Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kjo është vetëm një nga sfidat”, Çifti filipinas lidh kurorë në një kishë të përmbytur nga tajfuni

By: xhir jeta
23 July 2025 at 11:43

Ade Rick Verdillo dhe Jamaica Aguilar ishin të vendosur të ecnin drejt altarit në ditën e dasmës së tyre edhe pse kisha që ata kishin zgjedhur për t’i thënë ‘PO’ njëri tjetrit, ishte e përmbytur.

Të martën, kisha Barasoain në Filipine u përmbyt për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa tajfuni Whipa intensifikoi shirat sezonalë të musoneve, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Çifti tha se kishin parashikuar rrezikun e përmbytjeve, por nuk e lejuan motin të prishë ditën më të rëndësishme të tyre.

“Ne thjesht vendosëm me guxim,” tha Verdillo.

“Ne vendosëm sot sepse është një sakrificë në vetvete. Por do të ketë më shumë sakrifica nëse nuk ecim përpara sot.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Pronari frikësohej se si do të shkonin qeni dhe macja – ata u bënë miqtë më të mirë

22 July 2025 at 21:30

Edhe pse gjithmonë kemi dëgjuar se miqësia mes maceve dhe qenve është e pamundur, kjo shpesh është dëshmuar si e pasaktë.

Kështu ndodhi edhe me maçokun e vogël të zi, Binx, dhe labradorin Kamper, të cilëve nuk u desh shumë kohë për t’u bërë miqtë më të mirë.

Pronarja e tyre, e cila ka edhe një labrador tjetër të quajtur Koda, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do të silleshin qentë e mëdhenj dhe nëse do të mund të mësoheshin me maçokun, por frika e saj u zëvendësua shpejt nga gëzimi kur pa sa mirë po shkonin marrëdhëniet mes tyre.

@kampinwithkoda he loves sitting on top of the dogs 🤣😭 #dogandcat #silverlab #bestfriend #dogsoftiktok #catsoftiktok ♬ Welp, Didn’t Expect That – Yu-Peng Chen & HOYO-MiX

Një nga momentet kur ajo e kuptoi që kafshët e saj do të merreshin vesh për mrekulli, ishte kur hyri në dhomën e ndenjjes dhe pamja që pa i solli buzëqeshje në fytyrë: Kamper po qëndronte i shtrirë në qilim, ndërsa Binx ishte rehatuar sipër tij.

Labradori i mirë e dinte se nuk lejohej të ngrihej derisa maçoku të largohej, dhe kjo skenë e ëmbël u filmua nga pronarja, e cila më pas e ndau në profilin e saj në TikTok.

Videoja u bë virale dhe i solli buzëqeshje mijëra përdoruesve të platformës së njohur. /Telegrafi/

The post Pronari frikësohej se si do të shkonin qeni dhe macja – ata u bënë miqtë më të mirë appeared first on Telegrafi.

Katër të arrestuar dhe supermakina të sekuestruara – pasi ‘shqetësuan arinjtë dhe ujqërit’ në një park kombëtar në SHBA

27 June 2025 at 21:23

Katër persona janë arrestuar në Parkun Kombëtar Grand Teton pasi dyshohet se morën pjesë në gara me makina luksoze në rrugët e parkut.

Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, ata ishin pjesë e ngjarjes automobilistike “Nu Rally”.

Ngjarja u konsiderua e rrezikshme, pasi zona është e vizituar nga miliona turistë çdo vit dhe strehon kafshë të rrezikuara si arinjtë dhe ujqërit gri.

@nurallyofficial

Day 1 of the rally begins!

♬ Let It Go – Bassline Club Vibes

Për të ndaluar garuesit, u angazhuan 12 roje të parkut në pika të ndryshme kontrolli.

Drejtori i parkut, Chip Jenkins, e quajti sjelljen “të papërgjegjshme dhe të papranueshme”.

Autoritetet kanë paralajmëruar se ndaj të arrestuarve mund të ngrihen akuza shtesë. /Telegrafi/

The post Katër të arrestuar dhe supermakina të sekuestruara – pasi ‘shqetësuan arinjtë dhe ujqërit’ në një park kombëtar në SHBA appeared first on Telegrafi.

Asfalti “fryhet” para autosallonit – rrjeti shpërthen me komente plot humor

24 June 2025 at 15:46

Një video virale ka pushtuar rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente plot humor.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet një pjesë e asfaltit “që papritur ngritet”, duke krijuar një pengesë të madhe pikërisht para një salloni makinash në Missouri .

“Klasike… pikërisht para autosallonit”, dhe “Po vdes duke qeshur” janë vetëm disa nga komentet që pasuan.

Shumë ndjekës kanë theksuar ironinë e vendndodhjes, ndërsa të tjerë janë habitur nga momenti i kapur në mënyrë aq dramatike me video të ngadalësuar.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

The post Asfalti “fryhet” para autosallonit – rrjeti shpërthen me komente plot humor appeared first on Telegrafi.

3 sinjale që zbulojnë një gënjeshtër – si ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të vërtetën

2 June 2025 at 21:54

Gënjeshtrat, nga ato të padëmshmet deri tek ato që prishin besimin, janë pjesë e përditshmërisë sonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por si mund ta dalloni nëse dikush po ju mashtron? Ekspertët e psikologjisë dhe komunikimit ndajnë tre mënyra të thjeshta për të identifikuar sinjalet e gënjeshtrës:

1. Gjuhë e dyshimtë trupi – Personat që gënjejnë shpesh shmangin kontaktin me sy, prekin fytyrën apo flokët dhe ndryshojnë qëndrimin në mënyrë të çrregullt. Ngurtësia ose ftohtësia në sjellje është gjithashtu një përpjekje për të fshehur të vërtetën.

2. Të folurit jo natyral – Gënjeshtarët flasin më ngadalë ose më shpejt nga normalja, shmangin përgjigjet e drejtpërdrejta dhe shpesh japin shumë detaje të panevojshme. Nëse përgjigjet janë të mbushura me justifikime ose duken të stisura, është mirë të dyshoni.

