Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Gratë nuk duhet të votojnë” – shefi i Pentagonit përhap mesazhe tronditëse

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një video ku pastorë të krishterë deklarojnë se grave duhet t’u hiqet e drejta e votës.

Sipas agjencisë Associated Press, ky postim kontrovers zbulon lidhjet e thella të Hegseth me një lëvizje nacionaliste të krishterë që mbron qëndrime ekstreme për rolin e fesë dhe të grave në shoqëri.

Hegseth ka shpërndarë në platformën X një video gati shtatëminutëshe nga CNN, që heton aktivitetet e Doug Wilsonit, bashkëthemelues i Komunitetit të Kishave të Reformuara Ungjillore (CREC).

Në video, njëri prej pastorëve nga kisha e Wilsonit flet hapur për heqjen e të drejtës së votës për gratë, ndërsa një tjetër thotë se në botën e tij ideale do të votonte i gjithë familja si një njësi e vetme.

All of Christ for All of Life. https://t.co/QqXhqZFStv

— Pete Hegseth (@PeteHegseth) August 8, 2025

Gjithashtu, një anëtare e komunitetit deklaron se i bindet plotësisht burrit të saj. Hegseth e shoqëroi videon me komentin e shkurtër “i gjithë Krishti për gjithë jetën”. Postimi i tij mori mbi 12 mijë pëlqime dhe 2000 shpërndarje, me reagime të ndara – disa e mbështetën, ndërsa të tjerë u shprehën thellësisht të shqetësuar që një zyrtar i lartë shtetëror promovon ide të tilla.

Doug Pagitt, pastor dhe drejtor ekzekutiv i organizatës progresive ungjillore “Vote Common Good”, theksoi se këto ide përfaqësojnë “një grup të vogël të krishterësh” dhe e cilësoi “shumë shqetësuese” përfshirjen e Hegseth në përhapjen e tyre.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi të premten se Hegseth është “anëtar krenar i një kishe” të lidhur me CREC-në dhe se “vlerëson shumë veprat dhe mësimet e zotit Wilson”. Kjo nuk është hera e parë që Hegseth përdor pozitën për të promovuar bindjet e veta fetare.

Në maj, ai ftoi pastorin e tij personal, Brooks Potteiger, që të udhëhiqte një shërbesë lutjeje brenda Pentagonit gjatë orarit të punës, me ftesa të dërguara në adresat zyrtare të punonjësve.

Vetë Wilson, në një deklaratë për CNN, përmblodhi synimet e lëvizjes që mbështet Hegseth, “do të doja që kombi të ishte një komb i krishterë dhe që bota të ishte një botë e krishterë”. /Telegrafi/

The post “Gratë nuk duhet të votojnë” – shefi i Pentagonit përhap mesazhe tronditëse appeared first on Telegrafi.

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share poshtë postimeve. Si bëhet repostimi, ku mund ta shihni dhe si ta çaktivizoni nëse nuk ju nevojitet?

Opsioni Repost këtu funksionon njësoj si në aplikacionet e tjera – mund të ripostoni postimet tuaja të preferuara dhe të shihni çfarë kanë ripostuar miqtë tuaj.

Për të ripostuar një foto ose një Reels, mjafton të klikoni në ikonën me dy shigjeta që formojnë një rreth, poshtë postimit. Gjithashtu mund të shtoni një mesazh në ripostimin tuaj duke shkruar tekstin në flluskën e vogël që shfaqet në ekran dhe duke shtypur Ruaj (Save). Nëse e keni ripostuar diçka gabimisht, ose nëse ndërroni mendje, mund ta anuloni lehtësisht duke shtypur sërish ikonën e Repost.

Ripostimet tuaja do të shfaqen në një skedë të veçantë në profilin tuaj, që ndodhet midis skedave Reels dhe Fotot ku jeni etiketuar (Tagged photos). Ato do të jenë gjithmonë të atribuuara autorit origjinal, edhe kur shfaqen në profilin tuaj.

Mund të ripostoni pothuajse çdo gjë në Instagram, për sa kohë që postimi vjen nga një llogari publike. Nuk mund të ripostoni përmbajtje nga llogaritë private.

Kur ripostoni diçka, ajo do t’u rekomandohet miqve dhe ndjekësve tuaj në fidin e tyre. Kjo do të thotë se kur të tjerët ripostojnë diçka, ajo mund të shfaqet edhe në ‘feed’ tuaj.

Si të çaktivizoni funksionin Repost?

Mund të parandaloni të tjerët të ripostojnë përmbajtjen tuaj, por nuk mund ta hiqni krejtësisht funksionin Repost. Ripostimet e të tjerëve do të vazhdojnë të shfaqen në fidin tuaj.

