❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri nĂ« zonĂ«n e minuar ‘Piramida 12’ nĂ« kufi me GreqinĂ«, prefektura e Korçës: Terreni i vĂ«shtirĂ«

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë pasditen e djeshme në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë.Prefektura e qarkut Korçë bën me dije se në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.

Ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.

“Deri mĂ« tani, zjarri nuk ka hyrĂ« nĂ« Parkun Natyror tĂ« GĂ«rmenjit. ËshtĂ« realizuar çdo komunikim i nevojshĂ«m me AKMC dhe me palĂ«n greke, pĂ«r tĂ« mobilizuar strukturat pĂ«rgjegjĂ«se nga tĂ« dyja anĂ«t, tĂ« cilat mbeten nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« e nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r koordinimin e veprimeve nĂ« terren.”, njofton prefektura.

The post Zjarri nĂ« zonĂ«n e minuar ‘Piramida 12’ nĂ« kufi me GreqinĂ«, prefektura e Korçës: Terreni i vĂ«shtirĂ« first appeared on JavaNews.al.

Digjet “Syri i KaltĂ«r”, flakĂ«t nĂ« parkun natyror vijojnĂ«, evakuohen 500 turistĂ«

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të ulët. Mëngjesin e sotëm, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

PĂ«r shkak tĂ« rrezikut tĂ« madh, autoritetet kanĂ« evakuuar mbi 500 turistĂ« nga parku natyror, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«rkohĂ«sisht qarkullimi nĂ« segmentin Muzinë–SarandĂ«, pasi flakĂ«t kanĂ« mbĂ«rritur deri nĂ« rrugĂ«. SituatĂ« problematike raportohet edhe nĂ« rrugĂ«n Bistricë–MuzinĂ«.

Ndërkohë, në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është neutralizuar gjatë natës, ndërsa në bashkinë Finiq situata mbetet alarmante dhe në fshatin Leshnicë e Poshtme, disa banesa janë shkrumbuar nga zjarri.

Prej ditësh flakët po përhapen nga një fshat në tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një tjetër vatër e madhe u regjistrua pasditen e djeshme në Poliçan të Beratit, ku zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha pyjore në zonat malore dhe po i afrohej me shpejtësi banesave.

Ministria e Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të të gjitha bashkive të vendit janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me forcat zjarrfikëse për të menaxhuar zjarret në territor.

The post Digjet “Syri i KaltĂ«r”, flakĂ«t nĂ« parkun natyror vijojnĂ«, evakuohen 500 turistĂ« first appeared on JavaNews.al.

Georgina drejt altarit, Cristiano Ronaldo i dhuron unazën që vlen 5 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo do tĂ« martohet. Gruaja e tij e ardhshme, Georgina Rodriguez, e njoftoi kĂ«tĂ« nĂ« njĂ« postim nĂ« Instagram. “Po, po. NĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« dhe nĂ« tĂ« gjitha jetĂ«t e mia”, shkroi partnerja e CR7, duke postuar njĂ« foto tĂ« dorĂ«s sĂ« saj me unazĂ«n e fejesĂ«s.

Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, nëpërmjet nënës surrogate. Në nëntor 2017, vetë Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina dhe më 18 prill 2022, ajo lindi binjakë; djali, Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi.

Përveç lajmit për martesën, vëmendjen e tërhoqi unaza që Ronaldo i dhuroi bashkëshortes. Sipas ekspertëve, ajo vlen deri në 5 milionë dollarë.

Tobias Kormind, drejtori i menaxhimeve nĂ« ’77 Diamonds’ nĂ« LondĂ«r, beson se aksesori verbues i Rodriguez vlen afĂ«rsisht 35 karat dhe kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m guri oval nĂ« qendĂ«r. Ai beson se zbukurimi masiv Ă«shtĂ« i rrethuar nga gurĂ« anĂ«sorĂ« ovalĂ« tĂ« vendosur nĂ« platin, tĂ« cilĂ«t ai vlerĂ«son se janĂ« rreth njĂ« karat secili, duke e vendosur unazĂ«n nĂ« njĂ« vlerĂ« tĂ« kĂ«ndshme prej 37 karatĂ«sh.

Madhësia e unazës, për Kormind, renditet lart krahas diamantit të famshëm Taylor-Burton, një gur në formë dardhe 69.42 karatësh që iu dhurua Elizabeth Taylor nga Richard Burton, i cili thuhet se e bleu atë nga Cartier. Kormind beson se unaza e Rodriguez ka një çmim prej 5 milionë dollarësh.

The post Georgina drejt altarit, Cristiano Ronaldo i dhuron unazën që vlen 5 milionë dollarë first appeared on JavaNews.al.

Vritet me armë zjarri një person në Kosovë, shpallet në kërkim autori 

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

“Sot rreth orĂ«s 22:00, Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r gjuajtje me armĂ« zjarri, nĂ« Hajvali, ku Ă«shtĂ« vrarĂ« njĂ« person. Vdekja e viktimĂ«s mashkull Ă«shtĂ« konstatuar nga ekipi mjekĂ«sor nĂ« QKUK. Policia ka nisĂ« njĂ« hetim pĂ«r zbardhjen e rastit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« personit tĂ« dyshuar i cili tashmĂ« Ă«shtĂ« identifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“NĂ« QKUK ka ardhur i vdekur me plagĂ« nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Telegrafi/

The post Vritet me armë zjarri një person në Kosovë, shpallet në kërkim autori  first appeared on JavaNews.al.

Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë më serioze sesa ato që po trajton aktualisht.

“SPAK u bĂ« pĂ«r tĂ« goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorĂ«t e brekĂ«ve e fustaneve tĂ« grave. U bĂ« pĂ«r celulat, jo pĂ«r celularĂ«t
”, shkruan Manjani, duke shtuar se lista e qĂ«llimeve tĂ« nisjes sĂ« SPAK ishte shumĂ« mĂ« e gjerĂ«.
“E pĂ«r sa gjĂ«ra tĂ« tjera u bĂ«, qĂ« u bĂ«ftĂ« lĂ«msh bashkĂ« me ne
 Nejse, pushime tĂ« mbara dhe kujdes vapĂ«n!” – e mbyll Manjani postimin e tij.

The post Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve
 first appeared on JavaNews.al.

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Çmimet mĂ« tĂ« larta dhe fluksi i turistĂ«ve po rrit me shpejtĂ«si qarkullimin e tĂ« ardhurave nĂ« bizneset e shĂ«rbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.

Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.

Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.

Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.

Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.

Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.

TĂ« dhĂ«na tĂ« tĂ«rthorta pĂ«r rritje e numrit tĂ« vizitorĂ«ve dhe çmimeve garantojnĂ« se qarkullimi nĂ« kĂ«to biznese ka pĂ«suar rritje edhe nĂ« vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve nĂ« vendin tonĂ« janĂ« ende mĂ« tĂ« lira se nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore. Kuzhina shqiptare me njĂ« miks recetash mesdhetare dhe vendase Ă«shtĂ« njĂ« atraksion qĂ« po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« turistĂ«.

Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.

Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./Monitor

The post Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023 first appeared on JavaNews.al.

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të ketë kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe nga kantieri i Rilindjes sĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« Arteve tĂ« Bukura, ku dita-ditĂ«s po merr formĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« e re arti, qĂ« do t’i shtojĂ« kryeqytetit hapĂ«sira tĂ« zgjeruara pĂ«r ekspozita, kushte tĂ« avancuara pĂ«r ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka pĂ«r tĂ« mirĂ«pritur vizitorĂ«, kuratorĂ« dhe artistĂ« nga vendi dhe bota, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkroi Rama nĂ« Facebook.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

The post Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave first appeared on JavaNews.al.

Zjarret nĂ« vend/ VijojnĂ« flakĂ«t nĂ« ‘Syrin e KaltĂ«r’ nĂ« SarandĂ«, situatĂ« kritike nĂ« Xath tĂ« FushĂ« ArrĂ«zit

Shqipëria është prekur nga zjarret në disa zona të vendit nga veriu në jug.

Zjarri që ra në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku pasditen e djeshme mori përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët. Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.

Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët gjigande zbritën deri në rrugë. Problematike u paraqit situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë.

Zjarri mbetet aktiv edhe prane fshatit Pecë, në perëndim të Syrit të Kaltër, ndërsa janë fikur gjatë natës vatrat në fshatrat Ninat dhe Janjar, bashkia Konispol.

NdĂ«rkohĂ«, shqetĂ«sim vazhdon tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« edhe vatra e zjarrit nĂ« Xath tĂ« FushĂ« ArrĂ«zit qĂ« ra ditĂ«n e djeshme. BanorĂ«t nĂ« Xath dhe Flet vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« evakuuar. Rreth 35 hektarĂ« pyje janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t, ndĂ«rkohĂ« qĂ« pritet ndĂ«rhyrja nga ajri. Tymi i dendur ka ‘mbuluar’ qytetin e PukĂ«s, 40 km larg vatrĂ«s sĂ« zjarrit.

Situata e rëndë ishte edhe në Finiq, ku prej disa ditësh flakët po kalojnë nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Edhe në Poliçan të Beratit zjarri mori përmasa të mëdha në mal.

The post Zjarret nĂ« vend/ VijojnĂ« flakĂ«t nĂ« ‘Syrin e KaltĂ«r’ nĂ« SarandĂ«, situatĂ« kritike nĂ« Xath tĂ« FushĂ« ArrĂ«zit first appeared on JavaNews.al.

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – verilindje me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, ndĂ«rsa nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare hera-herĂ«s do tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 8-12m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti për sot first appeared on JavaNews.al.

374,8 milionĂ« lekĂ« pĂ«r tĂ« transformuar hyrjen Shirokë–ShkodĂ«r, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Shirokën.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe estetike të zonës, duke e shndërruar atë në një qendër të re turistike të veriut të Shqipërisë. Ndërhyrja do të përfshijë një sërë objektivash të rëndësishëm, mes të cilëve urbanizimi i zonës, ndërtimi i pedonales buzë lumit, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

Po ashtu, plani parashikon krijimin e shtigjeve që lidhin lumin e Bunës me malin e Taraboshit, si dhe ndërtimin e një shkallareje që do të mundësojë ngjitjen drejt majës së malit.

Në fund të kësaj shkallareje, vizitorët do të mund të shijojnë një pamje panoramike të mrekullueshme nga një ballkon që do të ndërtohet.

Ky projekt ka gjithashtu për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të zonës.