3. Mospërputhje në rrëfim – Kur dikush gënjen, ka më shumë gjasa të ngatërrohet në histori, të ndryshojë versione apo të harrojë çfarë ka thënë më parë. Pyetjet shtesë ndihmojnë për të nxjerrë në pah këto mospërputhje dhe për ta bërë më të vështirë mbajtjen e gënjeshtrës.

Ekspertët theksojnë se asnjë sinjal nuk është provë e vetme, por një kombinim i tyre duhet marrë seriozisht nëse ndjeni se dikush nuk po ju thotë të vërtetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 3 sinjale që zbulojnë një gënjeshtër – si ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të vërtetën appeared first on Sinjali.

Sa vija keni në kyç? Zbuloni çfarë mund të nënkuptojnë për ju

11 May 2025 at 07:30

Nëse shikoni me kujdes kyçin e dorës, do të vini re disa vija horizontale. Këto nuk janë rastësore – sipas besimeve të vjetra dhe praktikës së palmistrisë, ato njihen si “vijat Rascette” dhe thuhet se lidhin fatin, shëndetin dhe jetëgjatësinë me linjat e trupit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vija e parë konsiderohet si më e rëndësishmja. Nëse është e qartë dhe e thellë, besohet se jeni me shëndet të mirë dhe energji të madhe fizike. Nëse është e zbehtë ose e ndërprerë, mund të tregojë vështirësi në këtë aspekt.

Vija e dytë lidhet me pasurinë dhe stabilitetin emocional. Sa më e rregullt të jetë, aq më e qetë dhe e suksesshme mendohet të jetë jeta juaj financiare dhe personale.

Vija e tretë shoqërohet me famën dhe ndikimin. Një vijë e qartë dhe e drejtë thuhet se tregon ndikim të madh në shoqëri ose emër të njohur.

Ndërkohë, vija e katërt është mjaft e rrallë. Kur shfaqet, thuhet se forcon ndikimin e vijës së tretë dhe shënon jetëgjatësi mbi 84 vjeç.

Sipas interpretimeve të metafizikës, numri i vijave mund të sinjalizojë moshën që mund të arrini: një vijë përfaqëson deri në 28 vjet, dy – deri në 56, tre – deri në 84 dhe katër për më shumë.

Edhe pse këto besime nuk mbështeten nga shkenca moderne dhe konsiderohen më shumë si folklor apo argëtim, ato vijojnë të ngjallin kuriozitet.

A keni kontrolluar sa vija keni ju në kyçin e dorës? A mund të jetë aty e shkruar historia juaj?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sa vija keni në kyç? Zbuloni çfarë mund të nënkuptojnë për ju appeared first on Sinjali.

Sfondi i Windows XP nuk është më ai që mbani mend – ja si duket sot

10 May 2025 at 12:37

“Bliss”, sfondi ikonik i Windows XP që është cilësuar si fotografia më e njohur në botë, nuk është më ai që dikur e njihnim.

Fotografia, e realizuar në vitin 1998 nga fotografi Charles O’Rear në luginën Napa të Kalifornisë, paraqiste kodra të gjelbra nën një qiell të pastër blu dhe për vite të tëra zbukuronte ekranet e miliona kompjuterëve anembanë globit.

Por pamja që dikur ofronte një ndjesi qetësie dhe nostalgjie, sot është transformuar. Livadhet janë zëvendësuar me vreshta, një ndryshim që ka shkaktuar reagime të përziera në rrjetet sociale.

Disa komentues e kanë cilësuar ndryshimin si “të trishtueshëm” dhe “depresiv”, ndërsa të tjerë e mbrojnë pamjen e re duke pohuar se edhe vreshtat kanë bukurinë e tyre dhe se vendi ende ruan njëfarë magjie natyrore.

Fotografi O’Rear e ka shkrepur këtë fotografi rastësisht, teksa po kalonte pranë asaj fushe që në atë kohë ishte bosh për shkak të një sëmundjeje që kishte prekur hardhitë.

A California hillside WindowsXP wallpaper pic.twitter.com/8KRDYvQxNd

— ★V141NG★🏴‍☠️ 𝕏 (@inexorable_fuck) May 8, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sfondi i Windows XP nuk është më ai që mbani mend – ja si duket sot appeared first on Sinjali.

Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale

27 April 2025 at 18:17

Një baba në Oklahoma shpenzoi mbi 100,000 dollarë për të restauruar një Ford F100 të vitit 1967, një dhuratë për ditëlindjen e 16-të të djalit të tij.

Edhe pse punishtja vendase kishte premtuar një afat për përfundimin, pas dy vitesh kamioni ende nuk ishte funksional.

Gjatë kësaj kohe, babai merrte fatura të vazhdueshme për punë që thuhej se ishte bërë, ndërsa pronari i punishtes justifikohej me mungesën e pjesëve — një justifikim që dukej i pabesueshëm për një makinë kaq të zakonshme, përcjell Telegrafi.

Kur babai kundërshtoi të paguante më shumë, ai u kërcënua se kamioni do të merrej ligjërisht nga punishtja përmes një procedure të quajtur “Title 42”.

I ndjerë i mashtruar dhe pa rrugëdalje, ai iu drejtua një gazetari investigativ.

Kur u përball me pyetje, pronari i punishtes u përpoq ta paraqiste veten si viktimë, duke theksuar se biznesi ishte në pronësi të një gruaje emigrante kolumbiane.

Ky rast tregon sesi klientët mund të bllokohen nga punishtet mashtruese dhe thekson rëndësinë e kontratave të qarta dhe të reagimit të shpejtë nëse gjërat nuk ecin si duhet. /Telegrafi/

The post Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 23 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
23 April 2025 at 07:12

Dashi

Gjate kësaj dite do jeni te mbushur me shprese se te gjitha dëshirat qe keni pasur ne çift do iu realizohen. Ne fakt duke filluar qe nga mesdita gjithçka do filloje te konkretizohet. Nëse jeni ende beqare do ju duhet te bëni akoma me tepër durim. Ne planin financiar do ndikoheni negativisht nga planetët dhe situata mund te përkeqësohet. Kujdes!