Për të çaktivizuar mundësinë që të tjerët të ripostojnë fotot dhe Reels-et tuaja, ndiqni këto hapa:

Zgjidhni foton e profilit tuaj në këndin e poshtëm djathtas.

Klikoni në Menu në këndin e sipërm djathtas.

Shtypni Sharing (Ndarja).

Çaktivizoni opsionin Allow reposts (Lejo ripostimin). /Telegrafi/

The post Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram? appeared first on Telegrafi.

Meksika hedh poshtë planin e Trumpit për aksion ushtarak kundër karteleve të drogës

Meksika njoftoi se ushtria amerikane nuk do të hyjë në territorin e tij pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump kishte urdhëruar Pentagonin të synojë kartelët e drogës latino-amerikane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vijnë me ushtri në Meksikë. Ne bashkëpunojmë, por nuk do të ketë invazion. Kjo është përjashtuar, absolutisht përjashtuar”, tha të premten presidentja Claudia Sheinbaum.

New York Times raportoi të premten se Trump në fshehtësi kishte nënshkruar një direktivë për fillimin e përdorimit të forcës ushtarake në tokë të huaj.

Në një deklaratë për BBC, Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj direkt kësaj direktive, por tha se “prioriteti më i rëndësishëm i Trump është mbrojtja e atdheut”.

Duket se kjo direktivë ndjek një urdhër ekzekutiv që lideri amerikan kishte nënshkruar më herët gjatë vitit, me të cilin tetë kartelë droge janë shpallur zyrtarisht entitete terroriste – nga të cilët gjashtë janë meksikanë.

Duke iu drejtuar gazetarëve, Sheinbaum tha se qeveria meksikane është njoftuar për këtë urdhër lidhur me kartelët dhe se “kjo nuk ka lidhje me pjesëmarrjen e ndonjë personeli ushtarak”.

“Kjo nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, aspak. Nëse do të diskutohej kjo çështje, ne gjithmonë do të thonim ‘Jo’,” tha ajo.

Më herët gjatë vitit, Sheinbaum kishte thënë për gazetarët se vendimi i Trump për të shpallur kartelët si terroristë “nuk mund të jetë një justifikim për SHBA që të sulmojnë sovranitetin tonë.”

Të enjten, sekretari shtetëror Marco Rubio deklaroi se kjo shpallje do t’i ndihmojë SHBA në luftën kundër kartelëve, duke përfshirë edhe ato që menaxhohen nga agjencitë e inteligjencës dhe Ministria e Mbrojtjes.

Raporti i New York Times thotë se direktiva që Trump nënshkroi jep “bazën zyrtare për mundësinë e operacioneve të drejtpërdrejta ushtarake” kundër kartelëve, si në det ashtu edhe në tokë të huaj.

Meksika në muajt e fundit ka bashkëpunuar me SHBA për të luftuar kalimet ilegale të migrantëve dhe drogës në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. /Telegrafi/

The post Meksika hedh poshtë planin e Trumpit për aksion ushtarak kundër karteleve të drogës appeared first on Telegrafi.

Sllovenët miratojnë ligjin – njerëzit që janë afër daljes në pension, do të punojnë më pak

Sllovenia nga 1 janari i vitit të ardhshëm vendos javë pune më të shkurtër për punëtorët mbi 58 vjeç ose ata me të paktën 35 vite përvojë pune.

Këta punëtorë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes të premtes së lirë, fundjavës së zgjatur ose ditës së shkurtuar të punës prej gjashtë orësh.

“E premtja e lirë, fundjava e zgjatur ose gjashtë orë punë në ditë. Punëtorët mbi 58 vjeç ose ata me të paktën 35 vite përvojë pune do të mund të bien dakord me punëdhënësit e tyre për një javë pune të tillë”, njoftoi sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës, Dan Juvan.

Bëhet fjalë për një model që Ministria e Punës e quan “80-90-100”, që do të thotë se punonjësit do të punojnë 80 për qind të orarit standard të punës, do të marrin 90 për qind të pagës, ndërsa kontributet do të paguhen në masën e plotë, 100 për qind.

Kjo mundësi do të jetë në dispozicion të punëtorëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe ligji që e mundëson këtë është tashmë miratuar.

Iniciativa është krijuar me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe produktivitetit, veçanërisht për punonjësit më të moshuar dhe ata me përvojë më të gjatë pune.

Sllovenia kështu i bashkohet një numri vendesh evropiane që po eksperimentojnë me orar më fleksibël dhe më të shkurtër pune, si Suedia, Finlanda, Islanda dhe Holanda. /Telegrafi/

The post Sllovenët miratojnë ligjin – njerëzit që janë afër daljes në pension, do të punojnë më pak appeared first on Telegrafi.

