❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë

Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë të tjerë janë arrestuar pasi agjencitë anti-korrupsion të vendit zbuluan një skemë të madhe ryshfeti në blerjen e dronëve dhe sistemeve të luftës elektronike.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se një deputet ukrainas, kryetarë administratash rajonale dhe qytetare, si dhe disa anëtarë të Gardës Kombëtare janë ekspozuar për përfshirjen e tyre, që kishte të bënte me kontrata shtetërore me furnizues që u nënshkruan me çmime të fryra deri në 30%.

Zelensky shkroi se pĂ«r korrupsionin nĂ« UkrainĂ« do tĂ« ketĂ« “tolerancĂ« zero”, dhe falĂ«nderoi agjencitĂ« pĂ«r punĂ«n e tyre.

Kujtojmë se pavarësia e agjencive anti-korrupsion të Ukrainës u rikthye të enjten, pas protestave në gjithë vendin. Qeveria e Zelensky përballoi një kundërshtim të gjerë pas miratimit të një projektligji që do të hiqte pavarësinë e Byrosë Kombëtare Anti-Korrupsion (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit Special Anti-Korrupsion (SAP).

Presidenti pretendonte se agjencitĂ« duhej tĂ« “pastroheshin nga ndikimi rus” dhe synonte t’i jepte prokurorit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m autoritetin pĂ«r tĂ« vendosur se kush duhej tĂ« ndiqej penalisht nĂ« rastet e korrupsionit nĂ« nivele tĂ« larta.

BBC shkruan se shumë e panë këtë veprim si një hap prapa për luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, duke shkaktuar demonstratat më të mëdha anti-qeveritare që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Zelensky pranoi zemërimin publik dhe paraqiti një projektligj të ri që rikthente pavarësinë e mëparshme të agjencive, i cili u miratua nga parlamenti vetëm nëntë ditë pas miratimit të projektligjit origjinal.

Kreu i DrejtorisĂ« Kryesore tĂ« InteligjencĂ«s nĂ« MinistrinĂ« e Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s (HUR), Kyrylo Budanov, e falĂ«nderoi Zelenskyn pĂ«r “dĂ«gjimin e thirrjes sĂ« publikut” nĂ« lidhje me fuqitĂ« e agjencive anti-korrupsion dhe pĂ«r “zhbĂ«rjen e gabimit”.

Ky veprim u përgëzua gjithashtu nga aleatët e BE-së, të cilët kishin shprehur shqetësime lidhur me pasojat e projektligjit origjinal.

Lufta kundĂ«r korrupsionit Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe nĂ« pĂ«rpjekjet e UkrainĂ«s pĂ«r t’u bashkuar me BE-nĂ«. Krijimi i NABU-sĂ« dhe SAP-it ishte njĂ« kĂ«rkesĂ« e Komisionit Evropian dhe Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar nĂ« vitin 2014, pĂ«r tĂ« avancuar drejt lehtĂ«simit tĂ« kufizimeve tĂ« vizave.

Si rezultat, Kievi mori statusin e kandidatit për BE në vitin 2022, duke e afruar vendin një hap më pranë lidhjeve më të ngushta me Perëndimin.

Që nga themelimi i tyre, NABU dhe SAP janë përfshirë në hetime të gjera mbi keqpërdorimin e miliona dollarëve pasuri dhe ryshfetesh në ministri dhe sektorë të ndryshëm.

Një hetim i përbashkët në vitin 2023 çoi në arrestimin e kreut të Gjykatës së Lartë të Ukrainës, Vsevolod Kniaziev, lidhur me një ryshfet prej 3 milionë dollarësh (2.9 milionë euro).

The post Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë first appeared on JavaNews.al.

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një mundësi e mirë nga industria fason në Shqipëri për ta kthyer vendin në një qendër prodhimi të artikujve ushtarak duke u shkëputur nga varësia e kontratave me palët e treta dhe për të negociuar direk me këto vende.

“NĂ« kĂ«tĂ« strategji tĂ« pĂ«rfshihen jo vetĂ«m veshjet dhe kĂ«pucĂ«t, por njĂ« pjesĂ« e mirĂ« e ekonomisĂ« shqiptare ku futen dyshekĂ«t, çarçafĂ«t, aksesorĂ«t pĂ«r ushtrinĂ« pasi ka njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« produkteve. Ajo qĂ« na intereson Ă«shtĂ« qĂ« ShqipĂ«ria kĂ«tĂ« potencial qĂ« ka, ta pĂ«rdori dhe tĂ« bĂ«het markĂ« nĂ« rajon. Ne pretendojmĂ« tĂ« mos jemi mĂ« dorĂ« e tretĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces, por tĂ« jemi vendimtarĂ« dhe tĂ« dalim me “Made in Albana””, u shpreh Florjan Zekja , pĂ«rfaqĂ«sues i sektorit tĂ« manifakturĂ«s.

Por pĂ«r daljen nĂ« tregjet evropiane me produkt “Made in Albania”, biznesit tĂ« manifakturĂ«s i duhet mbĂ«shtetja e qeverisĂ« dhe pĂ«rfshirja nĂ« njĂ« strategji tĂ« mirĂ«menduar pĂ«r kalimin nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« plotĂ« prodhimi.

“Qeveria ka mekanizma tĂ« shumtĂ« qĂ« po i pĂ«rdor pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« kĂ«tyre artikujve, qĂ« te marketingu qĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« ministria, vĂ«nia nĂ« dispozicion i ambienteve nĂ« pronĂ«si tĂ« qeverisĂ«, gantete qĂ« ndihmon biznesin dhe certifikimin e tyre”, tha ai.

Aktualisht në Shqipëri prodhohen veshje ushtarake për vende si Italia, Greqia apo edhe Finlanda, por nëpërmjet palëve të treta.

The post Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s first appeared on JavaNews.al.