Demi

Do ketë disa mosmarrëveshje te vogla ne jetën tuaj ne çift sot, te shkaktuara këto nga ndikimi i disa personave te jashtëm. Mundohuni qe here tjetër te mos ua vini veshin. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap sot sepse mund te zhgënjehen pa mase. Financat do jene edhe me te mira. Do arrini te shlyeni borxhet e hershme dhe te shpenzoni pa frike.

Binjaket

Fale ndikimit pozitiv te Venusit, sot do arrini t’i zgjidhni edhe vështirësitë e vogla qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift. Do tregoheni me tolerante me te dhe do i kuptoni gabimet qe keni kryer ne te shkuarën. Beqaret do kenë takime te papritura mirëpo personat qe do kenë pranë nuk do i tërheqin dhe aq shume. Financat do jene te mira. Vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.

Gaforrja

Qielli i dashurisë do jete i turbullt gjate kësaj dite dhe kjo do jete e rrezikshme për jetën tuaj ne çift. Nëse mundeni qëndroni paksa larg atij qe doni dhe reflektoni. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë jashtë mase një person te cilin dikur e kane tallur. Financat mund te kenë edhe ndonjë tronditje për shkak te disa shpenzimeve te detyruara qe do ju duhet te kryeni.

Luani

Me ne fund do e rigjeni komunikimin ne çift dhe do flisni me hapur me partnerin tuaj. Atmosfera do filloje te ngrohet jashtë mase. Beqaret duhet te jene realiste dhe me këmbë ne toke. Po gabuan sot do vuajnë për gjithë jetën. Financat do jene me te qëndrueshme se disa kohe me pare. Do ndiheni me te sigurte kur te kryeni ndonjë shpenzim sado te vogël.

Virgjeresha

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do zbuloni karakteristika te tjera te partnerit tuaj dhe do e dashuroni akoma me tepe rate. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës personin e duhur, por as sot nuk do ia arrijnë dot qëllimit te tyre. Financat do kenë goxha përmirësime nga disa kohe me pare, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet.

Peshorja

Me pak durim dhe mirëkuptim mund te arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet ne çift sot. Te dy duhet te jepni me tepër nga vetja ne mënyrë qe situata te përmirësohet shpejt. Beqaret duhet ta largojnë turpin nëse duan te gjejnë shpirtin binjak. Mundësitë sot do jene te shumta. Situata financiare nuk do ketë as problemin me te vogël. Kryeni shpenzimet qe ju duhen.

Akrepi

Posesiviteti, padurimi dhe kritikat e tepruara mund ta prishin atmosferën e ngrohte qe ekziston ne çift. Mos i bën dem vetes suaj dhe atij qe keni ne krah. Beqareve do ju plotësohet një nga ëndrrat me te mëdha dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do jene te mira, por duhet te vendosni disa limite me shpenzimet. Po e tepruar do keni probleme.

Shigjetari

Si te dashuruarit ashtu edhe beqaret do kalojnë një dite te mrekullueshme sot. Ata qe kane dike ne krah do përjetojnë ndjesi te veçanta pranë partnerit, ndërsa ata qe janë vetëm me ne fund do ndihen te plotësuar. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar do rrezikoni shume, por do ia dilni mbanë me sukses. Nuk duhen marri gjithmonë hapa te tilla.

Bricjapi

Dite shume pasionante dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shpesh si ne ëndërr sot dhe nuk do doni qe dita te mbaroje. Beqaret ka shume mundësi te afrohen me një person te afërm te disa kushërinjve te tyre. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet apo transaksionet e ndryshme.

Ujori

Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar sot ne jetën tuaj ne çift. Do përkujdeseni për partnerin dhe do i kushtoni atij me tepër kohe se kurrë me pare. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume lajkave te disa personave qe do njohin rishtazi sepse një pjese do duan thjesht te tallen. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do jeni me te qete.

Peshqit

Te dashuruarit do jene kokëfortë dhe nuk do i pranojnë sugjerimet qe do iu japin disa personat qe kane ne krah. Po vazhduat kështu do keni debate me ta. Beqaret nuk do tërhiqen me nga aventurat kalimtare, por do kërkojnë histori dashurie serioze dhe afatgjata. Mundësitë sot do jene te pakta. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 23 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Drejtuesit i lënë makinat për të luajtur futboll – pas një bllokade trafiku në një autostradë të Anglisë

20 April 2025 at 21:43

Trafiku i së dielës së Pashkëve është ndërprerë në një autostradë pranë Lancasterit të Anglisë, pas një aksidenti – me gjasë jo të lehtë.

Bëhet fjalë për një aksident i cili thuhet se bllokoi qindra makina dhe shkaktoi vonesa të gjata të trafikut në zonë.

Korsitë ishte thënë se do të qëndrojnë të mbyllura për orë të tëra dhe shoferët duhet të përdorin rrugë të tjera, paralajmëroi policia.

Por çfarë ra në sy në këtë situatë ishte se njerëzit, përkatësisht shoferët, të gjendur në një situatë të tillë, “shndërruan rrugën në një pikë pikniku”.

Madje disa prej tyre, gjetën kohë të luajnë edhe futboll. /Telegrafi/

The post Drejtuesit i lënë makinat për të luajtur futboll – pas një bllokade trafiku në një autostradë të Anglisë appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 19 prill, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
19 April 2025 at 07:07

DASHI
Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

DEMI
Bëni kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes edhe me shëndetin.

BINJAKET
Vendosni pak rregull para se të shkoni drejt një katastrofe. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.

GAFORRJA
Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

LUANI
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.

VIRGJERESHA
Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni shpenzimet.

PESHORJA
Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.

AKREPI
Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.

SHIGJETARI
Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.

BRICJAPI
Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.

UJORI
Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.

