❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke forcuar integritetin e organeve drejtuese dhe transparencën financiare.

Ligji në fuqi parashikonte ndalimin e ushtrimit të funksioneve drejtuese (administrator, anëtar bordi) për persona të dënuar për vepra penale të caktuara në Shqipëri, por nuk mbulonte rastet e dënimeve jashtë vendit për vepra të ngjashme, apo rastet kur individi ishte i sanksionuar me ndalim ushtrimi të profesionit në një tjetër shtet.

Kjo lejonte që individë të dënuar në vende të BE-së për mashtrim, korrupsion apo vepra të tjera të rënda të vazhdonin të mbanin role drejtuese në shoqëritë tregtare shqiptare. Projektligji e korrigjon këtë boshllëk, duke zgjeruar kriteret e papërshtatshmërisë dhe duke parashikuar krijimin e një regjistri publik të personave të ndaluar për administrim.

Kuadri ligjor aktual nuk përcakton qartë detyrimin për kthimin e fitimeve të shpërndara në kundërshtim me kriteret financiare, duke lënë të paqartë përgjegjësinë e aksionerëve përfitues.

Ndryshimet e reja sanksionojnë se fitimet e shpërndara pa autorizim duhet të kthehen detyrimisht dhe se aksionerët mbajnë përgjegjësi për shkeljen, duke synuar mbrojtjen e kapitalit dhe interesave të kreditorëve.

Ligji ekzistues nuk përmbante dispozita të detajuara për trajtimin e aksioneve të veta, si krijimi i rezervës së veçantë apo raportimi i detajuar dhe nuk ndalonte në mënyrë eksplicite mbështetjen financiare (huatë apo garancitë) të shoqërisë për blerjen e aksioneve të saj.

Këto boshllëqe krijonin mundësi për abuzime, përfshirë fshehjen e blerjes së aksioneve të veta përmes transaksioneve të ndërlikuara apo përdorimin e tyre si kolateral për huatë e palëve të treta. Projektligji vendos kufizime të qarta, duke ndaluar praktikat që cenojnë transparencën dhe stabilitetin financiar.

Për herë të parë parashikohet një dispozitë specifike që trajton shpalljen e pavlefshmërisë së një bashkimi të shoqërive në rast shkeljesh procedurale ose ligjore. Kjo masë synon të garantojë sigurinë juridike dhe të vendosë kufizime të qarta kohore duke shmangur pasigurinë në transaksionet e mëvonshme.

Projektligji që synon harmonizimin me rregullat e BE-së do të lehtësojë operimin e bizneseve shqiptare në tregje të tjera evropiane dhe do të eliminojë barrierat ligjore dhe proceduriale. Investitorët e huaj do të kenë një mjedis më të parashikueshëm, ndërsa procedurat e reja si regjistrimi elektronik i degëve, thjeshtësimi i raportimeve dhe qartësimi i rregullave financiare pritet të inkurajojnë sipërmarrjen dhe inovacionin.

Ndryshimet e parashikuara për integritetin e administratorëve, shpërndarjen e fitimeve, trajtimin e aksioneve të veta dhe transparencën financiare synojnë të forcojnë standardet e qeverisjes dhe rrisin përgjegjshmërinë e organeve drejtuese ndaj aksionarëve dhe kreditorëve.

Sipas qeverisë, ky projektligj vendos një bazë solide për transpozimin e direktivave të ardhshme të BE-së, përfshirë ato që lidhen me barazinë gjinore në organet drejtuese dhe transparencën fiskale.

 

 

 

 

The post Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit appeared first on Revista Monitor.

Projektligji, të huajt do të aksesojnë online të dhënat dhe bilancet e kompanive shqiptare

Procedura “one-stop-shop” dhe aplikimi online pĂ«r regjistrim ekzistojnĂ« prej vitesh, por ShqipĂ«ria ende nuk Ă«shtĂ« e integruar nĂ« sistemin europian BRIS (Business Registers Interconnection System).

Kjo do të thotë se autoritetet dhe bizneset në BE nuk mund të marrin automatikisht informacion mbi një shoqëri shqiptare përmes Portalit Europian të e-Drejtësisë, duke detyruar përdorimin e procedurave më të kushtueshme si kërkesat manuale pranë QKB-së, përkthimet dhe legalizimet.

Kuadri ligjor shqiptar për regjistrimin e bizneseve pritet të pësojë një reformë për ta përshtatur atë me standardet e BE sipas projektligjit që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndjerrë për konsultim publik.

Projektligji “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime, ‘PĂ«r regjistrimin e biznesit’, synon lidhjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Regjistrit Tregtar me BRIS, duke mundĂ«suar shkĂ«mbimin automatik tĂ« tĂ« dhĂ«nave me vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«. Kjo do tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe sigurinĂ« e transaksioneve ndĂ«rkufitare, pasi tĂ« dhĂ«nat bazĂ« tĂ« shoqĂ«rive shqiptare do tĂ« jenĂ« tĂ« aksesueshme falas nga publiku dhe autoritetet nĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«.

Një risi tjetër e rëndësishme është hapja e mundësisë për regjistrim 100% online për investitorët e huaj dhe diasporën, pa nevojë udhëtimi ose procedura burokratike shtesë. Njohja e identifikimit elektronik dhe e nënshkrimit digjital të lëshuar nga vendet e BE-së do të thotë se një investitor mund të hapë një shoqëri apo degë në Shqipëri nga distanca, duke shmangur prokurat, noterizimet dhe apostilimet.

Reforma sjell përfitime edhe për bizneset vendase, duke thjeshtuar dhe shpejtuar procedurat, duke ulur kontaktet fizike me sportelet dhe duke minimizuar mundësitë për praktika korruptive.

Por administrata publike do tĂ« duhet tĂ« kryejĂ« investime nĂ« infrastrukturĂ«n IT pĂ«r t’u integruar me platformĂ«n europiane, por pritshmĂ«ritĂ« janĂ« pĂ«r rritje tĂ« ndjeshme tĂ« efikasitetit afatgjatĂ«.

Nga pikëpamja ekonomike, reforma pritet të nxisë rritjen e numrit të bizneseve të reja dhe të tërheqë investime të huaja, veçanërisht nga BE-ja dhe diaspora. Përfitimet përfshijnë uljen e kostove për bizneset, rritjen e sigurisë juridike dhe forcimin e besimit në marrëdhëniet tregtare.

Sipas planit, brenda një viti nga miratimi, sistemi do të jetë funksional për regjistrimet online dhe i ndërlidhur me BRIS, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet me shërbimet tregtare më inovative në rajon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Projektligji, të huajt do të aksesojnë online të dhënat dhe bilancet e kompanive shqiptare appeared first on Revista Monitor.

Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës

Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Mungesa e institucioneve ka goditur ekonominë e vendit.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka paralajmëruar për pasojat e rënda që ka shkaktuar bllokimi institucional gjashtëmujor në vend, duke e vlerësuar humbjen direkte ekonomike në rreth 300 milionë euro.

Sipas AKB-së, kriza ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kushtetutës nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar.

NĂ« njĂ« reagim publik, AKB thekson se kriza e qĂ«llimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetĂ«rore, ka penguar funksionimin normal tĂ« institucioneve dhe ka shkaktuar humbje nĂ« çdo sektor – nga prodhimi dhe eksporti, te investimet e huaja dhe projektet strategjike.

“Pasiguria politike dhe juridike pĂ«r gjashtĂ« muaj me radhĂ« ka sjellĂ« rreth 300 milionĂ« euro humbje tĂ« drejtpĂ«rdrejta, rĂ«nie deri nĂ« 25% tĂ« kapaciteteve prodhuese, pezullim tĂ« kontratave ndĂ«rkombĂ«tare dhe largim tĂ« investitorĂ«ve tĂ« huaj. KĂ«to nuk janĂ« vetĂ«m statistika – janĂ« mijĂ«ra vende pune tĂ« humbura dhe dhjetĂ«ra biznese nĂ« prag tĂ« falimentimit”.

Sipas AKB-së, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ka konfirmuar se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por konstatimi ka ardhur tepër vonë për ekonominë

AKB kĂ«rkon nga tĂ« gjitha institucionet dhe forcat politike qĂ« t’i japin fund praktikave tĂ« tilla, tĂ« respektojnĂ« KushtetutĂ«n dhe tĂ« garantojnĂ« stabilitet institucional.

“Ekonomia nuk mund tĂ« mbahet peng i pazareve politike – çdo ditĂ« bllokimi Ă«shtĂ« njĂ« goditje fatale pĂ«r vendin”.

Edhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kanë numëruar pasojat që ka përjetuar ekonomia, prej se ka nisur kriza politike.

Në një tryezë diskutimi që ka organizuar Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i saj, Arian Zeka, tha se çdo ditë janë ofruar informata për përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve.

“Çdo ditĂ« marrim informata pĂ«r sa i pĂ«rket pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« shĂ«ndetit financiar tĂ« bizneseve dhe rĂ«nies sĂ« likuiditetit tĂ« institucioneve financiare.

Ankesat lidhen po ashtu me zvogĂ«limin e investimeve kapitale nga ana e institucioneve publike nĂ« vend. Duke qenĂ« njĂ« prej shtyllave kryesore zhvillimore, e cenon edhe rrjedhĂ«n e parasĂ« sĂ« gatshme dhe shĂ«ndetin financiar”.

Kurse, Lorik Fejzullahu i cili përfaqëson një nga bizneset, e paraqiti si problem rënien e investimeve kapitale.

“Kosova Ă«shtĂ« shumĂ« specifike nga shumĂ« vende tĂ« tjera tĂ« rajonit dhe botĂ«s, pasi shpenzimet qeveritare pĂ«rbĂ«jnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« bruto-produktit vendor.

Kjo ka stagnuar nĂ« kĂ«to vite tĂ« qeverisjes, tash edhe me ngĂ«rçin politik nuk shihen mĂ« tej projekte tĂ« tjera zhvillimore dhe kapitale. Ju e dini qĂ« pesĂ«-gjashtĂ« komuna tĂ« mĂ«dha nuk e kanĂ« buxhetin e aprovuar dhe nuk mund tĂ« shpenzojnĂ« fonde. Krejt kjo ka filluar tĂ« ndihet nĂ« ekonomi”, deklaroi Fejzullahu.

Ndër problemet e ngritura gjatë diskutimeve në këtë tryezë, është edhe obligimi i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, që të dalin në treg të hapur të energjisë.

Me 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan e me 15 prill filluan përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Për më shumë se 100 ditë, qytetarët plot 54 herë e panë duke e hapur e duke e mbyllur seancën konstituive kryesuesin e saj.

Seancat e dështuara bën që Kosova të mos ketë institucione të reja as pas fiks 6 muajve nga zgjedhjet e 9 gushtit.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, i fitoi 48 ulĂ«se dhe partitĂ« e tjera parlamentare nuk kanĂ« pranuar ta votojnĂ« kandidaten e saj pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, pĂ«r emĂ«rimin e sĂ« cilĂ«s nevojiten tĂ« paktĂ«n 61 vota.Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si “pĂ«rçarĂ«se”.

