Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Adriatiku na gënjeu”, thyen heshtjen Zeqir Kordhoni: Kur shkova në KQZ, Lapaj u soll si gangster

Zoti Zeqir Kordhoni reagoi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, me anë të një mesazhi.

Sipas tij, Adriatik Lapaj i ka gënjyer, pasi pati premtuar se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat, do të jepte dorëheqjen.

“Adriatiku na gënjeu! Unë jam njeri i thjeshtë me 1000 halle, por u angazhova në këtë fushatë se besova që po ndryshojmë Shqipërinë. Kur Adriatiku na dha llafin që po morëm vetëm një mandat, do jap dorëheqjen, e besova. Kam daë në diell e shi, mblodha firma, shpërndava fletëpalosje, organizova takime, kam ndejt pa gjumë në numërim për të ruajtur votat, vetëm që të fitonim. Siç kisha dhënë llafin, në 11 Maj firmosa dorëheqjen. Por, kur pashë që Adriatiku u fsheh dhe nuk po e mbante fjalën, u ndjeva i përdorur. Unë s’jam kalama që të tallet njeri me mua. Unë nuk ha bar”, komentoi Kordhoni në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

“Kur shkova në KQZ, Adriatiku në vend që të reflektonte, u soll si gangster. Unë nuk dua të bëhem deputet, por nuk mund të më shkelë njeri me këmbë. Adriatiku dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk mund të tallen me njerëzit kështu. O thuaje fjalën dhe mbaje… ose (e dini vetë)”, tha më tej Kordhoni.

The post “Adriatiku na gënjeu”, thyen heshtjen Zeqir Kordhoni: Kur shkova në KQZ, Lapaj u soll si gangster first appeared on JavaNews.al.

Dokumenti: As shpimi i gomones nuk i ndali dot emigrantët të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar

Përshtatur në shqip, artikull i The Guardian

Shqetësime të reja janë ngritur lidhur me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e politikës kryesore britaniko-franceze për të kapur gomone migrantësh në det, pas publikimit të një regjistri të rojës bregdetare, zbuloi një incident të fundit ku një gomone u dëmtua por sërish arriti të çojë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

The Guardian shkruan se pavarësisht premtimeve të qeverisë britanike për të ndalur gomonet e mbingarkuara që kalojnë Kanalin, numri i njerëzve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit është rritur me rreth 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me mbi 21 mijë kalime deri tani në vitin 2025.

Kryeministri Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron njoftuan një marrëveshje “një brenda, një jashtë” gjatë një takimi të fundit, sipas së cilës një person do të lejohet të udhëtojë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar azil në këmbim të kthimit në Francë të një personi tjetër që ka hyrë në mënyrë të parregullt.

Pjesa e dytë e marrëveshjes përfshin kapjen e gomoneve të mbingarkuara deri në 300 metra larg bregut. Kjo praktikë ka ndodhur të paktën që nga viti 2022, sipas një hetimi të vitit të kaluar nga Lighthouse Reports, Le Monde, The Observer dhe Der Spiegel.

Incidenti, i zbuluar nga një regjistër i quajtur “raport situate” (Sitrep) nga Qendra e Koordinimit të Shpëtimit Detar Gris-Nez, ndodhi natën mes 9 dhe 10 korrikut, vetëm disa orë para njoftimit të Starmer-Macron.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper, tha në një intervistë për media javën e kaluar se Franca po shqyrtonte taktika që mund të sjellin ndryshim, bazuar në parimin e ndërhyrjes në ujërat franceze.

Sipas regjistrit, incidenti nisi në orën 23:21 më 9 korrik kur xhandarmëria ndërhyri në nisjen e një gomone nga Cayeux-sur-Mer duke e shpuar atë. Më pas ata humbën kontaktin me gomonen dhe në orën 23:22 kërkuan nga roja bregdetare të kërkojë me mjete ajrore dhe detare.

Roja bregdetare e identifikoi gomonen në orët e para të 10 korrikut. Pavarësisht se ishte dëmtuar, ajo mori edhe më shumë pasagjerë përgjatë bregut dhe mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me 55 pasagjerë të njëjtën ditë. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se atë ditë mbërritën gjithsej 10 gomone me 573 pasagjerë.

Burime të rojës bregdetare franceze thanë se incidenti tregon se edhe kur xhandarmëria ka dëmtuar një gomone, nëse ajo mbetet në sipërfaqe, njerëzit në bord nuk ndalen nga përpjekja për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu theksohet se taktika e dëmtimit të gomoneve kërkon burime shtesë për shpëtim në det.

