Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë rimbursim për 800 qytetarë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e pacientëve që marrin mbështetje për trajtimin e stomës.

Ministrja Koçiu tha se “tashmë, trajtimi i stomës është falas për pacientët që e kanë të nevojshëm. Fondi i rimbursimit ka hyrë në zbatim dhe qytetarët kanë nisur të marrin produktet e stomës pa pagesë në farmaci”.

Sipas Koçiut, “mbështetja buxhetore me 100 milionë lekë për vitin 2025, është një ndihmë konkrete për mbi 800 qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sëmundje”.

Një paciente në Qendrën Shëndetësore Nr. 1 në Durrës thotë se prej 14 vitesh vuan nga sëmundja e stomës dhe të gjitha aparatet e nevojshme për trajtimin e diagnozës së saj ka qenë e detyruar t’i blejë vetë.

“Falënderoj MSHMS që erdhi momenti të na rimbursojë këto materiale që i kemi jetike. Unë pa ato nuk kam asnjë ditë jetë”, thotë ajo.

“Kam një vit e gjysmë që i blej me lekët e mia, ndërsa nga sot i marrë falas. Falënderoj MSHMS për këtë ndihmë që po na bën”, shprehet një tjetër pacient.

Gjithashtu, mjekja e Qendrës Shëndetësore Nr. 1 në Durrës, teksa kryen kontrollin rutinë në banesë për pacientin Vasil Petro, thotë se ka ardhur njëherësh për t’i dhënë lajmin pacientit të saj që nga sot e në vazhdim të gjitha aparatet dhe pajiset e stomës do t’i marrë falas.

“I kam pas blerë në farmaci, kishte raste edhe tre mijë lekë copa. Falënderoj MSHMS që arrita ditën që t’i marrë falas”, u shpreh pacienti, që ka nevojë për vendosjen e stomës.

Stoma është një hapje në bark që lidhet me sistemin tretës ose urinar për të lejuar që mbetjet (urina ose feçet) të devijohen nga trupi. Mbi pjesën e sipërme të stomës mund të vendoset një qese, e cila mund të mbyllet ose të ketë një hapje në fund.

Ka shumë arsye pse disa njerëz kanë nevojë për një stoma. Arsyet e zakonshme përfshijnë kancerin e zorrëve, kancerin e fshikëzës, sëmundjen inflamatore të zorrëve, etj.

Stoma mund të jetë e përkohshme ose e përhershme në varësi të shkakut që po përdoret.

Ekzistojnë tre lloje kryesore të stomës dhe ato janë: kolostomia, urostomia dhe ileostomia.

/e.i/r.e/

The post Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë rimbursim për 800 qytetarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër

2 July 2025 at 18:30

Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Sot, në ditën e parë të debatit, deputetët e qeverisë dhe të opozitës akuzuan njëri-tjetrin se kush ka bërë më shumë ekonomikisht për vendin. Për deputetët e partisë në pushtet OBRM-PDUKM, ribalanci është real dhe garanton rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës, ndërsa për opozitën është provë se është bërë një llogaritje politike afatshkurtër dhe një sërë masash populiste.

Sipas deputetit Aleksandar Jamalov nga OBRM-PDUKM, ribalanci krijon mundësi ekonomike, kurse votimi për të është mbështetje për stabilitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

Jamalov theksoi se është përmirësuar pagesa, janë rritur të ardhurat tatimore, transfertat sociale, deficiti buxhetor është zvogëluar dhe gjithashtu ka pasur një rritje në shlyerjen e borxheve të vjetra.

“Ky ribalanc është provë se ne e dimë se ku po shkojmë. Votimi për ribalancin është mbështetje për stabilitetin, zhvillimin dhe drejtësinë”, tha Jamalov.

Deputeti Fatmir Bytiqi nga LSDM-ja, në përgjigje të Jamalovit, kujtoi se ribalanci po bëhet mbi një buxhet të krijuar nga qeveria aktuale dhe se kjo është provë se janë bërë parashikime të këqija.

“Është e pamohueshme që ribalanci i buxhetit do të votohet, por ju po harroni një ndryshim thelbësor – ky ribalanc i buxhetit është bërë në buxhetin tuaj, dhe përfundimi është se keni pasur parashikime të këqija më parë. Ju keni bërë një gabim, ky është realiteti. Nuk ka asnjë justifikim çfare ka qenë dhe si ka qenë, tashmë 365 ditë keni një Qeveri, është e jona t’ju kritikojmë, dhe është e juaja të mbroheni, por meqenëse tani nuk keni argumente, do të ktheheni në diçka që nuk është thelbësore për ribalancin e buxhetit”, tha Bytyqi.

