❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

25 korrik 1975, premiera historike e ‘A Chorus Line’

MĂ« 25 korrik 1975, pikĂ«risht 50 vite mĂ« parĂ«, u ngjit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« skenĂ«n e Broadway nĂ« Teatrin Shubert njĂ« nga produksionet mĂ« revolucionare dhe tĂ« dashura tĂ« teatrit muzikor, “A Chorus Line”.

Me regji nga Michael Bennett dhe koreografi të bashkëndarë mes tij dhe Bob Avian, kjo vepër solli një frymë të re në skenën amerikane, duke zhvendosur vëmendjen nga yjet tradicionalë drejt jetëve, ëndrrave dhe pasigurive të vetë interpretuesve të ansamblit, balerinëve që zakonisht qëndronin në sfond.

E zhvilluar fillimisht përmes një serie punëtorish të mbajtura me vetë aktorët, muzikali u dallua për strukturën intime, rrëfimin autobiografik dhe qasjen inovative ndaj narrativës skenike. Rezultati ishte një sukses i menjëhershëm, një hit kritik dhe komercial që do të mbante rekordin si produksioni më jetëgjatë i Broadway për shumë vite me radhë, përcjellë KultPlus.

“A Chorus Line” u nominua pĂ«r 12 çmime Tony dhe fitoi 9 prej tyre, duke pĂ«rfshirĂ« ato pĂ«r Muzikalin mĂ« tĂ« MirĂ«, RegjinĂ« mĂ« tĂ« MirĂ« dhe KoreografinĂ« mĂ« tĂ« MirĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj, nĂ« vitin 1976 fitoi edhe njĂ« nga çmimet mĂ« prestigjioze tĂ« letĂ«rsisĂ« dramatike amerikane: Çmimin Pulitzer.

Sot, njĂ« gjysmĂ« shekulli mĂ« vonĂ«, “A Chorus Line” mbetet njĂ« vepĂ«r qĂ« frymĂ«zon breza tĂ« tĂ«rĂ« artistĂ«sh, njĂ« himn pĂ«r pasionin, pĂ«rpjekjen dhe shpirtin e atyre qĂ« jetĂ«n ia kushtojnĂ« artit skenik./KultPlus.com

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit uron 70-vjetorin e artistit të shquar Nikolin Gurakuqi

Sot, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i uron ditëlindjen një prej figurave më të rëndësishme të operës shqiptare, këngëtarit, regjisorit dhe pedagogut Nikolin Gurakuqi, i cili prej më shumë se katër dekadash ka kontribuar me pasion dhe përkushtim në zhvillimin e artit skenik shqiptar.

RrugĂ«timi i tij artistik nisi nĂ« vitin 1979 nĂ« skenĂ«n e TKOB-sĂ«, fillimisht si korist, pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« pas si solist nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« rolesh tĂ« spikatura. NdĂ«r rolet qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« karrierĂ«n e tij pĂ«rmenden: Gjergj Arianiti nĂ« operĂ«n “SkĂ«nderbeu”, Mateo nĂ« “Paja”, Komandanti nĂ« “Borana”, Deloja nĂ« “NĂ«na e trimave”, Il Marchese nĂ« “La Traviata”, Don Bartolo nĂ« “Il barbiere di Siviglia”, Colline nĂ« “La BohĂšme”, Ferrando nĂ« “Il trovatore” dhe shumĂ« tĂ« tjera.

Ai ka interpretuar gjithashtu edhe jashtĂ« vendit, nĂ« skena nĂ« FrancĂ« dhe Itali. Pas njĂ« specializimi nĂ« FrancĂ« nĂ« vitet ’92-’93, Nikolin Gurakuqi iu pĂ«rkushtua me sukses edhe regjisĂ«, duke sjellĂ« nĂ« skenat shqiptare dhe ndĂ«rkombĂ«tare njĂ« frymĂ« tĂ« re interpretimi, njĂ« vizion bashkĂ«kohor dhe njĂ« ndjeshmĂ«ri tĂ« thellĂ« dramatike.

Ka realizuar mbi 80 produksione operistike nĂ« TKOBAP, Universitetin e Arteve, qytete tĂ« ndryshme tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe jashtĂ« saj, nĂ« Itali, Greqi, KosovĂ«. Disa nga veprat mĂ« tĂ« njohura qĂ« mbajnĂ« firmĂ«n e tij regjisoriale janĂ«: “Tosca”, “Il signor Bruschino”, “Carmen”, “Aida”, “Falstaff”, “Il trittico”, “Manon Lescaut”, “Otello”, “Rigoletto”, “NjĂ« ballo me maska”, “Goca e Kaçanikut” e shumĂ« tĂ« tjera.

PĂ«rveç regjisĂ«, Gurakuqi Ă«shtĂ« gjithashtu autor i skenografive, artikujve dhe botimeve qĂ« analizojnĂ« regjinĂ« dhe interpretimin nĂ« opera. VeçanĂ«risht vihet nĂ« dukje libri i tij i fundit, “Mbi regjinĂ« dhe aktrimin e kĂ«nduar nĂ« teatrin muzikor”, njĂ« botim unik qĂ« hedh dritĂ« mbi regjinĂ« operistike nga njĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim profesional dhe tĂ« thelluar.

Si pedagog dhe mentor i dhjetëra artistëve të rinj, ai ka ndikuar në formimin e shumë brezave të këngëtarëve lirikë shqiptarë, duke mbështetur emra tashmë të afirmuar si Josif Gjipali, Armand Likaj, Aurel Thëllimi, Dorina Selimaj, por edhe artistë të rinj në ngjitje si Bledar Domi.

PĂ«r kontributin e tij tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« artin shqiptar, Nikolin Gurakuqi Ă«shtĂ« nderuar me Urdhrin “Naim FrashĂ«ri i ArtĂ«â€, ka marrĂ« titullin “MjeshtĂ«r i Madh”, dhe Ă«shtĂ« vlerĂ«suar edhe nga shtypi ndĂ«rkombĂ«tar si njĂ« artist me kulturĂ« tĂ« gjerĂ« europiane.

Në këtë ditë të veçantë të 70-vjetorit, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka ka dhënë dhe vazhdon të japë për artin shqiptar dhe për gjurmën e pashlyeshme që ka lënë në historinë e operës në vendin tonë./KultPlus.com

Louis Vuitton, pas historisë franceze fshihen rrënjët japoneze

Franca, djepi i elegancës, vendlindja e parfumit, modës dhe artit, është më shumë se një shtet, është një ide, një ndjenjë, një frymë që lëviz përmes shekujve. Në rrugicat e Parisit, midis godinave të ndërtuara me hijeshi të përjetshme dhe dritës që prek fasadat si një furçë piktori, lindi një prej emrave më të njohur të luksit botëror, Louis Vuitton.

Louis Vuitton, më shumë sesa një markë, është simbol i mjeshtërisë franceze, i udhëtimit, i ëndrrës së bukur që mbështillet me pëlhura të zgjedhura.

Por rrugët e kulturës nuk janë kurrë njëkahëshe. Ato përthithin ndikime, frymëzohen edhe nga horizonte të largëta. E largët në gjeografi por e afërt në shpirt me artin francez, Japonia u bë një reflektim i bukur i pasionit të Louis Vuitton për formën, simbolikën dhe perfeksionin.

ShumĂ« ndjekĂ«s tĂ« markĂ«s Louis Vuitton mund tĂ« mos jenĂ« nĂ« dijeni se kanavaca e saj ikonike me monograma u frymĂ«zua fillimisht nga emblemat tradicionale japoneze ‘mon’ qĂ« nĂ« vitin 1896. Kjo lidhje e hershme kulturore midis FrancĂ«s dhe JaponisĂ«, ndonĂ«se shpesh e lĂ«nĂ« nĂ« hije, Ă«shtĂ« duke u rikthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes nĂ« vitin 2025, me njĂ« seri ngjarjesh dhe ekspozitash qĂ« festojnĂ« kĂ«tĂ« bashkĂ«punim tĂ« gjatĂ« kreativ.