Në një letër të hapur për drejtorin e saj, e botuar më 25 qershor në median franceze nga sindikata e rojës bregdetare Solidaires Douanes, janë ngritur shqetësime për “keqtrajtimin gjithnjë e më të madh institucional ndaj njerëzve në mërgim” si pjesë e politikave për të ndalur varkat.

Në mënyrë të veçantë është zbuluar se qendra e ndalimit Brook House pranë aeroportit Gatëick është planifikuar të përdoret për ndalimin e personave që mbërrijnë me gomone, përpara kthimit të tyre në Francë. Nuk dihet ende se si do të përzgjidhen ata që do të kthehen dhe për sa kohë do të mbahen të ndaluar. Qendra e ndalimit Brook House më parë ka qenë subjekt i një hetimi publik pas pamjeve të fshehta tronditëse të keqtrajtimit të të ndaluarve, të transmetuara nga Panorama e BBC-së.

The post Dokumenti: As shpimi i gomones nuk i ndali dot emigrantët të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar first appeared on JavaNews.al.

Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët.

Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret dhe zonat rekreative janë shpesh të zëna nga biznese private, shkruan A2.

Policia Bashkiake ka nisur njoftimet për heqjen e strukturave të paligjshme. Ndryshe nga qytete të tjera, shumë biznese në Shkodër kanë bashkëpunuar duke liruar vullnetarisht hapësirat.

Aksioni do të intensifikohet të hënën, ku do të ndërhyhet ndaj atyre që nuk kanë zbatuar urdhrin.

The post Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave first appeared on JavaNews.al.

“Nuk kam fjetur asnjë natë me Valentinën!”, Agroni përplaset me të vëllanë për nusen që mbeti në letra

Agroni dhe Shpëtimi, dy vëllezër nga Fieri, përplasen pas 30 vitesh në studion e “Shihemi në Gjyq” në TV Klan për një histori të pazakontë, por është një realitet i pazgjidhur që ka lënë pasoja në familje.

Në qendër të konfliktit është Valentina, ish-bashkëshortja e Agronit, e cila, sipas tij, “as nuk ka kaluar një natë në shtëpinë e tij”, por që sot figuron ende në trungun familjar dhe përfitoi tokë nga ligji 7501.

Agroni thotë se martesa ishte vetëm një mënyrë për të shmangur transferimin ushtarak, ndërsa Shpëtimi, i revoltuar, pretendon se është ai që ka mbajtur “dobiçin në derë” për tri dekada.

Agroni: Unë nuk di gjë për këtë punë. Më ke ardhur në repart dhe më ke thënë, kujdes se Valentina të la.

Shpëtimi: Pse është mirë kjo, të la ty me mori tjetrin?!

Agroni: Unë nuk kam jetuar me Valentinën, një natë të paktën. Të jetoj me martesën që kam bërë, pavarësisht.

Eni Çobani: Nuk qëndruar asnjë natë?!

Agroni: Jo.

Eni Çobani: Pra nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore?

Agroni: Nuk kemi pasur, sepse unë isha me të drejtë që të bëja një dasmë madhështore.

Shpëtimi: Dhe të bëri dëmin e iku.

Agroni: Dobiçin tani mbaje ti!

Shpëtimi: Kur keni bërë celebrimin ju, reforma ishte bërë, ajo ka ardhur aksidentalisht në trungun familjar.

Eni Çobani: Aksidentalisht ajo nuk ishte se u martua. Tani ky vëllai ishte në ushtri, ju si e celebruat dhe e mbajtët vajzën brenda, ky thotë s’kam qenë asnjë natë me gruan. Se kështu dalim, që nuk kemi pasur as martesë.

Shpëtimi: Sa janë njohur bënë prezencën, nuk u pa më Valentina.

The post “Nuk kam fjetur asnjë natë me Valentinën!”, Agroni përplaset me të vëllanë për nusen që mbeti në letra first appeared on JavaNews.al.

Vijon “beteja” me zjarret, flakët përhapen me shpejtësi edhe në Bypass-in e Vlorës

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë pasditen e kësaj të diele, më 20 korrik.

Raportohet se në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll. Megjithatë rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të temperaturave të larta.

Kjo nuk është vatra e vetme shqetësuese e zjarrit në zonë, pasi edhe në Dukat po bëhet një luftë një javore për mbajtjen nën kontroll të flakëve, që kanë vënë në rrezik Parkun e Llogarasë. Më herët ishte atje ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili tha se atje mbi 80 efektivë janë angazhuar në vijë të parë, nga toka dhe ajri.

Ai theksoi se është e rëndësishme të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë, duke shtuar se “Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale.”

Situata e zjarreve në vend

Konkretisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë konstatuar 32 vatra zjarri 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 9 mbeten aktive.

