Aktorja e famshme, Catherine Zeta-Jones dhe legjenda e Hollywood-it, Michael Douglas, do të festojnë në nëntor 25 vjetorin e martesës së tyre, një arritje e rrallë në botën e famës dhe ekranit. E pyetur nga një gazetar për këtë përvjetor të rëndësishëm, Zeta-Jones u përgjigj me humor: “Dhe thanë se nuk do të zgjaste! Mendoj […]
Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas informacioneve nga burimet e policisë është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës, sepse mund të ishte edhe fatal për të. Ngjarja ka ndodhur në një […]
Shorti i Botërorit 2026 në futboll do të zhvillohet më 5 dhjetor në Las Vegas, raportoi transmetuesi ESPN.
ESPN shtoi se Las Vegasi ishte vendi i mundshëm për shortin, por burime pranë vendit thanë se nuk do të zhvillohej atje.
Në vitin 1994, kur Shtetet e Bashkuara pritën për herë të fundit Kupën e Botës, shorti u mbajt në Qendrën e Konventave të Las Vegasit.
Ky vend është rezervuar tashmë për 5 dhjetor.
Organi qeverisës i futbollit FIFA nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me shortin deri më tani.
Turneu i zgjeruar do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë me 48 ekipe nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Përveç tre organizatorëve të përfshirë drejtpërdrejt, 10 kombe janë kualifikuar deri më tani për Kupën e Botës.
Ato janë mbajtësit e titullit Argjentina, Brazili, Ekuadori, Zelanda e Re, Australia, Irani, Japonia, Koreja e Jugut dhe debutuesit Jordania dhe Uzbekistani.
Vetëm 42 nga 48 ekipet do të dihen deri në dhjetor.
Vendet rezervë do të përdoren në short për gjashtë ekipet e mbetura që do të kualifikohen nëpërmjet ndeshjeve “play-off” në fillim të vitit 2026./ atsh/ KultPlus.com
TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e pacientëve që marrin mbështetje për trajtimin e stomës.
Ministrja Koçiu tha se “tashmë, trajtimi i stomës është falas për pacientët që e kanë të nevojshëm. Fondi i rimbursimit ka hyrë në zbatim dhe qytetarët kanë nisur të marrin produktet e stomës pa pagesë në farmaci”.
Sipas Koçiut, “mbështetja buxhetore me 100 milionë lekë për vitin 2025, është një ndihmë konkrete për mbi 800 qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sëmundje”.
Një paciente në Qendrën Shëndetësore Nr. 1 në Durrës thotë se prej 14 vitesh vuan nga sëmundja e stomës dhe të gjitha aparatet e nevojshme për trajtimin e diagnozës së saj ka qenë e detyruar t’i blejë vetë.
“Falënderoj MSHMS që erdhi momenti të na rimbursojë këto materiale që i kemi jetike. Unë pa ato nuk kam asnjë ditë jetë”, thotë ajo.
“Kam një vit e gjysmë që i blej me lekët e mia, ndërsa nga sot i marrë falas. Falënderoj MSHMS për këtë ndihmë që po na bën”, shprehet një tjetër pacient.
Gjithashtu, mjekja e Qendrës Shëndetësore Nr. 1 në Durrës, teksa kryen kontrollin rutinë në banesë për pacientin Vasil Petro, thotë se ka ardhur njëherësh për t’i dhënë lajmin pacientit të saj që nga sot e në vazhdim të gjitha aparatet dhe pajiset e stomës do t’i marrë falas.
“I kam pas blerë në farmaci, kishte raste edhe tre mijë lekë copa. Falënderoj MSHMS që arrita ditën që t’i marrë falas”, u shpreh pacienti, që ka nevojë për vendosjen e stomës.
Stoma është një hapje në bark që lidhet me sistemin tretës ose urinar për të lejuar që mbetjet (urina ose feçet) të devijohen nga trupi. Mbi pjesën e sipërme të stomës mund të vendoset një qese, e cila mund të mbyllet ose të ketë një hapje në fund.
Ka shumë arsye pse disa njerëz kanë nevojë për një stoma. Arsyet e zakonshme përfshijnë kancerin e zorrëve, kancerin e fshikëzës, sëmundjen inflamatore të zorrëve, etj.