Largohet nga banesa e mitura në Pogradec, babi kërkon ndihmë në polici: Më gjeni vajzën

NjĂ« vajzĂ« e mitur Ă«shtĂ« raportuar e zhdukur ditĂ«n e djeshme nĂ« fshatin ÇezmĂ« tĂ« Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë, babai i vajzës ka bërë kallëzim se vajza e tij e mitur është larguar nga banesa që prej 1 gushtit.

Policia po punon intesivisht për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë.

“MĂ« datĂ«n 02.08.2025, nĂ« komisariatin e policisĂ« Pogradec ka bĂ«rĂ« kallĂ«zim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues nĂ« fshatin ÇezmĂ« se mĂ« datĂ«n 01.08.2025, Ă«shtĂ« larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet pĂ«r gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.

The post Largohet nga banesa e mitura në Pogradec, babi kërkon ndihmë në polici: Më gjeni vajzën first appeared on JavaNews.al.

“DitĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r ne! Mos i provoftĂ« askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes tĂ« sĂ« bijĂ«s

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka dalë për herë të parë me një reagim publik pas humbjes së vajzës së tij, Edita Qosja-Rexhepi, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në një mesazh të ndjerë dhe të mbushur me dhimbje, Qosja falënderon të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen për ngushëllimet e shumta dhe mbështetjen e sinqertë që ka marrë.

“Humbja e vajzĂ«s sime tĂ« shtrenjtĂ« mĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« kuptoj thellĂ«sinĂ« e dashurisĂ« prindĂ«rore dhe pafundĂ«sinĂ« e dhimbjes qĂ« sjell largimi i parakohshĂ«m i njĂ« fĂ«mije pĂ«r prindĂ«rit,” shkruan akademiku.

Ai lutet që askush të mos përballet me një dhimbje kaq të madhe dhe ndan refleksionet e tij mbi natyrën njerëzore, fisnike dhe të domosdoshme të solidaritetit në këto momente të vështira.

The post “DitĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r ne! Mos i provoftĂ« askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes tĂ« sĂ« bijĂ«s first appeared on JavaNews.al.

“GjykatĂ«si vendos pĂ«r ligjet, jo destinacionet”, Tajani pĂ«r vendimin pĂ«r kampet nĂ« ShqipĂ«ri: Çështje jakobine


«Mund ta them: kjo gjĂ« mĂ« bĂ«n pothuajse tĂ« qesh», – thotë Antonio Tajani, duke komentuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« DrejtĂ«sisĂ« sĂ« Bashkimit Evropian, e cila pĂ«rcakton se pĂ«r sigurinĂ« e vendeve tĂ« kthimit tĂ« emigrantĂ«ve vendosin gjykatĂ«sit.

Të qeshësh? Në qendrën e djathtë, ai është i vetmi që e sheh me këtë qetësi


«Po, sigurisht
 si mund tĂ« mendohet qĂ« njĂ« gjyqtar tĂ« vendosĂ« nĂ«se njĂ« vend Ă«shtĂ« i sigurt? PĂ«r hartimin e listĂ«s sĂ« vendeve tĂ« sigurta punojnĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit shumĂ« persona qĂ« analizojnĂ« parametra tĂ« ndryshĂ«m, nĂ« bashkĂ«punim me ambasadat dhe diplomatĂ«t. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« vendim individual, as njĂ« ministĂ«r nuk vendos vetĂ«. ËshtĂ« rezultat i punĂ«s sĂ« ministrive, Pallatit Chigi, MinistrisĂ« sĂ« Brendshme, ambasadorĂ«ve, funksionarĂ«ve
 Tani duam tĂ« vendosim njĂ« gjykatĂ«s nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme? VetĂ«m nĂ« diktaturat gjyqĂ«sore tĂ« gjithĂ« janĂ« tĂ« kritikueshĂ«m, pĂ«rveç gjykatĂ«sve. Kjo Ă«shtĂ« mendĂ«si jakobine. Gjyqtari duhet tĂ« zbatojĂ« ligjin, jo tĂ« zgjedhĂ« se cilat janĂ« destinacionet e sigurta. Kjo nuk Ă«shtĂ« siguri juridike, por pasiguri».

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pakti i ri evropian për migracionin dhe azilin do të hyjë në fuqi vetëm në qershorin e ardhshëm. Deri atëherë, çfarë ndodh?

«E ka thĂ«nĂ« edhe Pallati Chigi: ne kemi ndĂ«rmend tĂ« ecim pĂ«rpara. Gjithashtu ekziston mundĂ«sia qĂ« Komisioni tĂ« vendosĂ« pĂ«r pĂ«rshpejtimin e zbatimit tĂ« tij ».

Presidenti Mattarella dhe kryeministrja Meloni kanë folur me tone të ashpra për situatën në Gaza. A do ta njohë edhe Italia shtetin palestinez?

«Kemi diskutuar edhe ditët e fundit për këtë temë. Njohja është një akt formal me rëndësi, dhe ne jemi në parim dakord. Por sot nuk ekzistojnë kushtet konkrete për një shtet palestinez. Duhet të ndërtojmë së pari kushtet për një shtet që e njeh Izraelin dhe njihet prej tij. Ndërsjelltësia nuk është e dorës së dytë. Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen. Kombet e Bashkuara mund të drejtojnë një mision të paqeruajtësve nën udhëheqje arabe për të garantuar stabilitetin në Rripin e Gazës, dhe Italia është e gatshme të marrë pjesë».

Po tani, njĂ« “por”?

