Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat

By: Elva
22 July 2025 at 18:50

Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e disa vatrave zjarri në vend, mes të cilave një ndër më problematiket është ajo në zonën e Dishnicës. Zjarri vijon të jetë aktiv prej disa orësh dhe deri më tani nuk është vënë nën kontroll. Si pasojë, janë djegur sipërfaqe me bimësi, ndërsa fatmirësisht […]

The post Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bashkia Selenicë, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative

By: Rovena
15 July 2025 at 11:21

Bashkia Selenicë japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative. Dorëheqjet e tyre tashmë janë protokolluar si edhe konfirmohet në rrugë zyrtare nga bashkia e Selenicës.

Dorëheqjet e tyre vijnë në një moment, kur vetë kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin të zhvilluar në Durrës pak ditë më parë kërkoi dorëheqjen edhe të të gjithë kryetareve të njësive administrative pas dorëheqjeve të kërkuara për drejtorët e institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Edhe në bashkinë e Selenicës janë konfirmuar tashmë dorëheqjet e pesë drejtuesve të njësive administrative. Megjithatë puna e tyre do të analizohet dhe në fund pas një analize të detajuar do të shikohet nëse do të ketë largim përfundimtar të tyre.

Urdhri pritet të zbatohet edhe në bashkinë e Vlorës aty, ku deri më tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor./abcnews.al

Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat

11 July 2025 at 19:10

Në Bosnje dhe Hercegovinë, përkatësisht në Srebrenicë, sot është shënuar 30-vjetori i gjenocidit të kryer nga forcat serbe ndaj popullatës civile myslimane, ndërsa drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka arritur që vetëm disa persona t’i dënojë për këtë vepër.

Në këtë përvjetor, nga Kosova ka qëndruar në Srebrenicë një delegacion i lartë shtetëror.

Lidhur me këtë, në RTV Dukagjini ka folur politologu Adnan Qaka.

“Fatkeqësia më e madhe është që nuk ka pasur vullnet politik që të dënohet Serbia për krim e gjenocid, që në fakt nuk e ka bërë vetëm në një qytet, në Srebrenicë, por në tërësi. Duhet ta themi qartë se ajo që ka bërë Serbia në Bosnje është gjenocid i pastër”, ka thënë ai.

Sipas Qakës, padinë që Bosnja e ka formuluar, e ka bërë në mënyrë mjaft profesionale, me prova shkencore dhe me fakte të fuqishme e ekspertë të dëshmuar.

“Mirëpo, kjo ka qenë një çështje puro politike, ku është një e vërtetë që është dëshmuar edhe nga Florens Hardman, zëvendësprokurorja e Tribunalit të Hagës, që shumë dëshmi, shumë prova që i ka depozituar Bosnja në Tribunalin e Hagës – këto që kanë qenë, do të thotë, shtetet që i kanë bartur këto fakte, dokumente për Tribunalin e Hagës – edhe i kanë manipuluar, thjesht janë tjetërsuar ato dokumente, ku qëllimi i qartë ka qenë që të mos dënohet Serbia për krimin e gjenocidit”, ka thënë Qaka.

The post Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat appeared first on Telegrafi.

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

By: Elva
11 July 2025 at 19:26

Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe […]

The post Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë? appeared first on BoldNews.al.

Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në kuadër të vizitës një ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij,  Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

/k.s//a.f/

The post Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Von der Leyen & Costa: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përkujtuan masakrën e Srebrenicës, në të cilën u vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnjë, dhe paralajmëruan për mohimin e gjenocidit.

“Disa ngjarje në histori hedhin një hije që shtrihet nëpër breza. Gjenocidi në Srebrenicë është një prej tyre. Ai qëndron ndër kapitujt më të errët në kujtesën kolektive të Evropës”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Më 11 korrik 1995, serbët e Bosnjës pushtuan enklavën myslimane të Srebrenicës. Në ditët pasuese, u vranë rreth 8 000 njerëz, shumica e të cilëve ishin burra dhe djem adoleshentë.

Gjykatat ndërkombëtare e njohën zyrtarisht masakrën si gjenocid.