PESHQIT
Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 19 prill, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Horoskopi 16 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
16 April 2025 at 07:12

Dashi

Një ditë e gjallë, plot energji dhe impulse instinktive. Ju dëshironi të bëni, të lëvizni, të pushtoni. Por kini kujdes të mos e teproni ose të mos thoni diçka shumë. Një takim interesant mund të shkundë rutinën.

Demi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, keni nevojë për siguri, qetësi dhe një rutinë që ju qetëson. Është një kohë e mirë për të vendosur gjërat në rregull dhe për të sqaruar situatat në pritje. Merrni kohë për veten tuaj, qoftë edhe vetëm për një frymëmarrje të thellë.

Binjakët

Ju jeni në modalitetin social aktiv: mesazhe, ide, muhabet dhe ndoshta edhe ndonjë lajm sentimental. Mendja vrapon, por kujdes mos e humbisni fillin. Dikush po ju shikon me kureshtje.

Gaforrja

I ndjeshëm dhe në kërkim të lidhjes së vërtetë. Sot mund të gjeni një kontakt emocional që ju ngroh zemrën, ose mund të ndjeni një boshllëk të vogël që duhet plotësuar. Ndiqni intuitën tuaj, nuk do t’ju zhgënjejë.

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju dëshironi të shkëlqeni dhe sot mund t’ia dilni pa mundim. Tërhiqni vëmendjen, por përpiquni ta përdorni me hijeshi. Dikush ju admiron në heshtje. Ditë ideale për të marrë kontrollin e një situate të lënë në pritje.

Virgjëresha

Keni nevojë për rregull, por sot mund ta gjeni veten përballë diçkaje që ju prish planet… në një mënyrë të mirë. Përqafoni ndryshimin me kuriozitet. Një detaj do të zbulojë shumë më tepër nga sa duket.

Peshorja

Ekuilibri është fjala juaj kyçe, por sot mund të ndjeni nevojën për të thyer disa modele. Një propozim i papritur ose një mesazh jashtë orarit mund t’ju habisë. Shkoni me rrjedhën.

Akrepi

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 16 prill 2025), intensive si gjithmonë, sot jeni më magnetikë se zakonisht. Sytë mbi ju, dhe ju e dini këtë. Ditë e shkëlqyeshme për të thënë diçka që keni mbajtur brenda, ose për të lënë heshtjen të flasë.

Shigjetari

Me shpirt të lirë, sot ndjen thirrjen e aventurës, qoftë edhe mendore. Një lajm nga larg ose një ide e re mund t’ju ndriçojë. Mos lejoni që ata që nuk arrijnë dot t’ju mbajnë prapa. Ditë e shkëlqyeshme për të thënë diçka që keni mbajtur brenda, ose për të lënë heshtjen të flasë.

Bricjapi

Një ditë konkrete, perfekte për t’u marrë me atë që duhet rregulluar. Por i lë vend edhe zemrës, sepse diçka (ose dikush) po përpiqet të afrohet, qoftë edhe në majë të gishtave.

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, jeni plot me mendime origjinale dhe dëshirë për të thyer monotoninë. Ju mund ta gjeni veten duke provuar diçka të re, ose duke e parë një person në një këndvështrim tjetër. Qëndroni të hapur. Ditë e shkëlqyeshme për të thënë diçka që keni mbajtur brenda, ose për të lënë heshtjen të flasë.

Peshqit

Emocionet janë në plan të parë. Jeni më empatik se zakonisht, por mos lejoni që të tjerët të marrin të gjithë energjinë tuaj. Një gjest i vogël dashamirës mund të bëjë mrekulli sot.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 16 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Kur është koha më e mirë për seks: Para apo pas ushqimit?

By: Rreze
12 April 2025 at 08:22

Shpesh kur jemi të uritur, nuk jemi as për punë, as për muhabet, e lëre më për ndonjë aktivitet që kërkon energji – siç është seksi. Nga ana tjetër, pas një vakti të rëndë, njeriu ndjen përgjumje, rënie të energjisë dhe mungesë përqendrimi.

Por çfarë ndodh me trupin në raport me aktivitetin seksual në këto dy gjendje?

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë se koha më e mirë për të bërë seks është kur stomaku është bosh.

Arsyeja është e thjeshtë: tretja e ushqimit kërkon energji dhe qarkullim të gjakut, dhe kur konsumojmë ushqim të bollshëm, gjaku dhe energjia orientohen drejt stomakut, duke lënë më pak “fuqi” për pjesët e tjera të trupit – përfshirë organet gjenitale dhe muskujt.

Ndaj, edhe pse mund të bëni seks pas ushqimit, performanca mund të bjerë deri në 50 për qind, sidomos tek meshkujt, për shkak të ndikimit në lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë e trupit.

Nga ana tjetër, njerëzit që e praktikojnë seksin në mëngjes, jo vetëm që përfitojnë nga një trup ende i pushuar dhe me stomak të lehtë, por edhe nga një nivel më i lartë i hormoneve si testosteroni, që është më aktiv në orët e para të ditës.

Një studim i publikuar nga “Medical Daily” tregon se mbi 58 për qind e çifteve kryejnë marrëdhënie seksuale mes orës 11 të natës dhe 1 të mëngjesit, por ata që e praktikojnë këtë në mëngjes kanë përfitime më të mëdha fizike dhe psikologjike.

Pra, nëse doni një jetë seksuale më të shëndetshme dhe më energjike – ndoshta koha për ta provuar me stomakun bosh është tani.

/GazetaSinjali/

The post Kur është koha më e mirë për seks: Para apo pas ushqimit? appeared first on Sinjali.

Horoskopi 10 prill, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
10 April 2025 at 07:38

Dashi

Ditë intensive, por vendosmëria juaj ju ndihmon të arrini një qëllim të rëndësishëm. Dëshira për t’u sqaruar është e fortë, por shmangni detyrimin e kohës.

Demi

Një përballje e drejtpërdrejtë ju lejon të zhbllokoni një situatë në pritje. Nëse doni të ndërtoni diçka solide, duhet të jeni më të hapur ndaj dialogut.