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave.

 

 

 

The post Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a

Kreditë e pakthyer në afat në raport me totalin e huasë në ekonomi kanë shënuar rënie në qershor, pas rritjes së konstatuar në maj.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, niveli i huave jo performuese ishte 4.01%, nga 4.12% në maj. Ky është niveli më i ulët i dekadës së fundit dhe rekordi minimal që nga viti 2008.

Që nga viti 2014, kur arriti në 25%, niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht, duke u përshpejtuar tre vitet e fundit.

Rënia e raportit të kredive me probleme në dy vitet e fundit është ndikuar sidomos nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 12.5%. Rritja e kredisë edhe në pjesën e parë të vitit 2025 po ruan ritme të ngjashme të rritjes me vitin 2024.

Rritja dyshifrore e portofolit ka një efekt pozitiv mbi raportin e kredive me probleme, sepse për një portofol të njëjtë të kredive me probleme bën që raporti i tyre të jetë më i ulët. Por, nga ana tjetër një rritje e shpejtë e kreditimit në teori shton rreziqet edhe për një shtim gradual të portofolit të kredive me probleme.

Pavarësisht rënies, në raport me rajonin, sistëmi banker vijon të ketë më shumë kredi me probleme. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%.

Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.

Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.

The post Huatë me probleme i kthehen sërish rënies në qershor, niveli më i ulët që nga 2008-a appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas

Pjesa e tregut e kompanisë kryesuese të tregut të sigurimeve është në rënie të lehtë këtë vit, ndërsa kompanitë e tjera po fitojnë terren.

Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin 2025 Sigal ka ruajtur kryesimin në treg, me 25.95% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 27.77% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Që prej qershorit të këtij viti, Sigal nuk është më pjesë e UNIQA Group Austria, pas finalizimit të transaksionit të shitjes së kuotave nga grupi austriak te një kompani shqiptare, në pronësi të Avni Ponarit, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë.

Kompania e dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Albsig, që për 6-mujorin mbante 19.45% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Kompania e grupit Kastrati ka rritur pjesën e saj të tregut, nga niveli prej 19.15% që mbante një vit më parë.

Eurosig ka arritur në pothuajse 13.81% të tregut, nga 13.42% që mbante për 6-mujorin 2024.

Ndjek Sigma Vienna Insurance Group, që për 6-mujorin zotëronte 12.67% të primeve të shkruara bruto, nga 12.72% që mbante një vit më parë.

Në rritje është Intersig Vienna Insurance Group, që ka arritur në 8.9% të tregut (nga 8.83% një vit më parë.

Vijon Insig, që ka arritur në 7.24% (nga 6.53% një vit më parë), Ansig, në 6.09% (nga 5.85% që mbante një vit më parë) dhe Atlantik, në 5.89% (nga 5.73% një vit më parë).

Me largimin e UNIQA Group Austria, sipas origjinës së kapitalit tregu po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë shqiptare. Pjesa e tregut e kompanive me kapital shqiptar ka rënë lehtë në 78.4%, nga 50.7% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

DĂ«shtimi i tregut shqiptar tĂ« sigurimeve pĂ«r t’u zhvilluar dhe pĂ«r t’u zhvendosur nga “shtrati” i sigurimeve tĂ« detyrueshme duket se e ka zbehur interesin e investitorĂ«ve tĂ« specializuar nga jashtĂ«.

Në përgjithësi, edhe ndarja e tregut të sigurimeve sipas primeve të shkruara bruto paraqitet relativisht e ngurtë, edhe për shkak se tregu mbështetet kryesisht në produktet e detyrueshme të sigurimit motorik.

Skema e tregtimit të këtyre produkteve, duke përfshirë edhe sigurimin e brendshëm motorik TPL, nuk favorizon shumë konkurrencën, por kryesisht tenton të mbajë nën kontroll çmimet, që kanë ndryshime shumë të vogla mes kompanive të ndryshme.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto në sigurime për 6-mujorin arritën një vlerë totale prej 12.8 miliardë lekësh ose rreth 130 milionë eurosh, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës përbënte edhe pjesën dërrmuese të tregut, me 11.7 miliardë lekë prime (91% të totalit), në rritje me 7.6% krahasuar me 6-mujorin 2024./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve: 78% zotërohet nga kapitali vendas appeared first on Revista Monitor.

Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.

Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.

Blerim Norja, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Strukturave Akomoduese DurrĂ«s–KavajĂ«, thotĂ« se mungesa mĂ« e madhe Ă«shtĂ« ndier nga segmenti i turistĂ«ve tĂ« diasporĂ«s, tĂ« cilĂ«t zakonisht prenotojnĂ« nĂ« minutat e fundit.

“Ta marrĂ«sh nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, sezoni Ă«shtĂ« i mirĂ«, por pritshmĂ«ritĂ« kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« larta. Ka pasur njĂ« vakum nĂ« muajin korrik tĂ« klientĂ«ve ‘last minute’, ose tĂ« quajtur ndryshe klientĂ«t e diasporĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« prezent çdo sezon nĂ« ShqipĂ«ri,” u shpreh ai.

Sipas tij, strukturat akomoduese qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« dhoma tĂ« lira jashtĂ« kontratave me agjencitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, duke shpresuar te rezervimet individuale me çmim mĂ« tĂ« lartĂ«, nuk i kanĂ« arritur objektivat. “KĂ«tĂ« vit, numri i kĂ«tyre klientĂ«ve ka rĂ«nĂ« dhe kjo u Ă«shtĂ« kthyer nĂ« bumerang pĂ«r kĂ«to struktura,” thekson Norja.

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, ndan tĂ« njĂ«jtin vlerĂ«sim mbi qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tregut, por nĂ«nvizon se baza e tur-operatorĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« mbetet e sigurt. “ShqipĂ«ria ka marrĂ« trendin e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme. NĂ« krahasim me vitet e kaluara, kemi njĂ« rĂ«nie tĂ« vogĂ«l, por sa i pĂ«rket tur-operatorĂ«ve europianĂ« nuk ka lĂ«vizje dhe ata janĂ« tĂ« sigurt pĂ«r ne,” thotĂ« ai.

Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.

“90% e turistĂ«ve qĂ« mungojnĂ« janĂ« turistĂ«t shqipfolĂ«s. Kjo lidhet edhe me reklamĂ«n e keqe qĂ« po i bĂ«het jo vetĂ«m DurrĂ«sit, por edhe gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«,  si rritje çmimesh dhe mungesĂ« shĂ«rbimesh,” thotĂ« Norja.

“Ai 5% qĂ« ka rĂ«nĂ« janĂ« vizitorĂ« nga trevat shqiptare qĂ« ose nuk kanĂ« frekuentuar DurrĂ«sin kĂ«tĂ« vit, ose kanĂ« zgjedhur tĂ« udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« komplet”.- shprehet Çerenishti

Për hotelet që kanë mbyllur kontrata të hershme me agjenci të huaja, ndikimi ka qenë minimal. Por për të tjerët, zgjatja e sezonit është kthyer në një faktor balancues.

“KĂ«tĂ« vit kemi filluar pak mĂ« herĂ«t, nĂ« fillim tĂ« prillit, dhe do e mbyllim nĂ« nĂ«ntor. Pra, Ă«shtĂ« shtuar sezoni me dy muaj. Kjo do ndikojĂ« nĂ« bilancin total, qĂ« pavarĂ«sisht rĂ«nies sĂ« korrikut, pritet tĂ« jetĂ« pozitiv,” shton Norja.

Ndërsa shifrat totale të turistëve janë në rritje, cilësia e tyre ka ardhur në rënie. Sipas Rrahman Kasës, kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ulja e numrit të turistëve me shpenzime të larta është shqetësim serioz për industrinë.

“Kategoria e turistĂ«ve cilĂ«sorĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie. Ne jemi nĂ« kontakte tĂ« vazhdueshme me hotelet dhe ato raportojnĂ« mungesĂ« tĂ« kĂ«saj kategorie nĂ« bregdet. NĂ«se e humbasim kĂ«tĂ« segment, rrezikojmĂ« uljen e imazhit turistik tĂ« ShqipĂ«risĂ«,” paralajmĂ«ron Kasa.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë perceptim është mungesa e ujit të pijshëm në zonën turistike të Durrësit. Problemi është theksuar këtë vit si kurrë më parë.

“Mungesa e ujit nĂ« Golem dhe nĂ« qytet ka qenĂ« sfidĂ«. Liqeni i MaskurisĂ« nuk funksionoi si duhet, dhe masat u morĂ«n me vonesĂ«. Uji Ă«shtĂ« siguruar me bote, puse, apo mĂ«nyra artizanale, por cilĂ«sia ishte e dobĂ«t dhe kostot ishin tĂ« paplanifikuara,” thotĂ« Çerenishti.

“NĂ« shumĂ« zona, uji vjen vetĂ«m dy orĂ« nĂ« mĂ«ngjes. Hotelet janĂ« detyruar tĂ« hapin puse, tĂ« zbrazin pishina dhe tĂ« blejnĂ« bote uji. Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale nĂ« rrjetet sociale dhe po dĂ«mton imazhin e vendit.”- shton kreu i unionit turistik.

Përballja me forcimin e lekut dhe rritjen e pagave po ushtron presion të madh mbi bizneset turistike. Edhe pse në letër çmimet janë të njëjta, në realitet, kostot janë rritur ndjeshëm.

“OperatorĂ«t nĂ« DurrĂ«s kanĂ« qenĂ« shumĂ« korrektĂ« me çmimet. Rritja ka qenĂ« minimale, por humbjet nga kursi janĂ« tĂ« mĂ«dha. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse hotelet kĂ«tu janĂ« mĂ« tĂ« mbushura se nĂ« jug  strukturat kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshme,” thotĂ« administratori i FAFA Group.

“NĂ« 10 vite, restorantet nuk kanĂ« ndryshuar çmimet, ndĂ«rsa hotelet shumĂ« pak. Kemi kosto tĂ« shumta nga rĂ«nia e euros dhe rritja e pagave qĂ« ka ndikuar ndjeshĂ«m por çmimet nuk i kemi rritur .”- tregon Norja

Gjetja dhe mbajtja e stafit mbetet sfidë për sektorin. Mungesa e kontratave afatgjata dhe sezonaliteti bëjnë që punonjësit të mos e shohin turizmin si profesion të qëndrueshëm.

“Kjo problematikĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e theksuar nĂ« hotelet sezonale. PunonjĂ«sit nuk duan tĂ« punojnĂ« vetĂ«m 3-4 muaj dhe preferojnĂ« punĂ« tĂ« tjera. NĂ«se sezoni zgjatet dhe strukturat qĂ«ndrojnĂ« hapur gjithĂ« vitin, paga do jetĂ« e qĂ«ndrueshme dhe mĂ« konkurruese. Edhe tani Ă«shtĂ« njĂ« nga punĂ«t mĂ« tĂ« paguara nĂ« DurrĂ«s,” thotĂ« Norja.