“Është detyra jonë të kujtojmë dhe të ruajmë të vërtetën, në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë saktësisht se çfarë ndodhi”, shtoi von der Leyen.

“Ne hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo mohim, shtrembërim ose minimizim të gjenocidit të Srebrenicës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës”, shtoi ajo.

Sipas raportimeve të mediave lokale, incidentet e mohimit të gjenocidit të Srebrenicës janë në rritje, me udhëheqjen rajonale të serbëve të Bosnjës në Bosnje-Hercegovinë që merr pjesë në mohime./   /os/

 

The post BRUKSEL – Von der Leyen & Costa: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

11 July 2025 at 11:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani ka shkruar se janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid.

“8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi “Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”./Telegrafi/

The post Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë appeared first on Telegrafi.

FOKUS – 54 të dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, 781 vite burg dhe pesë burgime të përjetshme

POTOÇARI/SREBRENICË (BH), 11 korrik /ATSH-FENA/ – Për gjenocidet dhe krimet e kryera gjatë rënies së Srebrenicës më 11 korrik 1995, kur u vranë më shumë se 8 000 boshnjakë, 54 individë janë dënuar deri më tani nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendase duke marrë një total prej 781 vitesh burg dhe pesë dënime me burgim të përjetshëm.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) Ratko Mladiç u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Gjykata e Hagës dënoi gjithashtu ish-presidentin e Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm në vitin 2019.

Përveç Karaxhiçit dhe Mladiçit, gjykata ka dhënë edhe tre dënime të tjera me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

Në vitin 2010, iu dha një dënim ish-Shefit të Sigurisë së VRS-së, Ljubisha Beara, i cili vdiq në Berlin në vitin 2017.

Në vitin 2015, u dënua ish-ndihmëskomandanti për Inteligjencë dhe Siguri i Shtabit të Përgjithshëm të VRS-së, Zdravko Tolimir. Ai vdiq vitin pasardhës.

Nënkoloneli i Korpusit ”Drina” të VRS-së, Vujadin Popoviç, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm për gjenocid, shfarosje, vrasje dhe persekutim të boshnjakëve.

Gjykata e Hagës lëshoi ​​vendimin e saj të parë që e klasifikonte krimin e Srebrenicës si gjenocid në vitin 2001, duke dënuar ish-gjeneralin e VRS-së, Radislav Krstiç, me 35 vjet burg për ndihmë dhe pjesëmarrje në gjenocid.

Në vitin 2024, Krstiç shkroi një letër të hapur të shkruar me dorë duke pranuar gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Oficerë të tjerë të VRS-së të dënuar me burgim të gjatë përfshijnë Drago Nikoliç (35 vjet), Dragan Obrenoviç (17 vjet), Momir Nikoliç (20 vjet), Radivoje Miletiç (18 vjet) dhe Ljubomir Borovçanin (17 vjet).

Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, krerët e sigurisë serbe gjatë viteve 1990, u dënuan në vitin 2023 për një sipërmarrje të përbashkët kriminale që përfshinte krimin e vitit 1995 në Trnovo, ku u vranë gjashtë civilë boshnjakë nga Srebrenica.

Drazhen Erdemoviç, një anëtar i Detashmentit të 10-të të Sabotazhit, ishte personi i parë që pranoi fajësinë në Gjykatën e Hagës për vrasjen e boshnjakëve të kapur.

I arrestuar në Serbi në vitin 1996, ai u dënua po atë vit me pesë vjet burg, dhe dëshmia e tij më vonë kontribuoi në dënimin e Ratko Mladiçit./   /os/

The post FOKUS – 54 të dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, 781 vite burg dhe pesë burgime të përjetshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

30 vjet Srebrenicë: Turpi i Evropës

By: V K
11 July 2025 at 09:33

Kur trupat e gjeneralit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Ratko Mladiq, kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga enklava e atëhershme dhe zona e mbrojtur nga OKB-ja e Srebrenicës në korrik 1995, imazhet e tmerrit dhe dështimit ndërkombëtar pothuajse menjëherë u përhapën në mbarë botën: imazhe të mijëra refugjatëve të pafuqishëm në bazën e OKB-së në Potoçari, imazhe të ndarjes së grave, fëmijëve dhe burrave, imazhe të komandantit të poshtëruar holandez të UNPROFOR-it, i cili i ngre dolli Mladiqit.

