❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ukraina e hapur për armëpushim, por jo për humbjen e territoreve

Kievi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit, por nuk pranon të humb asnjë pjesë e territorit si rezultat i pushtimit rus.

Kjo është bërë e ditur nga burime ndërkombëtare dhe raportohet nga gazeta britanike The Telegraph.

Sipas raportit, Kushtetuta e Ukrainës ndalon presidentin dhe parlamentin të ndryshojnë kufijtë e vendit pa një konsensus të gjerë, duke e bërë të pamundur njohjen e humbjeve territoriale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pranuar se lirimi i plotë i të gjitha territoreve të pushtuara me forcë ushtarake nuk është më realist, duke nënvizuar nevojën për të eksploruar opsione diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

Raporti shton se çështja e njohjes territoriale ka penguar tashmĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqe, pasi nĂ« pranverĂ« SHBA kishte konsideruar njohjen e KrimesĂ« si pjesĂ« “de facto” e RusisĂ«, njĂ« propozim qĂ« u kundĂ«rshtua fuqishĂ«m nga Kievi.

Kjo situatë tregon kompleksitetin e negociatave dhe sfidat që Ukraina përballet në përpjekjet për të ruajtur integritetin territorial ndërsa kërkon paqe. /Telegrafi/

The post Ukraina e hapur për armëpushim, por jo për humbjen e territoreve appeared first on Telegrafi.

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti.

Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi.

Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, raporton bbc.

Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli.

Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve, ku aktualisht jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga ushtria izraelite.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /Telegrafi/

The post Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorĂ«zojĂ« rusĂ«ve informacione sekrete

Departamenti amerikan i DrejtĂ«sisĂ« ka ngritur akuza ndaj Taylor Adam Lee, njĂ« ushtar aktiv i vendosur nĂ« Fort Bliss tĂ« Teksasit, i cili dyshohet se i ka dorĂ«zuar njĂ« zyrtari rus njĂ« ‘memory card’ me informacione tĂ« ndjeshme. Lee, qĂ« kishte leje pĂ«r tĂ« pasur qasje nĂ« tĂ« dhĂ«na shumĂ« sekrete, Ă«shtĂ« akuzuar sipas Ligjit pĂ«r Spiunazhin.

Prokurorët pretendojnë se ai ka tentuar të shkëmbejë informacionet konfidenciale në këmbim të shtetësisë ruse.

“Ky arrestim Ă«shtĂ« njĂ« kujtesĂ« alarmante pĂ«r kĂ«rcĂ«nimin serioz me tĂ« cilin pĂ«rballet ushtria jonĂ« amerikane,” deklaroi gjeneral brigade Sean F. Stinchon nga Komanda pĂ«r KundĂ«rzbulimin Ushtarak.

Amerikani 22-vjeçar u paraqit dje në një gjykatë federale dhe përveç akuzave për spiunazh, ai përballet edhe me akuza sipas Ligjit amerikan për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Prokurorët pretendojnë se Lee është takuar në korrik me një përfaqësues të qeverisë ruse dhe ka tentuar të ndajë informacione të klasifikuara, raporton bbc.

“Amerika nuk Ă«shtĂ« e kĂ«naqur me mua sepse po pĂ«rpiqem tĂ« zbuloj dobĂ«sitĂ« e saj. NĂ« kĂ«tĂ« moment, do tĂ« isha i gatshĂ«m tĂ« ofroja ndihmĂ« vullnetare pĂ«r FederatĂ«n Ruse, nĂ« çdo mĂ«nyrĂ« qĂ« mundem,” ka thĂ«nĂ« Lee sipas prokurorĂ«ve.

Sipas tyre, Lee ka diskutuar për dorëzimin e një pjese të pajisjes që përdoret brenda tankut Abrams. Më 31 korrik, ai thuhet se e ka dorëzuar pajisjen në një magazinë në El Paso, Teksas.

ProkurorĂ«t thonĂ« se mĂ« pas i ka dĂ«rguar njĂ« mesazh pĂ«rfaqĂ«suesit rus “misioni i pĂ«rfunduar”. /Telegrafi/

The post Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorĂ«zojĂ« rusĂ«ve informacione sekrete appeared first on Telegrafi.

Izraeli do tĂ« pushtojĂ« tĂ«rĂ« GazĂ«n – ndiqni tĂ« gjitha zhvillimet, minutĂ« pas minute

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas njĂ« takimi qĂ« zgjati gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, dhe me tĂ« konfirmohet se pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit Ă«shtĂ« e nevojshme “marrja e plotĂ« e kontrollit tĂ« sigurisĂ« mbi Rripin e GazĂ«s”.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj.

Telegrafi do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar, minutĂ« pas minute, rreth zhvillimeve nĂ« Rripin e GazĂ«s.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:59:09" ["time"]=> string(11) "Para 59 min" ["update"]=> bool(true) } Para 59 min

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën, Hamasi: Netanyahu dëshiron të sakrifikojë pengjet

Duke iu referuar planit tĂ« kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut pĂ«r njĂ« pushtim tĂ« plotĂ« tĂ« GazĂ«s, Hamasi tha se kryeministri dĂ«shiron tĂ« “heqĂ« qafe” pengjet qĂ« ende mbahen nĂ« kĂ«tĂ« territor.

Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:53:42" ["time"]=> string(11) "Para 53 min" ["update"]=> bool(true) } Para 53 min

Si do tĂ« zhvillohet pushtimi i GazĂ«s – plani izraelit pritet tĂ« zgjasĂ« pesĂ« muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza
më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:52:39" ["time"]=> string(11) "Para 52 min" ["update"]=> bool(true) } Para 52 min

Izraeli do ta pushtojĂ« tĂ«rĂ« GazĂ«n – kĂ«to janĂ« pesĂ« hapat pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s

Zyra e Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Kabineti i SigurisĂ« ka rĂ«nĂ« dakord me “propozimin e kryeministrit izraelit pĂ«r tĂ« mposhtur Hamasin”.

“FDI-ja (Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit) do tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e qytetit tĂ« GazĂ«s, ndĂ«rkohĂ« qĂ« do tĂ« shpĂ«rndajĂ« ndihma humanitare pĂ«r popullatĂ«n civile jashtĂ« zonave tĂ« luftimeve”, thuhet nĂ« deklaratë mĂ« shumĂ«.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:51:21" ["time"]=> string(11) "Para 51 min" ["update"]=> bool(true) } Para 51 min

Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« GazĂ«s

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas njĂ« takimi qĂ« zgjati gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, dhe me tĂ« konfirmohet se pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit Ă«shtĂ« e nevojshme “marrja e plotĂ« e kontrollit tĂ« sigurisĂ« mbi Rripin e GazĂ«s”
mĂ« shumĂ«.