Të ardhurat totale janë parashikuar në 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 403,7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3,5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në plan për këtë vit. Projeksioni i PBB-së mbetet në 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBB-së, pra 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind e PBB-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, arrijnë në 47,5 miliardë denarë. Sipas parashikimeve të Qeverisë, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 do të arrijë në 53,3 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivelin e 62,1 për qind. Shkalla e papunësisë pritet të ulet në 11,1 për qind në vitin 2025, ndërsa shkalla e punësimit të arrijë në 47 për qind.

Për ribalancin janë dorëzuar mbi 200 amandamente, nga të cilat 160 janë janë nga LSDM-ja opozitare.

The post Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër appeared first on Telegrafi.

Akademia e Shkencave, diskutohet ndarja buxhetore për vitin 2025

14 February 2025 at 17:51

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua sot, mbledhja e bordit të drejtorëve të ASHSH-së. Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte paraqitja e buxhetit të parashikuar për këtë vit për institutet dhe qendrat kërkimore pranë ASHSH-së.

“Në zbatim të nenin 65 dhe 66 të Statutit, në përmbushje të detyrimit ligjor për shqyrtimin e projektbuxheteve të paraqitura nga çdo institut, qendra a njësi, për t’ia përcjellë Kryesisë dhe Asamblesë si pjesë të projektbuxhetit të ASHSH-së, në pikën e parë të rendit të kësaj mbledhjeje u bë njohja me ndarjen e buxhetit për vitin 2025 për institutet dhe qendrat kërkimore pranë ASHSH-së, koordinuar më parë edhe me kërkesat e çdo njësie”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i Akademisë, Skënder Gjinushi, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e instituteve dhe qendrave kërkimore shkencore, kryetarët e komisioneve të përhershme pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtarët e Kryesisë.

Pas njohjes me ndarjen e buxhetit për vitin 2025, drejtuesit e institucioneve paraqitën në mënyrë të përmbledhur raportin e veprimtarive të instituteve dhe qendrave për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e bordit u njohën dhe me disa propozime të grupeve të punës të ngritura më parë për disa ndryshime në statut, si dhe disa korrektime e saktësime në “Rregulloren e brendshme administrative” të miratuar me vendimin e Kryesisë nr. 83, datë 24.9.2024.

Nga mbledhja e bordit të drejtorëve pranë ASHSH-së
1 nga 3

/a.f/

The post Akademia e Shkencave, diskutohet ndarja buxhetore për vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, Blushi: Rama do vjedhë fondet e të sëmurëve me kancer

29 December 2024 at 13:28

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij Blushi ka denoncuar vendimin më të fundit të Qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, respektivisht për shëndetësinë në 2.6 miliardë Lekë, për arsimin me 700 milionë Lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë Lekë.

Ai u shpreh se ku vendim që nuk është asgjë tjetër vecse vijim i moskujdesit dhe i braktisjes së 3 sektorëve jetikë social dhe me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra dhe mijëra mësues, mjekë, infermierë, stafet e tyrë mbështetëse si dhe për qindra e mijëra fermerë në mbarë vendin.

Blushi shtoi se vendimi i Qeverisë për të shkurtuar me 700 milionë lekë fondet për arsimin provon tanimë se papërgjegjshmëria totale politike e narkoqeverisë dhe se mungesa e fondeve nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do të thellojë akoma edhe më shumë rezultatet negative të Shqipërisë që e renditin vendin tonë të fundit në Botë për cilësinë e arsimit.

Fjala e Tedi Blushi:

Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, me ekonomisten dhe anëtaren e Kryesisë, znj. Myrvete Asqeri dhe me anëtarin e Komisionit të shëndetësisë njëherazi këshilltar I Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa, për të denoncuar vendimin më të fundit të Qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, respektivisht për shëndetësinë në 2.6 miliardë Lekë, për arsimin me 700 milionë Lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë Lekë, vendim që nuk është asgjë tjetër vecse vijim I moskujdesit dhe I braktisjes së 3 sektorëve jetikë social dhe me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra dhe mijëra mësues, mjekë, infermierë, stafet e tyrë mbështetëse si dhe për qindra e mijëra fermerë në mbarë vendin.

Të shkurtosh fondet për shëndetësinë pasi kë premtuar apo ke mashtruar për shëndetësinë falas do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaceve dhe të investimeve në spitale në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe po shpërthejnë cdo ditë sin ë rastin e skandalit të Onkologjikut.