Vijojnë flakët te “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës, në “Livadhin e Peladhisë” në Bulqizë, në Zall Gjoçaj të Matit, në Dolovan të Dibrës, në fshatin fshatin Belishovë të Mallakastrës, në Beçisht të Tepelenës, në Shkopet ku janë djegur disa hektarë tokë dhe në në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, të Elbasanit.

Në terren janë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Kujtojmë se zjarri ka përfshirë që mbrëmë, 19 korrik, një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin.

Sipas informacioneve, aktualisht janë djegur vetëm dy banesa, të cilat kanë qenë prej kohësh të pabanuara, ndërsa falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është parandaluar djegia e disa banesave të tjera.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa autoritetet kërkojnë vigjilencë të shtuar për vënien para përgjegjësisë së autorëve të këtyre zjarreve dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Ndërkohë, raportohet se është neutralizuar situata në zonën e Dukatit në Vlorë pas ndërhyrjes me helikopter. Tashmë vihet re më tepër prezencë e tymit në zonën me lartësi 630 m mbi nivelin e detit.

Muajin e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme që kanë prekur disa zona të rëndësishme natyrore, që nga mali i Dukatit e deri te rreziku që i kanoset Parkut Kombëtar të Llogarasë.

The post Vijon “beteja” me zjarret, flakët përhapen me shpejtësi edhe në Bypass-in e Vlorës first appeared on JavaNews.al.

Papa dënon “barbarinë” në Gaza, 73 palestinezë vriten teksa prisnin ushqimet

Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër luftën në Gaza, duke e quajtur “barbari” përdorimin pa dallim të forcës, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se të paktën 73 palestinezë janë vrarë duke pritur radhën për ushqim pranë pikës kufitare të Zikimit me Izraelin.

67 prej tyre u vranë nga zjarri izraelit, ndërsa spitali al-Shifa raportoi pranimin e 48 viktimave dhe 150 të plagosurve që kërkonin ndihma. Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa tha: “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë të drejtën humanitare dhe të mbrojë civilët, si dhe të ndalojë përdorimin pa dallim të forcës, ndëshkimin kolektiv dhe zhvendosjen e detyruar të popullsisë.”

Ai shprehu gjithashtu trishtimin për sulmin mbi kishën katolike në Gaza, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetë të tjerë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, akuzoi Izraelin për “uritin e civilëve në Gaza”, duke kërkuar heqjen e bllokadës dhe lejimin e ndihmave humanitare.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka dhënë urdhër evakuimi për disa zona në Gaza qendrore, ku besohet se mbahen edhe pengjet izraelite.

Lufta që filloi më 7 tetor 2023 ka shkaktuar mbi 58,800 vdekje palestineze dhe rreth 141,000 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

The post Papa dënon “barbarinë” në Gaza, 73 palestinezë vriten teksa prisnin ushqimet first appeared on JavaNews.al.

Vila romake e zbuluar në Durrës ndryshon projektin e shkollës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi këtë të dielë më 20 korrik, një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të dekadave të fundit në Shqipëri: zbulimin e një vile romake të zbukuruar me mozaikë të rrallë, në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit.

Sipas ministrit Gonxhja, vila romake e zbuluar përfaqëson një pasuri unike, e dalluar për cilësinë artistike dhe teknike të mozaikëve, të cilët sipas tij “mund të krahasohen me mozaikët e zbuluar në Italinë jugore dhe qendrore”.

Ai e cilësoi këtë si një prej “zbulimeve më domethënëse në territorin e Republikës së Shqipërisë në dekadat e fundit”, që hap mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për ngritjen e një modeli të ri të integrimit të trashëgimisë në jetën urbane dhe edukative.

Ministri theksoi se pas identifikimit të gjetjeve, u hartua një Raport i Gërmimit Arkeologjik të Shpëtimit, nën drejtimin e arkeologut të njohur Prof. Luan Përzhita, i cili ka shërbyer si bazë për nisjen e fazës së konservimit dhe studimit të detajuar. Sipas ministrit, ky zbulim ka sjellë edhe ndryshimin e projektit fillestar të shkollës.

“Pas këtij zbulimi, arkitekti i njohur spanjoll Toni Gironès është angazhuar në riprojektimin e shkollës ‘Gjergj Kastrioti’, duke konceptuar një qasje inovative që ndërthur edukimin me trashëgiminë, në një projekt që parashikon ekspozimin dhe mbrojtjen e gjetjeve arkeologjike.

Kjo nismë pritet të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm urban dhe edukativ në qytet, ku nxënësit, komuniteti dhe turistët do të kenë akses të drejtpërdrejtë në një pjesë të gjallë të historisë.”– shkruan Gonxhe pas kësaj vizite.

