❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fotot me këmbët e fryra, Donald Trump diagnostikohet me gjendjen që prek qarkullimin e gjakut

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate zyrtare të lexuar nga sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, Trump, 79 vjeç, iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë pasi kishte vërejtur ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme.

Mjeku i presidentit, Sean Barbabella, sqaroi nĂ« njĂ« shĂ«nim se “ekografia Doppler e kryer nĂ« kĂ«mbĂ« zbuloi pamjaftueshmĂ«ri kronike venoze, njĂ« gjendje e shpeshtĂ« tek personat mbi 70 vjeç, qĂ« ndodh kur valvulat nĂ« venat e kĂ«mbĂ«ve nuk mbyllen siç duhet dhe lejojnĂ« gjakun tĂ« grumbullohet”.

Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim.

“Nuk u konstatua trombozĂ« e thellĂ« venoze apo probleme me arteriet. Testet laboratorike dhe ekokardiograma rezultuan brenda normĂ«s, pa shenja tĂ« dĂ«mtimit tĂ« zemrĂ«s, veshkave apo sĂ«mundjeve sistemike”, theksoi Leavitt.

Ekspertët shëndetësorë kanë konfirmuar se ky është një zhvillim normal për një person të moshës dhe peshës së ish-presidentit.

“Nuk ka arsye pĂ«r alarm. Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« vjen me moshĂ«n, veçanĂ«risht pĂ«r dikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kategorinĂ« mbipeshĂ«,” u shpreh Dr. Jeremy Faust nga Harvard Medical School.

NdĂ«rkohĂ«, janĂ« vĂ«rejtur edhe mavijosje nĂ« dorĂ«n e djathtĂ« tĂ« Trump, pĂ«r tĂ« cilat Leavitt tha se janĂ« rezultat i “shtrĂ«ngimit tĂ« shpeshtĂ« tĂ« duarve” dhe pĂ«rdorimit tĂ« aspirinĂ«s si pjesĂ« e njĂ« regjimi parandalues pĂ«r sĂ«mundjet e zemrĂ«s.

Pavarësisht diagnozës, Trump mbetet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po përjeton ndonjë shqetësim, u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

The post Fotot me këmbët e fryra, Donald Trump diagnostikohet me gjendjen që prek qarkullimin e gjakut appeared first on Gazeta Si.

63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, jetonte prej vitesh në Shqipëri

Një amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve paraprake, Chaddick jetonte prej disa vitesh në Sarandë, ku kishte blerë një apartament.

Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit, përpara se të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

The post 63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, jetonte prej vitesh në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta këtë të enjte në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, janë dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sipas burimeve nga Policia e Sarandës, dy vëllezër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për R. Z, i njohur edhe me emrin R. C., 43 vjeç, dhe vëllanë e tij E. C, 35 vjeç.

Të dy vëllezërit janë të përfshirë më parë në incidente të dhunshme.

The post Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës appeared first on Gazeta Si.

Erion Veliaj shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spitalin e Durrësit me 30 policë

Nga Gazeta Si- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua me forca të shumta policie nga burgu i Durrësit në spitalin rajonal, pas shqetësimeve shëndetësore.

Burimet praprake tregojnë se Veliajt i janë bërë disa analiza dhe rreth orës 13:30 ka lënë ambientet e këtij spitali, ku mësohet se ka psur probleme me tensionin.

Gjithnjë sipas burimeve, Veliajn e kanë shoqëruar për në spital 30 policë, të cilët kanë nxjerrë pacientët e tjerë nga dhomat për arsye sigurie.

Pas analizave, kryebshkiaku është rikthyer sërish në qeli për të vijuar me trajtimin mjekësor brenda IEVP Durrës. Kreu i bashkisë më të madhe në vend ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai do tĂ« vijojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« qeli pa afat, pasi edhe Shkalla e TretĂ« e gjyqĂ«sorit, Gjykata e LartĂ«, vlerĂ«soi mĂ« 8 korrik, se masa e sigurisĂ« “arrest nĂ« burg” nuk duhet tĂ« ndryshojĂ«.

Veliaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke pretenduar se ajo është ekstreme dhe nuk i përgjigjet nevojave të hetimit.

SPAK e dyshon atë si të përfshirë në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Pak ditë më parë, përfundoi nga burgu në spital një tjetër ish-zyrtar i lartë i PS, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është ende i shtruar në QSUT, pasi kishte temperaturë të lartë dhe infeksion në lëkurë.

The post Erion Veliaj shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spitalin e Durrësit me 30 policë appeared first on Gazeta Si.

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Ligjvënësit ukrainas miratuan Yulia Svyrydenkon, ministren e ekonomisë dhe zëvendëskryeministren, e cila udhëhoqi bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi një marrëveshje kritike për mineralet, si kryeministre në një riorganizim të kabinetit që synonte forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin dhe dhënien e një jete të re vendit të shkatërruar nga lufta.

Parlamenti dha lehtësisht miratimin e tij me 262 deputetë që votuan në favor të Svyrydenkos, krahasuar me 22 kundër dhe 26 abstenime midis të pranishmëve.

Svyrydenko, është një ekonomiste e njohur në Uashington për rolin e saj të shquar në arritjen e marrëveshjes për mineralet. 39-vjeçarja zëvendëson Denys Shmyhal, kreun më jetëgjatë të qeverisë në historinë e Ukrainës.

The post Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës appeared first on Gazeta Si.