Nga ana tjetĂ«r, Çerenishti shton se “Fuqia punĂ«tore Ă«shtĂ« jetike pĂ«r hotelerinĂ«. Po pĂ«rballemi ende me staf tĂ« pa kualifikuar, studentĂ«, nxĂ«nĂ«s pa eksperiencĂ«. I trajnojmĂ« gjatĂ« sezonit dhe ata ikin. Çdo vit fillojmĂ« nga e para.

Sipas tij, zgjidhja mund të vijë nga strategjia e turizmit 2030, që parashikon mbështetje financiare për strukturat: 6 muaj pagë nga biznesi dhe 6 muaj sigurim e pagesë minimale nga shteti.

Pavarësisht problematikave me infrastrukturën, rënies së turistëve vendas apo sfidave ekonomike që kanë prekur industrinë këtë sezon, Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar. Aksesueshmëria, deti i ngrohtë dhe çmimet ende të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, bëjnë që për shumë pushues, vendas apo të huaj,  ky qytet të jetë zgjedhje e sigurt për pushimet verore.

PavarĂ«sisht problematikave, DurrĂ«si mbetet njĂ« destinacion i pĂ«lqyer pĂ«r turistĂ«t e huaj dhe vendas. Marjana, njĂ« shqiptare qĂ« jeton nĂ« Itali, thotĂ« se “çmimet janĂ« pak mĂ« tĂ« larta, por njĂ« drekĂ« nĂ« restorant me familjen dhe çadrat kushton rreth 120 euro – normale pĂ«r pushime.”

Anika, njĂ« turiste nga Polonia, tregon: “ËshtĂ« hera ime e parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe gjithçka Ă«shtĂ« perfekte. Moti, uji, ushqimi, njerĂ«zit. Kam ngrĂ«nĂ« kallamarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« ndonjĂ«herĂ«. Vitin tjetĂ«r, me shumĂ« gjasĂ«, do kthehemi si familje.”

Ana, nga Italia, vjen shpesh pasi nĂ«na e saj Ă«shtĂ« shqiptare. “Ajo qĂ« mĂ« pĂ«lqen mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« jeta e natĂ«s. Deti Ă«shtĂ« shumĂ« i bukur, por atmosfera nĂ« mbrĂ«mje mĂ« ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rshtypje.”/ Armela Toska

Ndiqni videon:

The post Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5% appeared first on Revista Monitor.

Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro më 2026

Projekti  i hekurudhĂ«s sĂ« re DurrĂ«s–PrishtinĂ« po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re, me njĂ« kĂ«rkesĂ« konkrete pĂ«r financim nĂ« buxhetin e vitit 2026.

Sipas buxhetit afatmesĂ«m 2026 -2028, Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« nĂ« kĂ«rkesat shtesĂ« pĂ«r shpenzime kapitale pĂ«rmendi ndĂ«rtimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s – PrishtinĂ«, ku vlera e plotĂ« e projektit Ă«shtĂ« 187 mld lekĂ« ose rreth 1,9 miliardĂ« euro. Nga kjo shumĂ« pĂ«r vitin 2026 kĂ«rkohet njĂ« financim prej 37 miliardĂ« lekĂ«sh, ose rreth 370 milionĂ« eurosh.

Vlera e kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës do të kalojë fazat e shqyrtimit nga Ministria e Financave në raport me kapacitetet buxhetore dhe shumat reale që do të akordohen për këtë projekt vendosen në buxhetin e vitit 2026.

Hekurudha është konceptuar si një lidhje strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasur për qëllim. jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve, por edhe forcimin e integrimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.

Linja pritet të transformojë portin e Durrësit në një nyje logjistike rajonale, duke shërbyer si hyrje e drejtpërdrejtë për tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Ajo rezulton nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës të ndërmarra nga vendi ynë. Gjithashtu projekti është pjesë e Planit Kombëtar të Investimeve dhe është mbështetur në nivel ndërqeveritar nga Tirana dhe Prishtina.

Me përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe kalimin në fazën e implementimit, përfshirja në  kërkesat buxhetore për vitin 2026 me një shumë kaq të lartë tregon se qeveria shqiptare e konsideron këtë projekt një ndër prioritetet kryesore të infrastrukturës për dekadën e ardhshme.

Aktualisht, qeveria është në kërkim të financimeve shtesë për pjesën tjetër të projektit, dhe mbështetjes nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Linja e re hekurudhore do të kalojë nga Durrësi përmes Shkodrës, Gjakovës dhe përfundon në Prishtinë. Infrastruktura parashikohen tunele, ura, nënkalime, dhe stacione.

Zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës kanë sqaruar me herët se një pjesë e këtij segmenti është pjesërisht i ndërtuar, nga Vora deri në Shkodër, ndërsa mbetet për tu bërë tërësisht e re pjesa nga Shkodra në Gjakove.

Ndërsa të tjera hekurudha Durrës-Prishtinë shihet si pjesë e infrastrukturës që ju shërben forcave të luftimit dhe NATOS.

 

The post Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro më 2026 appeared first on Revista Monitor.

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.

Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024

Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.

Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.

Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.

Numri i taksive Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe gjithashtu i automjeteve qĂ« jepen me qira pĂ«r turistĂ«t. Duket se tashmĂ« tregu ka krijuar njĂ« ngopje dhe mĂ« 2025 po importohen mĂ« pak. ShumĂ« biznese dhe individĂ« mund t’i kenĂ« kryer tashmĂ« blerjet e nevojshme, duke ulur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« mjete.

Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.

The post Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut appeared first on Revista Monitor.

Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim në Bullgari

Agjencia Fitch Ratings ka pĂ«rmirĂ«suar vlerĂ«simin afatgjatĂ« tĂ« kreditit tĂ« BankĂ«s pĂ«r Zhvillim tĂ« BullgarisĂ« (BDB) nga ‘BBB’ nĂ« ‘BBB+’, duke i dhĂ«nĂ« gjithashtu njĂ« perspektivĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Vlerësimi i ri përputhet me vlerësimin sovran të Bullgarisë dhe pasqyron besimin e agjencisë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit pas vendimit për të adoptuar Euron.

Ky hap sinjalizon rritjen e besimit si në ekonominë kombëtare, ashtu edhe në qëndrueshmërinë financiare të bankës shtetërore.

VlerĂ«simi afatshkurtĂ«r pĂ«r BDB gjithashtu u pĂ«rmirĂ«sua, nga ‘F2’ nĂ« ‘F1’, sĂ« bashku me njĂ« vlerĂ«sim tĂ« pĂ«rmirĂ«suar tĂ« nivelit tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« pritur nga shteti. Fitch vlerĂ«son se banka ka rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r pĂ«rparimin e politikave shtetĂ«rore, veçanĂ«risht nĂ« nxitjen e rritjes ekonomike.

Pjesa më e madhe e financimeve të saj vijnë nga burime publike dhe institucione financiare ndërkombëtare, gjë që e bën atë një partner qendror në zbatimin e nismave zhvillimore.

Delyana Ivanova, kryetare e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« BDB, e mirĂ«priti pĂ«rmirĂ«simin e vlerĂ«simit si njĂ« njohje tĂ« progresit tĂ« bankĂ«s. “Ky vlerĂ«sim reflekton punĂ«n e vazhdueshme tĂ« institucionit pĂ«r t’u pozicionuar si njĂ« motor i qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r zbatimin e politikave qeveritare”, – tha ajo.

BDB është një institucion kreditor në pronësi të plotë të shtetit bullgar. Nën strategjinë e saj aktuale fokusohet tek investimet e qëndrueshme dhe mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektorin publik dhe nismat, që lidhen me prioritetet kombëtare. Përmirësimi i vlerësimit konsiderohet si një konfirmim i rolit të saj në zhvillimin e ekonomisë bullgare.

The post Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim në Bullgari appeared first on Revista Monitor.

FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 2 vitet e fundit

Çmimet botĂ«rore tĂ« mallrave ushqimore u rritĂ«n nĂ« korrik nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« mbi dy vite, pasi njĂ« kĂ«rcim i çmimeve tĂ« vajrave bimore dhe nivelet rekord tĂ« mishit tejkaluan rĂ«nien e çmimeve tĂ« drithĂ«rave, bulmetit dhe sheqerit, tha Organizata e Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« e Kombeve tĂ« Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve i FAO-s, qĂ« shĂ«rben si tregues global pĂ«r çmimet e mallrave ushqimore, mesatarisht arriti nĂ« 130.1 pikĂ« nĂ« korrik, njĂ« rritje 1.6% nga qershori, sipas FAO-s. Ky ishte niveli mĂ« i lartĂ« qĂ« nga shkurti 2023, megjithĂ«se indeksi ishte 18.8% mĂ« poshtĂ« se kulmi i arritur nĂ« mars 2022, pas pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia.

Indeksi i çmimeve të mishit i FAO-s arriti një rekord të ri 127.3 pikë, me një rritje 1.2% nga kulmi i mëparshëm në qershor, pasi kërkesa e fortë e importit nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara rriti çmimet e mishit të viçit dhe mishit të deles, tha agjencia. Importet amerikane të mishit të viçit janë rritur pasi thatësira shkaktoi një rënie të numrit të gjedhit në vend. Kina importoi sasi rekord të mishit të viçit vitin e kaluar mes rritjes së popullaritetit të këtij lloji mishi, megjithëse një hetim zyrtar mbi mishin e viçit të importuar ka rritur pasigurinë mbi kërkesën kineze.

NĂ« tregjet e tjera tĂ« mishit, çmimet e shpendĂ«ve u rritĂ«n lehtĂ« pas rifillimit tĂ« importeve tĂ« pulĂ«s braziliane nga blerĂ«sit kryesorĂ«, pasi Brazili rifitoi statusin zyrtar si “vend pa gripin e shpendĂ«ve” pas masave tĂ« marra ndaj shpĂ«rthimit tĂ« parĂ«. NĂ« kontrast, çmimet e mishit tĂ« derrit ranĂ« pĂ«r shkak tĂ« furnizimeve tĂ« mjaftueshme dhe kĂ«rkesĂ«s mĂ« tĂ« ulĂ«t, veçanĂ«risht nĂ« Bashkimin Europian, shtoi FAO.

Indeksi i vajrave bimore i FAO-s u rrit në 166.8 pikë, 7.1% më shumë se muaji i kaluar dhe në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta për vajin e palmës, sojës dhe lulediellit, për shkak të kërkesës së fortë globale dhe furnizimeve në tkurrje, megjithëse çmimet e vajit të rapës ranë me ardhjen e prodhimit të ri në Europë.

Treguesi i çmimeve të drithërave i FAO-s zbriti në nivelin më të ulët në gati pesë vjet, duke reflektuar presionin sezonal të furnizimeve nga korrjet e grurit në Hemisferën Veriore. Indeksi i veçantë për orizin ra me 1.8% muajin e kaluar, i nxitur nga furnizimet e bollshme për eksport dhe kërkesa e dobët e importit.

