“Vdekje e Amerikës dhe e Trump”/ Panik në fluturimin Londer-Glasgow, avioni bën ulje emergjente
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e të dielës pasagjerët e një fluturimi të kompanisë ajrore Easy Jet që ishte nisur nga Aeroporti Luton I Londrës dhe kishte si destinacion Belfastin, por për shkak të një kërcënimi me bombë u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Glasgow në Skoci.
Gjatë fluturimit, një burrë 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, u ngrit dhe bërtiste me zë të lartë “Allahu Akbarr” ndërsa kërcënonte se kishte një bombë me vete. Dëshmitarët thane se burri bërtit gjithashtu frazat “vdekje e Amerikës” dhe “vdekje e Donald Trump” në një kohë kur presidenti Amerikan po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas këtyre deklaratave burri hyri me force në tualetin e Avionit. Nën panik një grup pasagjerësh pritën daljen e tij nga tualeti dhe më pas ndërhynë me vendosmëri duke e neutralizuar burrin dhe duke e mbajtur të lidhur me rripa sigurie deri në uljen emergjente të avionit në Glasgou.
Në aeroport, policia skoceze ka arrestuar menjëherë të dyshuarin. Pas një kontrolli të imtësishëm, autoritetet konfirmuan se nuk u gjet asnjë eksploziv në bordin e avionit. Zedhenesi I policise Skoceze tha se ngjarja po hetohet si një incident me motiv të mundshëm terrorist.
Fatmirësisht, asnjë prej udhëtarëve nuk pësoi lëndime, ndërsa reagimi i shpejtë i tyre dhe i ekuipazhit u vlerësua si vendimtar për parandalimin e një tragjedie të mundshme.
41 vjecari pritet të dale përpara gjykatës ku do të njihet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.