«Por nuk mund tĂ« njohim diçka qĂ« nĂ« fakt nuk ekziston. E pĂ«rsĂ«ris: njohja duhet tĂ« vijĂ« nĂ« fund tĂ« njĂ« procesi, kur tĂ« jenĂ« plotĂ«suar tĂ« gjithĂ« “pĂ«rbĂ«rĂ«sit” kushtetues tĂ« njĂ« shteti. NĂ« shtator, nĂ« AsamblenĂ« e OKB-sĂ« do tĂ« diskutohet gjerĂ«sisht pĂ«r kĂ«tĂ«, por ndĂ«rkohĂ« duhet tĂ« arrihet njĂ« armĂ«pushim dhe lirimi i pengjeve».

Deri atëherë, ndihmat humanitare vazhdojnë?

«Sigurisht. Dhe jemi nĂ« gjendje ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« vetĂ«m falĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona me Izraelin. TĂ« jeni tĂ« sigurt: dĂ«nimi ynĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh Ă«shtĂ« i qartĂ« – e kanĂ« theksuar edhe Mattarella edhe Meloni. Ajo qĂ« po bĂ«n qeveria izraelite ka kaluar vijĂ«n e kuqe. PĂ«r kolonĂ«t e dhunshĂ«m duhet tĂ« ashpĂ«rsohen sanksionet. ËshtĂ« absurde tĂ« qĂ«llohet mbi njĂ« kishĂ« ose tĂ« sulmohen fshatra tĂ« krishterĂ« nĂ« Bregun PerĂ«ndimor. TĂ« krishterĂ«t janĂ« njĂ« faktor stabiliteti nĂ« tĂ« gjithĂ« Lindjen e Mesme dhe nuk ndikohen nga Hamas. T’i pĂ«rndjekĂ«sh nuk i shĂ«rben as Izraelit, pĂ«rkundrazi, i jep mĂ« shumĂ« fuqi Hamasit».

Presidenti Trump ka lëvizur nëndetëset bërthamore. Duhet të shqetësohemi?

«ËshtĂ« njĂ« mesazh politik pĂ«r njĂ« Rusi qĂ« reagon gjithmonĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive sa herĂ« qĂ« i kĂ«rkohet tĂ« angazhohet pĂ«r paqen. Trump Ă«shtĂ« treguar i gatshĂ«m pĂ«r dialog, por nĂ« kĂ«mbim ka marrĂ« deklarata agresive nga Medvedev. Shtetet e Bashkuara janĂ« tĂ« hapura pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje; Trump ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« se mjaft pĂ«r tĂ« arritur paqen. Por sigurisht, nuk do tĂ« lejojnĂ« qĂ« Putini t’i mashtrojë».

Megjithatë, tarifat doganore shkaktojnë shqetësim


«Do tĂ« duhet kohĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar plotĂ«sisht gjithçka. MarrĂ«veshja kornizĂ« do tĂ« duhet tĂ« zbatohet produkt pas produkti, njĂ« punĂ« e detajuar qĂ« do tĂ« bĂ«het me SHBA-nĂ« dhe Brukselin. ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« 15% Ă«shtĂ« shumĂ«, por Ă«shtĂ« marrĂ«veshja mĂ« e mirĂ« e mundshme. Shikoni edhe tarifat doganore diku tjetĂ«r: nĂ« Indi janĂ« 25%, gjĂ« qĂ« krijon edhe mundĂ«si pĂ«r ne. UnĂ« jam ende i bindur se Banka Qendrore Evropiane duhet tĂ« ulĂ« mĂ« tej koston e parasĂ«, tĂ« zbatojĂ« politika lehtĂ«suese monetare dhe tĂ« injektojĂ« para nĂ« treg. Raporti euro/dollar Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht nĂ« disfavorin tonĂ«, me dollarin qĂ« Ă«shtĂ« zhvlerĂ«suar me 13% qĂ« nga fillimi i vitit».

Dhe si mund të veprohet?

«NĂ«se euro zhvlerĂ«sohet, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, disa instrumente duhet tĂ« pĂ«rditĂ«sohen. PĂ«r shembull, mund tĂ« rishikohet, me njĂ« vendim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t evropian, mekanizmi “SME supporting factor” i pĂ«rfshirĂ« nĂ« marrĂ«veshjet e Bazelit. Kufiri pĂ«r kreditĂ« ndaj ndĂ«rmarrjeve tĂ« vogla Ă«shtĂ« aktualisht 2.5 milionĂ« euro; unĂ« mendoj se mund tĂ« ngrihet nĂ« 5 milionĂ«. SidoqoftĂ«, tregu i brendshĂ«m i BE-sĂ« Ă«shtĂ« pasuria jonĂ« mĂ« e madhe. Por pĂ«r tĂ« rritur fuqinĂ« blerĂ«se, duhet ulur presioni fiskal. Dhe unĂ« ndodhem sot nĂ« Reggio Calabria pĂ«r takimin tre-ditor tĂ« Forza Italia, nga i cili do tĂ« dalin propozimet tona pĂ«r qeverinĂ« pĂ«r Jugun e vendit».

Roberto Occhiuto, presidenti i rajonit të Kalabrisë dhe përfaqësues i FI, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur. E mbështesni këtë vendim?

«Ishte një akt guximi që i mundëson të rindezë motorët e administratës. Rritmi i drejtësisë nuk është ai i politikës: kur nis një hetim, të gjithë ndalojnë, kanë frikë të firmosin. Kjo po ndodh edhe në Milano: po bllokohen qytetet dhe rajonet. Unë jam garantist ndaj Occhiuto-s, por edhe ndaj Sala-s dhe Ricci-t: drejtësia duhet të bëjë punën e saj, por nuk mund të pranojmë paralizimin e administratës».

Kur do të mblidhet tryeza për kandidaturat në zgjedhjet rajonale?