 

The post Izraeli do tĂ« pushtojĂ« tĂ«rĂ« GazĂ«n – ndiqni tĂ« gjitha zhvillimet, minutĂ« pas minute appeared first on Telegrafi.

Si do tĂ« zhvillohet pushtimi i GazĂ«s – plani izraelit pritet tĂ« zgjasĂ« pesĂ« muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza.

Faza fillestare: Afati për fazën e parë të operacionit, që përfshin evakuimin e Qytetit të Gazës dhe zgjerimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare është 7 Tetor, sipas burimit.

Data 7 Tetor i vitit 2025 është përvjetori i dytë i sulmit të udhëhequr nga Hamasi që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza. Data është zgjedhur me qëllim për shkak të simbolikës që ka, tha burimi.

Sipas një burimi të dytë izraelit, Izraeli do të zgjerojë ndjeshëm përpjekjet për ndihma humanitare në fillim të fazës së parë, por plani nuk parashikon shpërndarje të ndihmave brenda Qytetit të Gazës, si një mënyrë për të nxitur palestinezët të evakuohen.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj, tha një zyrtar izraelit për CNN përpara votimit të kabinetit.

Plani i miratuar është disi më i kufizuar sesa një marrje e plotë e të gjithë enklavës, duke u përqendruar vetëm në Qytetin e Gazës dhe duke përjashtuar kampet përreth.

Por, gjithsesi, përfshin evakuimin me forcë të gati gjysmës së popullsisë së territorit. Ushtria izraelite tashmë kontrollon 75 për qind të Gazës.

Rezerva ushtarake: Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, paralajmëroi kabinetin e sigurisë për rrezikun e përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza dhe pasojat ndërkombëtare të një përshkallëzimi të tillë të luftës, sipas burimit të parë, por paralajmërimet e tij u injoruan.

Zamir gjithashtu i paralajmëroi anëtarët e kabinetit të sigurisë për rrezikun që u kanoset 50 pengjeve që ende mbahen, nga të cilët mendohet se 20 janë ende gjallë.

Në vend të kësaj, Zamir paraqiti një plan më të kufizuar, të fokusuar në rrethimin e Qytetit të Gazës dhe zonave të tjera, por burimi tha se kabineti i sigurisë e hodhi poshtë planin.

NĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« dukshme ndaj propozimit tĂ« Zamir, zyra e Netanyahut tha se njĂ« “plan alternativ qĂ« ishte paraqitur kabinetit tĂ« sigurisĂ« nuk do tĂ« arrinte as shkatĂ«rrimin e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”. /Telegrafi/

The post Si do tĂ« zhvillohet pushtimi i GazĂ«s – plani izraelit pritet tĂ« zgjasĂ« pesĂ« muaj appeared first on Telegrafi.

Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas

Rusia po tregton hapur me fĂ«mijĂ«t ukrainas tĂ« rrĂ«mbyer nga territoret e pushtuara, paralajmĂ«ron Mykola Kuleba nga organizata “Save Ukraine”.

NĂ« faqet zyrtare tĂ« LNR-sĂ« publikohen fotografi, tĂ« dhĂ«na personale dhe madje edhe “niveli i bindshmĂ«risĂ«â€ sĂ« fĂ«mijĂ«ve, si nĂ« njĂ« katalog produktesh.

Kuleba thotë se ky është krim lufte i organizuar nga shteti rus përmes adoptimeve të detyruara dhe fshirjes së identitetit.

Russia isn’t even trying to hide it anymore. It’s openly trafficking Ukrainian children.

On official platforms, Ukrainian orphans are displayed like products in an online marketplace.

Full-face photos. Age. Eye color. Health status. Even “obedience level.” Filterable. Sortable.
 pic.twitter.com/SYcRxlx0JD

— Mykola Kuleba (@MykolaKuleba) August 7, 2025

Që nga viti 2014, fëmijëve u ndryshohen emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes.

Deri mĂ« tani, janĂ« deportuar dhjetĂ«ra mijĂ«ra fĂ«mijĂ«. “Save Ukraine” ka shpĂ«tuar mbi 750 prej tyre.

Kuleba bĂ«n thirrje pĂ«r veprim se “asnjĂ« fĂ«mijĂ« nuk duhet tĂ« jetĂ« njĂ« profil qĂ« klikohet”.

Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putinin, i cili akuzohet edhe për këtë krim. /Telegrafi/

The post Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas appeared first on Telegrafi.

Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« GazĂ«s

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas njĂ« takimi qĂ« zgjati gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, dhe me tĂ« konfirmohet se pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit Ă«shtĂ« e nevojshme “marrja e plotĂ« e kontrollit tĂ« sigurisĂ« mbi Rripin e GazĂ«s”, raporton Sky News.

Para këtij takimi, Netanyahu në një intervistë për Fox News konfirmoi synimet e Izraelit.

I pyetur nĂ«se Izraeli do tĂ« “marrĂ« kontrollin mbi tĂ« gjithĂ« GazĂ«n”, ai u pĂ«rgjigj “qĂ« ta sigurojmĂ« sigurinĂ« tonĂ«, synojmĂ« tĂ« eliminojmĂ« Hamasin atje dhe tĂ« çlirojmĂ« popullsinĂ« e GazĂ«s”.

Ai shtoi se Izraeli nuk dĂ«shiron tĂ« mbajĂ« territorin, por tĂ« krijojĂ« njĂ« “brez sigurie” dhe t’ia dorĂ«zojĂ« qeverisjen “forcave arabe qĂ« do tĂ« qeverisin siç duhet”.

Speaking earlier today during an interview with Fox News, Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said that Israel intends to take control of all of the Gaza Strip, in order to ensure Israeli security, remove Hamas, and liberate the people of Gaza. pic.twitter.com/ZZBHtgNKpR

— OSINTdefender (@sentdefender) August 7, 2025

Pas takimit, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të përgatiten për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërsa njëkohësisht do të shpërndajnë ndihmë humanitare për civilët jashtë zonave të luftimeve.