Çmimet e bulmetit ranĂ« lehtĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga prilli 2024, me rĂ«niet e çmimeve pĂ«r gjalpin dhe qumĂ«shtin pluhur, qĂ« kompensuan rritjet e mĂ«tejshme pĂ«r djathin.

Indeksi i çmimeve të sheqerit i FAO-s ra për të pestin muaj radhazi, për shkak të pritshmërive për rritje të prodhimit në Brazil dhe Indi, pavarësisht shenjave të rikuperimit të kërkesës globale për import të sheqerit/ Reuters

 

The post FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 2 vitet e fundit appeared first on Revista Monitor.

Sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhimi i industrisë së mikpritjes në Maqedoninë e Veriut

Mislim Zendeli*

NĂ« çdo industri, suksesi varet nga aftĂ«sia organizative pĂ«r tĂ« identifikuar sfidat kryesore dhe pĂ«r t’i menaxhuar ato nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive. Kjo detyrĂ« drejtĂ« realizimit tĂ« qĂ«llimeve afariste u takon edhe udhĂ«heqĂ«sve tĂ« sektorit tĂ« industrisĂ« sĂ« mikpritjes respektivisht nĂ« ato ndĂ«rmarrje dhe objekte afariste nga sfera e hotelierisĂ« qĂ« ofron shĂ«rbime me pije, ushqime dhe zbavitje gjatĂ« kohĂ«s sĂ« lirĂ« duke plotĂ«suar kĂ«rkesat dhe kĂ«naqĂ«sitĂ« e klientit, jo vetĂ«m turistĂ«ve por dhe rezidentĂ«ve. Ky sektor Ă«shtĂ« mjaft kompleks mu pĂ«r shkak tĂ« shumĂ«llojshmĂ«risĂ« sĂ« kĂ«rkesave gjithmonĂ« nĂ« rritje si pĂ«r kah vĂ«llimi ashtu dhe pĂ«r nga forma dhe ndĂ«rlikueshmĂ«ria.

Sipas disa hulumtimeve të bëra nga ana e një reviste nga fusha e industrisë së mikpritjes ku u përfshijnë, hotele, restorante, bare, dhe të gjitha objektet hoteliere që ofrojnë pije dhe ushqime, rezulton që kjo industri është  përballur me sfida të rëndësishme në vitin 2024, dhe këto probleme po vazhdojnë edhe në vitin 2025. Pavarësisht tejkalimit të 1 trilion dollarëve në shitje për herë të parë në vitin 2023, sektori ende po përballet me mungesën e fuqisë punëtore, kështu po sipas kësaj reviste pozicionet shef kuzhine dhe kuzhinierë 30% janë të lira sot e kësaj dite. Përveç kësaj, rritja e kostove të ushqimit ka bërë që 92% e restoranteve merren me rregullimet e çmimeve dhe menuve. Sjellja e konsumatorit po ndryshon gjithashtu, gjithnjë e më pak njerëz ushqehen jashtë, gjegjësisht në objektet e industrisë së mikpritjes. Kështu sipas po të njejtës revistë në Australi, numri i vizitorëve në restorante në vitin 2024 u ul 4%.

KĂ«to trende nuk pĂ«rjashtuan edhe tregun tonĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« mikpritjes ku tĂ« dhĂ«nat e Entit Statistikor e qĂ« kanĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejta me objektet afariste nga kjo industri, ofrojnĂ« shifra dĂ«shpruese. NĂ« periudhĂ«n shkurt 2025 –shkurt 2024 kemi rĂ«nie tĂ« kostos sĂ« jetesĂ«s nĂ« grupin restorante dhe hotele me 0.3%. Indeksi i kostos sĂ« jetesĂ«s nĂ« mars 2025, krahasuar me marsin 2024, shĂ«noi njĂ« rritje prej 2.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicĂ« shĂ«noi njĂ« rritje prej 2.2%.  Po sipas tĂ« dhĂ«nave nga Enti ShtetĂ«ror i Statistikave, indeksi i çmimeve tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ushqimit nĂ« Mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025, Ă«shtĂ« rritur me 1.0%. Indeksi i çmimeve tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ushqimit nĂ« Mars 2025, krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« vitit tĂ« kaluar, Ă«shtĂ« rritur me 6.9%. Indeksi kumulativ i çmimeve tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ushqimit pĂ«r periudhĂ«n Janar – Mars 2025, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, Ă«shtĂ« rritur me 6.2%, ndĂ«rsa krahasuar me Dhjetor 2024, Ă«shtĂ« rritur me 0.8%.

Këto janë vetëm disa shifra që duhet analizuar gjatë analizës së problemit të rrënies të theksuar të vëllimit dhe performancës së ndërmarrjeve që bëjnë pjesë në industrinë e mikpritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm. Mbaj bindjen se këto të dhëna që ofron Agjencia e Statistikës së RMV nuk pasqyrojnë realitetin dhe situata në terren duket se është më trishtuese.

Le të shqyrtojmë sfidat në industrinë ushqimore të cilat janë globale e që përcillen edhe ndërmarrjet e kësaj industrie edhe tek ne, si pjesë e tregut botëror.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore

Gjatë disa viteve të fundit, kostot e produkteve ushqimore pothuajse janë dyfishuar. Inflacioni gjithmonë në rritje ka ndikuar negativisht në afarizmin e industrisë së mikpritjes. Ndryshimeve klimaterike dhe ndërprerja e zinxhirit të furnizimit për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, janë faktorë kryesor që ndikojnë drejtpërdrejt në strategjinë e çmimeve të produkteve ushqimore që janë bazë e shërbimeve të hoteleve, restoranteve dhe objekteve tjera të cilët ofrojnë shërbime të pijeve dhe ushqime.

Sipas të dhënave nga OKB ,  rënia prej 1% e të korrave globale rrit çmimet e mallrave ushqimore me 8.5%, kurse rritja prej 1% e çmimeve të naftës rrit çmimet e mallrave ushqimore me 0.2%.

Ndërsa temperaturat globale rriten modelet e motit bëhen më të paparashikueshme. NASA ka parashikuar që emetimet e gazrave serrë do të vazhdojnë të rriten me ritmin aktual; rendimentet e e produkteve ushqimore parashikohet të ulen në mënyrë drastike deri në vitin 2030. Kjo gjëndje rrit çmimet e këtyre produkteve me një shpejtësi maramendëse. Në vitin 2025, çmimet për të gjitha ushqimet parashikohet të rriten nga 2.9 deri në 3.9 përqind.

Mungesa e fuqisë punëtore

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet industria e mikpritjes është mungesa e personelit, meqë dihet se kjo industri kryekëput varet nga fuqia punëtore.

Pavarësisht rimëkëmbjes nga pandemia, kjo industri  nuk arriti të kalojë fazat e depresionit të ekonomisë së përgjithshme.  Mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore është edhe si rrjedhojë e plakjes së popullsisë në veçanti në kontinentit Evropian por dhe në të gjithë botën si dhe nga kalimi i punëtorëve nga kjo industri në sektorë të qëndrueshëm.

Si shkaqe të kësaj gjendjeje parasegjithash mendohet vështirësitë e tërheqjes apo joshjes së punëtorëve të rinj, kushtet e vështira të punës dhe përfitimet e kufizuara, pamundësinë e implementimit të teknologjisë dhe inovacioneve. Këto dhe faktorë të tjerë krijojnë  probleme në cilësinë e shërbimit dhe ulin koeficientin e kënaqësisë tek klientela.

Të punësuarit në industrinë e mikpritjes kryesisht kanë paga të ulëta dhe mundësi të vogla për avancim në karrierë. Kjo e bën që, këto vende të punës, të jenë më pak tërheqëse për punonjësit potencialë, që rezulton në normat e larta të fluktuacionit me fjalë të tjera ndërrimet e shpeshta të punënjësve dhe vështirësi në rekrutimin dhe mbajtjen e punëtorëve të përhershëm, gjendje kjo që krijon pengesa në planifikim, organizim dhe në menaxhimin e përgjithshëm.

Rritja e kërkesave për sigurinë e produkteve ushqimore

Siguria e ushqimit i referohet përgatitjes, trajtimit dhe ruajtjes së ushqimit që synon të parandalojë sëmundjet dhe pasojat që vijnë nga ushqimi i keqpërgatitur dhe i keq ruajtur. Përmbushja e standardeve  të cilat janë pjesë e legjislativës dhe institucioneve shtetërore kërkon përshtatje të vazhdueshme ndaj rregulloreve që ndryshojnë, të cilat kanë ndikim në kostot e përgjithshme të afarizmit ku përfshihen dhe trajnimet e stafit. Kështu p.sh. implementimi i sistemeve të HACCP, ISO  dhe standardeve të tjera nga fusha a prodhimit, shërbimit dhe shpërndarrjes së ushqimit dhe pijeve përbën një zë të theksuar të buxheteve të ndërmarrjeve në këtë industri.

Problemet me mbetjet ushqimore

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, globalisht, rreth 13 përqind e ushqimit të prodhuar humbet  në etapat midis prodhimit  dhe shitjes me pakicë. Rreth 17 përqind e prodhimit global të ushqimit humbet në familje, objekte restorantore dhe shitje me pakicë.

Kur hidhen në deponi jo adekuate mbetjet ushqimore prodhojnë gazra serrë të dëmshëm si metani dhe dioksidi i karbonit, duke kontribuar në ndryshimet klimatike, ngrohjen globale. Në shumicën e rasteve objektet e industrisë së mikpritjes kanë probleme me tepricat ushqimore të cilat kërkojnë harxhime shtesë për eliminimin e tyre.

Integrimi i teknologjive në operacionet e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit dhe pijeve ofron mundësi të reja në efiçencë dhe produktivitet. Këtu menaxhmenti ta ketë parasysh rezistencën ndaj ndryshimit që bën stafi e që pengon implementimin e dijeve dhe sistemeve të reja. Kjo shton kërkesën për trajnime të përhershme dhe mbështetje të sektorit përmes masave planifikuese të shtetit, i cili në rastin tonë as që përpiqet të ndihmojë ndërmarrjet e kësaj branshe. Industria e mikpritjes siç dihet, tek ne, përfaqësohet kryesisht nga firmat e vogla apo bizneset familjare të cilat nuk i përballojnë  çmimet e ndryshimeve teknologjike dhe implementimin e inovacioneve, andaj duhet gjetur rrugë për sigurimin e fondeve shtesë për këtë veprim.

