❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mitrovica Neolitike”- Ekspozita qĂ« ndriçon 8 mijĂ« vjet histori hapet sonte nĂ« Muzeun e MitrovicĂ«s

Ekspozita “Mitrovica Neolitike” hap dyert sonte, mĂ« 31 korrik, duke filluar nga ora 19:00, nĂ« ambientet e Muzeut tĂ« MitrovicĂ«s.

Ky është një rikonceptim i ekspozitës arkeologjike që hedh dritë mbi fillesat e jetës së qëndrueshme në territorin e Mitrovicës, të dokumentuar që më shumë se 8 mijë vjet më parë, duke ofruar vizitorëve një pasqyrë të pasurisë kulturore dhe historike të kësaj treve, përcjellë KultPlus.

Kuratorët e ekspozitës janë Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, të cilët kanë përzgjedhur dhe prezantuar artefakte të rëndësishme që dëshmojnë për jetën neolitike, stilin e jetesës, zhvillimin bujqësor dhe përparimet e hershme shoqërore në këtë rajon.

Ekspozita vjen si një nismë për të forcuar ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë arkeologjike të Kosovës dhe për të krijuar ura të reja mes publikut dhe së kaluarës së hershme të vendit. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me objekte autentike dhe interpretime vizuale që tregojnë historinë e qytetërimit të hershëm në Mitrovicë./KultPlus.com

Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga një ditë e zakonshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku duket se vizitorët janë të shumtë në numër.

PAA Ă«shtĂ« nga sitet tona kulturore mĂ« tĂ« vizituara. Çdo ditĂ« janĂ« me qindra vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« kombĂ«sive tĂ« ndryshme qĂ« shijojnĂ« ato çka ofron ky park arkeologjik. Sipas statistikave, nga tĂ« huajt kryesojnĂ« vizitorĂ«t nga Evropa PerĂ«ndimore.

Apolonia është një ndër parqet arkeologjike që pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në PAA u tejkalua shifra prej 58 mijë vizitorësh.

Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj./atsh/

“Everybody Calls Redjo” me premierĂ« nĂ« Kroaci nĂ« kuadĂ«r tĂ« Brač Film Festival

Filmi shqiptar “Everybody Calls Redjo” do tĂ« ketĂ« premierĂ«n e tij ndĂ«rkombĂ«tare mĂ« 9 gusht nĂ« Kroaci, si pjesĂ« e edicionit tĂ« 10-tĂ« tĂ« Brač Film Festival, njĂ« ndĂ«r festivalet mĂ« tĂ« njohura nĂ« rajon qĂ« mbĂ«shtet autorĂ«t e rinj dhe kinemanĂ« e pavarur.

Shfaqja e filmit do të mbahet në ambientin veror Ljetno Kino Supetar, duke filluar nga ora 21:00, ku pritet të marrin pjesë edhe figura të njohura nga bota e filmit, producentë dhe përfaqësues të industrisë kreative evropiane, shkruan KultPlus.

PjesĂ«marrja e “Everybody Calls Redjo” nĂ« kĂ«tĂ« festival pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r kinemanĂ« shqiptare, duke sjellĂ« nĂ« vĂ«mendjen e publikut ndĂ«rkombĂ«tar njĂ« histori qĂ« rrĂ«fen pĂ«rditshmĂ«rinĂ« dhe sfidat e njĂ« brezi tĂ« ri pĂ«rmes njĂ« qasjeje tĂ« freskĂ«t artistike.

Filmi pritet të ngjallë interes jo vetëm për tematikën që trajton, por edhe për mënyrën kreative të realizimit, duke dëshmuar potencialin e autorëve të rinj shqiptarë në skenën kinematografike evropiane./KultPlus.com

“Nata Kulturore Epidamn”, performancĂ« artistike nĂ« KullĂ«n Veneciane

Aktiviteti “Nata Kulturore Epidamn” e shndĂ«rroi KullĂ«n (Torra) Veneciane tĂ« DurrĂ«sit nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ku historia dhe arti u bĂ«nĂ« bashkĂ«.

“Nata Kulturore Epidamn” i ftoi vizitorĂ«t, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rfaqĂ«sues nga Delegacioni i BE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, UNOPS, Bashkia DurrĂ«s dhe Qendra Muzeore e DurrĂ«sit, tĂ« pĂ«rjetonin trashĂ«giminĂ« e qytetit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« unike dhe kreative.

Rreth 50 qytetarĂ« ndoqĂ«n nga afĂ«r projeksionet historike nĂ« muret e kullĂ«s, artin quilling qĂ« rindĂ«rtoi KullĂ«n fije pas fije, “Kronikat e KullĂ«s” qĂ« i dhanĂ« zĂ« legjendave tĂ« qytetit nĂ«n tingujt e violonçelit dhe njĂ« performancĂ« muzikore qĂ« vuri nĂ« dialog kĂ«ngĂ«n tradicionale isopolifonike me instrumentet bashkĂ«kohore.

GjatĂ« aktivitetit performuan: Emily Spahiu – solo violonçeli; Donald Llaperi – quilling live; Erdit Asllanaj – Equilibrium”; “Kronikat e KullĂ«s” nga Alesio Hysenaj, Gjergj Doçi, Marsel Rupi, Romir Llukaçi.

Performanca “Kronikat e KullĂ«s” ishte ajo qĂ« mbylli natĂ«n me njĂ« udhĂ«tim teatror qĂ« lidh zĂ«rat e sĂ« kaluarĂ«s me tĂ« tashmen.

