Konkursi i Këngës në Eurovision i këtij viti ka mbaruar, por tensionet politike, dyshimet për votimin dhe qëndrimet e ndryshme e përndjekin konkursin evropian të këngës.
Kryeministri spanjoll ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Festivali i Këngës në Eurovision për shkak të veprimeve të tij ushtarake në Gaza.
Pedro Sánchez vuri në dukje se Rusia është ndaluar nga konkursi që nga viti 2022 pas pushtimit të Ukrainës dhe tha se nuk duhet të ketë “standarde të dyfishta”.
Izraeli doli i dyti në finalen e madhe të konkursit në Zvicër të shtunën, por kryesoi votimin e publikut – me shikuesit spanjollë që i dhanë Izraelit maksimumin prej 12 pikësh.
Ministri izraelit për çështjet e diasporës, Amichai Chikli, e talli Sanchezin me një postim në rrjetet sociale ku tha se votimi kishte qenë një “shuplakë në fytyrë” për kryeministrin spanjoll, “gjë që e kemi dëgjuar këtu në Jerusalem”.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Madrid, Sánchez tha: “Askush nuk ishte i zemëruar kur filloi pushtimi rus i Ukrainës tre vjet më parë dhe [Rusia] u detyrua të largohej nga garat ndërkombëtare dhe nuk mundi të merrte pjesë, siç e pamë sapo, në Eurovision.”
“Prandaj, as Izraeli nuk duhet ta bëjë këtë, sepse ajo që nuk mund të lejojmë janë standardet e dyfishta në kulturë.”
Izraeli u rendit i dyti në Eurovision 2025 ku u përfaqësua nga Yuval Raphael dhe kënga e saj “New Day Will Rise”.
TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u përfaqësua nga grupi ‘Shkodra Elektronike’ që interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi me një postim në rrjetet sociale, në të cilin u shpreh se “Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, duke u votuar si një nga performancat më të preferuara të këtij Eurovisioni”.
“Beatriçe dhe Kolë sollën në skenë jo vetëm muzikë, por një valë të pastër emocionesh që preku zemrat e miliona shikuesve duke e ngritur artin shqiptar në nivelet më të larta! Për ne, ata janë fituesit sepse nderuan Shqipërinë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, me dinjitet, pasion dhe klas! Bravo! Krenohemi me ju”, u shpreh Gonxhja.
Austria u shpall fituese e Eurovision 2025, ndërsa Shqipëria u rendit e 8-ta me 218 pikë, nga të cilat 173 pikë erdhën nga publiku.
Nga pjesëmarrja e Shkodra Elektronike me këngën Zjerm në Eurovision 2025
Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij kompeticioni është më shumë pasojë e lojërave politike dhe aleancave mes shteteve sesa e vlerësimit real të performancave muzikore.
“Ajo që pashë në Eurovision ishte e njëjta histori e vjetër… pikë që shpërndahen sipas pasaportës, jo sipas performancës”, shkruan ai, duke nënvizuar se vendet e vogla që guxojnë të sjellin diçka ndryshe shpeshherë ndeshen me vështirësi për t’u vlerësuar drejt.
Ai thekson se Shqipëria këtë vit, përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike”, solli një pamje të re, moderne dhe autentike të vendit. “Shkodra foli me zë të lirë, solli një Shqipëri tjetër, moderne, elektrike, me identitet”, shkruan Luiz, duke shtuar se “s’ka pikë që na e ul vlerën”.
Në fund, artisti përmbyll me një mesazh ku thekson se muzika nuk mund të matet me kalkulime politike: “Muzika është ndjenjë, dhe kjo ndjenjë nuk futet dot në kalkulime politike.”
TIRANË, 17 maj/ATSH/ Gara më e rëndësishme e këngës evropiane, Eurovision 2025 u fitua nga Austria me 436 pikë pas votimit të jurisë profesionale dhe asaj popullore.