Ndërprerjet e zinxhireve të furnizimit me ushqim

Që nga pandemia, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit me ushqim kanë ndikuar ndjeshëm në industri në e mikpritjes,  ndërkaq lufta Rusi-Ukrainë po i  përkeqëson dita më ditë sfidat. Logjistika e furnizimit  përballet me ndërprerje për shkak të problemeve të transportit, mbylljes së kufijve dhe mungesës së fuqisë punëtore, duke krijuar kësisoj vonesa në shpërndarjen e produkteve. Nga ana tjetër ndryshimet klimaterike, çmimet e grumbullimit që demotivojnë bujqit dhe blegtorët, mospasja e fondeve për mbështetje të prodhuesve të këtyre produkteve kanë ndikuar që një numër i madh i bujqëve dhe blegtorëve të largohen nga ky sektor. Kësisoj RMV nga eksportues dalëgadalë bëhet importues i produkteve ushqimore. Kjo vetëm sa rrit çmimin e produkteve të nevojshme për përgatitjen e pijeve dhe ushqimeve në industrinë e mikpritjes.

Trendet e ndryshimeve të përhershme të preferencave të konsumatorëve.

Vitet e fundit, si problematikë qenësore në industrinë e mikpritjes është ndryshimi i sjelljes së konsumatorit. Sjellja e konsumatorit evoluon dhe ndryshon vazhdimisht. Ndryshimet e shpejta në mënyrën e të udhqyerit, kërkesat dietike, rritja e opsioneve të produketve në baza bimore ose rritja e fokusit në furnizimin e qëndrueshëm, paraqesin sfida në zhvillimin e menysë së shumicës së objekteve nga kjo branshë industriale. Trendet teknologjike, si rritja e aplikacioneve të shpërndarjes së ushqimit, ndikojnë në modelet e shërbimit, duke bërë të nevojshme përshtatje në strategjitë operacionale. Për më tepër, ka një dyndje të theksuar të konsumatorëve drejt produkteve dhe shërbimeve me vlerë dhe blerje premium. Faktorët e përkujdesjes së rritur për shëndetin si dhe rritja e mirëqenies ndikojnë në vendimet e blerjes, gjë që kërkon nga operatorët e industrisë së mikpritjes të përshtaten me trendin.

Konkurrenca dhe ngopja e tregut të produkteve të industrisë së mikpritjes

Mospasja barrierave për hyrësit e rinj  në këtë industri krijon konkurrencë jo të shëndoshë dhe e ngop tregun dhe çon në luftëra çmimesh, duke ulur marzhet e fitimit dhe krijimin e konkurrencës jolojale të formave të ndryshme.

Përshtatja ndaj preferencave në ndryshim të konsumatorëve dhe shfrytëzimi i teknologjisë është i domosdoshëm për të ruajtur konkurrueshmërinë në industri. Arritja e një ekuilibri midis cilësisë, çmimeve dhe ofertave unike është një sfidë e vazhdueshme e afaristëve nga kjo sferë. Përshtatshmëria e shpejt e menyve dhe llojeve të veçanta të shërbimeve si dhe futja e teknologjive të reja që përmbushin pritjet gjithmonë të paqëndrueshme e klientelës kërkon po ashtu impenjim të tejskajshëm të menaxhmenteve të objekteve të kësaj industrie.

Pasiguria ekonomike

Pasiguaria ekonomomike apo ndikimi i të a.q. faktorë të jashtëm siç janë: rrënia ekonomike, ngjarjet gjeopolitike, të tilla si mosmarrëveshjet tregtare, krizat globale, pandemitë, paraqesin sfida të papara, duke detyruar mbyllje të shumë objekteve, duke kufizuar mosmarrëveshjet tregtare, duke prishur zinxhirët e furnizimit dhe duke çuar në mungesë të përbërësve dhe luhatje të çmimeve. Përshtatja ndaj kërkesës së luhatshme, menaxhimi i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe ndryshimet rregullatore janë çështjet thelbësore që ndikojnë në afarizmin bashkëkohorë të ndërmarrjeve në industrinë e mikpritjes.

Siç shihet sfidat me të cilat ballafaqoheet sot ndërmarrja nga industria e mikpritjes janë të shumta. Njohja e këtyre sfidave është vetëm hapi i parë. Kuptimi i funksionimit të brendshëm në këtë industri mundëson adresimin e këtyre çështjeve drejt një  qasjeje inovative për zgjidhjen e problemeve të shumta disademensionalë. Për të balancuar interesat mes zhvillimit të ndërmarrjeve të industrisë së mikpritjes dhe mbrojtjes së konsumatorit ekspertë të njohur ofrojnë një sërë politikash:

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë bizneset e industrisë së mikpritjes lidhur me financat, fuqinë punëtore si dhe në përmirësimin e shërbimeve bazuar në përvojat e klientëve,  ashtu edhe zgjidhjet operative duke përfshirë menaxhimin e inventarit, zinxhirit të furnizimit, optimizimin e menusë, segmentimin e dhe hulumtimin e tregut dhe të ngjashme.

Disa kompani nga kjo industri tani më zbatojnë me sukses IA. Ato përmes përpunimit të të dhënave për klientët si p.sh. numrit, kategorisë, kohës së konsumit dhe të ngjashme, krijojnë përparësi konkurruese.

Për ta kapërcyer problemin e fluktuacionit, menaxhmentet e ndërmarrjeve në industrinë e mikpritjes  duhet të përqëndrohen në krijimin e fuqisë punëtore të qëndrueshme duke rritur produktivitetin e punës dhe për të tërhequr apo joshur staf cilësor përmes: rekrutimi të talenteve, procesit të integrimit, orientimit dhe  të trajnimit të punonjësve. Më pastaj duke vazhduar me metoda të reja të motivimit dhe shpërblimit përmes paketave të përfitimeve-pagave konkurruese, kujdesitv shëndetësor, orareve fleksibël dhe të ngjashme. Këto stimuj rrisin kënaqësinë në punë dhe besnikërinë-lojalitetin, duke tërhequr dhe mbajtur staf të vlefshëm dhe efiçent.

Përmes inovacionit, teknologjisë dhe automatizimit operatorët e kësaj industrie mund të arrijnë në menaxhimin efikas dhe produktiv të operacioneve të kësaj bransheje. Për shembull, automatizimi i detyrave të përsëritura, zvogëlimi i harxhimeve, etj.

Për të kapërcyer sfidën e rritjes së kostove të ushqimit, menaxherët e këtyre ndërmarrjeve mund të arrijnë përmes, optimizimit të zërave të menysë, negociatave me furnizuesit për të siguruar çmime të favorshme, zbritje me shumicë dhe kontrata afatgjata, menaxhimit të inventarit, minimizimin e  mbeturinave, kontrollimin e mbingarkesave  dhe identifikimin e alternativave me kosto efektive, integrimin e teknologjisë pasi sistemet e reja rrisin efikasitetin, identifikojnë mundësitë për kursimin e kostove dhe fuqizojnë dhe lehtësojnë vendimmarrjen në blerjen e produkteve më të lira dhe të ngjashme.

Problemet dhe sfidat kritike që lidhen me sigurinë e ushqimit përfshijnë rreziqet e kontaminimit të kryqëzuar, praktikat e papërshtatshme të higjienës dhe ruajtjen e ushqimit në kushte të papërshtatshme. Kontrolli i temperaturës gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit eviton rrezikun në një sasi të konsiderueshme. Pastërtia e pajisjeve dhe sipërfaqeve të kuzhinës po ashtu ndikojnë në këtë drejtim. Andaj kërkohet trajnimi i stafit lidhur me format dhe procedurat  e duhura reth prodhimit, përpunimit, trajtimit dhe ruajtjes së ushqimit gjysmë të gatshëm dhe atij të gatshëm për të evituar kontaminimin dhe sëmundjet nga ushqimi. Monitoroni dhe kontrolli i rregullt i zinxhirit të furnizimit ofron cilësi dhe siguri. Më se e nevojshme në këtë sferë veprimi është i parandalimi dhe zbatimi i rregulloreve për sigurinë e ushqimit si dhe inspektimet rutinë. Iniciativa Globale për Sigurinë Ushqimore (GFSI Global Food Safety Initiative) synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së ushqimit rekomandon që gjatë blerjes së prudukteve cilësorë  dhe të sigurtë të drejtohen tek shitësit e verifikuar (me reputacion) dhe markat që i njohim.

Ruajtja e duhur e ushqimit tĂ« gatshĂ«m dhe gjysmĂ« tĂ« gatshĂ«m duhet Ă«t bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase. GjatĂ« magazinimit tĂ« produkteve qĂ« lehtĂ« prishen duhet pĂ«rdorur sistemin “fifo”,  “i pari qĂ« hyn, i pari del”.  Duhet kontrolluar temperaturĂ«n, duhet sigurohet freskia e produkteve pĂ«rmes etiketave me tĂ« dhĂ«na konkrete pĂ«r produktin, duhet zbatuar recetat e a.q. standarde ku nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rpikt Ă«shtĂ« e shĂ«nuar sasia dhe procesi i pĂ«rgatitjes, termike apo mĂ«nyrave tĂ« tjera tĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« ushqimeve duke zvogĂ«luar mbeturinat dhe duke ruajtur cilĂ«sinĂ« e ushqimit. Gjithashtu, duhet tĂ« pĂ«rdoren pajisje adekuate dhe tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« shĂ«rbimit tĂ« ushqimit pasi kĂ«sisoj ruhet cilĂ«sia dhe freskia e pijeve dhe ushqimeve.

Menaxherët e shitjes duhet të hulumtojnë popullaritetin e pijeve dhe ushqimeve dhe të përqendrohen tek planifikimi dhe realizimi i atyre produkteve që mund të shiten për të minimizuar mbiprodhimin, për të zvogëluar mbeturinat ushqimore dhe për të rritur qëndrueshmërinë e afarizmit. Të bëhet me korrektësi inventarizimi dhe të shmangen porositë e tepërta. Vlerësimi i rregullit i niveleve të stokut, ripërdorimi përbërësve apo  artikujve të papërdorur në pjata ose specialitete të reja, jo vetëm që eviton humbjet por njëkohësisht laramaninë e ofertës. Përmes ofertave ditore dhe javore bëhet lirimi apo shmangja nga produktet e tepërta,  si dhe ritet efiçenca. Përkujdesi për mjedisin përmes minimizimit të mbetjeve  inkurajon grupet e interesit. Duhet përkujdesur që  klientët të marrin në shtëpi vakte të papërfunduara. Në fund kur nuk gjendet modus tjetër mbeturinat ushqimore duhet organizuar të shndërrohen në pleh organik , me ç rast industria e mikpritjes kontribuon në qëndrueshmërinë mjedisore, duke mbyllur ciklin.

Sa i përket ballafaqimit me trendet e ndryshimeve të përhershme të preferencave të konsumatorëve, në këtë fushë manaxhmenti i ndërmarrjeve duhet të ndjek me vëmendje trendin jo vetëm vendas por edhe atë botëror. Sot informacioni i shpejtë përmes internetit mundëson ofron metoda audio vizuele për të përcjellë trendin edhe në viset më të largta të globit. Mbase duhet kujdesur të evidentohen edhe kërkesat konsumatore të veçanta dhe këto të shndërrohen në epërsi duke ofruar produkte cilësore të preferuara për klientët e tyre.