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në Tokë është shitur për 5.3 milionë dollarë, në ankand te një ofertues anonim.

Meteoritët janë ato që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës.

I zbuluar nĂ« nĂ«ntor 2023 nĂ« rajonin e largĂ«t Agadez tĂ« Nigerit, NWA 16788 Ă«shtĂ« njĂ« “ekzemplar monumental” qĂ« Ă«shtĂ« rreth 70% mĂ« i madh se pjesa tjetĂ«r mĂ« e madhe e Marsit e gjetur ndonjĂ«herĂ« nĂ« TokĂ«, sipas shtĂ«pisĂ« sĂ« ankandeve, Sotheby’s.

Meteori pĂ«rbĂ«n rreth 7% tĂ« tĂ« gjithĂ« materialit marsian tĂ« njohur nĂ« TokĂ« dhe Ă«shtĂ« 70% mĂ« i madh se fragmenti i dytĂ« mĂ« i madh i gjetur deri mĂ« sot. Testimet laboratorike kanĂ« konfirmuar se ai ka pĂ«rbĂ«rje identike me shkĂ«mbinjtĂ« marsianĂ« tĂ« studiuar nga sonda “Viking” nĂ« vitin 1976.

ËshtĂ« gjithashtu tepĂ«r e rrallĂ«, sepse vetĂ«m rreth 400 meteoritĂ« marsiane janĂ« gjetur ndonjĂ«herĂ« nĂ« TokĂ«.

Sipas shkencĂ«tarĂ«ve NWA 16788 Ă«shtĂ« njĂ« zbulim me rĂ«ndĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme — meteori mĂ« i madh marsian i gjetur ndonjĂ«herĂ« nĂ« TokĂ« dhe mĂ« i vlefshmi i kĂ«tij lloji i ofruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« ankand.

The post Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë appeared first on Gazeta Si.

Nuk ka shtretër/ Zhvendoset spitali i Psikiatrisë, mjekët: Po refuzojmë pacientë

Nga Gazeta Si- Rritja e kërkesave për shtrime gjatë verës, mungesa e shtretërve dhe mbingarkesa e mjekëve kanë vështirësuar ndjeshëm trajtimin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor në Tiranë.

ShĂ«rbimi i psikiatrisĂ« nĂ« QSUT nuk ka kapacitete pasi godina e vjetĂ«r e spitalit psikiatrik po rikonstruktohet dhe stafi mjekĂ«sor Ă«shtĂ« transferuar pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« pavionin e ToksikologjisĂ«, nĂ« godinĂ«n e njohur si “6-katĂ«shi”.

Kjo ka sjellë dhe më shumë problematika. Mjekët që punojnë në këtë pavion shprehen për Gazetasi.al se situata është përkeqësuar ndjeshëm pas transferimit.

Në ambientet e reja ka shumë më pak shtretër se në ato të mëparshme, të cilat gjithashtu ishin të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e pacientëve.

“Mezi po i menaxhojmĂ« rastet qĂ« na paraqiten. Edhe tek godina e vjetĂ«r kishim pak shtretĂ«r, por kĂ«tu ka edhe mĂ« pak. Situata Ă«shtĂ« alarmante,” thonĂ« mjekĂ«t.

Për shkak të kësaj mungese të kapaciteteve, spitali është i detyruar të pranojë vetëm pacientët më të rrezikuar, ato që paraqesin rrezik për jetën e tyre ose për të tjerët, duke lënë shumë të tjerë pa mundësinë për trajtim spitalor.

Një pjesë e madhe e familjarëve të pacientëve me probleme të shëndetit mendor ankohen se janë të detyruar të mbajnë të sëmurët në shtëpi, duke i trajtuar ata me medikamente, por pa mbikëqyrjen e duhur mjekësore.

Kjo paraqet një rrezik të madh për pacientët, por gjithashtu për sigurinë e familjeve.

“Kemi raste kur refuzojnĂ« tĂ« marrin medikamentet dhe bĂ«hen tĂ« dhunshĂ«m. Nuk dimĂ« ku tĂ« shkojmĂ«. Na thonĂ« tĂ« presim,” tregon njĂ« qytetar, i cili ka djalin tĂ« sĂ«murĂ«.

Përballë kësaj situate, disa familje përpiqen të gjejnë mundësi përmes ndërhyrjeve të njohurive ose lidhjeve me autoritete të tjera, ndërsa të tjerët përballen me pasiguri dhe tension të lartë psikologjik.

Mjekët e shërbimit psikiatrik bëjnë thirrje për një zgjidhje urgjente, duke theksuar se nevoja për një qendër psikiatrike funksionale është jetike.

Sipas tyre, çdo ditë që kalon pa trajtim të duhur dhe pa kujdesin e nevojshëm, gjendja e pacientëve rëndohet, duke ulur mundësitë për rehabilitim.

“Po shohim gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tĂ« rinj me çrregullime depresive, psikozĂ«, varĂ«si nga substancat. Nuk mund tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« refuzojmĂ« pacientĂ«. Po flasim pĂ«r jetĂ« njerĂ«zish dhe familje qĂ« po shkatĂ«rrohen,” shprehet njĂ« psikiatĂ«r.

Rikonstruksioni i godinës së Psikiatrisë në QSUT është një projekt që pritet të përfundojë pas tre vitesh. Deri atëherë, përballja me fluksin e rritur të pacientëve, mungesa e kapaciteteve dhe strukturave të përshtatshme mbetet një sfidë serioze për sistemin shëndetësor të vendit.