«Ende nuk Ă«shtĂ« caktuar njĂ« datĂ«: nesĂ«r do tĂ« jemi sĂ« bashku nĂ« Ankona me Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini, dhe ndoshta atje do tĂ« vendosim kur do tĂ« takohemi. Mbani parasysh se ne nuk kemi problemet e sĂ« majtĂ«s: e jona Ă«shtĂ« njĂ« aleancĂ« politike e strukturuar dhe jo thjesht elektorale, e tillĂ« qĂ« nga viti 1994. NĂ« çdo rajon do tĂ« garojmĂ« me njĂ« kandidat tĂ« pĂ«rbashkĂ«t»./Corriere Della Sera – PĂ«rktheu Shqiptarja.com

The post “GjykatĂ«si vendos pĂ«r ligjet, jo destinacionet”, Tajani pĂ«r vendimin pĂ«r kampet nĂ« ShqipĂ«ri: Çështje jakobine
 first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po vijon me intensitet në disa qytete të Shqipërisë.

Sot, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një tjetër video nga ky aksion, ku tregohen momente ku inspektorët bashkiakë ndërhynë për të liruar një zonë të pushtuar padrejtësisht nga një subjekt privat biznesi. Në video shfaqen momente nga çmontimi dhe largimi i elementëve që pengonin kalimin e lirë të qytetarëve në trotuar.

NĂ« njĂ« koment tĂ« shkurtĂ«r qĂ« shoqĂ«ronte videon, kryeministri Rama shkroi “Ecim”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se ky proces Ă«shtĂ« i vazhdueshĂ«m dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« qytete tĂ« tjera nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

Ky aksion Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektit kombĂ«tar “Rilindja Urbane 2.0”, qĂ« synon tĂ« rikthejĂ« pĂ«rdorimin e hapĂ«sirave publike nĂ« funksion tĂ« qytetarĂ«ve dhe komuniteteve lokale.

Fushata “Rilindja Urbane 2.0â€Â Ă«shtĂ« e fokusuar nĂ« rregullimin dhe funksionalizimin e hapĂ«sirave publike, duke pĂ«rmirĂ«suar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s urbane dhe duke vendosur rregull e disiplinĂ« nĂ« shfrytĂ«zimin e pronĂ«s publike, nĂ« respekt tĂ« interesit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

The post VIDEO / “Ecim”, vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike, Rama ndan pamjet first appeared on JavaNews.al.

Sulmoi BashkinĂ« e Korçë me gurĂ«, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14”

Një i ri shkaktoi një incident pasditen e së shtunës në Korçë, kur gjatë një lidhje live në rrjetet sociale, goditi me gurë xhamat e Bashkisë së Korçës.

Sipas burimeve nga ky qytet, autori i ngjarjes, 27-vjeçari Kostandin Dramolli, është ish-portier i njohur në futbollin profesional.

Sipas asaj që dëgjohet në video, ai e ka kryer këtë akt në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë:

“Shiko si sulmohet bashkia” ndĂ«rsa revolta duket se ka ardhur si pasojĂ« e prishjes sĂ« disa strukturave nĂ« lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur ndryshe me emrin e artit si “Çekiçi 14”, Ă«shtĂ« tĂ«rhequr nga futbolli aktiv dhe aktualisht aktivizohet nĂ« muzikĂ«n “rap”.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19, Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Policia njofton se ka proceduar penalisht të riun për këtë veprim ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike. Ndërkohë, Bashkia e Korçës ende nuk ka reaguar mbi ngjarjen.

The post Sulmoi BashkinĂ« e Korçë me gurĂ«, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi i njohur si “Çekiçi 14” first appeared on JavaNews.al.

U arrestua 4 muaj pas vrasjes së Renato Hoxhës në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë

NĂ« gjykatĂ«n e shkallĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« VlorĂ«, Ă«shtĂ« mbajtur seanca pĂ«r dhĂ«nien e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« pĂ«r shtetasin Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Ai Ă«shtĂ« arrestuar ditĂ«n e premte nga policia e VlorĂ«s dhe forcat operacionale nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionin policor tĂ« koduar “NĂ« gjurmĂ«â€.

Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj. Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura.

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të. Prokuroria e Vlorës pasi ka hetuar dosjen ka argumentuar se provat në të janë të pakundërshtueshme, raporton A2 CNN.

Sipas policisë së qarkut, por edhe prokurorisë, Gega ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë dhe prokurorisë ky shtetas ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen, shkruan A2 CNN.

Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit rumun, i cili vijon të jetë në arrati sepse ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione këtij të fundit dhe për më tepër i ka siguruar armën e zjarrit.

Duke dëgjuar pretencën e prokurorisë dhe duke parë dosjen, por edhe provat, gjykata e Vlorës e ka cilësuar të drejtë arrestimin. Edhe për gjykatën e shkallës së parë për këtë shtetas provat janë të pakundërshtueshme, teksa ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 58-vjeçari ndodhi mëngjesin e datës 27 prill, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës.

The post U arrestua 4 muaj pas vrasjes së Renato Hoxhës në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë first appeared on JavaNews.al.

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

Ky shtetas akuzohet pĂ«r veprat penale  “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Arrestimi i tij u bĂ« i mundur pasi mĂ« datĂ«n 2 korrik, rreth orĂ«s 01:30, nĂ« PikĂ«n e Kalimit Kufitar BllatĂ«, dhunoi njĂ« qytetar me ininciale F.K, banues nĂ« DibĂ«r.

Ngjarja u regjistrua pas një konflikti që efektivi pati me qytetarin, konflikt i cili degradoi deri në dhunë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni KukĂ«s – DibĂ«r) ka arrestuar nĂ« flagrancĂ« punonjĂ«sin e policisĂ« V. A., me detyrĂ« N/Specialist nĂ« Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit tĂ« Masava PlotĂ«suese e Kontrollit tĂ« Territorit nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Ose shkarkoni nĂ« Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin first appeared on JavaNews.al.

Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

PĂ«rshtatur nĂ« shqip, artikull i L’Orient Le Jour

Qetësia e lehtë e vërejtur gjatë vizitës së të dërguarit amerikan në Rripin e Gazës nuk zgjati. Të paktën 51 palestinezë janë vrarë që nga agimi i së shtunës gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në të gjithë Gazën, vetëm një ditë pas vizitës së të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff në enklavë.

Sipas burimeve mjekĂ«sore tĂ« cituara nga televizioni Al-Jazeera, mbi njĂ«zet viktima janĂ« dĂ«rguar nĂ« spitale pas njĂ« serie bombardimesh qĂ« goditĂ«n rajone tĂ« ndryshme nĂ« qendĂ«r dhe jug tĂ« GazĂ«s. Spitali “Nasser” nĂ« Khan Younis raportoi se ka pranuar trupat e pesĂ« viktimave, mes tyre njĂ« nĂ«nĂ« dhe vajza e saj, pas dy sulmeve tĂ« ndara ndaj tendave tĂ« tĂ« zhvendosurve nĂ« zonĂ«n e al-Mawassi.

Ndërkohë, në zonën mes qyteteve Zawaida-s dhe Deir al-Balah, një sulm ajror shkatërroi një shtëpi, duke lënë të vrarë dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre, sipas shërbimeve të emergjencës të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Pas vizitës së Steve Witkoff në një qendër të GHF-së, e cila solli një moment qetësie, sulmet rifilluan, përfshirë edhe qendrat e shpërndarjes së ndihmës humanitare të mbështetura nga SHBA dhe Izraeli. Sipas spitaleve në zonë, të paktën 27 persona u vranë gjatë ditës nga të shtënat izraelite pranë korridoreve të Netzarim dhe Morag, në jug të enklavës. Po ashtu raportohet për mbi 100 të plagosur.

Uria vret në heshtje

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë vdekje të reja për shkak të urisë, përfshirë një fëmijë. Bllokada e vazhdueshme izraelite që pengon hyrjen e ndihmës humanitare që prej fillimit të luftës ka shkaktuar deri më tani vdekjen e 169 palestinezëve nga uria, përfshirë 93 fëmijë.

Këto viktima të reja e çojnë në të paktën 60 mijë e 430 numrin total të të vrarëve palestinezë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023, si dhe 148 mijë e 722 të plagosur. Prej tyre, 1 mijë e 422 janë vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmave nga GHF, sipas të dhënave zyrtare palestineze.

Hamasi: Nuk i dorëzojmë armët

Pas deklaratĂ«s sĂ« Witkoff , i cili pas vizitĂ«s nĂ« Gaza tha se Hamas â€œĂ«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« çarmatoset”, dega ushtarake e Hamasit reagoi pĂ«rmes rrjetit Telegram duke theksuar se:

“Rezistenca dhe mbajtja e armĂ«ve janĂ« njĂ« e drejtĂ« kombĂ«tare dhe ligjore pĂ«r sa kohĂ« qĂ« vazhdon pushtimi izraelit.”

Hamasi thekson se kjo e drejtë njihet nga traktatet dhe normat ndërkombëtare dhe nuk do të hiqet dorë prej saj deri në realizimin e të gjitha të drejtave kombëtare palestineze, përfshirë krijimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Po ashtu, lĂ«vizja palestineze e cilĂ«soi vizitĂ«n e Witkoff si njĂ«Â â€œinskenim tĂ« qĂ«llimshĂ«m pĂ«r tĂ« mashtruar opinionin publik dhe pĂ«r tĂ« zbardhur imazhin e ushtrisĂ« izraelite”.

Hamasi publikoi gjithashtu një video të re në Telegram, ku shfaqet Evyatar David, një nga pengjet izraelite që ndodhet ende i gjallë në Gaza. Ai është një nga 22 të mbijetuarit nga 49 pengje që mbahen aktualisht nga Hamas.

Më herët, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Eyal Zamir deklaroi se:

“NĂ«se negociatat pĂ«r lirimin e pengjeve dĂ«shtojnĂ«, luftimet do tĂ« vazhdojnĂ« pa ndĂ«rprerje.”

Sipas njĂ« raporti të CNN, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrĂ« marrjen e njĂ« vendimi mbi hapat e ardhshĂ«m ushtarakĂ« nĂ« Gaza, nĂ« rast tĂ« mungesĂ«s sĂ« njĂ« armĂ«pushimi. Opsionet nĂ« shqyrtim pĂ«rfshijnĂ« rrethimin total tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s dhe qendrave urbane, madje edhe “pushtimin” e tyre tĂ« plotĂ«, sipas burimeve pranĂ« qeverisĂ« izraelite.

The post Pas vizitës së Steve Witkoff, të paktën 51 palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite first appeared on JavaNews.al.

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4.

NĂ« videot e ndara nĂ« rrjetet sociale nga vetĂ« modelja, shihet Jozefin Marku duke kĂ«nduar. “Joz Marku e mbajte fjalĂ«n”, shkruan Danja krahas videos sĂ« postua nĂ« insta-story.

Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë. Në shtëpinë e Big Brother dyshja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me njëri-tjetrin.

The post Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar first appeared on JavaNews.al.

Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 persona të shpëtuar në det

Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore për sigurinë detare.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, mes tyre 8 mjete që rrezikonin pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë. Drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, falë ndërhyrjeve të shpejta në 8 raste emergjente, janë shpëtuar në det 11 shtetas, vendas dhe të huaj, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve teknike.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit detar dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:

përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,

shkeljen e perimetrit të sigurisë,

zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

NdĂ«rkohĂ«, nga Ksamil nĂ« VelipojĂ«, Policia Kufitare ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« 8 raste emergjente, pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« 11 shtetasve, qĂ« kishin mbetur nĂ« rrezik pĂ«r shkak tĂ« dallgĂ«ve tĂ« forta apo defekteve nĂ« mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

The post Rrezikonin pushuesit, 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 persona të shpëtuar në det first appeared on JavaNews.al.

Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

Në një kohë rekord, ndërmarrjeve shqiptare iu duhet të informohen e reagojnë për të dalë në tregun evropianë prej më se 465 milionë konsumatorë. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje që në këtë volum pune intensive, grupet e interesit, biznes e konsumatorë të përfshihen duke nisur nga sqarimi i rrethanave që së shpejti do të jetë realiteti i vendit.

“NĂ« shumĂ« tryeza qĂ« ne organizojmĂ« del si njĂ« shqetĂ«sim shumĂ« i madh nga pĂ«rfaqĂ«suesit e biznesit, mospĂ«rgatitja ende e grupit tĂ« interesit pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e tregut tĂ« pĂ«rbashkĂ«t unik. Do tĂ« thotĂ« po reformat janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme por tĂ« shoqĂ«rohen gjithashtu me komunikim”, tha ekspertja.

Përveç komunikimit, ekspertët shohin si faktor veprues përgatitjen e atyre që shumë shpejt do iu duhet të prodhojnë brenda një tregu evropianë.

“ËshtĂ« sfidues jo vetĂ«m pĂ«r qeverinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pala kryesore me tĂ« cilĂ«n KE negocion, por dhe pĂ«r shoqĂ«rinĂ«. AnĂ«tarĂ«simi i pĂ«rshpejtuar duhet tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« ingranazh me efikas tĂ« pĂ«rfshirjes sĂ« grupeve tĂ« interesit. NĂ«se shpejtĂ«sia nuk do tĂ« jetĂ« pak e shumĂ« e pĂ«rafĂ«rt do tĂ« kemi humbĂ«s nga ky proces”, tha ajo.

Ekspozimi i përfitimeve dhe rrezikut për biznesin janë pjesë e ingranazhit të transformimit drejt BE-së që nuk mund të shihet vetëm si detyrim i aktorit kryesor për informim se sa si përfshirje aktive e vetë biznesit

The post Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian first appeared on JavaNews.al.

Policia detaje nga plagosja e të rinjve në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në lagjen Pavarësia, ku gjatë një konflikti mes të rinjve dy prej tyre përfunduan në spital të plagosur me thikë. Pas këqyrje së kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka goditur me thikë dy të rinjtë e tjerë.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

NĂ« vijim tĂ« informacionit paraprak tĂ« dhĂ«nĂ« mbrĂ«mjen e djeshme, u bĂ« i mundur dokumentimi i plotĂ«, bazuar edhe nĂ« pamjet filmike tĂ« siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit tĂ« ndodhur nĂ« VlorĂ«. SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« VlorĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin I. H., 32 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosje e rĂ«ndĂ« me dashje”.

Ky shtetas, pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, Ă«shtĂ« konfliktuar fizikisht, nĂ« lagjen “10 Korriku” dhe nĂ« lagjen “PavarĂ«sia 2”, me dy shtetas tĂ« ndryshĂ«m, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« konfliktit i ka dĂ«mtuar me mjet prerĂ«s (thikĂ«).

Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

The post Policia detaje nga plagosja e të rinjve në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari first appeared on JavaNews.al.

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis

Policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar 16 755 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe në proces tharjeje.

Ato u gjetën në zonat Pult, Shalë, Postribë, Shosh, Kastrat, Shllak dhe Temal, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Policia njofton se operacioni i koduar “Koordinata” po zhvillohet me intensitet tĂ« lartĂ« nĂ« bashkĂ«punim me FNSH TiranĂ«.

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër,

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, pĂ«r parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike

Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa

Sekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje

NĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe tĂ« komisariateve vartĂ«se, nĂ« bashkĂ«punim me Forcat e NdĂ«rhyrjes sĂ« ShpejtĂ« TiranĂ«, tĂ« dislokuara prej disa ditĂ«sh nĂ« kĂ«tĂ« qark, kanĂ« gjetur dhe asgjĂ«suar:

16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa

320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet tĂ« lartĂ«.

The post Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis first appeared on JavaNews.al.

Aksident, kĂ«rcĂ«nime me armĂ« dhe grabitje! ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« ShkodĂ«r

NjĂ« aksident ka ndodhur rreth orĂ«s 09:40 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m nĂ« aksin rrugor “ShkodĂ«r– VelipojĂ«â€. Policia njofton se shtetasi E. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojĂ« automjeti Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. H.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. H.. i cili  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për dy persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r, pĂ«r veprĂ«n penale “Mosbindja ndaj urdhrit tĂ« punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r, pĂ«r veprĂ«n penale “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike”.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« VelipojĂ« referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin P. N., 45 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “Mosbindja ndaj urdhrit tĂ« punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik””.

Ndërkaq dy të rinj nga fshati Hajmel kanë bërë kallëzim në policinë e Shkodrës pasi një vajzë nga Kamza i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Vau i DejĂ«s referuan materialet nĂ« Prokurori pĂ«r shtetasen K. K., banuese nĂ« KamĂ«z, pasi kanĂ« bĂ«rĂ« kallĂ«zim shtetasit E. D., 23 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« fshatin Hajmel, se kjo shtetase i ka kĂ«rcĂ«nuar nĂ«pĂ«rmjet celularit, pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta”.

Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja.

Më datë 01.08.2025, ka kallëzuar shtetasi B. J., 87 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një celular, në banesën e tij, në fshatin Vorfë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PukĂ« referuan materialet nĂ« Prokurori, pĂ«r vlerĂ«sim pasi ditĂ«n e djeshme, nĂ« aksin rrugor “Luf-Gomsiqe”, dyshohet se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« shkrĂ«ndi elektrike nĂ« automjet, ka marrĂ« flakĂ« nĂ« lĂ«vizje, automjeti qĂ« drejtohej nga shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues nĂ« fshatin Qerret i Madh. Si pasojĂ« janĂ« shkaktuar vetĂ«m dĂ«me materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident, kĂ«rcĂ«nime me armĂ« dhe grabitje! ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« ShkodĂ«r first appeared on JavaNews.al.