Dua tju kujtoj se ky vendim I Qeverisë për të shkurtuar fondet me 2.6 miliardë Lekë për shëndetësinë, vjen vetëm pak kohë mbas miratimit në Kuvend të Buxhetit të vitit të ardhshëm vetëm me votat e “Rilindjes” dhe për faktin se ky buxhet u miratua pa marrë parasysh dy nga amendamentet që Partia e Lirisë depozitoi në Parlament relativisht për rritjen me 6 miliardë Lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme si ndihmë konkrete për pensionistët por për të gjithë qytetarët në përgjithësi, si dhe pas rrëzimit të një tjetër amendamenti të këtij buxheti të propozuar nga PL për një shtesë prej 2 miliardë Lekësh për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike si përgjigje për dramën e madhe që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.

Gjithashtu, vendimi I Qeverisë për të shkurtuar me 700 milionë lekë fondet për arsimin, pra të lesh arsimin pa fonde shtesë, kur nevoja për rritjen e pagave të stafit petagogjik të arsimtarëve, kur nevojat për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe cerdheve të reja si dhe domosdoshmëria për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore është më shumë se kurrë urgjente, provon tanimë se papërgjegjshmëria totale politike e kësaj Narkoqeverie është në dritë të diellit dhe se mungesa e fondeve nuk do të bëjë asgjë tjetër vecse do të thellojë akoma edhe më shumë rezultatet negative të Shqipërisë që e renditin vendin tonë të fundit në Botë për cilësinë e arsimit.

Dua tju kujtoj se Partia e Lirisë gjithashtu depozitoi në Parlament 4 Amendamente, që për fat të keq edhe ato u rëzuan me shumicën e kartonave të “Rilindjes” në Kuvend, nëpërmjet të cilave ne propozonim një shtesë prej 2 miliardë Lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor që për fat të keq po përjetojnë sot një situatë tejet të rëndë.

Amendamenti tjetër I propozuar nga Partia e Lirisë ishte një shtesë prej 1.5 miliardë Lekë për arsimin bazë si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional që po rënon të ardhmen e vendit, sic theksohet edhe në Raportet e testit Ndërkombëtar Piza.

Amendamenti I tretë që lidhet me arsimin, ishte propozimi për një shtesë prej 1.2 miliardë Lekë për Arsimin e Mesëm si dhe Amendamenti I katërt që ne propozuam por që fatkeqësisht u rrëzua nga kjo Qeveri ishte për një shtesë me 1 miliardë Lekë për Arsimin Universitar.

Të katërt këto Amendamente u rrëzuan sepse tanimë është e qartë se vëmëndja e Qeverisë nuk është shëndetësia, nuk janë mjekët, nuk janë infermierët, nuk janë mësuesit, por sigurisht vijimi I vjedhjes nëpërmjet tenderave korruptiv.

Gjithashtu vendimi më I fundit I Qeverisë për të ulur fondet për Bujqësinë, këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare dhe për punësimin, në kushtet kur qindra dhe mijëra fermerë po ndjejnë pasojat e falimentit, po hedhin në kanal prodhimet e tyre dhe po detyrohen të largohen nga Shqipëria nuk do të thotë asgjë tjetër vecse ta cosh këtë sektor përfundimisht drejt kapitullimit total.

Braktisja e këtyre tre sektorëve nuk është gjë tjetër vecse një nxitje dhe vijim I shpopullimit të kësaj axhende anti-kombëtare të projektuar prej kohësh dhe të vënë në zbatim nga Edi Rama, I cili qartësisht e dëshmoi edhe në këtë vendim të fundit të Qeverisë që ka për qëllim pikërisht uljen e fondeve në sektorët më vitalë të ekonomisë dhe për të rritur fondet e Ministrive të tjera, të Energjitikës dhe Ministrisë së Brendëshme pra praktikisht për të rritur fondet për sektorët e tenderave për të vijuar vjedhjen e përbindshme të taksave të shqiptarëve.

Dua gjithashtu tju kujtoj që ndërkohë që Qeveria parashikoi një fond të papërfillshëm me buxhetin e vitit të ardhshëm për bujqësinë, Partia e LIrisë propozoi një Amendament, që edhe ky për fat të keq u rrëzua me shumicën e votave të deputetëve të “Rilindjes” në Kuvend, për një shtesë prej 1.5 miliardë Lekë subvencione për bujqësinë dhe fermerët si përgjigje për dramën e rëndë që po përjeton sot fshati dhe fermeri shqiptar.