Në ditët para gjenocidit, mesazhe të dëshpëruara vinin nga radioamatorët nga Srebrenica. Edhe gjatë vrasjeve masive, dëshmitarët e parë të mbijetuar të marshimit të vdekjes raportuan për ndjekjen e njerëzve dhe tmerret në pyjet përreth Srebrenicës.

Edhe pse dimensionet e sakta të krimit për sa i përket numrit të njerëzve të vrarë, nuk ishin përcaktuar ende në korrik 1995, ishte tashmë e qartë se Srebrenica shënonte kulmin e tmerrshëm të politikës serbe të spastrimit etnik në Bosnjë-Hercegovinë.

Dhe se një nga krimet më të këqija që nga Holokausti u krye atje. Një krim, i cili, duhet pranuar, nuk u krye me dijeninë e plotë të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Por ata nuk bënë gjë – në një kohë kur motoja e kulturës evropiane të kujtesës ishte: “Kurrë më!”

 

Një tjetër vuajtje

Më 11 korrik të këtij viti, në ditën e përkujtimit të gjenocidit, dhjetëra-mijëra vetë pritet të mblidhen në Qendrën Memoriale të Potoçarit pranë Srebrenicës – më shumë se kurrë më parë, me rastin e 30-vjetorit.

E hapur në vitin 2003, Qendra Memoriale në Srebrenicë është një vend prekës, por dinjitoz përkujtimi.

Mbetjet e afërsisht 7,000 nga 8,372 viktimat e gjenocidit, emrat e të cilëve janë identifikuar deri më tani, janë varrosur në varreza.

Është vendi më i rëndësishëm i përkujtimit për të mbijetuarit. Megjithatë, dinjiteti i kujtesës është i përzier me hidhërim për shkak të shumë gjërave që ndodhën pas vetë krimit. Kjo është diçka që mund të quhet vuajtje e dytë.

Emri i qytetit, Srebrenicë, u bë sinonim për vetë krimin. Ekziston një konsensus i gjerë ndërkombëtar se ishte gjenocid, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) e përcaktoi këtë dhe e dokumentoi gjerësisht në disa vendime.

Në vitin 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke riafirmuar natyrën gjenocidale të krimit.

Mohimi dhe relativizimi

Megjithatë, në Serbi dhe Republikën Srpska, të cilat ishin përgjegjëse për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit, mohimi dhe relativizimi i fortë i krimit tani janë politikë shtetërore.

Në vitin 2010, parlamenti serb miratoi një deklaratë duke kërkuar falje për krimin në Srebrenicë, por pa përdorur fjalën “gjenocid”. Që atëherë, politika serbe nën presidentin Aleksandar Vuçic është përkeqësuar ndjeshëm dhe është distancuar nga ky gjest.

 

Vuçiçi kundërshton Rezolutën për gjenocidinFotografi: ANGELA WEISS/AFP/Getty Images

Vuçiç ishte ministër i informacionit nën diktatorin Slobodan Milosheviq në vitin 1995, dhe më 20 korrik 1995, ndërsa gjenocidi ishte ende në vazhdim, ai deklaroi në parlamentin e Beogradit se “për çdo serb të vrarë, njëqind myslimanë (boshnjakë) do të vriteshin”, një deklaratë për të cilën ai ende nuk ka kërkuar falje.

Sot Vuçiç përhap narrativën se “të gjitha palët vuajtën” në luftërat jugosllave, por se vetëm serbët nuk njihen si viktima.

Krimineli i luftës Mladiq – hero për shumë serbë

Në Republikën Srpska, presidenti Milorad Dodik mblodhi një komision, të udhëhequr nga eksperti izraelit i Holokaustit, Gideon Greif, i cili në vitin 2021 publikoi një raport që mohonte gjenocidin dhe hidhte dyshime serioze mbi numrin e viktimave.

Fytyra e Ratko Mladiq, i dënuar si kriminel lufte, tani mund të shihet në grafite, murale, postera dhe fotografi të shumta në Republikën Srpska dhe Serbi – shumë serbë e konsiderojnë atë hero.