Kabineti i sigurisë miratoi gjithashtu pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatosjen e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve, demilitarizimin e Gazës, kontrollin e sigurisë nga Izraeli mbi Rripin e Gazës, si dhe krijimin e një administrate civile alternative që nuk do të jetë as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ishte kundër pushtimit të Gazës, duke deklaruar se kjo do të rrezikonte pengjet dhe do ta rëndonte edhe më shumë ushtrinë.

Ndryshe, konflikti i fundit nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Mendohet se Hamasi ende mban rreth 50 pengje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën hakmarrëse të Izraelit janë vrarë mbi 61 mijë palestinezë. /Telegrafi/

The post Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« GazĂ«s appeared first on Telegrafi.

Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5

Kompania Sony në periudhën prej pesë vjetësh ka shitur më shumë se 80 milionë njësi të konzolës PlayStation 5, e cila këtë vit u shit më shumë se vitin e kaluar pavarësisht mungesës së video-lojërave ekskluzive.

Sony publikoi rezultatet më të fundit financiare, të cilat tregojnë se konzolla PS5 po shitet më mirë sesa kishte pritur kushdo.

Ky sukses arrihet pavarësisht mungesës së lojërave të reja ekskluzive për këtë konzollë. Lojtarët thjesht nuk ndalen së blatuari konzollën, dhe midis prillit dhe qershorit të këtij viti janë shitur 2.5 milionë njësi.

Kjo Ă«shtĂ« edhe mĂ« mirĂ« krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, kĂ«shtu qĂ« numri total nga fillimi i shitjeve deri sot arrin nĂ« 80.3 milionĂ« konzolla. Thashethemet thonĂ« se konzolla Xbox Ă«shtĂ« shitur “vetĂ«m” 30 milionĂ« njĂ«si gjatĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s periudhĂ«.

Sony u krenua edhe me numra tĂ« tjerĂ« tĂ« mĂ«dhenj. PlayStation Network aktualisht ka 123 milionĂ« “pĂ«rdorues aktivĂ«,” qĂ« Ă«shtĂ« 7 milionĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar. NdĂ«rkohĂ«, nga prilli nĂ« qershor nĂ« tremujorin e parĂ« janĂ« shitur 65.9 milionĂ« lojĂ«ra pĂ«r PS4 dhe PS5, qĂ« Ă«shtĂ« 12 milionĂ« mĂ« shumĂ« se nĂ« vitin 2024, megjithatĂ« vetĂ«m 6.9 milionĂ« janĂ« tituj first party (video-lojĂ«ra tĂ« zhvilluara nga vetĂ« Sony).

Duhet pasur parasysh se Nintendo ka shitur 6 milionĂ« njĂ«si tĂ« lojĂ«s Mario Kart World nĂ« vetĂ«m njĂ« muaj dhe pĂ«r njĂ« konzollĂ« tĂ« re pa bazĂ« ekzistuese pĂ«rdoruesish, kĂ«shtu qĂ« shifrat e Sony pĂ«r lojĂ«rat ‘first party’ duken pak tĂ« pasigurta nĂ« kĂ«tĂ« moment. MegjithatĂ«, me suksesin e shĂ«rbimit PS Plus dhe pjesĂ«s sĂ« marrĂ« nga çdo shitje softueri, duket se Sony nuk do tĂ« ketĂ« arsye pĂ«r shqetĂ«sim.

Të gjitha këto tregojnë se PS5 po arrin rezultatet gati të njëjta me PS4 dhe PS3 para tij, gjë që duhet ta gëzojë Sonyn. Ato konzolla janë shitur gjatë periudhës së rikuperimit financiar, ndërsa PlayStation 5 u lansua në mes të një katastrofe globale. Pandemia e coronavirusit ishte në kulmin e saj, ndërsa mungesa e çipave dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bënin që raftet të mos mbusheshin për muaj pas prezantimit.

Sony ka burime të ndryshme të ardhurash, nga muzika dhe filmat deri te teknologjia. Kompania arriti të realizojë shitje prej 17.8 miliardë dollarësh në të gjitha degët e saj gjatë tremujorit të parë, pak më shumë se vitin e kaluar. Filmat sollën 2.3 miliardë dollarë, ndërsa gaming më shumë se 6.3 miliardë.

Këto shifra shpjegojnë strategjinë e Microsoft-it për të filluar prezantimin e video-lojërave të tij për konzollën e Sony-t. Baza prej 80 milionë blerësish potencialë është më shumë se dyfish më e madhe se e tij, dhe kjo po tregon rezultate jashtëzakonisht të suksesshme. /Telegrafi/

The post Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5 appeared first on Telegrafi.

Vetëm një vend i ka shpëtuar tarifave të reja të Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të shtyjë për 90 ditë vendosjen e tarifave të reja doganore vetëm për Meksikën, ndërkohë që dhjetëra vende të tjera në botë janë goditur nga masa të ashpra tregtare.

Ky vendim vjen pas përpjekjeve intensive diplomatike nga ana e Meksikës dhe presidentes së saj, Claudia Sheinbaum.

Kjo e fundit ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme me Trumpin, pavarësisht mungesës së takimeve direkte.

KĂ«shilltarĂ« tĂ« fushĂ«s tregtare vlerĂ«sojnĂ« se strategjia e MeksikĂ«s ka qenĂ« “mjeshtĂ«rore”, duke ruajtur qetĂ«sinĂ« dhe duke mos u prekur nga provokimet.

Në këmbim, Meksika ka pranuar të forcojë masat për sigurinë kufitare dhe luftën kundër narkotikëve, duke fituar kështu një përjashtim të rëndësishëm nga tarifat që priteshin të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Ky zhvillim është një fitore diplomatike për Meksikën dhe një tregues i rëndësishëm për mënyrën sesi marrëdhëniet tregtare dhe politike formësohen në epokën Trump. /Telegrafi/

The post Vetëm një vend i ka shpëtuar tarifave të reja të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Malajziania 28-vjeçare përjeton ndryshime drastike në pamje gjatë shtatzënisë

Një grua 28-vjeçare nga Malajzia, Farah Faizal, ka ndarë përvojën e saj të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar ndryshimet dramatike që trupi i saj pësoi gjatë shtatzënisë.

Ajo përjetoi një transformim të dukshëm të fytyrës, e cila u bë e fryrë, me rrudha të thella, hundë dhe veshë të zmadhuar, si dhe me puçrra të shumta.