Ky aktivitet, i organizuar nga organizata Durrësi Aktiv, u mbështet përmes programit të granteve të EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./atsh/KultPlus.com

Posta e Kosovës nderon Dua Lipën me pulla postare të dedikuara

Posta e KosovĂ«s ka lansuar njĂ« seri tĂ« re pullash postare me imazhin e kĂ«ngĂ«tares me famĂ« botĂ«rore Dua Lipa, duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« simbol zyrtar tĂ« krenarisĂ« kombĂ«tare qĂ« “udhĂ«ton” pĂ«rmes çdo letre tĂ« dĂ«rguar, transmeton KultPlus.

“Le tĂ« jetĂ« çdo letĂ«r njĂ« kujtesĂ«: ZĂ«ri i vendit tonĂ« jehon nĂ« tĂ« gjithĂ« globin,” thuhet nĂ« njoftimin e bĂ«rĂ« nga Posta, e cila shoqĂ«roi lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen si një tjetër nderim për artistën me prejardhje nga Kosova, e cila ka bërë që emri i vendit të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar./KultPlus.com

‘NdĂ«r kundĂ«rshtime s’vyen kurr me u ligshtue’

Poezi nga Luigj Gurakuqi 

Me gusht shkon vapa e me djelmni kalojnë
Gjith prrallat e kohĂ«s s’re;
Si n’dimĂ«n bora dhenĂ«, kryet na zbardhojnĂ«
Vjetët e kujdeset ne!

Me lule t’ershme e larca m’dukej shtrue
Bota sa ishe i ri;
N’gaz shkonte jeta, s’m’epej kurr m’u ankue,
Kurr zemra s’m’ndjellte zi.

Andrra t’kandshme m’livrojshin nĂ«pĂ«r mend
Si flutra pa ia da!
T’lum si vedin nuk njifshe tjetĂ«r kend,
Nuk dijshe kurr me kja.

Zanat tek unĂ« shpesh zdrypshin e n’Mal Shejt
M’flakrojshin me mendim;
E vetë, sa niste Apolli me dridhë pejt,
Ia thojshe kangës me gzim.

Shum herë te bregu i prronit mbulue prej barit
Ku, rrokun dorë për dorë,
Valles ia krisshin nymfat me flokë arit,
E mblidheshin kunorë.

Shkojshe prej nadjes, e nĂ«n t’kandshmen hije
T’njij lisi veshun n’gjeth,
PĂ«r t’gjatĂ« e shtrijshe, e t’etshĂ«m bukurije,
Syt sillshe rreth e rreth.

Rrjedha e ujit pĂ«rcillĂ« me fyell t’barisĂ«,
Me delet tue kullotë,
M’thirrte gjumin, un’ ndejĂ« nĂ« prehĂ«n t’gjithsisĂ«
Nisshe ngapak m’u kotĂ«.

Era, tue shkelë mbi lule pa lanë gjurmë,
Me flokët e mij tue luejtë
Shkonte: vetë flejshe
 Engjujt, pa ba zhurmë,
Zhdrypshin nĂ«n krahĂ« m’ m’ruejtĂ«!

Por! andrrat sot kaluen, prrallat djelmnore
Janë zhdukun e kanë tretë;
Ideve t’bukra, shpresavet lulzore
Veç emni u ka mbetë.

Oh! jeta përnjimend me rrena e vaj
Plot qenka n’kĂ«t botĂ« t’lashtĂ«!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
Si zjarmi i bam’ me kashtĂ«.

Veç nji qĂ«llim i naltĂ« t’ban me durue,
E zemrën ta forcon;
NdĂ«r kundĂ«rshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
Mjer’ ai qi nuk qindron! /KultPlus.com

Julia Roberts dhe Cameron Diaz ribashkohen nĂ« vazhdimin e “My Best Friend’s Wedding”

NjĂ« nga filmat klasikĂ« tĂ« viteve’90, “My Best Friend’s Wedding” do tĂ« vijojĂ«.

Filmi origjinal me protagoniste Cameron Diaz dhe Julia Roberts, u kthye në një sukses në vitin 1997 kur u shfaq për herë të parë. Tani ai konsiderohet një nga ikonikët e zhanrit të tij.

Roberts dhe Dermot Mulroney ishin në rolet e Julianne dhe Michael, miqve të ngushtë që bënë një marrëveshje se nëse do të ishin ende beqarë kur të bënin 28 vjeç, do të martoheshin

Kur personazhi i Mulroney fejohet me një grua tjetër që luhet nga Diaz, Roberts ka vetëm katër ditë afat për ta ndaluar dasmën.

Regjisorja Celine Song, e cila Ă«shtĂ« nominuar pĂ«r Oscar pĂ«r filmin “Past Lives”, Ă«shtĂ« punĂ«suar nga Sony pĂ«r tĂ« shkruar vazhdimin e filmit.

Lajmi zyrtar vjen pas intervistĂ«s sĂ« fundit tĂ« Mulroney i cili tha pĂ«r New York Post se “po bĂ«hen bisedime pĂ«r vijimin.”

“Nuk di gjĂ«. SĂ« fundmi dĂ«gjova, hap thonjĂ«za, avokatĂ«t po flisnin, mbyll thonjĂ«za”, tha ai./ora/

Prezantohet strategjia për kinematografinë, studio për filma vendas e të huaj

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka prezantuar platformën e re dixhitale dhe rregulloren e re të aplikimit dhe financimit për projektet filmike e audiovizuale.

