âDua tĂ« bĂ«hem mjeke, por kur talebanĂ«t erdhĂ«n nĂ« pushtet, tĂ« gjitha dyert e shkollave u mbyllĂ«n,â rrĂ«fen njĂ« vajzĂ« adoleshente qĂ« ndjek mĂ«simet nĂ« medresenĂ« Naji-e-Bashra, njĂ« shkollĂ« fetare vetĂ«m pĂ«r vajza nĂ« periferi tĂ« Kabulit, e miratuar dhe kontrolluar nga talebanĂ«t.
Ajo flet me frikë dhe kujdes, ndërsa shoqja e saj e kap krahun poshtë tavolinës, duke e paralajmëruar që çdo kritikë ndaj regjimit është e rrezikshme, shkruan CNN.
Afganistani mbetet i vetmi vend në botë që ua ndalon vajzave dhe grave të ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë. Qeveria talebane ka imponuar një sërë kufizimesh të rrepta, përfshirë mënyrën e veshjes, lëvizjet e tyre në publik, dhe kërkesën që gratë duhet të kenë një kujdestar mashkull me vete gjatë çdo udhëtimi. Ky ndalim është pjesë e një fushate të gjerë për të kufizuar të drejtat e grave që kur talebanët morën kontrollin e vendit në gusht 2021.
Në korrik të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj dy udhëheqësve talebanë, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit, përfshirë persekutimin e grave dhe vajzave. Por talebanët i kanë mohuar këto akuza dhe i cilësojnë si sulme ndaj fesë së tyre.
NĂ« fillim, talebanĂ«t deklaruan se ndalimi i arsimit pĂ«r vajzat do tĂ« ishte i pĂ«rkohshĂ«m dhe premtonin rihapjen e shkollave kur tĂ« zgjidheshin çështjet e sigurisĂ«. Por katĂ«r vjet mĂ« vonĂ«, kjo premtim nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbushur. Universitetet, shkollat jofetare dhe qendrat e trajnimit mbeten tĂ« mbyllura pĂ«r gjysmĂ«n e popullsisĂ« â vajzat dhe gratĂ«.
Raporti i UNESCO-s nga marsi 2023 tregon se rreth 1.5 milion vajza nĂ« Afganistan nuk mund tĂ« ndjekin shkollĂ«n e mesme qĂ« nga viti 2021. Ministrja nĂ« detyrĂ« e Arsimit tĂ« LartĂ«, Nida Mohammad Nadim, nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive, justifikoi mbylljen duke thĂ«nĂ« se vajzat nuk respektonin kodin e veshjes dhe studionin fusha qĂ« ânuk pĂ«rputhen me kulturĂ«n afgane dhe nderinâ.
Në këtë situatë, medresetë fetare janë bërë e vetmja alternativë për vajzat mbi 12 vjeç që kërkojnë arsim. Sipas Ministrisë së Arsimit talebane, gjatë tre viteve të fundit janë hapur mbi 22,000 medrese në të gjithë vendin. Në medresenë Naji-e-Bashra, ku CNN siguroi një akses të rrallë, regjistrimet janë rritur ndjeshëm. Këtu, kurrikula kontrollohet nga talebanët dhe fokusohet kryesisht në studime fetare.
Në medresetë private, të financuara nga familjet më të privilegjuara, mësohen edhe shkenca dhe gjuhë të huaja, por në institucionet shtetërore programet janë pothuajse tërësisht fetare. Drejtori i medresesë Naji-e-Bashra, Shafiullah Dilawar, mbështetës i talebanëve, thotë se arsimi i vajzave duhet të përqendrohet në rolin e tyre si nëna dhe edukatore në shoqëri, duke mohuar çdo akuzë se medresetë janë vegël për përhapjen e ideologjisë radikale.
Por shumĂ« vajza nuk e pranojnĂ« kĂ«tĂ« âarsim fetarâ si zĂ«vendĂ«sim tĂ« arsimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Nargis, njĂ« vajzĂ« 23-vjeçare nga Kabul, tregon historinĂ« e saj. NĂ« vitin 2021, ajo studioi ekonomi nĂ« universitet dhe punonte me kohĂ« tĂ« pjesshme, duke Ă«ndĂ«rruar pĂ«r njĂ« karrierĂ« tĂ« suksesshme dhe njĂ« shkollĂ« pĂ«r vajza. Por kur talebanĂ«t mbyllĂ«n shkollat, e gjithĂ« bota e saj u shemb. Vajzat e motrĂ«s sĂ« saj qĂ« ishin nĂ« klasĂ«n e 6-tĂ« dhe tĂ« 7-tĂ«, nuk shkonin mĂ« nĂ« shkollĂ« dhe nuk hanin pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«, tĂ« shqetĂ«suara nga situata.
Nargis nisi të mësonte fshehurazi një grup prej 45 vajzash në shtëpinë e saj, duke u dhënë mësim matematikë, shkencë dhe anglisht. Megjithëse ishte e frikësuar, ajo nuk ndali. Së fundmi, anëtarët e talebanëve bastisën shtëpinë e saj dhe ajo kaloi një natë në burg, por vazhdoi misionin e saj.
Shumë programe arsimore të financuara nga organizata ndërkombëtare janë pezulluar, duke i lënë vajzat pa mbështetje dhe me pak mundësi për të ardhmen. Nargis është shembulli i përpjekjeve të pafundme të vajzave afgane për të sfiduar ndalimet dhe për të kërkuar njohuri, pavarësisht kërcënimeve.
Në një vend ku gratë nuk mund të punojnë si mjeke, avokate, ose të lëvizin lirshëm, arsimi i fshehtë është shpresa e vetme për shumë vajza. Por sfidat janë të mëdha dhe perspektiva e tyre për një të ardhme më të mirë mbetet e paqartë./E.T