Struktura është zbuluar gjatë punimeve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në lagjen nr. 1 të qytetit (i cili ishte i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe po rindërtohej me fondet e BE-së) aty ku edhe më herët janë bërë gjetje të vlefshme arkeologjike, përfshirë një mozaik floreal i shek. I–II të erës sonë. Në maj të këtij viti, u zbuluan edhe elementë të tjerë me vlerë të jashtëzakonshme, duke e përforcuar më tej rëndësinë e kësaj zone.

The post Vila romake e zbuluar në Durrës ndryshon projektin e shkollës first appeared on JavaNews.al.

Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI)

Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI) first appeared on JavaNews.al.

Më shumë plazhe publike në Lezhë, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri në 500 lekë për çadër

Sipërfaqja e plazheve publike është me e madhe këtë sezon veror në plazhet e Lezhës.

Ndonëse jemi në pikun e sezonit, vizitorët në këto zona po preferojnë më shumë hapësirat publike ose ato që po menaxhohen nga Bashkia si një mundësi e mirë për të pushuar me lirë dhe më mirë.

Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlonge kundrejt një pagese të përballueshme e cila varion nga 300-500 lekë , duke prere edhe kupon tatimor.

Krahas plazheve me pagese që menaxhohen nga Bashkia me tarifat me të ulëta, ka hapësira të mjaftueshme që pushuesit të mund të zgjedhin këto vende pa asnjë pagese.

Plazhi i Shëngjinit, Tales por edhe oazi magjepsës i “Ranës se Hedhun” mbeten pa diskutim një ndër destinacionet më të veçanta të kësaj vere.

The post Më shumë plazhe publike në Lezhë, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri në 500 lekë për çadër first appeared on JavaNews.al.

Aktores së famshme italo-amerikane i grabisin në tren bizhuteri me vlerë 2 milionë euro

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine e vjedhur të enjten pasdite nga dollapi i sipërm i një treni Frecciarossa që shkonte për në Torino. Por brenda ishte një “thesar”.

Një Richard Mille me vlerë një milion euro, një Patek Philippe me vlerë 200,000 euro, një Brieling, një xhaketë me gurë Cartier, syze dhe varëse me vlerë 300,000 euro të tjera. Totali është me gjashtë shifra. Ora dhe bizhuteri nga butiqe luksoze. Ata e kishin fshehur çantën në një karrocë dhe u përpoqën të iknin nga Stacioni Qendror, por policia i vuri re pasi ishin shumë të dyshimtë dhe u arrestuan.

Preja e hajdutëve kishte qenë as më pak e as më shumë, por dora vetë, aktorja  italo-amerikane Tatiana Luter. 35 vjeçarja po udhëtonte nga Firence për në Milano ku jeton nëna e saj. Ajo shoqërohej gjithashtu nga një burrë italo-francez dhe një i mitur. Ata hipën në trenin 9514, i cili mbërriti në Centrale në orën 14:50.

Pas tre viktimave ishin hajdutët, të arrestuar nga oficerët e policisë hekurudhore për vjedhje të rëndë. Ata janë tre djem të lindur në Algjeri, të moshës 24, 21 dhe 20 vjeç, me precedentë penalë specifikë dhe të parregullt në Itali. Ata ishin kapur tashmë në raste të tjera nga forcat e rendit teksa udhëtonin për në dhe nga Milano në kërkim të preve të tyre.

Luter është një aktore me mbi 100,000 ndjekës në Instagram. 35-vjeçarja ka marrë pjesë në filmin Maserati: The Brothers, i cili tregon historinë e lindjes së prodhuesit legjendar italian të makinave dhe që do të dalë këtë vjeshtë në kinema.

Ajo gjithashtu luan në një kast të shkëlqyer, përfshirë Al Pacino-n. 35-vjeçarja italo-amerikane postoi një selfie me yllin e filmave ” The Godfather” dhe “Scarface” në rrjetet e saj sociale . “Tatiana Pacino hyri në bisedë“, shkroi me shaka aktorja. Në vitin 2015, Luter u shfaq edhe në sheshxhirimin e filmit “Youth” të Paolo Sorrentinos.

The post Aktores së famshme italo-amerikane i grabisin në tren bizhuteri me vlerë 2 milionë euro first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ

72 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor në 5 vite, bërë nga magjistratë të cilët janë ndjerë të kërcënuar në detyrë.

Më shumë se gjysma e tyre, 62 kërkesa, janë bërë nga prokurorët, të cilët duket se për shkak të natyrës së detyrës janë më të ekspozuar ndaj personave që hetojnë.