Në hyrje të Liqenit të Shkodrës, zona e sheshit rekreativ do të shndërrohet në një pikë të rëndësishme për turistët dhe banorët, me një pergola metalike që do të kujtojë historinë e thertores së dikurshme të qytetit.

Ky shesh do të jetë i përshtatshëm për fluksin e besimtarëve që vizitojnë xhaminë lokale, ndërkohë që zona do të ofrojë mundësi për pushim dhe argëtim.

Sipas autoriteteve, ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar turizmin në këtë pjesë të Shqipërisë, duke ofruar një përvojë unike që lidh natyrën, historinë dhe kulturën e Shkodrës.

Fondi limit për realizimin e projektit është 374,8 milionë lekë, dhe financimi është parashikuar për periudhën 2025-2027.

Afati për dorëzimin e ofertave për këtë projekt është 27 gushti, në orën 11:00, dhe pritet që puna të përfundojë brenda një periudhe 8-mujore.

Me realizimin e këtij projekti, Shkodra do të konsolidojë pozitat e saj si një destinacion turistik i rëndësishëm, duke ofruar vizitorëve mundësinë për të eksploruar bukuritë natyrore dhe historike të qytetit dhe zonave përreth.

Plaza e hyrjes në Liqenin e Shkodrës

Hapësira përballë urës së këmbësorëve mbi lumin Buna do të shndërrohet në një shesh rekreativ. Xhamia do të rrethohet me një hapësirë pedonale, e cila do të jetë e përshtatshme për të përballuar fluksin e besimtarëve gjatë shërbesave. Pjesa verilindore e sheshit do të përmbajë një pergolë metalike, e cila do të shërbejë si një monument në kujtesë të thertores së dikurshme të qytetit, që ndodhej në këtë zonë. Brenda pergolës do të krijohet një hapësirë për pushim, e pajisur me një bar kafe.

Parku i hyrjes për në malin e Taraboshit

Mali i Taraboshit ka një lidhje të ngushtë me historinë e qytetit të Shkodrës. Një nga objektivat kryesore është rikthimi i vëmendjes tek ky mal historik. Projekti parashikon lidhjen e malit me lumin e Bunës përmes një shkallareje zig-zag. Në fund të shkallares, do të ndërtohet një ballkon panoramik, që do të ofrojë vizitorëve një pamje të plotë të zonës.

Ballina ujore

Ballina ujore është zona e vendosur përgjatë lumit Buna dhe ka një rëndësi strategjike të madhe. Ajo do të shndërrohet në një atraksion turistik ikonik dhe do të kontribuojë në promovimin e imazhit të Shkodrës si një kryeqytet modern dhe kulturor me një histori të pasur, lidhur ngushtësisht me qytetin dhe kalanë e Rozafës.

Rruga automobilistike

Projekti përfshin edhe ndërhyrje në rrugën automobilistike që lidh Shkodrën me Shirokën. Historikisht, Shiroka është konsideruar një lagje e Shkodrës, dhe kjo rrugë ka qenë nyja lidhëse e lagjes matanë liqenit. Konceptimi i rrugës është bërë në përputhje me parametrat e rrugëve urbane, e pajisur me dy korsi për automjete, trotuare dhe korsi të dedikuara për biçikleta. Ky aks do të marrë një pamje të re dhe më moderne.

The post 374,8 milionĂ« lekĂ« pĂ«r tĂ« transformuar hyrjen Shirokë–ShkodĂ«r, FSZH hap tenderin first appeared on JavaNews.al.

“McGonigal”/ Berisha: Opozita do tĂ« ngrejĂ« komision hetimor pĂ«r tĂ« verifikuar lidhjet me RamĂ«n

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet pĂ«r dosjen e konsideruar si “McGonigal”.

Këtë të hënë, nga selia blu, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton këtë dosje, duke mbrojtur, sipas tij, Edi Ramën, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.

“Jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« denoncuar publikisht, Altin Troplinin, pĂ«r heshtjen dhe mburojĂ«n e tij, mbrojtjen e tij, tĂ« Edi RamĂ«s, Agron NezĂ«s dhe Dorian DuçkĂ«s, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, njĂ« armik i egĂ«r i presidentit aktual Donald Trump. NjĂ« nga njerĂ«zit mĂ« kryesorĂ« nĂ« aferĂ«n e dosjes sĂ« mashtrimit tĂ« madh rus, i njohur pĂ«r kĂ«to botĂ«risht, pĂ«r tĂ« cilin 2 javĂ« mĂ« parĂ« FBI rihapi dosjen, edhe njĂ«herĂ«, konkretisht, pĂ«r McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi RamĂ«s, iu dĂ«rguan dĂ«shmitarĂ« nĂ« Nju Jork pĂ«r tĂ« kryer misionin e tij kundĂ«r opozitĂ«s. Paçka se, McGonigal urdhĂ«roi RamĂ«n tĂ« heqĂ« licenca tĂ« njĂ« kompanie ruse, pĂ«r t’ia dhĂ«nĂ« njĂ« kompanie tjetĂ«r ruse, tĂ« lidhur  me DeripaskĂ«n. Paçka se, famĂ«ziu McGonigal vendosi gjoba tĂ« tmerrshme, njĂ« gjer nĂ« 5 milionĂ« euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim”.

Për të hetuar këtë dosje, Sali Berisha tha se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të investiguar veprimtarinë e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama.