The post Nuk ka shtretër/ Zhvendoset spitali i Psikiatrisë, mjekët: Po refuzojmë pacientë appeared first on Gazeta Si.

Zjarret nĂ« vend, 70 ushtarĂ« dhe 2 helikopterĂ« nĂ« ‘luftë’ me flakĂ«t

Nga Gazeta Si- Prej ditësh, në Vaun e Dejës dhe në Drenovë vijojnë zjarret, që kanë pushtuar tashmë mijëra sipërfaqe toke.

NĂ« vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-DejĂ«s, vatra e zjarrit e rĂ«nĂ« nĂ« datĂ« 15 nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 25 ha me lis, dushk, shkurre dhe barishte ende nuk Ă«shtĂ« shuar.

Gjithashtu, forcat po punojnë për shuarjen e zjarrit në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër.

Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Pranë vatrës ndodhet gjithashtu një pus gazi, që përbën rrezik të shtuar. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 120 ha shkurre dhe pyll me pisha, si dhe janë dëmtuar dhe djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Sot, 36 forca operacionale vendore dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe helikopteri Cougar.

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 27 automjete zjarrfikëse dhe 288 forca operacionale. Gjithashtu, në operacionet e ditës së djeshme mori pjesë edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 70 forca ushtarake dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura.

Aktive Ă«shtĂ« edhe vatra e zjarrit nĂ« vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar LurĂ«. Si pasojĂ«, deri tani Ă«shtĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

NĂ« vendin e quajtur “Mali i PeladhisĂ«â€, bashkia BulqizĂ« vijon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« riaktivizuar. Si pasojĂ«, deri tani Ă«shtĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa u pĂ«rket zjarreve nĂ« pyje, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” nĂ« qarqet TiranĂ«, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe GjirokastĂ«r nivel rreziku “I MODERUAR” nĂ« tĂ« gjitha qarqet e tjera.

The post Zjarret nĂ« vend, 70 ushtarĂ« dhe 2 helikopterĂ« nĂ« ‘luftë’ me flakĂ«t appeared first on Gazeta Si.

Shkencëtarët krijojnë embrione nga ADN-ja e 3 prindërve, lindin 8 foshnje të shëndetshme në Britani

Tetë foshnje kanë lindur me sukses në Mbretërinë e Bashkuar, përmes një teknike të avancuar që përfshin material gjenetik nga tre persona të ndryshëm, për të parandaluar sëmundje mitokondriale të pashërueshme, të cilat kalohen nga nëna dhe mund të jenë fatale për fëmijën.

Kjo metodë, e pionierizuar nga shkencëtarë britanikë, kombinon vezoren dhe spermën e prindërve biologjikë me një vezore donatore nga një grua e tretë.

Teknika është e ligjshme në Britani që nga viti 2015, por këto janë rastet e para të konfirmuara që kanë çuar në lindjen e fëmijëve pa sëmundje mitokondriale.

ÇfarĂ« janĂ« sĂ«mundjet mitokondriale?

Sëmundjet mitokondriale janë çrregullime të rënda që ndikojnë në mënyrën se si qelizat prodhojnë energji, duke shkaktuar lodhje kronike, probleme muskulore, neurologjike dhe në raste të rënda, vdekje të hershme. Ato trashëgohen nga nëna dhe shpesh nuk kanë trajtim efektiv.

Si funksionon teknika?

Fëmijët e lindur me këtë metodë trashëgojnë pjesën dërrmuese të ADN-së (rreth 99.9%) nga nëna dhe babai biologjik, ndërsa vetëm 0.1% e ADN-së, që gjendet në mitokondri, merret nga donatorja. Kjo pjesë nuk ndikon në tiparet fizike apo gjenetike të fëmijës, por parandalon që sëmundja të trashëgohet tek brezat e ardhshëm, shkruan BBC.

Asnjë nga familjet që ka kaluar në këtë proces nuk ka folur publikisht, për të mbrojtur privatësinë e tyre. Megjithatë, deklarata anonime janë dhënë përmes Qendrës së Fertilitetit në Newcastle, ku janë kryer procedurat.

Mjekët në qendër e kanë cilësuar këtë si një moment historik për mjekësinë riprodhuese, duke theksuar se teknika është aplikuar vetëm në raste kur ekzistonte rrezik i lartë për trashëgiminë e sëmundjes.

The post Shkencëtarët krijojnë embrione nga ADN-ja e 3 prindërve, lindin 8 foshnje të shëndetshme në Britani appeared first on Gazeta Si.

Rama pret presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve! Bin Zayed: Forcojmë partneritetin

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed ka zhvilluar të mërkurën një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të diskutimeve kanë qenë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme si edhe një sërë çështjesh rajonale e ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë ka ndarë sot disa pamje nga pritja në Aeroportin e Rinasit, teksa e cilëson si mik të vjetër dhe të shtrenjtë të popullit shqiptar.

Në një reagim në rrjete sociale, presidenti i Emirateve ka bërë me dije se kanë diskutuar për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« takohesha me Kryeministrin e ShqipĂ«risĂ« Edi Rama nĂ« TiranĂ« pĂ«r tĂ« diskutuar mĂ«nyrat pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar mĂ« tej partneritetin nĂ« zgjerim tĂ« vendeve tona”, ka shkruar ai.