Në një takim me kineastë dhe aktorë të industrisë, drejtori i QKK-së, Jonid Jorgji, shpalosi strategjinë e re kombëtare për zhvillimin e industrive kreative dhe audiovizuale.

“QKK Ă«shtĂ« njĂ« institucion qĂ« financon filma, tani ka lindur nevoja qĂ« gama e financimeve tĂ« zgjerohet mĂ« tepĂ«r. Zgjerimi i mbĂ«shtetjes financiare pĂ«r serialet televizive, video-lojĂ«rat, realiteti virtual dhe i shtuar (VR/AR). Objektivi Ă«shtĂ« ndĂ«rtimi i njĂ« industrie audiovizuale tĂ« qĂ«ndrueshme, konkurruese dhe tĂ« integruar nĂ« tregun evropian. Ligji i ri pĂ«r audiovizualin Ă«shtĂ« nevojĂ« imediate dhe kemi nisur punĂ« paraprake. ShpresojmĂ« nĂ« shtator qĂ« tĂ« gjejmĂ« konsensus dhe miratohen me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave”, tha Jorgji.

Ligji do tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe implementimin e mekanizmit “tax rebate” qĂ« do t’u kthejĂ« deri nĂ« 31% tĂ« shpenzimeve produksioneve tĂ« huaja qĂ« xhirojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, do tĂ« krijohet “Albanian Film Commission”, njĂ« strukturĂ« qĂ« do tĂ« ketĂ« pĂ«r detyrĂ« tĂ« promovojĂ« ShqipĂ«rinĂ« si destinacion filmik ndĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ«rheqje tĂ« studiove si Netflix, Amazon dhe Disney,transmeton euronews

Jorgji bëri të ditur se po diskutohen hapësira të dedikuara për studio të mëdha, mes tyre Kombinati Metalurgjik në Elbasan.
Rijetësimi i kinemave ekzistuese në vend dhe krijimi i një rrjeti të organizuar për shpërndarjen e filmit shqiptar është një tjetër pikë e parashikuar në strategji.

“Shteti dhe bashki tĂ« ndryshme kanĂ« filluar tĂ« rijetĂ«sojnĂ« kinema, jo vetĂ«m nĂ« TiranĂ« por dhe nĂ« qytete tĂ« tjera. Do tĂ« krijojmĂ« njĂ« sistem, ku prodhimet shqiptare apo bashkĂ«prodhimet tĂ« qarkullojnĂ« nĂ« kĂ«to kinema dhe kĂ«shtu rrisim monetiziminm, tĂ« ardhurat qĂ« kĂ«ta filma sjellin”, u shpreh kreu i QKK.
MbĂ«shtetje do tĂ« ketĂ« edhe pĂ«r programet mĂ«simore nĂ« shkolla tĂ« specializuara si “Marubi” dhe “Catalyst”.

QKK Ă«shtĂ« pranĂ« finalizimit tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje dypalĂ«she me CNC-nĂ« franceze pĂ«r bashkĂ«prodhime, si dhe pjesĂ« e iniciativĂ«s rajonale “Balcanica” qĂ« pĂ«rfshin ShqipĂ«rinĂ«, KosovĂ«n, Malin e Zi dhe MaqedoninĂ« e Veriut.
Strategjia e re dhe rregulloret e përmirësuara synojnë të krijojnë një klimë të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër dinamike të industrisë audiovizuale në Ballkan.

Panairi Midi në Bruksel hap dyert për herë të 145-të, pjesë e Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s

Parku i madh i argëtimit Panairi Midi (Foire du Midi), një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në Bruksel të Belgjikës, ka hapur dyert për vizitorët për të 145-ën herë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të madhe festive në muajt korrik dhe gusht.

Ngjarja e sivjetshme përmban mbi 120 lojëra dhe atraksione argëtuese, duke tërhequr çdo vit më shumë se 1.5 milion vizitorë nga Belgjika dhe jashtë saj, raportoi agjencia Anadolu.

Panairi po tërheq këtë vit vëmendje të shtuar pas përfshirjes së kulturës së panaireve në Belgjikë dhe Francë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, një njohje që thekson rëndësinë kulturore dhe historike të këtij tradicioni.

Vizitorët mund të shijojnë atmosferën unike me ushqime tradicionale, argëtim për të gjitha moshat dhe aktivitete që pasqyrojnë frymën festive të komunitetit belg.

Statuja e Skënderbeut në Prizren lyhet me bojë të kuqe, reagime të ashpra dhe thirrje për protestë më 28 Nëntor

Një akt vandalizmi ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, e vendosur në qytetin e Prizrenit, është lyer me bojë në përkrenare dhe shpatë.

Ky akt Ă«shtĂ« dĂ«nuar ashpĂ«r nga Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila ka kĂ«rkuar reagim urgjent nga institucionet e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r identifikimin dhe ndĂ«shkimin e autorĂ«ve. Deri mĂ« tani, nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se kush fshihet pas kĂ«tij akti, ndĂ«rsa policia nuk ka dhĂ«nĂ« ndonjĂ« informacion zyrtar pĂ«r hetimet.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka paralajmĂ«ruar se nĂ«se autoritetet vazhdojnĂ« tĂ« heshtin, pĂ«rplasjet mes forcave atdhetare shqiptare dhe grupeve pansllaviste apo neotomane do tĂ« jenĂ« tĂ« pashmangshme.