Më e njohur për publikun është dashuria e hershme e Pharrell Williams, aktualisht Drejtor Kreativ për Linjën e Meshkujve në Louis Vuitton, për Japoninë. Marrëdhënia e tij e ngushtë me stilistin e njohur japonez Nigo ka kulmuar së fundmi me koleksionin Vjeshtë/Dimër 2025 të Louis Vuitton, një bashkëpunim që përforcon lidhjen mes shtëpisë franceze të modës dhe kulturës japoneze.

NĂ« vitin 2025, kjo marrĂ«dhĂ«nie shekullore po nderohet zyrtarisht nĂ« World Expo Osaka Kansai, ku LVMH sponsorizon Pavijonin Francez. Brenda tij ndodhet njĂ« instalacion imersiv, i dizajnuar nga arkitekti japonez Shohei Shigematsu i studios sĂ« njohur OMA. PjesĂ« e kĂ«tij hapĂ«sire Ă«shtĂ« edhe skulptura “Katedralja” e Auguste Rodin, qĂ« qĂ«ndron pĂ«rballĂ« njĂ« ushtrie prej 85 valixhesh ikonike Louis Vuitton, tĂ« vendosura nĂ« njĂ« ambient zanor tĂ« krijuar nĂ« bashkĂ«punim me Institutin Francez pĂ«r KĂ«rkime dhe Koordinim nĂ« AkustikĂ«/MuzikĂ« (IRCAM). Ky kompozim muzikor eksploron “dridhjet intime tĂ« savoir-faire francez”.

NjĂ« tjetĂ«r atraksion vizual nĂ« pavijon Ă«shtĂ« video-instalacioni “Trunk Sphere” nga artisti japonez Daito Manabe, i cili krijon njĂ« udhĂ«tim shqisor pĂ«rmes projektimeve nĂ« muret e hapĂ«sirĂ«s ekspozuese.

Dialogu ndĂ«rkulturor vazhdon edhe jashtĂ« pavijonit, nĂ« Muzeun e Artit Nakanoshima nĂ« Osaka, ku Ă«shtĂ« hapur ekspozita “Visionary Journeys”, e cila do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur deri mĂ« 17 shtator 2025. Kuruar nga historiania e modĂ«s dhe artit Florence MĂŒller, ekspozita ofron njĂ« rikthim ndryshe nĂ« historinĂ« e Louis Vuitton, pĂ«rfshirĂ« fragmente origjinale tĂ« kanavacĂ«s me monograma tĂ« frymĂ«zuara nga artizanati japonez, si dhe pjesĂ« tĂ« tjera arkivore tĂ« rralla.

Sezoni i pasur kulturor përmbyllet me publikimin e dy botimeve të reja nga Louis Vuitton Editions, të zhvilluara posaçërisht për këtë rast:

“Fashion Eye Osaka”, njĂ« eksplorim i qytetit nga fotografi Jean-Vincent Simonet, i cili pĂ«rqafon estetikĂ«n urbane me ngjyra dhe shpĂ«rthime vizuale.

“City Guide Osaka”, njĂ« udhĂ«zues i detajuar mbi qytetin, me pĂ«rshkrime nga kritiku i njohur i ushqimit François Simon dhe artisti vendas Verdy.

    Ndërsa të gjitha këto nisma zhvillohen paralelisht, një detaj bëhet gjithnjë e më i qartë, pa Japoninë, ndoshta nuk do të kishim Louis Vuitton që njohim sot, apo atë të së nesërmes./Cultured/KultPlus.com

    Del nĂ« ankand kitara e Jimmy Page tĂ« ‘Led Zeppelin’

    NjĂ« kitarĂ« e dhuruar nga Jimmy Page i ”Led Zeppelin” si çmim konkursi mĂ« shumĂ« se 50 vjet mĂ« parĂ« mund tĂ« shitet pĂ«r 50 000 stĂ«rlina (67 460 dollarĂ«) nĂ« ankand.

    Kitara elektrike ”Gretsch Chet Atkins 6120” e vitit 1957 ishte çmimi i njĂ« konkursi tĂ« mbajtur nga revista ”New Musical Express”.

    Në një intervistë Page deklaroi se e bleu kitarën në Nashville, SHBA, për 200 stërlina në vitin 1972.

    Kitara pritet tĂ« shitet midis 30 000 dhe 50 000 paund nĂ« ankandin ”Gardiner Houlgate” nĂ« Corsham, Angli.

    “Page duhet tĂ« jetĂ« i çmendur qĂ« dhuron njĂ« kitarĂ« kaq fantastike. ËshtĂ« lloji i instrumentit qĂ« çdo kitarist Ă«ndĂ«rron ta ketĂ«, por qĂ« nuk mund ta pĂ«rballojĂ« kurrĂ«â€, theksojnĂ« adhuruesit e kitarĂ«s./ atsh/ KultPlus.com

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës nis shpërndarjen e librave nëpër komuna për të mbështetur bibliotekat publike dhe shkollore

    Biblioteka KombĂ«tare e KosovĂ«s “PjetĂ«r Bogdani” ka nisur shpĂ«rndarjen e librave nĂ«pĂ«r komunat e vendit, duke vazhduar mbĂ«shtetjen pĂ«r rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore.

    Kontigjenti i ri pĂ«rfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur nga fondi i ShtĂ«pisĂ« Botuese “Rilindja”, me literaturĂ« tĂ« rekomanduar qĂ« u shĂ«rben sidomos nxĂ«nĂ«sve tĂ« nivelit parauniversitar, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

    Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike e kulturore:

    Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

    Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

    Bibliotekat e Suharekës dhe Rahovecit janë të parat që kanë pranuar këtë kontigjent, ndërsa në ditët dhe javët në vijim, shpërndarja do të vazhdojë në komunat e tjera.

    Librat e ShtĂ«pisĂ« Botuese “Rilindja” do tĂ« dĂ«rgohen nga bibliotekat komunale nĂ« bibliotekat e shkollave, pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« pasurimin dhe pĂ«rmirĂ«simin e koleksioneve ekzistues./KultPlus.com

