Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin.
Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e konfirmoi se ai gjatë ditës ka zhvilluar një takim, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, ai tha se gjatë këtij takimi nuk pati asnjë diskutim përtej asaj që është thënë në publik më parë dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Dhe, epilogu i seancës së 54-t konstituive ishte i njëjtë si i atyre paraprake: kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV-ja, u kërkoi Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ta propozojnë nga një kandidat për të themeluar komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Këto parti nuk dhanë propozime dhe nuk pati kuorum për formimin e këtij komisioni, duke dështuar kështu konsituimi i Kuvendit.
LĂ«vizjes VetĂ«endosje do tâi kishin mjaftuar votat e tre deputetĂ«ve tĂ« NismĂ«s Socialdemokrateve dhe deputetĂ«ve tĂ« minoriteve, pĂ«rveç atyre tĂ« ListĂ«s Serbe, pĂ«r tâi siguruar 61 votat e nevojshme.
Pak para seancĂ«s, zĂ«dhĂ«nĂ«si i LVV-sĂ«, Arlind Manxhuka, tha pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se atyre âu duhen votat, por jo me çdo kusht dhe jo nga e me bindjen e ndokujt qĂ« i duket se âi erdhi ditaââ.
Tani, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kjo pasi që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në orët e vona të 24 korrikut, vendosi ex officio masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.
NĂ« arsyetim, Gjykata tha se nĂ«se nuk do tĂ« vendosej masa e pĂ«rkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve tĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pas datĂ«s 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndĂ«rmarrĂ« pas kĂ«saj date deri nĂ« vendimmarrjen e GjykatĂ«s lidhur me kĂ«rkesat âmund tĂ« shkaktojĂ« dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyç nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«sâ.
Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Që nga fillimi më 15 prill e deri të premten, Kuvendi është mbledhur në 52 përpjekje për ta zgjedhur kryetarin, pa arritur shumicën prej së paku 61 votave.
LĂ«vizja VetĂ«vendosje â fituese e zgjedhjeve â e ka tĂ« drejtĂ«n ekskluzive tĂ« propozimit tĂ« kandidatit pĂ«r kryeparlamentar, por e zgjedhura e kĂ«saj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme pĂ«r disa grupe politike.
Partia Demokratike e KosovĂ«s dhe Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s e shohin atĂ« si figurĂ« pĂ«rçarĂ«se, teksa Lidhja Demokratike e KosovĂ«s ka thĂ«nĂ« se sâka votĂ« pĂ«r asnjĂ« kandidat tĂ« LVV-sĂ«.
LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.
Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i NismĂ«s Socialdemokrate, Fatmir Limaj â partia e tĂ« cilit i ka tre deputetĂ« â dhe kreu i LVV-sĂ«, njĂ«herĂ«sh kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, janĂ« takuar javĂ«n e kaluar nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje. Por, deri mĂ« tani nuk kanĂ« njoftuar pĂ«r arritjen e ndonjĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r konstituimin e Kuvendit, dhe mĂ« pas formimin e QeverisĂ«.
Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.
Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.
QĂ« nga 15 prilli â kur nisi seanca konstituive â organizatat joqeveritare u kanĂ« bĂ«rĂ« vazhdimisht thirrje deputetĂ«ve qĂ« tâi formojnĂ« institucionet e reja.
Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive./ REL
The post Dështon seanca e 54-ët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.