Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfundon në kohën shtesë ëndrra evropiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Olimpija Lubjanës

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Olimpija Lubjanës që përfundoi 4-2 pas kohës shtesë.

Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Redi Lushkjës në minutën e 6-të, që ndezi shpresat për kualifikim pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni.

Megjithatë, Olimpija reagoi shpejt me Jelenkovic që barazoi rezultatin në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, tensioni u rrit, dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin.

Megjithatë, Egnatia nuk u dorëzua. Edhe pse u penalizua me karton të kuq për Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e trajnerit Edlir Tetova arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me një gol tjetër të Lushkjës në minutën e 86-të, duke çuar sfidën në kohën shtesë.

Në shtesë, lodhja dhe mungesa e një lojtari u ndjen. Olimpija shënoi edhe dy herë të tjera, me Durdov në minutën e 99-të dhe Blanco në minutën e 107-të, duke vendosur fatin e ndeshjes dhe duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të Egnatias për këtë sezon. /Telegrafi/ 

The post Përfundon në kohën shtesë ëndrra evropiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Olimpija Lubjanës appeared first on Telegrafi.

Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Split dhe avantazhit 1-0 në kohën e rregullt në Tiranë, Dinamo shfrytëzon shtesën për të kaluar tutje me rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrë spektakolare për Dinamon, me golin e parë në minutën e 14′.

Baton Zabërgja kaloi ekipin në avantazh pas një aksioni perfekt dhe një kombinimi të shkëlqyer me Dejvi Bregun, duke ndezur festën në stadium.

Gjatë pjesës së parë, Dinamo City krijoi disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, por portieri i Hajduk Split shpëtoi disa herë ekipin kroat.

Abdoulie Sanyang u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke i lënë kroatët me 10 veta në fushë.

Pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Gjatë shtesës së parë, Hajduk barazoi në minutën e 99-të me golin e Karacic, i cili shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë për të vendosur 1-1.

Dinamo reagoi menjëherë, me golin e dytë të Eridon Qardakut në minutën e 109′, një eurogol që i dha përsëri avantazh skuadrës shqiptare dhe shpërtheu festën në “Air Albania”.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 111-të, Hekuran Berisha vulosi rezultatin me golin e tretë, duke siguruar fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Dinamos për në play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/ 

The post Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën appeared first on Telegrafi.

FCSB shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Dritës – goli i parë erdhi pas 30 sekondash

Pas pjesës së parë, FCSB po fiton ndaj Dritës me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Evropës.

Goli i parë për ekipin rumun u shënuan nga Juri Cisotti, i cili realizoi me kokë pas një krosimi perfekt, vetëm pas 30 sekondash lojë.

Nuk vono shumë, David Miculescu, në minutën e 18-të mposhti portierin gjilanas Faton Maloku duke e çuar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për 2-0.

Me këtë rezultat dhe fitoren 3-2 në Bukuresht një javë më parë, rezultati i përgjithshëm shkon në 5-2, duke i pakësuar gjasat e kampionit tonë gjithçka për kualifikimin.

Drita pati një mundësi për penallti në minutën e 24-t, por gjyqtari nuk e dha.

Gjilanasit duhet të reagojnë në pjesën e dytë për të rikthyer shanset, ndërsa mysafirët rumunë synojnë të ruajnë avantazhin dhe të sigurojnë një fitore vendimtare për të kaluar më tej në garë. /Telegrafi/ 

The post FCSB shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Dritës – goli i parë erdhi pas 30 sekondash appeared first on Telegrafi.

Isak nuk pranon të luajë për Newcastle, mendon për Liverpoolin – Arne Slot kërkon me çdo kusht një sulmues shtesë

Alexander Isak vazhdon të qëndrojë i vendosur për transferimin te Liverpooli, duke refuzuar të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme ndaj Aston Villa këtë javë, ndërsa Arne Slot e pranon publikisht se i duhet edhe një sulmues. 

Sulmuesi suedez ka hedhur poshtë edhe tentativat e klubit për rinovimin e kontratës, ndërsa dëshira e tij mbetet e qartë – të bashkohet me Reds sa më shpejt që të jetë e mundur.

Situata ka krijuar tension të hapur mes lojtarit dhe Newcastle, me të ardhmen e tij që duket gjithnjë e më larg “St James’ Park”.

 

🚨 Alexander Isak plans remain clear: no intention to be part of the squad against Aston Villa, same against Liverpool next week.

