Bashkimi Evropian miratoi këtë të premte raundin e 18-të të sanksioneve për Rusinë duke shënjestruar sektorët energjitikë dhe financiar, pas heqjes së vetos nga Sllovakia. Unionit 27 anëtarësh ka forcuar presionin ndaj Kremlinit për ta detyruar atë të pranojë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë.
Sanksionet e reja të miratuara të premten Bashkimi Europian përfshijnë, ndalimin e të gjitha transaksioneve me 22 banka ruse, si dhe me Fondin Rus të Investimeve dhe degët e tij, ndalesë të plotë për përdorimin e tubacioneve nënujore Nord Stream, të cilat janë të mbyllura aktualisht, por që Moska kërkon t’i rihapë në të ardhmen si dhe transformimin e çmimit tavan për naftën e papërpunuar ruse nga një nivel fiks prej 60 dollarësh për fuçi në një mekanizëm dinamik që do të jetë gjithmonë 15% më i ulët se çmimi mesatar i tregut. Kjo cmim do te nise në 47.6 dollarë për fuçi dhe do të përditësohet çdo 6 muaj. Washingtoni nuk e ka mbeshtetur kete ulje te cmimit, ndonese administrata e me parshme e Donald Trump ishte mbeshtetese ne planin e propozuar ne takimet e G7. Paketa e 18 e Sanksioneve godet edhe ate qe quhet “flota e erret e Rusisë” duke përfshire 105 anije që janë përdorur për transportimin e naftës. Numri I anijeve qe jane ndalur te prekin portet e Bashkimit Europian shkon me paketen e 18 te sanksioneve ne mbi 400.
Në një hap të rëndësishëm për mbylljen e boshllëqeve ligjore, BE ndali ghithashtu importet e produkteve të rafinuara të naftës që përmbajnë naftë ruse por shiten me etiketa të rreme, kryesisht nga India dhe Turqia. Sanksionet përfshijnë gjithashtu 11 kompani jashtë Rusisë të akuzuara për ndihmë në shmangien e masave ndeshkuese, përfshirë katër në Kinën kontinentale dhe tre në Hong Kong. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Europian po godet ne zemer te makinerise se Luftes Ruse ndersa shtoi se Presioni do te vijoje deri sa Putin ta ndale kete lufte.
Paketa e 18 e sanksioneve ishte bllokua për disa javë nga Slovakia, e cila e përdori veton për të kundërshtuar një plan tjetër të BE-së: shkëputjen totale nga energjia ruse deri në vitin 2027. Si vend pa dalje në det, Bratislava paralajmëroi se ky plan do të rriste çmimet, do të dëmtonte industrinë dhe do të rrezikonte sigurinë energjetike të vendit. Kryeministri Robert Fico kërkoi kompensime financiare dhe përjashtim të plotë deri në përfundim të kontratës së gazit me Gazpromin në vitin 2034.
Edhe pse Komisioni Evropian ofroi ndihmë shtetërore dhe mundësi për pezullime të përkohshme në raste çmimesh ekstreme, Fico i konsideroi garancitë si “të pamjaftueshme” dhe i publikoi ato në rrjetet sociale.
Pas presionit nga Berlini dhe Varshava, dhe pas një letre të fundit nga von der Leyen me premtime për mbështetje praktike, Fico pranoi të heqë veton.
“Në këtë pikë, do të ishte kundërproduktive të vazhdoja bllokimin,” tha ai kete te premte duke shtuar se “Të gjitha opsionet janë shteruar.”
Megjithatë, ai paralajmëroi se lufta politike me Komisionin nuk ka mbaruar:
“Faza e dytë e betejës sonë për gazin rus sapo ka nisur. Kemi një plan të qartë për të mbrojtur interesat kombëtare.” / abcnews.al