Këto ndryshime i shkaktuan asaj dhimbje emocionale të madhe, por ajo thekson se mbështetja e bashkëshortit të saj ishte thelbësore për ta kaluar këtë periudhë të vështirë, raporton odditycentral.

Pas lindjes, gjendja iu pĂ«rmirĂ«sua ndjeshĂ«m, dhe ajo ndan shpresĂ«n pĂ«r t’u rikthyer nĂ« pamjen e saj tĂ« mĂ«parshme.

Megjithatë, ajo përballet edhe me kritika nga disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët e akuzojnë për përdorimin e fotove të modifikuara ose për ndarjen e detajeve të tepërta personale.

Në përgjigje, Farah ka njoftuar se nuk do të ndajë më informacione në lidhje me gjendjen e saj, duke theksuar se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Malajziania 28-vjeçare përjeton ndryshime drastike në pamje gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Helikopteri godet linjat e tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« Illinois – pĂ«rplaset nĂ« njĂ« bar-kafe, tĂ« paktĂ«n dy tĂ« vdekur

Dy persona humbën jetën kur një helikopter u përplas në një barë mbi lumin Mississippi, afër East Alton, Illinois.

Helikopteri, i cili po punonte për të vendosur topa sinjalizues mbi linjat e tensionit të lartë për kompaninë energjetike Ameren, goditi kabllot e energjisë elektrike para se të përplasej në barë dhe të shkaktonte një zjarr të madh.

Sipas autoriteteve, helikopteri ishte një model Hughes 369D dhe kishte dy pasagjerë në bord, të cilët humbën jetën ndërsa nuk pati të lënduar në barë që ishte e zbrazët në momentin e aksidentit.

Helikopteri po transportonte etilen glikol, një substancë kimike e përdorur zakonisht si antifriz dhe ftohës, raporton nytimes.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit nga Alton, East Alton dhe Wood River reaguan menjëherë dhe e shuan zjarrin brenda një ore.

Pjesa e lumit Mississippi afër vendit të aksidentit u mbyll për trafikun komercial, ndërsa ura Clark Bridge u mbyll përkohësisht dhe u rihap pas dy orësh.

Hetimi për shkakun e aksidentit po kryhet nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Transport (NTSB). /Telegrafi/

The post Helikopteri godet linjat e tensionit tĂ« lartĂ« nĂ« Illinois – pĂ«rplaset nĂ« njĂ« bar-kafe, tĂ« paktĂ«n dy tĂ« vdekur appeared first on Telegrafi.

Volkswagen do të prezantojë një kamionçinë të re

Gjenerata e parë e pick-upit Amarok u zhvillua në zyrat e Volkswagenit, por gjenerata e dytë është produkt i bashkëpunimit me Fordin, prandaj nuk është çudi që ngjan me Rangerin.

Modeli origjinal, pra gjenerata e parë, ende shitet në Amerikën e Jugut. Pasardhësi i pick-up-it të vjetër është në fazën e ndërtimit, por edhe ai nuk do të jetë projekt vetëm i Volkswagenit.

Volkswagen do t’i japĂ« pick-up-it tĂ« ri ADN kineze. Marcellus Puig, drejtori ekzekutiv i VW ArgjentinĂ«, tha pĂ«r portalin Motor1.com Argentina se do tĂ« zhvillojnĂ« modelin e ri me ndihmĂ«n e grupit kinez SAIC.

Projekti do të kërkojë një investim prej 580 milionë dollarësh për ndërtimin e pick-up-it në Argjentinë deri në vitin 2027. Gjenerata e parë do të mbetet në prodhim deri atëherë.

Amarok-u i ri për Amerikën e Jugut mund të lidhet mekanikisht me Maxus Interstellar X, që në Australi shitet si LDV Terron 9 (në foto më poshtë), që do të thotë kalim nga shasia me kornizë çeliku në karroceri monokok.

Pick-up-i me kabinë të dyfishtë shitet në Kinë me motor turbo-dizel 2.5 litra dhe sistem elektrik me dy motorë. Ky hap është fitimprurës për financat e Volkswagen-it, pasi kursen para për zhvillimin e modelit të ri. /Telegrafi/

The post Volkswagen do të prezantojë një kamionçinë të re appeared first on Telegrafi.

Mos e nĂ«nvlerĂ«soni frizurĂ«n – 15 transformime qĂ« flasin vetĂ«

KĂ«ta djem kanĂ« pĂ«rjetuar nĂ« lĂ«kurĂ«n e tyre fuqinĂ« e njĂ« frizure tĂ« duhur – transformimet e tyre do t’ju lĂ«nĂ« pa fjalĂ«!

Këto ndryshime nuk janë thjesht për pamjen, por edhe për vetëbesimin dhe mënyrën si ndihen me veten.

Një prerje flokësh e përshtatur saktësisht sipas karakterit dhe stilit të secilit prej tyre ka bërë mrekulli, duke i kthyer në versionin më të mirë të vetes.

HerĂ«n tjetĂ«r qĂ« tĂ« dĂ«shironi t’i bĂ«ni vĂ«rejtje njĂ« gruaje pĂ«r shkak tĂ« kohĂ«s qĂ« kalon nĂ« trajtimet e flokĂ«ve, kujtoni kĂ«to transformime dhe fuqinĂ« qĂ« ka njĂ« stil i pĂ«rshtatur mirĂ«!

Flokët nuk janë thjesht flokë, janë një mënyrë shprehjeje, një pjesë e personalitetit dhe vetëbesimit.

Burra, falënderojeni veten tuaj më vonë për guximin që keni pasur të provoni diçka të re dhe të ndryshoni pamjen!

Mos nënvlerësoni asnjëherë rëndësinë e një frizure që ju bën të ndiheni mirë dhe të dukeni shkëlqyeshëm. /Telegrafi/

The post Mos e nĂ«nvlerĂ«soni frizurĂ«n – 15 transformime qĂ« flasin vetĂ« appeared first on Telegrafi.

Njerëzit po i refuzojnë kufjet pa tela shkaku i Kamala Harrisit

Pas deklaratës së ish-zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, njerëzit nisën të rishikojnë sigurinë e kufjeve të tyre pa tela.

Edhe pse interneti më parë tallte Harrisin për përdorimin e kufjeve me tela, që shumë i konsideronin të vjetruara, shpjegimi i saj i fundit ka nxitur shumë që të shqyrtojnë sigurinë e pajisjeve të tyre moderne pa tela.