“E garantoj Altin Troplinin se, do tĂ« jetĂ« opozita qĂ« do tĂ« hetojĂ« RamĂ«n, McGonigalin dhe Altin Troplinin, sĂ« bashku, tĂ« lidhur ngushtĂ« nĂ« njĂ« krim tĂ« shĂ«mtuar. Opozita do krijojĂ« komisionin hetimor parlamentar dhe do u dĂ«shmojĂ« shqiptarĂ«ve veprimtarinĂ« kriminale, Rama-McGonigal nĂ« ShqipĂ«ri, do pĂ«rpiqemi tĂ« hetojmĂ« edhe me KosovĂ«n, se kjo veprimtari Ă«shtĂ« shtrirĂ« dhe nĂ« KosovĂ«, sikundĂ«r do tĂ« demaskojĂ« me prova dhe fakte mbrojtjen qĂ« Altin Troplini i ka bĂ«rĂ« McGonigalit, delinkuent dhe njĂ« nga protagonistĂ«t kryesorĂ« nĂ« mashtrimin e madh tĂ« dosjes ruse pĂ«r presidentin Donald Trump, nĂ« mandatin e tij  tĂ« parĂ«â€.

The post “McGonigal”/ Berisha: Opozita do tĂ« ngrejĂ« komision hetimor pĂ«r tĂ« verifikuar lidhjet me RamĂ«n first appeared on JavaNews.al.

Rama ndan pamjet nga projekti i modernizimit të FA: Fokusi te kapitali njerëzor

“Modernizimi i infrastrukturĂ«s ushtarake nĂ«pĂ«rmjet investimeve tĂ« QeverisĂ« Shqiptare po prek çdo qelizĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, bazuar nĂ« standardet mĂ« moderne tĂ« AleancĂ«s”. KĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarĂ« nĂ« rrjetet sociale pamje nga projekti.

Sipas kreut të qeverisë projekti i Akademisë së Forcave të Armatosura reflekton një frymë të re arkitekturore që e zhvendos kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.

Rama ndan pamje nga projekti i modernizimit të FA: Fokusi te kapitali

“Ky Ă«shtĂ« projekti shumĂ«funksional i AkademisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Armatosura, i konceptuar nga kompania me famĂ« botĂ«rore “Bofill Taller de Arquitectura”, qĂ« reflekton njĂ« frymĂ« tĂ« re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stĂ«rvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, pĂ«r ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkĂ«kohor tĂ« NATO-s”.

Rama ndan pamje nga projekti i modernizimit të FA: Fokusi te kapitali

PĂ«r kreun e qeverisĂ«Â â€œinvestimi nĂ« kapitalin njerĂ«zor mbetet nĂ« fokusin tonĂ« dhe kjo reflektohet nĂ« rritjen e ndjeshme tĂ« numrit tĂ« aplikimeve pĂ«r sezonin e ri, me 1634 tĂ« rinj tĂ« interesuar pĂ«r programet Bachelor”.

The post Rama ndan pamjet nga projekti i modernizimit të FA: Fokusi te kapitali njerëzor first appeared on JavaNews.al.

Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Log.” nĂ« News24, Endri Xhafo,  ka reaguar pas aksionit ne godine ku operojne News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në protesten e organizuar para News24, ai theksoi rëndësinë e këtyre mediave si pasuri kombëtare, produkt i punës së një grupi të madh gazetarësh, montazhierësh dhe profesionistësh.

“Na u bllokua hyrja jo vetĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ«, por edhe nĂ« godinĂ«n tjetĂ«r ku kontrata Ă«shtĂ« deri nĂ« 2033. U ndĂ«rpre energjia duke ndĂ«rprerĂ« transmetimin. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« situatĂ« e paprecedentĂ«,” tha Xhafo.

Fjala e Endri Xhafos: 

Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë,

Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë.

ShqipĂ«ria e sotme i ngjan asaj shprehjes qĂ« i atribuohet ish-presidentit tĂ« UgandĂ«s, Idi Amin: “Ka liri fjale, por nuk mund tĂ« garantoj lirinĂ« pas fjalĂ«s”.

Dy ditë më parë, policia, pa një vendim gjykate dhe pa një përmbarues, ndërpreu punën e News24. Na u bllokua hyrja jo vetëm në një godinë me kontratë të përfunduar por në proces gjyqësor, por edhe në godinën tjetër, ku kontrata është e vlefshme deri në vitin 2033 dhe që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie. U ndërpre energjia elektrike, madje edhe gjeneratori privat i televizionit, duke rrezikuar kësisoj pajisjet dhe duke fikur transmetimin. Kjo ka krijuar një boshllëk në peizazhin mediatik shqiptar dhe një situatë të paprecedent për ne, mbi 200 e ca punonjës të këtyre mediave, që punojmë në këto godina.

Argumenti qĂ« News24 nuk i Ă«shtĂ« hequr licenca, Ă«shtĂ« nul! ËshtĂ« nul pĂ«rderisa mua nuk mĂ« lejohet aksesi nĂ« njĂ« godinĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e asnjĂ« vendimi qeverie apo gjykate, me kontratĂ« tĂ« rregullt deri nĂ« 2033.

I gjithĂ« ky bllokim ndodhi nĂ« njĂ« pamje tĂ« shĂ«mtuar, qĂ« nuk i shkon pĂ«r shtat imazhit tĂ« ShqipĂ«risĂ« europiane, vizionit tĂ« “ShqipĂ«risĂ« 2030” anĂ«tare e Bashkimit Europian.

