Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje gurësh në zonën e Shkopetit, bllokohet rruga pranë tunelit

Reshjet e dendura te shiut gjatë natës, kanë sjellë probleme në zonën e Shkopetit. Masive gurësh kanë rrëshkitur duke bllokuar rrugën pranë tunelit të Shkopetit.

Masive të mëdha gurësh, kanë rënë dhe në objektet e kompanisë HEC-it madje dhe në vendin ku qëndron roja i objektit, fatmirësisht pa pasoja.

Menjëherë punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës Skuraj- Burrel në orët e para të mëngjesit, janë në vendngjarje për të larguar masivet e gurëve, ndërsa pritet të mbërrijë fadromat për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor.

Sakaq janë shkulur dhe pyje që ndodhen pranë rrugës, nga reshjet gjatë natës në zonën e Shkopetit pranë tunelit./abcnews.al

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Një person i armatosur ka vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie, gjatë një sulmi me armë në një rrokaqiell në New York.

Autori vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks që e kishte shkaktuar vetë, pasi vrau oficerin dhe tre civilë, thanë zyrtarët, shkruan Sky News.

I dyshuari u identifikua si një burrë 27-vjeçar nga Las Vegasi i quajtur Shane Devon Tamura, tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se Tamura kishte një “histori të dokumentuar të shëndetit mendor”, por motivi i tij ishte i panjohur.

Përveç të vrarëve, një burrë u plagos rëndë dhe mbetet në gjendje kritike.

Oficeri i policisë që u vra është identifikuar si Didarul Islam.

@NYCMayor and @NYPDPC provide an update on a shooting in Manhattan. https://t.co/quA9b0yQNd

— NYPD NEWS (@NYPDnews) July 29, 2025

Horoskopi 29 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI

Java fillon me një nxitje të këndshme energjie. Dielli ju bën protagonist dhe Marsi forcon dëshirën tuaj për veprim. Është koha e duhur për të ecur përpara me një projekt personal. Në dashuri, është më mirë të shmangni debatet e pakuptimta: lëreni zemrën tuaj të flasë vetë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 29 korrik 2025), është një ditë reflektimi. Kjo nuk është koha për të imponuar gjëra, por përkundrazi për të vëzhguar dhe dëgjuar. Saturni kërkon disiplinë, por Venusi ndihmon me marrëdhëniet personale. Nëse diçka ju ka zhgënjyer, është koha të ndryshoni perspektivën tuaj.

BINJAKËT

Yjet janë në anën tuaj, por kini kujdes nga angazhimet e tepërta. Rrezikoni të thoni po për gjithçka dhe pastaj të mbeteni pa energji. Kjo është një kohë e shkëlqyer për rrjetëzim dhe ide të shkëlqyera, veçanërisht në sferën profesionale. Në dashuri, dëshira për të luajtur kthehet.

GAFORRJA

Emocionet sot ju bëjnë të prekshëm, por edhe më autentikë. Hëna i flet drejtpërdrejt zemrës suaj: dëgjojeni. Ata që kanë përjetuar një krizë në marrëdhëniet e tyre tani mund të shërohen. Në punë, duhet të ruani qetësinë: jo gjithçka është ashtu siç duket.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 29 korrik 2025), me Diellin në shenjën tuaj, ju jeni rrezatues! Ju doni të rifitoni kontrollin dhe do ta bëni, por mos harroni ata që ju kanë qëndruar pranë në kohë të vështira. Në dashuri, ju jeni magnetikë, por shmangni lojërat e pushtetit. Konfirmimi do të vijë shpejt.

VIRGJËRESHA

Një ditë produktive. Mendja juaj është e qartë dhe praktike, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet financiare ose burokratike. Dashuri? Mund të habiteni nëse hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar gjithçka.

PESHORJA

Pak melankolik po ju shoqëron, por yjet po ju nxisin të reagoni. Venusi mbron ndjenjat tuaja dhe ndihmon me marrëdhëniet e ndërlikuara. Në punë, është më mirë të shmangni konfliktet: vëzhgoni dhe shtyni vendimet e rëndësishme deri nesër.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 29 korrik 2025), është një ditë e fuqishme, por edhe disi e tensionuar. Marsi ju bën të paduruar dhe Hëna nxit pasiguritë e vjetra. Zgjidhja? Veproni me qetësi dhe me qartësi. Pasioni kthehet në dashuri, por vetëm nëse e lini mënjanë mosbesimin tuaj.