Pas pjesëmarrjes së saj në emisionin The Late Show, disa vendosën të heqin dorë nga kufjet pa tela.

Gjatë bisedës me moderatorin Steven Colbert, Harris u kthye tek një fotografi ku mbante kufje me tela dhe pranoi se ishte tallur për faktin që nuk përdorte alternativat e njohura pa tela si AirPods.

“Kam punuar nĂ« Komitetin e Senatit pĂ«r InteligjencĂ«. Kam qenĂ« nĂ« takime tĂ« klasifikuara. Mos u ulni nĂ« tren dhe pĂ«rdorni kufjet tuaja duke menduar se askush nuk po dĂ«gjon bisedĂ«n tuaj. Ju them, kufjet me tela janĂ« pak mĂ« tĂ« sigurta,” zbuloi Harris.

Pas paralajmërimit të saj, shumë shikues shprehën shqetësimin për privatësinë e tyre, dhe videoja me shpjegimin e saj u përhap në rrjetet sociale, ku nisi një debat.

Për informacion, kufjet që përdor Harris janë Apple EarPods klasike. /Telegrafi/

The post Njerëzit po i refuzojnë kufjet pa tela shkaku i Kamala Harrisit appeared first on Telegrafi.

Ushtria izraelite shkatërroi një tunel të gjatë të Hamasit në Gaza

Sipas raportimeve të The Times of Israel, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një tunel të madh nëntokësor të përdorur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Tuneli ndodhej në lagjet Daraj dhe Tuffah, dy zona urbane brenda qytetit të Gazës, ku shpesh ka pasur përleshje të ashpra midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, struktura nëntokësore ishte ndërtuar për qëllime ushtarake, si për lëvizje të fshehta të luftëtarëve të Hamasit, ashtu edhe për magazinim të armëve.

💣 IDF destroys kilometer-long Hamas tunnel in Gaza

The Times of Israel reports that the military eliminated a large underground structure located in the Daraj and Tuffah neighborhoods.

đŸ‡źđŸ‡±The Israel Defense Forces also claim that rocket launchers were found in a cemetery in the
 pic.twitter.com/tpvxN9r0bL

— NEXTA (@nexta_tv) August 7, 2025

Operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e tunelit është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër infrastrukturës së Hamasit në Gaza.

Gjithashtu, IDF pretendon se gjatë kontrolleve në të njëjtën zonë kanë gjetur edhe hedhës raketash të fshehur brenda një varreze, çka sipas tyre tregon mënyrën se si Hamasi e përdor infrastrukturën civile për qëllime luftarake, duke e vënë popullsinë lokale në rrezik të madh.

Zëdhënës të IDF-së kanë theksuar se veprime të tilla janë pjesë e përpjekjeve për të penguar Hamasin të rigjenerojë kapacitetet e veta ushtarake dhe për të parandaluar sulme të ardhshme ndaj civilëve izraelitë. /Telegrafi/

The post Ushtria izraelite shkatërroi një tunel të gjatë të Hamasit në Gaza appeared first on Telegrafi.

Zelensky pas bisedës telefonike me Ramën: Shqipëria, partner i palëkundur në përpjekjet tona për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për një bisedë të rëndësishme dhe konstruktive me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në deklaratën e tij, lideri ukrainas thekson se gjatë bisedës është informuar shkurtimisht mbi situatën aktuale në front dhe zhvillimet diplomatike.

“Po punojmĂ« me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ« pĂ«r ta pĂ«rfunduar kĂ«tĂ« luftĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur dhe pĂ«r tĂ« ndaluar vrasjet”, tha ai, duke nĂ«nvizuar angazhimin pĂ«r tĂ« siguruar paqen dhe mbrojtjen e popullit ukrainas.

Në fokus të diskutimeve ishin përgatitjet për takime në forume të mëdha ndërkombëtare, ku do të vendosen format e veçanta të bashkëpunimit me partnerët strategjikë të Ukrainës.

“Do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« mbrojtur popullin tonĂ«â€, shtoi Zelensky, duke shprehur mirĂ«njohjen e tij tĂ« veçantĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

“Faleminderit, Edi, faleminderit, ShqipĂ«ri, pĂ«r mbĂ«shtetjen tuaj tĂ« palĂ«kundur pĂ«r UkrainĂ«n”, pĂ«rfundoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/

The post Zelensky pas bisedës telefonike me Ramën: Shqipëria, partner i palëkundur në përpjekjet tona për paqe appeared first on Telegrafi.

SHBA u pĂ«rfshi nĂ« marrĂ«veshjen e paqes pĂ«r ArmeninĂ« dhe Azerbajxhanin – do tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« korridor kyç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të zgjidhur një nga çështjet më të ndërlikuara dhe më të ndjeshme që pengojnë arritjen e një marrëveshjeje të plotë paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Këto dy vende të Kaukazit kanë pasur një histori të gjatë konfliktesh të armatosura, përfshirë luftën e fundit në vitin 2020, dhe ndërkohë që është arritur njëfarë armëpushimi, negociatat për një marrëveshje të qëndrueshme kanë ngecur për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura territoriale dhe të infrastrukturës strategjike.

Një nga pikat më të diskutueshme ka qenë krijimi i një korridori transporti që do të lidhë pjesën kryesore të territorit të Azerbajxhanit me enklavën e tij të izoluar, Republikën Autonome të Nakhchivanit, përmes territorit jugor të Armenisë, konkretisht në rajonin e Syunikut. Ky korridor ka një gjatësi prej rreth 32 kilometrash dhe ka një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe ekonomike për Azerbajxhanin, i cili synon të krijojë një lidhje tokësore drejtpërdrejt me Nakhchivanin dhe më tej me Turqinë, aleaten e saj më të ngushtë në rajon.