FaktorĂ«t ndĂ«rprerjet e zinxhireve tĂ« furnizimit me ushqim, pasiguria ekonomike  dhe tĂ« ngjashĂ«m qĂ« veprojnĂ« nĂ« makro ambientin ekonomik, quhen faktorĂ« tĂ« jashtĂ«m dhe menaxhmenti i cilĂ«s do ndĂ«rmarrje nga industria e mikpritjes nuk ka mundĂ«si tĂ« ndikojĂ« nĂ« kĂ«ta faktorĂ«, por ata duhet t’i ndjekin me vĂ«mendje e tĂ« kenĂ« informacion se si zhvillohen dhe kah çojnĂ« ndryshimet e tilla.

 

*Profesor i Asociuar, Fakulteti i Ekonomisë-Turizmit, Universiteti i Tetovës

The post Sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhimi i industrisë së mikpritjes në Maqedoninë e Veriut appeared first on Revista Monitor.

SHBA, tarifa për shufrat e arit njëkilogramëshe, goditje për Zvicrën, qendra më e madhe e rafinimit

Vendimi mund të përmbysë tregun global të arit, thonë analistët

SHBA ka vendosur tarifa mbi importet e shufrave tĂ« arit njĂ«-kilogramĂ«, njĂ« lĂ«vizje qĂ« rrezikon tĂ« tronditĂ« tregun global tĂ« arit dhe t’i japĂ« njĂ« goditje tĂ« re ZvicrĂ«s, qendra mĂ« e madhe e rafinimit nĂ« botĂ«. Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes sĂ« Kufirit (CBP) tha se shufrat e arit njĂ«-kilogramĂ«she dhe ato prej 100 ons duhet tĂ« klasifikohen sipas njĂ« kodi doganor qĂ« i nĂ«nshtrohet tarifave, sipas njĂ« tĂ« ashtuquajture “letĂ«r vendimi” tĂ« datĂ«s 31 korrik. Letrat e vendimit pĂ«rdoren nga SHBA pĂ«r tĂ« sqaruar politikĂ«n e saj tregtare.

Vendimi i CBP bie në kontrast të fortë me pritshmëritë e mëparshme të industrisë se këto lloje shufrash ari duhet të klasifikoheshin sipas një kodi tjetër doganor, i përjashtuar nga tarifat e vendosura nga Trump në mbarë vendin. Shufrat një-kilogramëshe janë forma më e zakonshme e tregtimit në Comex, tregu më i madh i kontratave të së ardhmes për ar në botë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të arit të Zvicrës drejt SHBA-së.

MarrĂ«dhĂ«niet mes Uashingtonit dhe BernĂ«s janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar pasi SHBA javĂ«n e kaluar njoftoi njĂ« tarifĂ« 39 pĂ«r qind mbi importet nga Zvicra. Ari Ă«shtĂ« njĂ« nga eksportet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« ZvicrĂ«s drejt SHBA-sĂ«, tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat doganore. Vendimi pĂ«r tarifat ka dhĂ«nĂ« “njĂ« goditje tjetĂ«r” pĂ«r tregtinĂ« e arit tĂ« ZvicrĂ«s me SHBA-nĂ«, tha Christoph Wild, president i ShoqatĂ«s Zvicerane tĂ« Prodhuesve dhe TregtarĂ«ve tĂ« Metaleve tĂ« Çmuara. Ai shtoi se tarifa ndaj arit do ta bĂ«jĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« plotĂ«simin e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r tĂ«.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit, tregtarĂ«t nxituan tĂ« sillnin ar nĂ« SHBA pĂ«rpara tarifave tĂ« “ditĂ«s sĂ« çlirimit” tĂ« Trump, duke grumbulluar rezerva rekord nĂ« Comex dhe duke shkaktuar njĂ« mungesĂ« tĂ« pĂ«rkohshme ari nĂ« LondĂ«r. MegjithatĂ«, kur ato tarifa u shpallĂ«n, ato pĂ«rfshinin pĂ«rjashtime pĂ«r shumĂ« mallra, pĂ«rfshirĂ« njĂ« klasifikim tĂ« caktuar tĂ« arit, i cili u interpretua gjerĂ«sisht si i vlefshĂ«m pĂ«r shufrat e mĂ«dha tĂ« arit.

Rrjedha globale e tregtisë së arit zakonisht ka formë trekëndore: shufrat e mëdha të arit udhëtojnë midis Londrës dhe Nju Jorkut, përmes Zvicrës, ku shndërrohen në madhësi të ndryshme. Tregjet përdorin madhësi të ndryshme shufrash: Londra përdor një shufër 400 ons troy*, afërsisht sa madhësia e një tulle, ndërsa shufra një-kilogramëshe, afërsisht sa madhësia e një telefoni, preferohet në Nju Jork.

Ari ka qenĂ« nĂ« njĂ« rritje historike kĂ«tĂ« vit, duke u rritur me 27 pĂ«r qind qĂ« nga fundi i vitit 2024 dhe duke arritur pĂ«rkohĂ«sisht 3,500 dollarĂ« pĂ«r ons troy. Frika nga inflacioni, shqetĂ«simet pĂ«r nivelet e borxhit qeveritar dhe rĂ«nia e dollarit amerikan si monedhĂ« rezervĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« kĂ«tĂ« rritje. Zvicra eksportoi 61.5 miliardĂ« dollarĂ« ar drejt SHBA-sĂ« gjatĂ« 12 muajve deri nĂ« qershor. I njĂ«jti volum tani do t’i nĂ«nshtrohej njĂ« tarife shtesĂ« prej 24 miliardĂ« dollarĂ«sh sipas normĂ«s 39 pĂ«r qind tĂ« vendosur ndaj ZvicrĂ«s, e cila hyri nĂ« fuqi tĂ« enjten.

“QĂ«ndrimi mbizotĂ«rues ishte se metalet e çmuara tĂ« rishkrira nga rafineritĂ« zvicerane dhe tĂ« eksportuara nĂ« SHBA mund tĂ« dĂ«rgoheshin pa tarifa,” tha Wild. “MegjithatĂ«, klasifikimi me kod doganor pĂ«r produktet e ndryshme tĂ« arit nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« i saktĂ«.”

Disa rafineri zvicerane thanë se kishin kaluar muaj të tërë me avokatë për të përcaktuar se cilat lloje produktesh ari mund të përjashtoheshin ose jo. Dy rafineri thanë se kishin reduktuar përkohësisht ose ndalur dërgesat drejt SHBA-së për shkak të pasigurisë. Letra e vendimit, që ishte përgjigje ndaj një kërkese zyrtare për sqarim nga një rafineri zvicerane, tha se shufrat një-kilogramëshe dhe ato prej 100 onsesh përfshiheshin nën kodin e klasifikimit 7108.13.5500 dhe se ato nuk përfshiheshin në kodin 7108.12.10, i vetmi kod i përjashtuar nga detyrimet doganore. / FT

 

* 1 ons troy (ounce troy) është 31,1034768 gramë.

The post SHBA, tarifa për shufrat e arit njëkilogramëshe, goditje për Zvicrën, qendra më e madhe e rafinimit appeared first on Revista Monitor.

Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.

Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, sipas të dhënave nga tatimet.

Në fillim të korrikut, nisi një aksion për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar me herĂ«t pĂ«r Monitor se referuar udhĂ«zimit nr.16, datĂ« 03.04.2020, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar, tĂ« gjithĂ« njĂ«sitĂ« tregtare pa pĂ«rjashtim qĂ« blejnĂ« mallra nga prodhuesit bujqĂ«sorĂ« e blegtoralĂ« duhet tĂ« shoqĂ«rohen me faturĂ« tĂ« fiskalizuar, tĂ« llojit autofaturim.

Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.

The post Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës appeared first on Revista Monitor.

Pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Europë, Shqipëria e fundit në listë për fuqinë blerëse

Shqipëria ka fuqinë blerëse më të ulët në Europë, duke tejkaluar edhe Moldavine dhe Ukrainën, që dukshëm kanë pagën minimale më të ulët se vendi ynë.

Miliona punëtorë në të gjithë Bashkimin Europian vazhdojnë të paguhen me pagë minimale. Këto pragje synojnë të sigurojnë një standard jetese bazë për punonjësit, megjithëse shpesh nuk kanë arritur të rriten në përputhje me inflacionin.

Që nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore bruto në BE varionte nga 551 euro në Bullgari, deri në 2,704 euro në Luksemburg, sipas të dhënave të Eurostat.

Nëse përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro në muaj.

PesĂ« vende anĂ«tare tĂ« BE-së—Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda—nuk kanĂ« fare njĂ« pagĂ« minimale kombĂ«tare.

Kur pagat minimale krahasohen jo vetëm në vlerë nominale por edhe sipas fuqisë blerëse (PPS), diferencat mes vendeve europiane zvogëlohen ndjeshëm.

Në këtë përllogaritje, Luksemburgu ruan pozicionin e parë me rreth 2,035 PPS, ndërsa vendi me fuqinë blerëse më të ulët është Estonia, me 886 PPS.
Nga vendet kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria ka rezultuar me fuqinë blerëse më të ulët për pagën minimale, vetëm 566 PPS.

Pagat minimale bruto në Europë
Siç tregon edhe grafiku më poshtë, ekzistojnë dallime të mëdha në pagat minimale në mbarë Europën, veçanërisht midis vendeve të Evropës Perëndimore dhe Lindore.

Renditja e pagave minimale ndryshon kur llogaritet fuqia blerëse
Kur krahasohen pagat minimale mes vendeve, standardet e fuqisë blerëse (PPS) janë të rëndësishme, pasi kostoja e jetesës ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

PPS siguron një krahasim më të drejtë duke përdorur një njësi monedhe artificiale që pasqyron atë që njerëzit realisht mund të blejnë në çdo vend. Një njësi PPS, sipas Eurostat, përfaqëson një vlerë që teorikisht blen të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në të gjitha vendet.

Kur pagat minimale rregullohen sipas fuqisĂ« blerĂ«se, hendeku midis vendeve ngushtohet ndjeshĂ«m. PĂ«r shembull, nĂ« Luksemburg paga minimale Ă«shtĂ« 4.9 herĂ« mĂ« e lartĂ« se nĂ« Bullgari — qĂ« ka pagĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« BE.

Por, sipas PPS, ky hendek zbret në 2.3 herë. Ndërsa Luksemburgu (2,035 PPS) vazhdon të kryesojë, Estonia ka pagën minimale më të ulët sipas PPS, me 886 PPS. Kur përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Shqipëria renditet në fund, me vetëm 566 PPS.

Në krye të listës, pas Luksemburgut renditen Gjermania, Holanda dhe Belgjika. Më pas vijnë Irlanda dhe Franca.

Ndërsa vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit shpesh renditen në fund sipas vlerës në euro, performanca e tyre përmirësohet ndjeshëm kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse (PPS).
Vendet e Europës Perëndimore vijojnë të kryesojnë, por përparësia e tyre është më e vogël.