Të kërcënuar apo nën trysni janë ndjerë prokurorët nga rrethe gjyqësore të mëdha si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, vetëm 10 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë bërë nga gjyqtarët që nga viti 2020.

Të rrezikuar janë ndjerë gjyqtarë të cilët ushtrojnë detyrën në Tiranë, Shkodër, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kërkesë e regjistruar në vitin 2024.

Komisioneve për Mbrojtjen e Magjistratëve në dy këshillat më së shumti u janë drejtuar vetë prokurorët apo gjyqtarët, por ka pasur raste që janë referuar për mbrojtje urgjente edhe nga drejtuesit e institucioneve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, komisionet kanë miratuar kërkesat.

The post Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ first appeared on JavaNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA.

Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke ku të dy kishin aplikuar për vendosjen e çadrave. Zona, e shpallur hapësirë publike nga bashkia, ishte bërë mollë sherri dhe përplasjet kishin ndodhur më parë. Pashaj u dhunua në sy të familjes, ndërsa Taraj dhe dy punëtorë u arrestuan.

Përplasja nxori në pah edhe mungesën e koordinimit dhe transparencës nga Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që vetëm përkeqësuan situatën.

Në një incident tjetër në jug të Shqipërisë, në një prej klubeve më luksoze në Palasë, dy të rinj u përplasën me gota dhe shishe. Njëri ishte rezident në Itali dhe tjetri banues në Tiranë. Edhe pse pa pasoja fizike, policia nisi procedim penal për “prishje të qetësisë publike”. Shkaku? Sërish “motive të dobëta”, siç thotë policia.

Por tabloja është e njëjtë: sezoni turistik i mbushur me tension. Në juglindje, në Tushemisht të Pogradecit, Jetmir Muçllari, pronar i hotel “Driloni” dhe person me ndikim i njohur për disa atentate ndaj tij dhe të birit, u përlesh me kryeplakun Ilirjan Tasellari dhe një qytetar tjetër për një rrugë të kontestuar.

Muçllari kishte rrethuar zonën me gardh dhe nisi ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur, ndërsa kryeplaku deklaroi se po kryente detyrën e tij. Pas sherrit fizik, policia arrestoi Muçllarin për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim toke.

Konflikti, i përsëritur dhe i raportuar prej kohësh, u shoqërua edhe me praninë e zyrtarëve të Bashkisë Pogradec në vendngjarje. Të tre episodet ndodhin në zona të lakmuara turistike – por më shumë sesa për të tërhequr vizitorë, këto zona po bëhen skena konflikti mes shqiptarëve, për prona që në shumë raste janë të pamenaxhuara, të paformalizuara dhe të papasqyruara nga institucionet.

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve first appeared on JavaNews.al.

Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin…

Një dëshmi e dhënë në SPAK nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afert me biznesmenin Adrian Shatkun.

Sipas Eriolit i cili është marrë në pyejte nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI.

Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.

Nga nje dokumet zyrtar që Ora News disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Z. Ilir Metaj, i është përgjigjur se “Une kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se nje takim me Adrian Shatkun.

Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit.

Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.

Nga qelia e burgut Ilir Meta nëpërmjet një statusi ka bërë thirrje SPAK që të marrë në pyetje dy kushërinjtë Erion dhe Endrit Brahimllari pasi sipas tij kanë dijeni mbi kontrat e LSI.

Ora News

The post Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin… first appeared on JavaNews.al.

Nevojat për gjak gjatë verës, mjekët: Bie ndjeshëm numri i dhuruesve, ndërsa aksidentet shtohen

Dyndja e njerëzve në plazhe dhe shtimi i qarkullimit gjatë muajve të verës kanë rritur numrin e aksidenteve. Për pasojë, edhe nevoja për gjak në spitale është bërë më e madhe.

“Stina e verës paraqitet me sfida sa i takon përballimit të nevojave për gjak, kjo pasi bie ndjeshëm numri i dhuruesve. Gjatë aksidenteve nevojat për transfuzionet masive janë më të mëdha dhe një aksident që mos të kthehet në një tragjedi duhet që dhurimi i gjakut të ketë ndodhur dje”, tha mjekja transfuziologe, Riana Gjeta.

Dhurimi i gjakut sipas mjekëve jo vetëm do të shpëtonte jetë por edhe do të përmirësonte shëndetin e tyre.

“Dhurimi i gjakut është i rëndësishëm pasi nuk ka asnjë proces apo teknikë. Për të gjithë personat që dhurojnë gjak duhet të dinë që nuk ka asnjë risk nga dhurimi i gjakut përkundrazi është vënë re nga studimet që ka kjo e para sepse organizmi mer një stimul për të prodhuar qeliza të reja gjaku, po ashtu studimet kanë treguar që tek meshkujt kemi një ulje të riskut për sëmundje kardiovaskulare.”