GjithmonĂ« e kam menduar se mediat me impakt tĂ« gjerĂ« publik, – siç News 24 Ă«shtĂ« padyshim njĂ« i tillĂ«, – shkojnĂ« pĂ«rtej emrit tĂ« pĂ«rveçëm tĂ« pronarit. KĂ«to lloj mediash janĂ« pasuri kombĂ«tare. Sepse janĂ« vepĂ«r e pĂ«rditshme e njĂ« morie gazetarĂ«sh, regjisorĂ«sh, kameramanĂ«sh, montazhierĂ«sh, teknikĂ«sh, artistĂ«sh, pra, profesionistĂ«sh, tĂ« cilĂ«t, me punĂ«n e tyre, i shĂ«rbejnĂ« publikut. Suksesi i njĂ« institucioni tĂ« tillĂ« Ă«shtĂ« shumatore e ndĂ«rveprimit tĂ« egove individuale; impakti publik i njĂ« institucioni tĂ« tillĂ«, Ă«shtĂ« pasojĂ« e kushteve optimale pĂ«r punĂ«! Kur ekzistojnĂ« garancitĂ« e kushteve optimale pĂ«r punĂ«, mund tĂ« flasim pastaj edhe pĂ«r njĂ« liri relative editoriale, pra liri shprehjeje dhe opinioni, e cila, pĂ«r fat tĂ« keq, Ă«shtĂ« sot nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« pafavorshme edhe nĂ« vende me tradita mĂ« tĂ« konsoliduara demokratike se ne. Por kjo nuk duhet tĂ« na shkurajojĂ«.

Ndaj ne kërkojmë dhe duhet të kërkojmë gjithmonë garantimin e kushteve optimale për punë. Se kur pengohet puna e profesionistëve të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Kjo protestĂ« e sotmja nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar njĂ« veprim policor, por edhe pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« se tĂ« drejtat bazike tĂ« punonjĂ«sve tĂ« medias duhet tĂ« mbrohen çdo ditĂ«, – nga ne vetĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, – pĂ«rpara se tĂ« arrijmĂ« nĂ« momente si ky. NjĂ« media e lirĂ« nuk ekziston pa gazetarĂ« tĂ« mbrojtur nĂ« ambjentin e tyre tĂ« punĂ«s, me sigurime dhe paga korrekte pĂ«r punĂ«n e tyre.

Ndaj ne kërkojmë të lejohemi të punojmë. Ne kërkojmë kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe mbylljen e kësaj praktike të rrezikshme. Ne kërkojmë që institucionet të mos bëhen vegël e urdhrave verbalë, por të veprojnë vetëm mbi bazë të ligjit dhe të akteve të shkruara.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« test pĂ«r shoqĂ«rinĂ« tonĂ«, por edhe pĂ«r ne vetĂ«. Dhe fatkeqĂ«sisht, vitet e fundit, teste tĂ« tilla janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« shpeshta. A do tĂ« heshtim kur pengohet njĂ« redaksi tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e saj, apo do tĂ« ngrihemi pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« punuar tĂ« lirĂ«? A do tĂ« heshtim pse iku njĂ« konkurrent nga tregu mediatik, apo dalja nĂ« rrugĂ« tĂ« madhe e disa qindra profesionistĂ«ve tĂ« medias nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e mirĂ« as pĂ«r vetĂ« konkurrencĂ«n? A do tĂ« heshtim nga inati pĂ«r pronarin X tĂ« medias Y nga frika se mos prishim marrĂ«dhĂ«nien me qeverinĂ«, apo, dreqi e mori, mund t’i bashkohemi korit tĂ« atyre qĂ« sot protestojnĂ«, sepse, ku i dihet, nesĂ«r mund tĂ« jemi ne qĂ« mund tĂ« na vihet dryni?

Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, për të treguar se fjala e profesionistëve të medias nuk ka frikë dhe nuk mbyllet me urdhra.

The post Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme first appeared on JavaNews.al.

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre.

Tenderi i mëparshëm u anulua një muaj më parë pasi asnjë nga ofertat që u paraqit nuk rezultoi e suksesshme.

Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra parashikohej të mbyllej deri në vitin 2028-të. Kalvari i këtij koncesioni ka nisur që në vitin 2018, kur erdhi propozimi i pakërkuar për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe prej asaj kohe ky projekt ka mbetur vetëm në fazë tenderi.

Gjurma e propozuar e rrugĂ«s “Milot-Balldre” fillon nĂ« nyjĂ«n e Milotit, ku do tĂ« lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-ThumanĂ«-Kashar-Lekaj dhe me RrugĂ«n e Kombit, dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« rrugĂ«n ekzistuese TiranĂ« –ShkodĂ«r, nĂ« Balldre.

The post U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre first appeared on JavaNews.al.

Nënprefekti i Vlorës: Ka vatër zjarri te Syri i Kaltër në Sarandë, rrezik i madh! 

Zjarri në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit në jug të vendit nuk përbën më rrezik për banesat, pasi flakët kanë avancuar drejt malit.

Kështu thotë nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, duke theksuar se duhen marrë masa që flakët mos kalojnë drejt Bashkisë së Dropullit.