Binjakët

Do jetë një ditë produktive nëse qëndroni të fokusuar në një gjë në të njëjtën kohë. Nuk është koha për të ushqyer dyshimet.

Gaforrja

Përpjekja po ndihet, por ju jeni një hap larg rezultatit. Këmbëngulni. Shmangni qëndrimin në të kaluarën.

Luani

Keni mundësinë për t’u dukur, por shmangni një qëndrim shumë të ngurtë. Kërkesat e shumta rrezikojnë të largojnë njerëzit e afërt.

Virgjëresha

Dita kërkon durim, por nëse ruani qetësinë do të mbyllni një çështje tensionuese. Nuk duhet të mbani gjithçka nën kontroll. Lëreni veten të lirë ndaj emocioneve.

Peshorja

Diplomacia juaj ju ndihmon të shmangni konfrontimet e panevojshme. Një ditë e favorshme për ata që duan të bëjnë paqe ose të afrohen sërish.

Akrepi

Diçka po lëviz, por do të duhen edhe disa ditë për të parë rezultate. Kujdes nga xhelozia, rrezikon të prishë atmosferën.

Shigjetari

Mos i ndiqni gjërat që nuk funksionojnë. Përqendrohuni në atë që mund të arrini në të vërtetë. Keni nevojë për lehtësi. Shmangni rëndimin e ditës tuaj me diskutime të padobishme.

Bricjapi

Përqendrimi juaj ju lejon të zgjidhni një problem që e keni zvarritur prej kohësh. Nëse doni diçka më shumë, është koha ta thoni qartë.

Ujori

Në këtë ditë do të ndiheni më të lirë për të vepruar. Përfitoni nga kjo mundësi për të mbyllur një marrëveshje. Dëshira për risi është e fortë. Por mos i lini pas dore ata që keni pranë.

Peshqit

Shmangni të merrni gjithçka personalisht. Përqendrohuni te faktet. Një dialog i sinqertë mund të ndryshojë gjërat. Mos e shtyni atë.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 10 prill, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Horoskopi 9 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
9 April 2025 at 07:19

DASHI

Dielli i favorshëm. Në pak ditë do të keni mbështetje të tjera astrale, për shembull Mërkuri. Nëse ka një zgjedhje në lidhje me një punë të re, tani e tutje do të duhet të jeni të vendosur. Mundohuni të mos lini asgjë të varur. Yjet i shpërblejnë marrëdhëniet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 9 prill 2025), gjatë orëve në vijim do ta keni Hënën në një aspekt të shkëlqyer që do t’ju bëjë më iniciativë dhe vendimtare në punë por jo vetëm. Dielli, Mërkuri dhe Marsi do t’ju japin një dorë të madhe veçanërisht nëse ka çështje që lidhen me të kaluarën që duhen zgjidhur.

BINJAKËT

Ka shumë tension në ajër. Fajin e ka edhe Hëna disonante. Nga pikëpamja profesionale, nuk jeni plotësisht të kënaqur, ndoshta sepse idetë tuaja nuk po gjejnë përgjigjen e duhur… Me Hënën në opozitë, është më e ndërlikuar të jesh i qetë dhe i qetë. Në dashuri duhet të përpiqeni të silleni në mënyrë më të shoqërueshme.

GAFORRJA

Do t’ju duhet të punoni më shumë në orët e ardhshme nëse doni të merrni një kënaqësi të madhe. Ky qiell fokusohet kryesisht në çështjet e punës. Nga pikëpamja sentimentale, kjo fazë shtytje dhe tërheqjeje që ka nisur që nga muaji mars vazhdon. Nuk duhet të ketë më vend për pasiguri.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 9 prill 2025), yje të rëndësishëm sidomos për ata që duhet të kërkojnë të drejtat e tyre në punë. Hëna kohët e fundit ka qenë në shenjën tuaj dhe kjo ju ka dhënë më shumë forcë. Rimëkëmbja në nivel emocional.

VIRGJËRESHA

Duke pasur Hënën në shenjën tuaj do të jetë një mbështetje e madhe: do t’ju lejojë të rikuperoni një aftësi të madhe për veprim dhe atë racionalitet që do të jetë thelbësor për të rregulluar jetën tuaj. Disa situata që deri vonë ishin marrë si të mirëqenë kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Nga pikëpamja sentimentale do të ketë rrezik të kritikoheni për gabime të pa kryera…

PESHORJA

Për pak orë do të keni Hënën në shenjën tuaj. Prej disa kohësh po përballeni me probleme emocionale që ju kanë bërë pak nervoz dhe nervoz. Tensionet janë të larta në jetën tuaj, veçanërisht për ata që vijnë nga një krizë sentimentale. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit e Dashit, Gaforres apo Bricjapit.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 9 prill 2025), yjet janë në anën tuaj në këtë periudhë: lini vend për projekte të reja. Marsi është në aspekt të shkëlqyer dhe do të rrisë kreativitetin tuaj. Hëna e favorshme do t’ju ndihmojë të reflektoni me kujdes për atë që dëshironi në dashuri. Kujdes nga konfliktet mes prindërve dhe fëmijëve.

SHIGJETARI

Jupiteri ende në opozitë: një periudhë plot pasiguri. Ky është një cikël astrologjik që ka nisur disa kohë më parë dhe do të vazhdojë edhe për disa kohë. Në pjesën e dytë të prillit sigurisht që do të ketë më shumë arsye për gëzim dhe qetësi. Çiftet në krizë mund të kthehen në pikëpyetje.

BRICJAPI

Yjet e ditës do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet e një natyre pune ose marrëdhënieje. Falë kësaj Hënë të bukur do të mund të rizbuloni edhe dëshirën për të qenë me të tjerët. Yjet do ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë të bëni dhe të merrni vendimet e duhura.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 9 prill 2025), gjatë orëve të ardhshme të kësaj fillim pranvere do të jetë më mirë të përpiqeni të kontrolloni reagimet tuaja dhe të moderoni tonin. Mos pranoni ndërhyrjen e palëve të treta në jetën tuaj. Do të ishte një ide e mirë të organizoni diçka tërheqëse gjatë fundjavës.