Çfarë armësh nuk do t’i dërgojë më Gjermania Izraelit?

Pas vendimit të Izraelit për pushtimin e Gazës, kancelari gjerman, Friedrich Merz këtë të premte ka njoftuar se Gjermania nuk do t’i furnizojë më Izraelit pajisje ushtarake “që mund të përdoren në Rripin e Gazës”.

Politikani i CDU-së mori këtë vendim pasi u bë e qartë se Izraeli po përgatit “veprime ushtarake edhe më të ashpra në Rripin e Gazës”.

Me ofensivën e planifikuar, qeveria izraelite po merr përgjegjësi edhe më të madhe sesa më parë për furnizimin e popullsisë civile.

Qeveria izraelite duhet të sigurojë qasje të plotë për ndihmën humanitare, si për organizatat e OKB-së, ashtu edhe për organizata të tjera joqeveritare.

Çfarë furnizon Gjermania për Izraelin?

Për shembull, armë kundër tankeve dhe municion – të cilat gjithashtu mund të përdoren në Gaza.

Në një përgjigje të qeverisë gjermane në fillim të qershorit ndaj një pyetjeje parlamentare nga partia e Majtë, u bë e ditur se furnizimet për Izraelin përfshinin “ndër të tjera armë zjarri, municion, pjesë armësh, pajisje të veçanta për ushtrinë tokësore dhe marinën, pajisje elektronike si dhe automjete të blinduara speciale”.

Kjo deklaratë i referohet periudhës nga 7 tetori 2023 deri më 13 maj 2025. Pajisjet ushtarake nuk janë specifikuar më tej.

Janë përmendur disa të ashtuquajtura pozicione të listave të eksportit (A0001 deri A0022), të cilat sipas Rregullores për Tregtinë e Jashtme ndahen më tej në nënkategori.

Në të kaluarën, Gjermania ka furnizuar edhe nëndetëse, të cilat nuk përdoren në Gaza. Gjithashtu, armët që mund të përdoren për mbrojtje nga sulmet nga Irani nuk do të përfshihen në ndalimin e furnizimit. /Telegrafi/

The post Çfarë armësh nuk do t’i dërgojë më Gjermania Izraelit? appeared first on Telegrafi.

Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt

Në një deklaratë të fortë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe se këto vendime janë të destinuara të dështojnë.

“Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë”, tha ai.

Lideri ukrainas nënvizoi gjithashtu se përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është e qartë dhe e garantuar në Kushtetutën e vendit, duke theksuar se askush nuk do të tërhiqet nga kjo dhe as nuk ka mundësi.

“Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesve,” deklaroi presidenti.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur diskutimet ndërkombëtare për statusin e territoreve të diskutueshme vazhdojnë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë ditës së djeshme se do të ketë shkëmbim territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë për të ndalur luftën 3-vjeçare. /Telegrafi/

⚡ Zelensky responded to Trump: “Ukrainians will not give their land to the occupier”

The President of Ukraine responded to Donald Trump’s words about a possible “territory exchange.”

❗ “The answer to the Ukrainian territorial issue is already in the Constitution of Ukraine.… pic.twitter.com/yTWPSrw5mD

— NEXTA (@nexta_tv) August 9, 2025

The post Trump tha se do të ketë shkëmbim territoresh Ukrainë-Rusi, vjen reagimi i Zelenskyt appeared first on Telegrafi.

Google dëshiron që përdoruesit të mësojnë me Gemini, jo ta përdorin për të mashtruar

Asistenti i Google, Gemini AI, tani ka një modalitet “mësim i udhëhequr”, i cili synon të ndihmojë përdoruesit që të kuptojnë vërtet atë që po përpiqen të mësojnë, në vend që thjesht të marrin një përgjigje.

Mësimi i udhëhequr “funksionon si një shok mësimi”, i cili udhëheq përdoruesin “me pyetje dhe mbështetje hap pas hapi”, tha CEO-ja Sundar Pichai.

Përgjigjet nga modaliteti i mësimit të udhëhequr mund të përfshijnë fotografi, video dhe kuize interaktive. Kompania ka bashkëpunuar me studentë, edukatorë, studiues dhe ekspertë të mësimit për të siguruar që modaliteti “është i dobishëm për kuptimin e koncepteve të reja dhe është mbështetur në shkencën e mësimit,” shtoi Pichai.

2/ First up: Guided Learning

With Guided Learning, Gemini will answer questions in a way that makes it easier to understand and retain the information. Think: more visuals, intuitive formats, and conversational explanations to help the topics stick.