Austria u përfaqësua në Eurovision Song Contest 2025 me këngën “Wasted Love”, shkruar nga Johannes Pietsch, Teodora Špirić dhe Thomas Thurner, dhe interpretuar nga vetë Pietsch (vetëm 23-vjeçar) me emrin e tij artistik JJ.
Kjo është fitorja e 3-të e Austrisë në Eurosong.
Grupi shqiptar Shkodra Elektronike u rendit i teti me 218 pikë në edicionin e 69-të të Eurovision Song Contest 2025, në Bazel. Të larta ishin pritshmëritë për këngën shqiptare “Zjerm”, duke qenë se pati vlerësime të shumta si online ashtu edhe nga medie të ndryshme evropiane e më gjerë. Nga 37 vende pjesëmarrëse në këtë garë të këngës evropiane, Shqipëria ka marrë pikët më të larta nga juria profesionale e Francës (12 pikë) dhe po ashtu edhe juria profesionale shqiptare votoi maksimalisht këngëtaren franceze. “Zjerm” mori 173 pikë nga vota e publikut.
Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut evropian. Kënga “Zjerm” ishte një krijim i shkruar dhe interpretuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dy muzikantë shqiptarë të cilët kanë emigruar në Itali. Tek “Zjerm”, ata kanë bërë bashkë elemente të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare. Ndër vite, Shkodra Elektronike ka performuar në disa festivale të mëdha nëpër Evropë, duke përfshirë Paléo Festival (Gjenevë), Festivalin EXIT (Novi Sad), Festivalin MOST (Veszprém), Konferencën e Muzikës Pin (Sofje) dhe SoAlive (Vjenë).
Dyshja aktualisht është duke prodhuar albumin e tyre debutues, i cili do të përfshijë disa veçori prestigjioze. Të regjistruar tashmë për t’u paraqitur në të janë Kori Iso-Polifonik Shqiptar (një trashëgimi kulturore e UNESCO-s), Redi Hasa dhe Roy Paci.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të grupit “Shkodra Elektronike” përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, e cila ka shanse të larta për të arritur një rezultat të suksesshëm. Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë […]
Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të 69-të të Festivalit të Europian të Këngës! Njëzet e gjashtë vende do të ngjiten në skenën e St. Jakobshalle në Bazel, ku çdo konkurrent shpreson të fitojë trofeun e lakmuar. Por, çfarë parashikojnë bastet më të fundit? Suedia vazhdon të mbajë një epërsi […]
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të grupit “Shkodra Elektronike” përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, e cila ka shanse të larta për të arritur një rezultat të suksesshëm.
Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.
Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë. Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t’i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.
Ngjizja e “Shkodra Elektronike”
Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. “Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane “Turtulleshë” bëri që para se t’ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.
“Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve ’90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan “Shkodra Elektronike”.
Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.
“Njerz’t e mirë e njerz’t pa emër, kërcejnë valle n’shpirt” – është një nga vargjet e “Zjerm”.
“Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.
“Emigrantë të viteve ‘90”
Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. “Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.
Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. “Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith’. Shkova për t’i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.
Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjaftueshëm që të harrojë gjithçka.
Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. “Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.
“Muzikantë klasi”
“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.
Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi “Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.
“Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.
Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016./DW/ KultPlus.com
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të grupit “Shkodra Elektronike” përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, e cila ka shanse të larta për të arritur një rezultat të suksesshëm. Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.
Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë. Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t’i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.
Ngjizja e “Shkodra Elektronike”
Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. “Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane “Turtulleshë” bëri që para se t’ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.
“Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve ’90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan “Shkodra Elektronike”.
Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.
“Njerz’t e mirë e njerz’t pa emër, kërcejnë valle n’shpirt” – është një nga vargjet e “Zjerm”.
“Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.
“Emigrantë të viteve ‘90”
Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. “Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.
Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. “Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith’. Shkova për t’i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.
Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.
Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. “Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.
“Muzikantë klasi”
“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.
Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi “Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.
Beatriçe Gjergji
“Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.
Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016./DW
Izraeli u kualifikua për finalen e Eurovizionit, disa orë pas protestave që shoqëruan provat gjenerale të përfaqësueses së këtij shteti. Yuval Raphael, 24 vjeçe, po performonte këngën e saj kur gjashtë persona me bilbilë dhe flamuj të mëdhenj palestinezë penguan aktin e saj. Sipas rregullave të arenës ku zhvillohet shfaqja, të gjithë flamujt janë të lejuar, por ka kufizime lidhur me përmasat. Televizioni zviceran SRG SSR, që po organizon eventin, bëri të ditur se pjesëtarët e audiencës u shoqëruan menjëherë jashtë arenës St Jakobshalle.
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovizion ka qenë burim polemikash të mëdha, teksa ushtria e vet ka intensifikuar bombardimet në Gaza dhe vijon të bllokojë hyrjen e ndihmave dhe furnizimeve të tjera humanitare. Artistja 24-vjeçare është e mbijetuar e sulmeve të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, në festivalin muzikor Supernova. Incidenti, megjithatë, nuk e pengoi performancën e Raphael, e cila është mes favoriteve për të fituar kompeticionin, sipas kompanive të basteve.
Dhjetë shtete u kualifikuan për të shtunën në gjysmëfinalen e dytë, përfshirë Greqinë, Danimarkën, Luksemburgun dhe Maltën. U skualifikuan nga gara Serbia, Mali i Zi dhe Australia, performanca e të cilës ishte pritur mirë para festivalit. Finalja e Eurovizionit do të mbahet më 17 maj në Bazel, ku do të performojnë 26 shtete, përfshirë Shqipërinë, e kualifikuar në gjysmëfinalen e parë. Përfaqësuesit tanë, Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila është vlerësuar gjerësisht nga publiku, do të garojnë të fundit në radhë, ndërsa Norvegjia do të çelë spektaklin.
Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2025 do të mbahet këtë të shtunë në Basel të Zvicrës dhe tashmë renditja zyrtare e performancave është bërë publike.
Norvegjia do të hapë natën me Kyle Alessandro dhe këngën “Lighter”, ndërsa
Shqipëria do të mbyllë spektaklin me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike – një vend performimi që shpesh shihet si strategjik për të lënë një përshtypje të fundit të fuqishme.
Në mesin e konkurrentëve, vëmendja është e madhe për dy nga favoritët kryesorë:
Suedia me Marcus & Martinus dhe këngën “Unforgettable” performon në pozicionin 23 – vetëm tre vende para fundit.
Austria, një tjetër pretendent serioz, ngjitet në skenë në vendin e nëntë me Kaleen dhe “We Will Rave”.
Me 26 vende në garë, përfshirë edhe “Big Five” dhe nikoqirin Zvicrën, nata finale pritet të sjellë një betejë të fortë muzikore dhe emocione të shumta.
Renditja e plotë e performancave është si më poshtë:
1. Norway | Kyle Alessandro – Lighter
2. Luxembourg | Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
3. Estonia | Tommy Cash – Espresso Macchiato
4. Israel | Yuval Raphael – New Day Will Rise
5. Lithuania | Katarsis – Tavo Akys
6. Spain | Melody – ESA DIVA
7. Ukraine | Ziferblat – Bird of Pray
8. United Kingdom | Remember Monday – What The Hell Just Happened?
9. Austria | JJ – Wasted Love
10. Iceland | VÆB – RÓA
11. Latvia | Tautumeitas – Bur Man Laimi
12. Netherlands | Claude – C’est La Vie
13. Finland | Erika Vikman – ICH KOMME
14. Italy | Lucio Corsi | Volevo Essere Un Duro
15. Poland | Justyna Steczkowska – GAJA
16. Germany | Abor & Tynna – Baller
17. Greece | Klavdia – Asteromáta
18. Armenia | PARG – SURVIVOR
19. Switzerland | Zoë Më – Voyage
20. Malta | Miriana Conte – SERVING
21. Portugal | NAPA – Deslocado
22. Denmark | Sissal – Hallucination
23. Sweden | KAJ – Bara Bada Bastu
24. France | Louane – maman
25. San Marino | Gabry Ponte – Tutta L’Italia
26. Albania | Shkodra Elektronike – Zjerm
Me natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2025, janë kualifikuar edhe 10 këngët e fundit për finalen e madhe të këtij edicioni që do të mbahet të shtunën, më 17 maj, duke plotësuar kështu listën e plotë të 26 kënkëve pjesëmarrëse në finale.