The post Rama pret presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve! Bin Zayed: Forcojmë partneritetin appeared first on Gazeta Si.

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelensky me emërimet e reja?

ZĂ«rat pĂ«r ndryshime nĂ« qeveri kanĂ« kohĂ« q% kanĂ« qarkulluar nĂ« UkrainĂ« tani ato janĂ« bĂ«rĂ« realitet. TĂ« mĂ«rkurĂ«n, parlamenti ukrainas miratoi dorĂ«heqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpĂ«rbĂ« automatikisht. Shmyhal kishte shĂ«rbyer mĂ« parĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se pesĂ« vjet – mĂ« gjatĂ« se çdo kryetar tjetĂ«r qeverie ukrainas para tij. Dy ditĂ« mĂ« parĂ«, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e EkonomisĂ«, Yulia Svyrydenko nĂ« krye tĂ« qeverisĂ« sĂ«. 39-vjeçarja kishte qenĂ« mĂ« parĂ« zĂ«vendĂ«se e Shmyhal dhe u bĂ« e njohur gjatĂ« negociatave disajavore pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r lĂ«ndĂ«t e para me Shtetet e Bashkuara, e cila u nĂ«nshkruan nĂ« Uashington nĂ« fund tĂ« prillit. Svyrydenko dĂ«shmoi tĂ« ishte njĂ« negociatore e fortĂ«.

Zelensky tha se ishte e nevojshme të ristrukturohej ekzekutivi në vend, mënyrë që të zbatoheshin marrëveshjet e arritura me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas deklaroi se priste së shpejti një program të ri qeveritar.

A mund të bëhet ndryshim qeverie nën gjendjen e jashtëzakonshme?

Parlamenti ukrainas pritet tĂ« votojĂ« qeverinĂ« e re qĂ« tĂ« enjten (17 korrik). MegjithatĂ«, neni 10 i gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme thotĂ« se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisĂ«, BankĂ«s KombĂ«tare dhe disa organeve tĂ« tjera shtetĂ«rore nuk mund tĂ« ndĂ«rpriten gjatĂ« vendosjes sĂ« tij. PĂ«rfaqĂ«suesit e opozitĂ«s dyshojnĂ« nĂ« legjitimitetin e ndryshimit tĂ« qeverisĂ«. “Parlamenti kohĂ«t e fundit e zgjati afatin e gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme dhe mund tĂ« shkelĂ« Nenin 10 me kĂ«tĂ«, megjithĂ«se tĂ« gjithĂ« bien dakord se legjislacioni duhet tĂ« mĂ« parĂ« precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, njĂ« anĂ«tar i fraksionit opozitar “Holos”- “ZĂ«ri”.

Ishte presidenti i pakënaqur me qeverinë?

Studiuesi i shkencave politike dhe bashkĂ«themeluei i PlatformĂ«s KombĂ«tare pĂ«r QĂ«ndrueshmĂ«ri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, Ă«shtĂ« i mendimit, se parlamenti do tĂ« votojĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« rezolutĂ« pĂ«r shkak tĂ« oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeverisĂ« â€œĂ«shtĂ« i vonuar”, nĂ« fakt ai ishte planifikuar pĂ«r vitin 2024.

Arsyet kryesore pĂ«r kĂ«tĂ« janĂ« tensionet e vazhdueshme brenda qeverisĂ« dhe “njĂ« numĂ«r problemesh tĂ« dukshme tĂ« menaxhimit” nĂ« fusha tĂ« ndryshme tĂ« politikave qeverisĂ«se – nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. “Qeveria dĂ«shiron tĂ« qetĂ«sojĂ« publikisht disa nga kĂ«to tensione. Ata duan tĂ« fitojnĂ« ‘kredibilitet tĂ« ri’, si tĂ« thuash, nĂ« kohĂ«n e duhur”, thekson eksperti.

NdĂ«rsa Volodymyr Fesenko, politolog dhe kreu i QendrĂ«s Ukrainase pĂ«r Studimet Politike tĂ« Aplikuara “Penta”, dyshon megjithatĂ« se ndryshimi i kreut tĂ« qeverisĂ« do tĂ« sjellĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha politike tĂ« brendshme. “Vendimet kryesore politike do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« merren nĂ« zyrĂ«n presidenciale dhe Svyrydenko, ashtu si qeveria, do t’i zbatojĂ« ato”, tha Fesenko. Svyrydenko, qĂ« mĂ« parĂ« ka qenĂ« zĂ«vendĂ«skryetare e administratĂ«s presidenciale nĂ«n Andriy Yermak, konsiderohet si e besuara e Zelensky-t dhe njĂ« politikane e re dhe dinamike qĂ« potencialisht mund tĂ« sjellĂ« qasje tĂ« reja. Fesenko thekson se Svyrydenko ka “pĂ«rvojĂ«n e nevojshme nĂ« punĂ«n nĂ« kushte lufte dhe nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me institucionet ndĂ«rkombĂ«tare”.

Do të ndryshojë puna e qeverisë?

Petro Oleshchuk, ekspert i politikĂ«s nĂ« Universitetin Taras Shevchenko nĂ« Kiev, beson se pavarĂ«sisht disa skandaleve tĂ« korrupsionit nĂ« kabinetin qeveritar, Zelensky dĂ«shiron tĂ« tregojĂ« se ai ende ka njĂ« ekip qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« punojĂ« me tĂ« – aq mĂ« tepĂ«r qĂ« qeveria nuk do tĂ« ndryshohet plotĂ«sisht dhe njĂ« numĂ«r ministrash do tĂ« mbeten nĂ« detyrĂ«.