Isak keeps rejecting new deal approaches as his clear desire remains to join Liverpool asap. 🔴💭 pic.twitter.com/BqL7CJcMxb

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 14, 2025

Nga ana tjetër, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka theksuar se procesi i rindërtimit të repartit ofensiv nuk ka përfunduar ende, pavarësisht nënshkrimit me Hugo Ekitike më herët këtë verë. Ai do edhe një sulmues.

“E shoh Hugon kryesisht si një numër 9, i cili mund të luajë edhe nga e majta ose së bashku me një numër 9 tjetër”.

“Na duhet të kemi të paktën edhe një sulmues”, deklaroi Slot për Sky Sports.

Deklaratat e tij janë një sinjal i qartë se Liverpooli është gati të bëjë një tjetër lëvizje për të siguruar shërbimet e Isakut, duke parë te ai lojtarin ideal për të kompletuar sulmin.

Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të ishte një nga transferimet më të bujshme të verës në Ligës Premier. /Telegrafi/ 

The post Isak nuk pranon të luajë për Newcastle, mendon për Liverpoolin – Arne Slot kërkon me çdo kusht një sulmues shtesë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Drita – FCSB: Ramadani ndryshon rreshtim, kërkohet fitorja historike

Drita do të përballet sonte me FCSB në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Evropës, ku pas paraqitjes inkurajuese në Bukuresht një javë më parë, gjilanasit janë të vendosur të shkruajnë histori para tifozëve të tyre në “Fadil Vokrri”.

Në duelin e parë, kampioni i Kosovës kishte befasuar me epërsi 0-2, por rumunët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke fituar 3-2 dhe duke lënë të hapur garën për kualifikim.

Trajneri Zekirija Ramadani për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Faton Maloku, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Raddy Ovouka dhe Blerton Sheji.

Në mesfushë treshja e zakonshme, Ron Broja, Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj, që tashmë ka fituar besimin e trajnerit.

Sulmi përbëhet nga Arb Manaj në qendër, ndërsa kah krahët vijnë Veton Tusha dhe Liridon Balaj.

Në anën tjetër, te FCSB luajnë në sulm Miculescu, Edjouma, Cisotti dhe Birligea.


Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Broja, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Tusha, Manaj.

FCSB: Tarnovanu, Cretu, M, Popescu, Ngezana, Pantea, Sut, Chiriches, Miculescu, Edjouma, Cisotti. Birligea.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Drita – FCSB: Ramadani ndryshon rreshtim, kërkohet fitorja historike appeared first on Telegrafi.

Pse portieri i Arsenalit, David Raya duket ndryshe nga viti 2018 – faji është te një dëmtim i tmerrshëm në hundë

David Raya është shndërruar në një nga transferimet më të suksesshme të Arsenalit. Fillimisht i ardhur në formë huazimi njëvjeçar nga Brentford, ai bindi drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij dhe në verën e vitit 2024 u transferua përfundimisht në “Emirates” për 32 milionë euro.

Në sezonin 2023/24, portieri spanjoll regjistroi 41 paraqitje dhe e mbajti portën e paprekur plot 20 herë. Në edicionin pasues, ai e ngriti edhe më lart nivelin e lojës, duke u konfirmuar si një nga portierët më të mirë të Ligës Premier dhe një faktor vendimtar në kualifikimin e Arsenalit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Por rruga e tij drejt majës nuk ka qenë aspak e lehtë, madje me një dëmtim të rëndë në hundë.

Dëmtimi i rëndë që ndryshoi gjithçka

Raya ka treguar forcë të jashtëzakonshme mendore për të kapërcyer një dëmtim serioz, të cilin e pësoi në vitin 2018 gjatë kohës që luante për Blackburn Rovers. Në një ndeshje kundër West Bromwich Albion, ai u përplas fort me sulmuesin Jay Rodriguez dhe pësoi një frakturë të rëndë të hundës.

Situata ishte aq serioze sa atij iu dha oksigjen në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Trajneri i atëhershëm i Rovers, Tony Mowbray, e përshkroi dëmtimin si tronditës. “Kocka në majë të hundës ishte pothuajse shtyrë në kafkë. Hunda i varej fjalë për fjalë. Disa lojtarë nuk mund ta shikonin skenën – ishte shumë e rëndë”, deklaronte ai.

Rodriguez, i cili u përfshi pa dashje në përplasje, e pranoi se e kishte përjetuar keq momentin.

“Po ndiqja topin dhe u përpoqa t’i shmangesha, por e godita. Kur dëgjova se përfundoi në spital, ndjeva keqardhje të madhe”, deklaronte sulmuesi.