    Jam duke dashur një tjetër grua

    Poezi nga Charles Bukowski

    Jam duke dashur një tjetër grua,
    dhe jam duke e dashur me gjithë atë qetësi
    qĂ« ti kurrĂ« s’ma dhurove.
    Tashmë, e kuptoj
    që dashuria është kjo,
    të vësh në rresht
    ditë lumturie
    jo domosdo të pushtuara
    me luftime të pareshtura.
    Ajo është e hijshme
    dhe e palëkundshme,
    magjia e qëndrueshmërisë
    së saj është kaq mahnitëse
    sa s’mund ta pĂ«rshkruaj.
    Me ty, kurrĂ« s’ia dola mbanĂ« ta njoh kĂ«tĂ« magji.
    Jam mirë,
    ajo ka marrë ndër duar
    frerët e jetës sime,
    mendjen time
    dhe bëri të puqet
    gjithçka,
    i dha rregull dhe kuptim
    shtëpisë sime,
    ishte vendi ku shpëtova veten.
    Ka ditë të diellta
    dhe të gjithë më thonë
    se jam një burrë i rinuar,
    e kështu ndihem,
    më duket se do mund të haja edhe retë.
    Dal më herët nga puna se
    ndonjëherë mallohem fort
    për të dhe dua ta shoh,
    shihemi çdo ditë,
    por vetëm kur jam me të nuk mendoj për kurrgjë
    dhe besoj
    se mund të shpëtoj botën, prandaj, kuptomë
    kur çdo herë rend ta përqafoj sa më shpejt të jetë e mundur.
    Nuk të dua më
    dhe as ti nuk më do mua,
    por po të shkruaj,
    sepse kur takohemi
    e shoh si më vëren
    dhe po ashtu mund të shoh veten teksa të vështroj ty.
    Unë, Sofi,
    nuk të dua më,
    por ti mbetesh
    dashuria e jetës sime.
    Ekziston një e vetme
    dashuri në jetë
    dhe ne e kemi njohur, e kemi dashur
    dhe pastaj ndalëm së ndjeri
    mungesën e saj,
    por ti mbetesh
    dashuria e jetës sime.
    E vĂ«shtirĂ« t’ua shpjegosh tĂ« tjerĂ«ve,
    por unë lëshohem krejt
    kur të shoh,
    ndryshoj sy dhe zemër,
    bëhem i moçëm,
    zgjat një grimëkohë,
    sepse unë
    dhe as ti
    s’mund t’ia lejojmĂ« vetes mĂ« shumĂ«.
    Sidoqoftë, ky çast,
    është gjithherë aty,
    sidomos kur të telefonoj
    për të ditur si je,
    ai çast është gjithherë aty, sepse ti je dashuria e jetës sime,
    mospërputhja,
    luftërat,
    kokëfortësitë,
    unë me ty
    dhe për ty
    tĂ« gjitha kĂ«to do mĂ« duhet t’i duroja.
    Nëse më duhet të përshkruaj dashurinë,
    unë flas për të,
    por nëse ndonjëherë më kërkojnë të them diçka
    që shkon përtej dashurisë,
    do të flisja për ty,
    sepse ti reziston
    pavarësisht meje që
    reshta së dashuruari ty prej kohësh./KultPlus.com

    Zù Fest, një natë magjike në zemër të Shkodrës

    Edicioni i nëntë i Zù Fest nisi midis artit, historisë dhe muzikës.

    Zù Fest është një festival që prej vitesh bashkon zërat më të veçantë të rajonit në një dialog të gjallë mes traditës dhe modernes.

    Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për të nëntin vit radhazi, ky festival mbetet një shembull i diplomacisë kulturore, ku kultura bëhet ura që lidh komunitetet, nxit përfshirjen dhe forcon identitetin evropian të Shqipërisë.

    PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, njĂ« nga pikat kulmore tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« parĂ« ishte hapja e ekspozitĂ«s “Me rrojt pa ik?” njĂ« koleksion nomad me 15 piktura nga artistĂ« tĂ« rinj tĂ« rajonit adriatiko-jonian, qĂ« trajtojnĂ« sfidat dhe Ă«ndrrat e rinisĂ« sot.

    Një prej tyre, Ema Bregu nga Shqipëria, solli një qasje të guximshme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.

    Pas një nate të mbushur me tregime, dokumentarë dhe muzikë, festa vazhdon.

    Dy netĂ« tĂ« bukura presin qytetarĂ«t sot dhe nesĂ«r nĂ« KalanĂ« e ShkodrĂ«s, me muzikĂ« e atmosferĂ« qĂ« vetĂ«m ZĂą Fest mund t’i sjellĂ«.

    Edhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ftoi qytetarët që ta ndjekin këtë festival.

    “Mos e humbisni ZĂą Fest sot dhe nesĂ«r, nĂ« KalanĂ« e mrekullueshme tĂ« ShkodrĂ«s”, shkroi Spiropali nĂ« rrjetet sociale.

    Panairi i Artit në Aspen, që synon të jetë si kampi veror i panaireve të artit, rikthehet me edicionin e tij të dytë

    Këtë verë, Panairi i Artit në Aspen rikthehet me edicionin e tij të dytë, me përmasa dyfish më të mëdha. Me pothuajse 40 galeri pjesëmarrëse, eventi mbetet ende më i vogël krahasuar me shumë nga homologët e tij në industrinë e artit, por themeluesit po luajnë me idenë e një formati të qëllimshëm, më të vogël dhe më të përzgjedhur, për të tërhequr koleksionistët e pasur dhe të rafinuar të Aspenit.

    Por nuk është vetëm madhësia ajo që i jep këtij panairi avantazh. Aspen Art Fair ka braktisur ambientet e zakonshme të qendrave të konventave, duke zgjedhur në vend të tyre Hotel Jerome, një ndërtim nga vitet 1880 që ka pritur vizitorë që nga koha e etheve të argjendit në Colorado.

    “MĂ« pĂ«lqen ta quaj ‘kamp veror i panairit tĂ« artit’,” thotĂ« bashkĂ«-themeluesja Becca Hoffman, e cila mĂ« parĂ« ka drejtuar panairin e parĂ« tĂ« madh tĂ« artit nĂ« Aspen, “Intersect”, pĂ«rpara se tĂ« niste njĂ« iniciativĂ« tĂ« re sĂ« bashku me themeluesin e GalerisĂ« Hexton, Bob Chase, vitin e kaluar. “Kemi planifikuar ecje nĂ« natyrĂ«, zhytje nĂ« ujĂ« tĂ« ftohtĂ« dhe disa diskutime shumĂ« interesante.”

    Në axhendën e këtij edicioni përfshihen gjithashtu vizita në shtëpitë e koleksionistëve dhe një seri darkash që pritet të tërheqin si emra të njohur të botës së artit ashtu edhe donatorë gjatë kohëzgjatjes së panairit, nga 29 korriku deri më 2 gusht. Brenda hotelit historik Jerome, ekspozuesit do të variojnë nga galeritë e konsoliduara te ato të reja, me një spektër të gjerë nga tregu sekondar, dizajni dhe arti bashkëkohor i sapo krijuar.

    Ndër galeritë që rikthehen nga viti i kaluar janë Perrotin, Galerie Gmurzynska dhe Southern Guild, ndërsa për herë të parë marrin pjesë emra të njohur si Marianne Boesky Gallery, Sean Kelly dhe Vielmetter. Galeritë do të ekspozojnë punët e tyre në dhomat e hotelit Jerome, duke sjellë ndër mend panaire të dashura të artit amerikan si Gramercy International Art Fair në New York.

    KĂ«tĂ« vit, njĂ« nga suitat pritet tĂ« jetĂ« qendra e diskutimeve nĂ« panair. KĂ«shilltarja Wendy Cromwell ka kuruar ekspozitĂ«n e saj tĂ« veçantĂ« me njĂ« pĂ«rzierje dizajni, pikturash dhe qeramike, bazuar mbi romanin e suksesshĂ«m tĂ« Miranda July, “All Fours”, dhe veprĂ«n klasike tĂ« Virginia Woolf-it tĂ« vitit 1929, “A Room of One’s Own”.

    NdĂ«rkohĂ«, vetĂ«m disa dhoma (ose kate) mĂ« tutje, spikasin pikturat me ngjyrosje tĂ« zhytura tĂ« artistit dhe shkrimtarit Oliver Jeffers me galerinĂ« “Praise Shadows”, si dhe nĂ« kopshtin e hotelit, falĂ« Marianne Boesky Gallery, instalacionet sureale tĂ« vĂ«llezĂ«rve Haas me interpretimet e tyre tĂ« veçanta tĂ« ndriçuesve rrugorĂ«. Me njĂ« atmosferĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur, program tĂ« pasur kulturor dhe pjesĂ«marrje tĂ« galerive mĂ« tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, Panairi i Artit nĂ« Aspen po konsolidohet si njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« verĂ«s nĂ« botĂ«n e artit bashkĂ«kohor./Cultured/KultPlus.com

    Zbulime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës: Gjendet skeleti i një kalorësi dhe kalit të tij

    Gjatë fazës përmbyllëse të gërmimeve arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, janë identifikuar mbetjet skeletore të një mashkulli të ri, të pozicionuar brenda një muri të periudhës së antikitetit të vonë, së bashku me skeletin e një kali të zbuluar në afërsi.