Riana Gjeta, mjeke transfuziologe shpjegon disa kushte bazë që duhet të plotësojë një individ për të qenë dhurues gjaku.

“Një person që të dhurojë gjak përvec se të jetë në moshë adulte, dhurojnë gjak nga 18 deri ne 65 vjeç duhet të jetë i shëndetshëm, nuk duhet të vuajë nga sëmundje kronike, nuk duhet të jetë në trajtim me medikamente të rëndësishme, nuk duhet të vuajë nga sëmundje të cilat janë të transmetueshme nëpërmjet sëmundjeve infektive.”

Ekspertët thonë se vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të dhurimeve vullnetare të gjakut, me 27 përqind më shumë për vitin 2024 dhe 32 përqind për gjashtëmujorin e parë të 2025. Megjithatë sipas tyre vendi ynë ende ndodhet në kufijtë e poshtëm të nivelit europian, ndaj nevojitet më shumë sensibilizim.

The post Nevojat për gjak gjatë verës, mjekët: Bie ndjeshëm numri i dhuruesve, ndërsa aksidentet shtohen first appeared on JavaNews.al.

Analiza e The Sunday Times: Jeffrey Epstein është një peshë e vdekur që Trump duhet ta heqë qafe

Çfarëdo që të përpiqet presidenti, ai nuk mund ta ndalojë Magën të flasë për dosjet. Demokratët, siç pritej, po bëjnë shumë bujë, por republikanët në Uashington po bëhen gjithnjë e më nervozë.

Një përditësim i rrallë mbi shëndetin e Presidentit Trump. Paralajmërime për një rënie të tregut të aksioneve për shkak të kërcënimeve të tij për të shkarkuar kryetarin e Rezervës Federale të SHBA-së.

Dërgimi i raketave Patriot në Ukrainë. Akuza të reja për një “komplot të administratës Obama” për të organizuar një grusht shteti pas zgjedhjeve të vitit 2016.

Këto janë vetëm disa nga titujt kryesorë që Trump dhe ekipi i tij kanë gjeneruar gjatë dy javëve të fundit. Por asnjëri prej tyre nuk ka dominuar për më shumë se një cikël të vetëm lajmesh. Pse? Dosjet Epstein.

Uashingtoni nuk pushon së foluri për financierin e ndjerë: a u vra i dënuari për abuzues seksual për të mbrojtur sekretet e shumë të njohurve të tij të famshëm? Ku është lista e klientëve të tij? Kush fshihet pas mbulimit të të dhënave? Çfarë di vërtet Trump dhe sa e ngushtë ishte miqësia e tij me Jeffrey Epstein ? A është e gjitha kjo e mirë për demokratët?

Sado që përpiqet, presidenti nuk po gjen dot një mënyrë për ta ndryshuar bisedën. “Më pas do t’i duhet të pushtojë Groenlandën”, thotë një republikan i acaruar. Një simpatizant i Trumpit psherëtin: “Është një rrëmujë e madhe”.

Dy javë pasi Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja publikuan një memo ku thuhej se Epstein vrau veten ndërsa ishte në burg në pritje të gjyqit dhe se nuk kishte “listë klientësh”, historia ka marrë hov. Tani, si republikanët ashtu edhe demokratët po shprehin shqetësim për një mbulim të dyshuar të ngjarjes.

Për bazën e Trump, është testi i pastërtisë që tregon nëse je rob i establishmentit apo i përgatitur të ngrihesh kundër tij. Besimi në komplotin e Epstein është rasti i provës në mospëlqimin e tyre për shtetin e thellë. Për republikanët e shkollës së vjetër, përgjigjja e Trump ndaj tij është një gabim i padetyruar që paraqet rrezik elektoral. Për demokratët, është përleshja e parë politike në njëfarë kohe që e ka bërë presidentin të djersitet.

Ajo që në shikim të parë mund të dukej një histori mjaft e pavlerë, është shndërruar në një valle politike të ndërlikuar me potencialin për të ndikuar në zgjedhjet thelbësore të mesit të mandatit për në Kongres vitin e ardhshëm.

Pasi kaloi ditë të tëra duke e përshkruar temën si “TË MËRZITSHME”, Trump më në fund ndryshoi qëndrim të enjten përballë ankesave në rritje nga ana e tij. Në përgjigje të asaj që ai e quajti “sasinë qesharake të publicitetit” që iu dha Epstein, ai urdhëroi prokuroren e tij të përgjithshme, Pam Bondi, të “paraqiste çdo dëshmi përkatëse të jurisë së madhe” (fjala “relevante” potencialisht po bën shumë punë aty).