Rikthimi i shpejtë dhe vendosmëria

Megjithë ashpërsinë e dëmtimit, Raya vendosi të shtynte operacionin deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mos humbiste ndeshje. Ai u rikthye në fushë vetëm dy javë pas incidentit, duke luajtur me një maskë mbrojtëse.

“Gjëra të tilla mund t’i ndodhin kujtdo. Nuk do të më bëjnë të ndryshoj mënyrën se si luaj”, deklaroi ai në atë kohë.

Vendosmëria dhe karakteri i fortë i ndihmuan të kapërcente jo vetëm atë dëmtim, por edhe të ndërtonte karrierën që e çoi deri te posti i portierit të parë te Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës. /Telegrafi/ 

The post Pse portieri i Arsenalit, David Raya duket ndryshe nga viti 2018 – faji është te një dëmtim i tmerrshëm në hundë appeared first on Telegrafi.

Juventusi do ta marr Kolo Muanin pavarësisht se a largohet sulmuesi që dështoi për disa sezone

Juventusi ka intensifikuar përpjekjet për të rikthyer në skuadër sulmuesin francez Randal Kolo Muani, në pronësi të Paris Saint-Germain, dhe transferimi i tij nuk varet nga largimi i Dusan Vlahovicit.

Pjesën më të madhe të verës, “Bianconerët” kanë synuar rikthimin e Kolo Muanit në Torino, pas një huazimi të suksesshëm në gjysmën e dytë të sezonit 2024-25, ku ai shënoi një gol në çdo dy ndeshje nga 16 paraqitjet në Serie A.

Juventusi ka afruar këtë verë edhe sulmuesin kanadez Jonathan David, duke rritur konkurrencën në repartin ofensiv.

Megjithatë, klubi po kërkon të shesë Vlahovicin, i cili ndodhet në 11 muajt e fundit të kontratës dhe rrezikon të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Ish sulmuesi i Fiorentinës, nuk arriti të tregojë pritshmëritë prej ardhjes te Juve.

Sipas Gianluca Di Marzio, Juventusi është i gatshëm të nënshkruajë me Kolo Muanin edhe nëse Vlahovic mbetet në skuadër. Madje, nëse ai vendos ta çojë kontratën deri në fund, ai mund të përfundojë si zgjedhja e tretë për pozitën e qendërsulmuesit në “Allianz Stadium”.

PSG vazhdon të kërkojë një shumë të lartë për 25-vjeçarin francez, me raportime që variojnë nga 50 deri në 65 milionë euro.

Aktualisht, të dy klubet po negociojnë për një marrëveshje që mund të përfshijë detyrim blerjeje, dhe Juventusi shpreson ta finalizojë transferimin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/ 

The post Juventusi do ta marr Kolo Muanin pavarësisht se a largohet sulmuesi që dështoi për disa sezone appeared first on Telegrafi.

Lumbardh Dellova rikthehet në stërvitje te CSKA Sofia, por negociatat me Al Najma vazhdojnë

Situata rreth të ardhmes së Lumbardh Dellovës te CSKA Sofia ka marrë një kthesë të re, pasi mbrojtësi mungoi në stërvitjen e djeshme, por sot është rikthyer me ekipin.

Përfaqësuesi i tij, Rrezart Kashtanjeva, ka konfirmuar se pas bisedimeve me udhëheqjen e klubit, është arritur marrëveshje që Dellova t’i bashkohet sërish seancave stërvitore dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Dusan Kerkez.

“Po, ka pasur një ndryshim nga ajo që komentova më herët. Lumbardhi mungoi në stërvitje, por pas bisedimeve me klubin ramë dakord që ai të marrë pjesë në aktivitete dhe ndeshje”.

“Megjithatë, negociatat me ekipin saudit Al Najma vazhdojnë. Arabët mbeten shumë këmbëngulës në dëshirën e tyre për ta transferuar atë”.

“Ai do të stërvitet me ekipin dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, përveç nëse ka ndonjë zhvillim në transferim,” ka deklaruar Kastanjeva për “Blits”.

Sipas mediave bullgare, zgjidhja e kësaj sage pritet të ndodhë brenda orëve të ardhshme. /Telegrafi/ 

The post Lumbardh Dellova rikthehet në stërvitje te CSKA Sofia, por negociatat me Al Najma vazhdojnë appeared first on Telegrafi.

Ndeshja miqësore e Juventusit u ndërpre, tifozët vërshuan fushën dhe donin fanellat e lojtarëve

Ndeshja përgatitore e Juventusit të Torinos kundër ekipit të të rinjve nën 23 vjeç të Zonjës së Vjetëru që njihen si Next Gen, u ndërpre në minutën e 52-të të ndeshjes.