PESHQIT

Gjatë orëve të ardhshme të këtij 9 Prilli 2025, do t’ju duhet të luftoni me njëfarë melankolie që po hap rrugën në jetën tuaj. Kujdes nga provokimet dhe kritikat e njerëzve që nuk e kuptojnë mënyrën tuaj të të menduarit apo të vepruarit.

/Gazeta Sinjali/

The post Horoskopi 9 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Fitoi një Porsche 911 GT3 RS në një lotari, amerikani bëri vozitje të egër dhe e shkatërroi atë

6 April 2025 at 12:17

Për shumë entuziastë të makinave, zotërimi i një makine të vërtetë sportive është një ëndërr e përjetshme.

Duke marrë parasysh çmimet e larta të modeleve si Porsche, Lamborghini apo Ferrari, kjo ëndërr zakonisht mbetet e parealizuar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ka edhe fatlumë që një automjet të tillë e marrin falas, falë një shorti.

Zhgënjimi është më i madh kur shkatërroni një makinë që ndoshta nuk mund ta përballoni kurrë.

Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur një të riu nga Nevada, SHBA.

Keni dëgjuar për Tuner Cult? Është një dyqan online amerikan që ofron veshje të frymëzuara nga kultura e makinave, bluza, kapuç dhe të ngjashme, si dhe lojëra të rregullta shpërblyese.

Koncepti është i thjeshtë: blej diçka dhe automatikisht futesh në lojën shpërblyese.

Edhe nëse nuk porosisni asgjë, mund të blini një kupon digjital për të marrë pjesë (50 deri në 250 dollarë).

Rreth shtatë muaj më parë, Tuner Cult organizoi një lotari ku çmimi kryesor ishte një Porsche 911 (991) GT3 RS në ngjyrë vjollce.

Fituesi me fat i një automjeti me vlerë mbi 220 mijë euro është 32-vjeçari Steven Doyle nga qyteti Fernley, Nevada.

Megjithatë, emocioni i tij nuk zgjati shumë, shpejt e shkatërroi plotësisht makinën.

Sipas një raporti të policisë së qarkut Storey, Doyle ishte duke vozitur në autostradë kur ndodhi përplasja.

Sipas deklaratave të tyre, ai ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka hyrë me shpejtësi në kthesë, ka tentuar të shmangë një mjet tjetër duke u kthyer fort djathtas, është përplasur me rrethojat mbrojtëse.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Doyle përfundoi në paraburgim. Ai u arrestua nën dyshimin se kishte drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe kishte armë zjarri.

I vetmi ngushëllim që i ka mbetur – së bashku me Porsche-n fitoi edhe 50 mijë dollarë. /Telegrafi/

The post Fitoi një Porsche 911 GT3 RS në një lotari, amerikani bëri vozitje të egër dhe e shkatërroi atë appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 5 prill, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

By: Rreze
5 April 2025 at 07:10

Dashi
Parashikohet një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini mundësitë të ikin nga duar, pasi mund të ndërmerrni një rrugëtim të ri. Kjo edhe në sajë të ndërhyrjes së ndonjë miqësie, ku do t’ju jepet dorë në sferën profesionale. Edhe në fushën e ndjenjave do të ketë rikuperim.

Demi
Pritet që të përballeni me probleme të natyrës ekonomike. Shpenzime të shumta, edhe të papritura, do të dëmtojnë portofolin tuaj, duke ju gjetur në vështirësi lidhur me menaxhimin e financave. Bëni kujdes në raport me familjarët dhe stimuloni dialogun, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet.

Binjakët
Duhet të bindni veten se ndonjëherë mbyllja e një kapitulli është zgjedhja e duhur për të ndjerë më mirë, edhe në sferën profesionale. Mundohuni që të shikoni drejt së ardhmes. Në sferën sentimentale do të ketë përmirësime, mjafton t’i kushtoni më shumë rëndësi dashurisë.

Gaforrja
Do të ndiheni të lodhur, sidomos në sferën profesionale. Jo çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi, përkundrazi ka disa çështje pezull që kanë nevojë për sqarim dhe për shkak të tyre do të ndiheni nervoz. Mundohuni që të kërkoni ndihmë.

Luani
Nuk do të jeni aspak në humor, do të dominojë lodhja. Keni nevojë që të pushoni më shumë, ndaj mundohuni që të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Shmangni përplasjet dhe diskutimet. Nëse mundeni, shtyjini për ditë tjetër problemet dhe diskutimet, edhe nëse kanë të bëjnë me sferën sentimentale.

Virgjëresha
Parashikohet një ditë rikuperimi në raport me të mëparshmet, ndonëse ka ende një situatë stresuese me të cilën duhet të përballeni. Do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht, dhe kjo gjë do t’ju bëjë disi nervoz. Mundohuni që të relaksoheni.

Peshorja
Ju pret një ditë pozitive. Mund të merrni lajme të bukura, të cilat mund të kenë të bëjnë me sferën profesionale. Edhe sa i takon ndjenjave, situata do të jetë më e mirë, mjafton që të mos fiksoheni pas të kaluarës dhe historive që tashmë kanë përfunduar.

Akrepi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me stres. Do të ndjeni lodhje fizike dhe mendore, ndaj mundohuni që të gjeni mënyrën për të qenë në formë. Mos lejoni që të pushtoheni nga disa kujtime, pasi është momenti që të shikoni përpara dhe të bëni projekte të reja për të ardhmen.

Shigjetari
Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të jeni të kujdesshëm në çdo drejtim. Shmangni sforcimet fizike! Edhe sa i takon ndjenjave, duhet të jeni të kujdesshëm, pasi do të ketë probleme dhe nuk do të ndiheni aspak rehat. Bëni mirë që të reflektoni para se të flisni.