Çdo vit, në festa dhe ditë të ndryshme përkujtimore serbe, nacionalistët serbë kalojnë pranë monumentit në karvane, duke rënë borive ose duke luajtur muzikë të lartë nacionaliste.

 

Udhëheqësit e forcave serbe, Plavshiq, Karaxhiq dhe MladiqFotografi: picture-alliance / dpa

Në ceremonitë e para mortore që nga fillimi i mijëvjeçarit, të mbijetuarit që varrosnin të dashurit e tyre pështyheshin nga nacionalistët serbë, pa ndërhyrjen e policisë. Kryetarët e bashkive serbe të Srebrenicës pas vitit 1995 e mohuan gjenocidin në një mënyrë ose në një tjetër.

Kryetari aktual i bashkisë, Milosh Vuçiç, e sheh fitoren e tij zgjedhore në tetor 2024 si “një përgjigje ndaj rezolutës së OKB-së” të miratuar disa muaj më parë.

Ligji kundër mohimit të gjenocidit

Hungaria e Viktor Orbánit është bashkuar gjithashtu në radhët e mohuesve të gjenocidit: Së bashku me Serbinë dhe Rusinë, Hungaria ishte i vetmi shtet anëtar i BE-së që votoi kundër rezolutës së OKB-së për Srebrenicën në korrik 2024.

Në korrik 2021, Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën, Valentin Inzko, miratoi një ligj kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Megjithatë, u deshën pothuajse katër vjet që vendimi i parë kundër mohuesve të gjenocidit të jepej në maj 2025.

Vetëm një kërkim i sinqertë faljeje

Bashkësia ndërkombëtare ka ofruar vetëm një kërkim falje të sinqertë për bashkëpërgjegjësinë e saj për Srebrenicën: në korrik 2022 nga qeveria holandeze.

Qeveria kërkoi falje për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit për shkak të “dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të ofruar ndihmë të përshtatshme për popullin e Srebrenicës”.

Edhe pse padyshim nuk është provuar, është shumë e mundshme që bashkësia ndërkombëtare të ketë ditur për planet konkrete për spastrimin etnik në Bosnjën lindore në verën e vitit 1995 dhe t’i ketë pranuar ato në heshtje si çmim për suksesin e negociatave të paqes. Nuk ka njohje të kësaj – edhe nëse në atë kohë ndoshta askush në nivel ndërkombëtar nuk mund ta kishte menduar se ishte gjenocid.

 

Gratë e Srebrenicës në HagëFotografi: Darko Bandic/AP/picture alliance

Kultura e kujtesës mungon

Për boshnjakët, përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është një komponent themelor i identitetit të tyre kombëtar dhe një moment kyç për vendin e tyre.

Megjithatë vetëdija e shumë përfaqësuesve të shtetit boshnjak zakonisht nuk shkon përtej pranisë së detyrueshme në Qendrën Përkujtimore në Potoçari çdo 11 korrik.

Shumica e të mbijetuarve të gjenocidit jetojnë në kushte modeste, ndonjëherë shumë të varfra dhe të margjinalizuara. Vetëm gratë që e kanë mbijetuar këtë gjenocid dhe të cilat nuk kanë të afërm meshkuj që kanë mbijetuar, marrin mbështetje shtetërore.

Të gjithë të tjerët nuk kanë statusin ligjor të të mbijetuarve dhe nuk kanë marrë kurrë ndihmë nga shteti, as materiale dhe as psikologjike.

Ndoshta më e vështira për të mbijetuarit është se edhe 30 vjet pas gjenocidit dhe pavarësisht Rezolutës së OKB-së të vitit 2024, Srebrenica ende nuk ka një vend të përhershëm në kulturën evropiane të kujtesës.

Një shembull i kësaj është Dita Evropiane e Përkujtimit për Viktimat e të Gjitha Regjimeve Totalitare dhe Autoritare. Që nga viti 2009, kjo ditë është festuar në BE më 23 gusht, ditën në të cilën u nënshkrua Pakti Hitler-Stalin në vitin 1939.

Komisioni Evropian publikon një deklaratë në atë ditë çdo vit. Srebrenica nuk është përmendur në të deri më tani.