Stoma mund të jetë e përkohshme ose e përhershme në varësi të shkakut që po përdoret.
Ekzistojnë tre lloje kryesore të stomës dhe ato janë: kolostomia, urostomia dhe ileostomia.
Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë.
Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
“Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza… situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në programin gjigant të kërkimeve Horizon do të diskutohet nga 27 vendet anëtare të BE-së të martën.
Një pezullim i tillë kërkon miratimin e shumicës së shteteve anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.
BE-ja ka hasur vështirësi në marrjen e masave lidhur me konfliktin në Gaza, pasi është e ndarë mes përkrahësve të Izraelit dhe atyre që kanë qëndrim më të favorshëm ndaj palestinezëve.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, këtë muaj paraqiti një sërë opsionesh për të ndëshkuar Izraelin, pasi ky i fundit u gjet fajtor për shkelje të marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në mbi baza të të drejtave të njeriut.
Brukseli po ashtu tha se kishte arritur një marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Teksa BE-ja thotë se Izraeli ka ndërmarrë disa hapa për të zbatuar premtimet për rritjen e ndihmës humanitare, ende mbetet shumë për të bërë.
Pezullimi i pjesshëm i qasjes në programin Horizon është një nga masat më të kufizuara që Brukseli mund të ndërmarrë.
Por diplomatët dhe zyrtarët theksojnë se kjo lëvizje është një hap i parë për t’i sinjalizuar Izraelit se blloku është i gatshëm të ndërmarrë masa, nëse situata në Gazë nuk përmirësohet.
Brukseli tha se propozimi do të nënkuptonte ndalimin e qasjes në financim për “start-up”-et izraelite që veprojnë në fusha si teknologjia e dronëve, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale.
Në vitin 2024, Izraeli ishte ndër tre vendet kryesore me numrin më të madh të kompanive që garonin për fonde, krahas Gjermanisë dhe Francës.
Me mbi 2 milionë banorë të Gazës që përballen me uri dhe kequshqyerje, Izraeli iu nënshtrua presionit ndërkombëtar gjatë fundjavës dhe njoftoi një “pauzë taktike” ditore në luftime në disa zona.
Të hënën, kamionë me ushqim arritën te banorët e uritur të Gazës pasi Izraeli premtoi të hapë korridore të sigurta për ndihma, por agjencitë humanitare paralajmëruan se nevojiten sasi shumë më të mëdha për të shmangur urinë masive./REL/
TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve.
“Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u shpreh Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit informoi se mbështetja ofrohet falas, në tri zyra të posaçme, nga punonjës të trajnuar me profesionalizëm dhe përkushtim, për ta sjellë administratën më pranë qytetarit.
95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.
Ka vende ku koha nuk shkon, por qëndron e derdhur në gur, në mermer dhe në ujin që një herë e një kohë freskonte trupat dhe shpirtrat. Një prej këtyre vendeve është Banjat e Caracallas në Romë, një mrekulli e antikitetit që edhe sot të lë pa frymë.
Në zemër të qytetit të përjetshëm, mes rrënojave që mbajnë aromën e perandorive të dikurshme, ndjesh një thirrje të largët: një epokë kur banja nuk ishte vetëm pastrim, por një ceremoni për trupin dhe shpirtin, një rit i përditshëm që përziente luksin, kulturën dhe shpërthimin e jetës urbane.
Në vitin 216 pas Krishtit, perandori Caracalla ndërtoi këtë kompleks gjigant jo vetëm për të lahet, por për të krijuar një univers ku qytetarët e Romës gjenin freski, strehim nga vapës, shoqëri dhe kulturë. Këtu shkriheshin bisedat politike me filozofinë, leximi me sportin, biznesi me artin. Ishte një “qytet brenda qytetit”, një përvojë e plotë jetese.
Arkitektura që sfidon shekujt
Edhe sot, teksa hyn mes këtyre mureve të rrënuara, ndjen ende fuqinë e madhështisë. Hallet e shekujve, era dhe shiu nuk e kanë zbehur dot solemnitetin e tyre. Shikon harkime gjigante, kupola që dikur mbulonin mijëra njerëz, korridore të gjera dhe salla që ende mbajnë hijeshinë e artit romak.