SHIGJETARI

Qielli ju dëshiron të lirë dhe të frymëzuar. Është koha të zgjeroni horizontet tuaja, madje edhe me një ndryshim të thjeshtë të rutinës. Projektet po vijnë së bashku, por jo të gjithë do t’i kuptojnë menjëherë qëllimet tuaja. Në dashuri, ka një dëshirë më të madhe për qetësi.

BRICJAPI

Kjo nuk është dita për të qenë kokëfortë. Saturni kërkon disiplinë, por edhe fleksibiliteti është i nevojshëm sot. Nëse diçka po ju rëndon në shtëpi, flisni sinqerisht. Këmbëngulja shpërblehet në punë, por shmangni sjelljen e stresit në shtëpi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 29 korrik 2025), keni nevojë për frymëzim të ri. Rreziku? Të bëni shumë gjëra menjëherë dhe pastaj të ndiheni të mbingarkuar. Ngadalësoni, merrni frymë thellë dhe zgjidhni betejat tuaja me kujdes. Miqësitë mund t’ju japin më shumë sesa imagjinoni. Në dashuri, kjo është një kohë interesante për beqarët.

PESHQIT

Ndjeshmëria është busulla juaj sot. Nëse diçka ju ngatërron, mbështetuni te intuita juaj. Yjet ju mbrojnë, por duhet të bëni një zgjedhje të qartë në ndjenjat tuaja. Puna? Kërkon durim. Përgjigjet do të vijnë, por mos i nxitoni.

“CEZ DIA”, SPAK mbyll hetimet/ Prokuroria merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur  mesdoten e së hënës në SPAK për tu njohur me akuzën.

Po Brenda të hënës, akuzat i komunikohen edhe mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

/abcnews.al

OKB e alarmuar nga rritja shqetësuese e ekzekutimeve në Iran

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë.

Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga gjykata e Sarandës. Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mednonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra.”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO rrëzon Berishën për trupën gjykuese/ “Partizani”, Çupi: Procesi gjyqësor është goditur dhe korruptuar

Analisti Frrok Çupi e quan hipokrizi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e Elsa Ullirit nga trupa gjykuese për aferën Partizani.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se procesi është goditur dhe korruptuar.

“Berisha ka kërkuar të shmanget ky gjykim. Është hipokrizi. E vërteta është ndryshe. Më sulmo publikisht. Çdo vendim që merret për Berishën, përsëri do të ketë problem. Procedi gjyqësor është korruptuar, i goditur dhe i pabesueshëm. Kjo është e disa grupimeve politike. Berisha po mbledh ushtarë, janë sa politikë, aq edhe gjyqësore. Ai thjesht, bashkë me dikë në sistemin e drejtësisë, ai po ndërton muret e kështjellës së tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Vuloset 11 maji/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar. Rasti i Andia Ullirit? Opozitarët në Kuvend për interesat e tyre

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se opozitarët duan të shkojnë në Kuvend për interesin e tyre, duke iu referuar edhe rastit të Andia Ullirit, që kërkonte mandatin e Arjan Ndojës.

“Është pikë përfundimtare e zgjedhjeve, por është shumë vonë. I bëget qejfi opozitës, opozitë konsiderohet Sali Berisha që është i plagosur politikisht dhe i pavlefshëm për të dominuar në skenën politike. Ishte kohë bosh, e përdorur keq. E dinim të gjithë, asnjë surprizë nuk kishte. shtë situatë ku janë krijuar dyshime, ku mendohet se në Shqipëri vidhen votat, qeveria i tha opozitës, çfarë do? Kjo që ndodhi, ndodhi në mënyrë spektakolare. Kjo ka ndodhur edhe me zonjën Ulliri, ku përveçse në thelb, në opozitë, shkojnë me idenë për t’i shërbyer mandatin e tyre. Në raport të zonjës Ulliri me të drejtën, kjo ha diskutim. Zonja Ulliri po i afrohet Berishës si politikane, kurse kushërira e saj për të minizuar veprat e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Iu dogj banesa, 52-vjeçarja humbi jetën/ Në trupin e viktimës shenja dhune, dyshohet për vrasje

Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Shiste doza kanabisi, pranga 53-vjeçarit në Tepelenë

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dealer”.

Siguronte sasi Cannabisi, të cilën e ndante në doza dhe e shiste në lagje të ndryshme të qytetit, vihet në pranga 53-vjeçari.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Tepelenë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Dealer”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën sasi Cannabisi, gati për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Kavajë/ Grabitën para në banesë dhe një automjet, pranga dy personave (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar në Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”.