    Struktura në fjalë i përket një faze më të hershme fortifikimi, ndoshta e shek VI e.s , e cila më pas është dëmtuar dhe ripërdorur si bazament për ndërtimet mesjetare.

    Pamela Llapaj, drejtuesja e gërmimeve, tha se kanë gjetur një mur të antikitetit të vonë, që ka qenë një nga fortifikimet më të hershme, i cili është prishur dhe përdorur si themel për muret e mesjetës më pas.

    “PĂ«rveç gjetjeve tĂ« qeramikĂ«s, kemi pasur edhe njĂ« skelet njeriu tĂ« vendosur brenda nĂ« mur dhe njĂ« skelet kali”, tha Llapaj, raporton TopChannel.

    Siç raporton ky medium, skeleti i njeriut është zbuluar i shtrirë diagonalisht, me bustin brenda murit dhe këmbët që dilnin jashtë tij. Pak më larg, por në të njëjtin nivel dhe kontekst ndërtimor, është zbuluar skeleti i një kali.

    Pozicioni i skeletit ngre hipoteza për një formë të pazakontë varrimi, ndoshta me funksion ritual apo simbolik, tipik për figura ushtarake të kohës.

    “PĂ«r momentin gĂ«rmimet mbyllen, por janĂ« shumĂ« interesante sepse po gjejmĂ« themele mĂ« tĂ« hershme, faza jetese dhe fortifikimi pĂ«r tĂ« cilat nuk dihet asgjĂ«, dhe ndoshta studimet e mĂ«vonshme do tĂ« sjellin mĂ« shumĂ« informacion pĂ«r kĂ«to periudha tĂ« panjohura tĂ« historisĂ« sonĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« drejtuesja e gĂ«rmimeve, Pamela Llapaj.

    Ky zbulim pason punën e mëparshme të arkeologut Damian Komata, i cili kishte identifikuar një pjesë muri brenda galerisë së kalasë.

    Lapaj tha se Komata “kishte gjetur pikĂ«risht njĂ« mur brenda galerisĂ« dhe ne vijuam gĂ«rmimet, duke gjetur pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« murit”.

    Edhe pse konkluzionet përfundimtare do të varen nga analizat e mëtejshme antropologjike dhe stratigrafike, vetë fakti që një individ, ndoshta luftëtar, dhe kali i tij janë gjetur në këtë pozicion, e pasuron mozaikun historik të zonës dhe nxit pyetje të reja mbi zakonet dhe praktikën funerale të kohës.

    Gjetjet e këtij sezoni pritet të kontribuojnë në ndriçimin e një periudhe disi të errët e ende pak të njohur të historisë.

    Mozaiku sensual, i vjedhur nga një oficer gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, kthehet në Pompei

    Një mozaik erotik, i vjedhur nga një kapiten nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, është kthyer në sitin antik të Pompeit.

    Mozaiku i vogël, që paraqet një burrë të shtrirë në një divan duke u shërbyer nga një grua me veshje të pakët, mund të ketë zbukuruar dyshemenë e një dhome gjumi në një vilë romake, tha Parku Arkeologjik i Pompeit në një deklaratë.

    Kur Pompei u shkatërrua nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, ndërtesat, mijëra banorë dhe ky mozaik u mbuluan nga shtresa të hirit.

    Kjo mbulesë e ruajti në mënyrë të përkryer qytetin për më shumë se 1,600 vjet, duke e bërë atë një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në botë, pasi ofron një pamje të paçmueshme mbi jetën e përditshme romake.

    Pavarësisht se daton nga fundi i shekullit të 1 para Krishtit deri në shekullin e 1 pas Krishtit, mozaiku është ende me ngjyra të gjalla dhe të gjitha pllakat janë të paprekura, përcjellë KultPlus.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë zona të Pompeit ishin tashmë zbuluar. Ky mozaik, sipas pjesëtarëve të parkut arkeologjik, u vodh nga një kapiten i Wehrmacht, që mbikqyrte zinxhirin ushtarak të furnizimit të Gjermanisë në Itali gjatë luftës.

    Ai ia dhuroi atë një qytetari gjerman pa emër, të cilit trashëgimtarët i kontaktuan policinë italiane duke pyetur se si mund ta kthenin.

    Një njësi specialiste e policisë italiane, përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, më pas investigoi prejardhjen e mozaikut, duke e lidhur tentativisht atë me zonën e shkatërruar nga Vezuvio, megjithëse mungonin disa informacione mbi zbulimin e tij.

    “Çdo artefakt i plaçkitur qĂ« kthehet Ă«shtĂ« njĂ« plagĂ« qĂ« shĂ«rohet, prandaj shprehim mirĂ«njohjen tonĂ« pĂ«r PunĂ«n e NjĂ«sisĂ« sĂ« Mbrojtjes. Plaga nuk qĂ«ndron aq shumĂ« nĂ« vlerĂ«n materiale tĂ« veprĂ«s, por nĂ« vlerĂ«n e saj historike, njĂ« vlerĂ« qĂ« cenohet rĂ«ndĂ« nga trafiku i paligjshĂ«m i antikiteteve,” tha Gabriel Zuchtriegel, drejtori i Parkut Arkeologjik tĂ« Pompeit, nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

    “Nuk e dimĂ« prejardhjen e saktĂ« tĂ« artefaktit dhe me gjasĂ« as nuk do ta dimĂ« kurrĂ«,” shtoi ai, duke theksuar se parku do tĂ« kryejĂ« teste tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar historinĂ« e mozaikut sa mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur.

    Mozaiku do të ekspozohet përkohësisht në një muze në Pompei për shikim publik.

    Arti erotik është zbuluar më parë në Pompei. Arkeologët zbuluan një shtëpi të vogël të mbushur me afreske të hollësishme dhe ndonjëherë provokuese, në tetor 2024. Një tjetër shtëpi me afreske të guximshme u hap për publikun në janar 2023 pas një periudhe 20-vjeçare mbylljeje. Ndërsa një afresk tjetër, që paraqet një skenë erotike nga miti grek i Ledës dhe rosës, u zbulua në vitin 2018./CNN/KultPlus.com

    ‘Ari i bardhë’ i fshehur nĂ«n tokĂ«, gjuetia e re pĂ«r hidrogjenin natyror

    NjĂ« burim i ri premtues energjie po ngjall entuziazĂ«m nĂ« mesin e shkencĂ«tarĂ«ve dhe investitorĂ«ve nĂ« mbarĂ« botĂ«n, hidrogjeni natyror, i njohur ndryshe si “hidrogjeni i bardhĂ«â€. I prodhuar natyrshĂ«m nĂ«n tokĂ« pĂ«rmes reaksioneve gjeologjike, ky lloj hidrogjeni po shihet si alternativa mĂ« premtuese pĂ«r energjinĂ« e pastĂ«r tĂ« sĂ« ardhmes.

    Ndryshe nga hidrogjeni “jeshil” dhe “blu”, tĂ« cilĂ«t kĂ«rkojnĂ« procese komplekse dhe tĂ« kushtueshme pĂ«r t’u prodhuar, hidrogjeni i bardhĂ« Ă«shtĂ« i pranishĂ«m nĂ« thellĂ«sitĂ« e TokĂ«s dhe mund tĂ« shfrytĂ«zohet pa ndotje tĂ« konsiderueshme. Sipas njĂ« studimi tĂ« ShĂ«rbimit Gjeologjik tĂ« SHBA-sĂ« (USGS) tĂ« vitit 2024, nĂ«ntoka e TokĂ«s mund tĂ« pĂ«rmbajĂ« nga 1 miliard deri nĂ« 10 trilion tonĂ« hidrogjen natyror, me njĂ« vlerĂ«sim mesatar prej 5.6 trilion tonĂ«sh, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

    MegjithĂ«se shumica e kĂ«tij hidrogjeni Ă«shtĂ« ndoshta shumĂ« e thellĂ« ose nĂ« zona tĂ« paarritshme pĂ«r t’u shfrytĂ«zuar ekonomikisht, edhe vetĂ«m 2% e tij do tĂ« mjaftonte pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kĂ«rkesĂ«n globale pĂ«r rreth 200 vjet.