Megjithatë, Armenisë kjo ide i ka shkaktuar shqetësime serioze për sovranitetin e saj kombëtar, pasi autoritetet armene kanë kundërshtuar çdo zgjidhje që do të cenonte kontrollin e tyre mbi territorin sovran. Nga ana tjetër, Azerbajxhani ka insistuar që të ketë një formë garancie për qasje të lirë, të sigurt dhe të pandërprerë përmes këtij korridori, gjë që e ka bërë të vështirë gjetjen e një kompromisi, raporton reuters.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Shtetet e Bashkuara kanĂ« ofruar njĂ« propozim qĂ« synon tĂ« kapĂ«rcejĂ« kĂ«to kundĂ«rshti duke ofruar njĂ« zgjidhje inovative: menaxhimin dhe garantimin e kĂ«tij korridori nga njĂ« palĂ« e tretĂ« neutrale – nĂ« kĂ«tĂ« rast vetĂ« SHBA-ja. Propozimi pĂ«rfshin dhĂ«nien me qira tĂ« kĂ«saj rruge pĂ«r njĂ« periudhĂ« 100-vjeçare, nĂ«n administrimin dhe mbikĂ«qyrjen amerikane, me qĂ«llim qĂ« tĂ« sigurohet liria e qarkullimit pĂ«r mallra dhe njerĂ«z, ndĂ«rsa ruhet sovraniteti nominal i ArmenisĂ« mbi territorin.

Ky angazhim i SHBA-së shihet si një përpjekje e rëndësishme për të garantuar stabilitet afatgjatë në rajon dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Në të njëjtën kohë, kjo iniciativë pasqyron interesin strategjik të Uashingtonit për të forcuar ndikimin e vet në Kaukazin Jugor, një rajon që ka qenë tradicionalisht nën ndikimin e Rusisë dhe, kohët e fundit, gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Turqisë dhe Iranit.

Për të dyja palët, propozimi amerikan paraqet një mundësi për të zhbllokuar një prej pengesave më të mëdha drejt paqes dhe për të ndërtuar një infrastrukturë që do të kishte ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, zbatimi i kësaj zgjidhjeje do të varet nga vullneti politik i udhëheqësve të të dy vendeve dhe nga pranimi i gjerë i këtij roli të ri amerikan në terren. /Telegrafi/

The post SHBA u pĂ«rfshi nĂ« marrĂ«veshjen e paqes pĂ«r ArmeninĂ« dhe Azerbajxhanin – do tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« korridor kyç appeared first on Telegrafi.

Funksioni i klonimit të pajisjeve të Honor tani është i pajtueshëm me Android, iOS dhe Harmony OS Next

Honor para disa muajsh prezantoi funksionin AI Connect, i cili lejon transferimin pa tela të skedarëve midis pajisjeve Honor dhe atyre me sistemin iOS të Apple.

Tani, ky brend ka prezantuar një funksion të ri të klonimit të pajisjeve, i cili është i përputhshëm me Android, iOS dhe HarmonyOS Next të Huaweit.

Honor ka përmirësuar aplikacionin e tij Device Clone për të mbështetur klonimin nga dhe në pajisje që përdorin këto tre sisteme operative. Kjo u mundëson përdoruesve të transferojnë të dhënat lehtësisht nga një pajisje në tjetrën përmes procesit të klonimit, pa pasur nevojë për pajisje shtesë apo aksesorë.

Me këtë, Honor bëhet marka e parë që mbështet transferimin e të dhënave nga pajisjet me sistemin operativ HarmonyOS Next.

Si funksionon procesi i klonimit?
Për të klonuar një pajisje të vjetër, përdoruesit e një smartphone Honor duhet të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin Device Clone nga dyqani zyrtar i aplikacioneve si në pajisjen e re, ashtu edhe në atë të vjetrën.

Hapat për konfigurim:

Aktivizoni funksionin Device Clone.

NĂ« pajisjen e re, hapni Settings.

Zgjidhni System & Updates, pastaj prekni Device Clone.

Shtypni This is a new device dhe zgjidhni llojin e pajisjes së vjetër (p.sh. HarmonyOS).

Në pajisjen e vjetër ndiqni të njëjtat hapa, por zgjidhni This is an old device.

MĂ« pas:

Skanoni kodin QR që shfaqet në pajisjen e re me smartphonen e vjetër për të lidhur të dyja pajisjet.

Zgjidhni të dhënat që dëshironi të transferoni dhe klikoni Next për të përfunduar procesin. /Telegrafi/

The post Funksioni i klonimit të pajisjeve të Honor tani është i pajtueshëm me Android, iOS dhe Harmony OS Next appeared first on Telegrafi.

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Pavarësisht se është vendi më i sanksionuar në botë, Rusia ka vazhduar të përdorë pasurinë e madhe nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson ta ndryshojë këtë. Ai ka njoftuar se tarifa të reja të gjera dytësore do të prekin çdo vend që ende bën tregti me Rusinë, nëse nuk arrihet një armëpushim me Ukrainën deri të premten, më 8 gusht.

Tarifat dytësore do të bëjnë që mallrat nga çdo vend që bën tregti me Rusinë të kenë një taksë prej 100 për qind kur importohen në SHBA, raporton bbc.

Nafta dhe gazi janĂ« eksportet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« RusisĂ«, dhe klientĂ«t kryesorĂ« tĂ« MoskĂ«s pĂ«rfshijnĂ« KinĂ«n, IndinĂ« dhe TurqinĂ«. “Kam pĂ«rdorur tregtinĂ« pĂ«r shumĂ« gjĂ«ra, por Ă«shtĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« zgjidhur luftĂ«ra,” tha lideri amerikan.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që administrata Trump vendos tarifa dytësore, të cilat gjithashtu përdoren për të ndëshkuar blerësit e naftës venezuelasve.

Megjithatë, përdorimi i tyre kundër Rusisë do të kishte implikime shumë më të mëdha për ekonominë globale, transmeton Telegrafi.

Rusia mbetet prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, pas vetëm Arabisë Saudite dhe vetë SHBA-së. Por, dërgesat e saj kanë rënë këtë vit, sipas një analize të Bloomberg bazuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve.

Çmimet e rritura tĂ« energjisĂ«

“Kanali kryesor pĂ«rmes tĂ« cilit tarifat dytĂ«sore ndaj blerĂ«sve tĂ« energjisĂ« ruse mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« ekonominĂ« globale do tĂ« jetĂ« niveli i çmimeve tĂ« energjisĂ«,” thotĂ« Kieran Tompkins nga konsulenca Capital Economics.

Nëse tarifat funksionojnë, ato do të ulin rrjedhën e naftës dhe gazit rus në tregjet globale.

Dhe me një furnizim më të ulët, çmimet mund të rriten, ashtu siç ndodhi kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Kjo çoi në një rritje të inflacionit në mbarë botën. Trump thotë se nuk shqetësohet për shkak të prodhimit rekord të naftës në SHBA.

Tompkins thekson se, këtë herë, ka edhe arsye të tjera që sugjerojnë se ndikimi në çmime nuk do të jetë aq i dukshëm.