Select Guided Learning from… pic.twitter.com/yPvRb5mirJ

— Google Gemini App (@GeminiApp) August 6, 2025

Kompani të teknologjisë së inteligjencës artificiale po hyjnë gjithnjë e më shumë në fushën e arsimit, ndoshta pjesërisht për t’u përpjekur të luftojnë reputacionin që kanë marrë mjetet e AI-së, të cilat akuzohen se ndihmojnë studentët të kopjojnë.

Funksione si modaliteti i mësimit të udhëhequr i Geminit dhe mënyra e ngjashme e mësimit e ChatGPT, e prezantuar javën e kaluar, në teori mund të ndihmojnë në mësim, por mbetet pyetja nëse studentët do të duan t’i përdorin këto mënyra në vend që thjesht të marrin përgjigje nga chatbot-et e AI-së.

Google i ka lejuar studentët nga SHBA, Japonia, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Brazili, të cilët janë 18 vjeç e lart, të aplikojnë për Planin AI Pro prej 12 muajsh plotësisht falas deri më 6 tetor të këtij viti.

Kompania ka alokuar një miliard dollarë për financimin trevjeçar të “arsimit amerikan, duke përfshirë programe të alfabetizimit në fushën e inteligjencës artificiale, financim kërkimor dhe burime kompjuterike në cloud. /Telegrafi/

The post Google dëshiron që përdoruesit të mësojnë me Gemini, jo ta përdorin për të mashtruar appeared first on Telegrafi.

Trump zbuloi vendin dhe kohën e takimit me Putinin, lokacioni ka rëndësi simbolike

Donald Trump ka deklaruar se javën e ardhshme do të takohet me Vladimir Putinin për të biseduar rreth luftës në Ukrainë, duke thënë se përfundimi i luftës tre vjeçare e gjysmë do të duhej të përfshinte “një shkëmbim të caktuar territoresh”.

Trump tha se planifikon të takohet me presidentin rus të premten e ardhshme (15 gusht) në Alaskë. Vendndodhjen e bëri të ditur në një postim të shkurtër në platformën Truth Social.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, konfirmoi datën dhe vendin e takimit, duke cituar ndihmësin e Kremlinit, Jurij Ushakov, raporton bbc.

Ushakov deklaroi se në Alaskë dhe Arktik interesat ekonomikë të SHBA-së dhe Rusisë përplasen dhe ekzistojnë mundësi për zbatimin e projekteve të mëdha. Ai gjithashtu shtoi se pret që takimi i ardhshëm të mbahet në territorin e Rusisë.

Më herët gjatë ditës, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se takimi “do të ishte mbajtur më herët, por supozoj se ka masa sigurie që njerëzit, fatkeqësisht, duhet t’i marrin”.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se do të ketë “një shkëmbim të caktuar territoresh në të mirë të të dyja palëve – Ukrainës dhe Rusisë” dhe se kjo çështje do të diskutohet së shpejti, por nuk dha më shumë detaje.

Agjencia Bloomberg raportoi të premten se marrëveshja mund të forcojë disa nga përfitimet territoriale të Putinit në Ukrainë, duke ngrirë në fakt vijat e frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia. Putin ka pretenduar në tërësi katër rajone të Ukrainës, megjithëse pjesa më e madhe e tyre është ende nën kontrollin ukrainas.

Zyrtarë amerikanë dhe rusë kanë punuar në një marrëveshje sipas së cilës Rusia do të ndalte ofensivën e saj në këmbim të lëshimeve territoriale – gjë që ka bërë që propozimi të jetë politikisht i ndjeshëm në Ukrainë.

Trump më parë ka shprehur gatishmëri për t’u takuar me Putinin privatisht, pa parakushte, duke përfshirë edhe negociata të drejtpërdrejta mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt – gjë që ka nxitur frikën se Ukraina mund të përjashtohet nga diskutimet për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Nëse mbahet, ky do të jetë samiti i parë SHBA-Rusi që nga viti 2021, kur ish-presidenti amerikan, Joe Biden u takua me Putinin në Gjenevë.

Zgjedhja e Alaskës është interesante edhe për shkak të aspektit historik, duke marrë parasysh që këtë territor e ka blerë Uashingtoni nga Moska në vitin 1867 për 7.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

 

The post Trump zbuloi vendin dhe kohën e takimit me Putinin, lokacioni ka rëndësi simbolike appeared first on Telegrafi.

Marrja nën kontroll e Gazës – sa mund të bëhet në realitet?

Izraeli mund ta marrë nën kontroll ushtarak Gazën, por kjo do t’i kushtojë në afat të gjatë.

Ofer Guterman, hulumtues i lartë në Institutin Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare, tha se ndërsa Izraeli ka kapacitetin ushtarak për të marrë nën kontroll Gazën, plani mund të bëhet i komplikuar nëse përfshin një okupim të gjatë.