    Interesi për këtë burim ka nisur të rritet ndjeshëm. Deri më sot, rreth 60 kompani janë duke eksploruar mundësitë për nxjerrjen e tij dhe investimet janë rritur në mbi 1 miliard dollarë, sipas gjeokimistit francez Eric Gaucher, i cili udhëheq një grup ekspertësh të krijuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

    E vetmja zonë ku hidrogjeni i bardhë po përdoret aktualisht është fshati Bourakébougou në Mali, ku u zbulua rastësisht në vitin 1987 gjatë hapjes së një puse për ujë. Që atëherë, ai përdoret për të prodhuar energji elektrike për komunitetin lokal.

    MegjithatĂ«, sfidat mbeten tĂ« mĂ«dha. Hidrogjeni Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u zbuluar dhe pĂ«r t’u magazinuar, ndĂ«rsa disa rezervuarĂ« mund tĂ« pĂ«rmbajnĂ« gjithashtu metan, i cili nĂ«se lirohet, mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« pĂ«rfitimet klimaterike tĂ« hidrogjenit tĂ« bardhĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ka ende paqartĂ«si nĂ«se hidrogjeni i bardhĂ« gjenerohet mjaftueshĂ«m shpejt pĂ«r t’u konsideruar njĂ« burim i rinovueshĂ«m nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«.

    Sipas profesor Laurent Truche nga Universiteti Grenoble Alpes, “ritmi i prodhimit natyror tĂ« hidrogjenit Ă«shtĂ« disa herĂ« mĂ« i ngadaltĂ« sesa kĂ«rkesa e mundshme industriale.”

    MegjithatĂ«, entuziazmi pĂ«r kĂ«tĂ« burim tĂ« ri Ă«shtĂ« i krahasueshĂ«m me fillimet e epokĂ«s sĂ« naftĂ«s nĂ« 1859, kur Edwin Drake zbuloi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« “arin e zi” nĂ« Pensilvani. Tani, eksploruesit e shekullit XXI shpresojnĂ« se “ari i bardhĂ«â€ do tĂ« luajĂ« njĂ« rol tĂ« ngjashĂ«m nĂ« tranzicionin drejt njĂ« tĂ« ardhmeje me mĂ« pak karbon./BBC/KultPlus.com

    Premiera e filmit ‘Isha vetĂ«m 10 vjeç’ dhe promovimi i librit ‘Besa dhe burrĂ«ria’ nĂ« PejĂ« – njĂ« homazh pĂ«r humanizmin nĂ« kohĂ« lufte

    Autori dhe dokumentaristi malazez Velibor Çoviq ishte nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« ngjarjeje tĂ« veçantĂ« kulturore nĂ« PejĂ«, ku u shfaq pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« KosovĂ« dokumentari i tij “Isha vetĂ«m 10 vjeç”, dhe u promovua libri “Besa dhe burrĂ«ria”.

    Ky aktivitet u organizua nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit kulturor tĂ« AmbasadĂ«s sĂ« Malit tĂ« Zi nĂ« KosovĂ«, “NĂ« rrugĂ«tim: nga Dita e PavarĂ«sisĂ« deri te Dita e ShtetĂ«sisĂ«â€, dhe solli nĂ« vĂ«mendje njĂ« prej kapitujve mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« historisĂ« sĂ« re tĂ« rajonit, vitin 1999, kur Mali i Zi hapi dyert pĂ«r mĂ« shumĂ« se 100 mijĂ« refugjatĂ« nga Kosova, pa dallim feje apo pĂ«rkatĂ«sie etnike.

    Filmi dokumentar, i cili trajton pĂ«rjetimet e fĂ«mijĂ«ve tĂ« zhvendosur dhe dimensionin njerĂ«zor tĂ« solidaritetit malazez gjatĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s, Ă«shtĂ« shpĂ«rblyer me çmim tĂ« posaçëm nĂ« Festivalin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Filmit nĂ« Njujork, pĂ«r “kontribut tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« filmin dokumentar”, duke u vlerĂ«suar si njĂ« dĂ«shmi e vlerave universale njerĂ«zore nĂ« mes tĂ« trashĂ«gimisĂ« sĂ« dhimbshme tĂ« luftĂ«s.

    NdĂ«rkohĂ«, libri “Besa dhe burrĂ«ria” mbledh rrĂ«fime reale dhe intervista, pĂ«rfshirĂ« edhe atĂ« me presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani-Sadriu, me titull “Nga refugjate nĂ« presidente”, e cila pĂ«rmes fjalĂ«s sĂ« saj sjell njĂ« kujtim tĂ« gjallĂ« dhe mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mikpritjen e treguar nga qytetarĂ«t e Malit tĂ« Zi nĂ« kohĂ«n kur shumĂ« familje shqiptare po iknin nga lufta.

    Aktiviteti kulturor në Pejë nuk ishte vetëm një promovim kulturor, por një thirrje për reflektim mbi vlerat që i tejkalojnë kufijtë dhe kohën, si besa, burrëria dhe humanizmi./ KultPlus.com

    Ikona britanike e xhazit, Dame Cleo Laine, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare

    Këngëtarja legjendare britanike e xhazit, Dame Cleo Laine, e njohur për diapazonin e saj të jashtëzakonshëm vokal dhe karrierën artistike, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

    GjatĂ« njĂ« karriere tĂ« gjatĂ« qĂ« nisi nĂ« vitet 1950, Laine u bĂ« kĂ«ngĂ«tarja e parĂ« britanike qĂ« fitoi njĂ« çmim Grammy nĂ« kategorinĂ« e xhazit. Ajo performoi me emra tĂ« mĂ«dhenj tĂ« muzikĂ«s si Ray Charles dhe Frank Sinatra, por bashkĂ«punimi i saj mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ishte me bashkĂ«shortin, kompozitorin dhe muzikantin John Dankworth, me tĂ« cilin themeloi edhe qendrĂ«n artistike, “The Stables nĂ« Buckinghamshire”, transmeton KultPlus.

    NĂ« njĂ« deklaratĂ«, “The Stables” u shpreh: “Jemi thellĂ«sisht tĂ« trishtuar pĂ«r lajmin e ndarjes nga jeta tĂ« njĂ« prej themeluesve dhe Presidentes sĂ« PĂ«rjetshme, Dame Cleo Laine.”

    Laine, e lindur si Clementina Dinah Campbell më 28 tetor 1927 në Southall, Middlesex, ishte vajza e një veterani xhamajkan të Luftës së Parë Botërore dhe e një fermereje nga Swindon. Ajo filloi të këndonte që në moshën 3-vjeçare dhe u tërhoq nga shkolla në moshën 14-vjeçare për të punuar, ndërsa ëndërronte një karrierë në skenë.

    NĂ« vitin 1951, pas shumĂ« refuzimesh, mori njĂ« audicion me grupin Johnny Dankworth Seven. Pas performancĂ«s sĂ« saj, trompisti Jimmy Deuchar u shpreh: “Ajo i ka tĂ« gjitha.” PikĂ«risht nĂ« atĂ« moment, nisi rruga drejt njĂ« karriere tĂ« jashtĂ«zakonshme.

    Me njĂ« vokal tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« interpretuar gjithçka, nga Schoenberg deri te kĂ«ngĂ«t satirike tĂ« Spike Milligan, Cleo Laine u bĂ« njĂ« nga zĂ«rat mĂ« tĂ« njohur tĂ« BritanisĂ«. NjĂ« kritik dikur shkroi se “ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga dy kontributet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« BritanisĂ« nĂ« xhaz, tjetri Ă«shtĂ« xhini.”