Mes 16 artistëve që konkurruan mbrëmjen e djeshme, janë përzgjedhur:
1. Lituania
2. Izraeli
3. Armenia
4. Danimarka
5. Austria
6. Luksemburgu
7. Finlanda
8. Letonia
9. Malta
10. Greqia
Gjysmëfinalja e dytë vendosi për 10 këngët e fundit kualifikuese. Edhe këtë natë të dytë, prezantuese të Eurovision ishin Hazel Brugger dhe Sandra Studer.
Michelle Hunziker do t’u bashkohet dy të parave të shtunën në natën finale.
Në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2025, e cila u mbajt më 15 maj në Bazel të Zvicrës, dhjetë shtete siguruan kualifikimin për në finalen e madhe.
Mes performancave energjike dhe emocioneve të mëdha, në finale kaluan Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.
Këto shtete do t’i bashkohen finalistëve të gjysmëfinales së parë, e cila u zhvillua më 13 maj dhe ku u kualifikuan Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Finalja e madhe e Eurovision 2025 do të mbahet më 17 maj në qytetin e Bazelit, ku pjesëmarrësit do të konkurrojnë për trofeun, së bashku me pesë vendet e “Big 5” – Spanjën, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë – si dhe Zvicrën, vendin mikpritës të këtij viti./KultPlus.com
Një paraqitje eklatante e këngëtares Beatriçe e “Shkodra Elektronike” në “Eurovision 2025” me këngën “Zjerrm”. Ajo çon atje jo vetëm zërin e veten, por dhe historinë e traditën e vendit të vet si një indentitet i përkryer e në një harmoni të shpirtit dhe trupit. Kostumi i parë konceptuar sipas saj si një “Odë e gjyshes”, duhet parë si një “Ode për trashëgiminë” ku janë mbledhur detaje shenjuese të kujtesës individuale e kolektive (puskulet, msyshet, peshtahu, qylymi etj). Ai ka një dukje më statike e më të rëndë, por më shprehës i identitetit të këngës dhe këngëtares. I dyti (i skenës) konceptohet dinamik për lëvizje dhe më i lehtë e në funksion të artistit ku ndërliken në harmoni struktura e veshjes, simbolikës dhe trupit anatomik në përshtatje me gjestet gjatë performimit.
Beatriçja jonë me të kuqe zjarri, ashtu si gruaja e veshur me të kuqe në historinë e artit që shoqëroi Danten në udhëtimin e tij nga bota njerëzore në atë hyjnore, duke i zbuluar bukurinë dhe dritën e dashurisë, shndërrohet në performancën e sotme në një shkëndijë drite. Energjia që transmeton artistja tek rreket të joshë e të tërheqë në këtë udhëtim në kërkim të një bote të mirë e të pastër, partnerin skenik me setrën e errët skolastike, plotësohet me pamjen e jashtme të një fustani shkëlqyes. Veshja që përkon organikisht me këngën e jo vetëm trupin të jep idenë që ata duan të përcjellin tek thonë se zjarri vjen nga lashtësia dhe “ka një rëndësi të thellë simbolike përgjatë kulturave dhe historisë” dhe e lashta bashkjeton me modernen që prezantohet sot.