Udhëheqja izraelite do të duhet të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë mosmarrëveshjet politike, vështirësitë ekonomike dhe pakënaqësinë publike, tha Guterman, i cili më parë ka shërbyer si analist për degën e inteligjencës së ushtrisë.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është nën presion të madh nga baza e djathtë për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj luftës, të cilin Guterman tha se kryeministri ka tendencë ta ndjekë gjatë gjithë konfliktit, shkruan cnn.

Para miratimit nga kabineti i sigurisë izraelite të një plani për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, anëtarët ekstremë të qeverisë po kërkonin okupimin e Gazës dhe po propozonin masa për të inkurajuar popullsinë e saj që të largohet plotësisht nga territori.

Por nga një perspektivë ushtarake, tha Guterman, okupimi i të gjithë enklavës është i mundur.

“Ne e kemi bërë më parë. Ne kemi qenë në Gaza për dekada”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi. /Telegrafi/

The post Marrja nën kontroll e Gazës – sa mund të bëhet në realitet? appeared first on Telegrafi.

Ukraina e hapur për armëpushim, por jo për humbjen e territoreve

Kievi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit, por nuk pranon të humb asnjë pjesë e territorit si rezultat i pushtimit rus.

Kjo është bërë e ditur nga burime ndërkombëtare dhe raportohet nga gazeta britanike The Telegraph.

Sipas raportit, Kushtetuta e Ukrainës ndalon presidentin dhe parlamentin të ndryshojnë kufijtë e vendit pa një konsensus të gjerë, duke e bërë të pamundur njohjen e humbjeve territoriale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pranuar se lirimi i plotë i të gjitha territoreve të pushtuara me forcë ushtarake nuk është më realist, duke nënvizuar nevojën për të eksploruar opsione diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

Raporti shton se çështja e njohjes territoriale ka penguar tashmë përpjekjet për paqe, pasi në pranverë SHBA kishte konsideruar njohjen e Krimesë si pjesë “de facto” e Rusisë, një propozim që u kundërshtua fuqishëm nga Kievi.

Kjo situatë tregon kompleksitetin e negociatave dhe sfidat që Ukraina përballet në përpjekjet për të ruajtur integritetin territorial ndërsa kërkon paqe. /Telegrafi/

The post Ukraina e hapur për armëpushim, por jo për humbjen e territoreve appeared first on Telegrafi.

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti.

Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi.

Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, raporton bbc.

Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli.

Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve, ku aktualisht jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga ushtria izraelite.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /Telegrafi/

The post Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorëzojë rusëve informacione sekrete

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj Taylor Adam Lee, një ushtar aktiv i vendosur në Fort Bliss të Teksasit, i cili dyshohet se i ka dorëzuar një zyrtari rus një ‘memory card’ me informacione të ndjeshme. Lee, që kishte leje për të pasur qasje në të dhëna shumë sekrete, është akuzuar sipas Ligjit për Spiunazhin.

Prokurorët pretendojnë se ai ka tentuar të shkëmbejë informacionet konfidenciale në këmbim të shtetësisë ruse.

“Ky arrestim është një kujtesë alarmante për kërcënimin serioz me të cilin përballet ushtria jonë amerikane,” deklaroi gjeneral brigade Sean F. Stinchon nga Komanda për Kundërzbulimin Ushtarak.

Amerikani 22-vjeçar u paraqit dje në një gjykatë federale dhe përveç akuzave për spiunazh, ai përballet edhe me akuza sipas Ligjit amerikan për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Prokurorët pretendojnë se Lee është takuar në korrik me një përfaqësues të qeverisë ruse dhe ka tentuar të ndajë informacione të klasifikuara, raporton bbc.

“Amerika nuk është e kënaqur me mua sepse po përpiqem të zbuloj dobësitë e saj. Në këtë moment, do të isha i gatshëm të ofroja ndihmë vullnetare për Federatën Ruse, në çdo mënyrë që mundem,” ka thënë Lee sipas prokurorëve.

Sipas tyre, Lee ka diskutuar për dorëzimin e një pjese të pajisjes që përdoret brenda tankut Abrams. Më 31 korrik, ai thuhet se e ka dorëzuar pajisjen në një magazinë në El Paso, Teksas.

Prokurorët thonë se më pas i ka dërguar një mesazh përfaqësuesit rus “misioni i përfunduar”. /Telegrafi/

The post Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorëzojë rusëve informacione sekrete appeared first on Telegrafi.

