Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 3 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur që do të zgjojë emocione të reja. Në punë, është dita e duhur për të marrë iniciativë dhe për të ndarë idetë tuaja me kolegët, pasi do të merrni vëmendjen e duhur. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, shmangni lodhjen e tepërt dhe ushqehuni mirë. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e kota gjatë mbrëmjes.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më qartë me partnerin, ndërsa beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja. Puna kërkon vëmendje ndaj detajeve, mos i lini projektet për në minutën e fundit. Kujdesuni për shëndetin mendor, merrni pak kohë për veten dhe largoni stresin. Financiarisht, një shpenzim i paparashikuar mund t’ju shtyjë të rishikoni buxhetin.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot ndiheni të përfshirë emocionalisht në marrëdhënie, por shmangni xhelozinë dhe diskutimet e panevojshme; beqarët mund të gjejnë dikë interesant në një aktivitet social. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë ose një propozim të ri. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, është momenti i duhur për të bërë një investim të vogël.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në jetën sentimentale, një bisedë e sinqertë me partnerin do të zgjidhë keqkuptime të vogla, ndërsa beqarët duhet të jenë më të durueshëm. Në punë mund të hasni vonesa ose ngadalësime, prandaj ruani qetësinë dhe organizohuni mirë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por rekomandohet t’i kushtoni vëmendje pushimit. Në aspektin financiar, është mirë të shmangni huazimet sot.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot në dashuri, ndiheni të frymëzuar dhe të gatshëm për të ndërmarrë hapa të reja; beqarët mund të marrin një ftesë interesante. Puna do të ecë përpara nëse bashkëpunoni me kolegët dhe shfrytëzoni kreativitetin tuaj. Shëndeti është në formë të mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë pozitive, mund të merrni një shpërblim apo bonus të vogël.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në marrëdhënie, harmonia mbizotëron dhe ndiheni të kuptuar nga partneri; beqarët duhet të jenë të hapur ndaj njohjeve të reja përmes miqve. Puna sjell mundësi për të mësuar diçka të re ose për të përmirësuar aftësitë tuaja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por rekomandohet të mos anashkaloni pushimin. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar shpenzimet e ardhshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot në dashuri, një surprizë nga partneri do t’ju lumturojë, ndërsa beqarët mund të marrin një lajm të këndshëm nga dikush që pëlqejnë. Në punë, përqendrohuni në detyrat kryesore dhe mos u shpërqendroni nga thashethemet. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni të mos teproni me ushqimin. Në aspektin financiar, shmangni blerjet e nxituara.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot marrëdhëniet sentimentale kërkojnë pak më shumë durim dhe mirëkuptim; beqarët duhet të jenë më të kujdesshëm në zgjedhje. Në punë, mund të përballeni me sfida të vogla, por do t’i kaloni me sukses falë këmbënguljes. Shëndeti mund të jetë i luhatshëm, ndaj mos e neglizhoni aktivitetin fizik të lehtë. Financat janë të qëndrueshme, por mos merrni vendime të nxituara për investime.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, jeni të prirur të shprehni ndjenjat më lirshëm, duke forcuar lidhjet ekzistuese; beqarët mund të përjetojnë një flirt interesant. Në punë, është një ditë produktive për të përfunduar projektet e mbetura. Shëndeti është pozitiv, por mos harroni të konsumoni më shumë ujë. Në aspektin financiar, mund të merrni një ofertë të favorshme për një marrëveshje.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot në marrëdhënie, mund të hasni disa keqkuptime të vogla, ndaj është e rëndësishme të dëgjoni partnerin; beqarët ndihen të tërhequr nga dikush me të cilin ndajnë interesa të përbashkëta. Në punë, mos lejoni që vështirësitë t’ju demotivojnë, sepse do të keni mbështetje nga një koleg. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos për çështje që lidhen me lodhjen. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni shpenzime të panevojshme.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në jetën sentimentale, një gest i vogël nga partneri do t’ju përmirësojë humorin; beqarët kanë mundësi të njohin dikë të veçantë gjatë një udhëtimi të shkurtër. Puna kërkon bashkëpunim dhe fleksibilitet për të arritur synimet. Shëndeti është i mirë, por këshillohet të bëni më shumë lëvizje. Financiarisht, është një ditë e mirë për të kursyer.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot dashuria kërkon më shumë vëmendje dhe kujdes, veçanërisht nëse jeni në një lidhje të re; beqarët mund të ndihen disi të tërhequr dhe të rezervuar. Në punë, mund të merrni përgjegjësi shtesë që do ju ndihmojnë të tregoni aftësitë tuaja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni pushimin. Financat janë të mira, por është mirë të planifikoni për të ardhmen.