Këtu ndodhesh përballë një simfonie gurësh, ku çdo bllok mermeri është një notë e një muzike të përjetshme.
Banjat ndaheshin në caldarium (pishinë e nxehtë), tepidarium (pishinë e ngrohtë) dhe frigidarium (pishinë e ftohtë), një cikël i plotë relaksi dhe pastrimi që tingëllon si një ritual antik. Përveç kësaj, kishte palestra për ushtrime dhe salla leximi, duke i dhënë këtij vendi një karakter enciklopedik të jetës urbane romake.
Dyshemetë janë një galeri e hapur arti: mozaikë që tregojnë skena mitologjike, kafshë detare, motive gjeometrike, të gjitha punuar me mjeshtëri të pabesueshme. Shumë prej tyre kanë mbijetuar dhe ende shkëlqejnë nën rrezet e diellit, duke i dhënë këtij vendi një magji shtesë.
E mrekullueshme është se Banjat e Caracallas nuk janë thjesht një rrënojë. Çdo verë, mes këtyre mureve të lashta ngrihen skena për opera, balete dhe koncerte simfonike. Imagjinoni tingujt e Verdit apo Puçinit që ngrihen nën kupolat e shekujve, ndërsa nata romake mbush ajrin me aromën e jaseminëve. Ky kontrast i së lashtës me të sotmen i jep banjave një frymë të re dhe një emocion të pazëvendësueshëm.
Banjat e Caracallas mbeten një testament i kulturës së trupit dhe shpirtit, një monument që dëshmon se antikiteti nuk ishte i thjeshtë, por plot dritë, madhështi dhe kërkim të përjetshëm për bukurinë.
Edhe sot, ndërsa ecën mbi ato dysheme të mbuluara nga koha, ndjen të njëjtën pyetje që ndoshta ndjenin edhe romakët e lashtë:
A mund të ketë diçka më të bukur sesa të lahet shpirti dhe trupi në të njëjtin vend?/ KultPlus.com
TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.
Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.
“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.
Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.
Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç.
Ajo humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike të kryer në një klinikë në São Paulo.
Sipas raportimeve të CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës, duke mos mundur të mbijetojë, pavarësisht se ndodhej në një ambient spitalor me kushte të rregullta. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka regjistruar rastin si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta janë ende në proces.
Mjeku që kreu ndërhyrjen, Dr. Edgar Lopez, deklaroi se operacioni ishte planifikuar dhe realizuar sipas të gjitha protokolleve mjekësore, por se pacientja pësoi një ndërlikim të rrallë të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur në ndërhyrjet e këtij lloji, edhe kur merren masa parandaluese.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram, ku ndau dhimbjen e thellë dhe vlerësimin për figurën e saj:
“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natália. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”.
Në rrjetet sociale, Cavanellas njihej si një figurë frymëzuese, nënë, grua dhe sipërmarrëse, me mbi 105 mijë ndjekës në profilin e saj personal në Instagram dhe afro 30 mijë ndjekës në një tjetër llogari të dedikuar për rrjetëzim dhe strategji profesionale për gratë.
Vdekja e saj ka sjellë një valë reagimesh dhe ngushëllimesh nga ndjekësit, komuniteti i grave profesioniste dhe figura të njohura publike, të cilët e kanë përshkruar Natálinë si një model për forcën, pasionin dhe përkushtimin ndaj familjes dhe karrierës.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme.
Kreu i shtetit theksoi se ndihma për këto shërbime ofrohet falas nga njësitë vendore në të gjithë vendin.
“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive apo njësive administrative përkatëse, ku do të marrin ndihmën që u nevojitet, pa asnjë pagesë”, deklaroi Rama.
Ai paralajmëroi se çdo subjekt privat, përfshirë noterë, avokatë apo zyra të tjera, që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga platforma shtetërore është në shkelje të ligjit.
“Çdo rast i tillë mund të denoncohet dhe do të sanksionohet deri në heqjen e licencës”, theksoi kryeministri.
