Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA.
Kjo marrëveshje do të kishte qenë e paimagjinueshme para pak kohësh. Për tri dekada, konflikti ka përcaktuar Kaukazin e Jugut.
Ai është ndërmjetësuar dhe manipuluar nga diplomatët rusë, është patrulluar nga paqeruajtësit rusë dhe është formësuar sipas interesave ruse. Tani, Uashingtoni po shkruan fundin e një kapitulli të trishtë në histori.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti azer Ilham Aliyev i kanë dhënë fund një armiqësie që ka përndjekur Kaukazin e Jugut që nga fillimi i viteve 1990.
Nga betejat e përgjakshme të fillimit të viteve 1990, te fitorja e Azerbajxhanit në vitin 2020, deri tek ofensiva rrufe e vitit 2023 që e boshatisi Nagorno-Karabakun nga popullsia armene, ky konflikt ka përndjekur breza të tërë.
Megjithatë, kjo marrëveshje përfaqëson më shumë sesa një zgjidhje dypalëshe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit; ajo shënon një riorientim themelor të gjeopolitikës së Kaukazit të Jugut.
Në qendër të saj është një korridor 43.5 km i gjatë përmes territorit armen që lidh Azerbajxhanin me enklavën e tij të Nakhçivanit në kufi me Turqinë.
Ky territor do tĂ« zhvillohet nga SHBA dhe do tĂ« quhet âRruga Trump pĂ«r Paqe dhe MirĂ«qenie NdĂ«rkombĂ«tareâ (TRIPP).
I njohur gjithashtu si korridori i Zangezurit, zona shtrihet përgjatë kufirit verior të Iranit.
I ndërthurur me fushatën e re të presionit të presidentit Donald Trump ndaj Teheranit, kjo marrëveshje vendos ndikim të ri amerikan në pragun e derës së Iranit, duke ofruar një levë strategjike në një rajon ku ndikimi iranian ka qenë tradicionalisht i fortë.
Prej dekadash, Bakuja ka kërkuar qasje në Nakhçivan; Jerevani ka refuzuar, nga frika e humbjes së sovranitetit dhe e ndërprerjes së lidhjes me Iranin.
Zgjidhja amerikane, sipas raportimeve, ia delegon një entiteti amerikan kontrollin kufitar dhe doganor të Armenisë, duke i dhënë Azerbajxhanit rrugën e tij, duke ruajtur kontrollin e Armenisë dhe duke siguruar një rol të përhershëm amerikan në terren.
Suksesi i këtij ndërmjetësimi sinjalizon një ringjallje më të gjerë të ndikimit amerikan në rajon.
Fakti që Trump ia doli aty ku dështuan ndërmjetësues të tjerë ndërkombëtarë tregon se fuqia amerikane mbetet e pakrahasueshme kur Uashingtoni vendos të angazhohet në mënyrë vendimtare.
Kjo gjithashtu e nxjerr Rusinë jashtë loje në një rajon që ajo ka tentuar ta kontrollojë për mbi dy shekuj. Armenia ka qenë dikur aleati më besnik i Moskës në Kaukaz.
Me kalimin e viteve, në dëm të Jerevanit, kjo marrëdhënie u shndërrua në varësi: Rusia kontrollonte kufijtë e Armenisë, mbante një bazë ushtarake në vend, furnizonte shumicën e energjisë dhe pretendonte të ishte garantuesi i sigurisë së saj.
Por kur Azerbajxhani sulmoi në vitin 2023, Rusia nuk bëri asgjë. Këtë tradhti, Jerevani e mbajti vath në vesh.
Qeveria e kryeministrit Pashinyan prej atĂ«herĂ« ka ftohur marrĂ«dhĂ«niet me MoskĂ«n, ka flirtuar me Teheranin pĂ«r tâu ekuilibruar kundĂ«r TurqisĂ« dhe Azerbajxhanit, ndĂ«rsa ka kĂ«rkuar partnerĂ« perĂ«ndimorĂ«.
SHBA për vite me radhë është përmbajtur nga një rol më qendror.
Kjo marrĂ«veshje hap gjithashtu derĂ«n pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve ArmeniâTurqi. Ankaraja e mbylli kufirin me ArmeninĂ« gjatĂ« luftĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« Karabakut dhe e ka mbajtur tĂ« mbyllur qĂ« atĂ«herĂ«, duke e kushtĂ«zuar rihapjen me paqen me Azerbajxhanin.
Tani Jerevani ka njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund tri dekadave tĂ« izolimit ekonomik dhe diplomatik nga fqinja e saj mĂ« e madhe nĂ« perĂ«ndim, duke hapur lidhjet me PerĂ«ndimin.
MarrĂ«veshja riformĂ«son gjithashtu RrugĂ«n moderne tĂ« MĂ«ndafshit. Deri tani, rruga kryesore lindje-perĂ«ndim nĂ«pĂ«r Kaukazin e Jugut kalonte pĂ«rmes korridorit BakuâTbilisiâCeyhan.
Lidhja e re krijon një arterie shtesë tranziti, duke zgjeruar mundësitë e transportit dhe duke hapur perspektiva të reja ekonomike.
Për Armeninë, kjo ofron një rol në rrjetet tregtare rajonale nga të cilat ka qenë prej kohësh e përjashtuar; për Azerbajxhanin, forcon pozicionin e tij si nyje kryesore mes Europës dhe Azisë.
ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se ky hap u bĂ« i mundur pjesĂ«risht sepse Rusia Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« me UkrainĂ«n.
Me ukrainasit që e mbajnë Rusinë të përqendruar në luftën atje, Moska nuk pati kapacitet të mbronte Armeninë apo të bllokonte ndërmjetësimin amerikan, duke krijuar hapësirë që Uashingtoni të mbyllte një marrëveshje që do të ishte shumë më e vështirë me një Kremlin jo në kohë lufte.
Hapi i Uashingtonit do të lexohet përtej Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Në Tbilisi, Gjeorgji, ku qeveria ka thelluar marrëdhëniet me Moskën dhe ka shtypur disidencën e brendshme, mesazhi është i qartë: fuqia amerikane është kthyer.
Përshtatja kundër prirjeve pro-perëndimore të popullsisë dhe drejt Kremlinit mund të jetë një rrezik politik kur Uashingtoni vendos të angazhohet.
Sfida të ardhshme nuk do të mungojnë. Armenia duhet të ndryshojë kushtetutën për të hequr referencat për Nagorno-Karabakun.
Ky proces është politikisht i ndjeshëm dhe i prekshëm nga ndërhyrja ruse, sidomos duke marrë parasysh përpjekjet e Kremlinit për të minuar udhëheqjen armene nga brenda.
Besimi mes Jerevanit dhe Bakusë mbetet i brishtë. Dhe Kaukazi është një vend ku marrëveshjet e paqes kanë prirje të bien nën peshën e historisë.
Megjithatë, rëndësia e këtij momenti nuk duhet nënvlerësuar.
SHBA nuk po ndërmjetëson vetëm paqen. Ajo po e hedh rrënjë në infrastrukturën e rajonit, në arkitekturën e sigurisë dhe në të ardhmen e tij.
Rusia është jashtë, Irani përballet me një realitet të ri në kufirin e tij, dhe ekuilibri i fuqisë është zhvendosur, larg Moskës dhe në përfitim të Amerikës.
The post Pse është e rëndësishme marrëveshja e paqes Armeni-Azerbajxhan e ndërmjetësuar nga Trump appeared first on Albeu.com.