Z.Kiço tregoi se ekziston edhe një vatër tjetër pranë Syrit të Kaltër, që duhet lokalizuar dhe vendosur nën kontroll me patjetër, për shkak se mund të marrë përmasa të mëdha dhe të rezultojë katastrofik.

Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë po hedhë ujë nga ajri një helikopter Black Hawk, ndërsa 2 avionë të tjerë Canadair do të mbërrijnë nga Greqia pikërisht në këtë zonë për të neutralizuar flakët.

“ËshtĂ« shmangur rreziku nga fshati, zjarri Ă«shtĂ« drejtuar drejt malit por duhen marrĂ« masa tĂ« menjĂ«hershme nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky zjarr tĂ« mos kalojĂ« nĂ« drejtim tĂ« BashkisĂ« sĂ« Dropullit. Kemi njĂ« vatĂ«r tjetĂ«r nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodhem nĂ« kĂ«to momente, Ă«shtĂ« pranĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r. NĂ« kĂ«to momente Ă«shtĂ« duke operuar njĂ« helikopter Black Hawk qĂ« bĂ«n hedhje tĂ« vazhdueshme sepse Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« e dendur me pisha dhe ka njĂ« rrezik shumĂ« tĂ« madh pĂ«r tĂ« marrĂ« pĂ«rmasa ky zjarr dhe do jetĂ« me pĂ«rmasa pastaj katastrofike pĂ«r zonĂ«n tonĂ«. QĂ« nĂ« mĂ«ngjes jemi angazhuar qĂ« ta minimizojmĂ« pĂ«rhapjen e flakĂ«ve tĂ« kĂ«tij zjarri qĂ« ndihmohet edhe nga kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta. JanĂ« duke ardhur edhe dy avionĂ« Canadair qĂ« janĂ« nisur nga Greqia me qĂ«llim qĂ« t’i vĂ«mĂ« nĂ«n kontroll edhe LeshnicĂ«n, edhe Syrin e KaltĂ«r”, deklaroi nĂ«nprefekti i VlorĂ«s, Kristaq Kiço.

The post Nënprefekti i Vlorës: Ka vatër zjarri te Syri i Kaltër në Sarandë, rrezik i madh!  first appeared on JavaNews.al.

Fluks i shtuar në pikën kufitare në Kapshticë, katër sportele aktive

Dogana e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar hyrjesh, edhe në mesditën e sotme, teksa shumë emigrantë po kthehen në vendlindje për pushimet verore.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, deri në orët e mesditës, kanë hyrë mbi 3 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin, në të dyja kahet e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë, duke u hapur deri në katër sportele aktive. Siç bëjnë me dije autoritetet kufitare, numri i sporteleve përcaktohet në varësi të fluksit në moment.

Sipas të dhënave zyrtare për datën 10 gusht 2025: Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7,449 shtetas, ndërsa kanë dalë 4,837 shtetas.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 5,551 hyrje dhe 4,988 dalje.

The post Fluks i shtuar në pikën kufitare në Kapshticë, katër sportele aktive first appeared on JavaNews.al.

Denoncon Braçe: NĂ« kĂ«tĂ« qytet po s’u çmende Ă«shtĂ« fat (Video)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për situatën alarmante të ndotjes në zonën e Selitës, në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, Braçe denoncon ndotjen me plehra apo hedhjen e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.

“NĂ« kĂ«tĂ« qytet po s’u çmende Ă«shtĂ« fat!

Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.

Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!

NĂ« kĂ«tĂ« qytet Ă«shtĂ« e kotĂ« tĂ« shqetĂ«sohesh, angazhohesh, flasĂ«sh sepse gjithkush me shumĂ« pushtet-pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r koshat, me pak pushtet-pĂ«r tĂ« hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dĂ«gjon”, shkruan Braçe krahas videos.

The post Denoncon Braçe: NĂ« kĂ«tĂ« qytet po s’u çmende Ă«shtĂ« fat (Video) first appeared on JavaNews.al.

Ukraina nën presion, armët në depot amerikane janë të vjetëruara: Paguani për pjesët e këmbimit

PĂ«r ukrainasit, Amerika e Donald Trump Ă«shtĂ« njĂ« aleat çarmatosĂ«s, nĂ« tĂ« gjitha kuptimet. Ai ka bllokuar ndihmat ushtarake, duke ndĂ«rprerĂ« edhe ato tashmĂ« tĂ« dekretuara nga administrata Biden, dhe mĂ« pas ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion minimumin e domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« parandaluar kolapsin e mbrojtjes. Me njĂ« kusht shumĂ« tĂ« qartĂ«: asnjĂ« dhuratĂ« mĂ«. Çdo gjĂ« duhet paguar, dhe madje shtrenjtĂ«. JanĂ« zhdukur procedurat e jashtĂ«zakonshme, me tĂ« cilat nxirreshin me nxitim pajisje nga depot ushtarake amerikane pĂ«r t’ua transferuar menjĂ«herĂ« luftĂ«tarĂ«ve nĂ« Donbas. Sot, ukrainasit duhet tĂ« futen nĂ« radhĂ« dhe tĂ« respektojnĂ« procedurĂ«n burokratike tĂ« “Foreign Military Sale” tĂ« Uashingtonit. Dhe nuk Ă«shtĂ« se nĂ« Kiev shiten sisteme tĂ« fuqishme ose teknologjikisht tĂ« avancuara qĂ« t’u japin njĂ« shans pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar makinĂ«n ushtarake tĂ« Putinit.