Konkretisht, tifozët vrapuan në fushën e Allianz dhe “sulmuan” lojtarët e Zonjës së Vjetër, kështu që ndeshja u desh të ndërpritej.

Tifozët donin një foto me lojtarët e gjigantit torinez të cilët u gjendën në një situatë të pazakontë.

Ata gjithashtu u përpoqën të merrnin fanellat e lojtarëve të Juventusit, dhe çfarë ndodhi mund ta shihni në videoklipin e përfshirë në tekst.

Juventusi do ta hapë sezonin në Itali më 24 gusht në shtëpi, kur do të presë Parmën. /Telegrafi/ 

The post Ndeshja miqësore e Juventusit u ndërpre, tifozët vërshuan fushën dhe donin fanellat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

“Xhaka ka qenë strategu dhe zemra e ekipit” – Matthaus kritikon Ten Hagun dhe Bayer Leverkusenin për shitjen e shqiptarit

Pas dy vjetësh të kaluar te Bayer Leverkuseni, Granit Xhaka u largua këtë afat kalimtar veror nga skuadra gjermane, me legjendën gjermane, Lothar Matthaus, që kritikon trajneri Erik ten Hag për largimin e liderit. 

Kapiteni i Zvicrës u transferua te Sunderlandi, skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, duke mbyllur aventurën e tij në Gjermani.

Për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, foli legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus në një intervistë për “Sportbild”, ku ka shprehur habinë dhe pakënaqësinë e tij për vendimin e klubit.

“Shumica e largimeve janë të kuptueshme. Unë nuk mund ta pranoj çështjen për Xhakën! Erik ten Hag duhet ta pranojë fajësinë sepse nuk ka luftuar shumë për të”.

“Xhaka ka qenë strategu dhe zemra e ekipit”, ka deklaruar Matthäus.

Transferimi i Xhakës te Sunderlandi u realizua për shifrën prej 15 milionë eurosh. Mesfushori është produkt i akademisë së Baselit dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Borussia Mönchengladbachu dhe Arsenali.

Me Bayer Leverkusenin, Xhaka ishte pjesë e sezonit historik në të cilin skuadra fitoi Bundesligën pa pësuar asnjë humbje, ndërsa me golin e tij në finale, ndihmoi ekipin të fitonte edhe Kupën e Gjermanisë.

Në total, me fanellën e Bayer Leverkusenit, Xhaka zhvilloi 99 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë nëntë asistime. /Telegrafi/ 

The post “Xhaka ka qenë strategu dhe zemra e ekipit” – Matthaus kritikon Ten Hagun dhe Bayer Leverkusenin për shitjen e shqiptarit appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Shamrock, Bradley kërkon qetësi para ndeshjes me Ballkanin, kërkon gola në momentin e duhur

Trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, ka kërkuar qetësi dhe përqendrim maksimal nga skuadra e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Ballkanit.

Pas humbjes 1-0 në Prishtinë, ai beson se ekipi i tij ka ende shanse për kualifikim, nëse shfrytëzon mundësitë që i krijohen.

“E dimë që krijojmë raste dhe shënojmë gola, por kësaj here duhet të jemi të qetë dhe të relaksuar. Nuk ka nevojë të ngutemi prej minutës së parë. Duhet ta respektojmë kundërshtarin, por kur t’i kemi momentet tona, duhet t’i ndëshkojmë. Fokusi është të provojmë ta fitojmë ndeshjen”, ka deklaruar Bradley.

Në rrethin e dytë kualifikues, Ballkani eliminoi Floriana FC të Maltës me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Nigerianin Sunday Adetunji shënoi tre gola dhe dha një asistim në dy takime, ndërsa Bleart Tolaj realizoi dy gola.

Adetunji ishte vendimtar edhe në ndeshjen e parë kundër Shamrock Rovers, duke shënuar golin e vetëm të sfidës.

Nga ana tjetër, Shamrock Rovers kaloi St Joseph’s të Gjibraltarit në turin e dytë. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e çiftit Santa Clara (Portugali) – Larne (Irlanda e Veriut), ku portugezët kanë fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

Shamrock Rovers është skuadra më e titulluar në historinë e futbollit irlandez. /Telegrafi/ 

The post Trajneri i Shamrock, Bradley kërkon qetësi para ndeshjes me Ballkanin, kërkon gola në momentin e duhur appeared first on Telegrafi.