NĂ« reagimin e saj, Shoqata ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« demonstratĂ« gjithĂ«popullore mĂ« 28 nĂ«ntor 2025 nĂ« Prizren, nĂ« mbrojtje tĂ« identitetit dhe krenarisĂ« kombĂ«tare shqiptare, me moton: “Duam MuranĂ«n e Gjergj Kastriotit nĂ« Prizren”.

Statuja e Skënderbeut u vendos në qytetin historik më 28 nëntor 2020, në përkujtim të 577-vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë, historianë dhe figura publike, të cilët kërkojnë ruajtjen e simboleve kombëtare dhe vlerave historike shqiptare./KultPlus.com

I huaji

Charles Baudelaire 

– KĂ« do ti mĂ« tepĂ«r, o njeri enigmatik, pa mĂ« thuaj? BabanĂ«, nĂ«nĂ«n, motrĂ«n apo vĂ«llanĂ« tĂ«nd?

– UnĂ« nuk kam as baba, as nĂ«nĂ«, as motĂ«r, as vĂ«lla.

– MiqtĂ«, atĂ«herĂ«?

– Nuk e di ende ç’do tĂ« thotĂ« kjo fjalĂ«.

– Atdheun?

– As qĂ« e di fare se ku ndodhet.

– BukurinĂ«?

– Do tĂ« doja me gjithĂ« qejf tĂ« ishte hyjneshĂ« dhe e pavdek­shme.

– Arin?

– E urrej atĂ« po aq sa ju urreni Zotin.

– Po çfarĂ« tĂ« pĂ«lqen ty atĂ«herĂ«, o i huaj i çuditshĂ«m?

– MĂ« pĂ«lqejnĂ« retë  retĂ« qĂ« kalojnë  atje tej
 retĂ« e mreku­llueshme.

PĂ«rktheu nga frĂ«ngjishtja: Roland Çipa. MarrĂ« nga numri 21 i revistĂ«s “Akademia”./KultPlus.com

Dua Lipa nĂ« PrishtinĂ« me Callum Turner, pak para “Sunny Hill Festival 2025”, shijojnĂ« jetĂ«n e natĂ«s nĂ« PrishtinĂ«

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është parë mbrëmjen e së mërkurës në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Çifti ka kaluar njĂ« mbrĂ«mje tĂ« ngrohtĂ« verore, tĂ« rrethuar nga miq tĂ« afĂ«rt, kokteje dhe atmosferĂ« relaksuese. Dua, e njohur pĂ«r stilin dhe buzĂ«qeshjen e saj, ka tĂ«rhequr vĂ«mendje me prezencĂ«n karizmatike dhe energjinĂ« pozitive, transmeton KultPlus.

Në video të siguruara nga Dukagjini, çifti shihet i relaksuar dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe natyrale.
Vizita e saj në qytetin e origjinës nuk ka kaluar pa u vënë re fansat dhe qytetarët janë ndjerë të emocionuar dhe krenarë, sidomos me faktin që Dua ka zgjedhur Prishtinën për momente të rëndësishme personale.
Kjo paraqitje publike vjen pak ditĂ« para performancĂ«s sĂ« saj nĂ« “Sunny Hill Festival 2025”, ku do tĂ« ngjitet nĂ« skenĂ«n kryesore nĂ« mbrĂ«mjen e parĂ«, tĂ« premten./KultPlus.com

NĂ« pĂ«rvjetorin e vdekjes sĂ« Franz Liszt, pĂ«rkujtojmĂ« operĂ«n e papĂ«rfunduar tĂ« tij, “Sardanapalo”

Sot shënohen plot 139 vite nga vdekja e kompozitorit të njohur, Franz Liszt.

“ËshtĂ« 170 vjet e vjetĂ«r, por tingĂ«llon shumĂ« moderne”, Ă«shtĂ« pĂ«rshkrimi qĂ« David Trippett, profesor i asociuar nĂ« Fakultetin e MuzikĂ«s nĂ« Universitetin Cambridge i bĂ«n operĂ«s sĂ« papĂ«rfunduar tĂ« Franz Liszt, “Sardanapalo”.

DorĂ«shkrimi i aktit tĂ« parĂ« tĂ« operĂ«s qĂ« do tĂ« duhej tĂ« ishte triaktĂ«she ka qĂ«ndruar nĂ« Arkivin e Goethes dhe tĂ« Schillerit nĂ« Weimar pĂ«r mĂ« shumĂ« se 100 vjet para se Trippett ta rizbulonte duke planifikuar diçka debutuese pĂ«r tĂ« cilĂ«n “askush nuk kishte dĂ«gjuar mĂ« parĂ«â€. Nga viti 1843 deri mĂ« 1861, Liszt (1811-1886) ishte udhĂ«heqĂ«s i orkestrĂ«s qĂ« tash njihet si “Staatskapelle” nĂ« GjermaninĂ« Qendrore, nĂ« qytetin Weimar. Do tĂ« jepet premierĂ« tĂ« shtunĂ«n Teatrin KombĂ«tar tĂ« GjermanisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qytet.

Para më shumë se 10 vjetësh, Trippett që asokohe ishte student në Akademinë e Muzikës në Leipzig, kishte udhëtuar me tren për në Weimar për të parë 111 faqet e operës në arkiv.

Opera e papĂ«rfunduar ka sfiduar aftĂ«sitĂ« dhe dijen e Trippettit, ka thĂ«nĂ« ai. Liszt e kishte shkruar operĂ«n nĂ« vitet ‘50 tĂ« shekullit XIX dhe ishte vĂ«shtirĂ« e lexueshme dhe e papĂ«rfunduar. Kishte punuar goxha shumĂ« dhe e kishte pĂ«rmirĂ«suar atĂ«, duke e vĂ«shtirĂ«suar edhe mĂ« leximin.

