon edhe Zefina Hasani, autore e “Fest ’63” dhe pjesëmarrëse e ekipit të Shqipërisë në Bazel. Ajo tregoi se i ka dëgjuar këngët, madje u shpreh se janë më të guximshme.
“Ata e kanë planin gati. Unë i kam dëgjuar këngët e reja, që ato do t’i sjellin tek albumi i tyre dhe ju siguroj që janë shumë më të bukura se ‘Zjerm’. Në të njëjtin stil, por më guximshëm. Janë këngë që janë realizuar para Eurovizionit dhe para festivalit të RTSH-së. Unë ju thashë, pse nuk erdhët me një nga këto këngët në RTSH, por erdhët me “Zjermin”, por struktura e këngëve ishte me minutash më të gjatë sesa i kërkon Festivali i Këngës dhe nuk kanë dashur t’i prekin, por janë këngë fantastike.”
Shqipëria u rendit e teta në “Eurovision 2025”, që u zhvillua në Bazel, Zvicër. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike grumbulloi 218 pikë në total.
Drejtoresha e gazetës online për kulturë KultPlus, Ardianë Pajaziti, në një intervistë të dhënë për emisionin “Speciale Eurosong” në RTK Radio, ka ndarë përshtypjet e saj mbi edicionin e sivjetshëm të Eurovision 2025, me fokus të veçantë përfaqësimin e Shqipërisë me këngën ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronike, përcjell KultPlus.
Të shtunën u mbajt finalja e Eurovision 2025, ku Shkodra Elektronike u rëndit e 8-ta, ndërkaq, kënga fituese u shpall ajo e Austrisë.
Pajaziti shprehet e entuziazmuar me performancën e grupit që përfaqësoi Shqipërinë, duke e cilësuar atë si “kulmin e realizimit” artistik për një këngë që ka ngjallur reagime pozitive që nga momenti i fitores në Festivalin e Këngës në RTSH.
“Nga vendet e Ballkanit, është vetëm Shqioëria ajo që ka arriutr të depërtojë deri në finale. E ky është një sinjal që kënga është pëlqyer. Por jo gjithmonë ai triumfi tregon për këngën që e gjen mënyrën e rrugës vetë për të çarë rrugën”, theksoi Pajaziti
Një element që, sipas saj, e ka bërë ‘Zjerm’ të veçantë është përkrahja që ka marrë nga figura të rëndësishme të artit shqiptar dhe më gjerë.
“Ne e pamë që Shkodra Elektronike që në momentin që fitoi Festivalin e Këngës në RTSH, ishte një këngë që e përqafuan shumë njerëz, por ajo që më ka bërë më së shumti përshtypje është se mbështetësit më të mëdhenj të kësaj kenge kanë qenë kryesisht njerëz që e njohin artin dhe kulturën.Kam parë një kampanjë të jashtëzakonshme prej shumë personave, përderisa edhe Ermonela Jaho, një nga soprano më të njohura që i kemi në botë, ka bërë thirrje vazhdimisht që të votohet Shkodra Elektronike”, tha ajo, duke shtuar më tutje se ka qenë një këngë që ka përfaqësuar shijet e shumë artistëve shqiptarë, dhe të denjë për të prezantuar.
Ardianë Pajaziti tutje shtoi se ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronikë është këngë që ka mbartur një mesazh të thellë dhe aktual, duke prekur çështje globale si ngrohja globale, nafta, luftërat, jargovani, e përveç kësaj edhe një paraqitje e një instrumental të jashtëzakonshëm.
“Kënga ka një tekst shumë të fuqishëm dhe një realizim skenik jashtëzakonisht të suksesshëm. Edhe përmes vallëzimit, ajo transmetoi një mesazh të qartë dhe të ndjerë,” shtoi ajo.
Ajo e përfshiu Shkodrën Elektronike në listën e saj të artistëve më të preferuar që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë ndër vite, së bashku me Rona Nishliun, Eugent Bushpepën dhe Anjeza Shahinin.
“Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm’ do të mbetet një nga këngët më të preferuara të Eurovisionit. E kam përcjellë prej fëmijë, dhe tash si person që e përcjelli artin dhe kulturën për shkak të profesionit,është një ndër këngët e mia të preferuara. Është Rona Nishliu, Eugent Bushpepa, Anjeza Shahini dhe Shkodra Elektronike më të preferuarat nga përfaqësimi i Shqipërisë”, theksoi tutje Pajaziti.
Më tutje, Pajaziti foli edhe për tri vendet që u rënditën të parat në këtë festival, duke e përmendur sit ë merituar fitoren e Austrisë në këtë edicion.
“Ajo çka ka ndodhë para natës finale, emrat që kanë qarkulluar si shtete fituese ka qenë Suedia shumë e mbështetur, Latvia dhe Holanda, e kjo e fundit ka qenë edhe për mua befasi që mbeti e 12-ta. Megjithatë, pavarësisht dëshirës që ta sjellim Eurovisionin në Tiranë, mendoj që Austria kishte një prezantim të jashtëzakonshëm, i gërshetuar edhe me operën, artisti vjen nga Opera e Vjenës. Është një këngë që nuk mund të themi që ka qenë e padrejtë fitorja. Mendoj se ishte meritore”, shtoi mes tjerash Pajaziti, ndërsa vazhdoi se ishte befasuese renditja në vendin e dytë e Izraelit, me gjithë zhurmën që pata paraqitja e saj. Ndërkaq për rënditjen e Latvisë, ia atriubon faktit që u bë këngë virale, dhe për shkak të kësaj mund të rënditej edhe më lart./KultPlus.com
Pas emocioneve të natës finale të Eurovision 2025, që u mbajt më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në një postim të publikuar në Instagram, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj ndanë një foto të performancës së tyre në finale, të shoqëruar me një mbishkrim që tërhoqi menjëherë vëmendje:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”
Reagimet në komente treguan se ky ishte më shumë se një pohim: publiku europian kishte rënë në dashuri me “Zjerm”, këngën energjike dhe autentike që përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze.
Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota.
Pas emocioneve të natës finale të Eurovision 2025, që u mbajt më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në një postim të publikuar në Instagram, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj ndanë një foto të performancës së tyre në finale, të shoqëruar me një mbishkrim që tërhoqi menjëherë vëmendje:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”
Reagimet në komente treguan se ky ishte më shumë se një pohim: publiku europian kishte rënë në dashuri me “Zjerm”, këngën energjike dhe autentike që përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze.
Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota.
“Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj në Zvicër. Në faqen zyrtare të Instagram, “Shkodra Elektronike” ka postuar një foto, të cilën e kanë shoqëruan me mbishkrimin: “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. […]
Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës Elektronike arriti ta mbyllte në vendin e tetë, duke fituar zemrat e publikut. Nga vota e jurisë ndërkombëtare, Shqipëria mori vetëm 45 pikë, ndërsa publiku i dha plotë 173 pikë, duke shkuar në 2018 pikë […]
Shqipëria në finalen e mbrëmshme të Eurovision 2025 performoi mjaft mirë, duke u renditur në vendin e tetë, nga 26 finalistë në total Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” mori gjithsej 218 pikë, 173 nga publiku dhe vetëm 45 pikë nga juritë kombëtare. Pra, një diferencë drastike mes votës së publikut dhe asaj të jurive profesionale, […]
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar e zhgënjyer pas përfundimit të finales së Eurovision 2025, ku Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, u rendit në vendin e tetë, pavarësisht mbështetjes së madhe nga publiku.
Dafina, e cila ishte një ndër mbështetëset më të zjarrta të grupit gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision, nuk i fshehu emocionet pas shpalljes së rezultateve.
Me një postim të shkurtë, por të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, ajo shkroi: “Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, shkruan DailyMail.
Foto: Dafina Zeqiri/FaceBook
Deklarata e saj lë të kuptohet se renditja e Shkodrës Elektronike në vendin e tetë nuk ishte për shkak të performancës apo këngës, por si pasojë e prapaskenave politike të këtij konkursi.
“Zjerm” u prit shumë mirë nga publiku evropian, duke marrë 173 pikë në televotim – një nga notat më të larta të mbrëmjes – dhe konsiderohej si një nga performancat më të veçanta dhe artistikisht të guximshme të finales. Megjithatë, votat nga juritë profesionale nuk e favorizuan njësoj, çka ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.
Ndërkohë, Austria u shpall fituese e Eurovision 2025 në një garë të ngushtë dhe plot tension politik, siç u konsiderua nga shumë analistë të festivalit.
Reagimi i Dafinës është një ndër shumë zërat kritikë që po ngrihen pas finales, duke rikthyer në vëmendje diskutimin e kahershëm mbi balancën mes artit dhe politikës në skenën e Eurovisionit. /Telegrafi/
TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u përfaqësua nga grupi ‘Shkodra Elektronike’ që interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi me një postim në rrjetet sociale, në të cilin u shpreh se “Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, duke u votuar si një nga performancat më të preferuara të këtij Eurovisioni”.
“Beatriçe dhe Kolë sollën në skenë jo vetëm muzikë, por një valë të pastër emocionesh që preku zemrat e miliona shikuesve duke e ngritur artin shqiptar në nivelet më të larta! Për ne, ata janë fituesit sepse nderuan Shqipërinë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, me dinjitet, pasion dhe klas! Bravo! Krenohemi me ju”, u shpreh Gonxhja.
Austria u shpall fituese e Eurovision 2025, ndërsa Shqipëria u rendit e 8-ta me 218 pikë, nga të cilat 173 pikë erdhën nga publiku.
Nga pjesëmarrja e Shkodra Elektronike me këngën Zjerm në Eurovision 2025
Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij kompeticioni është më shumë pasojë e lojërave politike dhe aleancave mes shteteve sesa e vlerësimit real të performancave muzikore.
“Ajo që pashë në Eurovision ishte e njëjta histori e vjetër… pikë që shpërndahen sipas pasaportës, jo sipas performancës”, shkruan ai, duke nënvizuar se vendet e vogla që guxojnë të sjellin diçka ndryshe shpeshherë ndeshen me vështirësi për t’u vlerësuar drejt.
Ai thekson se Shqipëria këtë vit, përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike”, solli një pamje të re, moderne dhe autentike të vendit. “Shkodra foli me zë të lirë, solli një Shqipëri tjetër, moderne, elektrike, me identitet”, shkruan Luiz, duke shtuar se “s’ka pikë që na e ul vlerën”.
Në fund, artisti përmbyll me një mesazh ku thekson se muzika nuk mund të matet me kalkulime politike: “Muzika është ndjenjë, dhe kjo ndjenjë nuk futet dot në kalkulime politike.”
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhvilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. […]