Orges Shehi kërkon përqendrim maksimal te Ballkani para ndeshjes vendimtare me Shamrock Rovers

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka kërkuar angazhim dhe përqendrim maksimal nga futbollistët e tij për ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj Shamrock Rovers.

Ballkani, që ka marrë pjesë dy edicione rresht në fazën grupore të kësaj gare, e fitoi 1-0 ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tani i duhet një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në fazën e “play-off”-it të garës së tretë më të rëndësishme të UEFA-s.

Përballja Shamrock Rovers – Ballkani zhvillohet të enjten, nga ora 21:00, në stadiumin “Tallaght” të Dublinit.

“Vijmë këtu pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë dhe e dimë që na pret një përballje vendimtare. Duhet të ruajmë të njëjtin angazhim dhe përqendrim, për të qenë sa më afër kualifikimit,” deklaroi Shehi për faqen zyrtare të klubit.

Tekniku konfirmoi se vetëm qendërmbrojtësi Ivica Batarelo, i lënduar në ndeshjen e parë, mungon për këtë takim.

Shehi pret një ndeshje të fortë: “Presim një kundërshtar më agresiv që do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës, por kemi marrë masat e duhura për t’iu përgjigjur”.

Ballkani merr pjesë në kualifikimet e garave evropiane që nga sezoni 2022/23, kur debutoi dhe arriti menjëherë fazën grupore të Ligës së Konferencës.


Suksesi u përsërit edhe sezonin pasues, ndërsa në edicionin e kaluar skuadra u ndal në raundin e tretë nga Larne i Irlandës së Veriut. /Telegrafi/ 

 

The post Orges Shehi kërkon përqendrim maksimal te Ballkani para ndeshjes vendimtare me Shamrock Rovers appeared first on Telegrafi.

La Liga pranon se dëmtimi i Ter Stegen është afatgjatë – Barcelona konfirmon regjistrimin e Joan Garcias

La Liga ka rënë dakord që dëmtimi i Marc Andre Ter Stegen është një dëmtim afatgjatë, duke i lejuar Barcelonës të kompensojë 80% të pagës së tij për të regjistruar një lojtar tjetër.

Barcelona e konfirmoi lajmin në një deklaratë, ndërsa konfirmoi se portieri Joan Garcia është lojtari që do të regjistrohet.

“Barcelona njofton me anë të kësaj se Komiteti Mjekësor i LaLigas ka vendosur që dëmtimi i portierit Marc-André ter Stegen përmbush kriteret e dëmtimit afatgjatë të përcaktuara nga rregulloret aktuale”.

“Klubi do të vazhdojë nesër për të zyrtarizuar menjëherë regjistrimin e lojtarit Joan García”, thuhet në komunikatë.

Trajneri Hansi Flick, aktualisht nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Wojciech Szczesny dhe Marcus Rashford, pasi ende nuk janë regjistruar.

Në këtë fazë, është shumë e pamundur që Rashford dhe Szczesny të jenë gati për t’u përballur me Mallorcën të shtunën, dhe koha po mbaron për të krijuar hapësirën e nevojshme të pagave për të regjistruar të dy lojtarët. /Telegrafi/ 

 

The post La Liga pranon se dëmtimi i Ter Stegen është afatgjatë – Barcelona konfirmon regjistrimin e Joan Garcias appeared first on Telegrafi.

Çfarë duhet të dini për klubin Al-Najma, që e do me çdo kusht Lumbardh Dellovën

Lumbardh Dellova është në radarët e klubit saudit Al-Najma SC, që është gati të paguajë klauzolën e tij prej 900 mijë eurosh, ndërsa mbrojtësit kosovar t’i ofrojë një pagë vjetore që shkon nga 70 deri në 80 mijë euro.

Nëse transferimi realizohet, Dellova do të luante në të njëjtin kampionat me yje botërorë si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané, Karim Benzema, N’Golo Kanté, Darwin Núñez e shumë të tjerë.

Lumbardh Dellova, padyshim është një nga yjet e CSKA-së dhe titullar i pazëvendësueshëm. Ai ka refuzuar të stërvitet me ekipin, duke kërkuar largimi, pasi tri klube janë vënë pas tij, me Al Najma që e do me çdo kusht. 

Vendi, stadiumi, Liga dhe situata aktuale

Al-Najma SC, i njohur si “Ylli i Unaizah”, ka bazën në qytetin Unaizah, në provincën al-Qasim të Arabisë Saudite. Stadiumi i tyre, Al-Najma Club Stadium, ka kapacitet prej vetëm 3,000 vendesh, me bar natyral dhe është hapur që në vitin 1985.