The post Horoskopi 3 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët nga Holanda/ Gruaja kishte pësuar dëmtime pas rënies

✇Albeu
By: M C

Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin, u gjetën nga policia pas një operacioni kërkimi disa orësh.

Një prej tyre kishte pësuar dëmtime të lehta pas një rënieje gjatë ecjes në terren.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, turistët u ndihmuan dhe tani ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. ????

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

The post Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët nga Holanda/ Gruaja kishte pësuar dëmtime pas rënies appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Borë gushti në Marmolada, temperaturat bien në -2 gradë

✇Albeu
By: M C

Maja e Marmoladës është zbardhur përsëri për shkak të reshjeve të borës së gushtit që filluan këtë mëngjes, ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero.

Peizazhi në Punta Penia, siç dëshmojnë kamerat në stacionin meteorologjik, duket më shumë dimëror sesa veror, megjithëse në këto lartësi, reshjet e borës gjatë verës janë natyrisht më të zakonshme sesa temperaturat maksimale mbi 10 gradë Celsius të javëve të fundit.

The post VIDEO/ Borë gushti në Marmolada, temperaturat bien në -2 gradë appeared first on Albeu.com.

Makina përplas një person në aksin Gjirokastër-Kakavijë, këmbësori në gjendje të rëndë

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Grapsh, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas raportimeve, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

The post Makina përplas një person në aksin Gjirokastër-Kakavijë, këmbësori në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kush janë personat e plagosur në Vlorë, qëlluan njëri-tjetrin me thika

✇Albeu
By: M C

Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e thikave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Të plagosur në këtë ngjarje mësohet të kenë mbetur Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të cilët momentalisht ndodhen në spital ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas informacioneve paraprake, Kristi Kostandimi dhe Indrit Halili janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin për arsye ende të paditura e më pas janë qëlluar me thika. Deri më tani dyshohet se ka dhe persona të tjerë përfshirë në ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post EMRAT/ Kush janë personat e plagosur në Vlorë, qëlluan njëri-tjetrin me thika appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, i riu u qëllua me plumb në bark, autori identifikohet nga policia

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Sipas raportimeve, i riu është qëlluar teksa ishte brenda në automjet dhe si pasojë ka marrë një plumb në bark.

Ndërkohë autori i ngjarjes, i cili e qëlloi teksa ishte këmbë, është identifikuar nga policia. Grupi hetimor vijon më punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Abazi u paraqit vetë në spital për ndihmë mjekësore dhe riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

The post Zbardhen detaje nga plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, i riu u qëllua me plumb në bark, autori identifikohet nga policia appeared first on Albeu.com.

Përgjaket përsëri Vlora, dy persona përfundojnë në spital të plagosur me thika

✇Albeu
By: M C

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës.

Burime për media kanë bërë me dije se dy persona të plagosur me thikë kanë mbërritur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Dyshimet e para tregojnë se dy personat në fjalë janë plagosur gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “Pelivan Leskaj”.

Sakaq, policia ka shoqëruar për në komisariat dhe dy persona të dyshuar si të përfshirë në konfliktin e dhunshëm të ndodhurm mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

The post Përgjaket përsëri Vlora, dy persona përfundojnë në spital të plagosur me thika appeared first on Albeu.com.

U qëllua teksa po lëvizte me makinë, ende të paidentifikuar autorët e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë

✇Albeu
By: M C

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. 27-vjeçari, Juglen Abazi është paraqitur vetë në spital për tu trajtuar më ndihmë mjekësorë.