ËshtĂ« pikĂ«risht e kundĂ«rta: tĂ« gjitha kontratat e epokĂ«s Trump kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me armatime tĂ« vjetra. Dhe Ă«shtĂ« befasuese tĂ« lexosh nĂ« komunikatat zyrtare tĂ« Pentagonit formulĂ«n standarde tĂ« parashikuar nga rregulloret amerikane: “Shitja e propozuar e kĂ«tyre pajisjeve dhe e mbĂ«shtetjes nuk do tĂ« ndryshojĂ« ekuilibrat ushtarakĂ« nĂ« rajon”. NĂ« praktikĂ«, vihet me shkrim se nuk duan tĂ« rrezikojnĂ« qĂ« Ukraina tĂ« mposhtĂ« Rusinë 

NjĂ« shembull? Zelensky ka kĂ«rkuar sistemet Patriot – dhe veçanĂ«risht versionin e fundit hi-tech qĂ« rrĂ«zon raketat balistike – pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« mburojĂ« mbi qytetet e sulmuara nga sulmet ajrore ruse. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, mĂ« 23 korrik tĂ« kaluar Pentagoni miratoi dĂ«rgimin e komponentĂ«ve pĂ«r tĂ« mbajtur aktivĂ« raketat kundĂ«rajrore Hawk. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r bateri tokĂ«-ajĂ«r qĂ« hynĂ« nĂ« shĂ«rbim nĂ« vitin 1959 dhe qĂ« pjesa mĂ« e madhe e ushtrive, pĂ«rfshirĂ« atĂ« italiane, i ka nxjerrĂ« nga pĂ«rdorimi prej dekadash: amerikanĂ«t i kanĂ« hequr nga qarkullimi prej mĂ« shumĂ« se njĂ«zet vitesh.

Disa vende europiane si Spanja kishin një stok në gjendje të mirë dhe ua kanë dhuruar falas ukrainasve. Në tregun e armatimeve Hawk nuk kanë më vlerë; megjithatë, Shtëpia e Bardhë do të marrë 172 milionë dollarë për të transferuar interceptues, automjete lëshimi, manuale, kontejnerë, pjesë të ndryshme duke faturuar madje edhe trajnimin e personelit.

Diçka e ngjashme ka ndodhur me mjetet e blinduara me zinxhir Bradley, tĂ« cilat, ndonĂ«se datojnĂ« nga vitet ’80, kanĂ« rezultuar njĂ« nga automjetet luftarake mĂ« tĂ« vlefshme tĂ« konfliktit. Presidenti Biden u ka dhuruar ukrainasve mbi treqind tĂ« tilla, tĂ« cilat ata i kanĂ« dĂ«rguar nĂ« vijĂ«n e parĂ« nĂ« situatat mĂ« tĂ« vĂ«shtira. Gjysma janĂ« shkatĂ«rruar ose dĂ«mtuar dhe tĂ« tjerat kanĂ« nevojĂ« pĂ«r riparime: Shtetet e Bashkuara do tĂ« dorĂ«zojnĂ« pjesĂ« kĂ«mbimi dhe makina pĂ«r riparime, me njĂ« faturĂ« prej 150 milionĂ« dollarĂ«sh.

Panairi i ri i fitimeve vazhdon me topat vetĂ«lĂ«vizĂ«s M109: tĂ« tjerĂ« veteranĂ« tĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, tĂ« dorĂ«zuar nĂ« numĂ«r tĂ« madh UkrainĂ«s. Qeveria Draghi ka boshatisur depot ku ishin grumbulluar rreth njĂ«qind tĂ« tillĂ« nĂ« pritje tĂ« skrapit, pastaj i ka restauruar me financime nga Pentagoni dhe i ka transferuar nĂ« front. Vende tĂ« tjera europiane kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« dhe nĂ«ntĂ«dhjetĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nga SHBA. Tani ka lindur problemi pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar humbjet e shkaktuara nga betejat dhe ja ku nĂ« korrik Ă«shtĂ« lidhur marrĂ«veshja pĂ«r njĂ« “servis” qĂ« do tĂ« kryhet nĂ« EuropĂ«, e besuar nga Pentagoni te tre kompani: kostoja Ă«shtĂ« 150 milionĂ« dollarĂ«. MĂ« nĂ« fund, mĂ« 5 gusht u miratua njĂ« kontratĂ« e ngjashme qĂ« do tĂ« pĂ«rfshijĂ« topat M777 tĂ« kalibrit 155 milimetra: Kievi do tĂ« paguajĂ« 203 milionĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« obusĂ« tĂ« dorĂ«s sĂ« dytĂ« dhe asistencĂ« riparuese.