Shtetasit Nazim Liçi dhe Gentina Gjyzeli në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret.

Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve./abcnews.al

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

Gjiganti Google e ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit për tërmete ka dështuar që t’i njoftojë njerëzit në kohën e tërmetit vdekjeprurës që ka ndodhur në Turqi më 2023.

Dhjetë milionë njerëzve brenda 157 kilometrave të epiqendrës do të mund t’iu dërgohej alarmi i nivelit më të lartë – pra një paralajmërim 35-sekondësh për të gjetur diku strehim.

Si përfundim, vetëm 469 persona kanë pranuar këso paralajmërime para tërmetit 7.8 shkallësh të Rihterit.

Google i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gjysmë milioni njerëz kanë pranuar paralajmërime të nivelit më të ulët, të cilat janë të dizajnuara për “shkundje të lehta”.

Paraprakisht, ky gjigant teknologjik kishte deklaruar se sistemi ka performuar “mirë”.

Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat i përdorin mbi 70 për qind e banorëve të Turqisë.

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek nivele alarmante

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme” e ndihmës ka qenë krejtësisht e parandalueshme, por që ka kushtuar me shumë jetë.

“Kequshqyrja është në trajektore të rrezikshme në Rripin e Gazës, edhe për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në korrik”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate.

Prej 74 vdekjeve të regjistruara më 2025 si pasojë e kequshqyerjes, 63 janë raportuar në korrik, përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një tjetër mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur.

“Shumica e këtyre njerëzve janë shpallur të vdekur sapo kanë arritur në qendrat shëndetësore, ose kanë vdekur pas një kohe të shkurtër, dhe trupat e tyre kanë treguar shenja të rënda të lodhjes”, ka thënë kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

“Kriza vazhdon të jetë krejtësisht e parandalueshme. Bllokimi i qëllimshëm dhe vonesa e madhe e ushqimit dhe ndihmës shëndetësore e humanitare ka kushtuar me shumë jetë”.

Izraeli ka bërë të ditur të dielën për një “pauzë të kufizuar taktike” në operacionet ushtarake, për t’i lejuar Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për ndihmë që ta luftojnë krizën e thellë të urisë.

Shuhet zjarri në fshatin Shalës, vetëm një vatër aktive në Konispol

Zjarri i rënë mbrëmjen e të dielës në lagjen “Barç” në Shalës është shuar.

Gjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse të Konispolit kanë qenë në sherbim të shuarjes së zjarrit.

Në ndihmë ishte edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq me 8 zjarrfikës.

Për momentin në këtë zonë ka vetëm një vatër të vogël në vendin e qyajtur Kokotraf, në Markat, bashkia Konispol./abcnews.al

Rubio: SHBA kërkon që konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA-të duan që konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në Malajzi për të ndihmuar në bisedimet e paqes, tha Rubio në prag të negociatave.

Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kërkoi të dy vendeve të Azisë Juglindore të bien dakord për një armëpushim si kusht për bisedimet tregtare me Uashingtonin.

Rama ndan pamjet: Aksi Ura e Çerenecit–Zgosht po sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi Ura e Çerenecit-Zgosht, një investim që lidh Dibrën me Elbasanin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks krijon dhe një korridor të ri lindor duke sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Zjarri në Sasaj/ Balluku: Era favorizon përhapjen e flakëve, të gjitha strukturat në gatishmëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se zjarri në Sasaj të Himarës vijon, teksa era favorizon përhapjen e flakëve.

Balluku u shpreh se të gjitha strukturat janë në gatishmëri.

Ndër të tjera, Balluku shtoi se vatra zjarri ka edhe në zona të tjera të bregdetit.

“Tashmë, edhe për shkak të erërave të forta, zjarri po zbret në zonat e banuara. Këtu janë të gjitha forcat e dislokuara. Kemi kërkuar forca të tjera që të vijnë në ndihmë. Duhet e gjithë zona përreth dhe afër të jetë e hidratuar dhe e lagur. Ka vatra aktive, që do mundohemi t’i kalojmë. Jemi duke akumuluar dhe duke sjellë të gjitha forcat që të bëhen bashkë. Këtu ka ardhur ushtria, janë forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit, të gjithë jemi në këmbë. Kemi vatra në Lukovë, por edhe pjesë të tjera të bregdetit.”, theksoi ajo./abcnews.al

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja (EMRI)

Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Pogradec mëngjesin e së hënës.

Në banesën e saj ra zjarr, teksa 52-vjeçarja Kozeta Teço ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

❌