Izraeli do të pushtojë tërë Gazën – ndiqni të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas një takimi që zgjati gjatë gjithë natës, dhe me të konfirmohet se për t’i dhënë fund konfliktit është e nevojshme “marrja e plotë e kontrollit të sigurisë mbi Rripin e Gazës”.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute, rreth zhvillimeve në Rripin e Gazës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:59:09" ["time"]=> string(11) "Para 59 min" ["update"]=> bool(true) } Para 59 min

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën, Hamasi: Netanyahu dëshiron të sakrifikojë pengjet

Duke iu referuar planit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, Hamasi tha se kryeministri dëshiron të “heqë qafe” pengjet që ende mbahen në këtë territor.

Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:53:42" ["time"]=> string(11) "Para 53 min" ["update"]=> bool(true) } Para 53 min

Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:52:39" ["time"]=> string(11) "Para 52 min" ["update"]=> bool(true) } Para 52 min

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën – këto janë pesë hapat për përfundimin e luftës

Zyra e Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Kabineti i Sigurisë ka rënë dakord me “propozimin e kryeministrit izraelit për të mposhtur Hamasin”.

“FDI-ja (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) do të përgatitet për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërkohë që do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatën civile jashtë zonave të luftimeve”, thuhet në deklaratë…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:51:21" ["time"]=> string(11) "Para 51 min" ["update"]=> bool(true) } Para 51 min

Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit të plotë të Gazës

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas një takimi që zgjati gjatë gjithë natës, dhe me të konfirmohet se për t’i dhënë fund konfliktit është e nevojshme “marrja e plotë e kontrollit të sigurisë mbi Rripin e Gazës”…më shumë.

 

The post Izraeli do të pushtojë tërë Gazën – ndiqni të gjitha zhvillimet, minutë pas minute appeared first on Telegrafi.

Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza.

Faza fillestare: Afati për fazën e parë të operacionit, që përfshin evakuimin e Qytetit të Gazës dhe zgjerimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare është 7 Tetor, sipas burimit.

Data 7 Tetor i vitit 2025 është përvjetori i dytë i sulmit të udhëhequr nga Hamasi që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza. Data është zgjedhur me qëllim për shkak të simbolikës që ka, tha burimi.

Sipas një burimi të dytë izraelit, Izraeli do të zgjerojë ndjeshëm përpjekjet për ndihma humanitare në fillim të fazës së parë, por plani nuk parashikon shpërndarje të ndihmave brenda Qytetit të Gazës, si një mënyrë për të nxitur palestinezët të evakuohen.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj, tha një zyrtar izraelit për CNN përpara votimit të kabinetit.

Plani i miratuar është disi më i kufizuar sesa një marrje e plotë e të gjithë enklavës, duke u përqendruar vetëm në Qytetin e Gazës dhe duke përjashtuar kampet përreth.

Por, gjithsesi, përfshin evakuimin me forcë të gati gjysmës së popullsisë së territorit. Ushtria izraelite tashmë kontrollon 75 për qind të Gazës.

Rezerva ushtarake: Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, paralajmëroi kabinetin e sigurisë për rrezikun e përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza dhe pasojat ndërkombëtare të një përshkallëzimi të tillë të luftës, sipas burimit të parë, por paralajmërimet e tij u injoruan.

Zamir gjithashtu i paralajmëroi anëtarët e kabinetit të sigurisë për rrezikun që u kanoset 50 pengjeve që ende mbahen, nga të cilët mendohet se 20 janë ende gjallë.

Në vend të kësaj, Zamir paraqiti një plan më të kufizuar, të fokusuar në rrethimin e Qytetit të Gazës dhe zonave të tjera, por burimi tha se kabineti i sigurisë e hodhi poshtë planin.

Në një referencë të dukshme ndaj propozimit të Zamir, zyra e Netanyahut tha se një “plan alternativ që ishte paraqitur kabinetit të sigurisë nuk do të arrinte as shkatërrimin e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”. /Telegrafi/

The post Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj appeared first on Telegrafi.

Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas

Rusia po tregton hapur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga territoret e pushtuara, paralajmëron Mykola Kuleba nga organizata “Save Ukraine”.

Në faqet zyrtare të LNR-së publikohen fotografi, të dhëna personale dhe madje edhe “niveli i bindshmërisë” së fëmijëve, si në një katalog produktesh.

Kuleba thotë se ky është krim lufte i organizuar nga shteti rus përmes adoptimeve të detyruara dhe fshirjes së identitetit.

Russia isn’t even trying to hide it anymore. It’s openly trafficking Ukrainian children.

On official platforms, Ukrainian orphans are displayed like products in an online marketplace.

Full-face photos. Age. Eye color. Health status. Even “obedience level.” Filterable. Sortable.… pic.twitter.com/SYcRxlx0JD

— Mykola Kuleba (@MykolaKuleba) August 7, 2025

Që nga viti 2014, fëmijëve u ndryshohen emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes.

Deri më tani, janë deportuar dhjetëra mijëra fëmijë. “Save Ukraine” ka shpëtuar mbi 750 prej tyre.