Metamorfoza e paraqitjes së Beatriçes si person, nga lëkura e trupit në lëkurën e veshjes me shtresë të parë, të dytë e të tretë tek interpretuesi, shënon një nga kushtet e para të nisjes së këtij udhëtimi skenik dhe komunikimi me skenën e publikun. Marrëdhënia trup-veshje shkon deri në atë gradë sa bëhet shenjë e trupit simbolik. Teknika e zbatuar në ekzekutimin e veshjes nga stilistja (që në këtë rast është e ëma e artistes) për të respektuar anatominë e trupit duke i dhënë liri gjymtyrëve në lëvizjet vallëzuese, shoqërohen me lojën iluzore të organcave dhe trillimin e flakëve të zjarrit. Kjo flakë zjarri që digjet e vërtitet në skenë në çdo lëvizje të zhdërvjellët trupi e tregon sa vlerë ka për paraqitjen skenike studimi i trupit të interpretuesit, i tekstit të interpretuar, i mesazhit e simbolikës përmbajtësore dhe ngjarjes që duhet të përfaqësojë artisti për veten, për realizuesit, për shikuesit dhe për vendin që përfaqëson në një ngjarje të këtij niveli. Trupi i saj është vetë kostumi, pasi ai kontribuon në përforcimin e iluzionit tek spektatori dhe në motivimin e interpretuesit për të kuptuar dhe transmetuar më bindshëm peshën e rolit të tij në skenë.
Loja figurative me dy struktura ku njëra është thjesht një lëkurë, e tjetra me pala e draperi e shpie në një shkallë tjetër paraqitjen skenike. Në antikitet palat (e imëta a të gjera) vendosnin një marrëdhënie të caktuar me trupin, duke zbuluar a mbuluar pjesë të tij, ndërsa në traditë kanë vazhduar të aplikuara në fustanella, korete, bohçe etj. Këtu palat e dendura mbështjellin, fshehin e zbulojnë pjesërisht format trupore me një pëlhurë elastike nëpër të cilën kalojnë disa vizatime e qëndisma për të cilat autorja e saj rrëfen se i referohet Rozafës. Të dukshme apo jo, ato vija të qëndisura gjatësore a të lakuara në forma të kërkuara estetike përshkojnë si kapilarë gjaku a zjarri trupin të përfshirë në gjuhë flakësh. Kjo dukje e bind shikuesin në përcjelljen e emocionit artistik kur kalon nga transparenca e pëlhurës, tek gjysmëtransparenca e mbulimi i plotë realizuar shkallë-shkallë në tekstura të larmishme. Stilistja me mençuri, nuk përpiqet të krijojë një veshje sipas modës, as të korrigjojë (panevojshëm) siluetën e një vajze të re, por me forma të kursyera në dukje evidenton trupin në përshtatje me moshën, karakterin dhe lojës skenike e gjesteve artistike.
“Eurovizion Song Contest” është një nga ngjarjet më të ndjekura në Evropë dhe në botë. Shqipëria ka qenë pjesë e këtij eventi që prej vitit 2004 dhe deri më sot, ka marrë pjesë në 21 edicionet e Eurovizionit, shkruan KultPlus.
Historia e Shqipërisë në Eurovizion filloi me vështirësi në vitin 2004, kur Anjeza Shahini paraqiti këngën “The Image of You” dhe arriti të ngjitet në vendin e 7-të në këtë garë të madhe e çka u konsiderua sukses mjaft i madh.
Në vitin 2005, Shqipërinë e përfaqësoi Ledina Celo me këngën “Tomorrow I Go”.
Shqipëria kthehet në Eurovizion në vitin 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë” e interpretuar nga Luiz Ejlli.
Viti 2007 dërgoi këngën “Hear My Plea” nga Frederik Ndoci si përfaqësues në Eurovision e që arriti deri në semi-finale.
Në vitin 2008, Shqipëria paraqiti këngën “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka. Kjo këngë zuri vendin e 17-të në këtë garë.
Viti 2009 ishte edhe një vit i suksesshëm për Shqipërinë në Eurovizion, pasi kënga “Carry Me In Your Dreams” nga Kejsi Tola arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 17-të.
Në vitin 2023, Shqipëria u përfaqësua nga Albina & Familja Kelmendi” me këngën “Duje”. Ndonëse kënga ‘Duje’ arriti të kualifikohet për në finale, ajo u rëndit e 22-ta me 76 pikë.