    NĂ« vitin 1983 fitoi çmimin Grammy pĂ«r regjistrimin live nĂ« Carnegie Hall, ndĂ«rsa gjatĂ« viteve mori disa nominime tĂ« tjera si nĂ« xhaz ashtu edhe nĂ« muzikĂ«n klasike. Ajo u nderua me titullin OBE nĂ« vitin 1979 dhe u shpall Dame nĂ« vitin 1997, njĂ« titull qĂ«, siç u shpreh vetĂ«, e pranoi “pĂ«r xhazin”.

    Pas vdekjes së John Dankworth në vitin 2010, vetëm pak orë para një koncerti për 40-vjetorin e The Stables, Dame Cleo vazhdoi të performonte, shpesh në skenë me fëmijët e saj, Jacqui dhe Alec, të dy muzikantë.

    Edhe nĂ« tĂ« nĂ«ntĂ«dhjetat e saj, ajo nuk u tĂ«rhoq plotĂ«sisht nga skena. “Dua tĂ« vazhdoj derisa zĂ«ri tĂ« mĂ« dridhet,” pati thĂ«nĂ«. “KĂ«nga Ă«shtĂ« ajo qĂ« mĂ« mban gjallĂ«, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«.”

    Dame Cleo Laine do të kujtohet si një artiste e rrallë që tejkaloi kufijtë e zhanrit dhe frymëzoi breza të tërë me talentin, pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj artit./KultPlus.com

    BKK-ja u shpërndan libra bibliotekave publike dhe shkollore

    Biblioteka KombĂ«tare e KosovĂ«s “PjetĂ«r Bogdani” ka nisur sot shpĂ«rndarjen e librave nĂ«pĂ«r komunat e KosovĂ«s, duke vazhduar nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore.

    Institucioni nĂ«pĂ«rmjet rrjetit social “Facebook” ka bĂ«rĂ« me dije se kontingjenti i ri pĂ«rfshin 87 tituj, me 1 097 ekzemplarĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur nga fondi i shtĂ«pisĂ« botuese “Rilindja”, me literaturĂ« tĂ« rekomanduar qĂ« u shĂ«rben sidomos nxĂ«nĂ«sve tĂ« nivelit parauniversitar.

    “PjesĂ« e kĂ«saj shpĂ«rndarjeje janĂ« edhe dy botime tĂ« veçanta me vlerĂ« tĂ« madhe historike dhe kulturore: “Kujtesa e KosovĂ«s: RrĂ«fime tĂ« 100 pleqve e plakave tĂ« KosovĂ«s” dhe “Kujtesa e KosovĂ«s: rrĂ«fimet e tĂ« mbijetuarve tĂ« masakrĂ«s sĂ« KrushĂ«s sĂ« Madhe”, thuhet nĂ« njoftim.

    Në njoftim tutje thuhet se Bibliotekat e Suharekës dhe e Rahovecit janë të parat që kanë pranuar këtë kontingjent, ndërsa në ditët dhe javët në vijim shpërndarja do të vazhdojë në komunat e tjera.

    Po ashtu theksohet se librat e shtĂ«pisĂ« botuese “Rilindja” do tĂ« dĂ«rgohen nga bibliotekat komunale nĂ« bibliotekat e shkollave pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« pasurimin dhe pĂ«rmirĂ«simin e koleksioneve ekzistues.

    Dukagjin Lipa me reagim tĂ« ashpĂ«r ndaj biletave ‘belesh’: Krejt KosovĂ«n nuk e nxen nĂ« VIP

    Pak para se tĂ« fillojĂ« Sunny Hill Festival, njĂ« prej ngjarjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha muzikore nĂ« KosovĂ« dhe rajon, Dukagjin Lipa ka reaguar nĂ« rrjetin social “Instagram” lidhur me kĂ«rkesat e shumta pĂ«r bileta falas, ndryshe siç i quan ai, “belesh”.

    Përmes disa storjeve në Instagram, drejtuesi i festivalit ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj atyre që kërkojnë hyrje pa pagesë në festival, edhe përkundër mundësive të tyre financiare.

    “ASNJO prej jush nuk jeni rast social. Çdo tĂ« Premte hipni nĂ« aeroplan pĂ«r EvropĂ«, pĂ«r qejf, eksportoni kesh jashtĂ« KosovĂ«s, e kur vjen puna me ble bileta pĂ«r festival – ju doket shpenzim,” ka shkruar ai, duke potencuar se njĂ« vikend nĂ« PrishtinĂ« ofron pĂ«rjetime qĂ« nuk i ofron asnjĂ« qytet evropian pĂ«r tĂ« njĂ«jtin çmim.

    Ai gjithashtu ironizon faktin se nĂ« vend qĂ« tĂ« ftojnĂ« miqtĂ« evropianĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar KosovĂ«n, njerĂ«zit shpenzojnĂ« energji pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar bileta “belesh”, duke harruar qĂ« pĂ«r çdo gjĂ« tjetĂ«r nĂ« EvropĂ« paguajnĂ« plotĂ«sisht.

    NdĂ«rkaq, fjalia “Krejt KosovĂ«n nuk e nxen n’VIP!!!” shpreh qartĂ« kĂ«rkesat e shumta tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e zonĂ«s VIP, dhe nervozĂ«n e drejtuesit tĂ« festivalit, lidhur me kĂ«to kĂ«rkesa.

    Arben Llapashtica, fotografi i kauzave dhe ngjarjeve të mëdha

    Diellza Gashi

    Arben Llapashtica është një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar në fushën e fotografisë dhe videos dokumentare në Kosovë. Me një karrierë që shtrihet për më shumë se dy dekada, ai ka qenë jo vetëm një profesionist i palodhur pas kamerës, por edhe një dëshmitar i historisë së vendit. Përmes objektivit të tij, Llapashtica ka fiksuar momente vendimtare politike, sociale dhe kulturore, duke krijuar një arkiv vizual që sot përbën një pjesë të rëndësishme të memories kolektive të Kosovës.

    Në këtë intervistë për KultPlus, ai ndan me lexuesit një rrëfim mbi rrugëtimin e tij profesional, që nga hapat e parë në televizion, e deri te realizimi i projekteve dokumentare që synojnë të ruajnë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

    RrugĂ«timi i tij nisi nĂ« vitin 2001, kur nisi punĂ«n si kameraman nĂ« televizionin nacional Koha Vision – KTV. MĂ« vonĂ«, do tĂ« udhĂ«hiqte edhe ekipin e kameramanĂ«ve dhe do tĂ« shĂ«rbente si drejtor i fotografisĂ« deri nĂ« vitin 2024.

    Gjatë kësaj periudhe të gjatë, ai ka dokumentuar me kujdes shumë zhvillime jetike për Kosovën, nga trazirat e pasluftës, te negociatat politike e diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

    “PĂ«r sĂ« afĂ«rmi, me video dhe foto kam ndjekur periudhĂ«n tranzitore tĂ« pasluftĂ«s, trazirat, proceset e negociatave, vendimin e GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« HagĂ« dhe procesin e lobimit pĂ«r njohjen e pavarĂ«sisĂ« nĂ«pĂ«r vende tĂ« botĂ«s.” – kujton ai.

    Prejardhja e tij Ă«shtĂ« nga njĂ« zonĂ« qĂ« shpesh Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« harresĂ« institucionale, NovobĂ«rda. “Kam ardhur nĂ« PrishtinĂ« nĂ« vitin 1994, sepse shqiptarĂ«t nuk kishin shkollĂ« tĂ« mesme nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ« NovobĂ«rdĂ«,” – rrĂ«fen ai. Studimet i pĂ«rfundoi nĂ« gazetari dhe komunikim, por kamera do tĂ« bĂ«hej zĂ«ri i tij mĂ« i fuqishĂ«m.