Ndaj më lejoni të theksoj se vetëm 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus që ndalin shpopullimin dhe e kthejnë Shqipërinë në një fuqi të vërtetë eksportuese, janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve shqiptare si dhe për rritjen e mirëqënies së qytetarëve, në vecanti të pensionistëve dhe të shtresave më në nevojë. Faleminderit!

The post Vendimi i qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, Blushi: Rama do vjedhë fondet e të sëmurëve me kancer appeared first on Sot News | Lajme.

Buxheti 2025, Berisha: 780 mijë pensionistëve u la 16 mln euro, tallje

20 December 2024 at 23:00

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me pensionistët në Durrës.

Berisha e ka cilësuar si tallje që qeveria me buxhetin e vitit 2025 nga 8.2 miliardë lekë ndau 16 milionë euro për 780 mijë shqiptarë.

“780 mijë pensionistëve u la gjithsej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë. A ka tallje më të madhe, a ka cinizëm më të madh”, tha Berisha.

Berisha tha se “këta bëjnë një përvetësim, një vjedhje të paimagjinueshme”.

“Dhe kujt ua vjedhin? Ju ua vjedhin! Më të varfërve ua vjedhin. Sepse ju, ju, 3 pensione i lini me tvsh-në”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se “rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten”.

“Paratë vidhen, çfarë është e vërteta. Paratë vidhen dhe vetëm vidhen në mënyrë të tmerrshme”, tha Berisha.

Berisha tha se PD do përmbysë modelin e shpërndarjes së të ardhurave.

“Në qoftë se, sot nga 8.2 miliardë, vetëm 800 milionë janë të ndara për rrogat, dhe të tjera 8.5% e GDP-së shkon për arsimin dhe po kaq për Shëndetësinë, të gjitha të tjerat shkojnë për punë publike, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër i gjobisin shqiptarët pothuajse aq sa bunkerët. Po, bëjnë tendera dhe ndajnë paratë. Është bërë e zakonshme që, babai i jep të birit tender, nëna i jep djalit tender e me radhë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha më tej se “nuk ka asnjë mungesë parash”, dhe “së pari do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar”.

“Mbi këtë minimum, do llogariten pensionet. Ky minimum, do të jepen për të gjitha ata të cilët marrin nga zero gjer në 200 euro. Pra, është hapi i parë për t’u përballur me këtë varfëri.

Pensionet do të llogariten mbi bazën e 200 eurove. Rroga minimale, se ne do merremi fillimisht, ua them këtu, ne do merremi me këto shtresa, sepse gjendja e tyre e mjerë po zbraz Shqipërinë. Ky është faktori më kryesor që shqiptarët ikin”, tha Berisha.

Berisha premtoi po ashtu rrogën minimale 500 euro.

“Dhe garantoj çdo shqiptar se, ligjet më të rrepta do të ndëshkojnë cilindo që mendon se mund të paguajë punëtorin, punonjësin më pak se 500 euro, si rrogë minimale”, tha Berisha.

The post Buxheti 2025, Berisha: 780 mijë pensionistëve u la 16 mln euro, tallje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alimehmeti: Buxheti i Tiranës për vitin 2025 s’ka në fokus nevojat e qytetarëve

16 December 2024 at 22:22

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Drejtuesi i këshillit bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti në diskutimin e hapur mbi buxhetin e vitit 2025 për kryeqytetin, tha se ai “është një buxhet me karakter të fortë elektoral”.

“Mjaftojnë tre zëra të shpejtë për ta kuptuar: Investimet kapitale do të kenë një rritje minimale prej 4,2% në vitin 2025, vit zgjedhor, ndërsa në vitin 2026 do të bien direkt me 36,7% dhe rënia do të jetë edhe më e madhe në vitin 2027, kur do të shkojë minus 43,7%. Shpenzimet operative do të rriten me 35,.2% në vitin 2025, pastaj do të bien me minus 17,1% në vitin 2026 dhe me minus 18,3% në vitin 2027. Shpenzimet e personelit do të rriten me 13,3% në vitin 2025 dhe do të mbeten të palëvizura në këto shifra abuzive edhe përgjatë viteve 2026 dhe 2027”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti tha se amendamentet që mund të këshillohen nga Partia Demokratike edhe nuk mund të pranohen nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi nuk ka vizionin dhe fokusin për nevojat e qytetarëve dhe të qytetit.