Opera pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ishte cilĂ«suar si e pamundur pĂ«r t’u interpretuar, por profesori i Cambridge thotĂ«: “Muzika duhet tĂ« ruhet”.

Trippett ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke bërë bashkë pjesët si një puzzle, tri prej të cilave i kanë shkuar vetëm për orkestrim, duke pasur parasysh instruksionet e kompozitorit.

“Orkestrimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga unĂ«, por ai Ă«shtĂ« i Lisztit”, ka thĂ«nĂ« Trippett. “Muzika Ă«shtĂ« fantastike. Liszt ka provuar tĂ« kompozojĂ« njĂ« operĂ« moderne italiane”.

Libreto Ă«shtĂ« bazuar nĂ« tragjedinĂ« “Sardanapalus” tĂ« Lord Byronit pĂ«r mbretin e fundit tĂ« AsirisĂ« antike, njĂ« rajon ky qĂ« tash Ă«shtĂ« midis SirisĂ« dhe Irakut.

Sipas Kirill Karabits, dirigjentit kryesor tĂ« “Staatskapelle” nĂ« Weimar, opera e Liszt hap njĂ« kapitull tĂ« ri sa i pĂ«rket historisĂ« sĂ« muzikĂ«s sĂ« shekullit XIX. “Nuk do ta gjeni kĂ«tĂ« operĂ« nĂ« katalogĂ«t a veprat tjera tĂ« kompozitorit”, ka thĂ«nĂ«. Pas njĂ« pune tejet tĂ« lodhshme tĂ« Trippett, tashmĂ« akti i parĂ« Ă«shtĂ« kompletuar. “Do tĂ« dirigjoj diçka qĂ« askush nuk e ka bĂ«rĂ« mĂ« pĂ«rpara”, ka thĂ«nĂ« dirigjenti. “BĂ«het fjalĂ« pĂ«r diçka joshĂ«se, por qĂ« duhet tĂ« kesh shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”. / KultPlus.com

Nënës time

Poezi nga Hermann Hesse

Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.

Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatĂ«,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
MĂ« lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O NĂ«nĂ«, NĂ«nĂ«, vallĂ« s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
NĂ« fushat

Në qiell enden retë pafund,
Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
NĂ« fushat endet e endet gjithkund
Fëmia i humbur i nënës sime.
Në rrugë era fryn gjethet e thata,
Në pemë zogu klith me vajtim,
Atje, matanë malesh të larta,
Ndodhet, diku, atdheu im./ KultPlus.com

Henrietta Lacks, gruaja që u bë e pavdekshme pa e ditur

Henrietta Lacks ishte njĂ« grua me ngjyrĂ«, e varfĂ«r, nĂ«nĂ« e pesĂ« fĂ«mijĂ«ve, qĂ« jetoi nĂ« shtetin e Virxhinias nĂ« AmerikĂ«, gjatĂ« viteve 1920–1951. Jeta e saj ishte e zakonshme, si ajo e shumĂ« grave tĂ« tjera, derisa nĂ« moshĂ«n vetĂ«m 31-vjeçare, u diagnostikua me njĂ« tumor agresiv. Ajo ndĂ«rroi jetĂ« shpejt, pa e ditur se çfarĂ« do tĂ« ndodhte mĂ« pas me trupin e saj.

GjatĂ« trajtimit nĂ« spitalin “Johns Hopkins”, mjekĂ«t morĂ«n mostra nga tumori i saj, pa lejen apo dijeninĂ« e saj, njĂ« praktikĂ« e zakonshme pĂ«r kohĂ«n dhe i dĂ«rguan nĂ« laboratorin e doktor George Otto Gey. Ajo qĂ« ndodhi me ato qeliza do tĂ« trondiste botĂ«n e mjekĂ«sisĂ«, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Deri atëherë, asnjë qelizë njerëzore nuk kishte mbijetuar për më shumë se disa ditë jashtë trupit. Por qelizat e Henriettës ishin ndryshe, jo vetëm që mbijetuan, por nisën të shumoheshin pafundësisht. Ato ishin të pavdekshme.

KĂ«tyre qelizave iu dha njĂ« emĂ«r teknik: HeLa — duke marrĂ« dy shkronjat e para tĂ« emrit dhe mbiemrit tĂ« saj.

Qelizat HeLa u bënë themel i mijëra zbulimeve shkencore. Falë tyre u zhvillua vaksina kundër poliomelitit. U testuan ilaçe të reja. U arritën përparime në luftën kundër kancerit, HIV-it, infertilitetit. U studiuan sëmundjet gjenetike dhe madje u analizua sjellja e qelizave në hapësirë.

Por Henrietta
 nuk e mësoi kurrë këtë. As familja e saj.
Për dekada me radhë, askush nuk u tregoi atyre se një pjesë e saj jetonte ende, në miliarda qeliza të shpërndara në laboratorë të të gjithë botës.

Ajo u përdor pa leje, u harrua, u shpërfill. Por historia e saj sot është një simbol i fuqishëm: i racizmit sistemik në shkencë, i pabarazisë, i mungesës së së drejtës. Por edhe një kujtesë prekëse:
Ndonjëherë, një jetë e padukshme mund të ndryshojë fatin e njerëzimit.