    Për Llapashticën, që karrierën e nisi si kameraman, e fotografinë e ktheu në qendër të formimit dhe e përvetësoi qysh nga viti 2008, puna me kamerën kishte edhe sfida pasi nuk ishte një zanat i mësuar në bankat shkollore, por një mjeshtëri e përvetësuar në praktikë, në një kohë kur ky profesion nuk kishte një drejtim të qartë në sistemin arsimor të vendit.

    “Na u ofruan disa trajnime nga producentĂ« e kameramanĂ« me pĂ«rvojĂ«, tĂ« pĂ«rkrahur nga amerikanĂ«t atĂ«herĂ«â€, – thotĂ« ai, duke kujtuar vitet e para tĂ« pas luftĂ«s, kur tĂ« rinjtĂ« si ai ndiheshin inferiorĂ« pĂ«rballĂ« kolegĂ«ve mĂ« tĂ« vjetĂ«r qĂ« ktheheshin nĂ« televizione me pĂ«rvojĂ« nga koha e Radio Televizionit tĂ« PrishtinĂ«s.

    QĂ« nga fillimi i karrierĂ«s, Arben Llapashtica ka fituar mbi 20 çmime pĂ«r foto dhe video, ndĂ«rsa imazhet e tij janĂ« ekspozuar brenda dhe jashtĂ« vendit. Ekspozita e tij e parĂ« u realizua nĂ« vitin 2009, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« fotograf gjerman dhe njĂ« norvegjez. Projekti quhej “People, Places, Perspectives” dhe u prezantua nĂ« PrishtinĂ«, Oslo dhe Berlin.

    NdĂ«r fotografitĂ« qĂ« i dhanĂ« jehonĂ« publike ishte ajo qĂ« i siguroi çmimin e parĂ« nga Departamenti i Integrimeve Evropiane. NĂ« njĂ« konkurs me temĂ« “Vlerat Evropiane nĂ« KosovĂ«â€, Llapashtica konkurroi me njĂ« foto tĂ« njĂ« lope tĂ« martikuluar me numĂ«r nĂ« vesh.

    “Kjo pĂ«r mua ishte vlerĂ« evropiane, sepse nĂ« atĂ« periudhĂ« ende nuk ishte bĂ«rĂ« regjistrimi i popullsisĂ«, por i kafshĂ«ve po. Juria vendosi qĂ« kjo foto tĂ« marrĂ« çmimin e parĂ«.” – tregon ai me njĂ« dozĂ« ironie domethĂ«nĂ«se.

    PĂ«rveç ngjarjeve politike dhe zhvillimeve shoqĂ«rore, njĂ« vend tĂ« veçantĂ« nĂ« arkivin dhe zemrĂ«n e tij zĂ« arti dhe muzika. QĂ« nga viti 2009, Ă«shtĂ« pjesĂ« e FilharmonisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ku ka dokumentuar pothuajse çdo koncert tĂ« korit dhe orkestrĂ«s. Ky bashkĂ«punim ka kulmuar edhe me ekspozitĂ«n “Simfonia e ndritur”, njĂ« homazh vizual pĂ«r botĂ«n klasike tĂ« tingujve.

    Në të njëjtën frymë, ai ka ndjekur me kamerën e tij festivalet më të mëdha të muzikës klasike në vend: nga ReMusica dhe Chopin Piano Fest, te Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar dhe festivali i Rame Lahaj. Ai përmend me entuziazëm edhe kore të të rinjve, si Kori Siparantum apo Orkestra e të Rinjve Amadeus, që kanë triumfuar në skena ndërkombëtare.

    Por puna e Llapashticës nuk është ndalur vetëm në botën e artit. Përmes fotografisë, ai ka trajtuar edhe tema sociale delikate. Një nga projektet më të veçanta ishte ekspozita e realizuar në bashkëpunim me UNICEF për të promovuar gjidhënien.

    “NĂ«nat tona gjithmonĂ« i kanĂ« ushqyer fĂ«mijĂ«t me gji, por zakonisht janĂ« mbuluar, janĂ« fshehur nga turpi,” thotĂ« Llapashtica. Me kĂ«tĂ« projekt, ai vendosi t’i japĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sim ndryshe nĂ«nĂ«s shqiptare, asaj qĂ« nuk fshihet.

    TrashĂ«gimia kulturore Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r pasion i tij. Ka dokumentuar objekte arkeologjike e zeje nĂ« zhdukje, duke synuar ruajtjen e njĂ« memorieje qĂ« po zbehet me kohĂ«n. Projekti pĂ«r zejtarĂ«t Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ«, sepse, siç thotĂ«, “qĂ«llimi ishte t’i promovoj pĂ«rmes fotografive, pĂ«r t’i shpĂ«tuar nga harresa.”

    Puna e tij me fotografitĂ« e vjetra ka krijuar edhe njĂ« fushĂ« mĂ« ndryshe tĂ« punĂ«s sĂ« tij unike. Ai ka hulumtuar nĂ«pĂ«r familje, arkiva e koleksione private pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar vizualisht PrishtinĂ«n e para shumĂ« dekadave. “Kam fotografuar PrishtinĂ«n nga e njĂ«jta perspektivĂ« siç kishin fotografuar kolegĂ«t shqiptarĂ« dhe jugosllavĂ« pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Duke i kombinuar kĂ«to foto, jam munduar tĂ« shoh se si ka ndryshuar qyteti, nĂ« disa pjesĂ«, pĂ«r fat tĂ« keq, Prishtina dukej mĂ« bukur 30-40 vjet mĂ« parĂ«â€ – shprehet me keqardhje.

    NjĂ« tjetĂ«r ekspozitĂ« me ndikim ishte “GratĂ« udhĂ«heqĂ«se nĂ« fokus”, ku portretizoi gra qĂ« udhĂ«heqin nĂ« fusha tĂ« ndryshme nĂ« KosovĂ«, me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« frymĂ«zuar gjeneratat e reja. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n frymĂ«, ai realizoi edhe projektin “Testament”, i cili trajtonte jetĂ«t dhe historitĂ« e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nĂ« vend.

    “Kam kapur 20 portrete, 20 histori, 20 zĂ«ra qĂ« sfidojnĂ« paragjykimet. Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian pĂ«r dekada janĂ« pĂ«rballur me njĂ« narrativĂ« tĂ« njĂ«anshme. PĂ«rmes kĂ«tij projekti, synova t’i jap zĂ« realiteteve tĂ« tyre.” – kujton ai.

    Së fundmi, Arben Llapashtica është pjesë e përfaqësimit të Kosovës në Pavilionin e Kosovës në Osaka, Japoni, ndërsa më parë ka qenë edhe në Expo Dubai, ku fotografitë e tij janë ekspozuar për të përfaqësuar identitetin dhe kulturën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Me një arkiv të pasur, një sy të mprehtë dhe një ndjeshmëri të rrallë për historinë, kultura dhe njeriun, Arben Llapashtica vazhdon të jetë një prej figurave më autentike të vizualitetit kosovar./KultPlus.com

    Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë, më shumë mundësi, më shumë jetë artistike në vend

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi së fundmi statistika mbi ngjarjet kulturore të mbështetura nga MEKI, duke nënvizuar rritjen e dukshme të investimit në këtë sektor.

    Gjatë vitit 2025, janë mbështetur 933 aktivitete kulturore dhe krijuese, një shifër që përfaqëson më shumë se dyfishin e vitit të kaluar. Këto ngjarje përfshijnë festivale, ekspozita, koncerte, panaire artizanati, lexime letrare dhe shfaqje, të cilat kanë pasuruar kalendarin kulturor në mbarë vendin.

    Në total, rezultojnë 275 projekte fituese, një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2024, të shpërndara në katër skema mbështetjeje. Konkretisht: 129 projekte i përkasin kategorisë së ngjarjeve kulturore dhe krijuese, 45 projekte janë programe kulturore të organizatave, 54 projekte janë mbështetur nga Fondi i Krijimtarisë, 47 projekte nga Fondi i Artizanëve, transmeton KultPlus.