Bricjapi
Ju pret një e shtunë interesante! Ky fund qershori do të favorizojë të gjithë ata që duan të jetojnë larg një të kaluare të vështirë. Takimet e reja sentimentale mund të jenë mjaft të rëndësishme.

Ujori
Do të përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj dite në raport me të tjerët. Edhe në dashuri, situata nuk paraqitet e mirë, ashtu sikundër në sferën profesionale duhet të tregoni më shumë durim.

Peshqit
Këshillohet që të tregoheni të matur me fjalët që do të thoni. Nuk do të mungojnë polemikat dhe problemet, ndaj bëni mirë të merrni masa. Ju presin orë të cilat duhen jetuar me më shumë kujdes.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 5 prill, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Horoskopi për ditën e sotme

4 April 2025 at 07:29

DASHI
Gjatë ditës mund të ndiheni të shtyrë të riktheheni emocionalisht në të kaluarën, sidomos në aspektin sentimental, ndonëse marrëdhënia aktuale është e qëndrueshme. Në punë, tregohuni të durueshëm me eprorët, edhe kur kërkesat e tyre ju duken të tepruara.

DEMI
Tensionet në dashuri fillojnë të zbuten. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, mund të keni kaluar nëpër keqkuptime që tani po qartësohen. Në fushën profesionale, intuita ju ndihmon të lëvizni me zgjuarsi edhe në situata sfiduese.

BINJAKËT
Kjo ditë mund të sjellë debate, sidomos nëse keni tendencë t’i shprehni dëshirat në mënyrë impulsive. Në punë, priten angazhime urgjente, ndaj durimi është çelësi për të mos humbur fokusin.

GAFORRJA
Një kohë shumë pozitive për lidhjet personale. Mos e nënvlerësoni ndikimin e miqësive të reja – disa prej tyre mund të shndërrohen në diçka më të thellë. Në punë, dinamizmi juaj reflektohet në rezultate konkrete.

LUANI
Jeni në kërkim të një pikë të fortë referimi emocional. Mund të lindin miqësi të reja që, me kalimin e kohës, marrin kuptime më të mëdha. Në punë, energjia juaj është në nivelin më të lartë, duke ju ndihmuar të përballeni me çdo sfidë.

VIRGJËRESHA
Mund të ndjeni tension në ajër – kujdes me fjalët, pasi mund të keqkuptoheni lehtë. Në sferën profesionale, ka hapësirë për risi dhe zhvillime pozitive, por përgatituni për shpenzime të paparashikuara.

PESHORJA
Ndryshime të mëdha janë në horizont. Edhe ndarjet apo mbylljet do të shoqërohen me një ndjesi qetësie. Në punë, java është e ngarkuar dhe bashkëpunëtorët e duhur do të luajnë rol vendimtar.

AKREPI
Venusi në anën tuaj sjell harmoni në marrëdhënie. Në dashuri, keni më shumë vullnet për të zgjidhur situatat e ndërlikuara. Në punë, është koha të bëni vlerësime reale – kush ka punuar mirë, do të shpërblehet.

SHIGJETARI
Mos e lini pas dore dashurinë për shkak të stresit apo angazhimeve të tjera. Kjo është një periudhë kur mund të shkëputeni nga peshat e tepërta dhe të hapni rrugë për ide të freskëta. Në punë, dita premton më shumë lehtësi dhe risi kreative.

BRICJAPI
Një muaj i përshtatshëm për të rigjetur afërsinë me partnerin. Konsideroni një udhëtim të shkurtër për të dalë nga rutina. Në sferën profesionale, durimi është thelbësor – rezultatet varen edhe nga bashkëpunimet që ndërtoni.

UJORI
Një njohje e re mund të ndikojë thellësisht në jetën tuaj emocionale. Liria është e rëndësishme për ju, por kini kujdes që të mos largoni njerëzit për shkak të nevojës për hapësirë. Në punë, nismat e reja mund të rezultojnë të suksesshme nëse bëhen me kujdes dhe planifikim.

PESHQIT
Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj, ndërsa Marsi sjell energji pozitive. Kjo është një ditë ideale për të riforcuar marrëdhëniet dhe për të hapur veten ndaj njerëzve të rinj. Në punë, priten lajme të mira për projekte të nisura së fundmi.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

Siku – ariu polar alergjik ndaj qimeve të njeriut

4 April 2025 at 07:21

Mund të duket e pazakontë, por edhe kafshët e egra që mbahen në robëri mund të zhvillojnë alergji – ndonjëherë edhe ndaj vetë njerëzve.

Në vitin 2018, stafi i kopshtit zoologjik Lincoln Park në Çikago vuri re se një ari polar mashkull, i quajtur Siku, po humbiste qimet dhe kruhej vazhdimisht. Pas ekzaminimeve, mjekët veterinarë zbuluan se shkaku i gjendjes së tij ishte alergjia.

Testet e lëkurës zbuluan se Siku ishte alergjik ndaj merimangave të shtëpisë, polenit të disa bimëve si elbi, mani dhe kedri i kuq – por ajo që habiti më shumë mjekët ishte fakti se ai reagoi fort edhe ndaj zbokthit të flokëve të njeriut, raporton BBC, transmeton Sinjali.

“Një nga gjërat që ai fillimisht tregoi një reagim shumë të fortë ishte zbokthi i flokëve të njeriut,” kujton Kathryn Gamble, drejtoreshë e mjekësisë veterinare në kopshtin zoologjik Lincoln Park.

Jo vetëm Siku – edhe dhelpra, majmunët dhe leopardët me alergji

Nuk është vetëm Siku që vuan nga alergjitë. Stafi i kopshtit ka hasur raste të ngjashme edhe te leopardët e zinj, dhelprat fenek, majmunët saki, makakët japonezë dhe arinjtë e zinj.

Sipas Andrew Flies, ekspert i alergjive tek kafshët, kjo është një nga ato raste ku përvoja njerëzore ndihmon për të kuptuar dhe trajtuar sëmundjet tek kafshët.