Ky njoftim erdhi pasi një raport i Wall Street Journal pretendonte se përpara se të bëhej president, Trump kishte kontribuar me një letër të turpshme në librin e 50-vjetorit të ditëlindjes së Epstein. Në përgjigje, një Trump i tërbuar, i cili e denoncoi letrën si të rreme, ka ngritur një padi për shpifje prej 10 miliardë dollarësh kundër gazetës, botuesit të saj, Dow Jones, dhe kompanisë së saj mëmë, News Corp (botues i The Times dhe The Sunday Times). Një zëdhënëse e Dow Jones tha: “Ne kemi besim të plotë në rigorozitetin dhe saktësinë e raportimit tonë dhe do të mbrohemi me forcë kundër çdo padie.”

Por problemi i presidentit me Epsteinin nuk ka mbaruar ende: pyetjet po shtohen. Ndërsa vlerësimet e miratimit të Trump mbeten të qëndrueshme midis republikanëve, sondazhet mbi trajtimin e tij të dosjeve Epstein nuk janë pikërisht optimiste.

Një sondazh i YouGov/Economist zbuloi se 81 përqind e atyre që votuan për Kamala Harris dhe 59 përqind e votuesve të Trump besojnë se qeveria po fsheh provat e Epstein. Kur votuesve iu kërkua të dinin se sa Trump dinte për krimet që Epstein mund të ketë kryer përpara se akuzat të bëheshin publike, 40 përqind e të anketuarve thanë “shumë”, ndërsa 17 përqind thanë “disa”.

Republikanët e zgjedhur privatisht kanë frikë nga pasojat në kutitë e votimit. “Ata e ndiejnë se është diçka ekzistenciale”, thotë një republikan i lartë. “Ata po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u mbuluar, pasi nuk i besojnë Trumpit. Ata nuk besojnë se ai nuk është në dosje dhe nuk besojnë se ai nuk do të ndryshojë mendje.” Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka bërë thirrje që dosjet të publikohen, ndërsa Thomas Massie, një kritik republikan i Trumpit, po u bën thirrje votuesve të “vazhdojnë presionin, po funksionon… Ne duam të gjitha dosjet”.

Trump nuk ka nevojë të kërkojë rizgjedhje vetë, ndryshe nga senatorët, kongresmenët dhe kongresmenet që i shohin me nervozizëm zgjedhjet e mesmandatit. Nuk ka kaluar pa u vënë re në Partinë Republikane që JD Vance, nënkryetari dhe favoriti për të pasuar Trumpin, mbajti një profil të ulët javën e kaluar ndërsa presidenti sulmoi mbështetësit e tij “të dobët” të Maga-s për ngritjen e shqetësimeve të tyre. “Ai filloi të fliste vetëm kur u shndërrua në një grindje me median”, vëren një burim i brendshëm republikan.

Ndërkohë, opozita po mëson të përqafojë skandalin Epstein. Demokratët e lartë më parë kishin nxituar të hidhnin poshtë zërat për një komplot, por gjatë ditëve të fundit kanë filluar të bëjnë thirrje për publikimin e dosjeve.

Vazhdimësia e skandalit deri më tani rrjedh pjesërisht nga perceptimi se Trump dhe ekipi i tij kanë ndryshuar anë.

Presidenti ishte ndër ata që ngritën shpresat e konspiracistëve të Epstein gjatë zgjedhjeve, duke sugjeruar se publikimi i më shumë dosjeve mund të ndodhte nën mbikëqyrjen e tij. Kreu i FBI-së, Kash Patel, foli më parë për një konspiracion të Epstein, ndërsa Bondi u shfaq në Fox News duke pretenduar se lista e klientëve – të cilën ajo tani thotë se nuk ekziston – ishte në tavolinën e saj/ The Sunday Times

The post Analiza e The Sunday Times: Jeffrey Epstein është një peshë e vdekur që Trump duhet ta heqë qafe first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish aksionit ndaj ndërtimeve pa leje dhe bizneseve që kanë zënë trotuaret me tenda hekuri.

Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.

Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.


Postimi i Ramës:

Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

The post VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur first appeared on JavaNews.al.

Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot

Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili vijon në gjithë territorin e vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Gjatë kontrolleve në territor, në një parcelë të fshehur në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin zbuluan 50 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç, i cili dyshohet se po përkujdesej për bimët narkotike. Ai u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. P., 26 vjeçe, bashkëshortja e të arrestuarit, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me të në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Operacioni “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin.

The post Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot first appeared on JavaNews.al.