PĂ«r shembull, shtatĂ« shtete anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« renditen mĂ« poshtĂ« se Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Mali i Zi, kur matet sipas PPS. KĂ«to vende pĂ«rfshijnĂ«: MaltĂ«n, HungarinĂ«, SllovakinĂ«, ÇekinĂ«, BullgarinĂ«, LetoninĂ« dhe EstoninĂ«.

Përveç Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rumania gjithashtu ka një renditje dukshëm më të mirë sipas PPS. Edhe Mali i Zi dhe Bullgaria mbajnë pozicione relativisht më të forta në këtë krahasim.

NdĂ«rkohĂ«, Estonia dhe Çekia janĂ« dy vendet qĂ« humbasin mĂ« shumĂ« terren nĂ« renditje sipas PPS, krahasuar me pozicionin e tyre nĂ« renditjen sipas euros.

 

The post Pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Europë, Shqipëria e fundit në listë për fuqinë blerëse appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e ushqimeve pĂ«rshpejtojnĂ« inflacionin e korrikut nĂ« 2.5%, niveli mĂ« i lartĂ« nga shkurti 2024

Çmimet mĂ« tĂ« larta tĂ« ushqimeve kanĂ« pĂ«rshpejtuar rritjen e inflacionit nĂ« muajin korrik nĂ« 2.5 pĂ«r qind, niveli mĂ« i lartĂ« qĂ« nga shkurti i vitit 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0,1%.

Rritja vjetore e çmimeve nĂ« muajin Korrik Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikĂ« pĂ«rqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me +0,61 pikĂ« pĂ«rqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ me +0,20 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ ndikuan me +0,17 pikĂ« pĂ«rqindje secili.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me +0,07 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ dhe “ShĂ«rbimi arsimor” me +0,03 pikĂ« pĂ«rqindje secili, çmimet e grupit “ShĂ«ndeti” me +0,01 pikĂ« pĂ«rqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,02 pikĂ« pĂ«rqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 7,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2%, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 3,0%, “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 1,2%, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,9%, “ShĂ«rbimi arsimor” me 0,8 % dhe “ShĂ«ndeti” me 0,4%.

Nga ana tjetĂ«r çmimet e grupit “Transporti” shĂ«nuan ulje me 0,4%.

Brenda grupit tĂ« ushqimeve çmimet e nĂ«ngrupit “vajra dhe yndyrna” patĂ«n njĂ« rritje me 6,7%, pasuar nga nĂ«ngrupet “zarzavate pĂ«rfshirĂ« patatet” me 5,4%, “qumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ«â€ me 3,8%, “mish” me 3,5%, “fruta” me 1,8%, “peshk” me 1,4%, etj.

Krahasuar me muajin Qershor 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shĂ«nuan ulje me 1,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,4%, “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ dhe “ShĂ«ndeti” me 0,2% secili. Nga ana tjetĂ«r çmimet e grupit “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” shĂ«nuan rritje me 1,2%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7%, “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, “Transporti” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,1% secili.

Burimi: INSTAT

 

The post Çmimet e ushqimeve pĂ«rshpejtojnĂ« inflacionin e korrikut nĂ« 2.5%, niveli mĂ« i lartĂ« nga shkurti 2024 appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Elektro-shtëpiaket në Shqipëri kanë çmimet më të larta në Europë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se çmimet e pajisjeve elektro-shtëpiake në Shqipëri janë sa 145.8% të mesatares së Bashkimit Europian për vitin 2024. Kjo e rendit vendin tonë në krye të listës ndër 35 vende europiane të monitoruara nga Eurostat, përfshirë anëtarët e BE-së, vendet e EFTA-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Pajisjet shtëpiake, përfshijnë produkte si frigoriferë, lavatriçe, soba, lavastovilje etj. Në Shqipëri këto produkte kushtojnë gati 46% më shumë se mesatarja europiane, pasi llogariten sipas fuqisë blerëse të popullsisë.

Shqipëria rezulton ndjeshëm më e shtrenjtë se vendet e rajonit. Në Serbi çmimet e elektroshtëpiakeve janë 10.7 % më shtrenjte se BE, Turqia 13.9%, Bosnjë dhe Hercegovina, 1.4% më shumë, Mali i Zi  0.5% me lirë se BE, Maqedonia e Veriut 4.1% më shtrenjtë se BE-ja.

Shqipëria është shumë më e shtrenjtë edhe në krahasim me vendet më të zhvilluara të Europës si Gjermania (99.5%), Franca (105.1%) apo Spanja (97.3%).

Ndër vendet me çmimet më të ulëta për pajisje shtëpiake janë Lituania  87.5% të mesatares së BE-së. Sllovakia 89.5%, Polonia 91.7%, Rumania  92.6%.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se nivelit të lartë të çmimeve nuk i përgjigjet cilësia e produkteve të ofruara. Në shumë raste, konsumatorët shqiptarë blejnë pajisje me çmim të lartë, por me jetëgjatësi të kufizuar, mungesë standardesh dhe garanci jo reale.

Ndër pajisjet më problematike raportohen lavatriçet, frigoriferët dhe kondicionerët, të cilët në tregun shqiptar shpesh vijnë të prodhuar për tregje të tjera me standarde më të ulëta, pa dokumentacion mbi përputhshmërinë me direktivat e BE-së (si etiketimi energjetik).

Shumë pajisje importohen nga tregje të lira si Turqia, Kina apo vendet e Lindjes, shpesh përmes kanaleve informale. Këto produkte prishen shpejt dhe më pas shitësit i shmangen përgjegjësisë për mirëmbajtjen sipas garancisë.

Në një vend ku të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat në Europë sa 35% e mesatares se BE-së, çmimet e pajisjeve shtëpiake që tejkalojnë edhe vendet nordike si Suedi (118.3%), Norvegji (110.8%) apo Zvicër (120.5%), krijojnë një paradoks ekonomik dhe social. / B.Hoxha

Burimi: Eurostat

The post Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së appeared first on Revista Monitor.

AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit fundorë të institucioneve financiare

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kuadrin rregullator që lidhet me dokumentacionin e kërkuar në lidhje me aksionarët dhe burimet e kapitalit të subjekteve të mbikëqyrura.

Në tërësi, ndryshimet rregullatore tentojnë të forcojnë kërkesat e lidhura me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshime të ngjashme në kuadrin rregullator ka miratuar në vitet e fundit edhe Banka e Shqipërisë.

NĂ« rregulloren “PĂ«r procedurat dhe mĂ«nyrĂ«n e depozitimit tĂ« informacionit dhe dokumentacionit nĂ« lidhje me burimin e kapitalit pĂ«r aksionarĂ«t e shoqĂ«risĂ« sĂ« sigurimit” Ă«shtĂ« vendosur pĂ«rcaktimi se çdo vit, brenda muajit janar, shoqĂ«ria e sigurimit duhet tĂ« depozitojĂ« nĂ« AMF çdo ndryshim tĂ« aksionarit tĂ« fundit pĂ«rfitues, pavarĂ«sisht kuotave qĂ« zotĂ«ron nĂ« shoqĂ«ri. Me rregulloren e mĂ«parshme, ky detyrim ekzistonte vetĂ«m pĂ«r aksionarĂ«t qĂ« zotĂ«ronin tĂ« paktĂ«n 10% tĂ« aksioneve.

Gjithashtu, në dokumentacionin e kërkuar për licencim, do të kërkohet struktura e kapitalit të aksionarit që është person juridik, deri në aksionarin e fundit përfitues. Në rregulloren e mëparshme, ky detyrim ekzistonte deri në aksionarin e fundit përfitues që zotëronte jo më pak se 10% në kapitalin e shoqërisë.

Ndërkohë, i gjithë dokumentacioni bazë i kërkuar për licencimin e një shoqërie sigurimi do të kërkohet jo vetëm për shoqërinë vetë, por edhe për aksionarin e saj person juridik, në rastet kur ky subjekt zotëron më shumë se 25% të aksioneve. Me rregulloren e mëparshme, ky dokumentacion kërkohej në rast të zotërimit të të paktën 30% të aksioneve.

Në rregullore është shtuar gjithashtu se shoqëritë e sigurimit kanë detyrimin të garantojnë përmbushjen e vazhdueshme të kritereve të përshtatshmërisë dhe integritetit nga individët që mbajnë pozicionet përkatëse.

Vlerësimi i këtyre kritereve duhet të kryhet rregullisht, të paktën një herë në vit, si dhe në çdo rast kur ndodhin ndryshime të rëndësishme në rrethanat që mund të ndikojnë në profilin e individit. Shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë në AMF çdo vit, brenda muajit mars të vitit pasardhës vetëdeklarimet përkatëse të çdo individi mbi vijueshmërinë e përmbushjes së kritereve.

Rregullorja e re parashikon gjithashtu se AMF, gjatë vlerësimit të përmbushjes së kritereve të përshtatshmërisë dhe integritetit të aksionarëve, do të verifikojë listat e shpallura të sanksioneve të OKB-së dhe të BE-së, njoftimet e OKB-së, si dhe listat e Integruara të Personave të shpallur.

Ndryshime të ngjashme në rregullore janë miratuar edhe për subjektet e tjera financiare që licencohen dhe mbikëqyren nga AMF, si shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat, të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, depozitarëve të tyre, bursave, etj.

 

The post AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit fundorë të institucioneve financiare appeared first on Revista Monitor.

InfluencerĂ«t e rrjetet sociale “bllokojnĂ«â€ televizionet, bien tĂ« ardhurat nĂ« 2024, rriten humbjet

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve.

Rrjetet sociale dhe platformat digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe duke ndikuar tregun tradicional televiziv.

Kjo ka ndikuar edhe në tregun e reklamave, ku reklamuesit po kalojnë më shumë buxhet drejt platformave digjitale për të arritur audienca më të targetuara.

Qarkullimi vjetor i 10 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2024 ishte 6.6 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me rënie prej 0.35% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2024 si dhe të Syri TV e Fax News).

Një vit më parë, të ardhurat ishin rritur me rreth 14%. Nga 10 televizione që kanë raportuar të dhënat, pesë prej tyre panë tkurrje të qarkullimit vjetor.

Biznesi i televizioneve duket se po konkuurohet ndjeshëm nga zhvendoja e reklamave në rrjetet sociale dhe në marketingun direkt që bëhet përmes influencarëve.

Tatimet njohtuan më herët kanë ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal.

Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet se janë rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Kjo shumë është sa gjysma e të ardhurave që 10 televizionet gjeneruan në 2024-n, me burimin kryesor që janë reklamat e bizneseve.

https://monitor.al/100-individe-fituan-33-mln-euro-nga-rrjetet-sociale-tatimet-nisin-hetimet-per-mosdeklarim/

Oliver Petrovski nga agjencia “New Moment” pohon se tregu i influencuesve Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« aq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m sa po ndryshon dhe destinacionet e buxheteve tĂ« kompanive tĂ« mĂ«dha, dukuri qĂ« po e ndiejnĂ« madje dhe televizionet qĂ« historikisht kanĂ« marrĂ« pjesĂ«n e luanit. “NĂ« ShqipĂ«ri ky treg Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i zhvilluar se nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, psh”.