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë në një përpjekje për të nënshtruar vendin, duke shkaktuar sa më shumë dhimbje dhe vuajtje të jetë e mundur, tha të martën diplomatja më e lartë e Evropës, Kaja Kallas.
Duke folur me gazetarët pas një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, politikania estoneze citoi raportet e inteligjencës gjermane dhe holandeze që tregojnë se Moska ka përdorur armë kimike të paktën 9,000 herë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës – dhe tani po rrit përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.
“Ndërsa shërbimet e inteligjencës po thonë se kjo po intensifikohet, mendoj se është [përdorimi i armëve kimike nga Rusia] shqetësuese”, tha Kallas.
“Kjo tregon se Rusia dëshiron të shkaktojë sa më shumë dhimbje dhe vuajtje në mënyrë që Ukraina të dorëzohet. Dhe, e dini, është vërtet e padurueshme”, shtoi ajo.
Shumica e vendeve në botë, përfshirë Rusinë, kanë nënshkruar një konventë ndërkombëtare të vitit 1993 që ndalon përdorimin, prodhimin, zhvillimin ose grumbullimin e armëve kimike.
Rusia është një nga 65 vendet që jo vetëm që kanë nënshkruar Konventën e Armëve Kimike, por edhe e kanë ratifikuar atë.
Komentet e Kallas shtojnë një ndjenjë alarmi në rritje në kryeqytetet e BE-së se Rusia po përshkallëzon fushatën e saj për të nënshtruar Ukrainën, duke lëshuar sulme gjithnjë e më të mëdha çdo natë me raketa.
Sulmi në përkeqësim, i cili përkon me një ofensivë të vazhdueshme verore nga Rusia, e shtyu presidentin e SHBA-së, Donald Trump të njoftojë të hënën se do të mbështeste një projektligj që penalizon Moskën nëpërmjet tarifave të fuqishme mbi eksportet ruse.
Megjithatë, fakti që Trump ka thënë se do të miratojë sanksionet dytësore kundër Rusisë vetëm pas 50 ditësh nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndal sulmin e tij me vullnetin e tij, ka çuar në zhgënjim në Evropë dhe Ukrainë.
Njoftimi i Trump se do të lejojë NATO-n të blejë armë amerikane për Ukrainën, po i shqetëson gjithashtu zyrtarët evropianë.
E pyetur për këtë veprim, Kallas tha se ajo mirëpriti mundësinë e dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë, por shtoi se Evropa “do të donte të shihte SHBA-në të ndante barrën”.
Megjithatë, Trump ka thënë se SHBA-të nuk do të vazhdojnë të financojnë mbrojtjen e Ukrainës.
“Ne nuk do ta blejmë, por do ta prodhojmë dhe ata do të paguajnë për të”, tha Trump, duke iu referuar aleatëve “shumë të pasur” evropianë.
“Nëse ne paguajmë për këto armë, kjo është mbështetja jonë, është mbështetje evropiane”, shtoi Kallas. /Telegrafi/
Një ngjarje tragjike ka tronditur ndjekësit e influencueses braziliane Natália Cavanellas, e cila humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Ajo ishte vetëm 40 vjeç.
Sipas CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës dhe ndonëse ndodhej në kushte të rregullta spitalore, ajo nuk arriti të mbijetojë. Rasti është regjistruar si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në rrjetet sociale, ajo njihej si një figurë frymëzuese, një nënë, grua dhe sipërmarrëse që drejtonte një komunitet me qindra gra profesioniste. Profili i saj privat në Instagram kishte mbi 105 mijë ndjekës, ndërsa një tjetër llogari e dedikuar për rrjetëzimin dhe strategjinë kishte afro 30 mijë ndjekës të tjerë.
Lajmin për vdekjen e saj e dha bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram.
“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natalia. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”, shkroi ai.
Mjeku që kreu ndërhyrjen, Edgar Lopez, përmes një deklarate tha se procedura ishte planifikuar dhe realizuar në përputhje me të gjitha protokollet mjekësore. Megjithatë, Cavanellas pësoi një ndërlikim të rrallë, të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur, ndonëse i rrallë, edhe kur merren të gjitha masat parandaluese.