Henrietta nuk ishte shkencëtare. Nuk ishte mjeke. Ishte thjesht një grua, një njeri.
Dhe pa e ditur, pa qenë asnjëherë në qendër të vëmendjes, u bë e përjetshme./KultPlus.com

Las Vegas pret shortin e Kupës së Botës 2026

Shorti i Botërorit 2026 në futboll do të zhvillohet më 5 dhjetor në Las Vegas, raportoi transmetuesi ESPN.

ESPN shtoi se Las Vegasi ishte vendi i mundshëm për shortin, por burime pranë vendit thanë se nuk do të zhvillohej atje.

Në vitin 1994, kur Shtetet e Bashkuara pritën për herë të fundit Kupën e Botës, shorti u mbajt në Qendrën e Konventave të Las Vegasit.

Ky vend është rezervuar tashmë për 5 dhjetor.

Organi qeverisës i futbollit FIFA nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me shortin deri më tani.

Turneu i zgjeruar do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë me 48 ekipe nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Përveç tre organizatorëve të përfshirë drejtpërdrejt, 10 kombe janë kualifikuar deri më tani për Kupën e Botës.

Ato janë mbajtësit e titullit Argjentina, Brazili, Ekuadori, Zelanda e Re, Australia, Irani, Japonia, Koreja e Jugut dhe debutuesit Jordania dhe Uzbekistani.

Vetëm 42 nga 48 ekipet do të dihen deri në dhjetor.

Vendet rezervĂ« do tĂ« pĂ«rdoren nĂ« short pĂ«r gjashtĂ« ekipet e mbetura qĂ« do tĂ« kualifikohen nĂ«pĂ«rmjet ndeshjeve “play-off” nĂ« fillim tĂ« vitit 2026./ atsh/ KultPlus.com

’New Generation’, zĂ«rat e rinj tĂ« operĂ«s shpalosin punĂ«n me maestron RamĂłn Vargas

Flonja Haxhaj

NĂ« kuadĂ«r ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, mbrĂ«mĂ«, nĂ« ambientet e Fakultetit tĂ« Arteve nĂ« PrishtinĂ«, u zhvillua njĂ« mbrĂ«mje e veçantĂ« koncertale me pjesĂ«marrjen e tĂ« rinjve premtues nĂ« fushĂ«n e kĂ«ndimit operistik nĂ« koncertin ‘New Generation’. Duke nisur nga ora 19:30, zĂ«ri i pasionit, pĂ«rkushtimit dhe talentit u shpalos me elegancĂ« pĂ«rpara publikut, shkruan KultPlus.

Ky koncert prezantonte punën e masterclassit të  veçantë të ofruar nga një prej yjeve të operës botërore, mjeshtri Ramon Vargas, i cili përmes përvojës së tij u dha të rinjve një mundësi të rrallë për të kultivuar më tej potencialin e tyre artistik.

Një punë një javore kulmoi me performancën e pjesëmarrësve të kësaj masterklase, një gjeneratë e re, por me pjekurinë dhe ambicien për të lënë gjurmë në skenat ndërkombëtare të operës. Programi, i kuruar me kujdes dhe elegancë, solli një mozaik të pasur operash klasike nga repertori ndërkombëtar.

Fromba Krasniqi hapi mbrĂ«mjen me interpretimin plot ndjeshmĂ«ri tĂ« “O mio babbino caro” nga opera Gianni Schicchi e G. Puccinit. MĂ« pas, Elvira Mazhiqi solli gjallĂ«rinĂ« dhe finesĂ«n e “Una voce poco fa” nga II Barbiere di Siviglia e Rossinit. Markela Jakaj preku emocionet e thella me “Depuis hier je cherche en vain mon maĂźtre” nga RomĂ©o et Juliette e C. Gounod.

Pas saj, Fiona Llapashtica u shfaq me elegancĂ«n lirike tĂ« “Ach, ich fĂŒhl’s” nga Die Zauberflöte tĂ«  Mozart. Valeria Beliman emocionoi publikun me interpretimin e ndjerĂ« tĂ« “Eccomi in lieta vesta
 Oh, quante volte” nga opera I Capuleti e i Montecchi .

Sory Kim dhe Laura Avila bashkuan zĂ«rat nĂ« duetin delikat “Sull’aria” nga Le Nozze di Figaro e Ë.A. Mozart. Luis Hernandez Luque impresionoi me notat e larta dhe virtuozitetin e tij nĂ« “Ah! Mes amis
 Pour mon Ăąme” nga La Fille du RĂ©giment e Donizettit.

Laura Avila riktheu atmosferĂ«n me karakterin dramatik tĂ« “Heia, heia, in den Bergen ist mein Heimatland” tĂ« KĂĄlmĂĄn. MĂ« pas Sory Kim shkĂ«lqeu me “È strano
 Ah, fors’ù lui
 Sempre libera” nga La Traviata e G. Verdit.

E pas tyre, Georgia Artemis mbushi sallĂ«n me solemnitetin e “Casta Diva” nga opera  Norma e  Bellinit.

PĂ«rmbyllja madhĂ«shtore i takoi duetit tĂ« Luis Hernandez-Luque dhe Valeria Beliman, tĂ« cilĂ«t sollĂ«n “Caro elisir sei mio
 Esulti pur la barbara” nga L’elisir d’amore e G. Donizettit, njĂ« interpretim i cili mbushi zemrat me dritĂ«n e shpresĂ«s dhe tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« muzikĂ«s klasike.