Edhe Denys Shmyhal nuk pritet tĂ« largohet plotĂ«sisht nga qeveria, pĂ«rkundrazi pritet tĂ« bĂ«het MinistĂ«r i Mbrojtjes. “Transferimi i Shmyhal nĂ« njĂ« pozicion tjetĂ«r brenda qeverisĂ« synon tĂ« tregojĂ« se nuk ka mosmarrĂ«veshje tĂ« brendshme. KĂ«to janĂ« thjesht ndryshime personeli brenda njĂ« ekipi”, tha Oleshchuk pĂ«r DW.

Nga ana tjetĂ«r, eksperti Oleh Saakyan beson se ndryshimi i pjesshĂ«m i qeverisĂ« tregon njĂ« mungesĂ« akute tĂ« personelit tĂ« kualifikuar dhe tĂ« besueshĂ«m. Ministrat e rinj dhe ata aktualĂ« janĂ« tĂ« detyruar tĂ« japin rezultate shpejt. Saakyan Ă«shtĂ« skeptik nĂ« lidhje me perspektivat afatgjata. “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« dozĂ« adrenaline pĂ«r qeverinĂ« aktuale. Por nuk do ta ndryshojĂ« nĂ« thelb cilĂ«sinĂ«â€, thekson eksperti politik ukrainas.

Ndërkohë, Presidenti Zelensky ka përcaktuar tashmë prioritetet kryesore për qeverinë e re të ardhshme, duke përfshirë rritjen e prodhimit vendas të armëve, zhvillimin e projekteve të mbrojtjes dhe liberalizimin gjithëpërfshirës të ekonomisë./DW

The post Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë? appeared first on Gazeta Si.

Priten reshje shiu në disa zona

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore.

Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje do ketë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

The post Priten reshje shiu në disa zona appeared first on Gazeta Si.

Marta Kos: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE

Nga Gazeta Si- Marta Kos vazhdon të përcjellë sinjale optimizmi për rrugën e vendit drejt BE-së.

“Bisedimet e anĂ«tarĂ«simit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian po pĂ«rparojnĂ« mĂ« shpejt se kurrĂ«. PĂ«rfshirja e tĂ« gjithĂ« shoqĂ«risĂ« do tĂ« jetĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimin e ShqipĂ«risĂ« qĂ« negociatat tĂ« mbyllen deri nĂ« vitin 2027”, ka shkruar Komisionerja e Zgjerimit nĂ« profilin e saj nĂ« Facebook.

Kos e ka bërë të qartë se BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë në krah të vendit tonë, teksa apelon edhe më shumë angazhim, për të mbyllur të gjithë kapitujt brenda dy vjetësh.

“Zgjerimi Ă«shtĂ« njĂ« projekt gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe kĂ«rkohet angazhim i plotĂ« nga e gjithĂ« shoqĂ«ria shqiptare pĂ«r tĂ« arritur objektivin ambicioz, por realist, tĂ« mbylljes sĂ« tĂ« gjitha kapitujve tĂ« negociatave deri nĂ« fund tĂ« vitit 2027”, ka qenĂ« komenti i saj.

Javën që shkoi,  u miratua me 502 vota pro dhe 120 kundër progres raporti për Shqipërinë, që vlerësonte ecurinë në rrugën europiane.

The post Marta Kos: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE appeared first on Gazeta Si.

Mësoi turistët të hedhin mbeturinat në tokë, 1 milion lekë gjobë Kozakut të Tik Tok

Tik Tok-eri i njohur, Kozak Braçi është gjobitur me 100.000 lekë gjobë nga policia e Tiranës, pak kohë pasi një video e tij, ku mësonte një turist sesi të hidhte mbeturinat nga makina në rrugë, qarkulloi në rrjetet sociale.

“Nuk Ă«shtĂ« problem. Nuk Ă«shtĂ« problem nĂ« ShqipĂ«ri”, dĂ«gjohet Braçi teksa i sugjeron turistit, qĂ« ndodhet pasagjer nĂ« tĂ« njĂ«jtin automjet me tĂ«, qĂ« tĂ« bĂ«j edhe ai njĂ« veprim tĂ« ngjashĂ«m. “PĂ«r ty, ndoshta”, ia kthen ai.

Braçi u shoqërua në ambientet e Komisariatit dhe u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.

The post Mësoi turistët të hedhin mbeturinat në tokë, 1 milion lekë gjobë Kozakut të Tik Tok appeared first on Gazeta Si.

Pas prishjes sĂ« ndĂ«rtimeve nĂ« Theth, Rama publikon hartĂ«n me aplikantĂ«t e ‘PaketĂ«s sĂ« Maleve’: NdĂ«rtoni me leje

Nga Gazeta Si- Në 5 ditë, janë bërë 787 aplikime për Paketën e Maleve. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë, që tregon aplikuesit në të gjithë vendin. Rama u bën thirrje emigrantëve që duan që të kthejnë objekte të tyre të vjetra në biznes të aplikojnë për leje.