Afatet nuk janĂ« tĂ« qarta. VetĂ«m nĂ« rastin e topave M777 kontrata flet pĂ«r “urgjencĂ«â€, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« tjerat nuk pĂ«rmendet gjendja dramatike e trupave ukrainase tĂ« angazhuara nĂ« betejĂ« pĂ«rgjatĂ« njĂ« fronti njĂ«mijĂ« kilometra tĂ« gjatĂ«. Do tĂ« duhen vite pĂ«rpara se tĂ« jenĂ« gati raketat Amraam, shitja e tĂ« cilave Ă«shtĂ« autorizuar pĂ«r UkrainĂ«n dhe pĂ«r aleatĂ« tĂ« tjerĂ«: ato do tĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r avionĂ«t luftarakĂ« F-16 dhe gjithashtu pĂ«r bateritĂ« kundĂ«rajrore “Frankenstein”, tĂ« shpikura nĂ« Dnipro duke bashkuar radarĂ« sovjetikĂ« dhe interceptues amerikanĂ«. Dhe Patriot-at e kĂ«rkuar me urgjencĂ« nga Zelensky pĂ«r tĂ« mbrojtur popullsinĂ« nga bombardimet? PĂ«r momentin nuk janĂ« parĂ« dhe administrata Trump nuk merret me to: u takon europianĂ«ve tĂ« mbrojnĂ« UkrainĂ«n dhe t’i japin raketat e tyre. AmerikanĂ«t do tĂ« kufizohen tĂ« shesin tĂ« reja pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar ato tĂ« dhuruara. NjĂ« marrĂ«veshje e sigurt si njĂ« bombĂ«./La Repubblica

The post Ukraina nën presion, armët në depot amerikane janë të vjetëruara: Paguani për pjesët e këmbimit first appeared on JavaNews.al.

Ra nga kantieri i ndĂ«rtimit nĂ« ‘Kinostudio’, ndĂ«rron jetĂ« punĂ«tori 66-vjeçar

Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në një firmë ndërtimi në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Rrahman Mija. 66-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orĂ«s 09:30, dyshohet se ka rĂ«nĂ« nga lartĂ«sia gjatĂ« punĂ«s nĂ« njĂ« firmĂ« ndĂ«rtimi nĂ« Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetĂ«n. Grupi Hetimor po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« rastit dhe dokumentimin e plotĂ« tĂ« saj.”, njofton policia.

The post Ra nga kantieri i ndĂ«rtimit nĂ« ‘Kinostudio’, ndĂ«rron jetĂ« punĂ«tori 66-vjeçar first appeared on JavaNews.al.

“Express”: ShqipĂ«ria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« bregdet

Maldivet janĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r shumĂ« pushues falĂ« plazheve tĂ« tyre tĂ« pastra, ujĂ«rave tĂ« kaltra dhe temperaturave tĂ« ngrohta rreth 30 gradĂ« Celsius, shkruan Anders Anglesey nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Express”.

ShqipĂ«ria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e EvropĂ«s” – falĂ« plazheve tĂ« saj tĂ« pastra, ujĂ«rave kristalore dhe temperaturave qĂ« arrijnĂ« nĂ« 30 gradĂ« Celsius, Ă«shtĂ« njĂ« destinacion shumĂ« afĂ«r BritanisĂ« sĂ« Madhe dhe tĂ«rheqĂ«se pĂ«r shumĂ« turistĂ«.

NdĂ«rsa e gjejmĂ« veten nĂ« kulmin e sezonit turistik – me hotele tĂ« rezervuara dhe bagazhe padyshim tĂ« paketuara, disa vizitorĂ« mund tĂ« jenĂ« duke kĂ«rkuar tashmĂ« destinacionin e tyre tĂ« ardhshĂ«m tĂ« udhĂ«timit.

Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.

MegjithatĂ«, çmimet e larta dhe kohĂ«zgjatja e udhĂ«timit mund t’i dekurajojnĂ« disa turistĂ« nga arratisja e tyre nĂ« Oqeanin Indian.

“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistĂ«t balancuan kufizimet buxhetore dhe dĂ«shirat pĂ«r pushime luksoze.

Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.

“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dĂ«shironin tĂ« vizitonin njĂ« vend ku shpenzimet e jetesĂ«s ishin mĂ« tĂ« ulĂ«ta se nĂ« vendin e tyre tĂ« origjinĂ«s.

Vitin e kaluar, ekspertĂ«t e udhĂ«timeve tĂ« “Booking.com” sugjeruan qĂ« pushuesit mund tĂ« zgjidhnin plazhet magjepsĂ«se dhe akomodimet mahnitĂ«se buzĂ« detit nĂ« ShqipĂ«ri.

Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.

NĂ« mĂ«nyrĂ« specifike, “Booking.com” e pĂ«rcaktoi qytetin bregdetar tĂ« VlorĂ«s si njĂ« nga zgjedhjet e tyre kryesore pĂ«r vitin 2025.

Xhevahiri i Ballkanit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« plazh – falĂ« ujĂ«rave tĂ« kristalta, maleve mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe pĂ«rballueshmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« turistĂ«t.

“E fshehur nĂ« jugperĂ«ndim – perla e ShqipĂ«risĂ«, Vlora – Ă«shtë pika e fillimit tĂ« RivierĂ«s Shqiptare dhe njĂ« bazĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r udhĂ«time rrugore pĂ«r tĂ« eksploruar vijĂ«n bregdetare me diell.

Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.

Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.

Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ekziston gjithashtu njĂ« mori fluturimesh me çmime tĂ« pĂ«rballueshme qĂ« ju çojnĂ« direkt nga Britania e Madhe nĂ« ShqipĂ«ri – sigurohuni qĂ« tĂ« eksploroni opsionet mĂ« tĂ« mira qĂ« i pĂ«rshtaten nevojave tuaja.

Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.

Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.

Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.

Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.

Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata./atsh

The post “Express”: ShqipĂ«ria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« bregdet first appeared on JavaNews.al.

❌