Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga Amantia drejt Olimpit

Nga Amantia drejt Olimpit, një festë e madhe historike, kuturore dhe sportive. Me iniciativë të Presidentit Fidel Ylli, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Akademia Olimpike do të organizojnë Ditën Olimpike të Amantias, me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që do të zhvillojnë gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetës të Amatias. Si një prej qendra të lindjes së qytetërimit modern…

Source

The Economist: SPAK po rrëzon ”peshqit e mëdhenj”

Nga: The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që pritet të botohet së shpejti, banditët debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij”. Të njëjtin argument mund ta dëgjosh edhe sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar: për herë të parë në historinë njëqindvjeçare të…

Source

Zjarret, ministri Vengu shkon në Finiq: Situata drejt normalizimit

Situata nga zjarret në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka. Një helikopter i Forcave Ajrore ndërhyri nga ajri, ndërsa nga toka u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion morën pjesë edhe 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse shtesë…

Source

”Jam single”, Egli kthen përgjigje për 10 pyetje: Zhgënjehem nga vetja kur u besoj njerëzve. Projekti i ri…

Egli Tako, finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, dhe një nga këngëtaret më të komentuara në këtë showbizz ka treguar më shumë për pikëpyetjet që e kanë shoqëruar në këto kohë. Por jo në ekran, pasi 10 pyetjet janë bërë nga ndjekëset e saja. Kështu Egli tregon se është single, dhe sesi kanë qenë këto muaj kur edhe ajo nisi koncertet. Si i përgjigjet komenteve negative?

Source

Ish-hetuesja e Hagës në protestë: Udhëheqësit e UÇK-së besuan në drejtësi, por sot po mbahen padrejtësisht

Hetuesja e njohur në rastin e gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Neveka Tromp ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë një proteste të mbajtur kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ajo tha se ish-krerët e UÇK-së kishin mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, sepse kishin besuar në drejtësi…

Source

Zelensky telefonatë me kryeministrin Rama: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka treguar se ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas postimit të Zelenskyt, Rama është informuar për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike. ”Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”,-shprehet ai mes të tjerash…

Source

Drejtori i IKMT Korçë: Janë evidentuar rreth 370 subjekte që cenojnë sigurinë kombëtare

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, nga monitorimet e deritanishme në terren janë evidentuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Fjala është për rrethime banesash…

Source

Taravari fajëson kryeministrin Mickovski për thirrjet antishqiptare: Skandaloze dhe të orkestruara

Skandaloze dhe të orkestruara, i quan kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës. Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski.

Source

Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama poston pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Në mbarë vendin ka nisur çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni që po kryhet për lirimin e këtyre hapësirave në akset kombëtare në qarkun e Durrësit. Rama tha se “subjektet duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”. ”Njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të…

Source

Është gati, tashmë mund të gjurmoni autobusët në Tiranë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo risi u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution…

Source

Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova bashkohen në Prishtinë

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti.

Source

Vetmia merr fund për 3 shenja të horoskopit

Dashi-Ndihesh aq i fortë sa e mashtron veten duke menduar se nuk ke nevojë për askënd. Megjithatë, kjo është një nga arsyet që të çoi në këtë vend të vetmuar ku ndodhesh tani. Për fat të mirë, që nga sot e kupton se nuk është aq keq të kesh një mik pranë teje, që ai madje mund të të ofrojë pikërisht ndihmën që të nevojitet, kur ke nevojë. Thjesht duhet ta kërkosh, ose të paktën ta pranosh.

Source

Sërish fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, merr zjarr edhe fadroma

Sërish fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Po ashtu edhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët. Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave…

Source

Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, Rama: Do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, ku sipas tij, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja. Kreu i qeverisë ka ndarë detaje nga shkolla e re. ”Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për…

Source

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Source

Tendera gjatë fushatës, Berisha akuza për disa kryebashkiakë

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral. Berisha u ndal në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Sipas tij…

Source

Hapësirat publike, Sulaj: Masa për zaptuesit

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, këtë të enjte inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë…

Source

Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières pranë kufirit me Spanjën, duke shkaktuar një viktimë e nëntë të plagosur. Mediat vendase bëjnë të ditur, duke djegur mbi 16,000 hektarë, një sipërfaqe sa madhësia e Parisit. Një grua vdiq në shtëpinë e saj dhe një person ishte në gjendje kritike me djegie të rënda, sipas prefekturës Aude. Disa zjarrfikës u plagosën gjithashtu.

Source

Gent Nehani i bashkisë Shkodër sfidon këshilltarin e PD për shpifje

Genti Nehani, inspektor i IMT për ndërtimet në Theth, ka reaguar pas debateve që pati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit. Ai sfidon këshilltarin e PD-së për shpifje, dhe thotë se që prej muajit shkurt të këtij viti, për ndërtimet pa leje, janë ndërmarrë mbi 50 procedura për prishje të këtyre objekteve në përputhje të plotë me legjislacionin në…

Source

❌