Sipas informacioneve, 27-vjeçari është qëlluar me një plumb teksa po lëvizte me makinë. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për autorët e plagosjes.

I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së 27-vjeçarit.

The post U qëllua teksa po lëvizte me makinë, ende të paidentifikuar autorët e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari përfundon në spital

✇Albeu
By: M C

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i lënduari është identifikuar si shtetasi Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.

Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Mbajti peng në shtëpi për tre ditë ish-gruan dhe fëmijët duke i kërcënuar dhe dhunuar, vihet në pranga 53-vjeçari shqiptar në Itali

✇Albeu
By: M C

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan e tij dhe fëmijët dhe i ka dhunuar fizikisht. Sipas mediave italiane, ai u kap në flagrancë sepse kishte rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij, një 42-vjeçare po ashtu shqiptare, dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 7 dhe 11 vjeç, të cilët jetojnë me nënën e tyre.

Operacioni për arrestimin e tij u bë pas mbledhjes dhe ndarjes së informacionit në kuadër të një bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë, të iniciuar përmes rrjetit konsullor shqiptar, i cili kishte marrë raportime në atë vend se një bashkatdhetar po e mbante me forcë ish-gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre.

Brenda rreth një ore, oficerët italiane bënë të mundur arrestimin e tij, teksa po drejtonte një makinë me ish-gruan dhe dy fëmijët e tij. Sipas raportimeve të policisë, të tre ishin qartësisht të shqetësuar ndërsa ishin ulur në sediljen e pasme. Gruaja dhe një nga fëmijët e saj kërkuan menjëherë ndihmë.

Karabinierët zbuluan se burri kishte vjedhur pasaportat dhe telefonat e tyre celularë, duke i penguar ata të arratiseshin. Hetimet e mëvonshme zbuluan dhe rrjedhën e ngjarjes: burri dyshohet se përdori një pretekst të rremë për të bindur ish-bashkëshorten e tij të udhëtonte për në Itali me fëmijët e tyre të mitur, duke mbërritur atje më 30 korrik, dhe më pas i mbajti ata kundër vullnetit të tyre, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike. 53-vjeçari akuzohet edhe për posedim të paligjshëm të një thike, ndërsa është dërguar në burgun e Perugias, sipas urdhërit të gjyqtarit të rastit.

The post Mbajti peng në shtëpi për tre ditë ish-gruan dhe fëmijët duke i kërcënuar dhe dhunuar, vihet në pranga 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë, madje edhe me babain e saj, Dukagjin Lipa.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ajo ka publikuar edhe disa momente nga performaca e saj në skenë, Dua është shprehur tejet mirënjohëse për të gjithë të pranishmit.

Ajo shkruan se ta shohë festivalin e krijuar nga ajo dhe familja e saj duke u rritur, në qytetin e saj, është përtej asaj që ka ëndërruar, ndërsa ndarjen e skenës me babanë e saj e përshkroi si “një moment të paharrueshëm”.

Ndër të tjera ajo ka bërë edhe një falënderim në shqip për të gjithë bashkëkombasit e saj, duke shkruar: “JU DUA me krejt zemrën!”

“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, ka shkruar Dua në Instagram.

The post Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përmbyset jashtë rrugës! Plagoset shoferi

✇Albeu
By: M C

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Burime për media kanë bërë me dije se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga ku dhe mjeti është përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, shoferi ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përmbyset jashtë rrugës! Plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Hamasi: Do t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez

✇Albeu
By: M C

Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur palestinez. Në një deklaratë, organizata tha se “rezistenca e saj e armatosur… nuk mund të braktiset përveçse nëpërmjet rivendosjes së plotë të të drejtave tona kombëtare, më themelore prej të cilave është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”.

Negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit që synonin zbatimin e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve përfunduan javën e kaluar duke mos u arritur asgje.

Hamasi gjithashtu dënoi të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, për vizitën e tij të premten në një strukturë të drejtuar nga Fondi Humanitar i Gazës, i cili shpërndan ndihmë humanitare për banorët e Gazës.