Skuadra u ngrit në Saudi Pro League për sezonin 2025/26, pasi përfundoi e dyta në divizionin e parë, duke siguruar një rikthim të madh në elitën e futbollit saudit.

Trajneri

Në stol është Mário Silva, trajner portugez me përvojë në punën me akademitë dhe në drejtimin e ekipeve të para.

Ai mori drejtimin e Al-Najma në vitin 2023 dhe ka luajtur rol kyç në ringritjen e klubit.

Historiku dhe rivaliteti

I themeluar në vitin 1960, klubi mban ngjyrat të verdhë, të gjelbër dhe të bardhë. Rivaliteti më i madh është ai me Al-Arabi, në një ndeshje të njohur si Derbi i Unaizah, që gjithmonë ndez atmosferën lokale. /Telegrafi/

The post Çfarë duhet të dini për klubin Al-Najma, që e do me çdo kusht Lumbardh Dellovën appeared first on Telegrafi.

NBA po i afrohet kontratës së parë marramendëse – një lojtar do të paguhet një milion dollarësh për ndeshje

Në sezonin 2015-16 të NBA-së, vetëm 10 lojtarë arrinin të fitonin më shumë se 20 milionë dollarë në sezon, me Kobe Bryant që kryesonte listën.

Sot, situata është krejt ndryshe: në sezonin 2025-26, 91 lojtarë pritet të fitojnë mbi 20 milionë dollarë.

Nga këta, 61 do të arrijnë 30 milionë, 27 do të fitojnë të paktën 40 milionë, dhe 15, të udhëhequr nga Stephen Curry, do të kalojnë 50 milionë dollarë.

Stephen Curry dhe rekordi i pagës

Stephen Curry do të jetë lojtari më i paguar për sezonin 2025-26, me një pagë prej 59.6 milionë dollarësh, duke qëndruar në krye të listës për dhjetë sezonet e fundit, që nga 2017-18. Kjo shifër tejkalon edhe limitin e pagave që ekzistonte në vitin 2014 (58.6 milionë).

Rritja e pagave është nxitur nga kontratat Supermax, të krijuara në vitin 2017, që i mundësojnë lojtarëve më të mirë të fitojnë deri në 35% të limitit të pagave të ekipit të tyre.

Kontratat më fitimprurëse në histori

Kontratat më të mëdha të nënshkruara deri më tani përfshijnë Jayson Tatum me 314 milionë dollarë për pesë vjet, Jaylen Brown me 304 milionë për pesë vjet, dhe Shai Gilgeous-Alexander me 285 milionë për katër vjet.

Për krahasim, Kobe Bryant arriti të fitonte 328 milionë dollarë gjatë gjithë karrierës së tij.

Paga për një sezon dhe rekordet që vijnë

Devin Booker, që ka rinovuar kontratën me Suns, pritet të marrë 75.4 milionë dollarë në sezonin 2029-30, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander pritet të arrijë 78.9 milionë dollarë vitin pasardhës, ose mesatarisht mbi 963,000 dollarë për ndeshje. NBA po i afrohet gjithnjë e më shumë pagës së parë prej 82 milionë dollarësh për një sezon.

Në NBA, çdo ekip luan 82 ndeshje në sezonin rregullator: 41 ndeshje në shtëpi dhe 41 jashtë. Nëse ekipi kualifikohet për play-off-et, numri i ndeshjeve mund të rritet, varësisht nga sa shumë seri fiton ose humb në secilin rund. Mund të shkojë deri në 100 ndeshje në sezon.

Kandidatët për kontrata Supermax

Në listën e kandidatëve për kontrata të reja Supermax janë Anthony Edwards, Cade Cunningham, Evan Mobley, Jalen Williams, Chet Holmgren, Paolo Banchero dhe Victor Wembanyama.

Kjo tregon se trendi i rritjes së pagave do të vazhdojë, veçanërisht pas kontratës së re televizive, e cila vlen 76 miliardë dollarë për 11 vitet e ardhshme.

Kufiri i pagave pritet të arrijë 154 milionë dollarë këtë sezon dhe mund të rritet deri 10% në vit, duke e afruar mundësinë e nënshkrimit të kontratës së parë prej 100 milionë dollarësh për një sezon. /Telegrafi/ 

The post NBA po i afrohet kontratës së parë marramendëse – një lojtar do të paguhet një milion dollarësh për ndeshje appeared first on Telegrafi.

FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij

Pas fitores 3-2 në Bukuresht, kampioni i Rumanisë, FCSB ka zbarkuar sot në Prishtinë, ku do të përballet me kampionin tonë Dritën në ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat për këtë ndeshje e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, po shiten me ritme të larta, deri tani mbi 6 mijë, ku me gjasë në ditën e ndeshjes do të kemi stadiumin e mbushur.

Edhe këtë herë, sikurse në Bukuresht, tifozët mysafir mungojnë, por megjithëse presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, nuk e mori lehtë çështjen e sigurisë, gjë që në Kosovë duket qesharake.

Ai dërgoi rreth 20 truproja në Kosovë për të shoqëruar ekipin, duke e cilësuar si një masë të nevojshme pas disa “fjalëve të dëgjuara” për të, shkruan Sport.ro, gjë që e bën edhe me qesharake situatën, pasi çdo klub që ka ardhur në Kosovë është pritur dhe përcjell me respekt.

“Nuk dua t’i turpëroj, por e kuptova që ata folën për mua. Nuk thashë asgjë dhe nuk do të them asgjë, sepse nuk dua të nxis dhunë. Thjesht vendosa të dërgoj rreth 20 truproja në Kosovë, sepse kështu duhet të jetë”, kishte deklaruar Becali, disa ditë më parë për Fanatik.

Presidenti i FCSB, Becali, njihet për veprime dhe deklarata skandaloze, ku pothuajse në të gjitha ndeshjet vendos për formacionin startues. Ai edhe vendimin e truprojave e ka marr pasi ka “dëgjuar diçka”, pa pasur ndonjë fakt që në Prishtinë nuk ka siguri për klubet mysafire që udhëtojnë këtu.

Megjithatë, FCSB do të zbresë në fushë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Risto Radunovic dhe Denis Alibec, të cilët mungojnë për këtë përballje vendimtare.

Në Prishtinë pritet një atmosferë e nxehtë sportive, me Dritën që ka një rast të artë që të fitojë dhe ta shoh vetën minimalisht në fazën e grupeve të Ligës së Konfernecës. /Telegrafi/

The post FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij appeared first on Telegrafi.

“Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

Klubi rumun UTA Arad ka njoftuar se do të paraqesë një ankesë në FIFA dhe do të kërkojë kompensim në rastin e Mevlan Zeka, i cili është larguar nga skuadra pa u kthyer më, ndërsa agjenti i sulmuesit, Arjanit Kuqi, ka zbuluar edhe sëmundjen e gruas së lojtarit, që ka bërë që ai të mos kthehet në Rumani.

Situata e tij u bë publike nga mediat rumune në ditët e fundit, ndërsa agjenti i lojtarit, Arjanit Kuqi, ka shpjeguar arsyen e vërtetë të këtij vendimi.

Zeka u transferua këtë verë te UTA nga FC Suhareka, ku sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës me 22 gola. Pas vetëm disa ditësh në kampin stërvitor në Slloveni, ai u kthye në Kosovë duke përmendur arsye personale dhe nuk u rikthye më në Arad.

Sipas menaxherit Kuqi, gjatë kohës që sulmuesi ishte në Slloveni, bashkëshortja e tij, Gentiana, u diagnostikua me kancer në stomak.

“Ajo nuk ia tha menjëherë, sepse nuk donte ta shqetësonte. Por pasi u kthye nga kampi, e mori vesh dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Ai duhej të ishte pranë saj dhe djalit të tyre 5-vjeçar,” shpjegoi Kuqi.

Menaxheri theksoi se Zeka është shtylla kryesore e familjes, pasi nuk ka më baba, vëllai i tij jeton në Zvicër dhe ai kujdeset edhe për nënën e moshuar.

“Gruaja e tij ka filluar trajtimin, nuk është e transportueshme, dhe viza për në Rumani është e kufizuar në 90 ditë. Ndërrimi i mjekëve do ta komplikonte situatën”, deklaroi ai.

UTA, sipas menaxherit, është ofruar të mbulojë kujdesin mjekësor të bashkëshortes së lojtarit nëse ai kthehet në Arad, por pengesat janë të mëdha.

“Mevlani ia kushton gjithë kohën familjes së tij. Nuk është se ka një ofertë tjetër apo po kërkon arsye për t’u larguar nga UTA. Ky rast është përtej futbollit, është çështje jete dhe familjeje”, u shpreh Kuqi.

Ai konfirmoi se Zeka nuk është stërvitur me ndonjë klub që nga kthimi në Kosovë, por në të ardhmen mund të luajë sërish, vetëm për ndonjë ekip vendas, për të qenë pranë familjes çdo ditë, edhe pse pagat janë shumë më të ulëta se në Rumani.