“TĂ« gjithĂ« emigrantĂ«t posaçërisht, po edhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri e duan tĂ« rihapin derĂ«n e shtĂ«pisĂ« sĂ« tĂ« parĂ«ve nĂ« mal a nĂ« zonat kodrinore tĂ« vendit, pĂ«r njĂ« bujtinĂ«, njĂ« agroturizĂ«m, njĂ« hotel malor, njĂ« fermĂ« apo njĂ« linjĂ« agropĂ«rpunimi, janĂ« tĂ« ftuar tĂ« aplikojnĂ« dhe ndĂ«rtojnĂ« me leje”, shton Rama.

Paketa e Maleve u miratua nga Kuvendi nĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti dhe ka pĂ«r qĂ«llim qĂ« t’i kthejĂ« zonat malore nĂ« zona atraktive pĂ«r zhvillim. NjĂ« nga sfidat kryesore nĂ« kĂ«to zona Ă«shtĂ« mungesa e certifikatave tĂ« pronĂ«sisĂ«, e cila e vĂ«shtirĂ«son dhĂ«nien e lejeve pĂ«r zhvillim apo ndĂ«rtim. ShumĂ« toka administrohen nga individĂ« apo familje qĂ« i zotĂ«rojnĂ« tokat pa dokumentacion tĂ« rregullt.

Për këtë arsye, Paketa e Maleve parashikon një procedurë të thjeshtuar administrative: poseduesit jopronarë mund të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të kryer nga bashkia. Pasi të përfundojë ky proces, ata mund të marrin pronësinë me çmim simbolik (1 euro), me kushtin që të kenë një plan zhvillimi dhe të marrin lejen përkatëse.

The post Pas prishjes sĂ« ndĂ«rtimeve nĂ« Theth, Rama publikon hartĂ«n me aplikantĂ«t e ‘PaketĂ«s sĂ« Maleve’: NdĂ«rtoni me leje appeared first on Gazeta Si.

‘Gushti do jetĂ« mĂ« i nxehtë’/ Si po i nxit ndryshimi i klimĂ«s zjarret nĂ« EuropĂ«

Nga Gazeta Si- Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën.

ÇfarĂ« i nxit zjarret nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n dhe si Ă«shtĂ« situata deri mĂ« tani?

Zjarret kanë djegur 227,000 hektarë tokë që nga fillimi i vitit, më shumë se dyfishi i mesatares për këtë kohë të vitit gjatë dy dekadave të fundit, sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje të BE-së.

Edhe pse shumë mbi mesataren, nuk është më e larta në të dhënat e EFFIS, të cilat datojnë që nga viti 2002. Europa pati sezone veçanërisht të këqija zjarresh në vitet 2003 dhe 2017, kur flakët dogjën më shumë se 1,100,000 hektarë në çdo vit, një sipërfaqe ekuivalente me ishullin e Xhamajkës.

Nuk është ende e qartë nëse viti 2025 do të jetë një vit rekord, pasi kjo do të varet nga mënyra se si do të evoluojë sezoni i zjarreve në muajt në vijim.

Numri i zjarreve në Europë është rritur gjithashtu këtë vit deri më tani, me 1,118 zjarre të zbuluara që nga 8 korriku, krahasuar me 716 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha EFFIS.

Valët e të nxehtit në Europë në fillim të këtij muaji shkaktuan zjarre në të gjithë Mesdheun, përfshirë Sirinë, ku zjarret kanë djegur më shumë se 3% të mbulesës pyjore të vendit, sipas OKB-së. Në ishujt grekë të Evias dhe Kretës, zjarret këtë muaj detyruan mijëra njerëz të evakuohen.

Por, ndërsa Europa në përgjithësi ka parë një rritje këtë vit, shkencëtarët që vëzhgojnë zjarret thonë se ato në rajonin e Mesdheut, ndonëse shkatërruese, deri më tani kanë qenë relativisht të izoluara.

ÇfarĂ« po e shkakton kĂ«tĂ«?

Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata të rajonit të Mesdheut e vënë atë në rrezik të lartë për zjarre. Pasi të fillojnë zjarret, bimësia e bollshme e thatë dhe erërat e forta në rajon mund të shkaktojnë përhapjen e tyre të shpejtë dhe djegien jashtë kontrollit.

Ndryshimi i klimës e përkeqëson këtë rrezik, duke krijuar kushte më të nxehta dhe më të thata në sfond. Në vendet që kufizohen me Detin Mesdhe, kjo ka kontribuar në fillimin e sezonit të zjarreve më herët në vitet e fundit, duke thyer rekorde për intensitetin e zjarreve dhe duke djegur më shumë tokë.

Emetimet e gazrave serrë, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, e kanë ngrohur planetin me rreth 1.3 gradë Celsius që nga kohërat para-industriale. Europa është ngrohur me dyfishin e mesatares globale që nga vitet 1980, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Kjo bazë më e ngrohtë do të thotë se temperaturat më të larta mund të arrihen gjatë valëve të nxehtësisë, të cilat ndryshimet klimatike po i bëjnë gjithashtu më të shpeshta. Kjo është konfirmuar nga paneli global i shkencëtarëve të klimës i Kombeve të Bashkuara, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Vendet po përgatiten për zjarre më të këqija. Temperatura më të ngrohta se mesatarja parashikohen në të gjithë Europën në gusht, tha EFFIS, që do të thotë se rreziku nga zjarri do të mbetet i lartë në pjesën më të madhe të Europës jugore dhe lindore.

Ndërsa Europa Jugore pritet të shohë modele normale të reshjeve, pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë më e thatë se normalja në gusht, tha EFFIS, duke përkeqësuar potencialisht rrezikun e zjarrit në rajone të tjera.