Hamasi e quajti vizitën e Witkoff “asgjë më shumë se një shfaqje teatrale e paramenduar që synonte të mashtronte opinionin publik, të lustronte imazhin e pushtimit dhe të ofronte mbulim politik për menaxhimin e urisë dhe vazhdimin e vrasjes sistematike të fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur nga populli ynë në Rripin e Gazës”.

“Qeveria amerikane është bashkëfajtore në krimin e urisë dhe gjenocidit që po ndodh para syve të të gjithë botës”, shton organizata.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza kanë thënë se 18 persona, përfshirë tetë që po përpiqeshin të merrnin ushqim, u vranë nga zjarri izraelit ditën e sotme. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, të paktën 859 njerëz janë vrarë “në afërsi” të vendeve të ndihmës së GHF që nga fundi i majit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë vazhdimisht se “i hedhin poshtë kategorikisht pretendimet për dëmtim të qëllimshëm të civilëve”.

Lufta në Gaza filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, në një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe rrëmbyen 251 të tjerë. Nga këta, ata ende mbajnë rreth 50, me 20 që besohet se janë gjallë, pasi shumica e të tjerëve u liruan në armëpushime ose marrëveshje të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 60,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, e cila nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve në numërimin e saj.

The post Hamasi: Do t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez appeared first on Albeu.com.

Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë

✇Albeu
By: M C

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës. Nexhmija Sula u plagos pasditen e sotme nga djali i saj, 26-vjeçari Ikler Sula.

Sipas asaj që raportoi policia, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në familje, por ende nuk është e qartë se për çfarë lloj mosmarrëveshje bëhet fjalë.

Sipas asaj që raportohet në media, i riu e ka goditur nënën e tij 7 herë me thikë, e cila tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Pak më parë u raportua se Ikler Sula prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë mendore pasi kishte shfaqur shenja stresi si dhe ishte i mbyllur në vetvete.

Sakaq, autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me puthje dhe përqafime, bëhen bashkë Jozi dhe Stresi

✇Albeu
By: M C

Pasi Jozi goditi Gjestin me shpullë, një prej personave që i doli në krah këtij të fundit në mënyrë të zjarrtë ishte Stresi.

Por mesa duket, gjërat kanë ndryshuar.

Në TikTok po qarkullon një video e tij me Jozin ky ai e pyet:

‘Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.

‘Vëllezër’, shprehet Stresi ndaj të cilit vjen edhe një kërkesë.

‘Më puth’, dëgjohet duke i thënë Jozi, kërkesë të cilën ai e plotëson.

Duket se raportet mes djemve tashmë janë në një fazë tjetër, larg armiqësisë që u duk se mund ta kishin në ditët kur shuplaka e Jozit ishte top tema kombëtare.

The post VIDEO/ Me puthje dhe përqafime, bëhen bashkë Jozi dhe Stresi appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother

✇Albeu
By: M C

Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv.

Por, duket se sfida më e madhe për produksionin po mbetet njësoj si vitet e kaluara: sigurimi i emrave të mëdhenj të showbizit dhe opinionit publik.

Ftesat tashmë kanë nisur të bëhen, por edhe refuzimet nuk kanë munguar.Diona Fona, Emine Toska, Afrona Dika, Kaltrina Selimi, Robert Berisha, Valon Syla, Zana Avdiu dhe Alberie Hadergjonaj janë disa nga figurat që ndër vite janë ofertuar nga formati në Kosovë e Shqipëri, por që kanë ngurruar ta pranojnë si përvojë

The post EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pocest të Maqellarës ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shtetit duke bërë me dije se 26-vjeçari Itles Sula, ka qëlluar me thikë nënën e tij, N. S., 50 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. 50-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për trajtim të specializuar mjekësor.

Sakaq, 26-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, raporton policia.

The post EMRI/ Krim në familje në Dibër, djali plagos me thikë nënën! 50-vjeçarja përfundon tek Trauma, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

✇Albeu
By: M C

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se me datë 01 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.

The post Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij appeared first on Albeu.com.