The post 30 vjet Srebrenicë: Turpi i Evropës appeared first on Albeu.com.

Myftiu Naim Tërnava në Sarajevë: Kemi përjetuar të njëjtin agresor

10 July 2025 at 20:43

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë, me ftesë të Reisul-ulemasë së Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, Husein Kavazoviq, transmeton Anadolu.

Siç njofton Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), gjatë kësaj vizite, në ambientet e Rijasetit në Sarajevë, Myftiu Tërnava u prit nga Reisul-ulema Kavazoviq, i cili e njohu atë me veprimtarinë institucionale të Bashkësisë Islame të BeH-së dhe sfidat me të cilat ajo përballet në përditshmëri.

Myftiu Tërnava vlerësoi lart rolin, kontributin dhe qëndrueshmërinë e Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet dy bashkësive islame dhe popujve të tyre.

“Kemi përjetuar të njëjtin agresor, i cili synoi shfarosjen dhe dëbimin e popullit tonë për shkak të përkatësisë etnike dhe fetare”, u shpreh ndër të tjera myftiu Tërnava.

Gjithashtu, në këtë takim, në shenjë respekti dhe solidariteti, myftiu Tërnava i dhuroi homologut të tij boshnjak librin shqip të imamit dhe të mbijetuarit të gjenocidit në Srebrenicë, Mevludin Hrnjic, “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, i cili u promovua këtë javë në Prishtinë, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Tërnava do të marrë pjesë nesër në manifestimet përkujtimore në Srebrenicë, për të nderuar viktimat e pafajshme të masakrës së korrikut 1995.

Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e përkujtimit dhe ruajtjes së kujtesës kolektive, duke rikujtuar se “masakrës së Srebrenicës, Gjykata Ndërkombëtare i ka dhënë statusin juridik të gjenocidit”.

The post Myftiu Naim Tërnava në Sarajevë: Kemi përjetuar të njëjtin agresor appeared first on Telegrafi.

Kur Niçe jepte këshilla për shkrimtarët: Ja çka duhet të keni parasysh

By: Kult Plus
4 July 2025 at 12:52

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet. Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

Këto dhjetë rregulla, Niçe i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore. /konica.al/ KultPlus.com

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një gruaje – dyshohet për vjedhje

2 July 2025 at 10:57

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje.

Po ashtu, policia ka shpërndarë fotografinë e të dyshuarës.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.  /Telegrafi/

 

The post Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një gruaje – dyshohet për vjedhje appeared first on Telegrafi.

Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë në Drenicë

29 June 2025 at 23:20

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq sonte në Drenicë.

Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar.

“E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci.

Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se qytetarët po përballen me varfëri, ndërsa kryeministri merret me evente kulturore.

“Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari”, ka theksuar avokati.

Megjithatë, në fund të reagimit, Koci u shpreh krenar për Drenicën, duke e cilësuar si epiqendrën e kulturës evropiane për një natë.

Tutje theksoi mikpritjen që iu bë Kurtit në këtë zonë, pavarësisht bindjeve politike të banorëve.

“Drenica e ime – edhe pse nuk e voton – e priti z. Kurti me respekt, si çdo mysafir tjetër. Ky vend e ka zemrën e madhe!”, shkroi ai, duke përfunduar me një mesazh uniteti: “Sa jam drenicak, jam edhe llapjan, dukagjinas dhe banor i çdo pëllëmbe të tokës së Kosovës!”

The post Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë në Drenicë appeared first on Telegrafi.

Kumbaro në ministerialin “Adaptation Days”: Vjosa, simbol i modelit shqiptar që mbron natyrën

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ministerialin “Adaptation Days” të organizuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) në Nice, Francë, një ngjarje me fokus politikat mjedisore dhe përballjen me ndryshimet klimatike.

Në fjalën e saj, Kumbaro theksoi angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e bregdetit dhe burimeve ujore, me kryefjalë lumin Vjosa, tashmë i njohur si lumi i fundit i egër në Europë dhe simbol i një modeli të ri shqiptar që zgjedh të ruajë natyrën si pjesë të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Për ne, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi turistik nuk janë në kundërshti, por ecin paralelisht, si dy shtylla të një rruge të përbashkët për zhvillimin e vendit,” u shpreh Kumbaro.

Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria po përgatitet për një tjetër sezon turistik veror, duke vijuar me masa konkrete për pastërtinë e vijës bregdetare, në kuadër të operacionit “Plazhe të pastra”, i cili synon garantimin e standardeve mjedisore për pushuesit dhe komunitetet lokale. /a.gj/ /a.g/

 

The post Kumbaro në ministerialin “Adaptation Days”: Vjosa, simbol i modelit shqiptar që mbron natyrën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi pas takimit me Sørensen: Serbia bllokuese e dialogut, kërkuam përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme

2 June 2025 at 17:50

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë bilateral mes dy zyrtarëve pas emërimit të Sørensen në këtë detyrë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në qasjen e re që Përfaqësuesi i BE-së synon të ketë në fazat e ardhshme të dialogut dhe në diskutimin e temave konkrete që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

“Diskutuam për temat që janë kyçe për ne dhe ku po shohim mungesë të madhe të angazhimit nga ana e Serbisë. Kemi kërkuar përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme”, tha Bislimi pas takimit.

Ai përmendi pengesat e Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, veçanërisht në mungesën e infrastrukturës në tri pika kufitare, dhe mungesën e reagimit ndaj propozimeve të Kosovës për pika sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Në fokus ishin edhe bllokimi i ndihmave për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku Serbia ka bllokuar fondet në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Bislimi theksoi se është kërkuar një zgjidhje e menjëhershme për këtë situatë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte energjia. Zëvendëskryeministri tha se mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë po i shkakton humbje të mëdha Kosovës.

Ai akuzoi Serbinë se po vendos barriera artificiale dhe po refuzon zbatimin e obligimeve që i ka marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë.

Gjatë takimit u trajtua edhe fushata dezinformuese e Serbisë, për të cilën Bislimi tha se po synon të manipulojë opinionin ndërkombëtar dhe të mbajë qytetarët serbë në Kosovë nën presion të vazhdueshëm.

Takimi trilateral që ishte paraparë për sot nuk u zhvillua për shkak të mungesës së delegacionit serb, që sipas Bislimit nuk arriti në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë.

Në lidhje me ndikimin e situatës së brendshme politike në Kosovë mbi procesin e dialogut, Bislimi pranoi se “ka vështirësi, sidomos në mbajtjen e takimeve të nivelit të lartë”, por shtoi se Kosova duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për progres, pavarësisht vonesave në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve./Telegrafi/

The post Bislimi pas takimit me Sørensen: Serbia bllokuese e dialogut, kërkuam përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Nga Qafa e Vranicës te binjakët bukuroshe të Hotit të Plavës: Me biçikletë nëpër male, turizëm dhe bujtina

25 May 2025 at 18:30

Qafë e Vranicës është një kalim malor nëpër malet shqiptare përgjatë kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shqipëria dhe Mali I Zi kanë rënë dakord për hapjen e një pikë të re kufitare në këtë zonë.

Në Qafën e Vranicës tani ka mbetur vetëm një gjysmë piramidë kufiri e shkatërruar, ku ende duken gjurmët e shkruara të shenjave shtetërore të Shqipërisë dhe asaj që ishte dikur Jugosllavia apo më vonë Serbia dhe Mali i Zi. Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës.

Në anën tjetër të kufirit, në zonën e Plavës, Hoti i Plavës është fshati më I afërt kufitar.

Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi. Do të duhet të shtrohen me asfalt 18 kilometrat e rrugës ekzistuese Dragobi-Çerem-Qafë Vranicë për ta bërë brenda një kohë të shkurtër një rrugë funksionale ndërshtetërore midis Plavës dhe Tropojës.

Përmes kësaj rruge shqiptarët e Plavës dhe Gucisë dalin akoma më shumë nga izolimi historik dhe forcojnë lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo rrugë do ishte impakt të jashtëzakonshëm ekonomik, do i jepte një shtytje të mirë turizmit malor të Bjeshkëve të Nëmuna e mund të bëhej një bosht i rëndësishëm rajonal i transportit.