Kjo mbrëmje, përveç se solli emocionin e kryeveprave të repertorit operistik, dëshmoi përpara publikut edhe potencialin e rrallë të gjeneratës së kësaj muzike në botë.

Pas këtij koncerti që ishte rezultat i punës së tij me gjeneratën e re, tenori Ramon Vargas, u shpreh për Kultlus se ndjehet i lumtur që ishte pjesë e RLIOF dhe se ky festival  është një mundësi e mirë për të ndryshuar jetën kulturore në Kosovë.

“Ishte njĂ« eksperiencĂ« e mrekullueshme, jam i lumtur qĂ« mora pjesĂ«. Shprsoj qĂ« ky festival tĂ« rritet akoma mĂ« shumĂ« pĂ«rgjatĂ« viteve. Mendoj se kjo ide pĂ«r tĂ« ndihmuar gjeneratat e reja Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe mendoj qĂ« Ă«pĂ«rmjet kĂ«tij festivali mund tĂ« bĂ«het njĂ« ndryshim i mirĂ« pĂ«r jetĂ«n kulturore nĂ« KosovĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« jam shumĂ« i lumtur. Mendoj qĂ« kjo gjeneratĂ« ka njĂ« potencial tĂ« rrallĂ« dhe informacionet qĂ« kanĂ« marrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« kaq tĂ« shkurtĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe se do t’u ndihmojĂ« mĂ« tutje dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si e madhe pĂ«r ta”, u shpreh Vargas.

Pasi performoi pjesĂ«n nga ‘Berberi i Seviljes’ tĂ« Rossinit, pĂ«r KultPlus foli Elvira Mazhiqi, e cila shpjegoi eksperiencĂ«n e saj nĂ« kĂ«tĂ« masterclass, si dhe pĂ«rvojĂ«n e saj me festivalin RLIOF.

“Kjo Ă«shtĂ« hera ime e dytĂ« qĂ« vij nĂ« kĂ«tĂ« masterclass nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij festivali. KĂ«tĂ« herĂ« ka qenĂ« njĂ« nga mĂ« tĂ« mrekullueshmet ndonjĂ«herĂ«. PĂ«rjetuam njĂ« eksperiencĂ« shumĂ« tĂ« bukur me maestron, kemi mĂ«suar gjĂ«ra tĂ« reja qĂ« do tĂ« na ndihmojnĂ« gjatĂ« gjithĂ« karrierĂ«s tonĂ«â€, tha Mazhiqi, duke falĂ«nderuar mĂ« tutje festivalin dhe organizatorĂ«t qĂ« ia mundĂ«suan tĂ« jenĂ« pjesĂ« e kĂ«saj eksperience.

Pjesë për të dytën herë në këtë festival mori edhe sopranoja Fiona Llapashtica. Ajo e përshkruan këtë pjesëmarrje si një eksperiencë të veçantë dhe që ka mësuar shumë nga maestro.

“UnĂ« kam qenĂ« pjesĂ«marrĂ«se e masterclassit edhe vitin e kaluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« Rame Lahaj International Opera Festival, edhe kĂ«saj here ka qenĂ« njĂ« eksperiencĂ« shumĂ« e veçantĂ«. Maestro Vargas Ă«shtĂ« njĂ« artist qĂ« ka shumĂ« eksperiencĂ« dhe e ka mĂ«nyrĂ«n qĂ« tĂ« na japĂ« edhe neve eksperiencĂ«n e tij, pjesĂ« nga arritjet e tij, ishte vĂ«rtet njĂ« pĂ«rvojĂ« e veçantĂ«. VeprĂ«n qĂ« interpretova e dua shumĂ« sepse bĂ«het fjalĂ« pĂ«r dashurinĂ« dhe sjell ndjenja melankolie”. theksoi Llapastica pĂ«r KultPlus.

Pas disa performancave në duet dhe solo, për KultPlus foli sopranoja Sory Kim, e cila përveç se foli për punën me maestro Vargas, u shpreh e mahnitur edhe nga mirëpritja që iu bë në Prishtinë.

“Nuk kam qenĂ« asnjĂ«herĂ« nĂ« PrishtinĂ« mĂ« parĂ«, kisha pak shqetĂ«sime pĂ«r situatĂ«n, mirĂ«po Prishtina pĂ«r mua Ă«shtĂ« njĂ« qytet i mrekullueshĂ«m dhe njĂ« nga qytetet mĂ« romantike qĂ« kam qenĂ« ndonjĂ«herĂ«. ËshtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« tĂ« punoj me Ramon Vargas, Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ« por me kĂ«mbĂ« nĂ« tokĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, na ka mĂ«suar shumĂ« gjĂ«ra, isha e impresionuar nga gjithĂ« puna dhe jam shumĂ« e lumtur qĂ« isha pjesĂ« e saj”, tha Kim.

Po ashtu, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« PrishtinĂ« dhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij festivali interpretoi edhe tenori Luis Hernandes – Luque. Pas koncertit ai tha pĂ«r KultPlus se Ă«shtĂ« i lumtur qĂ« punoi me mjeshtrin e zĂ«rit Ramon Vargas, dhe vlerĂ«soi  lart po ashtu edhe festivalin dhe koncertin qĂ« prezantuan.