    Ministri Gonxhja e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si “vitin e rekordit” pĂ«r mbĂ«shtetjen ndaj kulturĂ«s.

    Një aspekt i rëndësishëm i këtij viti është edhe përfshirja më e gjerë e të rinjve, ku 51% e përfituesve janë mbështetur për herë të parë.

    Mbështetja financiare gjithashtu ka njohur një rritje të ndjeshme, me një rritje prej 141% krahasuar me vitin 2024, duke arritur në vlerën 300 milionë lekë.

    Në kuadër të këtyre projekteve dhe aktiviteteve, janë punësuar dhe angazhuar 1,566 individë, mes tyre artistë, artizanë, menaxherë, teknikë dhe profesionistë të fushës së kulturës.

    Ministri Gonxhja ka bërë të ditur se në vitin 2026, MEKI do të angazhohet edhe më tej në mbështetjen e artistëve, qendrave kulturore dhe institucioneve të artit, duke vijuar kështu përforcimin e ekosistemit kulturor në vend./atsh/KultPlus.com

    ‘Forbes’ u rekomandon amerikanĂ«ve edhe ShqipĂ«rinĂ« si ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« pension nĂ« 2025

    Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur ShqipĂ«rinĂ« si ndĂ«r vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« pension nĂ« 2025.

    ”NĂ« kĂ«rkim tĂ« kostove mĂ« tĂ« ulĂ«ta, njĂ« stili jetese tĂ« ndryshĂ«m dhe njĂ« politike mĂ« pak toksike, gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« amerikanĂ« po marrin nĂ« konsideratĂ« shpĂ«rnguljen jashtĂ« vendit”, shkruan William P. Barret pĂ«r ”Forbes”.

    Vendet e rekomanduara bazohen mbi kostot, lehtĂ«sitĂ«, kujdesin shĂ«ndetĂ«sor, gjuhĂ«n, krimin, rrezikun klimatik dhe nĂ«se pensionistĂ«t amerikanĂ« janĂ« apo jo tĂ« mirĂ«pritur”, shton ai.

    ”NdĂ«rsa shumica e amerikanĂ«ve mbeten nĂ« SHBA pĂ«r vitet e tyre tĂ« arta, ka njĂ« interes nĂ« rritje pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« pension jashtĂ« vendit.

    Një rekord prej 712 000 amerikanësh që jetojnë jashtë vendit po merrnin përfitime të sigurimeve shoqërore në fund të vitit 2024, 21% më shumë në një duzinë vjetësh.

    Trafiku nĂ« listĂ«n e pensionistĂ«ve tĂ« huaj tĂ« ”Forbes” pĂ«r vitin 2024 u rrit shtatĂ«fish brenda tre ditĂ«ve nga rizgjedhja e Donald J. Trump nĂ« nĂ«ntor 2024.

    Disa sondazhe kanë sugjeruar se pothuajse një e pesta e atyre që janë në ose afër moshës së pensionit do të merrnin të paktën në konsideratë një zhvendosje jashtë vendit.

    MegjithatĂ«, ta bĂ«sh kĂ«tĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« kĂ«rkon shumĂ« kĂ«rkime. PĂ«r t’ju ndihmuar tĂ« filloni, ”Forbes” ofron listĂ«n e vendeve mĂ« tĂ« mira, ku pĂ«rfshihet edhe ShqipĂ«ria.

    Shqipëria

    ShumĂ« kohĂ« pas sfondit tĂ« saj izolacionist komunist, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« anĂ«tare e NATO-s e vendosur nĂ« lindje tĂ« detit Adriatik, pasur parasysh kĂ«tu ”thembrĂ«n” e ItalisĂ«.

    Ajo ofron një klimë mesdhetare, plazhe dhe male piktoreske dhe një kosto jetese gjysmën e mesatares së SHBA-së.

    Qeveria është e qëndrueshme dhe krimi i rëndë është i ulët.

    Kujdesi shëndetësor është i përshtatshëm dhe po përmirësohet.

    Sigurimi shëndetësor privat është i domosdoshëm.

    Flitet anglisht, por jo kudo.

    Nuk ka traktat tatimor me SHBA-në që ndalon taksimin e dyfishtë, por Shqipëria nuk taton të ardhurat nga pensionet e të huajve.

    Një vizë qëndrimi afatgjatë D që çon në një vizë pensioni kërkon të tregosh rreth 17 500 dollarë të ardhura vjetore nga pensioni.

    Vendet e njohura të pensionistëve të huaj atje përfshijnë Tiranën, qytetet bregdetare të Durrësit dhe Vlorës, si dhe qytetin malor të Shkodrës./ atsh/ KultPlus.com

    Fotot ikonike të aktores që jetoi me një luan

    Në vitin 1971, aktorja e famshme Tippi Hedren, e njohur nga filmat e Alfred Hitchcock, jetonte në një mënyrë krejt të pazakontë. Ajo, bashkë me vajzën e saj, Melanie Griffith, ndanin shtëpinë e tyre në Kaliforni me një luan të madh 400-poundësh të quajtur Neil.

    Kjo histori e rrallë u dokumentua nga fotografi i Life Magazine, Michael Rougier, i cili realizoi një seri fotografish që tregojnë jetën e përditshme të Hedren dhe familjes së saj me këtë kafshë të egër. Në imazhe shihet Neil teksa fle në shtrat, noton në pishinë dhe lëviz i lirë nëpër shtëpi, si të ishte një mace shtëpie, por në përmasa gjigante.

    Hedren dhe familja e saj kishin dashuri tĂ« madhe pĂ«r kafshĂ«t e egra dhe mendonin se duke jetuar afĂ«r tyre mund tĂ« mĂ«sonin mĂ« shumĂ« mbi sjelljen dhe natyrĂ«n e tyre. Kjo pĂ«rvojĂ« e pazakontĂ« mĂ« vonĂ« u kthye nĂ« frymĂ«zim pĂ«r filmin “Roar” (1981), ku aktorĂ«t punuan pĂ«rkrah luanĂ«ve dhe tigĂ«rve tĂ« vĂ«rtetĂ«.

    Megjithatë, kjo jetë e përbashkët me një kafshë të egër nuk ishte aspak e sigurt dhe Hedren ka pranuar më vonë se ishte një ide e rrezikshme. Sot, fotografitë e Michael Rougier mbeten një kujtim i rrallë i një kohe kur kufiri mes botës së egër dhe jetës së përditshme dukej shumë më i hollë./revistaClass/

    BKK-ja nis shpërndarjen e librave për bibliotekat publike dhe shkollore

    Biblioteka KombĂ«tare e KosovĂ«s “PjetĂ«r Bogdani” ka nisur njĂ« iniciativĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. ShpĂ«rndarja e librave ka filluar me kontigjentin e ri qĂ« pĂ«rfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« pĂ«rzgjedhur nga fondi i ShtĂ«pisĂ« Botuese “Rilindja”.

    Këto libra janë kryesisht literaturë e rekomanduar për nxënësit e nivelit parauniversitar dhe kanë për qëllim pasurimin e koleksioneve të bibliotekave lokale dhe shkollore. Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike dhe kulturore:

    Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

    Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

    Bibliotekat e Suharekës dhe Rahovecit kanë qenë të parat që kanë pranuar këtë kontigjent, ndërsa shpërndarja do të vazhdojë në javët në vijim në të gjitha komunat e tjera të Kosovës. Librat do të dërgohen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave, duke kontribuar në përmirësimin dhe pasurimin e koleksioneve ekzistuese, transmeton KultPlus.

    Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar akses të barabartë në literaturë dhe për të mbështetur zhvillimin e edukimit dhe kulturës në gjithë territorin e Kosovës./KultPlus.com

    ❌