“The National”: Tirana nĂ« 48 orĂ«: Vizitoni atraksionet kryesore tĂ« kryeqytetit plot jetĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi qĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« fund tĂ« gushtit, tani Ă«shtĂ« koha ideale pĂ«r tĂ« zbuluar qytetet interesante tĂ« Ballkanit me kosto tĂ« pĂ«rballueshme, shkruan Phil Johnson nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen “The National” – nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetit tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, qĂ« botohet nĂ« Abu Dhabi.

Kryeqyteti dinamik i Shqipërisë ofron një ndërthurje magjepsëse të ndikimeve osmane, të epokës komuniste dhe bashkëkohore, perla e Ballkanit e rrethuar nga vargmali Skënderbej është një destinacion interesant.

Qendra e qytetit është vetëm gjysmë ore larg aeroportit me autobus dhe mjaft kompakte për të lëvizur tërësisht në këmbë.

Por, në muajin gusht mund të jetë vapë, rreth 8°C më freskët se në Abu Dhabi në verë, kështu që të ecësh përreth për të parë pamjet është e realizueshme.

Dhe ka shumë atraksione interesante për vizitorët kuriozë për 48 orë, veçanërisht ata me një buxhet të kufizuar.

1-Sheshi Skënderbej: Zemra e qytetit

Shumica e librave udhëzues rekomandojnë fillimin e një aventure në Tiranë në Sheshin Skënderbej, sheshin qendror që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbej.

Komandanti ushtarak vdiq në vitin 1468 dhe kujtohet për udhëheqjen e një rebelimi kundër Perandorisë Osmane.

Ky shesh, është i rrethuar nga monumente si Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri i Operas.

Statuja e vetë Skënderbeut mbi kalë është një pikë qendrore e sheshit, sfondi i saj i fasadave në ndryshim pasqyron një qytet që ka një të kaluar komplekse dhe një të tashme të gjallë.

2-Xhamia e Et’hem Beut: NjĂ« dĂ«shmi e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«

Ngjitur me Sheshin SkĂ«nderbej ndodhet Xhamia e mrekullueshme e Et’hem Beut, njĂ« dĂ«shmi e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« fetare.

E ndĂ«rtuar nĂ« fund tĂ« shekullit XVIII dhe fillim tĂ« shekullit XIX – afresket e saj tĂ« ndĂ«rlikuara dhe arti delikat janĂ« njĂ« pamje e rrallĂ« nĂ« arkitekturĂ«n islame, duke pĂ«rshkruar peizazhe natyrore dhe jetĂ«n e qetĂ«.

Xhamia i mbijetoi mrekullisht politikave ateiste të regjimit totalitar, duke shërbyer si një simbol i fuqishëm i shpirtit elastik të Shqipërisë dhe ringjalljes së lirisë fetare.

Hyrja është falas dhe një vështrim përreth nuk zgjat më shumë se gjysmë ore.

3-Bunk’Art 1: Zbulimi i njĂ« tĂ« kaluare tĂ« fshehur

Duhen vetëm disa minuta për të ecur nga xhamia në një nga atraksionet turistike më interesante të qytetit.

Bunk’Art 1, njĂ« rrjet bunkerĂ«sh nĂ«ntokĂ«sorĂ« tĂ« ndĂ«rtuar fillimisht pĂ«r elitĂ«n politike – nĂ« rast tĂ« njĂ« sulmi bĂ«rthamor, Ă«shtĂ« transformuar nĂ« njĂ« muze dhe hapĂ«sirĂ« arti bashkĂ«kohor magjepsĂ«s.

Vizitorët mund të zhyten në historinë komuniste të Shqipërisë dhe të eksplorojnë korridoret dhe dhomat e saj të ftohta.

Ekspozitat detajojnë paranojën dhe shtypjen e regjimit të Hoxhës në vend, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme të një epoke të kaluar.

Hyrja është 500 lekë dhe rekomandohet të paktën një orë për ta shijuar të gjithën.

4-Ngjitja e piramidës: Historia me një pamje

Nevojiten 10 minuta për të ecur në atraksionin që ofron një pamje të horizontit të qytetit nga lart.

Ngjitja e PiramidĂ«s sĂ« TiranĂ«s – njĂ« aktivitet tjetĂ«r falas – ndihet si ngjitja nĂ« njĂ« relike betoni tĂ« historisĂ«, anĂ«t e saj tĂ« pjerrĂ«ta, por krenare.

Fillimisht, e ndĂ«rtuar nĂ« vitin 1988 si njĂ« muze pĂ«r tĂ« nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, struktura dikur madhĂ«shtore – tani simbolizon me guxim identitetin nĂ« ndryshim tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Çdo hap nĂ« ngjitje zbulon mĂ« shumĂ« nga sharmi kaotik i qytetit, i rrethuar nga grafiti. NĂ« majĂ«, hapet panorama, me qytetin e shtrirĂ« poshtĂ« dhe vargmalin e bukur nĂ« distancĂ«.

5-Turneu i stadiumit “Air Albania”: NjĂ« pikĂ« referimi moderne sportive

Stadiumi kombëtar i futbollit përfaqëson me krenari arkitekturën më moderne të qytetit.

PĂ«r adhuruesit e sportit, njĂ« turne nĂ« stadiumin “Air Albania” ia vlen dhe Ă«shtĂ« vetĂ«m 10 minuta larg nga Piramida nĂ« kĂ«mbĂ«.

Stadiumi, i hapur në vitin 2019, ndodhet në ish-stadiumin Qemal Stafa.