Ai shpjegon se “konteksti aktual Ă«shtĂ« i tillĂ« qĂ« OPEC+ [grupi i vendeve kryesore prodhuese tĂ« naftĂ«s dhe aleatĂ«t e tyre] kanĂ« kapacitet tĂ« konsiderueshĂ«m rezervĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur.”

Rusia ka krijuar një sistem të tërë për të shmangur sanksionet ekzistuese, i cili mund të jetë i dobishëm për ndihmën ndaj partnerëve të saj tregtarë për të shmangur tarifat dytësore që kërcënon Trump.

PĂ«r shembull, ajo qĂ« quhet “flota nĂ« hije” – qĂ« pĂ«rbĂ«het nga qindra tankerĂ« me pronĂ«si tĂ« paqartĂ« – mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« fshehur origjinĂ«n e naftĂ«s dhe gazit tĂ« eksportuar nga Rusia.

“MirĂ«mbajtja e sanksioneve Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« po aq e madhe sa edhe vendosja e sanksioneve nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€, thotĂ« eksperti amerikan pĂ«r sanksionet, Richard Nephew nga Universiteti i Kolumbias.

“Kjo sepse pala qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n sanksione merr masa pĂ«r t’i shmangur ato”, pohoi ai.

iPhone më të shtrenjtë nga India

Që prej pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, India ka qenë blerësi i dytë më i madh i naftës ruse, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

“Ata po furnizojnĂ« makinerinĂ« e luftĂ«s. Dhe nĂ«se do ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, atĂ«herĂ« unĂ« nuk do tĂ« jem i kĂ«naqur,” tha Trump pĂ«r CNBC.

NĂ«se sanksionet dytĂ«sore hyjnĂ« nĂ« fuqi, kompanitĂ« amerikane qĂ« blejnĂ« mallra nga India do tĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« njĂ« taksĂ« importi prej 100 pĂ«r qind – ose tarifĂ« – kur ato produkte tĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« territorin e SHBA-sĂ«.

QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«to mallra tĂ« bĂ«hen kaq tĂ« shtrenjta, sa bizneset amerikane tĂ« zgjedhin t’i blejnĂ« mĂ« lirĂ« nga vende tĂ« tjera, duke rezultuar nĂ« humbje tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r IndinĂ«.

Kjo, nga ana tjetër, duhet të pengojë Indinë të blejë naftë ruse. Dhe nëse Rusia mbetet pa mundësi për të shitur naftën e saj diku tjetër sepse vendet e tjera përballen me të njëjtën situatë, ajo do të ketë më pak para për të financuar luftën në Ukrainë.

Një mënyrë se si amerikanët mund të përjetojnë çmime më të larta si rezultat i tarifave të reja dytësore është në blerjen e telefonave celularë nga India.

Kompania amerikane, Apple po zhvendos shumĂ« nga prodhimi i iPhone-ve tĂ« saj nĂ« Indi – veçanĂ«risht prodhimin e telefonave qĂ« dĂ«shiron t’i shesĂ« nĂ« SHBA.

NĂ«se kĂ«to produkte do tĂ« jenĂ« subjekt i tarifave tĂ« reja, çmimet mund tĂ« dyfishohen pĂ«r konsumatorĂ«t amerikanĂ«. Kjo sepse tarifat paguhen nga kompanitĂ« qĂ« importojnĂ« mallrat – dhe kĂ«to kompani zakonisht ia kalojnĂ« shumicĂ«n, nĂ«se jo tĂ« gjithĂ«, rritjen e kostove te klientĂ«t e tyre.

Importet nga India nĂ« SHBA tashmĂ« paguajnĂ« njĂ« tarifĂ« prej 25 pĂ«r qind si pjesĂ« e pĂ«rmbysjes mĂ« tĂ« gjerĂ« tregtare tĂ« Trumpit, dhe ai i tha CNBC se kjo shifĂ«r mund tĂ« rritet “shumĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« konsiderueshme”.

Qeveria e Indisë ka akuzuar SHBA-në për dy standarde, duke vënë në dukje vazhdimin e tregtisë së Uashingtonit me Rusinë.

Masa mĂ« e madhe e asaj tregtie pĂ«rbĂ«het nga importet amerikane nga India, qĂ« arritĂ«n nĂ« pak mĂ« shumĂ« se 3 miliardĂ« dollarĂ« vitin e kaluar – megjithatĂ« kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m 10 pĂ«r qind e nivelit tĂ« vitit 2021.

Kjo tregti dominohet nga blerjet amerikane të lëndëve të para për energji bërthamore dhe plehra. Rusia është një furnizues kryesor global i të dyjave.

Pengimi i bisedimeve tregtare me Kinën

Kina Ă«shtĂ« blerĂ«si mĂ« i madh i naftĂ«s ruse, dhe njĂ« vendim i Trumpit pĂ«r tĂ« vendosur tarifa dytĂ«sore mbi mallrat kineze do tĂ« ishte shumĂ« mĂ« sfidues pĂ«r t’u zbatuar.

Kjo sepse importet amerikane nga Kina janë pesë herë më të mëdha në vlerë sesa ato nga India, dhe shumë më shumë nga këto importe janë mallra konsumimi si lodra, veshje dhe elektronikë.

Tarifat dytësore që synojnë Pekinin gjithashtu rrezikojnë të prishin një rinegocim shumë më të gjerë të tregtisë midis dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilën Trump e ka ndjekur që nga mandati i tij i parë.

“Ky lloj eskalimi i tepĂ«rt ka pak gjasa tĂ« impresionojĂ« kinezĂ«t,” thotĂ« eksperti i tregtisĂ«, Profesori Simon Evenett nga Shkolla e Biznesit IMD.

Ai shpjegon se do tĂ« ishte “shumĂ« e vĂ«shtirĂ«â€ tĂ« largoheshin kinezĂ«t nga rusĂ«t pa njĂ« arsye tĂ« mirĂ«, duke pasur parasysh sa ngushtĂ« kanĂ« punuar presidentĂ«t Xi dhe Putin nĂ« vitet e fundit.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, hera e fundit kur Trump u pĂ«rpoq tĂ« pĂ«rdorte tarifa me trefishin e shifrave kundĂ«r KinĂ«s, zbuloi se nuk funksionoi – pasi pothuajse ndali tĂ« gjithĂ« tregtinĂ« midis dy vendeve.