Biznes me humbje

Krahas ngecjes së të ardhurave, televizionet vijojnë të mbeten një biznes jo fitimprurës. 6 nga 10 televizionet raportuan humbje.

Tregu dominohet nga dy televizionet e mĂ«dha, “Tv Klan” dhe “Top Channel”, qĂ« marrin pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« buxheteve tĂ« reklamave dhe arrijnĂ« qĂ« tĂ« rezultojnĂ« me fitime, ndonĂ«se dhe kĂ«to me norma minimale.

“Klan” dhe “Top Channel” vijojnĂ« tĂ« dominojnĂ«, me rreth 64% tĂ« totalit tĂ« qarkullimit dhe janĂ« tĂ« vetmit qĂ« raportojnĂ« nivele xhirosh nga 18-23 milionĂ« euro.

Për operatorët e tjerë, kufiri maksimal është rreth 6.5 milionë euro. Këto dy televizione kanë dhe rezultat financiar më të qëndrueshëm, me normat e fitimit që variojnë nga 6-13%.

Tregu i reklamave mbetet i ulët, ndërkohë që mungesa e hyrjes së kompanive të mëdha në vitet e fundit, të cilat do të kishin kontribuar në rritjen e buxheteve të marketingut, si dhe përqendrimi i një pjese të fushatave në platformat online dhe tek influencuesit, kanë ndikuar në tkurrjen e ndjeshme të burimeve të të ardhurave për shumicën e televizioneve në Shqipëri.

Gara e televizioneve

“TV Klan” ka vijuar tĂ« jetĂ« televizioni mĂ« i madh nĂ« vend edhe nĂ« vitin 2024 nga transmetuesit pa pagesĂ«. TĂ« ardhurat arritĂ«n nĂ« 2.3 miliardĂ« lekĂ«, me tkurrje prej 6.1%, pas zgjerimit me 19% vitin e mĂ«parshĂ«m. Fitimet ishin 311 milionĂ« lekĂ«, nga 324 milionĂ« lekĂ«, vitin e mĂ«parshĂ«m.

“Top Channel” Ă«shtĂ« i dyti mĂ« i madh nĂ« vend. Ndryshe nga Klan, Top Channel ia ka dalĂ« tĂ« rrisĂ« tĂ« ardhurat, i ndikuar dhe nga audienca qĂ« i kanĂ« sjellĂ« programet e “Big Brother”. TĂ« ardhurat e televizionit ishin 1.89 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2024, me zgjerim prej 7% me bazĂ« vjetore, pas rritjes me 22% n 2023-n. Fitimet para taksave ishin 157 milionĂ« lekĂ«, nga 107 milionĂ« lekĂ« vitin e mĂ«parshĂ«m.

“Media Vizion” (Vizion Plus) kishte njĂ« vit pozitiv, teksa raportoi rritjen mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« treg, me 16.4%, nĂ« 651 milionĂ« lekĂ«. Edhe njĂ« vit mĂ« parĂ« televizioni kishte pĂ«rmirĂ«suar qarkullimin vjetor me 25%. MegjithatĂ«, fitimet mbetĂ«n minimale nĂ« 22 milionĂ« lekĂ«, nga 20 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2023-n.

“TV A2” raportoi tkurrje tĂ« tĂ« ardhurave me 2.3%, nĂ« 446 milionĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa fitimet ishin minimale, nĂ« 4.2 milionĂ« lekĂ«, i njĂ«jti rezultat si njĂ« vit mĂ« parĂ«.

“ABC News” vijoi tĂ« mbajĂ« vendin e pestĂ«, ku u ngjit qĂ« nĂ« 2023-n. TĂ« ardhurat ranĂ« me 14%, nĂ« 292 milionĂ« lekĂ«. Televizioni deklaroi njĂ« humbje prej 34 milionĂ« lekĂ«sh.

“Report TV” (MTSC) Ă«shtĂ« ngjitur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vend tĂ« gjashtĂ«, pas rritjes sĂ« tĂ« ardhurave me 13%, nĂ« 292 milionĂ« lekĂ«. Televizioni raportoi humbje prej 22 milionĂ« lekĂ«sh.

“NeĂ«s 24” ka raportuar rĂ«nie tĂ« tĂ« ardhurave me 22%, nĂ« 258 milionĂ« lekĂ«, duke zbritur nĂ« vendin e shtatĂ«  dhe ka deklaruar humbje prej 139 milionĂ« lekĂ«sh.

“EuroNews” pas rritjes sĂ« fortĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar deklaroi tkurrje tĂ« tĂ« ardhurave me 33%, nĂ« 194 milionĂ« lekĂ«. Kompania vijon tĂ« dalĂ« me humbje qĂ« nga fillimi i aktivitetit, qĂ« nĂ« 2024-n u thellua nĂ« 139 milionĂ« lekĂ«.

Televizioni “Scan” kishte aktivitet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, me rritje 5% nĂ« 119 milionĂ« lekĂ« tĂ« ardhura.

“MCN TV” (Johaniteri) kishte njĂ« vit pozitiv, duke raportuar njĂ« rritje tĂ« fortĂ« me 34% nĂ« 107 milionĂ« lekĂ«. MegjithatĂ«, kompania raportoi humbje prej 30 milionĂ« lekĂ«sh.

Burimi: QKB

The post InfluencerĂ«t e rrjetet sociale “bllokojnĂ«â€ televizionet, bien tĂ« ardhurat nĂ« 2024, rriten humbjet appeared first on Revista Monitor.

Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

NĂ« kategorinĂ« “Pa leje drejtimi”, nĂ« vitin 2024 u regjistruan 99 tĂ« plagosur, njĂ« rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 tĂ« plagosur). Numri i tĂ« vdekurve nĂ« kĂ«tĂ« kategori u rrit nga 12 nĂ« vitin 2023 nĂ« 20 nĂ« 2024, njĂ« rritje prej 66.6%, duke treguar njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim nĂ« pasojat e shkaktuara nga personat qĂ« drejtojnĂ« pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

PĂ«r grup-moshat me 3–6 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi, shifrat janĂ« disi mĂ« tĂ« stabilizuara, nga 236 tĂ« plagosur nĂ« 2023, nĂ« 300 nĂ« 2024, ndĂ«rsa viktimat ranĂ« nga 25 nĂ« 18. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, drejtuesit me 6–9 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi shkaktuan 326 tĂ« plagosur nĂ« 2024, njĂ« rritje krahasuar me 277 nĂ« 2023, por me njĂ« ulje tĂ« viktimave nga 34 nĂ« 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja  për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore appeared first on Revista Monitor.

Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank

Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e bashkimit me Bankën Amerikane Investimeve (ABI Bank). Që prej dhjetorit 2024, NOA zotërohet nga institucioni tjetër financiar Tranzit, që është njëkohësisht edhe aksionar i vetëm i ABI Bank.

Asambleja e aksionarit të vetëm të shoqërisë NOA ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të aktivitetit të NOA -s që të realizojë bashkimin me përthitje me ABI Bank.

Aksionari ka vlerësuar se aktiviteti i NOA-s do të përfitojë fleksibilitet të plotë operacional, shtrirje në segmente kreditimi më të mëdha, mundësi zgjerimi në portofolin e kredisë konsumatore me produkte kredie dhe karta krediti, të japë kredi mezzanine për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe garantimin e mbështetjes financiare, kapitalit më të lartë për të zgjeruar më tej këtë segment.

Bashkimi mes dy shoqërive do të bëhet efektiv pasi të miratohet nga autoritet rregullatorë, si Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës apo autoritetet tatimore.

ABI Bank do të jetë pasardhësi i NOA-s në të gjitha kontratat, marrëveshjet, veprimet dhe marrëdhëniet në të cilat NOA është palë, ekzistuese ose në vijimësi, në Shqipëri ose jashtë saj, duke filluar nga data e bashkimit.

MegjithatĂ«, ky transaksion nuk pritet tĂ« sjellĂ« asnjĂ« ndryshim nĂ« veprimtarinĂ« operacionale pĂ«r klientĂ«t, pasi NOA do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rdoret si brand i aktivitetit tĂ« lidhur me mikrofinancĂ«n, sipas parimit “ring fenced” merger (aktiviteti i NOA-s do tĂ« funksionojnĂ« i ndarĂ« brenda kompanisĂ« ABI Bank).

Institucioni financiar NOA e ka origjinën në vitin 1998, si shoqëri kursim-krediti (Partneri Shqiptar për Mikokredi), ndërsa në vitin 2001 ajo u shndërrua në shoqëri aksionare.

Si rezultat i ndryshimeve të pronësisë, shoqëria e ndryshoi emrin në Opportunity Albania, vitin 2008 dhe në NOA, në vitin 2010, kur aksionet u blerë nga nga NOA Holding, një shoqëri e regjistruar në Hollandë. Në 31 dhjetor 2024, NOA u ble zyrtarisht nga institucioni financiar jobankar Tranzit, që është dhe pronar i ABI Bank.

NOA është e licencuar nga Banka e Shqipërisë si institucion financiar jo bankë i kredidhënies. Sipas pasqyrave të audituara financiare, në fund të vitit 2024 NOA zotëronte aktive totale në shumën e 12.6 miliardë lekëve, në pjesën më të madhe hua për sektorin privat të ekonomisë. Portofoli neto i kredisë në të njëjtën periudhë kishte vlerën e 10.8 miliardë lekëve.

NOA e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e afërsisht 498 milionë lekëve, në rritje me 24% krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2023, NOA u bë kompania e parë që realizoi me sukses një ofertë publike të titujve dhe regjistrimin e tyre në bursë, me emetimin e obligacioneve korporative në vlerën e 500 milionë lekëve.

Banka Amerikane e Investimeve është banka e shtatë më e madhe në sektorin bankar shqiptar, me 145 miliardë lekë aktive (rreth 6.7% të tregut) në mesin e këtij viti.

ABI po konfirmohet si një nga bankat me nivelet më të larta të përfitueshmërisë në sektorin bankar. Sipas të dhënave të paaudituara, të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për 6-mujorin 2025, ABI raportoi një fitim neto në vlerën e 2.1 miliardë lekëve dhe një kthim nga kapitali, të mesatarizuar me bazë vjetore, në nivelin e pothuajse 34%.

Institucioni financiar jobankar Tranzit u licencua nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, me aktivitet kryesisht në mbledhjen e kredive me probleme. Në vitin 2015, Tranzit hyri në tregun bankar me blerjen, (nëpërmjet grupit aksionar NCH Capital), të bankës Credit Agricole Albania, sot Banka Amerikane e Investimeve./E.Shehu

The post Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank appeared first on Revista Monitor.

❌