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka zhvilluar gjatë kësaj jave qindra kontrolle nga Ksamili deri në Koman, duke pasur si qëllim forcimin e parametrave të sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Në total, janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar, për shkelje të ndryshme. Mjetet e sekuestruara përfshijnë:

18 jet ski

7 skafe

3 gomone

2 varka metalike me motorë uji të instaluar

Shkeljet kryesore ishin lundrimi brenda perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit dhe lundrimi jashtë zonave të lejuara. Vetëm për lëvizje të rrezikshme pranë pushuesve, 12 drejtues janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë lekë secili.

Ndërkohë, janë shpëtuar 13 persona (shqiptarë dhe të huaj), të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjete.

The post Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë first appeared on JavaNews.al.

Milionat e tradhtisë, pse gruaja e Andy Byron mund të bëhet super e pasur?

Gruaja e Andy Byron, Megan Kerrigan, mund të bëhet shumë e pasur nëse vendos të ndahet nga burri i saj, që e tradhtoi atë duke u kthyer në “kryefjalë” të rrjetit të këtyre ditëve.

Në Massachusetts, ligji i ndarjes së pasurisë 50/50 parashikon që pas martesës së gjatë mbi shtatë vjet, të gjitha pasuritë e fituara gjatë martesës duhet të ndahen në mënyrë të barabartë. Kjo do të thotë se Megan, që ka dy fëmijë me Byron, mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij, e cila vlerësohet midis 20 dhe 70 milionë dollarë.

Pas skandalit me Byron, ku u filmua duke u puthur me drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë së tij, Megan riktheu menjëherë mbiemrin e saj të vajzërisë në rrjetet sociale.


Byron dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në kompaninë Astronomer dhe tani mund të jetë i detyruar të ndajë milionat me bashkëshorten.

Në anën tjetër, Kristin Cabot, gruaja e dyshuar për lidhje me Byron, nuk ka të njëjtat probleme financiare në rast divorci, pasi duket se ka qenë në një marrëdhënie më të shkurtër me bashkëshortin e saj.

Situata mund të komplikohet nëse në martesat e tyre ekzistojnë marrëveshje paraprake që përfshijnë edhe klauzola për tradhti, ku personi që ka shkelur besimin mund të detyrohet të paguajë dëmet.

Videoja nga koncerti i Coldplay që dokumenton tradhtinë mund të përdoret si provë në një proces divorci.

Sipas ekspertëve, humbësit më të mëdhenj në këtë histori janë fëmijët e çiftit, që përballen me turpin dhe do të kenë nevojë për terapi dhe ndryshime në jetën e tyre.

Në këtë moment nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me martesat përkatëse pas këtij skandali të bujshëm.

The post Milionat e tradhtisë, pse gruaja e Andy Byron mund të bëhet super e pasur? first appeared on JavaNews.al.

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

Një mocion mosbesimi u paraqit në muajin korrik në Parlamentin e Brukselit kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas të cilit dyshohet se qëndron Moska.

Organi ekzekutiv i BE-së, përmes njërit prej zëdhënësve të tij, Thomas Regnier, ka deklaruar se ishte pikërisht Rusia ajo që “manipuloi” tekstin për të kërkuar dorëheqjen e presidentes.

Il Fatto Quotidiano shkruan se mocioni, i cili më 10 korrik u rrëzua në seancën plenare në Strasburg me 360 vota kundër dhe 175 pro, ishte paraqitur nga eurodeputeti rumun, nënkryetar i grupit ECR, Gheorghe Piperea, dhe ishte nënshkruar nga 77 eurodeputetë të tjerë nga grupe të ndryshme të ekstremit të djathtë evropian.

“Prej kohësh po ndjekim operacionet ruse kundër BE-së dhe Presidentes së Komisionit. Verifikuesit e pavarur të fakteve i kanë identifikuar qartë këto operacione në kontekstin e mocionit të mosbesimit,” deklaroi Regnier.

Që atëherë, tre ditë para votimit, duke hapur debatin në sallë, Ursula von der Leyen tha se ai mocion “ishte firmosur nga miqtë e Putinit.”

“Janë lëvizje të ushqyera nga konspiracione dhe teoricienë të komplotit, që synojnë të polarizojnë shoqëritë tona, duke i mbushur me dezinformim,” ishin fjalët e saj.

Sot, megjithatë, zëdhënësi i Komisionit shkon më tej: në dritën e punës së verifikuesve të pavarur të fakteve, njofton zëdhënësi, ai mocion duhet të vendoset në kontekstin e “operacioneve ruse kundër BE-së dhe presidentes së saj,” që Brukseli “i ndjek prej kohësh.”

The post A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen? first appeared on JavaNews.al.

❌