“Jam shumĂ« i lumtur qĂ« isha pjesĂ« e kĂ«tij festivali dhe i kĂ«tij masterclassi, sepse kisha mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punoj sĂ«rish me maestro Vargas, i cili Ă«shtĂ« njĂ« prej tenorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« shekullit, ai Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ«, jam shumĂ« e fat sepse kisha mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punoj me tĂ« nĂ« VjenĂ«. Tani,kisha mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punoj me tĂ« pĂ«r njĂ« javë  nĂ« kĂ«tĂ« festival tĂ« mrekullueshĂ«m, nĂ« kĂ«tĂ« qytet tĂ« bukur, ishte njĂ« eksperiencĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r mua”, u shpreh Hernandes – Luque, duke shtuar se koncerti i sotĂ«m me gjithĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« dhe teknikĂ«n e kĂ«rkuar, ishte mĂ« shumĂ« njĂ« mbrĂ«mje argĂ«timi e kĂ«naqĂ«sie.

NdĂ«rkaq, ju kujtojmĂ« se festivai ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, kĂ«tĂ« vit shĂ«noi edicionin e tij tĂ« pestĂ«. Me moton ‘Ëndrra pa kufi, opera pa mure’, RLIOF pĂ«rmbyllet me datĂ« 2 gusht me mbrĂ«mjen gala ‘Rame Lahaj & Friends’./KultPlus.com

AI në WhatsApp, Italia nis hetime ndaj Meta-s për shkelje të rregullave evropiane

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton se kjo veprimtari mund të përbëjë shkelje të rregullave evropiane të konkurrencës.

Sipas autoriteteve, në mars 2025, Meta vendosi të integronte shërbimin e saj të inteligjencës artificiale në WhatsApp, duke krijuar shqetësime se kombinimi i dy shërbimeve mund të ndikojë negativisht në tregun konkurrues.

Sipas hetuesve, ky veprim mund të zhvendosë klientelën drejt një tregu të kontrolluar nga Meta, jo përmes garës së lirë, por përmes dominimit të platformës.

Autoriteti italian thekson se ofrimi i dy shërbimeve në një paketë të vetme mund të dëmtojë konkurrentët e tjerë në treg. Nga ana e saj, Meta deklaroi se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe se inteligjenca artificiale në WhatsApp i jep miliona përdoruesve italianë mundësinë për të përdorur teknologjinë në një ambient të njohur dhe të besueshëm.

Roma po kryen hetimet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, për të verifikuar nëse Meta ka shkelur ligjet evropiane të konkurrencës. Autoritetet italiane paralajmërojnë se përdoruesit mund të bëhen funksionalisht të varur nga AI-ja e Meta-s, pasi shërbimi përmirësohet me kalimin e kohës duke përdorur të dhënat personale, duke rritur kështu ndikimin dhe përfitimet ekskluzive të kompanisë.

‘Lost in Generations’, ekspozita e re multimediale instalative nĂ« Korçë

Galeria e Artit Digjital nĂ« Korçë (GAD) sjell kĂ«tĂ« fundjavĂ« ekspozitĂ«n multimediale instalative “Lost in Generations” (LIG).

LIG është një projekt artistik, një thirrje për reflektim mbi marrëdhëniet mes brezave dhe mënyrën sesi e shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ky projekt vjen si bashkëpunim i Satellite Zone dhe Galerisë së Artit Digjital në Korçë.

Ekspozita sjell përvoja dhe histori të vërteta njerëzore, duke u fokusuar në lidhjet, boshllëqet dhe kontradiktat mes brezave. Ajo eksploron kujtesën, trashëgiminë dhe emocionet që na formësojnë si individë dhe si shoqëri.

GAD fton të gjithë artdashësit të përfshihen në këtë eksperiencë të re, që të bën të humbasësh e njëkohësisht të rigjesh veten mes historive të kaluara e të tashme.

Ekspozita do të çelet pasditen e së premtes (1 gusht), me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./ atsh/ KultPlus.com

Kompozitori i shquar dhe ‘Nderi i Kombit’, Tonin Harapi

Më 30 korrik 1992, ndërroi jetë kompozitori i shquar shqiptar, Tonin Harapi.

Studenti dhe pjesĂ«marrĂ«si qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« hershme nĂ« formacionet orkestrale klerikale, do tĂ« ishte njĂ« nga muzikantĂ«t mĂ« frymĂ«zues tĂ« muzikologjisĂ« shqiptare. Pas lufte, nĂ« vitin 1947 u bĂ« pjesĂ« e Liceut Artistik tĂ« TiranĂ«s dhe figura e tij do tĂ« spikaste shpejt pĂ«r harmoninĂ« e tingujve tĂ« luajtur nĂ« piano. Harapi i pĂ«rket brezit tĂ« vonĂ« tĂ« studentĂ«ve shqiptarĂ«, qĂ« nuk mundĂ«n t’i pĂ«rfundonin studimet nĂ« Rusi pranĂ« konservatorit “Çajkovski”.

Pas ardhjes në atdhe, u bë pjesë e degës së kompozicionit pranë Konservatorit të Tiranës. Pjesët e kompozuara prej tij në piano do të mbahen mend jo vetëm nga studiuesit e fushës, por edhe nga studentë dhe shumë dashamirës të muzikës.

Titulli veprĂ«s sĂ« tij tĂ« fundit “Requiem” do tĂ« rezultonte profetik, pasi do tĂ« vihej nĂ« skenĂ« vetĂ«m pas vdekjes sĂ« kompozitorit. Gjithashtu, pas vdekjes do tĂ« vlerĂ«sohej edhe pĂ«r meritat e tij artistike me dekoratĂ«n e lartĂ« “Nderi i Kombit”./atsh/ KultPlus.com

❌