Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës
Ushtria izraelite ka njoftuar për një ofensivë të re tokësore më 4 prill në lindje të Qytetit të Gazës, me qëllim zgjerimin e zonës së sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze.
Sipas njoftimit të ushtrisë, operacionet ushtarake janë përqendruar në zonën Shejaija, në veri të Gazës.
Izraeli tha se gjatë operacionit, trupat e tij kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që grupi terrorist e përdorte për të planifikuar dhe realizuar sulme terroriste.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmĂ«ruar se sulmet nĂ« GazĂ«, qĂ« kanĂ« shkaktuar qindra viktima, janĂ« vetĂ«m âfillimiâ i ofensivĂ«s. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka theksuar se shteti izraelit do tĂ« rrisĂ« praninĂ« ushtarake nĂ« Rripin e GazĂ«s pĂ«r tĂ« pastruar zonĂ«n nga terroristĂ«t dhe infrastrukturĂ«n terroriste, me synimin pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll zona tĂ« mĂ«dha dhe tâi inkorporojĂ« ato nĂ« zonĂ«n izraelite tĂ« sigurisĂ«.
Izraeli ka shtuar se civilĂ«t do tĂ« lejohen tĂ« evakuohen nga zonat e luftimeve pĂ«rmes ârrugĂ«ve tĂ« organizuara pĂ«r sigurinĂ« e tyreâ.
Ky operacion është pjesë e përpjekjeve për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet e marrë gjatë sulmit të tetorit 2023, i cili shkaktoi një valë të re dhune dhe ka nxitur luftën e vazhdueshme në Gazë.
Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë, ndërsa ofensiva izraelite ka sjellë më shumë se 50.000 viktima palestineze.
The post Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës appeared first on Sinjali.