“Dikush prej jush mund të thotë se amendamentet që do të këshillohen nga Partia Demokratike nuk do të pranohen të integrohen në Buxhetin e 2025-ës. Keni të drejtë! Sepse Erion Veliaj dhe drejtorët e tij, të vendosur nga Partia Socialiste, e të mbështetur nga parti aleate të tyre si PSD-ja dhe PDIU-ja, nuk kanë në vizionin dhe fokusin e tyre nevojat e qytetarëve dhe të qytetit, por vetëm nevojat e xhepave të tyre dhe të mandatarëve të tyre”, tha Alimehmeti.

Duke u ndalur tek Veliaj, Alimehmeti tha se kryebashkiaku i Tiranës “është në qendër të vëmendjes negative politike, mediatike dhe gjyqësore, si rrjedhojë fillimisht e grykësisë dhe arrogancës së tij, por patjetër edhe si rrjedhojë e aksionit opozitar të parreshtur kundër vjedhjes së qytetit tonë, kryeqytetit të Shqipërisë”.

/r.e/a.f/

The post Alimehmeti: Buxheti i Tiranës për vitin 2025 s’ka në fokus nevojat e qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës! Nga 1 janari abone falas për pensionistët

14 December 2024 at 17:39
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit të vitit 2025 për të rinjtë do ta marrë ushqimi falas në shkollat publike të kryeqytetit. Po ashtu edhe për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë. Ai tha se në këtë mënyrë çdo nxënës do

Buxheti 2025/ Veliaj: Nisim ndërtimin e 5 shkollave dhe qendrave për autizmin

13 December 2024 at 19:24

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, duke përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë.

“Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio. Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan Bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë 5 shkolla vetëm në zonën e lagjes “Rilindja”, te Astiri, Unaza e Madhe. Do të fillojmë 2 shkollat e reja në Sauk te Spitali i Arabit dhe tek Akademia e Policisë. Do të fillojmë dy të tjera, një te Liqeni i Thatë dhe një te Parku Olimpik dhe unë them që edhe këtu do mbahemi mend si administrata që i la bashkisë mbi 50 shkolla të reja”, tha ai.

Një projekt tjetër është ndërtimi i Qendrës së Fëmijëve për spektrin autik dhe sindromën down në Njësinë 2. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë projekt si më të madhin e këtij lloji në Ballkan.

“Një nga gjërat më të bukura që do bëjmë në këtë buxhet, meqë jemi te Njësia 2, ish qendra “Pëllumbat” te Ambasada Amerikane, i ka kaluar si pronë Bashkisë së Tiranës. Ne do bëjmë qendrën më të madhe ditore për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Në fillim të vitit do të kemi garën për arkitekturën e Qendrës së Fëmijëve për Spektrin Autik dhe Sindromën Down. Shpresoj që ta ndërtojmë në kohë record për të gjithë fëmijët, por sidomos për prindërit që bëjnë dy sakrifica, edhe pas fëmijës, edhe për të mbajtur shtëpinë, t’u japim një lehtësi të jashtëzakonshme dhe ta kthejmë në qendrën më të mirë të ekselencës së këtyre shërbimeve sociale në gjithë Ballkanin”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë gjithashtu qendra sociale për të moshuarit në zonat periferike, përkatësisht në Vaqarr dhe Zall-Herr.

“Për herë të parë ne do të sjellim qendra të reja komunitare në Vaqarr edhe në Zall – Herr. Janë dy zona që janë të konsiderueshme në numër, mbi 10-15 mijë banorë. Në këtë sens, 2 zonat e para periferike ku ne do të çojmë shërbimin e qendrave komunitare, do të jetë Zall – Herri dhe Vaqarri”, shtoi Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Buxheti 2025/ Veliaj: Nisim ndërtimin e 5 shkollave dhe qendrave për autizmin appeared first on Euronews Albania.

Buxheti për vitin 2025/ Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë

By: lia rda
13 December 2024 at 18:04

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme falas. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në disa nga asetet kryesore të kryeqytetit, është koha për të qenë më solidarë me ata që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite.