Influencuesja braziliane Natália Cavanellas ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Ajo ishte 40 vjeç.
Sipas një raporti mediatik të CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës, dhe një raport i cituar nga Sekretariati i Sigurisë Publike të São Paulo thotë se rasti u regjistrua si “vdekje e papritur”. Hetimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për shkakun e vdekjes së saj është ende duke vazhduar.
Në biografinë e saj në Instagram, influencuesja braziliane e përshkruan veten si grua, nënë dhe “sipërmarrëse në komunitet me mbi 800 pronare dhe drejtore femra”. Profili i saj privat në Instagram ka 105,000 ndjekës, dhe profili i saj i dedikuar “rrjetëzimit dhe pozicionimit strategjik” ka edhe 29,600 ndjekës të tjerë.
Ajo la pas bashkëshortin e saj Rafael Thomazella dhe vajzën Manoella. Burri i influencueses së ndjerë njoftoi lajmin për vdekjen e saj në Instagramin e tij.
“Të gjithë e dimë se çfarë gruaje të mrekullueshme ishte Natalia. Një grua e bukur, e pavarur, super profesionale, e lumtur, së bashku me shumë cilësi të tjera. Fatkeqësisht, Natalia na ka lënë, por ajo do të jetë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona. Gjithmonë do t’i tregoj Manoellës se si nëna e saj ishte një grua e jashtëzakonshme, lloji i personit që të gjithë e duan, e admirojnë dhe do ta mbajnë gjithmonë në kujtimet tona”, shkroi Thomazellin në mbishkrimin e fotos së bashku me një seri fotosh familjare.
CNN Brasil mori një deklaratë nga përfaqësuesi i Edgar Lopez, mjekut që operoi pacientin me grip. Deklarata thoshte se Cavanellas “iu nënshtrua një procedure kirurgjikale zgjedhore, të kryer në një mjedis të përshtatshëm spitalor me të gjitha ekzaminimet paraoperative të përfunduara në përputhje me protokollet e sigurisë dhe mbikëqyrjen mjekësore”.
“Fatkeqësisht, pacienti zhvilloi një ndërlikim serioz, të pajtueshëm me embolizmin pulmonar, një rast i rrallë por i njohur në literaturën mjekësore si i mundshëm, edhe me të gjitha masat parandaluese të marra”, deklaruan ata. /Telegrafi/
BRUKSEL, 15 korrik /ATSH/- Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli mbi zbatimin e një marrëveshjeje të re për të ofruar ndihmë humanitare në Gazë, tha sot diplomatja më e lartë e bllokut, Kaja Kallas, sipas AP.
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së u takuan në Bruksel pas një marrëveshjeje të re për ndihmën në Gazë, e cila u arrit kryesisht nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kallas, dhe ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar.
Saar u takua dje me udhëheqësit e BE-së, pasi ranë dakord javën e kaluar për të lejuar ushqimin dhe karburantin e nevojshëm në enklavën bregdetare prej 2,3 milionë banorësh, të cilët kanë duruar më shumë se 21 muaj luftë.
“Ne kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët me Izraelin për të përmirësuar vërtet situatën në terren dhe nuk ka të bëjë me dokumentin, por me zbatimin e këtij dokumenti”, tha Kallas para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme.
“Për sa kohë që nuk është përmirësuar situata humanitare, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm,” tha ajo, përpara se të bënte thirrje për armëpushim.
Detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta, por zyrtarët e BE-së kanë hedhur poshtë çdo bashkëpunim me Fondin Humanitar të Gazës – të mbështetur nga Izraeli për shkak të shqetësimeve etike dhe të sigurisë.
Hapja e më shumë kalimeve kufitare dhe lejimi i më shumë kamionëve me ndihma në Gazë është përparësi, por zyrtarët thonë se do të donin të ngrinin një stacion monitorimi në kalimin Kerem Shalom.
Kallas tha se ministrat do të diskutojnë gjithashtu programin bërthamor të Iranit, shqetësimet mbi zhvillimet në Gjeorgji dhe Moldavi, si dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë.
