Çfarë tha Donald Trump për trofeun e Botërorit për Klube, ku ka shkuar përfundimisht
Kupa e Botës për Klube është mbyllur me fitoren bindëse të Chelseat ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin 3-0, në stadiumin MetLife në East Rutherford.
Megjithatë, përveç spektaklit sportiv dhe suksesit ekonomik të këtij turneu të FIFA-s, një nga protagonistët e papritur ka qenë presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Trump e ka mbajtur në Zyrën Ovale trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube.
Ndërkohë, Chelsea ka marrë një kopje të trofeut në Londër.
“Ata më thanë: ‘A mund ta mbani këtë trofe për pak kohë, ju lutem? Do ta vendosim në Zyrën Ovale’. Pastaj pyeta: ‘Kur do ta merrni?’. Dhe ata më thanë: ‘Nuk do ta marrim kurrë. Mund ta mbani përgjithmonë. Po bëjmë një të ri.’ Dhe në fakt, bënë një të ri. Kështu që ishte mjaft emocionuese. Por po, është në Zyrën Ovale tani”, deklaroi Trump për DAZN.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, pasi Donald Trump është një figurë që shpesh krijon debate dhe ndan mendimet e shoqërisë.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Në vitin 2026, Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish në qendër të vëmendjes së futbollit botëror, pasi do të jenë një nga vendet organizatore të Kupës së Botës FIFA. /Telegrafi/
The post Çfarë tha Donald Trump për trofeun e Botërorit për Klube, ku ka shkuar përfundimisht appeared first on Telegrafi.