Qeveritë po përpiqen të përshtaten. Greqia ka mbledhur një rekord prej 18,000 zjarrfikësish këtë vit, në pritje të zjarreve të rënda, dhe ka përshtatur taktikat dhe patrullimet e saj të zjarrfikjes për të provuar të zbulojë zjarret më herët dhe të kufizojë dëmet, tha qeveria.

Faktorë të tjerë e përkeqësojnë rrezikun e zjarreve, përfshirë menaxhimin e pyjeve. Popullsia në rënie në zonat rurale të vendeve, përfshirë Spanjën, ndërsa njerëzit zhvendosen në qytete, ka bërë që fuqia punëtore më e vogël të largohet nga bimësia dhe të shmangë lëndën djegëse për zjarret pyjore që po shtohen.

OKB-ja u ka kërkuar qeverive të investojnë më shumë në parandalim, në vend që të përqendrohen kryesisht në reagim pas shpërthimit të zjarreve dhe ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës pritet të rrisë zjarret ekstreme në nivel global deri në 14% deri në fund të dekadës.

Parandalimi i zjarreve mund të përfshijë ndezjen e zjarreve të kontrolluara përpara sezonit të verës, për të pastruar lëndën djegëse me të cilën mund të ushqehen flakët, tha OKB-ja.

The post ‘Gushti do jetĂ« mĂ« i nxehtë’/ Si po i nxit ndryshimi i klimĂ«s zjarret nĂ« EuropĂ« appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Shqipëria prodhon refugjatë dhe emigrantë

Nga Gazeta Si- NĂ« konferencĂ«n “The Western Balkans Paradigm” qĂ« po zhvillohet nĂ« TiranĂ«, Sali Berisha deklaroi se ShqipĂ«ria â€œĂ«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« prodhues emigrantĂ«sh dhe refugjatĂ«sh”.

“ShqipĂ«ria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat nĂ« njĂ« kohĂ« kur nuk plotĂ«sonte asnjĂ« kriter pĂ«rveçse gjeopolitikĂ«s. Kushdo qĂ« dĂ«shiron tĂ« ulet, ne jemi gati t’u ofrojmĂ« tĂ« dhĂ«nat europiane dhe statistikat qĂ« mbĂ«shtesin kĂ«tĂ« qĂ« them”, tha Berisha, duke shtuar se ShqipĂ«ria i nisi negociatat kur tĂ« gjitha pushtetet, 94 pĂ«r qind pĂ«rqendrohen nĂ« njĂ« dorĂ«.

Berisha tha gjithashtu se kur nisëm negociatat, ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narko-ekonomia.

“Kush do tĂ« shohĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« narko-ekonomi, nuk ka pse tĂ« shkojĂ« nĂ« Bolivi apo nĂ« vendet e tjera, mjafton tĂ« vijĂ« nĂ« ShqipĂ«ri sepse Ă«shtĂ« narko-shteti i parĂ« dhe i vetĂ«m nĂ« EuropĂ«â€.

Ai shtoi gjithashtu se nga viti 2014 deri nĂ« 2024, 1 milion e 99 mijĂ« shqiptarĂ« janĂ« larguar nga ShqipĂ«ria vetĂ«m nĂ« zonĂ«n Shengen, “pa llogaritur kĂ«tu ata tĂ« cilĂ«t janĂ« larguar pĂ«r nĂ« SHBA, Britani, ZvicĂ«r, Kanada, Australi apo Lindjen e Mesme. Vendi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« prodhues emigrantĂ«sh dhe refugjatĂ«sh”.

Por, sipas tij, Shqipëria gjithashtu po eksporton kriminelë dhe drogë.

“Sipas Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale tĂ« EuropĂ«s, AmerikĂ«s Latine dhe Lindjes sĂ« Mesme, Ă«shtĂ« kthyer ShqipĂ«ria”.

The post Berisha: Shqipëria prodhon refugjatë dhe emigrantë appeared first on Gazeta Si.

Forbes: Pse duhet të planifikoni pushime në Shqipëri

Nga Gazeta Si- Për dekada të tëra, shkruan Forbes, Mesdheu ka luajtur me të njëjtat destinacione të vjetra: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdha se flota lokale e peshkimit, dhe fatura për një drekë buzë detit mund të financojë një vresht modest ballkanik.

Por, ekspertĂ«t e udhĂ«timeve, ata qĂ« pĂ«shpĂ«ritin emra nĂ« darka dhe fshehurazi, dĂ«shirojnĂ« qĂ« ju tĂ« mos i ndiqni kĂ«shillat e tyre, pasi ata kanĂ« tashmĂ« njĂ« emĂ«r tĂ« ri: ShqipĂ«ria, shkruan Jordi Lippe-McGraw pĂ«r prestigjiozen ”Forbes”.

Po, Shqipëria.

Prestigjozja shkruan se “e vendosur midis GreqisĂ« dhe Malit tĂ« Zi, me njĂ« vijĂ« bregdetare tĂ« pĂ«rshkuar nga Deti Jon, ShqipĂ«ria ka qenĂ« pĂ«r vite me radhĂ« ‘kushĂ«rira’ e harruar e klubit tĂ« Adriatikut. E lĂ«nĂ« nĂ« hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa PerĂ«ndimore dhe e mbyllur prej kohĂ«sh nga njĂ« regjim i zymtĂ« komunist, ajo mbeti njĂ« vend i bardhĂ« nĂ« hartĂ«n e Mesdheut”.