Igor Dulina, Koshice, Sllovaki

Marek Liptak, Koshice, Sllovaki

Ludovik Zllacki, Koshice, Sllovaki

Mirosllav Kohob, Koshice, Sllovaki

Isuf Isufi, Çerem, Tropoje

Zhbane Isufi, Çerem, Tropoje

Zeqir Haxhaj, Hot Plave

Sadete Haxhaj, Hot Plave

Tragjedi në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën nga një vetaksident me biçikletë

22 May 2025 at 21:31

Rreth orës 19:45, në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident i dyshuar me biçikletë, ku për pasojë ka humbur jetën një djalosh rreth moshës 15-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Mjekët emergjent kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”.

“Policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi Borovci./Telegrafi/

The post Tragjedi në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën nga një vetaksident me biçikletë appeared first on Telegrafi.

Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

22 May 2025 at 19:02

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, në një vendim të shkallës së parë, Vojin Pavloviçin kryetarin e Shoqatës proruse Alternativa Lindore e Republikës Sërpska, për mohimin dhe lartësimin e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe për lavdërimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Gjyqtari, në vendimin e tij, tha se ky është një moment historik për praktikën gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë dhe u bëri thirrje prokurorive t’i ndjekin penalisht rastet e tilla.

“Gjykata po dërgon një mesazh të qartë se vendimet për gjenocidin dhe krimet e luftës janë fakte të vërtetuara gjyqësisht, jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por edhe nga gjykatat në Bosnje e Hercegovinë”, tha gjyqtari Goran Radeviq, duke shtuar se veprimet e Pavloviqit nuk përbënin shprehje të opinionit politik në kuadër të lirisë së fjalës, por “mohim të ashpër të gjenocidit”.

Pavloviq u dënua sepse më 10 mars 2023, në një kryqëzim në Bratunac, kishte vendosur një pankartë me fotografinë e Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të ushtrisë së RS-së i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Pankarta mbante mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen, rrofshi me shëndet”.

Në aktgjykim thuhet se Pavloviç, në cilësinë e kryetarit të Alternativës Lindore, ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se me këtë veprim ka madhëruar Ratko Mlladiçin.

Ai gjithashtu është shpallur fajtor për miratimin dhe përpjekjen për të justifikuar gjenocidin në Srebrenicë përmes organizimit të një tubimi në Bratunac më 11 korrik 2023, për të cilin kishte përgatitur postera me mbishkrimin: “11 Korriku – Dita e Çlirimit të Srebrenicës. Faleminderit Ushtrisë së Republikës Sërpska”.

Këta postera u ngjitën në zona të ndryshme të komunës së Bratunacit, vetëm disa kilometra larg Srebrenicës.

Pavloviq dhe avokati i tij nuk morën pjesë në shpalljen e vendimit, edhe pse në seancat e para ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Ky është vendimi i parë i këtij lloji në Bosnje e Hercegovinë.

Si mbrojtja ashtu edhe Prokuroria e Shtetit mund të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, kishte vendosur në korrik të vitit 2021, përmes të ashtuquajturave “kompetenca të Bonit”, ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, përmes të cilave ndalohen dhe ndëshkohen mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe lartësimi i kriminelëve të luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Euronews Albania.

Policia ndalon veturën me targa serbe në Graçanicë, gjeten afishe nacionaliste dhe dron

22 May 2025 at 09:41

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:30 ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të shtetit të Serbisë në zonën e Graçanicës.

Sipas njoftimit të policisë në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç).

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, ka njoftuar policia.

Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim apo dukuri që cenon sigurinë dhe rendin publik. /Telegrafi/

The post Policia ndalon veturën me targa serbe në Graçanicë, gjeten afishe nacionaliste dhe dron appeared first on Telegrafi.

Dërgon veturën për riparim të ulëses – policia i gjen mbi 3 kilogram marihuanë të fshehur

11 May 2025 at 14:39

Policia e Kosovës, hetuesit e antidrogës në Gjilan mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm. Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

The post Dërgon veturën për riparim të ulëses – policia i gjen mbi 3 kilogram marihuanë të fshehur appeared first on Telegrafi.

❌
❌