Kuleba bën thirrje për veprim se “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë një profil që klikohet”.

Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putinin, i cili akuzohet edhe për këtë krim. /Telegrafi/

The post Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas appeared first on Telegrafi.

Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit të plotë të Gazës

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas një takimi që zgjati gjatë gjithë natës, dhe me të konfirmohet se për t’i dhënë fund konfliktit është e nevojshme “marrja e plotë e kontrollit të sigurisë mbi Rripin e Gazës”, raporton Sky News.

Para këtij takimi, Netanyahu në një intervistë për Fox News konfirmoi synimet e Izraelit.

I pyetur nëse Izraeli do të “marrë kontrollin mbi të gjithë Gazën”, ai u përgjigj “që ta sigurojmë sigurinë tonë, synojmë të eliminojmë Hamasin atje dhe të çlirojmë popullsinë e Gazës”.

Ai shtoi se Izraeli nuk dëshiron të mbajë territorin, por të krijojë një “brez sigurie” dhe t’ia dorëzojë qeverisjen “forcave arabe që do të qeverisin siç duhet”.

Speaking earlier today during an interview with Fox News, Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said that Israel intends to take control of all of the Gaza Strip, in order to ensure Israeli security, remove Hamas, and liberate the people of Gaza. pic.twitter.com/ZZBHtgNKpR

— OSINTdefender (@sentdefender) August 7, 2025

Pas takimit, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të përgatiten për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërsa njëkohësisht do të shpërndajnë ndihmë humanitare për civilët jashtë zonave të luftimeve.

Kabineti i sigurisë miratoi gjithashtu pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatosjen e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve, demilitarizimin e Gazës, kontrollin e sigurisë nga Izraeli mbi Rripin e Gazës, si dhe krijimin e një administrate civile alternative që nuk do të jetë as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ishte kundër pushtimit të Gazës, duke deklaruar se kjo do të rrezikonte pengjet dhe do ta rëndonte edhe më shumë ushtrinë.

Ndryshe, konflikti i fundit nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Mendohet se Hamasi ende mban rreth 50 pengje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën hakmarrëse të Izraelit janë vrarë mbi 61 mijë palestinezë. /Telegrafi/

The post Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit të plotë të Gazës appeared first on Telegrafi.

Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5

Kompania Sony në periudhën prej pesë vjetësh ka shitur më shumë se 80 milionë njësi të konzolës PlayStation 5, e cila këtë vit u shit më shumë se vitin e kaluar pavarësisht mungesës së video-lojërave ekskluzive.

Sony publikoi rezultatet më të fundit financiare, të cilat tregojnë se konzolla PS5 po shitet më mirë sesa kishte pritur kushdo.

Ky sukses arrihet pavarësisht mungesës së lojërave të reja ekskluzive për këtë konzollë. Lojtarët thjesht nuk ndalen së blatuari konzollën, dhe midis prillit dhe qershorit të këtij viti janë shitur 2.5 milionë njësi.

Kjo është edhe më mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kështu që numri total nga fillimi i shitjeve deri sot arrin në 80.3 milionë konzolla. Thashethemet thonë se konzolla Xbox është shitur “vetëm” 30 milionë njësi gjatë të njëjtës periudhë.

Sony u krenua edhe me numra të tjerë të mëdhenj. PlayStation Network aktualisht ka 123 milionë “përdorues aktivë,” që është 7 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, nga prilli në qershor në tremujorin e parë janë shitur 65.9 milionë lojëra për PS4 dhe PS5, që është 12 milionë më shumë se në vitin 2024, megjithatë vetëm 6.9 milionë janë tituj first party (video-lojëra të zhvilluara nga vetë Sony).

Duhet pasur parasysh se Nintendo ka shitur 6 milionë njësi të lojës Mario Kart World në vetëm një muaj dhe për një konzollë të re pa bazë ekzistuese përdoruesish, kështu që shifrat e Sony për lojërat ‘first party’ duken pak të pasigurta në këtë moment. Megjithatë, me suksesin e shërbimit PS Plus dhe pjesës së marrë nga çdo shitje softueri, duket se Sony nuk do të ketë arsye për shqetësim.

Të gjitha këto tregojnë se PS5 po arrin rezultatet gati të njëjta me PS4 dhe PS3 para tij, gjë që duhet ta gëzojë Sonyn. Ato konzolla janë shitur gjatë periudhës së rikuperimit financiar, ndërsa PlayStation 5 u lansua në mes të një katastrofe globale. Pandemia e coronavirusit ishte në kulmin e saj, ndërsa mungesa e çipave dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bënin që raftet të mos mbusheshin për muaj pas prezantimit.

