Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.
Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
V.K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
E.Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.
Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:
-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;
-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.
Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasiV. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve. / abcnews.al