Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Instituti i Gjeoshkencave: Fundjava me temperatura 44 gradë celsius në Shqipëri

Një valë e fuqishme dhe e zgjatur të nxehti pritet të godasë Ballkanin në ditët në vijim, duke kulmuar mes datave 21–26 korrik. Temperaturat ekstreme do të kapërcejnë 42 deri në 44°C në disa zona, përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë po përjeton valën e tretë të të nxehtit këtë verë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, masa të fuqishme ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut po lëvizin drejt Mesdheut…

Source

Endrit Shabani akuzon: Njerëzit e Adriatik Lapaj na kanë kërcenuar me jetë që t’i lirojmë vendin atij!

Nga një lëvizje që nisi si simbol shprese dhe ndryshimi, “Shqipëria Bëhet” po shndërrohet në një tjetër histori shqiptare zhgënjimi politik. Akuza e fortë e Endrit Shabanit ndaj Adriatik Lapajt – që nga thyerja e premtimit për dorëheqje e deri te pretendimet për kërcënime – nuk është më thjesht një grindje paszgjedhore, por sinjal alarmi për kulturën politike që po ripërsëritet me të njëjtat…

Source

Kërcënohet kreu i IKMT Shkodër, i lanë një kurorë mortore në portën e banesës

Një akt i qartë kërcënimi është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës, ku një kurorë me lule – simbol tradicional i vdekjes – është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër. Ngjarja është kallëzuar menjëherë në polici dhe konsiderohet një paralajmërim i drejtpërdrejtë për hakmarrje.

Source

Trageti merr flakë, pasagjerët hidhen në det

Një traget me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi. Deri tani raportohet për 5 viktima. Momentet tragjike u fiksuan nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale.

Source

Lidhjet politike me “Bankers”, Myslim Murrizi: Tre studio ligjore përfituan mbi 11.5 milionë euro për konsulencë fiktive. Deputetë e ish-ministra te PS dhe PD në pazare

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar…

Source

Histori/Kur Azem Hajdari, Spartak Ngjela, Frrok Çupi dhe Edi Rama shpëtuan bllokimin dhe falimentimin e gazetës KOHA JONE

Media shqiptare ka evoluar në këto 34 vite demokraci. Por disa momente epokale të historisë të saj nuk duhen harruar. E ky protoganist mediatik, si përherë, ishte gazeta KOHA JONE. Së pari mbetet në histori themelimi i gazetës me 11 maj 1991 në qytetin e Lezhës, si e para media e lirë në historinë e shtypit të shkruar shqiptar dhe që nga janari 1994 u bë gazeta më e madhe e vendit.

Source

Rama poston videon ku thotë se edhe ky i “forti” i lagjes, që nuk e ka hequr, ia heq shteti me forcë!

Kryeministri Rama nuk heq dorë deri në çlirimin e metrit të fundit nga ata që kanë zaptuar hapesirat publike. Aksioni që vazhdon në krejt territorin e Republikës, por sidomos në Tiranë, nuk do të lejojë asnjë të “fortë” lagje apo qyteti që ta shkelë këtë urdhër kryeministror. Në të vertetë ishte bërë problem për qytetarët, ku nuk kaloje dot në trotuarin e rrugës, pasi ishte marrë nga të “fortët”…

Source

Heqja e memorialit në Vermosh, kushtuar dhjetë burrave të asaj zone, të pushkatuar nga regjimi komunist, një akt primitiv dhe vandal

Nga Nikoll Pjetër Curi (Hysaj) – SHBA Këto ditë të nxehta korriku, kur e gjithë vëmendja e mbarë opinionit publik është përqendruar në ngjarjet e Thethit, për shkak të ndërtimeve turistike që janë bërë në atë zonë të thellë dhe nga më piktoresket e Shqipërisë, disa km. më në Veri, në Vermosh, ka ndodhur një ngjarje tjetër e shëmtuar dhe e paprecedent, madje në kufijtë e vandalizmit.

Source

Letër publike Eni Vasilit: Mbylle RTSH-në për ta shpëtuar

Nga Baton Haxhiu- E dashur Eni, Njihemi shume gjatë. Po ta shkruaj këtë letër me vonesën që ma imponoi një ditë dhe nuk mund të isha i pranishëm në tryezën që kishe organizuar për Radio Televizionin Shqiptar. Edhe nuk kisha dëshirë të prish punë me praninë, sepse ndaj mendime radikale për këtë institucion. Edhe ajo tryezë ku ti u gjende, për të ardhmen e një institucioni të vjetër…

Source

Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!

Shqipëria ndodhet sërish në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, të cilat kanë sjellë moti të kthjellët dhe temperatura përvëluese në të gjithë territorin. Parashikimet për ditët në vijim tregojnë për rritje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Zonat më të nxehta: Elbasani dhe Berati Sipas të dhënave meteorologjike, kulmi i të nxehtit pritet në…

Source

Ushqime dhe produkte të skaduara rietiketoheshin dhe hidheshin në treg si të sigurta për konsum, arrestohen

Një skandal i rëndë që rrezikonte drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve shqiptarë është zbuluar në zonën e Vorës, ku Policia e Shtetit ka çmontuar një rrjet të organizuar që falsifikonte etiketat e skadencës të produkteve ushqimore të prishura dhe i rikthente ato në treg. Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i udhëhequr nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në…

Source

U gudulis me vartësen e tij, i kushton 30 milionë paund divorci me gruan!

Një çift i kapur në një përqafim të ngrohtë në një koncert të Coldplay , kur videoja e tyre u shfaq në ekranin e madh të vendit, është zbuluar se është drejtori i pasur i kompjuterave Andy Byron, 50 vjeç, dhe shefja e tij e burimeve njerëzore Kristin Cabot, 56 vjeç. Ata janë të martuar. Por me njerëz të tjerë. Nëse ndonjë veprim divorci është i afërt, spekulohet se pamjet e pakëndshme mund t’i…

Source

Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë” në Athinë

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan nga Athina: “Në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë”, me pjesëmarrjen e Komisionerit të Energjisë, Dan Jorgensen, Zëvendëskryeministrit grek, Kostis Hatzidakis, ministrave të Energjisë të Evropës Juglindore dhe kontributorë të tjerë ndër vite të këtij Forumi të rëndësishëm”.

Source

Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Source

Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Greqi

Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhet në Athinë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, organizim i cili prej 20 vitesh është kthyer në një udhërrëfyes të rëndësishëm për të gjitha vendet anëtare. Balluku shkruan ndër të tjera se “veçanërisht për Shqipërinë, në këto vitet e fundit ka qenë një partner kyç, me të cilin po bashkëpunojmë…

Source

Shpërndarja e videove të rreme me inteligjencë artificiale në rrjetet sociale

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor. Nga Nensi Bogdani (BIRN) Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar…

Source

❌