“Nuk jemi në luftë me UTA-n. Nëse duan të shkojnë në FIFA, është e drejta e tyre. Mevlani është i gatshëm të pranojë çdo vendim. Por duhet kuptuar se këtu nuk bëhet fjalë për kontrata e para, por për jetën e njeriut”, përfundoi menaxheri i tij. /Telegrafi/ 

The post “Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune appeared first on Telegrafi.

Man City i pagoi 70 milionë euro për të, por nuk dinë si t’ia shkruajnë mbiemrin në fanellë

Holandezi Tijjani Reijnders mbërriti te Manchester City nga Milani këtë verë si një transferim i madh për 70 milionë euro kompensim.

Megjithatë, Reijnders u përball me një problem të papritur në një nga paraqitjet e tij të para me fanellën e “Citizens”, pasi mbiemri i tij ishte shkruar gabim në fanellë.

Sipër numrit 4, të cilin do ta veshë te Manchester City, shkruhej “Reijinders”, që nuk është mënyra se si shkruhet mbiemri i tij. Konkretisht, në fanellë kishte një shkronjë shtesë “I”, pasi mbiemri i holandezit me origjinë indoneziane shkruhet Reijnders.

 

Man City still getting used to spelling Tijjani Reijnders’ name 😅 pic.twitter.com/OFLFkS0LGM

— ESPN UK (@ESPNUK) August 12, 2025

Reijnders shkëlqeu me fanellën e kuqezinjve në sezonet e mëparshme, ku u zhvillua në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, dhe këtë verë u shpërblye me transferimin e jetës te Manchester City.

Reijnders është 27 vjeç dhe ka lindur në Zwolle, dhe ka luajtur për Milanin, AZ Alkmaar dhe RKC Waalwijk. /Telegrafi/

The post Man City i pagoi 70 milionë euro për të, por nuk dinë si t’ia shkruajnë mbiemrin në fanellë appeared first on Telegrafi.

Këto janë çiftet e play-offit të Ligës së Kampionëve

Të gjitha çiftet e play-off-eve për kualifikimin në Ligën e Kampionëve tanimë dihen, me super ndeshje që na presin.

Janë pesë ndeshje të “rrugës së kampionëve” (pjesa në të cilën luajnë kampionët) dhe dy ndeshje të “rrugës së ligës” (pjesa në të cilën luajnë ekipet që fituan një vend edhe pse nuk ishin kampionë kombëtarë).

Në “rrugën e kampionëve”, çiftet janë Ferencvaros – Qarabag, Crvena Zvezda – Pafos, Bodo/Glimt – Sturm Graz, Celtic – Kairat dhe Basel – Copenhagen.

Sa i përket “rrugës së ligës”, Fenerbahce dhe Benfica do të luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve. Po ashtu edhe Glasgow Rangers dhe Club Brugge.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 dhe 20 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit më 26 dhe 27 gusht.


Çiftet e play-off-it të Ligës së Kampionëve

Ferencvaros – Qarabag
Crvena zvezda – Pafos
Bodo/Glimt – Sturm Graz
Celtic – Kairat
Basel – Kopenhagen
Fenerbahce – Benfica
Glasgow Rangers – Club Brugge


/Telegrafi/ 

The post Këto janë çiftet e play-offit të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Malick Thiaw, lojtar i ri Newcastle

Newcastle United ka siguruar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit gjerman Malick Thiaw nga AC Milan për një shumë të raportuar prej 40 milionë eurosh.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar bëhet përforcimi i tretë i madh i ekipit të parë të “Laraskave” këtë verë, ndërsa ata përforcojnë opsionet e tyre mbrojtëse përpara sezonit të ri.

Thiaw bëri 85 paraqitje në të gjitha garat gjatë tre viteve të tij në AC Milan. Goli i tij i vetëm për kuqezinjtë erdhi në një fitore të paharrueshme 3-1 jashtë fushe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.

 

I’m Malick Thiaw. I’m Newcastle United. 😍 pic.twitter.com/0yfd4jx9Uc

— Newcastle United (@NUFC) August 12, 2025

Mbrojtësi e filloi karrierën e tij profesionale te Schalke 04, duke përparuar nëpër akademinë e të rinjve përpara se të debutonte në Bundesligë në moshën 18 vjeç në vitin 2020. Në nivel me kombëtare, Thiaw ka luajtur tre herë për Gjermaninë.

Ai do të veshë fanellën me numrin 12 për Newcastle United këtë sezon. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Malick Thiaw, lojtar i ri Newcastle appeared first on Telegrafi.

❌