Një lëvizje e tillë mund të shtojë presionet inflacioniste në SHBA, të cilën Trump prej kohësh ka premtuar ta përballojë.

Gjithashtu mund të kushtojë shumë vende pune në prodhim në Kinë, në një kohë kur ekonomia e saj po përballet me vështirësi në disa fronte.

Dëme të mëtejshme për tregtinë SHBA-BE

Një analizë nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër me seli në Finlandë tregon se BE-ja dhe Turqia janë ende ndër blerësit më të mëdhenj të energjisë ruse.

Para vitit 2022, BE-ja ishte destinacioni kryesor i eksporteve të Rusisë, megjithatë kjo është reduktuar ndjeshëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës. Brukseli së fundmi ra dakord të blejë shumë më shumë energji nga SHBA-ja, por disa importe nga Rusia mbeten.

NĂ« qershor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njohu problemin, duke thĂ«nĂ« se “Rusia ka tentuar me vazhdimĂ«si tĂ« na shantazhojĂ« duke pĂ«rdorur energjinĂ« si armĂ«,” teksa prezantoi planet pĂ«r tĂ« ndalur importet deri nĂ« fund tĂ« vitit 2027.

Marrëdhënia tregtare SHBA-BE është më e madhja në botë, dhe dy palët sapo kanë negociuar kushte të reja tregtare që do të nënkuptojnë një tarifë 15% mbi shumicën e eksporteve të BE-së në SHBA.

Shumë në BE kanë kritikuar këtë marrëveshje, duke thënë se tarifat do të dëmtojnë eksportuesit evropianë.

Tani ata gjithashtu frikësohen se sanksionet dytësore ndaj BE-së mund të shkaktojnë edhe më shumë dëm. Shtimi i tarifave 100 për qind për blerjen e energjisë ruse mund të ulojë ndjeshëm sasinë e mallrave të shitur nga BE-ja në SHBA.

MegjithatĂ«, shitjet mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«rbĂ«hen nga farmaceutikĂ«t dhe makineritĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u siguruar nga vende tĂ« tjera – qĂ« do tĂ« thotĂ« se amerikanĂ«t kanĂ« pak zgjedhje tjetĂ«r veçse tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ«.

Rreziku i një recesioni në Rusi

Ekonomia e Rusisë deri tani ka treguar rezistencë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, duke u rritur me 4.3 për qind vitin e kaluar.

MegjithatĂ«, ministri i EkonomisĂ«, Maxim Reshetnikov paralajmĂ«roi sĂ« fundmi se vendi Ă«shtĂ« “nĂ« prag” tĂ« recesionit pas njĂ« periudhe “mbinxehjeje”. Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) parashikon njĂ« rritje prej vetĂ«m 0.9 pĂ«r qind pĂ«r kĂ«tĂ« vit.

Nëse sanksionet dytësore do të jenë të suksesshme në uljen e kërkesës për eksportet ruse, ato do ta shtyjnë Rusinë më afër recesionit.

Ndikimi i saktĂ« i luftĂ«s mbi ekonominĂ« ruse Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u ditur, sepse Moska ka penguar publikimin e njĂ« sasie tĂ« madhe tĂ« tĂ« dhĂ«nave ekonomike qĂ« nga fillimi i pushtimit tĂ« plotĂ« – pĂ«rfshirĂ« prodhimin e naftĂ«s dhe gazit.

Rreth një e treta e shpenzimeve të qeverisë ruse financohet nga paratë e naftës dhe gazit, por eksportet kanë rënë.

Ndërkohë, Putini po drejton një pjesë më të madhe të shpenzimeve drejt mbrojtjes sesa në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë. Mendohet se shpenzimet për mbrojtje kanë arritur në 6.3 për qind të GDP-së.

Në krahasim, Ukraina ka shpenzuar një shumë të madhe prej 26 për qind të vlerës së ekonomisë së saj shumë më të vogël për luftën. Kjo diferencë shpjegon pse presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar vazhdimisht ndihmë të jashtme nga aleatët.

Tarifat e Trump synojnë të ndihmojnë Zelenskyn duke reduktuar sasinë e parave që rrjedhin në Rusi, dhe ai shpreson të sjellë një fund të vdekjes, vuajtjeve dhe shkatërrimit në Ukrainë. /Telegrafi/

The post Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë? appeared first on Telegrafi.

Zelensky viziton ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi sot ushtarët në veri të vendit, në rajonin Sumy, ku shpërndau personalisht dekorata shtetërore për pjesëtarët e forcave ukrainase që mbrojnë këtë zonë kufitare.

“Ju falĂ«nderoj pĂ«r shĂ«rbimin, pĂ«r mbrojtjen e UkrainĂ«s dhe tĂ« popullit tonĂ«. Faleminderit pĂ«r operacionin nĂ« Kursk dhe pĂ«r hapat shumĂ« tĂ« guximshĂ«m,” u shpreh ai gjatĂ« fjalimit para trupave ushtarake.

Rajoni Sumy, që kufizohet me regjionin rus të Kurskut, ka qenë disa herë objektiv i sulmeve dhe përpjekjeve për depërtim nga forcat ruse.

đŸ‡șđŸ‡ŠâœŠđŸ» Zelensky visited the front lines in the Sumy region and posted a photo from the assault brigade of the Ukrainian Armed Forces, which was the first to enter the Kursk region a year ago.

đŸ’„ “I spoke with the commanders. There were reports about the liberation of Andreivka and
 pic.twitter.com/5cLab0Thnt

— NEXTA (@nexta_tv) August 6, 2025

Megjithatë, gjatë vitit të fundit janë shtuar edhe kundërsulmet ukrainase përtej kufirit, përfshirë operacionin në Kursk, të cilin e përmendi sot vetë presidenti.

GjatĂ« vizitĂ«s, Zelensky zhvilloi gjithashtu bisedime me komandantĂ«t ushtarakĂ« tĂ« zonĂ«s, duke theksuar se pati njĂ« “bisedĂ« tĂ« hapur dhe pĂ«rmbajtjesore pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« operative tĂ« njĂ«sive nĂ« Sumy”.

Kievi zyrtar nuk ka bërë publike detaje të tjera rreth operacioneve aktuale në këtë rajon, por vizita e presidentit konfirmon në mënyrë simbolike rëndësinë strategjike të zonës në këtë fazë të luftës. /Telegrafi/

The post Zelensky viziton ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë appeared first on Telegrafi.

❌