Vendet evropiane si Irlanda, Holanda dhe Spanja kanë bërë thirrje gjithnjë e më shumë që lidhjet e BE-së me Izraelin të rivlerësohen pas luftës në Gazë.
Një raport nga Komisioni Evropian gjeti “indikacione” se veprimet e Izraelit në Gazë po shkelin detyrimet e të drejtave të njeriut në marrëveshjen që rregullon lidhjet e tij me BE-në – por blloku është i ndarë në lidhje me masat që duhet të marrë kundër Tel Avivit.
Lufta në Gaza filloi pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë, shumica e të cilëve janë liruar në armëpushimet e mëparshme.
“Izraeli u përgjigj me një ofensivë që ka vrarë më shumë se 58 000 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. //a.i/
BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Përfaqesuesja e lartë e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shpreson që blloku të mund të vendosë shumë shpejt për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.
“Jemi shumë, shumë afër”, tha ajo, duke shtuar se pret një vendim “sot ose nesër”.
Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen sot në Bruksel për sanksione te reja ndaj Rusisë dhe luftën në Ukrainë si tema kryesore të agjendës në bisedime
Grupi i propozuar i masave ndëshkuese synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë, por jo të gjithë 27 anëtarët e BE-së deri më tani e kanë miratuar paketën.
Kallas tha se e mirëpriti njoftimin e SHBA-së se po dërgon armë mbrojtëse në Ukrainë, duke shtuar se shpreson “se ata do të marrin të gjitha që ju janë premtuar”./ /Ad.Ab./
BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-ANSA/- Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm në terren, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përpara një takimi me zyrtarë të lartë të Lindjes së Mesme dhe BE-së, në Bruksel.
“Situata në terren, në Gazë është serioze. Është një gjë të nënshkruash marrëveshje në letër dhe një tjetër t’i zbatosh ato”, tha Kallas.
BE-ja arriti një marrëveshje me Izraelin javën e kaluar për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rritjen numrit të kamionëve me ndihma dhe hapjen e pikave të kalimit dhe rrugëve të caktuara të ndihmës.
“Më kërkuan të hartoja një listë me sanksione, tani u takon 27 vendeve të vendosin se çfarë duhet të bëjnë”, tha Kallas duke iu referuar masave te mundshme kundër Izraelit për shkelje të të drejtave të njeriut.
Në qershor të vitit 2025, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kërkuan pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.
Suedia gjithashtu i ka kërkuar Këshillit Evropian të miratojë sanksione kundër ministrave izraelitë që promovojnë aktivitete të paligjshme të vendbanimeve dhe punojnë në mënyrë aktive kundër një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete.
Në përputhje me rrethanat, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas ka propozuar një listë të sanksioneve ndaj Izraelit, të cilat do të diskutohen në Këshillin e ardhshëm të BE-së. //a.i/
BRUKSEL, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Izraeli ka pranuar “masa të rëndësishme” për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
Në një deklaratë, Kallas tha se Izraeli ka rënë dakord për një rritje të konsiderueshme të numrit të kamionëve të ndihmës humanitare që hyjnë në Gaza çdo ditë, hapjen e disa kalimeve kufitare shtesë dhe rihapjen e rrugëve të shpërndarjes së ndihmës, si dhe shpërndarjen e ushqimit, duke përfshirë edhe përmes furrave të bukës dhe kuzhinave publike.
Masat shtesë përfshijnë rifillimin e furnizimeve me karburant për objektet humanitare, mbrojtjen e punonjësve të ndihmës dhe riparimin e infrastrukturës jetësore, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
“Këto masa janë ose do të zbatohen në ditët në vijim, me mirëkuptimin e përbashkët se ndihma në shkallë të gjerë duhet t’i dorëzohet drejtpërdrejt popullsisë dhe se do të vazhdojnë të merren masa për të siguruar që të mos ketë devijim të ndihmës për Hamasin”, theksoi ajo.
“Ne mbështetemi te Izraeli për të zbatuar çdo masë të rënë dakord”, shkroi Kallas në një postim të veçantë në platformën e mediave sociale X./ /os/
Ylli i kinemasë hollivudiane, Michael Douglas po e shijon kohën e tij larg kamerës, sipas nypost.com.