“Kjo është një nga ato situata të rralla ku ajo që kemi mësuar nga njerëzit mund të ndihmojë kafshët,” shprehet Flies.

Alergjitë po shtohen edhe te kafshët

Ekspertët mendojnë se shtimi i alergjive te kafshët lidhet me mënyrën e jetesës në robëri. Kafshët e fermave, ato shtëpiake dhe në kopshtet zoologjike, jetojnë në mjedise të kontrolluara nga njeriu, larg natyrës, ku nuk ekspozohen ndaj parazitëve dhe mikrobeve natyrale, që në mënyrë normale ndihmojnë sistemin imunitar të zhvillohet në mënyrë të ekuilibruar.

“Tek qentë dhe macet, numrat janë rritur dukshëm, dhe nuk do të çuditesha nëse edhe më shumë kafshë të kopshteve zoologjike po zhvillojnë alergji,” thotë Annette Petersen, dermatologe veterinare në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Simptoma të ndryshme: te njerëzit rrjedh hundët, te kafshët irritohet lëkura.

Sipas dermatologut veterinar Andrew Rosenberg, shumë kafshë thithin alergjenët përmes lëkurës dhe jo përmes frymëmarrjes, çka bën që sëmundjet të shfaqen në mënyra të ndryshme nga ato që shohim te njerëzit.

/GazetaSinjali/

The post Siku – ariu polar alergjik ndaj qimeve të njeriut appeared first on Sinjali.

Horoskopi 3 prill, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj?

By: Rreze
3 April 2025 at 07:09

DASHI
Dita e sotme do të jetë perfekte për ata që janë në një lidhje. Bashkëpunimi do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do të ndiheni të bekuar nga të gjithë. Beqarët nuk do të ndihen ende gati të fillojnë një lidhje dhe do t’i refuzojnë të gjitha propozimet që do t’u bëhen. Në planin financiar, do të mbizotërojë ekuilibri dhe do të mund të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.

DEMI
Do të merreni vesh me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do të sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur më parë. E ardhmja do të jetë më e mirë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë vetëm për të ndryshuar statusin, sepse do të kenë probleme më vonë. Në planin financiar, situata nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të keni tronditje të njëpasnjëshme.

BINJAKËT
Jeta në çift do të fillojë të ketë përmirësime të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do të ndiheni më mirë në krahët e partnerit dhe kënaqësitë do të jenë më të mëdha. Beqarët as nuk do të dëshirojnë ta ndryshojnë statusin e tyre, sepse do ta kalojnë për mrekulli me miqtë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur nëse nuk doni të mbeteni pa asnjë para mënjanë.

GAFORRJA
Tregohuni më të arsyeshëm dhe më realista sot ju, të dashuruarit, pasi po vepruat pa menduar dhe po menduat vetëm për vete, do të keni probleme më vonë. Beqarët nuk do të jenë me fat në dashuri dhe do të mbeten ende të vetmuar. Për financat, do të kujdeseni më tepër se ndonjëherë më parë dhe situata do të vijë duke u stabilizuar. Më në fund do të jeni të qetë.

LUANI
Asgjë nuk do të ndryshojë sot në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të gjendeni në situata të vështira. Për të marrë vendime duhet të mendoheni disa herë. Beqarët do ta kenë mendjen tek puna dhe nuk do të merren aspak me jetën sentimentale. Në planin financiar, gjendja do të mbetet e kënaqshme dhe do të arrini të hiqni edhe disa para mënjanë.

VIRGJERESHA
Do të jeni më tolerantë se më parë sot ju që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do të vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më tepër. Beqarët do të kenë plot propozime, por nuk do të ndihen ende gati të bëjnë ndryshime të statusit. Në fakt, do të refuzojnë mundësi të shkëlqyera për të cilat do të pendohen. Financat nuk do të mbeten aspak të mira, kështu që ulini në maksimum shpenzimet.

PESHORJA
Dialogu do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marrë kthesën e duhur. Beqarët nuk do të ndihen gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do të mbyllen në vetvete. Financat do të jenë tejet problematike. Pranojeni ndihmën që do t’ju japin familjarët pa u menduar gjatë, pasi në kundërshtim do të keni probleme më serioze.

AKREPI
Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do të jetë tejet harmonike. Në çdo moment do të përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk do të mendohen dy herë për të hedhur hapa të rëndësishëm, pasi mundësitë do të jenë të shkëlqyera. Në planin financiar mos u nxitoni. Riorganizojini njëherë paratë që keni dhe më pas shihni sa mundësi keni për të shpenzuar.

SHIGJETARI
Ditë fantastike ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do të ndiheni më mirë se më parë. Beqarët do ta kenë të vështirë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do të mbeten vetëm edhe disa kohë. Gjendja financiare do të jetë e mirë. Mund t’i kryeni edhe disa shpenzime të vogla, por pa e tepruar.

BRICJAPI
Do t’i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. Çdo moment do të jetë i mrekullueshëm. Beqarët do të realizojnë një takim mbresëlënës, i cili do t’ua ndryshojë mënyrën e të parit të gjërave. Buxheti më në fund do arrijë të stabilizohet pas gjithë përpjekjeve që keni bërë. Pa ndihmën e miqve, në fakt, ende do të kishit vështirësi.

UJORI
Do t’i shihni gjërat me një sy tjetër sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do të jetë më e këndshme. Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj njëri-tjetrit. Beqarët do debatojnë ashpër me disa miq të vjetër dhe nuk do e kenë aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të mëdha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që keni kryer.

PESHQIT
Do të filloni projekte të përbashkëta me partnerin tuaj sot dhe ato do t’ju afrojnë akoma më shumë me njëri-tjetrin. Marrëdhënia në çift do të jetë e shkëlqyer. Beqarët nuk do të ndihen mirë me statusin që kanë dhe do të bëjnë të pamundurën për të bërë ndryshime. Në planin financiar duhet t’i organizoni me kujdes të ardhurat, në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 3 prill, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj? appeared first on Sinjali.

❌
❌