Sony ka burime të ndryshme të ardhurash, nga muzika dhe filmat deri te teknologjia. Kompania arriti të realizojë shitje prej 17.8 miliardë dollarësh në të gjitha degët e saj gjatë tremujorit të parë, pak më shumë se vitin e kaluar. Filmat sollën 2.3 miliardë dollarë, ndërsa gaming më shumë se 6.3 miliardë.

Këto shifra shpjegojnë strategjinë e Microsoft-it për të filluar prezantimin e video-lojërave të tij për konzollën e Sony-t. Baza prej 80 milionë blerësish potencialë është më shumë se dyfish më e madhe se e tij, dhe kjo po tregon rezultate jashtëzakonisht të suksesshme. /Telegrafi/

The post Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5 appeared first on Telegrafi.

Vetëm një vend i ka shpëtuar tarifave të reja të Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të shtyjë për 90 ditë vendosjen e tarifave të reja doganore vetëm për Meksikën, ndërkohë që dhjetëra vende të tjera në botë janë goditur nga masa të ashpra tregtare.

Ky vendim vjen pas përpjekjeve intensive diplomatike nga ana e Meksikës dhe presidentes së saj, Claudia Sheinbaum.

Kjo e fundit ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme me Trumpin, pavarësisht mungesës së takimeve direkte.

Këshilltarë të fushës tregtare vlerësojnë se strategjia e Meksikës ka qenë “mjeshtërore”, duke ruajtur qetësinë dhe duke mos u prekur nga provokimet.

Në këmbim, Meksika ka pranuar të forcojë masat për sigurinë kufitare dhe luftën kundër narkotikëve, duke fituar kështu një përjashtim të rëndësishëm nga tarifat që priteshin të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Ky zhvillim është një fitore diplomatike për Meksikën dhe një tregues i rëndësishëm për mënyrën sesi marrëdhëniet tregtare dhe politike formësohen në epokën Trump. /Telegrafi/

The post Vetëm një vend i ka shpëtuar tarifave të reja të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Malajziania 28-vjeçare përjeton ndryshime drastike në pamje gjatë shtatzënisë

Një grua 28-vjeçare nga Malajzia, Farah Faizal, ka ndarë përvojën e saj të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar ndryshimet dramatike që trupi i saj pësoi gjatë shtatzënisë.

Ajo përjetoi një transformim të dukshëm të fytyrës, e cila u bë e fryrë, me rrudha të thella, hundë dhe veshë të zmadhuar, si dhe me puçrra të shumta.

Këto ndryshime i shkaktuan asaj dhimbje emocionale të madhe, por ajo thekson se mbështetja e bashkëshortit të saj ishte thelbësore për ta kaluar këtë periudhë të vështirë, raporton odditycentral.

Pas lindjes, gjendja iu përmirësua ndjeshëm, dhe ajo ndan shpresën për t’u rikthyer në pamjen e saj të mëparshme.

Megjithatë, ajo përballet edhe me kritika nga disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët e akuzojnë për përdorimin e fotove të modifikuara ose për ndarjen e detajeve të tepërta personale.

Në përgjigje, Farah ka njoftuar se nuk do të ndajë më informacione në lidhje me gjendjen e saj, duke theksuar se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Malajziania 28-vjeçare përjeton ndryshime drastike në pamje gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Helikopteri godet linjat e tensionit të lartë në Illinois – përplaset në një bar-kafe, të paktën dy të vdekur

Dy persona humbën jetën kur një helikopter u përplas në një barë mbi lumin Mississippi, afër East Alton, Illinois.

Helikopteri, i cili po punonte për të vendosur topa sinjalizues mbi linjat e tensionit të lartë për kompaninë energjetike Ameren, goditi kabllot e energjisë elektrike para se të përplasej në barë dhe të shkaktonte një zjarr të madh.

Sipas autoriteteve, helikopteri ishte një model Hughes 369D dhe kishte dy pasagjerë në bord, të cilët humbën jetën ndërsa nuk pati të lënduar në barë që ishte e zbrazët në momentin e aksidentit.

Helikopteri po transportonte etilen glikol, një substancë kimike e përdorur zakonisht si antifriz dhe ftohës, raporton nytimes.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit nga Alton, East Alton dhe Wood River reaguan menjëherë dhe e shuan zjarrin brenda një ore.

Pjesa e lumit Mississippi afër vendit të aksidentit u mbyll për trafikun komercial, ndërsa ura Clark Bridge u mbyll përkohësisht dhe u rihap pas dy orësh.

Hetimi për shkakun e aksidentit po kryhet nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Transport (NTSB). /Telegrafi/

The post Helikopteri godet linjat e tensionit të lartë në Illinois – përplaset në një bar-kafe, të paktën dy të vdekur appeared first on Telegrafi.

❌