Fituesi 80-vjeçar i çmimit Oscar foli në festivalin e filmit ”Karlovy Vary” në Republikën Çeke dhe konfirmoi se ”nuk kam plane të kthehem në aktrim”.
“Kam qenë pa punë që nga viti 2022, pasi kuptova se duhej të ndalesha. Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata njerëz që vdesin në sheshxhirim”, shton ai.
“Nuk kam asnjë qëllim të vërtetë të kthehem”, vazhdoi Douglas.
Douglas luajti për herë të fundit Benjamin Franklin në miniserialin e Apple TV+ të vitit 2024 “Franklin”.
Producenti i “One Who Flew Over the Cuckoo’s Nest” foli gjithashtu për mënyrën se si diagnoza e kancerit në fyt i ka ndikuar në karrierën e tij si aktor.
“Kalova nëpër programin, i cili përbëhej nga kimioterapia dhe rrezatimi, dhe isha me fat. Ndërhyrja kirurgjikale do të thoshte se nuk do të mund të flisja dhe një pjesë e nofullës sime do të hiqej, gjë që do të më kishte kufizuar si aktor”, theksoi ai.
“Po e shijoj pushimin dhe jetën. Ka qenë e vështirë të drejtoj kompaninë dhe të aktroj në të njëjtën kohë”, theksoi ai./KultPlus.com
PRAGË, 7 korrik /ATSH/ – Ylli i kinemasë hollivudiane, Michael Douglas po e shijon kohën e tij larg kamerës, sipas nypost.com.
Fituesi 80-vjeçar i çmimit Oscar foli në festivalin e filmit ”Karlovy Vary” në Republikën Çeke dhe konfirmoi se ”nuk kam plane të kthehem në aktrim”.
“Kam qenë pa punë që nga viti 2022, pasi kuptova se duhej të ndalesha. Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata njerëz që vdesin në sheshxhirim”, shton ai.
“Nuk kam asnjë qëllim të vërtetë të kthehem”, vazhdoi Douglas.
Douglas luajti për herë të fundit Benjamin Franklin në miniserialin e Apple TV+ të vitit 2024 “Franklin”.
Producenti i “One Who Flew Over the Cuckoo’s Nest” foli gjithashtu për mënyrën se si diagnoza e kancerit në fyt i ka ndikuar në karrierën e tij si aktor.
“Kalova nëpër programin, i cili përbëhej nga kimioterapia dhe rrezatimi, dhe isha me fat. Ndërhyrja kirurgjikale do të thoshte se nuk do të mund të flisja dhe një pjesë e nofullës sime do të hiqej, gjë që do të më kishte kufizuar si aktor”, theksoi ai.
“Po e shijoj pushimin dhe jetën. Ka qenë e vështirë të drejtoj kompaninë dhe të aktroj në të njëjtën kohë”, theksoi ai./ /os/
Michael Douglas është duke shijuar kohën e tij larg Hollivudit.
Aktori foli në Festivalin e Filmit Karlovy Vary në Çekinë, dhe konfirmoi se aktualisht nuk ka plane për të vazhduar aktrimin.
“Nuk kam punuar që nga viti 2022 qëllimisht, sepse kuptova që duhej të ndaloj,” tha ai, sipas Variety.
“Kam punuar mjaft gjatë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata njerëz që do të vdisnin në setin e xhirimit.”
Douglas shtoi: “Nuk kam asnjë qëllim të vërtetë për t’u kthyer. Po them që nuk jam i tërhequr nga aktrimi sepse nëse do të paraqitej diçka speciale, do të kthehesha, por përndryshe, jo.”
Në Festivalin e Filmit Karlovy Vary, ai diskutoi gjithashtu se si diagnoza e tij me kancerin e fytit ndikoi në karrierën e tij.
“Kanceri në stadin e katërt nuk është pushim, por nuk ka shumë mundësi, apo jo?,” tha ai.
“Kam ndjekur trajtimin, duke përfshirë kimioterapinë dhe rrezatimin, dhe pata fat. Kirurgjia do të kishte bërë që të mos mund të flisja dhe do të kishim hequr një pjesë të nofullës, që do të ishte një kufizim i madh për një aktor.”