26-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset drejt spitalit të Traumës

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti një djalë i moshës 26-vjeçare ka plagosur me thikë nënën e tij.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. Sipas burimeve për media, 26-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Detaje të reja priten në vijim ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post 26-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset drejt spitalit të Traumës appeared first on Albeu.com.

Shqiptarja Mira Murati i ktheu shpinën, Zuckerberg tenton t’i “rrëmbejë” yjet e inteligjencës artificiale me oferta marramendëse

✇Albeu
By: M C

Në përpjekjen për të zënë terrenin e humbur në garën globale për dominimin në inteligjencën artificiale, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, i bëri disa muaj më parë një ofertë joshëse ish-drejtoreshës teknologjike të OpenAI, Mira Murati, duke i propozuar blerjen e startup-it të saj të ri, Thinking Machines Lab.

Por kur Murati refuzoi, Zuckerberg kaloi në ofensivë dhe brenda pak javësh kontaktoi mbi 12 punonjës të kompanisë, që në total numëron rreth 50 persona, në përpjekje për t’i bindur të largohen nga Murati dhe të bashkohen me Meta. Objektivi kryesor ishte Andrew Talak, bashkëthemelues dhe studiues i shquar në fushën e AI-së.

Sipas Wall Street Journal, Zuckerberg i ofroi Talak një paketë financiare që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë brenda 6 vitesh, përmes bonuseve dhe aksioneve.

Për krahasim, oferta e Meta-s ndaj vetë Murati thuhet se kishte kapur shifrën 1 miliard dollarë. Talak refuzoi. Dhe askush nga ekipi nuk u largua.

Zëdhënësi i Meta, Andy Stone, e cilësoi përshkrimin e ofertës si “të pasaktë” dhe “qesharak”, duke theksuar se çdo shpërblim varet nga performanca e aksioneve të kompanisë. Ai gjithashtu shtoi se Meta nuk ka interes për të blerë Thinking Machines.

Besnikëri më e madhe se paratë

Edhe për standardet e Silicon Valley, refuzimi i një oferte nëntëshifrore është i rrallë. Por ndërsa lufta për talentet në fushën e AI-së bëhet gjithnjë e më e ashpër, bëhet e qartë se as paratë nuk mjaftojnë gjithmonë.

Disa studiues funksionojnë si profesionistë të pavarur, por shumë zgjedhin të qëndrojnë besnikë ndaj liderëve të tyre, figura me ndikim të madh në komunitetin teknologjik.

Strukturat e veçanta dhe kultura e brendshme e startup-eve rrisin ndjesinë e përkatësisë. Ndërkohë, kompanitë më të vogla po ndërtojnë edhe mekanizma mbrojtës ndaj “gjuetisë” së talenteve.

Zuckerberg ka synuar vazhdimisht OpenAI-n dhe startup-et e krijuara nga ish-punonjësit e saj, përfshirë edhe atë të Muratit. Që prej fillimit të garës për AGI (Artificial General Intelligence – inteligjencë artificiale e përgjithshme), pionierët e fushës kanë premtuar përfshirje në një mision historik: ndërtimin e një sistemi më të zgjuar se njeriu në pothuajse çdo detyrë.

OpenAI, e themeluar nga Sam Altman, Elon Musk dhe Ilya Sutskever, e trajtoi këtë mision me një ton thuajse fetar, duke u regjistruar si organizatë jofitimprurëse për “të mirën e njerëzimit”.

Gara me OpenAI, Anthropic dhe SSI

Meta ka kontaktuar mbi 100 punonjës të OpenAI, dhe ka rekrutuar të paktën dhjetë prej tyre. Më 25 korrik, Zuckerberg emëroi Shengjia Zhao, ish-studiues në OpenAI, si drejtues të një ekipi të ri për superinteligjencë.

Por shumë punonjës të OpenAI nuk u larguan, pasi besojnë se kjo kompani është më afër realizimit të AGI-së dhe preferojnë ekipe më të vogla, larg produktizimit komercial të AI-së për qëllime reklamash.

