Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Benet Beci: 393 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar për Shkodrën

Me mirënjohje dhe vlerësim të sinqertë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë lajmin për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në thirrjen për të kontribuar në administratën vendore. 393 aplikime për Becin janë më shumë se një shifër, ”janë dëshmi e vullnetit për t’u angazhuar bashkë për një Shkodër më të mirë”. Postimi i plotë 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën.

Source

Jeta më e fortë se tërmeti! Mjekët s’e braktisin pacientin gjatë lëkundjes 8.8 ballë

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka kanë kapur momentin kur një dridhje me magnitudë 8.8 goditi gjatë një operacioni kirurgjikal. Pavarësisht dridhjeve të dukshme dhe rrezikut të qartë, ekipi mjekësor mbeti i qetë dhe refuzoi të largohej nga salla e operacionit, sipas një videoje dramatike të ndarë nga Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas…

Source

Erion Veliaj: Unë, i burgosuri me numër 9216, mora akt-akuzën boshe të SPAK! Kush e financoi protestën për 45 javë kundër meje te Bashkia?!

Pas më shumë se gjashtë muajsh paraburgim në IEVP Durrës, kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një letre drejtuar qytetarëve dhe mediave. Në një rrëfim të gjatë, emocional dhe akuzues, Veliaj përshkruan atë që e cilëson si një proces të padrejtë, të mbushur me shkelje procedurale, vetting personal dhe familjar, si dhe një sulm të…

Source

Festivali “Sunny Hill” këtë vit me edicionin më të madh ndonjëherë

Edicioni i sivjetëm mbahet prej 1 deri me 3 gusht me yjet të skenës ndërkombëtare si: Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Headie One, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro etj. Edicioni i sivjetshëm i “Sunny Hill Festival”-it sjell një nivel të ri madhështie, me skena gjigante që premtojnë një përvojë spektakolare për publikun. Skena kryesore ka përmasa…

Source

Pjesë e trafikut të drogës, 39-vjeçari i dënuar me burg në Itali arrestohet në Shijak

Policia ka kapur dhe arrestuar në një fshat të Shijakut një 39-vjeçar, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Ai është i dënuar në Itali me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim. “Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.

Source

DW: Republika Çeke ndalon propagandën komuniste, e barazon me nazizmin

Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo shënon fundin e një rruge të gjatë: më shumë se 30 vjet pas “revolucionit të kadifenjtë” demokratik të nëntorit 1989, ata kërkuan që komunistët të barazoheshin me nacionalsocialistët (nazistët) dhe ideologji të ngjashme autoritare, dhe si pasojë të ndaloheshin. Kështu ndodhi: në gjysmën e dytë të korrikut, Presidenti Petr Pavel nënshkroi…

Source

Bashkia Shkodër sqaron largimet nga Teatri “Migjeni”

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për opinionin publik, Bashkia e Shkodrës ka sqaruar vendimin për riorganizimin e trupës së aktorëve profesionistë të Teatrit “Migjeni”, duke theksuar se largimi i dy individëve është rezultat i një analize objektive të performancës së tyre për tre vite radhazi. Përfaqësuesit e bashkisë nënvizojnë se ky proces synon përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë artistike…

Source

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it. 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person i armatosur hapi zjarr. Autori i të shtënave është identifikuar si 27-vjeçari Shane Devon Tamura. Ai hapi zjarr brenda një ndërtese ku ndodhen zyrat e korporatës së Ligës Kombëtare të Futbollit dhe firmës së investimeve Blackstone.

Source

Nga Marche dhe Abruzzo në Tiranë: Arkitekti italian Oscar Di Domenico sjell vizionin e tij në zemër të Shqipërisë

Me një karrierë të konsoliduar në Itali dhe përvoja të rëndësishme në Angli, arkitekti Oscar Di Domenico ka vendosur të hapë zyrën e tij më të re në Tiranë. Një hap që nuk është thjesht zgjerim profesional, por një urë e re kulturore që lidh artizanatin italian me dinamizmin e kryeqytetit shqiptar. E takuam për të folur mbi filozofinë e tij në arkitekturë, frymëzimet dhe planet për të ardhmen.

Source

Gruaja që ndihmoi në deshifrimin e shkrimit të fiseve Maja

Kjo është Tatiana Proskouriakoff, një grua e jashtëzakonshme, kontributi i së cilës në deshifrimin e shkrimit të Majave ishte vendimtar. Këtu ajo duhet të ketë qenë rreth 20 vjeç. Tatiana lindi në Siberi, në vitin 1909. Në vitin 1916, babai i saj u transferua në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur blerjen e armëve për qeverinë e Carit. Pas Revolucionit Rus, familja mbeti përgjithmonë në…

Source

Mourinho: Gruaja e Benitezz të interesohet për burrin e saj e jo për mua!

Në vitin 2015, gruaja e Rafa Benítez, pasi bashkëshorti i saj u emërua trajner i Real Madridit, tha: “Real Madridi është i treti nga ish-ekipet e José Mourinhos që Rafa ka drejtuar. Ne ia pastrojmë rrëmujën.” Nuk vonoi përgjigjja lakonike e Mourinhos: “Me gjithë respektin e duhur, zonja është pak e hutuar. Nuk po qesh, sepse bashkëshorti i saj shkoi te Chelsea për të zëvendësuar Roberto Di…

Source

Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol

Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës. Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.

Source

❌