I ndërtuar si një vend kompakt në stilin anglez me spektatorë të ulur afër fushës, ai ka një kapacitet prej 22,000 vendesh dhe biletat shiten për çdo ndeshje të ekipit kombëtar.

6-Shëtitje në Parkun e Madh dhe liqen: Një oaz i gjelbër

Parku i Madh i Tiranës dhe liqeni i tij artificial janë vetëm pesë minuta larg në këmbë, nëpërmjet Sheshit Nënë Tereza, nga stadiumi.

Kjo hapĂ«sirĂ« e gjerĂ« dhe e qetĂ« Ă«shtĂ« njĂ« vend i preferuar pĂ«r vendasit, duke ofruar shtigje pĂ«r ecje dhe vrap, kafene dhe vende tĂ« qeta pĂ«r t’u çlodhur dhe pĂ«r t’i shpĂ«tuar zhurmĂ«s urbane.

Ecja në unazën prej 5,3 km rreth liqenit zgjat rreth 45 minuta. I formuar nga një digë në mesin e shekullit XX, liqeni ofron një pamje piktoreske.

Pse duhet ta vizitoni tani

Nga bunkerĂ«t e LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, te shĂ«titjet buzĂ« liqenit dhe pamjet e horizontit nga çatitĂ« plot me grafite, Tirana ofron njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« atraksionesh pĂ«r t’u vizituar.

Një mbrëmje e kaluar në Bllok, zona elegante dhe e gjallë e kafeneve dhe restoranteve të qytetit, është mënyra perfekte për të përfunduar ditën tuaj.

UdhĂ«timi drejt majĂ«s sĂ« malit tĂ« Dajtit me teleferik; vizita nĂ« tregun e Pazarit tĂ« Ri; dhe shĂ«titja nĂ«pĂ«r KalanĂ« e TiranĂ«s – njĂ« fortesĂ« mesjetare – e cila tani Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ« me njĂ« sĂ«rĂ« restorantesh dhe dyqanesh artizanale – janĂ« disa nga vendet kryesore qĂ« mund tĂ« zbuloni.

Tirana Ă«shtĂ« njĂ« perlĂ« e Mesdheut – e lehtĂ« pĂ«r t’u eksploruar. Me linjĂ«n direkte tĂ« “Wizz Air” nga Abu Dhabi nĂ« kryeqytetin shqiptar – mund tĂ« shijoni pushime cilĂ«sore me njĂ« kosto tĂ« pĂ«rballueshme.

The post “The National”: Tirana nĂ« 48 orĂ«: Vizitoni atraksionet kryesore tĂ« kryeqytetit plot jetĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« first appeared on JavaNews.al.

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

NjĂ« vendgrumbullim mbetjesh urbane nĂ« zonĂ«n e PortĂ«zit, pĂ«rgjatĂ« aksit Fier–Patos, u pĂ«rfshi nga flakĂ«t mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« diele (3 gusht). Ngjarja ka shkaktuar shqetĂ«sim tek banorĂ«t dhe drejtuesit e mjeteve qĂ« kalonin nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor, pasi tymi mbuloi zonĂ«n.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy mjete zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta derisa arritën të vendosnin situatën nën kontroll. Flakët u shuan, por tymi vazhdoi të mbetej i pranishëm për një kohë të gjatë pas fikjes së zjarrit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndezja e qëllimshme ose nga pakujdesia. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësit e mundshëm të ngjarjes.

The post Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën first appeared on JavaNews.al.

Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet shteti palestinez

Hamasi ka riafirmuar se nuk do të bjerë dakord të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, në përgjigje të njërës prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Hamasi tha nĂ« deklaratĂ«n e tij se nuk mund tĂ« heqĂ« dorĂ« nga e drejta e tij pĂ«r “rezistencĂ« dhe armĂ«t e tij” nĂ«se nuk do tĂ« krijohej njĂ« “shtet palestinez i pavarur dhe plotĂ«sisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”.

Izraeli e konsideron çarmatimin e Hamasit njĂ« nga disa kushtet kryesore pĂ«r çdo marrĂ«veshje qĂ« synon t’i japĂ« fund konfliktit.

Gjenerali i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, paralajmëroi të premten se nuk do të ketë pushim në luftimet në Gaza nëse negociatat dështojnë për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar.

Në ditët e fundit, qeveritë arabe i kanë kërkuar Hamasit të çarmatoset dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës, pasi një numër vendesh perëndimore, përfshirë Francën dhe Kanadanë, njoftuan plane për të njohur shtetin e Palestinës. Mbretëria e Bashkuar tha se do ta bënte këtë nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte deri në shtator.

AgjencitĂ« e OKB-sĂ« kanĂ« paralajmĂ«ruar se nĂ« Gaza ka uri masive tĂ« shkaktuar dhe kanĂ« fajĂ«suar Izraelin, i cili kontrollon hyrjen e tĂ« gjitha furnizimeve nĂ« territor. Izraeli ka kĂ«mbĂ«ngulur se nuk ka kufizime nĂ« shpĂ«rndarjen e ndihmave dhe se “nuk ka uri”.

Shifrat e fundit nga Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 1,373 palestinezë janë vrarë duke kërkuar ushqim që nga fundi i majit. OKB-ja thotë se shumica janë vrarë nga ushtria izraelite pranë vendeve të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për nxitjen e kaosit pranë vendeve dhe thotë se trupat e tij nuk hapin qëllimisht zjarr ndaj civilëve.

The post Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet shteti palestinez first appeared on JavaNews.al.

“NĂ« 20 ditĂ« u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« formalizimit tĂ« tregut

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra.

Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore.

Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.

“Zero tolerancĂ« ndaj çdo subjekti qĂ« shkel ligjin dhe nuk respekton rregullat e tregtimit tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale”, deklaroi Malaj.

The post “NĂ« 20 ditĂ« u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« formalizimit tĂ« tregut first appeared on JavaNews.al.

❌