Anthropic, një startup me vlerë 170 miliardë dollarë i themeluar nga ish-drejtori i OpenAI, Dario Amodei, ka mbetur po ashtu i paprekur nga përpjekjet e Meta-s. Amodei mori me vete disa nga studiuesit më të talentuar, të lidhur edhe me lëvizjen “altruizëm efektiv”, të shqetësuar për rreziqet e AI-së pa kufij. Madje disa bashkëjetonin në një komunë në San Francisko.

Nga Anthropic, Meta ka rekrutuar vetëm dy persona, të dy ish-punonjës të Meta-s më parë. Ndërsa Ilya Sutskever, bashkëthemelues i Safe Superintelligence (SSI), ndërtoi kompaninë e tij në mënyrë që punonjësit të mos “rrëmbehen” lehtë. Ai nuk mori shumë nga OpenAI, por rekruton talente të reja me ide të freskëta.

Punonjësit e SSI-së inkurajohen të mos e përmendin kompaninë në LinkedIn, për të shmangur kontaktet agresive nga konkurrentët. Thuhet se edhe ndaj kësaj kompanie, Zuckerberg bëri ofertë për blerje, por mori përgjigje negative.

Ekipi i ri i Mira Muratit

Mira Murati, me origjinë shqiptare, u largua nga OpenAI në shtator 2024 pasi kishte shërbyer për 6 vite si CTO, duke ndikuar drejtpërdrejt në produktet si ChatGPT, DALL·E dhe Codex. Ajo njihet për inteligjencën emocionale dhe stilin e udhëheqjes pa ego, duke krijuar një klimë besimi dhe motivimi të lartë brenda ekipit.

Në startup-in e saj Thinking Machines Lab, Murati po ndjek një strukturë horizontale organizimi, ku edhe studiuesit më të lartë quhen “anëtarë të stafit teknik”, një frymë që kujton legjendaren Bell Labs.

Kur themeloi kompaninë në shkurt 2025, mbi 20 ish-kolegë nga OpenAI e ndoqën, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, një nga arkitektët e ChatGPT. Shumë prej studiuesve të saj vijnë nga ekipi “post-training” i OpenAI, ata që mësuan modelet si të ndërveprojnë me njerëzit.

Misioni i Thinking Machines mbetet ende i paqartë, edhe për disa nga investitorët që derdhën 2 miliardë dollarë në kompani. Sipas Muratit, ata zhvillojnë AI multimodale që ndërvepron natyrshëm me botën, me produktin e parë që pritet të prezantohet së shpejti. Kompania është vendosur në një rrugë të qetë në lagjen Mission të San Franciskos, pranë zyrave të OpenAI.

Murati është jo vetëm një inxhiniere dhe stratege e vizionare, por edhe një zë kyç në debatin etik të AI-së. Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në 2025, ajo deklaroi: “Inteligjenca artificiale pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje.”

Ajo këshillon Komisionin Evropian mbi rregulloret e AI-së, diçka e rrallë për një themeluese startup-i. Ndërkohë, emri i saj është përfshirë në Time 100 Most Influential People in AI (2024) dhe Fortune 100 Most Powerful Women in Business (2023).

Kush është Andrew Talak?

Talak, bashkëthemelues i Thinking Machines, ishte objektivi kryesor i përpjekjeve të Meta për rekrutim, me Zuckerberg dhe kreun e laboratorit të “superinteligjencës” Alexandr Wang që e bombarduan me mesazhe.

Me origjinë nga Australia, ai ka diplomuar me rezultate maksimale në Universitetin e Sidneit dhe ka punuar në Facebook AI Research, ku u ngjit deri në titullin distinguished engineer, një nga pozicionet më prestigjioze teknike.

Në vitin 2016, presidenti i OpenAI Greg Brockman e kishte përmendur në email Elon Muskut, duke thënë se ai fitonte 800.000 dollarë në vit dhe do të kërkonte një rritje për të kaluar në OpenAI

The post Shqiptarja Mira Murati i ktheu shpinën, Zuckerberg tenton t’i “rrëmbejë” yjet e inteligjencës artificiale me oferta marramendëse appeared first on Albeu.com.

❌