Shqipëria mori pjesë në Eurovision Song Contest 2024 në Malmö, Suedi, me “Zemrën n’dorë” interpretuar nga Besa Kokëdhima. Pavarësisht performancës së saj të mirë, ajo nuk arriti të hyjë në dhjetëshen e parë të finalistëve.
Në vitin 2012, Rona Nishliu paraqiti këngën “Suus” dhe arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 5-të, e cila mbetet pjesa më e lartë që Shqipëria ka arritur në Eurovizion deri më sot.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka paraqitur këngë me ngjyra moderne dhe të ndryshme. Megjithatë, këto 21 vite të pranisë së Shqipërisë në Eurovizion kanë qenë një mundësi për të prezantuar kulturën dhe muzikën shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Për konkursin e vitit 2025 në Bazel të Zvicrës, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila fitoi Festivalin e Këngës 63. Dyshja, e përbërë nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, sjell në skenë një përzierje unike të muzikës elektronike dhe tingujve tradicionalë shqiptarë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2025, ‘Shkodra Elektronike’, dje ka kaluar me sukses në finalen e këtij festivali, teksa është zhvilluar gjysmëfinalja e parë.
Dyshja ka realizuar një tur promovues në disa qytete evropiane, përfshirë Berlinin, Selanikun, Marsejën, Oslon, Amsterdam, Mançesterin, Londrën dhe Madridin, për të prezantuar këngën “Zjerm” para publikut ndërkombëtar./ KultPlus.com
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025. Mediat norvegjeze raportuan se shumë qytetarë që votuan për Kroacinë (numri 14) morën një mesazh ku falënderoheshin për votën për… Izraelin!
“Faleminderit që votuat për Izraelin! Mund të votoni deri në 20 herë…”, thuhej në mesazhin e kthimit.
Ironikisht, Izraeli nuk ishte pjesë e kësaj gjysmëfinaleje – do të performojë të enjten në të dytën.
EBU sqaroi më vonë se gabimi ishte vetëm në mesazhin informues, ndërsa votat për Kroacinë janë regjistruar saktë dhe nuk ka pasur ndikim në rezultatet finale.
Gjithsesi, ky incident ndezi dyshime dhe reagime të shumta në rrjete sociale.
Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës. Grupi Shkodra Elektronike, përfaqësuesit e Shqipërisë, arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen e madhe me performancën e tyre energjike dhe të veçantë të këngës “Zjerm” gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur sonte.
Me një skenografi elektrizuese dhe një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar më tej.
Kjo shënon një sukses të madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke konfirmuar edhe një herë se muzika shqipe ka potencial të konkurrojë denjësisht në skena të mëdha si Eurovision.Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti.
Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike dhe arriti të sigurojë një vend të artë në finalen e madhe.
Pas performancës që i dha ngjyra, zjarr e beat natës së parë gjysmëfinale, emocionet nuk munguan as për ata që dikur e kanë përjetuar këtë skenë.
Luiz Ejlli, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006 me “Zjarr e Ftohtë”, ka reaguar përmes një story-je pas kualifikimit, duke treguar se e kupton më shumë se kushdo emocionin që po përjeton grupi sot.
Finalja e madhe pritet të mbahet këtë fundjavë, dhe ne mezi presim të shohim sa zjarr do shpërthejë Shkodra Elektronike në natën finale!
TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke shkuar se “Zjerm” në finalen e 17 Majit në Eurovision. Shndrit, shndrit, shndrit”, shkruan Rama.
10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.
TIRANË, 13 maj /ATSH/ “Shkodra Elektronike” me këngën e tyre “Zjerm”, përformuan sot të dymbëdhjetët në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se “Shkodra Elektronike ngjitet në skenën e madhe të Eurovisionit, duke sjellë ritmin, shpirtin dhe energjinë e Shqipërisë”.
Rama bëri thirrje që të votohet Nr.12 për ta çuar Shqipërinë në finalen e 17 Majit.