“Në këtë mandat të tretë është koha për t’u siguruar që mbarojnë të gjitha punët e rëndësishme për qytetin. Por, me buxhetin e ri ne propozojmë një projekt të cilin unë e kam shumë për zemër: aboneja falas për pensionistët e Tiranës, pra për të gjitha gratë mbi 60 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç. Aboneja e përgjithshme kushton 16 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total janë 192 mijë lekë. Përveç bonusit që jep qeveria për pensionistët, bashkia jep çdo muaj një 16 mijë lekësh, në formën e abonesë. Pra, transport falas për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona, për të cilët jemi mirënjohës për sakrificën dhe punën e tyre. Mund të jetë dikush që pyet: “Pse e bëtë tani, pse jo që në fillim?” Sepse nuk i kishim mundësitë në fillim. Trashëguam një Tiranë totalisht të falimentuar. Sot kur kemi bërë pjesën më të madhe të punëve, Tirana e ka mundësinë që të jetë e majtë, solidare dhe mbështetëse për ata që i kanë dhënë më shumë qytetit tonë, që janë pensionistët”, deklaroi Veliaj.

Ai shpjegoi për të gjithë pensionistët si do të funksionojë marrja e abonesë përmes regjistrimit në njësinë administrative. “Do të bëhet vetëm njëherë regjistrimi te njësia administrative. Shkon për t’u futur në regjistrin e udhëtarëve. Kjo është vetëm për Tiranën. Bashkia e Tiranës nuk mund të subvencionojë një pensionist që vjen nga një vend tjetër sepse taksat i paguan te qyteti tjetër. Kjo vlen vetëm për ata që janë rezidentë të Tiranës, sipas ligjeve të shtetit. Do të thotë se ne regjistrohemi vetëm një herë në njësi. Do të bëhet një njoftim publik dhe pastaj, çdo muaj me atë regjistrim merr abonenë. Aboneja subvencionohet 100% nga Bashkia e Tiranës, sipas operatorit që e ka lëshuar atë abone. Njësoj siç kemi bërë me abonenë e studentit”, u shpreh kryebashkiaku.

Duke u ndalur në punët e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para, Veliaj theksoi se socialistët kanë bërë histori me 45 shkolla të reja në kryeqytet, ndërsa shtoi se kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë.

“Historia e suksesit që ne kemi bërë me 45 shkollat e reja është paja më e madhe që do i lëmë qytetit tonë. Kur mendoj se sa kanë ndryshuar gjërat jo vetëm këtu te njësia jonë, e jo vetëm për shkollën “Kosova”, e cila ishte nisur për pallat nga ata që sot shesin moral dhe të futen poshtë fustanit, te vrima e çelësit, në krevat. Por, detyra jonë nuk është që t’u pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, ndaj ky është një buxhet që i shërben të gjithëve, duke filluar nga njësitë urbane, deri te njësinë periferike, për të gjithë qytetin tonë. Në mandatin e parë e patëm fokusin te disa investime që janë ikonike, kartolinë e Tiranës. Kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë. Që nga dita e parë jemi hasur me kundërshti dhe pistoletat e tyre. Në mandatin e dytë patëm disa problematika, që ishin të paparashikueshme, si tërmeti, që na hapi një punë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shkatërrimi dhe pasojat që solli, sidomos me ndërtimet e vjetra. Ishte edhe pandemia, që goditi të gjithë botën. Pastaj, filloi një luftë në Ukrainë, nga e cila u impaktuam edhe ne”, nënvizoi ai./abcnews.al

Buxheti 2025, Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve

12 December 2024 at 16:35

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se vitin e ardhshëm, falë buxhetit rekord, të parit prej 1 miliard eurosh të aprovuar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucioni që ajo drejton do të mund të bëjë akoma edhe më shumë për qytetarët.

E pranishme në Konferencën e Dytë të UBF “Rikonceptimi i Kujdesit Shëndetësor, vizioni për një Shqipëri më të shëndetshme”, me pjesëmarrjen e farmacistëve dhe ekspertëve të fushës, Koçiu theksoi se falë këtij buxheti “do të mbështesim 400 mijë qytetarë që do të trajtohen me rreth 1.300 barna të listës së rimbursueshme. Buxheti ynë për këtë listë është rritur duke shkuar në pothuajse 130 milionë euro për vitin e ardhshëm”.
Sipas saj, bashkëpunimi në sektorin farmaceutik, si një shtyllë thelbësore e sistemit tonë shëndetësor është me rëndësi për të garantuar tregun me medikamentet e reja dhe inovatore që deri dje nuk ishin të diskutuara.

“Ndërkohë që sot flasim si të zhvillohemi më shumë, si të forcojmë akoma më shumë partneritetin mes nesh, si të zhvillojmë një platformë komunikimi të hapur, aktive të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim që t’u sigurojmë qytetarëve, medikamente cilësore, barna inovatore në trajtimin e sëmundjeve”, u shpreh ministrja.

Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “Shqipëria sot nuk ofron vetëm linjën standarde të kurimit për çdo sëmundje, por kemi gjithmonë e më shumë opsione dhe medikamente që u ofrojnë qytetarëve një gamë të gjerë trajtimi më efikase se më parë”. /j.p/

1 nga 3

The post Buxheti 2025, Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2025, Koçiu: 7,6 milionë vizita në kujdesin parësor, zgjerim i programeve të depistimit

11 December 2024 at 09:12

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se buxheti 2025 i planifikuar për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale është më i larti i miratuar ndonjëherë në Shqipëri, duke kapur shifrën e mbi një miliard eurove.

Sipas Koçiut, “shëndetësia mbetet një prioritet kombëtar me fokus zgjerimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm”.

“Rreth 7.6 milionë vizita të planifikuara në kujdesin parësor për të gjithë qytetarët, duke sjellë shërbimin më pranë çdo familjeje. Investojmë sot për një shëndet më të mirë nesër”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në Facebook.

Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro, duke qenë kështu buxheti më i madh i parashikuar për shëndetësinë, me një rritje prej 5% nga viti i kaluar.

Po ashtu, buxheti 2025 reflekton një angazhim të fortë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen sociale, duke garantuar një standard të denjë për të gjithë qytetarët.

/r.e/ /a.g/

The post Buxheti 2025, Koçiu: 7,6 milionë vizita në kujdesin parësor, zgjerim i programeve të depistimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2025, Vengu: Rijetëzimi i industrisë ushtarake, modernizim i infrastrukturës mbrojtëse

6 December 2024 at 12:18

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është buxheti më i madh në historinë ekonomike të Shqipërisë.

Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale ku nënvizon se ky buxhet e vendos fokusin edhe tek siguria kombëtare e mirëqenia e qytetarëve.

Sipas Vengut, buxheti adreson disa prioritete kyçe si: Rijetëzimi i industrisë ushtarake; Modernizimi i infrastrukturës ushtarake mbrojtëse; Investime domethënëse për mbrojtjen civile.

“Siguri më e fortë, mbrojtje më e mirë dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Vengu.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është 52.7 miliardë lekë ose 2.01% e PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto). 5.5 miliardë lekë nga buxheti shkojnë për Mbrojtjen Civile, që sipas ministrit është rritja më e konsiderueshme e viteve të fundit. /j.p/

The post Buxheti 2025, Vengu: Rijetëzimi i industrisë ushtarake, modernizim i infrastrukturës mbrojtëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2025/ Spiropali vlerëson produktin, procesin transparent dhe falënderon deputetët

By: redi
3 December 2024 at 20:34

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vlerësuar produktin, procesin transparent dhe falënderon deputetët për votimin e buxhetit të vitit 2025, pas një seance të gjatë. Sipas kryeparlamentares, me këtë buxhet i kanë dhënë vendit një burim zhvillimi për një Shqipëri me ekonomi të fortë, me më shumë mirëqenie dhe drejtësi sociale. Postimi i plotë Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë maratonë…

Source

Miratohet buxheti 2025, Bardhi: Rama provoi se është në pushtet për mirëqenien e tij

By: Ela
3 December 2024 at 19:58

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas miratimit të buxhetit nga mazhoranca socialiste. Bardhi shprehet se buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij. Ai shton më tej se ky buxhet thellon varfërinë për qytetarët shqiptarë. “Buxheti i miratuar […]

The post Miratohet buxheti 2025, Bardhi: Rama provoi se është në pushtet për mirëqenien e tij appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti miraton buxhetin për vitin 2025, opozita voton kundër

3 December 2024 at 18:53

Deputetët votuan këtë të martë buxhetin e vitit 2025. Buxheti kaloi me 75 vota pro, 24 kundër dhe 0 abstenime.

Buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh u miratua me 75 votat e deputetëve të mazhorancës ndërsa 24 votat kundër ishin nga deputetët e opozitës.

Mazhoranca rrëzoi sot të gjitha amendamentet e opozitës për buxhetin 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Buxheti 2025, Tabaku: Asnjë impakt dhe shtysë për ekonominë, kemi një dramë…

“Unë erdha, juve ju iku çehrja”, Berisha në Kuvend pas 11 muajsh: Kthehem fitimtar

The post Parlamenti miraton buxhetin për vitin 2025, opozita voton kundër appeared first on Euronews Albania.

Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, opozita voton kundër! PS rrëzon amendamentet e PD dhe PL

3 December 2024 at 18:49
Me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës, Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025. Pas një seance të gjatë diskutimesh dhe debatesh, mazhoranca socialiste ka rrëzuar edhe të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë. Sipas PS këto amendamente u konsideruan të panevojshme, ndërsa ministri i

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë”- Tabaku: Këtë vit pati refuzim në bllok dhe arrogancë

3 December 2024 at 17:14
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli sot për mikrofonin e Neës 24 lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku po mbahet seancë për amendamentet e buxhetit 2025. Kuvendi rrëzoi sot amendamentet e opozitës. Tabaku tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë, teksa tha se këtë vit pati

Leskaj: Të katërfishohet fondi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë

3 December 2024 at 13:50

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj paraqiti në Kuvend amendamentin për të përdorur një pjesë të të ardhurave nga privatizimi për financimin e skemës së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.

“Të ardhurat nga privatizimi në vite ndahen 50% për financimin e borxhit dhe pjesa tjetër për investime publike. 50% të shkojnë për borxhin dhe 50% për skemën e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Në këto vite, ligji për dëmshpërblimin është miratuar në 2007 janë 17 vite dhe ende ne nuk e kemi përmbushur detyrimin për dëmshpërblimin e tyre dhe ky është detyrim, ligjor, moral dhe kushtetues. Po ta marrim nga viti 1991 që ata kanë përfituar pafajësinë nga Kuvendi i parë pluralist, janë 34 vite. Me ritmet aktuale, 10 milionë euro në vit, ky proces përfundon pas 20 vite, shkon në 54 vite. Të dy ndryshimet e mia përpiqen që skemën për dëmshpërblimin ta fuqizojnë. Të ardhurat nga privatizimi në këto dy vite nuk kanë qenë të konsiderueshme, por nëse do ishte zbatuar në tre buxhetet që keni miratuar i bie që do shtoheshin pesë milionë euro. Me përmirësimet që mund t’i bëhen politikave të privatizimit kjo është një shumë e konsiderueshme”, u shpreh ai.

“Ndryshimi i dytë që kam propozuar është se në raport me PBB-në që nuk ka rritje fare. Pra, ky fond i parashikuar është 0.05% e PBB-së, fondi të katërfishohet dhe të shkojë në 0.2% e PBB-së. Kjo shumë të zbritet nga shpenzimet e Këshilli i Ministrave dhe ministrive, nga shpenzimet operative, pra është shumë e përballueshme”, tha Leskaj.

Amendamenti i deputetit Leskajt u hodh për votim dhe u rrëzua me 61 vota kundër. /j.p/

The post Leskaj: Të katërfishohet fondi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2025/ Balluku: 90% e buxhetit të transportit rrugor janë projekte në vazhdim

By: lia rda
3 December 2024 at 13:29

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se 90% e buxhetit të transportit rrugor janë projekte në vazhdim.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka theksuar se fondi i mirëmbajtjes së rrugëve ka gjithmonë më shumë nevojë sesa në të vërtetë buxhetohet

“Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve ka gjithmonë më shumë nevojë sesa në të vërtetë buxhetohet. Nga ana tjetër, duhet parasysh që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën studime të mirëfillta të transportit rajonal, sepse është shumë i rëndësishëm. Dua t’ju bëj me dije se 90% e buxhetit të transportit rrugor janë projekte në vazhdim. Kështu që kërkesa juaj do të bënte që shumë nga këto projekte të mos përfundonin. Ne të gjithë debitet e trashëguara në vite i mbyllim. Nuk e di se kujt zona ju i referoheni, se kanë më shumë akses se ç’kishin 10 vite më parë.

Të gjitha këto projekte i japin benefite ekonomike dhe zonave ku kalojnë. Mos harroni që kemi rehabilituar një sër rrugësh, që konsiderohen rurale por janë pjesë e fondit të mirëmbajtjes shqiptar. Me mirëadministrimin e financave dhe duke bërë të mundur brenda buxhetit, do të bëjmë që ky fond të rritet akoma më shumë. Kini parasysh që ARRSH vazhdon të përformojë në kushte shumë të vështira atmosferike”, u shpreh Balluku./abcnews.al

Kuvendi i thotë “jo” amendamenteve të Berishës për buxhetin 2025, 72 vota kundër

3 December 2024 at 11:29

Rrëzohen me 72 vota dy amendamentet e propozuara nga Sali Berisha për projekt buxhetin e vitit 2025.

Amendamenti i parë për “Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër.

Ndërsa amendamenti i dytë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.

The post Kuvendi i thotë “jo” amendamenteve të Berishës për buxhetin 2025, 72 vota kundër appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