Sipas Forbes, Shqipëria është pjesa e Mesdheut që nuk i ka kushtuar vëmendje askush, dhe pikërisht për këtë arsye është interesante tani.

“NĂ« bregdetin jugor, keni RivierĂ«n Shqiptare. Ajo shtrihet pĂ«rgjatĂ« Jonit, me shkĂ«mbinj dhe plazhe me guralecĂ« qĂ«, sinqerisht, nuk do tĂ« dukeshin tĂ« çuditshme nĂ« Greqi apo Itali. Por atmosfera Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e ndryshme. Nuk ka resorte masive apo klube plazhi me shkĂ«lqim (ende), dhe çmimet janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, shkruhet nĂ« artikull, duke u pĂ«rmendur plazhi i PalasĂ«s, ku mund tĂ« bĂ«sh seanca joge pranĂ« detit, parashutizĂ«m dhe mund tĂ« shohĂ«sh perĂ«ndimin e diellit nĂ« shkĂ«mbinj.

Por vetëm pak kilometra në jug, gjërat duken pak a shumë siç kanë qenë prej vitesh.

Dhërmiu është një vendpushim popullor, i njohur për plazhin e tij të gjatë me guralecë dhe baret që mbushen gjatë verës me muzikë dhe kokteje. Ka edhe hotele të vogla, vende familjare ku merrni një dhomë bazë dhe një pamje, nuk ka spa ose pishinë, por një plazh disa hapa larg dhe ndoshta një kafene poshtë që shërben peshk të pjekur në skarë dhe birrë të ftohtë.

Jala është një tjetër plazh që tërheq të rinjtë, shkruan Forbes, veçanërisht kur zhvillohen festivalet e muzikës verore. Por nëse kërkoni diçka më të qetë, vazhdoni. Gjipeja është e fshehur midis shkëmbinjve, një gji që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë. Nuk ka hotel, as rrugë, as shezlongje me qira të rreshtuara në rërë.

“Ajo qĂ« e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« tĂ« ndihet ndryshe, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin, Ă«shtĂ« ajo qĂ« mungon. AsnjĂ« mega-hotel. AsnjĂ« shezlong 80 euro. AsnjĂ« turmĂ« qĂ« tĂ« shtyn pranĂ« rrĂ«nojave. ËshtĂ« ende pak e paqĂ«ndrueshme: rrugĂ«t nuk janĂ« tĂ« mira, autobusĂ«t vonohen, ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« ngrihesh kur planet nuk funksionojnĂ«. Por Ă«shtĂ« gjithashtu bujare, pjata tĂ« mĂ«dha me mish ose peshk tĂ« pjekur nĂ« skarĂ«, verĂ« vendase dhe njerĂ«z qĂ« kĂ«mbĂ«ngulin qĂ« tĂ« provoni rakinĂ« e tyre tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« shtĂ«pi, pavarĂ«sisht nĂ«se mendoni se mund ta pĂ«rballoni apo jo. Mund tĂ« ecĂ«sh nĂ« njĂ« plazh qĂ« duket si diçka e nxjerrĂ« nga njĂ« revistĂ« udhĂ«timesh dhe tĂ« gjesh veten pothuajse vetĂ«m, pĂ«rveç disa vendasve qĂ« notojnĂ« nĂ« fund tĂ« ditĂ«s”, shkruhet nĂ« artikull.

Megjithatë, ndryshimi po vjen me shpejtësi dhe, vijon Forbes, nëse jeni kuriozë për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me përzierjen e saj të qyteteve osmane, maleve të egra dhe vijës bregdetare që nuk është gëlltitur nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.

Se sa gjatë do të qëndrojë kështu është e panjohur.

The post Forbes: Pse duhet të planifikoni pushime në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Milot/ Po digjte mbeturinat në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Nga Gazeta Si- Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij.

Viktima D. H. 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij kur flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin i cili nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën.

The post Milot/ Po digjte mbeturinat në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë appeared first on Gazeta Si.

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i Vankuverit, njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« dhe mĂ« tĂ« ngarkuarit nĂ« Kanada, u mbyll pĂ«r gati njĂ« orĂ« tĂ« martĂ«n pasi njĂ« aeroplan i vogĂ«l u raportua se ishte “rrĂ«mbyer”, sipas autoriteteve.

Policia tha se mori njĂ« raport nĂ« orĂ«n 13:10 se njĂ« Cessna 172, njĂ« aeroplan me njĂ« motor dhe katĂ«r vende, ishte ” rrĂ«mbyer nĂ« zonĂ«n e Ishullit tĂ« Vankuverit dhe po i afrohej hapĂ«sirĂ«s ajrore pranĂ« Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Vankuverit” (perĂ«ndim).

“I dyshuari ishte personi i vetĂ«m nĂ« bordin e avionit”, tha Policia kanadeze nĂ« njĂ« deklaratĂ«. Ai u arrestua pa rezistencĂ« dhe pa “asnjĂ« incident” pasi Cessna u ul rreth njĂ« orĂ« mĂ« vonĂ«, tha policia, pa shpjegime tĂ« mĂ«tejshme.

Nëntë fluturime hyrëse u devijuan në aeroporte të tjera, tha aeroporti në një deklaratë, e cila tha se ndalimi i uljes zgjati 39 minuta.

The post Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë appeared first on Gazeta Si.

❌